18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe të familjarëve, mes tyre dhe “Audi” luksoz që i dhuroi Kejvina Kthellës

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës. Bëhet fjalë për nëntë pasuri, përfshirë edhe dy automjete luksoze “Audi-A8”.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe audin luksoz të Kejvina Kthjellës.

Sipas prokurorisë mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar.

Pasuritë që kërkohen të konfiskohen:

Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

– 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

– Një orë dore tip “Roleks”.

– Shuma prej 2750 Euro.

Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ndërsa Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Përkeqësohet moti, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Bëni kujdes

Drejtoria e Përgjithshme detare ka dalë me një njoftim lidhur me kushtet e motit që pritet të përkeqësohen gjatë pasdites.

Në njoftimin zyrtar bëhet thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla të peshkimit dhe anijeve në bregdetet shqiptare, të kenë kujdes pasi pritet erë e fortë dhe dallgë të mëdha.

Njoftimi:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 13.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATËS 13.12.2023.

-Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023.

Organizoi sulmin në Banjskë/ Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë, i pamundur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur.

“Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase”, u shpreh ai.

Këtë deklaratë Daçiçi e bëri gjatë një interviste që ai dha për agjencinë Beta, më 13 dhjetor, teksa komentoi fletarrestimin e lëshuar për Radoiçiçin nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë – INTERPOL.

INTERPOL-i ka lëshuar ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në Kosovë.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, Haklaj: Të gjithë deputetët e PD do ta votojnë

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.

Sa i takon këtij debati në studion e ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj e cilësoi ditën e djeshme si të shënuar dhe u shpreh i sigurt se deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të pranishëm në Kuvend për të votuar pro kërkesës së SPAK për udhër-arresti ndaj Berishës.

“Sot është një ditë e shënuar e demokracisë shqiptare. Ato pamje aty tregojnë se trekëndëshi i Bermudës ka patur një besëlidhje për t’u përballur me SPAK-un. Goditja e njërës prej brinjëve, nëse e quajmë të tillë, dëshmon se ka filluar çbërja e sistemit neodiktatorial.

Nëse dëgjuat Berishën tha se e respekton Kushtetutën, atë të cilën nuk e ka njohur kurrë. Edhe Alibeaj do jetë aty te Këshilli i Mandateve, edhe nëse janë 5 veta mund ta votojnë. Ne si PD do e votojmë në Kuvend. Kryefjala e dhjetorit të dytë është SPAK-u”- tha Haklaj.

Çfarë po ndodh në oborrin e familjes Berisha? Gazetari pranë djalit: Dështim nëse Berisha vendos Argitën në krye

Gazetari Bledian Koka është shprehur se PD ka dështuar nëse ish-kryeministri Sali Berisha vendos vajzën e tij, Argitën, në krye të kësaj force politike.

Komentet Koka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Argita duhet testuar njëherë nëse vlen apo jo si politikane.

Ai foli edhe për Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka pasur kontribut dhe karrierë në PD para se të bëhej kryetar i kësaj partie.

“Nëse Berisha e merr dhe e vë Argitën kryetare të PD, mendoj se PD ka dështuar. Ajo po i futet politikës, por a është politikane? Ajo duhet ta tregojë nëse ajo ka apo jo valencë politke. Këtu pastaj është një OJF personale dhe nuk besojmë se ka më parti politike.

Basha nuk erdhi direkt në 2013 pa bërë asgjë, ka karrierën e vetë politike. Bashën kishte tre portofole ministrore, nuk është se e nxori Berisha nga xhepi dhe e futi në politikë. Argita duhet të marrë një grupseksioni dhe ta drejtojë, që të drejtojë ka vlerë politike apo jo.

Nëse e bija na tregon se ka ca vlera, duhet të kalojnë ca kohë. Nëse bëhet sot për nesër apo pas një viti, nuk vlen. Kthehet në dyqan personal dhe ta marrë lumi pastaj”, tha Koka.

PD, Kthupi: SPAK kërkon heqje imuniteti për deputetët, Gjykata vendos për më tej

Prokuroria e posaçme i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha i marrë në hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen Partizani.

Në shkresën e prokurorisë drejtuar kuvendit që mban firmën e drejtuesit Altin Dumani kërkohet miratimi i Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha dhe arrestimin e tij.

Lidhur me këtë fakt, avokati Rezart Kthupi, vlerëson se ajo që kërkohet është fillimisht heqja e imunitetit teksa Gjykata Kushtetuese më tej vendos se kush ka të drejtë nga rrjedha e hetimeve.

Nga kërkesa që SPAK procedon në parlament është heqje imuniteti në fund të ditës ajo që kërkohet është heqja imunitetit. Pyetjet që shtrohen në këtë kërkesë këtu është çështje interpretimesh. Ka një diferencë në interpretime, të gjithë mund të bëjmë interpretime sipas bindjes sonë, por nuk do të thotë që qëndrimi i njërës palë apo tjetrës është i drejtë.

Nëse ka një institucion që përcakton një vendim gjykate është kushtetuese apo antikushtetuese është Gjykata Kushtetuese.

Interpretimi nuk mund të kthehet në fakt dhe sot kemi certifikimin e një mase të kufizimit të lirisë.

Unë po them që SPAK ka bërë një hetim dhe ky hetim i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësorë, është gjykata që vendos kush nga palët ka të drejtë. Ju thoni nuk dua të na hetoj SPAK sepse faktet që pretendojmë ndaj hetimit nuk qëndrojnë, është gjykata që e vendos.

“Të enjten protestuesit para parlamentit”, Bardhi del kundër propozimit të Berishës, reagimi ‘surprizë’ i Nokës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që në seancën plenare të kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste.

Kjo sepse sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.

Po kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve të News24, ka deklamuar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, është shprehur Bardhi.

Reagimi i Flamur Nokës ka qenë një surprizë, pasi dihet që është një mbështetës i flaktë i Berishës. Ai dalë në krah të Gazment Bardhit, duke thënë  se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment.

“Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Zbardhet vendimi/ BE nuk vendos datë për negociatat: Situata politike jo e mirë, drejtësia e re sukses!

Bashkimi Evropian, nuk vendos date për hapjen e kapitujve për Shqipërinë. Dy duket se dy janë çështjet kryesore, ndërhyrja e Greqisë për dosjen “Beleri”, por edhe situata politike ne vendin tone. Në konkluzionet e këshillit të ministrave të BE theksohet se:

“Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në”. Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në.
Ndër të tjera Këshilli merr një shënim pozitiv për rezultatet konkrete të arritura nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.

“Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit”, thuhet në njoftim. Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave themelore, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Mes të tjerash Këshilli inkurajon zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të sektorit të tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë mbajtjen e konsultimeve me të gjithë aktorët përkatës, duke përfshirë adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim.

Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të përfundojë të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin kombëtar në transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Edhe sa i përket Maqedonisë së Veriut siç dhe pritet Këshilli kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese. Në konkluzione theksohet: “Këshilli është i gatshëm të mbledhë një tjetër. Konferenca ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme dhe pa vendime shtesë politike, sa më shpejt, pasi Maqedonia e Veriut ka zbatuar zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç përmendet në Konkluzionet e Këshillit të korrikut 2022, në përputhje me procedurat e tij të brendshme.

Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të përshpejtojë përfundimin e këtyre ndryshimeve. Më pas, Këshilli është i gatshëm të hapë grupin e parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me Kornizën Negociuese. 40. Këshilli inkurajon të gjitha partitë në parlament që të fokusohen në avancimin e reformave të lidhura me BE-në dhe procesin e anëtarësimit në BE”.

Zbardhet vendimi/ BE nuk vendos datë për negociatat: Situata politike

 

Edvin Kulluri: Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj të rënies, Berisha mblodhi vetëm 200 njerëz

“Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj rënëse”, kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri.

I ftuar në “Studio Live” në Report TV, Kulluri tha se është për të ardhur keq kur disa personazhe që kanë bërë histori në PD shkojnë i bashkohen një sekti personal.

“Foltorja ka hyrë në trajektoren e vetë të rënies që pas dështimit me të gjitha angazhimet që morën. Berisha tradhtoi atë që nisi të bënte, kur shpalli rikthimin e tij në krye të PD. Ishte një lëvizje e gënjeshtërt. Berisha nuk mbajti përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje.

U votëbesua një njeri që humbi 51 me 7. Mblodhi 200 vetë… Nëse unë dhe kolegët e mi kemi kërkuar mbajtje përgjegjësie, debat, s’ka asnjë debat. Pjesa tjetër është për të ardhur keq kur pashë disa personazhe që kanë bërë histori në PD dhe shkojnë aty i bashkohen një sekti personal.

Disa qanin kur Berisha dha dorëheqjen. Berisha siç ka merita në këtë vend ka pasur ndikim negativ në shumë aspekte. Më kryesori pas 92 partia s’ka qenë një parti e hapur për debat, por nën ndikimin e madh të kryetarit. Kulturë nga e cila nuk shpëtuam dot. Kjo është sfida. A do kthehemi në një parti që prodhon besim. Vendimi i 18 dhjetorit që është marrë me rezolutë nga zoti Bardhi, është vendim i qartë që ne me Berishën ndahemi për shkak të shpalljes non grata. Është i ri, shpresoj të mos e ketë zënë demenca…

Ne jemi të hapur të negociojmë me çdo njeri që mendon se Pd duhet të ketë një rrugë politike. Çështjet personale janë çështje personale. Nëse ne themi që Ahmetaj të hetohet, ne s’mund të themi që kafshët tona si te ferma e kafshëve janë ndryshe. Ose të hetohen të gjithë… O do pranojmë regjim kushtetues për të gjithë”, tha ai.

Kreshnik Spahiu: Arrestimi i Berishës vjen nga SPAK me mbështetjen e SHBA! Edhe për Metën do të ketë një vendim për…

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se masa për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha vjen nga SPAK me mbështetjen e SHBA-ve.

Komentet Spahiu i bëri përmes një lidhjeje me emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se synimi përfundimtar nuk është burgosja e Berishës, por nxjerrja e tij nga skena politike.

Ai tha gjithashtu se pas Berishës do të ketë figura të tjera që do të goditen nga drejtësia.

“Ne dispozitat ligjore përcaktohet në mënyrë eksplicite arresti me burg dhe ai shtëpiak. Detyrimi për paraqitje nuk është i shprehur që duhet t’i kërkohej Parlamentit, por thuhet se çdo kufizim lirie hyn në këtë pjesë. Unë i mbetem qëndrimit se SPAK duhet t’i ishte drejtuar Kuvendit që në fillim.

Mendoj se qoftë ndërkombëtarët, qoftë SPAK, qoftë Kuvendi, kanë testuar hap pas hapi reaksionin që do të jepte. Në momentin që nuk panë të organizohej asnjë protest, kur nuk panë popullin të dalë në shesh për të mbështetur opozitën, ata vazhduan gradualisht në fazat e mëtejshme në pretendimin e tyre se vetë Berisha po i detyron të marrin një masë më të fortë.

Pra t’ja lënë topin dhe faturën politike Berishës. Edhe “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” atë do të zgjedhin këtë të dytën, sepse po bëjnë politikë penale. Nuk është synuar burgosja e Berishës, por nxjerrja nga politika e Berishës.

Nuk është e rastit që kërkesa e ndryshimit të masës së sigurimit vjen pas 24 orë pas deklarimit diplomatik të Ambasadës së SHBA. Mendoj se nuk vetëm kjo. Pas kërkesës për ndryshimin e masës ndaj Berishës, mendoj se do të ketë edhe vendime të tjera. Mendoj se për zotin Meta do të ketë një vendim për fillimin e çështjes penale”, tha Spahiu.