31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Standard i dyfishtë për Berishën”/ Luarasi: Vazhdon njësoj si në ’98-ën, s’respekton prokurorinë dhe s’merret asnjë masë

Pedagogia dhe aktivistja e njohur, Iris Luarasi, në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla komentoi mënyrën e mbulimit të çështjeve të rëndësishme të drejtësisë, ku më e fundit është ajo e inceneratorit të Tiranës. Ajo theksoi se gjykata duhet të ‘flasë’ para mediave.

“Mendoj se pjesa e fundit ka qenë shumë zhurmë për asgjë sepse me aq sa kuptova shikon se jepen urdhër arreste dhe arrest shtëpie për 15 anëtarë të një komisioni që është marrë një vendim. Në momentin që bën këtë gjë nuk më duket se të gjithë anëtarët e komisionit kanë të njëjtën peshë nga pikëpamja e kësaj sepse ka njerëz që përfaqësojnë institucionet, që aty ndoshta nuk kanë një zë të fortë dhe mendoj që çdo gjë që ka pasur lidhje me inceneratorët tashmë ishte e zbuluar ndaj jam kundra kësaj teorisë që përpara se të bëheshin hetimet dhe mediatizimi, ti i fut njerëzit në burg. Mendoj se njerëzit prezumohen të pafajshëm deri në momentin që jep një verdikt gjykata.

Ne në fakt i prezumojmë ata menjëherë të fajshëm dhe pjesërisht kemi faj edhe ne si media, dhe pjesërisht edhe qasja për t’i arrestuar njerëzit dhe për t’i mbajtur në burg. Sepse kur futesh në burg, de facto je një njeri që ke bërë një krim. Nuk mendoj se duhet t’i mbushim burgjet me njerëz që janë vetëm të dyshuar për një krim, por të mbushen me njerëz që janë të vërtetuar nga gjykata që janë kriminel, që kanë kryer korrupsion. Nuk mendoja se Malltezi ishte rrezik për njerëzimin, do të kryente krime apo do të largohej nga Shqipëria. Ti mund ta mbash atë në arrest shtëpie deri në momentin që e vërteton se ai ka kryer një çështje korruptive”, u shpreh Luarasi.

Ajo u ndal edhe tek rasti i Sali Berishës, i cili prej disa javësh po sfidon SPAK dhe GJKKO-në në lidhje me hetimet që po kryhen në kuadër të çështjes Partizani. Teksa gazetari Sokol Balla përmendi rastin e inceneratorit të Tiranës dhe të Berishës, ajo u pyet nëse mund të ketë një ‘republikë të prokurorisë’.

“Në fakt tani për SPAK, prokurorët flasin çdo ditë në media. Janë kryefjala e çdo headline mediatik. Flasin të gjithë prime time-t, janë në çdo media online. Nuk ka nevojë për kaq shumë mediatizim sepse do të vlerësoja një Prokurori që punon pa pasur nevojë për mbështetjen e medias. Mendoj se publikimet duhet të bëhen kur jepet vendimet nga gjykata. Nuk i bën mirë profesionalisht edhe Prokurorisë dhe SPAK. Tek Berisha kemi double standard sepse kemi një njeri që ka qenë në pozicione të rëndësishme dhe që nuk pranon urdhrat e Prokurorisë. Nuk ka pranuar urdhrin në 1998 kur e ka thirrur Prokuroria dhe vazhdon të jetë i njëjti Berishë në 2023 dhe nuk merret asnjë masë. Nga ana tjetër, nuk mendoj se Prokuroria 2023 duhet të sillet si prokuroria e 1998.“, shtoi Luarasi.

Lulzim Basha: Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare (Fjala e plotë)

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË AKTIVITETIN PËR 33-VJETORIN E PD

Të nderuar demokrate dhe demokratë,

Të nderuar të ftuar, miq të çmuar të Partisë Demokratike,

Të nderuar qytetarë shqiptarë,

Jemi mbledhur sot bashkë për të kujtuar një ditë të shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

33 vite me parë, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtarë dorëzuan në minsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partinë e parë që shënoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, që çoi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjeçar komunist në Shqipëri.

Ata 343 firmëtare të parë të themelimit të Partisë Demokratike, pedagogë, studentë intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre, nuk përfaqësonin vetëm maturinë dhe inteligjencën e tyre; ata përfaqësonin aspiratën e një shoqërie të tërë, aspiratën e të rinjve shqiptare për liri dhe demokraci.

Pikërisht për këtë arsye, Partia Demokratike e Shqipërisë, 11 dhjetori si dita e themelimit të saj, është një nga ngjarjet më të bukura dhe me domethënese në historinë e popullit tonë.

Askush, asnjëherë, nuk do të mund të bëjë pis ngjarjen historike të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Askush dhe asnjëherë, nuk do të mund ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj që nga Tirana e deri në skajin më të largët të Shqipërisë.

Askush dhe asnjëherë, nuk do të mund ta përvetësojë historinë e saj.

Sepse Partia Demokratike e Shqipërisë, është partia e shoqërisë së lirë shqiptare, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e ëndrrës së madhe të një kombi të tërë për liri.

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj.

Ndaj sot, në 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithë themeluesit e Partisë Demokratike, gjithë ata njerëz të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte në vizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike të shqiptarëve, ishte drita e parë e shpresës për një Shqipëri të hapur, për një Shqipëri demokratike.

Të dashur motra dhe vellëzër demokratë,

E di që në këtë përvjetor nuk jemi aty ku do të donim të ishim!
E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë!
E di që në këtë përvjetor shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuan për partinë, nuk janë këtu me ne.
E di që në këtë përvjetor jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë këto vite.
E di që në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve,
e verbuar nga interesi personal
e frikësuar nga gjykimi i historisë
e trembur nga dora e drejtësisë!
E di që sot shumë qytetare pyesin: e kujt ËshtË Partia Demokratike?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,
Është partia e vlerave euro-atlantike
është partia e Shqipërisë pluraliste
është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të përvjetorit të themelimit,
Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu,
Por që në peshoren e kohës janë vetëm një çast;
Vetëm një çast në historinë tonë 33 vjeçare si demokratë
Vetëm një çast në historinë tonë 33 vjeçare si njerëz të lirë,

Vetëm nje çast në historinë tonë 33 vjeçare si pro-perëndimore
vetëm nje çast në historinë tonë qindra-vjeçare si shqiptarë patriotë që mbi Shqipërinë nuk vendosim asgjë dhe askënd!

PO, ne kemi bërë zgjedhjen tonë:

NE KEMI ZGJEDHUR SHQIPËRINË!
NDAJ SOT, NË 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJMË ME KOKËN LART PARA ÇDOKUJT QË PYET: e kujt ËshtË Partia Demokratike?
Partia Demokratike ËSHTË E SHQIPËRISË!!

Çdo gjë që bëjmë si parti politike, çdo objektiv që i vendosim vetes, çdo qëllim që duam të realizojmë: është për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Është për të mirën e tyre dhe të familjeve të tyre!
Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta çlirojmë dhe ta forcojmë ekonominë tonë
që t’ju japim më shumë mundësi për punësim
që ta rrisim mirëqenien tuaj personale dhe familjare
që të krijojmë kushte për ta mbajtur këtu rininë tonë të talentuar!

Këto nuk janë premtime të mëdha:
këto janë PLANET TONA KONKRETE!
NE DUAM T’I BËJMË ATO REALITET PËR JU!
NE E DIMË SHUMË MIRË SESI ATO BËHEN REALITET!

Në këto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pësuar shumë, por edhe kemi mësuar shumë!

Logon dhe firmën e partisë sonë e mbajnë mbi ngjarjet të rëndësishme për Shqipërinë:

E mban anëtarësimi në NATO, prej të cilit të gjithe ju bashkëqytetarë ndiheni sot më të sigurt
E mban levizja e lirë pa viza kudo në Europë, një ëndërr e bërë realitet për miliona shqiptarë
E mbajnë projekte të mëdha infrastrukturore anembanë vendit, të cilat ju të dashur qytetarë i përdorni përditë.

Të dashur motra dhe vellëzër,

Sot, në 33 vjetorin e themelimit tonë, duhet ta themi pa asnjë ndrojtje që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e përmbushi detyrën e saj ndaj pronarëve,
nuk e permbushi detyrën e saj ndaj të përndjekurve,
nuk e përmbushi detyrën e saj për vlerësimin e kontributeve historike.

Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndjerë të nëpërkëmbur, janë ndjerë të ofenduar, janë ndjerë të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua.
Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:

Për të gjitha ata kontributorë themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndjerë në shtëpinë e tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,
Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.

Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj,
është partia e studentëve të dhjetorit,
është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve,
është partia partia e njerezve të lirë
është partia e vlerave euro-atlantike
është partia e interesit kombëtar te shqiptarëve.
Partia Demokratike është familja juaj
ne ju mirëpresim të gjithëve!

Të dashur qytetarë shqiptare,

Kush mendon se Partia Demokratike e ka mbaruar misonin e saj, gabon rëndë!

Misioni ynë është misioni i shqiptarëve:

Ata sot kërkojnë një alternativë ndaj këtij pushteti të kalbur nga korrupsioni.
Ata sot kërkojnë të marrë fund teatri 30 vjeçar i tranzicionit, ku sa më shumë që bëjnë sikur inatosen, aq më të mëdha i kanë hallet,
Sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtarë, aq më të larta i qepin pazaret.

Shqiptarët i kanë kuptuar. I kanë kuptuar se çdo gjë që bëjnë e kanë për veten e tyre dhe asgjë në interes të Shqipërisë.
Shqiptarët i njohin mirë kush janë. Prandaj po i braktisin përditë e më shumë.

Dhe prandaj perditë e më shumë i kanë sytë nga ne.

Shqiptarët po na presin.

KY ESHTE MOMENTI YNË I VËRTETË:

Partia Demokratike e Shqipërisë, PARTIA JONË, do të bëhet partia e së ardhmes së shqiptarëve, partia e interesit kombëtar, partia e ekonomisë së lirë, partia e mirëqenies së shqiptarëve, partia e partneritetit të ngushtë dhe te përjetshëm me SHBA dhe BE.

Të dashur demokratë të rinj,

Muajt e fundit kam takuar shumë prej jush në çdo cep të Shqipërisë.

Pjesëmarrja, angazhimi dhe interesimi juaj është garancia më e bukur e së ardhmes tonë!

Sepse Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim!

Sepse Partia jonë është e vetmja alternativë europiane ndaj kësaj kaste politike të rrënuar nga korrupsioni dhe të vjetëruar nga pushteti!

Unë e di qe sot SHQIPËRIA ka nevojë për ne: ajo po na thërret, njësoj si para 33 vjetëve:

T’i japim fund tranzicionit shqiptar
T’i japim duart klasës politike 33 vjeçare
Të hapim një faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët!

Dhe Ne, Partia Demokratike, do ta bëjmë këtë!
Sepse ShqipËria do tË bËhet!

Do ta bëjmë, ashtu sikurse kemi filluar, me sinqeritet dhe modesti me njerëzit, duke i afruar ata që kanë përzemër fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Duke folur përditë me njerëzit, duke i takuar ata nga afër dhe duke biseduar sy më sy, më këdo që është zhgënjyer me sistemin politik 33 vjeçar.

Duke e forcuar bashkëpunimin tonë të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe partnerët tanë strategjikë, të cilët kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm në këto 33 vite tranzicion për demokracinë dhe shtetin shqiptar, dhe të cilët i falenderoj nga kjo sallë në emër të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike.

Të dashur motra dhe vellëzer demokratë,
Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte.

Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkëqytetarëve tanë janë në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Krimi duket se ka pushtuar gjithë vendin.
Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë.
Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.

Shqiptarët kanë lënë shtëpitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.

Arsimi dhe shëndetësia janë në degradim të plotë.

Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetëm korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim.

Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.

Shqiptarët mezi e kanë pritur këtë ditë!

Ata kanë 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.

Sepse vetëm kështu mund të ngrejmë shtetin e së drejtës dhe të forcojmë demokracinë në Shqipëri.
Sepse fatkeqësisht sistemi ynë politik ka dështuar.

Ketu tek ne, një person i vetëm, kryeministri, është mbi gjithçka. Sot, pushteti i tij është absolut. Ai vetë zgjedh, vetë vendos, vetë zbaton!

Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit që përdhosin Kuvendin e Shqipërisë duke shkelur kështu me këmbë zgjedhësit e tyre, qytetarët shqiptarë!

Kështu parlamenti çnderohet përditë, i tëri në dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomikë.

KY MODEL ËSHTË I GABUAR!
KY MODEL ËSHTË I VJETËR!
KY MODEL NUK I ÇON DOT SHQIPTARËT NË EUROPË!
KY MODEL DUHET DHE DO TË NDRYSHOJË!

Te dashur qytetare,

Ne jemi këtu sepse besojmë tek një model ndryshe. Besojmë tek demokracia dhe politika normale në shërbim të njerëzve.

Prandaj kemi propozuar listat e hapura për zgjedhjet e ardhshme, që ju japin mundësi qytetarëve të zgjedhin vetë kush do t’i përfaqesojë.
Prandaj duam t’i japim mundësinë diasporës shqiptare të votojë si një garanci e madhe për demokracinë shqiptare.

Prandaj kemi propozuar në Kuvend vetingun për politikanët, në mënyrë që të kalojmë në sitë të gjithë ata që do t’ju përfaqësojnë juve!

Prandaj duam të zgjedhim presidentin nga populli, që institucionet tona publike të mos bëhen vartëse të njëri-tjetrit në kurrizin tuaj,

Prandaj kemi hapur partinë tonë në garën e brendshme për të afruar sa më shumë të rinj, gra dhe intelektualëve,

Prandaj kemi vendosur t’jua prezantojmë 140 kandidatët tanë për deputetë një 1 vit para zgjedhjeve!

Sot besoj më shumë se asnjëherë që kjo politikë,
politika që ndërton dhe nuk shkatërron,
politika e ideve dhe jo politika e dhunës,
është politika që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dhe këtë do të bëjmë NE.

Ky është misioni i Partisë Demokatike të Shqipërisë
për një Shqipëri të zhvilluar
për një Shqipëri europiane.

Ndaj me mirënjohjen me të thellë për sakrificat, kurajon dhe qëndrueshmërinë e themeluesve të Partisë Demokratike.

Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që na kanë besuar dhe na kanë votuar ndër vite.

Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë drejtuesit dhe drejtueset e degëve dhe strukturave tona, për të gjithë anëtarët e anëtaret e Partisë Demokratike dhe për të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm demokratë,

Ju uroj të gjithëve: Gezuar 33 vjetorin!

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë!

Rroftë Shqipëria!

Ceremonia për PD, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se është i vetëdijshëm se në këtë përvjetor të themelimit të PD, një pjesë e atyre që punuan për këtë parti, nuk janë të pranishëm.

Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD.

Ai tha se një pjesë e elitës së PD po sillet rrugëve, nga frika e drejtësisë dhe shtoi se shumë shpejt do të paraqesë programin për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“PD është partia e ëndrrës së një kombi për liri. PD ishte drita e parë e shpresës për një Shqipëri demokratike, europiane dhe perëndimore. Në këtë përvjetor nuk i kemi në krahë të gjithë. Shumë nga ata që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne.

E di që një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e trembur nga dora e drejtësisë. E di që shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. Është partia e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne.

Në peshoren e kohës, janë vetëm një çast në historinë tonë 33 vjeçare si demokratë. Vetëm një çast në historinë tonë që si shqiptarë patriotë nuk vendosim askënd mbi Shqipërinë. PD është e Shqipërisë.

PD është e Shqipërisë, çdo gjë që bëjmë, çdo qëllim që i vendosim vetes është për shqiptarët. Po përfundojmë dhe shumë shpejt do të shpalosim programin tonë që ta çlirojmë ekonominë, që ta mbajmë këtu rininë tonë.”

PAMJET e atmosferës së jashtëzakonshme, reagon Basha pas ditës festive të demokratëve: Sepse Shqipëria do të bëhet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë në mbrëmje momente festive të demokratëve, teksa simpatizantë të shumtë, drejtues dhe ish-drejtues të PD-së ndër vite u mblodhën sot në Pallatin e Kongreseve, në 33-vjetorin e themelimit të partisë së parë pluraliste të Shqipërisë.

“Së bashku me këta demokratë të jashtëzakonshëm ne do të hapim një faqe të re për Shqipërinë dhe për shqiptarët!”, theksoi kryedemokrati Basha, në një reagim tjetër pas takimit festiv dhe atmosferës së jashtëzakonshme që sollën në këtë ditë të veçantë për PD-në me qindra dhe mijëra simpatizantë dhe opizitarë nga mbarë Shqipëria.

“SEPSE SHQIPËRIA DO TË BËHET!” – shkruan Basha, në mesazhin e tij.

Çfarë u klikua më shumë në Google për vitin 2023, njerëzit e mbarë globit janë të interesuar për …

Gjigandi i teknologjisë me bazë në Kaliforni, Google, ka publikuar një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta të vitit 2023 në funksionin e tij të rregullt “Viti në kërkim”, duke theksuar momente të paharrueshme të kulturës pop, humbjen e të famshëmve të dashur dhe lajmet tragjike me pasoja globale.

Në domenin e lajmeve, kërkimi kryesor ishte lufta e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, sipas të dhënave globale të Google, e ndjekur nga pyetjet në lidhje me tragjedinë e nëndetëses Titanik në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqia në shkurt.

Personi më i kërkuar në Google nga përdoruesit këtë vit ishte qendërmbrojtësi i Buffalo Bills, Damar Hamlin, i cili pësoi një atak në zemër në fushë gjatë një ndeshjeje në janar, por që atëherë është kthyer në lojërat e NFL me shumë bujë.

Tjetra është aktori Jeremy Renner i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë me borëpastruese në fillim të vitit 2023.

Aktori i ndjerë Matthew Perry dhe këngëtarja Tina Turner udhëheqin kërkimet për të famshmit që kanë ndërruar jetë.

Në fushën e argëtimit, filmi “Barbie” dominon këtë vit kërkimet në Google nga bota e filmit, i ndjekur nga “Oppenheimer” dhe trileri indian “Jawan”. Dalja e njëkohshme e filmave “Barbie” dhe “Oppenheimer” në kinema në korrik, që ngjalli kaq shumë interes, krijoi një fenomen kulturor të quajtur “Barbieheimer”, duke kombinuar emrat e dy filmave.

Në televizion, “The Last of US”, “Wedneseday” dhe “Ginny and Georgia” janë tre shfaqjet kryesore për të cilat u interesuan përdoruesit e Google në 2023.

Për muzikën, kërkimi kryesor ishte për këngën “Idol” të Joasobit. Ajo u ndoq nga ‘Try That in A Small Town’ të ​​Jason Aldean, i cili u ngjit në top lista pas polemikave këtë verë, dhe më pas Bzrp Music Sessions, Vol. 53″ nga Shakira dhe Bizarap.

Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të tendencave kryesore të kërkimit të Google. Inter Miami, shtëpia e re e superyllit argjentinas Lionel Messi, udhëhoqi rrugën në trendet e Google për ekipet sportive.

Dhe veçanërisht në SHBA, shumë përdorues e kaluan vitin 2023 duke pyetur pse vezët, biletat për koncertet e Taylor Swift janë kaq të shtrenjtaFjala “ritz“, e quajtur së fundmi fjala e vitit në Oksford, kryeson kërkimin për përkufizimin e një fjale zhargon.

Google tha se ka mbledhur të dhënat e kërkimit për vitin 2023 nga 1 janari deri më 27 nëntor të këtij viti.

Hajdutët e historisë përballë të vërtetës shterruese të protagonistëve!

Nga Azgan Haklaj

Trebythkëndëshi nuk ka vjedhur vetëm taksat e shqiptarëve duke i shndërruar në kulla, inceneratorë, pallate, vila e resorte në bregdet, operacione plastike bukurie etj. Ky trinom famëkeq po përpiqet të vjedhë edhe historinë. Këta mobokratë vjedhin gjithçka edhe datat e shenjta të kombit.

Trebythënjakët e kanë tejkaluar edhe barbarinë mesjetare të Luigjit te 14-të. Triumvirati 33-vjeçar nuk është anonim. Ka emra të përveçëm që janë kthyer në makth e neveri për shqiptarët.

Ata janë Triarkia sunduese prej më shumë se tre dekada Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta.
Berisha vodhi 8 dhjetorin dhe grabiti dt. reale të themelimit 12 dhjetorin e PDSH-së duke ia dhuruar këtë datë historike Ramiz Alisë si ditëlindje dt. 11 dhjetor për të përligjur Katovicën me demokracinë e hipotekuar duke konstruktuar në gërmadhat e diktaturës neodiktaturën ku vetë do të ishte violina e parë siç edhe ndodhi.

Në memorien e shqiptarëve janë të ngulitura mirë thirrjet e tij me histerizëm në Qytetin Studenti ato ditë përplasjesh të mëdha: “Unë kam Partinë time (PPSH)” dhe “Rroftë shoku Ramiz Alia”.

Kjo dëshmon qartë ujdinë e tij me Ramiz Alinë për të rrëmbyer PDSH-në pa qenë themelues i saj i cili deklaronte atëkohë se jam mik i studentëve dhe kërkesa e tij ka qenë për pluralizëm mendimi dhe jo për pluralizëm politik.

Edhe Enver Hoxha e ka grabitur atë kohë 8 Nentorin 1941, me të njëjtin stil veçse në kohë e muaj të ndryshëm. Kështu kanë vepruar komunistët duke shpallur ditën e çlirimit 29 nëntorin në të njëjtën ditë të shpallur nga Jugosllavia e jo ditën e vërtetë të çlirimit që përkon me datën 28 të nëntorëve të lirisë të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe Ismail Qemalit.

Sigurisht që dt. 29 nëntor është e memorizuar si data e pushtimit komunist të Shqipërisë që ka filluar nga Shkodra.

Sot Saliu i tretë shpall me beniaminët e tij dhjetorin e dytë dhe bën mufkën e fundit sulltanore duke nxjerrë të bijën si trashëgimtare mbasi vetë e din se edhe po të ishte 30 vjeç e ka të pamundur ekzistencën politike pas damkosjes nga bota demokratike nongrata. Nongrata tjetër e bija e Sulltanit të Lalzit ju bën pyetjen retorike demokratëve: –

Ku gabuam???

Po i përgjigjem unë siç do i përgjigjej secili demokrat qëndrestarë i këtij vendi. – Mos e kërko gabimin larg se e ke në familje, me emër e mbiemer. Ai është Marshall Sali Berisha. Hajdut i pasurisë dhe avenirit të shqiptarëve.

Ju mund të vidhni toka e kulla e ndoshta t’i gëzoni përjetësisht por vjedhjen e historisë dijeni se e keni përkohësisht, se historia eshtë bujare kur të fut nga dera por po luajte me të bëhet xanxare dhe të nxjerr nga oxhaku. Dhe oxhaku i historisë është jo vetëm me prush por ka dhe blozë.

Oxhaku i historisë do të rezervojë të njëjtën gjë edhe për Skënderbeun e Spiropalit Edi Ramën që u përpoq të vidhte 8 dhjetorin për të promovuar Spiropalin si pasardhëse të tij pas përcëllimit të Erion Velisë nga zjarri i inceneratorëve.

Brezat e demokratëve tashmë e kanë të qartë se askush nuk mund ta vjedhë historinë e 12 dhjetorin, ditëlindjen e PDSH-së që lindi në vullkanin studentor dhe dimrin e acartë të vitit 1990 e shndërroi në pranverë të lirisë e demokracisë shqiptare.

Është moment historik që protagonistët të thonë të vërtetën troç.
Ndriçimi i të vërtetës është mision historik kombëtar.
Shqiptarët duan të vërtetën!

Investigimi i BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania fituese e kontratës së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV (IEBV SPV) nënshkroi një marrëveshje nënkontraktimi me një prej kompanive themeluese të saj, Integrated Technology Services, (ITS) me një vlerë 1.5 miliardë lekë dhe një afat 12 mujor.

Kontrata, një kopje e së cilës është sekuestruar vite më vonë nga SPAK, është lidhur midis ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, dhe administratorit të ITS, Klodian Zoto, dhe kishte për qëllim realizimin nga kjo e fundit të punimeve civile për mbylljen e landfillit të Sharrës, rivitalizimin e zonës dhe projektimin dhe ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe të infrastrukturës së nevojshme.

Megjithatë, sipas ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, kompania nënkontraktore nuk e zbatoi kurrë kontratën; madje, në përgjigje të një letër porosie, ai i tha prokurorëve në vitin 2023 se firma e hedhur në marrëveshje nuk ishte e tij.

“Ai deklaron se nuk është nënshkruar nga ai kjo kontratë, të cilën po e shikonte për herë të parë”, citon Prokuroria e Posaçme.

“Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni që shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, të ketë furnizuar apo sjellë ndonjëherë materiale për punime te kantieri i Inceneratorit të Tiranës”, shton organi i akuzës.

Pesë vjet pas nënshkrimit të kontratës të koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) lëshoi të premten dy masa sigurie “arrest me burg” ndaj biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim.

Sipas të dhënave të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë të lëshuar ndaj dy të pandehurve nga gjyqtarja Irena Gjoka, Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

Vendimi i GJKKO-së përmban në total 15 masa sigurie dhe përfshin zyrtarë qendrorë dhe vendorë – me në krye ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako, drejtorin e bashkisë Tiranë Taulant Tusha, dhe të akuzuar të tjerë pjesë të komisioneve që miratuan kontratën koncesionare.

Mërtiri dhe Zoto janë dënuar më herët për akuza të ngjashme në lidhje me kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit. Ata janë aktualisht në arrati dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit. Dy biznesmenët nuk ishin të arritshëm për koment.

Fillimi > -Kronikë
Investigimi i BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës
11 Dhjetor, 2023 16:16Cash Flow InceneratoritMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Fatura fiktive

Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

Sipas Prokurorisë, nga aktet e administruara në lidhje me të ardhurat që ka deklaruar në organet tatimore, shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, deri në momentin e vendosjes së masë së sigurimit “sekuestro preventive”, rezulton të ketë përfituar rreth 6 miliardë lekë (60 milionë euro) të ardhura nga bashkitë e qarkut Tiranë nëpërmjet tarifës së depozitimit të mbetjeve për incenerim në venddepozitimin e Sharrës.

IEBV ka deklaruar gjithashtu rreth 2.88 miliardë lekë (28 milionë euro) blerje nga kompania nënkontaktore “Integrated Technology Services”, ITS, me administrator Klodian Zoto, i cili sipas SPAK është gjithashtu aksioner në hije i kompanisë koncesionare.

Ndërkohë, nga analizimi i llogarive bankare që shoqëria koncesionare disponon në bankën Credins dhe në bankën Raiffeisen, në monedhën vendase, por edhe atë të huaj, sipas SPAK rezulton se ITS ka përfituar nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, vlerën monetare prej 3 miliardë lekësh dhe 6,7 milionë eurosh, shumë kjo më e madhe se faturat e lëshuara.

Sipas Prokurorisë, firma e administratorit italian të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, në kontratën e dhjetorit 2017 me shoqërinë “Integrated Technology Services” është e falsifikuar.

“Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të nënshkrimit, nr. 10200, datë 27.10.2023, ka rezultuar se në dokumentin objekt ekspertimi ‘Kontratë’, datë 07.12.2017, mes shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me administrator shtetasin italian Giusseppe Ciaffaglione dhe shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, me administrator shtetasin Klodian Zoto, nënshkrimi, aty ku gjendet shenja e vulës, nuk duhet të jetë nënshkrimi i shtetasit Giusseppe Ciaffaglione”, shprehet SPAK.

Ciaffaglione ka deklaruar se ka qenë i punësuar deri në vitin 2017 te shoqëria italiane “Energy Recuperator SPA”, e cila është kontraktuar për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Më pas, në gusht të vitit 2017, i ka mbaruar kontrata me shoqërinë italiane dhe ka lidhur kontratë me shoqërinë shqiptare të shtetasit Klodian Zoto, të cilin ia ka prezantuar Mirel Mërtiri. Po ashtu, ai deklaron se të gjitha detyrimet për pagesat për qiratë, strehimin dhe nevojat e tij ia ka mbuluar shtetasi Klodian Zoto, nëpërmjet kompanive të tij “ITS” dhe “Zoto Consulting”.

“Ai deklaron se pavarësisht se ka figuruar si administrator tek Inceneratori i Tiranës, angazhimi i tij kryesor, fizik dhe material, ka qenë tek Inceneratori i Fierit”, thekson SPAK, duke cituar shtetasin italian.

Ciaffaglione i ka thënë prokurorëve se pavarësisht se ai ishte administratori i kompanisë koncesionare, me anën ekonomike janë marrë punonjëse të lidhura me shtetasin Klodian Zoto, të cilat i jepnin “formularë të paplotësuar, kuponë për të kryer transferta në bankë etj, dhe që ai i nënshkruante pa ditur as shumën e transfertave dhe as përfituesit e këtyre transfertave.”

“Ai deklaron se gjatë punës së tij si administrator i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, ka vënë re dokumentacione që mbanin nënshkrimin e tij, por që në të vërtetë nuk ishin nënshkruar nga ai. Për këto konstatime ka pyetur shtetasin Klodian Zoto, i cili i ka thënë që nuk ka arsye pse të shqetësohet.”

Përveç miliardave të përfituara nëpërmjet kontratës që dyshohet si e falsifikuar, ITS ka përfituar gjithashtu të ardhura në sajë të faturave nga subjekte fiktive, të cilat janë paraqitur si punime të kryera për shoqërinë “Integrated Energy BV SPV”, me një vlerë totale prej 409 milionë lekësh.

“Nga aktet e administruara rezulton se këto vlera monetare të siguruar në sajë të mashtrimit nëpërmjet paraqitjes së faturave të falsifikuara, janë tërhequr një pjesë e madhe e vlerave monetare në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, shkruhet në vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përgatitur preventiva të falsifikuar duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit për fitimin e kontratës koncesionare të inceneratorit.

“Në rrethanat e mësipërme, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aksonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’ me pasoja të rënda, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.”

Pronarë “de facto”

Ministria e Mjedisit e ka lidhur kontratën për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës më 31 gusht 2017 me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila u regjistrua në Holandë nga bashkimi i tre shoqërive: “Integrated Technology Services” me përfaqësues Klodian Zoto, “Energy Recuperator SPA”, me përfaqësues Ernesto Granelli, dhe “Paul Wurth Spa” me përfaqësues Thomas Ealter Hansmman.

Kompania e Granellit është blerë nga “Paul Wurth SPA”, ndërsa kjo e fundit ia ka shitur aksionet e saj tek Integrated Energy BV, kompanisë shqiptare ITS. Sipas deklarimit të shtetasit Thomas Hansmann, administratori i shoqërisë “Paul Wurth Italia SPA”, kompania e tij i ka shitur aksionet te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV” në dhjetor 2017, pasi projekti i ndërtimit të inceneratorit në Tiranë hasi në probleme.

“Ai deklaron se Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar asnjëherë pasi kishin dalë probleme me lejen e ndërtimit nga autoritetet shqiptare, si dhe kishte probleme për sigurimin e financimit dhe pas një apo dy vitesh shoqëria e tij ka vendosur të dalin nga të qenit aksionerë duke ia shitur të gjitha kuotat e aksioneve aksionerit tjetër shqiptar themelues te shoqëria holandeze ‘Integrated Energy BV’,” thekson Prokuroria.

Nga të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, është konstatuar një marrëveshje e panënshkruar, ku në përmbajtje përshkruhet se shoqëritë italiane “Energy Recuperator SPA” dhe “Paul Wurth Italia SPA” ishin të detyruara që t’i shisnin aksionet që ato zotëronin te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, te shoqëria shqiptare e shtetasit Klodian Zoto “Integrated Technology Services” sh.p.k, në momentin që do t’i kërkohej nga kjo shoqëri. Sipas Prokurorisë, kjo marrëveshje i përket kohës para se të kryhej regjistrimi i shoqërisë “Integrated Energy BV” në Holandë.

“Në këto rrethana rezulton se shoqëritë italiane janë përfshirë si aksionerë të shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV” vetëm për të plotësuar kriteret teknike, por “de facto” si përfituese reale e koncesionit ka qenë shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, ‘Integrated Technology Services” sh.p.k’”, shkruan Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, të dhënat e përftuara nga sekuestrimi i kompjuterit të shtetit Klodian Zoto gjithashtu tregojnë se ai dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët dhe kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime në lidhje me shoqërinë hollandeze, përfshirë hapjen e llogarive bankare në emër të shtetasit Mirel Mërtiri në Zvicër dhe Bullgari.

Sipas fakteve të mbledhura nga SPAK nga komunikimet elektronike midis të dy biznesmenëve, rezulton se ata qëndrojnë pas një grupi kompanish, përfshirë “Albtek” sh.p.k, “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Services” sh.p.k, “Artemis Farm” sh.p.k, “CGC” sh.p.k, “Miklo Construksion” sh.p.k, “Consulting SE Partners” sh.p.k dhe “Zoto Consulting” sh.p.k.

Komunikimet dhe mosmarrëveshjet midis partnerëve sugjerojnë se Mërtiri kishte rolin operativ në menaxhimin e grupit, ndërsa Zoto atë të drejtuesit financiar.

Mbi 4 vite nga tragjedia e tërmetit në Shqipëri, VOA: Ende të paqarta përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara

Në Shqipëri 4 vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 miliardë euro dëme përgjegjësitë për dëmet mbeten të paqarta. Autorët e dyshuar të abuzimeve që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë. Sipas dokumentave të siguruara nga Zëri i Amerikës nga proçeset e hetimit dhe gjykimit, dhjetëra zyrtarë dhe ish zyrtarë lokalë, janë nën akuzë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq edhe programi i rindërtimit, është shoqëruar me kritika për proçedurat e tenderimit.

Proçeset hetimore të nisura në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës të nëntorit të vitit 2019, sipas një analize të Zërit të Amerikës, japin një pamje të paqartë të përgjegjësive ligjore për një pjesë të banesave të shkatërruara.

Tërmeti shkaktoi 51 viktima, 50 prej të cilave në Durrës dhe Krujë. Në të dy qytetet filluan hetimet nën dyshimet për abuzime nga zyrtarë lokalë, ndërtues dhe inxhinierë.

Zyrtari më i lartë që po përballet me drejtësinë për këto pasoja është Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit. Ai u arrestua në qershor të këtij viti dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me proçedurat për ndërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Bashkë me të në gjykatën e posaçme, prokuroria dërgoi për gjykim edhe ndërtuesin si dhe disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Zëri i Amerikës, prokuroria e Durrësit dhe Krujës kanë hetuar rreth 20 të pandehur nën akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vrasje nga pakujdesia.

Në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 26 qytetarë, prokuroria dërgoi për gjykim 16 persona.

Nga të dhënat e dosjeve të gjykimit, mes tyre janë një sërë zyrtarësh, në sektorin e legalizimeve, të inspektimit të ndërtimeve, të kadastrës si dhe ndërtues e inxhinierë. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë. Gjykata e la këtë masë vetëm për 4 të pandehur, ndërsa për 12 të tjerët vendosi gjatë hetimeve detyrim paraqitje.

Organi i akuzës kishte kërkuar dënime nga 1deri në dy vjet burg, për 16 të pandehurit. Sot rezulton se 4 prej tyre janë shpallur të pafajshëm dhe 5 fajtorë. Prej të dënuarve, vetëm dy kanë kryer dënime me burg sipas kërkesës së prokurorisë, ndërsa për tre të tjerët, gjykata vendosi shërbim prove, ose punë të detyruar. Këto vendime janë apeluar si nga individët ashtu dhe nga prokuroria.

Për 7 të akuzuarit e tjerë, hetimet për dy janë pezulluar për shkak të hetimit në mungesë, dy kanë ndërruar jetë dhe për dy të tjerë, gjyqi nuk pas përfunduar ende në shkallën e parë në Durrës. Ndërsa për të dyshuarin e 7 hetimet janë pushuar.

Në Gjykatën e Apelit, sot ka një dosje voluminoze lidhur me këtë çështje dhe gjasat që ajo të merret në shqyrtim janë të pakta për shkak të numrit të lartë të dosjeve, mbi 37 mijë që presin shqyrtim.

“Për mua është një çështje e mbyllur. Në Gjykatën e Apelit ka 37 mijë dosje. Kjo gjykatë nuk ka asnjë nxitim për të shqyrtuar këto çështje, kur ka dhjetra të tjera ku rrezikohen afatet e paraburgimit për njerëz të botës së krimit, apo kur ka interesa të fëmijëve apo personave të moshuar, të cilët mund të presin nga gjykata aspekte të cakuara. Mendoj se nuk do të ketë asnjë surprizë, dhe në vendimin e Gjykatës së Apelit, por dhe në Gjykatën e Lartë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Klodiana Lala, gazetare.

Zona tjetër më e dëmtuar nga tërmeti ishte Thumana me 24 viktima. Edhe prokuoria e Krujës regjistroi 12 proçedime penale.

Një prej tyrelidhet me përgjegjësitë për shembjen e dy pallateve në Thumanë ku humbën jetën 24 personat. Kjo çështje është në hetim dhe ende nuk ka asnjë të akuzuar.

“Ka patur një dyshim të fortë që dy pallatet mund të ishin dëmtuar nga tërmeti i shtatorit të po atij viti. Kjo nuk u pranua asnjëherë nga institucionet. Është një hetim që nuk ka dhënë ende rezultate deri tani”- vijoi Klodiana Lala, gazetare.

Edhe për 5 procedime të tjera në lidhje me dëmtimet e disa pallateve dhe të një shkolle në zonën e Krujës ende nuk kanë autor.

5 procedime penale janë pushuar, ndërsa vijon hetimi dhe gjykimi për një proçedim me 5 shtetas, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkaq edhe prokuroria e Tiranës, ku u regjistrua vetëm një viktimë nga tërmeti, ka marrë në hetim mbi 40 persona dhe ka dërguar për gjykim 14 prej tyre si dhe 4 shoqëri ndërtimi për ndërtim pa leje, falsifkim dokumentash dhe mashtrim.

Por edhe 4 vjet pas tërmetit, autorët e dyshuar për abuzimet që mendohet se thelluan pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore, në disa raste ende nuk janë zbuluar, ndërsa në pjesën më të madhe vijojnë të përballen me drejtësinë.

Fillimi > -Kronikë
Mbi 4 vite nga tragjedia e tërmetit në Shqipëri, VOA: Ende të paqarta përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara
11 Dhjetor, 2023 19:04GhfjfghjfghjMadhësia e tekstit:

Rindërtimi

Veç viktimave, tërmeti shkaktoi edhe një dëm ekonomik prej më shumë se 1 miliard eurosh, gati sa një e katërta e buxhetit shtetit të vitit 2019.

Në shkurt të vitit 2020 konferenca e donatorëve në Bruksel ofroi 1 mld e 115 milionë euro, ndihma dhe kredi për përballimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Qeveria shqiptare miratoi një ligj të posaçëm dhe ngriti një Ministri të re, atë të rindërtimit, për të udhëhequr programin, i cili përfshin ndërtimin e objekteve të shkatërruara.

Në krye të saj ishte Arben Ahmetaj, deri në korrik të vitit 2022 kur u shkarkua nga detyra e Zv. Kryeministrit. Programi i rindërtimit kaloi në varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës. Zoti Ahmetaj, është në kërkim ndërkombëtar nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë. Hetimet ndaj tij nisën për rastin e inceneraorëve.

Sipas të dhënave zyrtare, kostoja totale e rindërtimit është llogaritur rreth 117 miliardë lekë ( rreth1 miliardë euro), prej tyre janë disbursuar rreth 80.6 miliardë lekë ( rreth 660 milionë euro) nga buxheti i shtetit ku përfshihen dhe 2.5 miliardë lekë grante të huaja ( rreth 21 milionë euro). Ndërkaq 8.5 miliardë lekë (mbi 70 milionë euro) janë paguar për bonusin e qerasë për familjet e dëmtuara.

Përfaqësues të opozitës janë kritikë dhe thonë se qeveria nuk arriti të thithë fonde mjaftueshëm nga konferenca e donatorëve.

“ Nga qeveria shqiptare ka patur mungesë angazhimi, mungesë dëshire le të themi dhe arrogancë për të marrë këto fonde me kredi të buta me norma interesi të buta duke preferuar të tenderonte nga buxheti i shtetit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, deputete e PD.

Gjatë një interpelance në parlament në mars të këtij viti Ministrja e Financave në atë kohë Delina Ibrahimaj shpjegoi arsyet e financimit më së shumti nga buxheti i shtetit për programin e rindërtimit.

“ Ne nuk i kemi thënë jo kredive. Shumica e kredive që u vunë në dispozicion në konferencën e donatorëve ishin kredi që do të rialokoheshin drejt rindërtimit. Një nga arsyet pse proçesi i rindërtimit u financua nga fondet e buxhetit të shtetit lidhej me nevojën për të ndërhyrë në mënyrë emergjente”- argumentoi Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në mars të këtij viti.

Nga ana tjetër ekspertë të financave publike i kanë kritikuar proçedurat e përshpejtuara për tenderat e programit të rindërtimit, që sipas tyre shmangin garën dhe rrisin mundësinë për klientelizëm. Open Data

Albania e mbështetur nga 28 deputetë të opozitës e paditi në Gjykatë Kushtetuese aktin normativ me fuqinë e ligjit ku mbështetej ky program, por gjykata në korrik të vitit 2022 nuk kishte numrin e mjaftueshëm të gjyqtarëve për vendimarrje dhe ankesa u konsiderua e rrëzuar. Zyrtarët nuk i pranojnë kritikat se në proçesin e tenderimeve për programin e rindërtimit ka favorizime dhe klientelizëm, por disa zhvillime të kohëve të fundit në fushën e hetimit hedhin dyshime të reja.

Në aktin normativ parashikohet skualifikimi e çdo operatori ekonomik nëse është ose ka qenë dënuar me vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale përfshirë edhe krimet në fushën e narkotikëve. Por ky parashikim në ligj, siç shprehet drejtorja ekzekutive e Open Data Albania Aranita Brahaj, dyshohet se është shkelur.

“SPAK e ka dhënë një vendim, një urdhër dhe gjykata e ka miratuar. Është rasti i një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Ishte i dënuar në Spanjë për krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar të lënëdëve narkotike, i cili kishte biznese në Shqipëri. Në momentin kur filluan tenderimet e rindërtimit kjo kompani përfitoi disa kontrata të rëndësishme në dy bashki kryesore të vendit. Gjithashtu gjatë këtij viti ne kemi dhe një padi tjetër, e cila ka shkuar në SPAK nga PD. Ka të listuar aty një numër të madh tenderash të rindërtimit dhe i kërkon prokurorisë të hetojnë nëse këtu jemi në kushtet kur paratë e kontratave publike janë përdorur edhe për të ndihmuar kompani, të cilat janë në biznes edhe për të pastruar produkte të veprave penale”- u shpreh për Zërin e Amerikës Aranita Brahaj, drejtore ekzekutive e Open Data Albania.

Programi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar dhe siç njoftojnë autoritetet janë disbursuar 80% e fondeve të parashikuara për të. Të pyetur nga Zëri i Amerikës për një afat se kur mendohet të përmbyllet, Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, thanë se ai është dinamik dhe se nuk mund të parashikojnë një afat./ VOA

Armando Broja në qendër të merkatos, sulmuesi shqiptar u përgjigjet interesimeve nga Turqia

Armando Broja po përpiqet të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi muaj më parë.

Ditën e djeshme, sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar ndaj humbjes me Everton djhe luajti për 67 minuta.

Kohët e fundit, emri i tij është lakuar shumë nga mediat e huaja pasi është në radarët e shumë klubeve në Premier League, por edhe jashtë saj. Qarkullojnë zëra se disa klube turke kanë shfaqur interes për Brojën. Siç bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, Broja nuk konsideron aspak një transferim në ligën turke. Sulmuesi kuqezi shpreson ende dhe dëshiron të luajë në Angli.

Ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji.

Mirëpo krahas një regjimi të duhur fizik, ekzistojnë shumë ushqime që mund t’ju ndihmojnë të digjni më lehtë yndyrnat.

Për këtë arsye, AgrWeb.org ka zgjedhur t’ju njohë me disa nga ushqimet më të mira, që do t’ju ndihmojë të largoni dhjamin e padëshiruar.

Speci Djegës

Sipas një studimi ku AgroWeb.org bazohet, thuhet se konsumi ditor i kapsicinës përshpejton humbjen e dhjamit në bark dhe rrit aftësinë e trupit për të shndërruar ushqimin në energji. Ajo që duhet të bëni për të përfituar nga speci djegës është ta përdorni atë sa më shpesh në gatimet tuaja.

Vezët

Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese e cila ndihmon në djegien e dhjamit. Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave të dobëta, të cilat mund të përshpejtojnë ritmin e djegies së dhjamit kur konsumohen për mëngjes.

Gjithashtu ato do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë, një faktor tjetër që ndikon në reduktimin e peshës.

Spinaqi

Perimet gjethe jeshile si spinaqi, janë plot me lëndë ushqyese si vitamina A, hekur dhe folate, që rrisin energjinë tuaj. Gjithashtu ato mund të zvogëlojnë oreksin, duke ndihmuar në frenimin e marrjes së kalorive.

Nga ana tjetër nxisin trupin tuaj për të filluar djegien e dhjamit falë përbërsve natyrorë të quajtura tilakoide.

Farat e kungullit

Një nga arsyet që metabolizmi juaj nuk po e djeg dhjamin sa ju do të dëshironit, mund të jetë niveli i ulët i magnezit në trup. Ky mikronutrient thelbësor është i nevojshëm për trupin për të prodhuar dhe ruajtur energji. Vetëm një gjysmë filxhani me fara kungulli, ofron gati 100% të nevojave tuaja ditore për magnez.

Hudhra

Ekspertët ia atribuojnë aftësinë e eleminimit të yndyrnave, një përbërësi të fuqishëm në hudhër, të quajtur acilinë. Duke qënë se hudhra ka një shije të fortë, ju mund ta shtoni atë në gatime të ndryshme për të përfituar më shumë prej saj.