30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Çollaku: Vendimi i Gjykatës së Lartë do t’i japë fund diskutimeve për çështjen e PD

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha se caktimi i datës 27 si ditë ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin se kujt i takon sigla dhe vula e Partisë Demokratike, do i jap fund shumë diskutimeve.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se vetë nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë subjekti që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.

I pyetur se çfarë do të ndodhe nëse vula i jepet Berishës, ai tha se në këtë rast partia do të jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më në fund, me një zgjatje të jashtëzakonshme ka një datë ku Gjykata e Lartë do të japë një verdikt. E kam thënë jo vetëm sot, besoj se është një moment i mirë për ta qartësuar njëherë e mirë legjitimitetin e Partisë Demokratike, është një ditë e mirë, nëse mendojmë në mënyrë racionale për të ndalur konfliktin brenda partisë.

Unë nuk kam asnjë plan, apo synim politik të qëndroj në asnjë subjekt që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.

Në rast se do drejtohet nga Sali Berisha ajo do jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do jemi fatkeq se partia jonë do kthehet në një parti të izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të di se çfarë do bëjnë deputetët e tjerë të Partisë Demokraitke do vazhdojnë betejën pas vendimit të gjykatës?”-tha Kreshnik Çollaku.

Muret të lyer me benzinë/ Pamjet nga banesa që iu vu flaka në Berat, si shpëtoi i moshuari

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesnatën e djeshme në qyteti ne Beratit, ku një vilë 3-katëshe u përfshi nga flakët.

Banesa ku ra zjarri është në pronësi të shtetasit Shahin Qato, i cili ndodhet në emigrim, por brenda saj jetonte babai i tij i moshuar. Fatmirësisht, i moshuari ka arritur të dalë i padëmtuar, teksa zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas policisë, flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës, ku në fakt muret e banesës ishin të lyer me benzinë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur autorët që mund të jenë filmuar nga kamerat e sigurisë në lagje.

Evenimenti i 33-vjetorit të themelimit të PD-së, një festë ku mbizotëroi arsyeja, reflektimi dhe politika

Një festë e vërtetë, një entuziazëm i jashtëzakonshëm dhe një sallë e tejmbushur me mbështetës dhe simpatizantë, ishte aktiviteti i 33-vjetorit të themelimit të PD-së, mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Mes themeluesve dhe firmëtarëve të orëve të para, një vend të veçantë zunë të rinjtë dhe të rejat, djem dhe vajza të shkolluar dhe të përkushtuar ndaj profesioneve të tyre dhe ndaj vendit.

Mesazh ky që Partia Demokratike do t’i ketë pjesë të aksionit dhe të përkushtimit të saj në të ardhmen të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi.

Vetë Basha ka pasur kohët e fundit shumë takime me grupe të rinjsh dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të bërë gjithçka që të rinjtë dhe të rejat të mos largohen nga vendi i tyre, por të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

Diaspora, shtresa e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politik zunë, po ashtu, një vend të veçantë në këtë aktivitet.

Si rrallëherë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk foli përpara sallës, por në mesin e tyre, si për të dashur të japë një mesazh politik, se koha e mbizotërimit të liderit absolut në këtë parti ka marrë fund dhe ai e ndjen veten si të barabartë mes të barabartëve.

Në dallim nga Kongresi i PS-së apo Kuvendi i “Rithemelimit”, ku dukej se ishin mbledh të gjithë të çmendurit e vendit dhe po shpëtonin Shqipërinë nga një komplot anglo-amerikan në bashkëpunim me agjentët e imperializmit të punësuar në SPAK, ky përvjetor i PD-së ishte më shumë se sa festë, pa të bërtitura dhe akuza, sulme, linçime, sharje dhe kërcënime.

Për herë të parë kemi parë një evendiment të këtyre përmasave me kaq estetike, ku forma dhe përmbajtja harmonizoheshin në mënyrë të shkëlqyer.

Sot pamë një PD tjetër, të re, ku lideri nuk sulmon, por shtrin dorën, nuk hedh baltë, por artikulon ide, nuk linçon, por mbështet, nuk shpall armiq, por krijon ura mbështetjeje dhe bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët.

33-vjetori i themelimit të PD-së ishte një festë e vërtetë e njerëzve të lirë dhe pa ngarkesa dhe mpirje truri nga ideologjia e mbrapshtë.

Sot ia vlejti festa, nga nesër fillon puna./ NL

Kërkesa e SPAK për masë të re sigurie ndaj ish-kryeministrit/ Nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, te heqja e imunitetit, afatet për rastin ‘Berisha’

Pasi Sali Berisha nuk e njohu autoritetin e Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj para një oficeri të policisë gjyqësore apo një oficeri të BKH-së me pretendimin se nuk ishte zbatuar Kushtetuta, Prokuroria iu drejtua me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë për t’i hapur rrugë që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të merret një masë tjetër sigurie.

Tani, sipas ligjit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, e cila do të zhvillojë seancë ku do të dalë edhe vetë Berisha. Procedura do të duhet të mbyllet brenda një afati 15-ditor, dhe pas miratimit në seancën parlamentare të kërkesës, atëherë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën për masën e re të sigurisë, atë të “arrestit në shtëpi”.

Në rastet kur zt.Berisha nuk e zbaton edhe këtë masë sigurie, automatikisht sipas procedurës, prokurorët mund të kërkojnë një masë tjetër sigurie. Ndërkaq, Berisha deklaroi sot se do të zbatojë vendimin e Parlamentit dhe se ai ishte për zbatimin e Kushtetutës. Prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja thonë në kërkesë se janë të detyruar të kërkojnë këtë masë, pasi Berisha nuk e ka zbatuar masën e mëhershme, atë të detyrimit me “paraqitje”.

SPAK, kërkesë Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burimet bëjnë me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest shtëpie”.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri./bw

10 presidentët me pagat më të larta në botë, Shqipëria e 129-ta! (Në një nivel me Kinën)

Mund të drejtojnë vendet më të pasura, më të fuqishme ushtarakisht, ose vendet më të populluara në botë. Por nuk janë ata që janë më të paguarit në botë. Nuk është as Presidenti i SHBA-ve, as ai i Kinës, dhe as i Gjermanisë.

Kryeministri i Singaporit është udhëheqësi i cili ka pagën më të lartë në botë, për vitin 2023.

“Data, Stats and Comparisons”, një sajt që analizon dhe krahason të dhënat mes vendeve të botës, ka llogaritur pagat e presidenteve dhe kryeministrave në mbarë botë, mes të cilëve figuron edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas të dhënave krahasuese, Lee Hsien Loong, udhëheqësi i Singaporit merr një prag prej 1 milion e 610 mijë dollarë në vit, më tepër se dyfishi i pagës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili mban vendin e dytë në botë. Kryeministri i Izraelit ka një pagë prej 657, 144 dollarë në vit. Në vend të tretë është zv.presidentja e Zvicrës dhe në vend të katërt kryeministri i Australisë, Anthony Albanese me një pagë vjetore prej 378 mijë dollarë. Kjo është renditja sa i përket pagave më të larta në botë.

Ndërsa për pasurinë, në vitin 2023 janë mbretërit në vendet që qeverisen nga monarkitë ata të cilët ndajnë 10 vendet e para në botë. Që nga Mbreti i Arabisë Saudite, i Katarit, i Emirateve të Bashkuara Arabe, Emiri i Kuvajtit, mbreti i Britanisë së Madhe, i Norvegjisë, të cilët ndajnë një pasuri prej miliarda dollarë.

Në vendin e 10-të është Chris Hipkins me një pagë vjtore prej 325, 546 mijë dollarë në vit. Vendin e nëntë e mban Karl Nehammer, kancelari austriak i cili ka një pagë 333,989 dollarë në vit. Pozicionet e tjera, nga vendi i tetë dhe deri në vendin e katërt u takojnë liderve të Bashkimit Europian.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mban vendin e 129-të në botë, me një pagë vjetore prej 19.665 dollarë, ndërkohë që në vendin e 127-të ndodhet Xi Jinping, Presidenti i Kinës, vendi me ekonominë e dytë më e fuqishme në botë. Por të dhënat e “Data, Stats and Comparisons” nuk kanë marrë në konsideratë ndryshimin e fundit të pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë edhe Presidentin Bajram Begaj. Kjo do të thotë se në muajt e fundit të vitit 2023, me dyfishimin e pagës së presidentit, Shqipëria duhet të ketë lënë pas jo vetëm Kinën, po edhe shumë vende të tjera në botë.

Ndërkohë që, nëse i referohemi pagës minimale dhe asaj mesatare, Shqipëria mbetet pas të gjitha vendeve të rajonit. Por paraqitet ndryshe situata nëse i referohemi pagave të zyrtarëve të lartë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mban vendin e 138-të në botë, me një pagë vjetore prej 14.800 dollarë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç mban vendin e 122-të në botë, me në pagë prej 33.440 dollarë, ndërsa presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, mban vendin e 51-të në botë dhe merr një pagë vjetore që shkon në 154 mijë dollarë.

Presidenti rus Vladimir Putin vjen pas asaj dhe mban vendin e 57-të në botë, me një pagë vjetore 136 mijë dollarë. Nga ana tjetër Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të drejtojë ushtrinë dhe ekonominë më të fuqishme në planet, për vitin 2023, por nuk është as ai që fut në xhep pagën më të lartë mes homologëve të tij, në mbarë botën. Biden merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarësh dhe mban vendin e 29-të në botë.

Emanuel Macron, Presidenti i Francës ka një pagë (194 mijë dollarë) gati sa gjysma e pagës së presidentit të SHBA-së, dhe mban vendin e 44-ët në botë. Recep Taip Erdogan i Turqisë me një pagë të përafërt (197.400), mban vendin e 42-të në botë.

Drejtuesit më pak të paguar në botë për vitin 2023, sipas e “Data, Stats and Comparisons” janë presidentët e Laosit, Haitit, Eritreas, dhe Srilankës. Presidenti i Laosit merr një pagë vjetore që shkon në 1,630 dollarë, ose 150 dollarë në muaj, kurse ai i Sri Lankës ka një pagë mbi 700 dollarë në muaj, ose e barabartë me pagën mesatare mujore të çdo shtetasi shqiptar./ liberale

PD, Agalliu: Qeverisja e PS-së, në 10 vite ekonomia bëri regres, shqiptarët u varfëruan

Në një deklaratë nga selia e PD-së, deputeti Arbi Agalliu, ka deklaruar se “me këtë qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bërë regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmonë e më shumë”.

Për Sekretarin e Programit të Partisë Demokratike, “kjo qeveri nuk mundi dot të krijojë një strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik”.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetit Arbi Agalliu:

Jam sot këtu për të denoncuar edhe njëherë problemet që ka sot ekonomia e Shqipërisë.
Në 10 vitie kjo qeveri nuk mundi dot të krijoj në strategji afatmesme dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.
Në 10 vitie kjo qeveri nuk krijoj dot avantazhet konkuruese dhe krahasuese të Shqipërisë. Sot ne nuk e kemi të qart se në cfarë drejtimi do të zhvillohet ekonomikisht Shqipëria,
Në industrinë e shërbimit dhe hotelerisë?
Në bujqësi?
Në industri prodhuese?
Në industri përpunuese?
Pra, investitorët e huaj nuk e kanë të qartë sesi dhe përcfarë do duhet të investojnë në Shqipëri. Kjo bënë që dhe paketa fiskale të mos ketë qartësi dhe të mos ndihmoj grupe të caktuara interesi për zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo sepse argumenti racional për të mirën e vendit është zvëndësuar argumenti klientelist për të mirën e xhepave të qeveritarëve.

Na ana tjetër kemi çmimet që rrite e rriten duke bërë tënpa përfillshëm ate pak rritje pagash që qeveria e trumbeton si sukses të madh. Të mos harrojmë që ka nje dekadë që pagat nuk rriteshin për shumë sektor.
Rritja e çmimeve të shportës së konsumit është në nivele alarmant sidomos kur e krahasojmë me pensionet minimaliste apo dhe me pagat e nje pjese të mirë të shqiptarëve.
Korrupsioni në administratën publike ka bërë që tregjet të deformohen duke mos lejuar konkurrencë por klientelizëm. Ai që punon ndershëm dhe paguan detyrimet ndaj shtetit rrezikon falimentin sepse përballet me atë që nuk paguan aspak sepse është i partisë apo e ka zgjidhur me shefin.

Në zonat rurale dhe periferike po bëhet çdo ditë e më tepër e vështirë për të përballuar shpenzimet e ushqimit bazë. Kjo përkthehet në largim masiv duke bërë që Shqipëria të boshatiset gjithmon e më shumë.

Të nderuar qytetar, edhe në buxhetin që kaloi midis flakës dhe tymit, kjo qeveri mendoi vetëm për vete dhe klientët e saj. Parat do të shkojnë për konçesione dhe PPP ndërkohë që pensionistët do ti gënjejnë me një gjysëm gjel deti për fundvit.
Po kështu goditet edhe shtrsa e mesme duke taksuar profesionet e lira e duke iu marr miliona euro, te cilat duhet të ishin në duart e shqiptarëve por tani më do të shkojnë në duart e qeveritarëve.

Partia demokratike ka denoncuar dhe denoncon këtë qeveri, abuzimet dhe vjedhjet e saj. Me kete qeveri ekonomia në këto 10 vite ka bere regres duke i varfëruar shqiptarët gjithmon e më shumë.

Gazetari: Kjo mund të jetë konferenca e fundit e Monika Kryemadhit, para arrestimit!

Monika Kryemadhi, e cila është nën hetim për vete nga SPAK, është rishfaqur këtë të martë në publik, duke mbajtur një konferencë për shtyp, për inceneratorin e Tiranës.

Por gazetari, Adriatik Doçi, thotë se ajo doli në konferencë, pasi pritet të arrestohet, dhe pas kësaj të thotë se e arrestuan pikërisht pse denoncoi inceneratorin e Tiranës.

“Kjo mund të jetë konferenca e fundit e Monës para arrestimit. Ka dalë për të thënë se po e arrestojnë pasi denoncoi inceneratorët.

Miliona euro pasuri të fshehura në emër të kushërinjve. Miliona euro në bankat e Zvicrës dhe Anglisë.

1.2 milionë USD lobim me para të padeklaruara. 18 vite shërbime estetike në San Marino me para korrupsioni”, shkruan ai.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mohuar që asaj dhe familjes t’i jenë sekuestruar prona nga Prokuroria e Posaçme.

Kryemadhi tha se sendi i vetëm i sekuestruar është celulari dhe ai në kuadër të hetimeve për inceneratorin.

Euro 2024/ Mes Italisë dhe Shqipërisë, Igli Tare një tifoz “pezull” mbi Adriatik

Në Itali, Kombëtarja kuqezi nuk konsiderohet një kundërshtar sa për të kaluar radhën. Mbi gjysma e kuqezinjve luajnë në Seria A.

Igli Tare është një personazh gjithmonë interesant në të dy anët e Adriatikut dhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, më vonë edhe drejtues i suksesshëm tek Lacio, është në mënyrë periodike mysafir i mediave italiane. Më së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, ku ka prekur shumë tema dhe ndër të tjera, edhe shortin e Euro 2024-ës, ku Italia do të përballet me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. I pyetur se me cilën skuadër do të jetë më 15 qershor, kur në Dortmund Shqipëria do të përballet me Italinë, Tare është përgjigjur: “Treçerek me Shqipërinë, një çerek me Italinë”, – është përgjigjur në mënyrë lakonike 50-vjeçari.

“Pasi lidhja që kemi ne shqiptarët me vendin tuaj është shumë e fortë, – ka vijuar të shpjegojë shqiptare, duke theksuar: “Do ta shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë persona që do të këndojnë “Himnin e Mamelit”, edhe shqiptarët. Ka ndodhur në Gjenovë 9 vite më parë. Me Italinë na lidh një raport që është i vështirë për t’u shpjeguar, aq i thellë dhe i rrënjosur është.” Megjithatë, ish-futbollisti i njohur i ka paralajmërur italianët për përballjen me Shqipërinë.

“Por, pastaj kujdes, kjo Kombëtare e jona po rritet shumë dhe për Italinë nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Por Spaleti është i aftë, e di mirë. Nuk do të befasohet. Ai nuk bën gabim mendjemadhësie”, – ka thënë Tare, duke vlerësuar trajnerin e Italisë, të cilin e njeh mirë. Në këtë intervistë, Tare foli edhe rreth situatës së tij aktuale, largimit nga Lacio, një oferte nga Napoli, ndërsa theksoi se nuk ishte çuditur nga ajo që po bënte trajneri Simone Inzagi në drejtimin e Interit.

“Jam viktimë e…”- Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës! GJKKO la në “arrest në burg” 8 të akuzuar dhe në “arrest shtëpie” 7 të tjerët. Ja çfarë deklaroi Alqi Bllako

Dje GJKKO ka dhënë vendimin në lidhje me masat e sigurisë për të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Përgjatë një seance maratonë të pranishmit dhe njëherësh të akuzuarit, përjashto dy të shumëkërkuarit që nuk u arrestuan asnjëherë, janë njohur me përfshirjet e secilit në aferën korruptive që lidhet me atë incinerator. Nga 15 masat e mëparshme, që u ekzekutuan katër ditë më parë, vetëm një masë nga arrest me burg u ndryshua në arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerat u lanë si në krye të herës, kur edhe u ndërmor operacioni i BKH-së dhe i policisë.

Të akuzuarit, kryesish ish-ministri Lefter Koka dhe ishvartësi i tij, Alqi Bllako, jo vetëm i kanë mohuar akuzat, por madje kanë gjetur edhe fajtorët për të cilët gjenden në qeli, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vijojnë të jenë në kërkim. Lefter Koka para gjyqtares së çështjes deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik. “I kërkoj ndjesë të gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, – është shprehur Koka.

HETIMET DHE AKUZAT

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan në lëshimin e 15 urdhrave të arrestit kanë zbuluar një seri parregullsish në procedurat e ndjekura për t’i dhënë koncesionin kompanisë fituese. Përveç shkeljeve ligjore, thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncesionit.

Aktet e Prokurorisë dëshmojnë se ishin ata, që kanë kontrolluar të gjithë procesin nga fillimi deri në fund, ndërsa funksionarët shtetërorë të përfshirë, kujdeseshin të mbyllnin procedurat pa vonesë, sipas interesave të dy sipërmarrësve. Në njoftimin zyrtar vihet në dukje se “shoqëria propozuese ‘Integrated Energy BV’, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k në pronësi të Zotos, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit”. Po ashtu kjo shoqëri “është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie”. Edhe dokumentet e koncesionit rezultojnë “të jenë hartuar nga punonjësit e Zotos, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit.

Ndërsa përllogaritjet e kostove në studimin e fizibilitetit janë marrë – sipas Prokurorisë së Posaçme – nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese ‘Integrated Energy BV’, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre”. Gjë e cila ka sjellë në një fryrje të kostove që sot janë të detyruara të paguajnë bashkitë e Qarkut Tiranë. Lidhja e sipërmarrësve me ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, ministrin Lefter Koka dhe sekretarin e përgjithshëm në atë kohë, Alqi Bllako, duket të ketë qenë aq e fortë, sa këta të fundit nuk janë shqetësuar as për faktin se kompania “Integreted Energy BV”, me seli në Holandë, nuk ishte regjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji.

Ndonëse ky fakt i është vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atëhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, më 15 nëntor 2016, procedurat kanë vijuar, pavarësisht se janë shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë. Dhe gati tri javë më pas më 7 dhjetor 2016, qeveria ka miratuar dhënien e bonusit prej 8 për qind, një kompanie të paregjistruar. Për më tepër që sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e regjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Bllako: Makinerinë e birrës e bleva vetë

Ashtu si në të gjitha akuzat e ngritura edhe më herët ndaj Alqi Bllakos, edhe akuza e fundit është kundërshtuar prej tij. Në fakt, kundër prokurorit të çështjes kanë qenë edhe pjesa tjetër, të cilët kanë fiksuar faktin se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe asgjë tjetër. Të njëjtin qëndrim dhe madje me akte konkrete ka mbajtur edhe sh-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura. “E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Ësahtë një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore, as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa u përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”. Sa u takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

ARREST ME BURG

1 – Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit
2 – Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit
3 – Taluant Tusha, drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës
4 – Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë se Energjisë
5 – Namik Simixhiu, ish-anëtar i komisionit të prokurorit të inceneratorit të Tiranës
6 – Erion Murataj

ARREST SHTËPIE
7 – Alba Thoma, ish-drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit
8 – Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesioni
9 – Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit
10 – Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit
11 – Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit
12 – Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë se Mjedisit
13 – Jetmir Llapaj