29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

31 dhjetori, afati i fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave pa kurs ligjor

Banka e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme se fundi i vitit 2023 do të jetë afati i fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave tashmë pa kurs ligjor.

Mbështetur bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, Banka e Shqipërisë njofton se data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë:

100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;

100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;

 

 

200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;

500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;

500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit;

1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut.

Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë./Monitor

Shënim: Kalimtarët po vriten nga pakujdesia e tyre apo nga shoferët e pakujdesshëm?

Nga Eduard Zaloshnja

Meqë kam kryer dhjetra studime shkencore mbi vdekjet/plagosjet rrugore në SHBA, qysh kur jam kthyer në atdhe, i ndjek me vemëndje (dhe i analizoj) vdekjet/plagosjet rrugore në Shqipëri.

Këtë vjeshtë më ka shqetësuar tej mase një fenomen që nuk shpjegohet dot statistikisht: pothuaj të gjitha viktimat e aksidenteve rrugore kanë qenë kalimtarë.

Numri i kalimtarëve të vrarë gjatë vjeshtës në rrugët e Shqipërisë ka qenë sa trefishi i qytetarëve të vrarë nga krimi!

Në fakt, historikisht kalimtarët kanë qene viktimat kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Deri më 2013, rreth 40% e viktimave të tyre ishin kalimtarë.

Në vitet e fundit, kjo shifër zbriti rreth nivelit 30%, ndoshta si rezultat i rritjes së sigurisë së sistemit të rrugëve/autostradave, semaforëve, dhe sinjalizimeve horizontale e vertikale në gjithë rrjetin rrugor.

Sidoqoftë kjo vjeshtë përbën shqetësim: Janë kushtet e motit, shpejtësia e shoferëve, pakujedisa e kalimtarëve faktorët që po e rritin numrin e të vdekurve mes tyre?

Drejtoria e Policisë Rrugore duhet ta analizojë me seriozitet këtë problem, ndërsa Ministria e Brendshme ndoshta duhet të kryejë një fushatë sensibilizuese si për shoferët edhe vetë kalimtarët.

Dhimbjet e muskujve të kraharorit! Çfarë i shkakton dhe si trajtohen

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar. AgroWeb.org në këtë artikull ju shpjegon disa nga shkaqet më të zakonshme që j’ua shkaktojnë këtë parehati.

Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendëshme. Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.

Dëmtimet e kraharorit

Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit. Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme. Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor.

Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.

Trajtimet

Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup. Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi.

Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta. Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes.

Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.

Tërheqja muskulare

Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha. Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë. Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.

Trajtimet

Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni. Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë. Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.

Cikli menstrual

Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki  i përmuajshëm menstrual.

Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.

Trajtimet

Një nga këshillat për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin. Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën.

Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj.

Mund të ngadalësojë efektet e ndryshimeve klimatike, shkencëtarët zbulojnë fenomenin befasues në Himalaje

Akullnajat në Himalaje po shkrihen me shpejtësi, por një raport i ri tregoi se fenomenin mahnitës në vargmalin më të lartë në botë, e cila mund të ndihmojë në ngadalësimin e efekteve të krizës globale klimatike.

Sipas studimit të botuar në revistën “Nature Geoscience”, kur temperaturat e ngrohjes godasin disa masa akulli në lartësi të mëdha, shkaktohet erëra të forta të ftohta, poshtë shpateve.

Profesoresha e akullnajave në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë në Austri, autorja kryesore e studimit, Francesca Pellicciotti, shpjegoi se ngrohja e klimës shkakton një hendek më të temperaturave të ndryshme.

“Kjo gjë çon në një rritje të shkëmbimit të turbullt të nxehtësisë në sipërfaqen e akullnajës dhe ftohje më të fortë të masës ajrore sipërfaqësore”, tha ajo sipas CNN.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i sipërfaqes bëhet më i freskët dhe më i dendur, më pas fundoset. Masa ajrore rrjedh poshtë shpateve në lugina, duke shkaktuar një efekt ftohës në zonat e poshtme të akullnajave dhe në ekosistemet fqinje.

E rëndësishme është të zbulohet nëse akullnajat e Himalajeve munf të vazhdojnë efektin ftohës vetë-ruajtës, pasi me akullin dhe borën nga vargmalet malore që ushqehen në 12 lumenj të cilat ofrojnë ujë të freskët për gati 2 miliardë njerëz në 16 vende.

Thithja e energjisë në sipërfaqe përcaktohet nga diçka që quhet efekti “albedo”. Sipërfaqet e lehta ose “të bardha”, si bora dhe akulli i pastër, do të reflektojnë më shumë dritë dielli (albedo e lartë). Kjo krahasuar me sipërfaqet “e errëta” si toka që ekspozohet kur akullnajat tërhiqen (albedo e ulët).

Akullnajat e Himalajeve reagojnë ndaj ngrohjes globale. Diagrami skematik i ftohjes së ajrit në rrethinat e akullnajave të Himalajeve. Kredia: Salerno/Guyennon/Pellicciotti/Nature Geoscience.

Një nga provat e tjera të bëra në malin e Everestit u vu re se gjatë matjeve të mesatareve të përgjithshme, temperaturat ishin të qëndrueshme pavarësisht rritjeve.

“Ndërsa temperaturat minimale kanë qenë vazhdimisht në rritje, maksimumi i temperaturës së sipërfaqes gjatë verës po binte vazhdimisht”, tha Franco Salerno, bashkautor i raportit dhe studiues për Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Italisë.

Megjithatë, edhe prania e këtyre erërave ftohëse nuk është e mjaftueshme për të kundërshtuar plotësisht temperaturat në rritje dhe shkrirjen e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike

“Ftohja është lokale, por ndoshta ende jo e mjaftueshme për të kapërcyer ndikimin më të madh të ngrohjes klimatike dhe për të ruajtur plotësisht akullnajat”, thuhet në raport.

Studimi i ri ofron një motivim bindës për të mbledhur më shumë të dhëna për të vërtetuar gjetjet më të fundit.

Imazhi gjatë natës. Observatori i Piramidës gjatë natës. Stacioni klimatik i Laboratorit Ndërkombëtar të Piramidës/Observatorit ka regjistruar të dhëna meteorologjike për orë për gati tre dekada. Këto të dhëna janë përdorur nga studiues të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Austri (ISTA). Maja Pumori (Nepal) shihet në sfond. Kredia: Franco Salerno

Vëzhgimet e grimcuara meteorologjike shërbyen që ekipi i studiuesve të arrinin në përfundimin se temperaturat e ngrohta shkaktojnë ato që quhen erëra katabatike.

Erërat e ftohta, të krijuara nga ajri që rrjedh tatëpjetë, zakonisht ndodhin në rajonet malore, duke përfshirë Himalajet.

“Erërat katabatike janë një tipar i zakonshëm i akullnajave Himalayan dhe luginave të tyre dhe ka të ngjarë të kenë ndodhur gjithmonë. Ajo që ne vërejmë megjithatë është një rritje e konsiderueshme në intensitetin dhe kohëzgjatjen e erërave katabatike, dhe kjo për faktin se temperaturat e ajrit përreth janë rritur në një botë që po ngrohet”, njoftuan studiuesit.

Një tjetër gjë që ekipi vëzhgoi ishte përqendrimi më i lartë i ozonit në nivelin e tokës në lidhje me temperaturat më të ulëta. Kjo dëshmi tregon se erërat katabatike funksionojnë si një pompë që është në gjendje të transportojë ajrin e ftohtë nga lartësia më e lartë dhe shtresat atmosferike deri në luginë.

Në një raport të publikuar gjatë qershorit, u tregua se akullnajat në Himalaje u shkrinë 65% më shpejt në vitet 2010 krahasuar me dekadën e mëparshme, duke treguar kështu se rritja e temperaturave tashmë ka një ndikim në zonë.

“Mungesa e Berishës do krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë”, Zheji: Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston

Analisti Artur Zheji ka deklaruar në emisionin “Real Story” se mungesa  Sali Berishës do krijojë nevojën e një ekuilibri të ri në opozitë, ndërsa Edi Rama do detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston.

Sipas Zhejit, kjo lojë përfundon me këtë gjë.

“Mendoj që mungesa e Berishës do të krijojë një gjë shumë të mirë, do krijojë nevojën e një ekulilibri të ri politikë në krahun e opozitës. Nga ana tjetër Rama do të detyrohet të mos bëjë sikur opozita nuk ekziston. Unë mendoj që kjo lojë përfundon me këtë gjë”, tha ai.

Mentor Nazarko: Nuk është fundi i opozitës nëse largohet Berisha. I hapet rruga Lulzim Bashës

Analisti Mentor Nazarko thotë se nuk është fundi i opozitës, nëse Sali Berisha largohet nga politika.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se largimi i tij mund t’i hapë rrugë Lulzim Bashës, por sipas tij nuk ka më monopol.

“Ai potenciali opozitar mbetet gjithmonë aktiv. Zoti Berisha nuk është lider me fuqi të plotë, në pikëpamje të komunikimit, të ndërveprimit me ekipin e vet, me bazën, të cilën me gjithë moshën e tij të shtyrë, lëvizte apo shkonte në rrethe të largëta, por nëse do të kishte hapësirë lirie tradicionale për mendimin, veprimin opozitar, unë mendoj që këtu ka hapësirë për krijimin e forcave të reja opozitare. Nuk jemi të dënuar që edhe pas tranzicionit të kemi prapë tranzicion. Pra, të kemi të njëjtat figura që riciklohen, i shpëtojnë ndjekjes nga drejtësia. Nuk do të thotë fundi i opozitës. Mendoj që Bashës i hap rrugë, por nuk ka më monopol. Kështu ka ndodhur në të gjitha vendet e Lindjes ish komuniste”, theksoi ai.

Berisha citon Edi Ramën për të ndërtuar alibinë e tij përpara SPAK

Sali Berisha është dorëzuar më në fund.
I rrethuar nga të gjitha anët, pa asnjë mundësi rrugëdalje, i braktisur nga demokratët, më i vetmuar se kurrë nga faktori ndërkombëtar dhe nga aleatët e tjerë, të vetmen kamerdare shpëtimi që ai ka është Edi Rama.

I ftuar në “A2 CNN”, Berisha ka cituar Edi Ramën dhe ka thënë se nuk ka pse të mos e besojë Kryeministrin aktual, kur ai thotë se drejtësia nuk është e anglo-amerikanëve, por është vepër e Partisë Socialiste.

“Drejtësia nuk është e anglo-amerikanëve, – u shpreh Berisha, – drejtësia është e tij (Edi Ramës).

Unë nuk mund të mos i marrë gjërat siç thuhen. Ai u zotua mbi 35 minuta kushatuar SKAP-it se nuk ka të bëjë me anglo-amerikanët. Përdori termin e Enver Hoxhës ai Hoxha ka veprën “Rreziku anglo-amerikan”, por është vepër e Partisë Socialiste, ndaj edhe unë nuk kam pse të merrem me asnjëri tjetër përveçse me Edi Ramën, i cili tregon tmerr.”

Është për t’u habitur se si Berisha për herë të parë i duhet të pranojë atë që thotë Edi Rama, ndërkohë që ai më herët e ka shpallur atë si mashtrues dhe si gënjeshtar.

Po ashtu, Berisha është i pasinqertë kur thotë se ai sulmon vetëm Ramën, në një kohë që gjatë kësaj periudhe ai nuk është marrë fare me Edi Ramën, por mëngjes e mbrëmje ka sulmuar nominalisht prokurorët e SPAK-ut dhe Gjykatësen e çështjes së tij penale.

Në të njëjtën kohë kur Berisha thotë që nuk ka pse të mos e besojë Edi Ramën, ka qenë i ngarkuar me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, që i është përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të Ramës, duke e hedhur poshtë alibinë e tij për SPAK-un dhe për Reformën në Drejtësi.

Diplomati amerikan tha se Reforma në Drejtësi, SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme janë investime të politikës amerikane në Shqipëri, jo vetëm me konsulencë dhe mbështetje, por edhe me prani të njerëzve të tyre pranë këtyre institucioneve mjaft të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Edi Rama në këtë drejtim është në koordinim të plotë me alibinë e Berishës, sepse sa herë që goditet Rama ai i bën presion SPAK-ut dhe Gjykatës, duke i përmendur se kjo nuk është Republikë Prokurorësh, por Republika e Shqipërisë, ashtu sikurse Berisha sa herë që ka një çështje penale, akuzon SPAK-un si të kapur prej Ramës.

Rama ka ndërtuar alibinë e bërjes së Reformës së Drejtësisë, ndërsa Berishës i duhet një vegjë pas së cilës të kapet.

Të njëjtën gjë bëri edhe Monika Kryemadhi, ashtu siç ka bërë pak ditë më parë Ilir Meta.

Fakti që SPAK-u është i sulmuar nga Berisha, Rama dhe Meta, është tregues që ai është në rrugën e duhur dhe nuk është në influencën e askujt prej tyre.

“Votë pro heqjes së imunitetit të Berishës”, Sefa: PD, mbështetje pa kushte për drejtësinë

Përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa theksoi se PD mbështet çdo kërkesë të SPAK dhe se do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës për t’u përballur me drejtësinë. Në një intervistë për “Special Report”, ai theksoi se imuniteti i deputetit nuk duhet të jetë fare pjesë e kushtetutës.

“Qëndrimi i PD është konstant dhe i njohur për qytetarët, është mbështetje pa kushte për organet e drejtësisë dhe i vetmi formacion politik që ka qenë në mënyrë të vazhdueshme në mbështetje të organeve të drejtësisë dhe reformës në drejtësi. Është një veprim procedural nga SPAK, nuk ndikon fare në PD. Nuk është çështje që i përket PD. Vullneti është shprehur qartësisht me qëndrimet publike të saj. Imuniteti nuk duhet të jetë fare pjesë e Kushtetutës, deputetët shqiptarë nuk duhet të kenë imunitet. Imuniteti është një mbetje e të kaluarës. Është një qëndrim i kahershëm i PD, që vlerëson se çdo kërkesë e SPAK do të vlerësohet dhe votohet pro për t’i hapur rrugë që çdo qytetar të përballet me sistemin e drejtësisë. Nuk ka nevojë fare për mandate dhe kërkesë në parlament për të hequr dorë nga imuniteti. Është mbetje e kushtetutës së vjetër”, u shpreh Sefa.

Duke komentuar organizimin për 33 vjetorin e themelimit të PD, Sefa theksoi:

“Është prekul i gjithë asaj beteje politike dhe ndarjeje përfundimtare në PD. Është një fillim i ri në themel të vlerave, mesazheve dhe ideve që u themelua PD, për të qenë një parti evropiane, e lirive të individit dhe e të gjithë shqiptarëve. Ajo që pamë dje ishte imazhi më i mirë i PD, e cila synon të jetë në vitet në vijim dhe të jetë mesazhi që do t’u përcjellë qytetarëve shqiptarë“.

Lulzim Basha sot, e vetmja alternativë qytetare dhe intelektuale e opozitës

Lulzim Basha u rikthye në krye të PD pas fitores se zgjedhjeve të 29 korrikut, ku përballe kishte një themelues dhe kontribues të PD, Gjergj Hanin.

Menjeherë pas kësaj u bë ristrukturimi i PD, ku Basha u kujdes të vendoste figura të forta në kupolëm drejtuese.

Ekipi Basha sot ka mes vetes dhe zëra kritike, rast ky si ai i Edvin Kullurit, që sot mban pozicionin e sekretarit të marrëdhënieve me publikun në PD.

Vetë Kulluri në studio televizive pohon se e ka pranuar ftesën e Lulzim Bashës, sepse ka parë një sinqeritet nga ana e Bashës dhe një ide ndryshe ku priten pritshmëri pozitive.

Një fakt mjaft me rëndësi është dhe që deputetët pranë Lulzim Bashës sot janë emra të rinj të papërfolur për korrupsion, kështu janë emra si Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, Kreshnik Collaku, Arbër Agalliu, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Flutura Acka, Selaudin Jakupllari etj.

Po ashtu dhe ata që janë në PD që prej themelimit të PD, nuk mungojnë as emra si Prec Zogaj, Rexhep Uka, Jemin Gjana etj. Po ashtu surprizuese ditën e djeshme ishte dhe pjesërmarrja e ish presidentit Bamir Topi në festën e 33 vjetorit të PD.

Po ashtu në kryesi e Këshillin Kombëtar ka emra të rinj që kanë kontribute dhe mund të arrijnë të ndërtojnë së bashku një alternativë qeverisëse.

Dy herë Lulzim Basha nuk e ka patur problem të mbushë plot pallatin e kongreseve, shenjë kjo premtuese për një Lulzim Bashë ndryshe që rikthehet fuqishëm në krye të PD duke sfiduar Berishën e cili e quan atë pakicë.

Ndërkohë pas Berishës nuk po shkon më as Gaz Bardhi i cili kur vjen puna te punët zyrtare të rithemelimit, nuk është fare aty ama kur vjen puna të marrin karrige e ti vendosin para foltores së kuvendit është i pari.

Megjithatë bashkëpunimi Bardhi-Berisha duket ende i brishtë dhe një fasadë që ngrihet ditët e seancave dhe bie ditët e tjera.

E ndërsa zhvillimet e mometeve të fundit i kanë dhënë një goditje tjetër grupit Berisha, ku SPAK me anë të një shkrese, ka kërkuar autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, nuk dihet si do shkojë fati i bashkëpunimit Bardhi-Rithemelim.

Nga ana tjetër shqiptarët duket se po qartësojnë idenë e tyre për një lider ta pakorruptuar që nuk e thërret SPAKU dhe nuk e ka problem të shkojë në Shba, Angli e kudo.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh urimi Donald Tusk për zgjedhjen Kryeministër i Polonisë

Kreu i PD, Lulzim Basha, mesazh urimi për Donald Tusk, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Polonisë.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Urimet me të mira mikut tim dhe të PD Donald Tusk për zgjedhjen si Kryeministër i Polonisë. Tusk është model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë dhe Europës. Me të Kryeministër, Polonia do të jetë një mbrojtëse e vlerave europiane e një zë i fortë në familjen tonë politike EPP.