24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për Belerin!

Do të zhvillohet sot në Bruksel(13 dhjetor) samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit. Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës. Por GJKKO në një vendim të marrë këtë të hënë (11 dhjetor) hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’i dhënë leje që të Betetohej, duke e konsideruar të pabazuar në ligj.

Gazeta greke Kathimerini, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se “kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakordësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”.

Sipas kësaj gazete “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjes së proceseve integruese të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.”

Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka qenë i qartë gjatë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. Stano thekson se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit. Qëndrimi i Greqisë është quajtur i papranueshëm edhe nga Berlini zyrtar.

Nga ana tjetër kryeministri Rama që do marrë pjesë në samtin e Brukselit gjatë kongresit të PS tha se qëndrimi i Shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë, as para e as pas takimit të 13 dhjetorit. Ai u shpreh skeptik nëse Greqia do vendose veton për të penguar avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE Shqipëria pret hapjen e 5 kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në BE.

“Unë nuk do të pranoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënën tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim. E qartë asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon dot Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Tani ka dalë Greqia… nesër mund të dalë dikush tjetër. Por përse për këta do ta prishim gjakun ne? Nuk duhet ta humbasim kurrë busullën ku BE, Europa është amaneti ynë dhe është borxhi historik vijën ndarëse mes demokracisë”, ka thënë Rama në Kongresin e PS.
Gjatë samitit të Brukselit pritet të diskutohen edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin. Kjo çështje do të pasqyrohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm.

Nga Namir Lapardhaja/ Dyzet hajdutët e “Rilindjes” në kërkim të Edi Ramës

Përgjatë dekadës së fundit, që ka korresponduar me pushtetin e Edi Ramës, dy janë reformat më të mëdha të politikës: ligji i dekriminalizimit dhe Reforma në Drejtësi.

Gjithçka tjetër, është derivat i tyre.

E para, në masë të madhe, ka reflektuar projektimin, insistimin, mbështetjen dhe inkurajimin e paasnjëkusht të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha; e dyta, e mbështetur, mbrojtur, inspiruar, financuar dhe vëzhguar nga optika e rreptë e partnerëve euro-atlantik, veçanërisht SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ligji i dekriminalizimit goditi në masë të madhe të zgjedhurit vendor të Partisë Socialiste, duke bërë që disa prej më të rëndësishmëve të humbasin mandatin, të tjerë të përballen me drejtësinë për shkak të deklarimeve të rreme, ose të fshehjes së të shkuarës së dyshimtë kriminale.

Madje, u duk se sa herë që Rama fuste dorën në thesin e të përzgjedhurve të vet, nxirrte prej tij nga një të kriminalizuar.

Reforma në Drejtësi, nëpërmjet SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, ka filluar një përballje epike, të përditshme, të vështirë dhe aspak të barabartë përsa i përket sulmeve dhe baltës së gjithanshme, ku deri më sot ka çuar në bankën e të akuzuarëve kryetar bashkish socialist, ish-deputetë të PS-së, ministra të qeverisë Rama, të tjerë ish-ministra janë nën hetim, dhe sigurisht Numrin Dy të “arritjeve” dhe “sukseve” më të mëdha të kësaj mazhorance, A. Ahmetaj, në arrati prej disa muajsh.

Të dyja këto reforma të rëndësishme, Edi Rama ka zgjedhur t’i godasë duke i legjitimuar në sytë e publikut.

Ligjin e dekriminalizimit e ka sulmuar vazhdimisht, duke bërë gjithçka që subjektet e tij t’i mbrojë deri në momentet e fundit, siç bëri me E. Roshin e Kavajës, V. Dakon e Durrësit, S. Tahirin etj., ashtu sikurse ka thumbuar vazhdimisht ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë, duke u kujtuar se Shqipëria nuk mund të jetë Republikë Ambasadorësh.

Ndërsa Reformën e Drejtësi, e cila, praktikisht, është duke i rrënuar përditë themelet e pushtetit të tij korruptiv, e delegjitimon duke “e mbrojtur” në dukje, duke marrë ekskluzivitetin e realizimit të saj në takime dhe kongrese, duke vënë lolo të tij të flasin për sukseset e saj, ndërkohë, nga ana  tjetër, nëpërmjet kësaj taktike, u jep mundësi “kundërshtarëve” të tij ta sulmojnë, duke treguar me gisht Edi Ramën si inspirues dhe mbështetës të saj.

Kjo është dukja e gënjeshtërt, sepse e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Askush më shumë se Edi Rama nuk është goditur nga këto dy ligje, askush më shumë se ai nuk është sikletosur politikisht nga arritjet dhe sukseset e tyre.

Nuk shpjegohet ndryshe vlimi i durimit dhe “tërheqja” e vëmendjes ndaj prokurorëve apo gjykatësve, duke u kujtuar atyre se “Shqipëria nuk mund të jetë Republikë Prokurorësh” apo nëpërmjet gojës së B. Çuçit kur “këshillon” Dumanin e SPAK-ut të shoh punën e tij dhe të mos merret me komente personale.

Është e qarta se goditja sot e piramidës korruptive, i hap rrugë hetimit të tij dhe të familjarëve të tij nesër.

Marrja nën hetim sot e ish-kryeministrave apo ish-presidentëve të vendit, është një kambanë alarmi edhe për atë, se, nëse SPAK-u dhe Gjykata e kanë sot disi të “vështirë” për shkak të presionit të gjithanshëm publik, nesër, kur rruga të jetë hapur, ata sigurisht do ta kenë shumë më të lehtë për ta çuar Edi Ramën përballë drejtësisë.

Politikisht Edi Rama i ngjan atij muzikantit te “Titaniku” që, duke mos pasur asnjë mundësi shpëtimi nga mbytja e anijes, ka zgjedhur t’i bjerë instrumenteve muzikore për të “lehtësuar” përballjen me vdekjen.

Sepse subjektet e dekriminalizimit dhe hajdutët e rënë në rrjetën e SPAK-ut e kanë Edi Ramën e tyre dhe, herët a vonë, do ta “thërrasin” t’i udhëheqë në përballjen me drejtësinë.

Investimet e huaja, 1,1 miliardë euro deri në shtator, kryesojnë blerjet e apartamenteve

Me gjithë krizën për të gjetur punonjës, kostot e shtuara nga rritja e pagave dhe forcimi i lekut, sipërmarrësit e huaj po vijojnë të investojnë në Shqipëri. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë deri në shtator kapi shifrën e 1.1 miliardëve eurove, 104 milionë më tepër se një vit më parë.

“Është shifër e madhe për Shqipërinë, marrë parasysh se kjo e fundit është e vogël. Është një trend pozitiv. Kemi ecur mirë, por sërish është i vogël”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se pjesa më e madhe parave u investuan nga të huajt në harkun e muajve korrik-shtator, 104 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë shifra është zgjeruar me gati 63 milionë euro apo 15.5 për qind.

“Ka shumë turistë të huaj që veçanërisht po investojnë te pasuritë e paluajtshme dhe jo vetëm”, tha Mark Crawford, investitor amerikan.

Rritja e vlerës së pronave në vend ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve duke renditur në krye të investimeve të huaja në 3-mujorin e tretë të vitit pikërisht pasuritë  patundshme. Lista pasohet nga investimet në sektorin e hidrokarbureve, energjia dhe ndërmjetësimi financiar.

“Janë sektor ku përgjithësish nuk kërkohet ndonjë fuqi punëtore e madhe. Gjithçka gjendet gati dhe investimi kryhet pa pengesa”.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe niveli i lartë i korrupsionit ishin dy ndër shqetësimet kryesore të investitorëve të huaj në anketën e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. (Mario Brakaj)

Gazeta greke: Shqipëria nuk përmendet fare në kapitullin për Zgjerimin e BE-së

Shqipëria nuk përmendet si një vend kandidat në Bashkimin Evropian në kapitullin e Zgjerimit të draftit të fundit të Këshillit të ardhshëm Evropian, i cili fillon të enjten, bën me dije gazeta greke “Kathimerini”.

Sipas gazetës greke, ky zhvillim lidhet me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, veçanërisht pasi Gjykata Speciale e Tiranës refuzoi të hënën kërkesën e tij për leje të kufizuar për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Athina kishte paralajmëruar me kohë për pasojat në rast se do të kishte ndonjë devijim nga kus

htet shumë të qarta të përcaktuara dhe të lidhura me respektimin e shtetit të së drejtës.

Greqia ka paraqitur tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur tre kushte bazë për nxitjen e pranimit të Tiranës. Këto janë betimi i Belerit, gjykimi i tij i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë”, shkruan gazeta greke.

Pa dyshim, pala greke do të vazhdojë konsultimet në orët para samitit të së enjtes në lidhje me formulimin e konkluzioneve përfundimtare për Shqipërinë, raporton “Kathimerini”.

“Megjithatë, duhet theksuar se në kapitullin e zgjerimit mungojnë edhe referencat për Serbinë dhe Malin e Zi. Kjo mund të jetë për shkak të kundërshtimeve specifike të ngritura nga disa shtete anëtare dhe Komisioni në lidhje me mospërputhjen e Serbisë me politikat e sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht për çështjen e sanksioneve ruse për luftën në Ukrainë. Në rastin e Malit të Zi, reformat e kërkuara nuk janë zbatuar gjatë vitit të fundit për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në vend.

Kapitulli i zgjerimit përfshin referenca në paragrafë të veçantë për vendet e tjera kandidate (Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut). Referenca për Maqedoninë e Veriut është veçanërisht interesante, në një kohë kur ajo e Shqipërisë mungon, pasi kandidatura e dy vendeve konsiderohet e lidhur”, përfundon gazeta greke që më herët raportoi se nga burime diplomatike greke, mëson se Greqia do të vendosë veton ndaj integrimit të Shqipërisë.

“Tulipanët e vonuar”, vëllimi me tregime i Flutura Açkës, ndër pesë finalistët e çmimit për “Prozën e shkurtër” 2022

“Tulipanët e vonuar”, vëllimi me tregime i shkrimtares dhe deputetes Flutura Açka është përzgjedhur një ndër pesë finalistët e çmimit kombëtar për “Prozën e shkurtër” 2022.

“Ishte libri që më ka dhënë një kënaqësi të çuditshme: atë të përqendrimit të vetes në pak rreshta. E bën poezia këtë, por ka ritëm marrafrymës. Tregimi është një mrekulli që të magjeps ta shkruash. Ka pak lexues, thonë. Thonë, por nuk është e vërtetë, pasi çdo gjini letrare ka lexuesin e vet, dhe për shkrimtarin që e ka lexuesin e tij, është vetëm një mënyrë e re takimi, si të them, një gjuhë e re mes tyre”, thotë shkrimtarja Flutura Açka.

“Kam eksperimentuar duke e shkruar, kam ndërruar disa herë gjatë shkrimit të tij rrason e errët të jetës sime e kësisoj të mos ia vishja lexuesit zymtin tim, përzgjodha tregime me një gjeografi më të gjerë mbase se vetë jeta ime dhe stërvita durimin të ngjëroja në gurra të befta ngjarjesh, me kujdesin të mos hyj në përroin e ndërgjegjjes që shpesh më ka lypur shumë e më shumë faqe” – zbulon më tej autorja e librit me tregime, “Tulipanët e vonuar”.

Por pse të vonuar?

‘“Tulipanët e vonuar” ishte ura e brishtë nga “Biri” te libri që ende e kam ndër duar”, thekson Açka.

Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër i ckli gjendet në libraritë kryesore me një çmim për 100 lekë, është ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.

DETAJET E LIBRIT
Titulli: Tulipanë të vonuar
Origjinali: Tulipanë të vonuar
Gjinia: Tregime dhe novela
Autor: Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg
Viti: 2022
Fq. 208

Përmbledhje mbi librin

Fantazma distopike që shfaqen në kohë pandemie, flutura të ardhura nga botëra të tjera, koleksionistë të dehur thikash, gra që ecin pikëpyetjeve të jetës njëlloj si në bulevarde qytetesh e shtigje pyjesh, fatalitete pa kohë që iu fanepsen të gjallëve në fundin e kohës së tyre biologjike, një gjindje plot larushi që ndërton shpesh gjendje surreale, me gjeografi të gjerë të atdheut të autores, Europës së sotme, dhe jo vetëm. Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.
Pas suksesit me veprën “Biri”, fitues i Çmimit Kombëtar “Proza më e mirë e vitit 2020”, Flutura Açka vjen te lexuesi me vëllimin me tregime “Tulipanë të vonuar”, ndër më të beftët në listën e gjatë të veprave të saj.

E ardhmja është e Partisë Demokratike!

Nga Ermal Peçi

Shqipëria u përball me një lajm vërtet të fortë për veshët dhe sytë e politikës. SPAK kërkoi ndryshimin e masës së arrestit për ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Ndryshimi i masës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie ose arrest me burg. Ky është lajmi që shkundi politikën shqiptare dhe të paprekshmit e saj, të cilët për 33 vite kanë luajtur me drejtësinë. Në fakt ky është një lajm i mirë për shqiptarët sepse tashmë ata që mendoheshin të paprekshëm në sytë e shqiptarëve janë jo vetëm të prekshëm, por dhe mund të shkojnë pas hekurave. Në fakt të gjithë këtë luftë mediatiko-politike, SPAK falë parterëve ndërkombëtarë po qëndron me këmbë të hekurta përballë stuhisë që ngre trazicioni politik shqiptar. E vetmja që ka dalë krah SPAK-ut duke e mbështetur pa kushte është Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, i cili edhe në fjalën që mbajti për 33-vjetorin e themelimit të PD-së mbajti të njëjtin qëndrim pro institucionit të drejtësisë. PD e mbështet drejtësinë sepse shteti ligjor nis pikërisht nga ky instrument, i cili duhet të jetë i pavarur dhe funksional. Nuk mund të ketë një Shqipëri më të mirë pa një drejtësi funksionale. Me të gjitha këto zhvillime që po përballet politika shqiptare, por dhe rrymat politike që po kthehen në Evropë, mesa duket edhe në Shqipëri e djathta duket si alternativa e së ardhmes.

Gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike festoi 33-vjetorin e themelimit, me themeluesit e saj, por dhe me të rinjtë, të cilët besojnë në të ardhmen e saj. Në fakt para dy vitesh shkruaja për procesin e shkatërrimit kreativ që po përfshinte PD-në dhe kjo ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte kësaj partie, të rinjtë, të cilët luftojnë klasën e vjetër politike, e cila në çdo moment kthehet në pengesë të zhvillimit. Ky proces edhe pse dukej i vështirë, tashmë duket se i ka dhënë frytet e veta. Një datëlindje që gëlonte nga njerëzit e rinj dhe një sinergji, e cila nuk kishe pranë vetes njerëz që kanë damkën e hajdutit dhe që sollën humbjen turpëruese në 2013 me 1 milion vota.
Prandaj sot përballë ndryshimeve të mëdha që po ndodhin nga korrupsioni madhor që ka përfshirë klasën politike shqiptare, frika përballë SPAK-ut dhe faktorit ndërkombëtar, e cila po jep mbështetje për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, mund ta themi me plot gojën se e ardhmja i përket Partisë Demokratike.
Një parti që lindi për të pasur sytë nga perëndimi ashtu siç thoshte dhe Sami Frashëri për shqiptarët: “dielli lind gjithmonë në perëndim.”/dritare.net

BIRN: 98.34% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike

Gjetjet e Monitorit të Pronësisë së Medias në Shqipëri 2023, një studim i BIRN Albania dhe Regjistrit Global të Medias, zbulojnë se mbi 98% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike ose që kanë marrë subvencione të drejtpërdrejta ose të tërthora nga shteti.

Të martën në ‘Europe House’ në Tiranë, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN Albania dhe organizata Regjistri Global i Medias, GMR, prezantuan gjetjet e hulumtimit mbi transparencën dhe përqëndrimin e pronësisë së medias në Shqipëri për vitin 2023.

Monitori i Pronësisë së Medias publikohet për herë të dytë në Shqipëri dhe vjen në formën e një databaze në internet me një set indikatorësh për pluralizmin e medias, të cilat sipas nivelit të rrezikut vlerësohen me risk të lartë, mesatar dhe të ulët. Ky studimi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin një rol qendror në procesin e zgjerimit të BE-së,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij gjatë prezantimit të studimit, ndërsa theksoi se të gjithë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare duhet të tregojnë angazhim për të respektuar lirinë e shprehjes.

Sipas gjetjeve të ekipit të MOM Albania, audienca dhe të ardhurat në tregun mediatik në Shqipëri vazhdojnë të jenë nën kontrollin e një grupi të vogël kompanish me pronësi familjare.

Katër pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive pa pagesë kanë një pjesë të përbashkët të tregut prej 72.47%, e cila konsiderohet me risk të lartë përqendrimi. Vetëm dy pronarët kryesorë në këtë segment – familja Frangaj e grupit mediatik Klan dhe familja Hoxha e Top Medias – kanë një zotërim të përbashkët të tregut prej 58.27%.

Ndërkohë, përsa i përket shtypit të shkruar, pronari mediatik lider i tregut, Irfan Hysenbelliu dhe familjarë të tij, kontrollojnë të vetëm gati gjysmën e tregut me 48.55%.

Përqendrimi i lartë i të ardhurave dhe audiencave në tregun mediatik vjen për faktin se ligji shqiptar rregullon vetëm tregun audioviziv. Për më tepër, ky ligj nuk përcakton qartë limite mbi monopolizimin dhe përqendrimin e lartë të tregut të medias audiovizive.

Përqendrimi i lartë i audiencës dhe të ardhurave në tregun mediatik në një grusht biznesesh familjare e ka bërë dhe më të lehtë ndikimin e grupeve politike dhe veçanërisht të qeverisë mbi mediat, nëpërmjet subvencioneve të tërthorta për biznese të lidhura me kompani mediatike dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të pronarëve të medias me politikanë.

Sipas studimit, 98.34% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike ose që kanë marrë subvencione të drejtpërdrejta ose të tërthora nga shteti.

Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik, duke iu përmbajtur parimit të “karrotës dhe shkopit”.

Ndërsa disa media të njohura marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

Pushteti politik jo vetëm që ushtron ndikim mbi pronarët në fushën e medias, por gjithashtu ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e përmbajtjes së lajmeve. Një makineri e sofistikuar propagandistike, e financuar nga burimet publike, gjeneron përmbajtje të parapërgatitur që shpërndahet më pas nëpër stacione televizive dhe media online.

Në një lëvizje për të konsoliduar kontrollin, në shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinë për Media dhe Informim, duke centralizuar mbikëqyrjen e të gjitha zyrave qeveritare të shtypit. Agjencia është krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me një ‘ministri propagande’.

Ndikimi i Partisë Socialiste në pushtet shtrihet përtej mediave tradicionale në platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial në Facebook, të quajtur ERTV, i cili shpeshherë është e vetmja media që lejohet të transmetojë nga eventet e qeverisë.

Në këtë sfond të zymtë mediatik, edhe ata pak gazetarë dhe media që i shmangen ndikimit politik duke raportuar në mënyrë të pavarur, përballen shpesh me sulme nënçmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarët më të lartë në vend – nga qeveria, por edhe nga opozita.

Mediat e pavarura dhe gazetarët janë shtylla të rëndësishme të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike për të mundësuar mbajtjen përgjegjës të personave me poste publike dhe pushtet politik.

Në kushtet e përqendrimit të pronësisë, të lidhjeve politike dhe ndikimit të qeverisë, Shqipëria përballet me një betejë të vështirë për ruajtjen e integritetit gazetaresk përballë një ndërthurjeje komplekse interesash./BIRN

“Ndoshta dhe vetë Rama”- Mërtiri: Dikush i dha garanci Berishës të dilte kundër SPAK

Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po shkon në ‘arrest shtëpie’ me këmbët e veta.

Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se dyshonte se dikush (ndoshta edhe vetë Rama) i ka dhënë garanci Berishës që të dilte kundër SPAK.

Ai tha gjithashtu se një opsion tjetër është që Berisha ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se përmes fishekzjarrëve në Parlament do të detyrojë drejtësinë që të ndërmarrë masa shtesë kundër tij.

“Berisha shkoi me këmbët e veta në arrest shtëpie. Kjo më duket se ka humbur gjykimin e kthjellët që do të thotë të shkojë në vetëvrasje me këmbët e veta.

Unë këtë mendoj, mendoj se ka dy shpjegime, ose dikush i ka dhënë garanci që të mos paraqitet në Prokurori sepse nuk do të marrin masë tjetër, ndoshta influenca brenda SPAK, ose Rama vetë.

Ose Berisha ka humbur sensin e realitetit, mendon se është i paprekshëm akoma. Mendon se përmes zjarrit në Parlament, do i detyrojë organet gjyqësore që të mos marrin masa të tjera ndaj tij”, tha Mërtiri.

“Argita, fakt i kryer në krye të Rithemelimit”, Kadilli: Në 20 fotografi del vetëm ajo…

Ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha po imponon në daljet publike të bijën Argita, të cilën sipas tij po e projekton për në krye të Rithemelimit.

Kadilli u shpreh se kjo është e turpshme dhe e papranueshme për atë pjesë të demokratëve që kanë shkuar te rithemelimi me idenë për të rithemeluar PD, jo kullën e Berishës.

“Këtë e kam ditur me kohë, kush është marrë me politikë në PD e kanë ditur se pjesa servile e Berishës thoshin pse nuk vjen ta drejtojë Argita partinë.

Ky është fakt dhe është shumë e rëndë për ata që mendojnë se bëjnë politikë. Dhe po të shohësh fotografitë që shpërndan PR e PD, në 20 fotografi është Argita.

Po mirë po le t’ia lërë partinë se të tijën e ka, berishiste është ajo që është atje. Unë nuk e kam hallin me berishistët, e kam me ata që kanë menduan se po rithemelojnë PD kur kanë shkuar te Rithemelimi, jo po ringrenë kullën e Berishës”, tha Kadilli.

Në verë u larguan disa titullarë, si ndryshoi situata në klubin e Tiranës

Fakt është që Erjon Hoxhallari ishte afrimi i fundit i Tiranës, në këtë merkato vere, edhe pse Obanori do të ikë. Ish-kapiteni u rikthye kështu te bardheblutë pas aventurës në elitën e futbollit rumun te skuadra e UTA Arad. Me rikthimin e Hoxhallarit, Tirana blindoi repartin difensiv. Pas Selmanit, Dokës, Micit, Jonuzit, Latifit dhe Kainës, afrimi i Hoxhallarit ishte i 7-ti në merkaton bardheblu.

Skuadrës këtë verë iu larguan shumë lojtarë, duke filluar nga Toshevski, Bekaj, Aleksi, Behiratçe, Gjumsi, Iseni, Berisha apo të tjerë. Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar 2023 Tirana ia doli që të shiste disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro.