21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Vula e PD, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës së parë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 Dhjetor për të shqyrtuar çështjen e legjitimitetit të vulës së Partisë Demokratike.

Në një njoftim nga ky institucion bëhet me dije se trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përbëhet nga Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili njohu “Rithemelimin” si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

Ringritja Meteorike e Partisë Demokratike!

Nga Sidi Hasanaj

Sot në pallatin e kongreseve Partia Demokratike organizoi një event celebrues me rastin e 33vjetorit të krijimit të saj.

Teksa qëndroja në sallë, e krahasoja me të njëjtin event të organizuar një vit më parë… ndryshimi ishte mahnitës. Vjet u realizua një koktej te një sallë e Hotel Internacionalit, me njerëz padiskutim tepër dinjitoz dhe qëndrestarë por që na peshonin në ndërgjegjie kujtime të eventeve pompoze e masive dikur.

Sot pas 1 viti, kuptova sa shumë gjëra kanë ndryshuar! Partia Demokratike sot ishte përsëri e madhe, në një event të tejmbushur me njerëz si kurrë ndonjëherë gjatë 2-3viteve të fundit!

Një ringritje meteorike, tashmë partia demokratike ka lënë pas të kaluarën, ka ringritur strukturat, njerëzit e saj politikë, ka ri-afruar rreth saj shumë demokratë që ishin larguar… ka rindezur motorët.

Por lajmi i mirë sot, nuk ishte vetëm “masiviteti” por edhe cilësia e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

Po huazoj një shprehje të mikut tim Murat Basha kur doli nga salla dhe ju drejtua kryetarit të Partisë “më në fund një përvjetor i PD pa komunistë, u deshën 33vite për të arritur këtu”!

Realisht u deshën 33vite për të arritur te krijimi i një bërthame totalisht të djathtë dhe anti-komuniste për partinë Demokratike!
Kryfjala e çdo fjalimi, ashta e PD sot ishte proklamimi i martirëve të përndjekur antikomunistë dhe dashuria e atyre demokratëve për SHBA-në!

Është simbiozë, janë të pandashme bashkë, vuajtjet në burgjet e ferrit Komunist dhe kampet e internimit me dashurinë për Amerikën!

Në netët më të errëta, kur i ftohti kishte ngrirë çdo qelizë të trupit të heronjve antikomunistë, burgjeve të Spaçit, QafëBarit, Bënçës etj, kur lodhja dhe pa ushqyerja prej skllavi kishte dërrmuar deri dhe shpirtin e tyre… në mendjen dhe zemrën e tyre digjej një zjarr i pashuajshëm për atdheun shpirtëror dhe mëmëdheun e të djathtës, e doktrinës kapitaliste :Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Sot në pallatin e kongreseve masiviteti i demokratëve gërshetohej me prejardhjen e tyre antikomuniste, me dashurinë e tyre për doktrinën e djathtë, për kapitalizmin, për sipërmarrjen, për pronën private!

E vërteta e madhe është që Sali Berisha është tashmë një vëgim i largët i Partisë Demokratike, ai përçmohet dhe neveritet nga te djathtët për afilacionin e tij me Komunistët, me Bllokun Enverist, për shprehjen e tij “bashkëvuajtës e bashkë fajtor”, për falenderimin dhe servilizmin që tregoi që në çastet e para për Ramiz Alinë duke e quajtur udhëheqës legjendar, për luftën brutale që ju bëri të djathtëve brenda Partisë Demokratike që në minutën e parë që përvetësoi partinë… Sali Berisha është tashmë një ëndërr e shëmtuar, një makth, i lënë pas në turpin dhe harresën e historisë.

Në 11 Dhjetor 1990 nuk u krijua Partia Demokratike, por u finalizua dhe u formalizua dashuria dhe zjarri i antikomunistëve Shqipëtarë. Është dita e krijimit të pluralizmit, sepse Partia e të Djathtëve, e Demokratëve ishte krijuar prej dekadash që me Sami e Mehdi Frashërin, jetonte në zemrat e martirëve të pushkatuar, varur, vdekur nga torturat më makabre nga e majta gjakatare, vetëm për dashurinë që kishin për doktrinën e Djathtë dhe afilacionin natyral me Amerikën.

Ah, por fati i keq, deshi që Partia e të djathtëve, Partia Demokratike e Shqipërisë shpejt të mbytej nga klika e Sali Berishës. E uzurpoi, e mbushi me ish sigurimsa, me mediokër, me njerëz të shantazhueshëm dhe largoi ashtën dhe ajkën e saj.

Por u deshte përsëri dashuria e vjetër, atdheu i të Djathtës, SHBA-ja ta largonte dorën e errët e pistë në korrupsion, vjedhje, vrasje të Sali Berishës nga PD.

Sot, mu provua se Lulzim Basha i rezistoi agresionit të Sali Berishës, tregoi durim, karakter, disiplinë në vuajtje dhe pafund sfida por në fund… sot ja riktheu partinë atyre që e meritojnë, të djathtëve!

Partia demokratike dikur ishte një grupim i pështirë funksionarësh që kishin ndarë poste, pushtet, skandale korrupsioni e morali, dhe që përfaqësonin pasurinë e oborrit të Berishës, SHBA dhe L.Basha bashkë me ne, e shporrëm atë kancer nga PD, sot ai është në oborrin e tij në luftë për tl ruajtur pasurinë nga Drejtësia dhe SHBA.

Sot PD është familje që e bashkon vizioni dhe dashuria për të djathtën dhe vendin, por pa asnjë lidhje me bandën e dikurshme të komunistëve që e kishin uzurpuar.

Padyshim, që ka shuuumë beteja e sfida përpara saj, dhe koha nuk premton, duhet ashtu siç bëri ringritjen meteorike, të bëj dhe dhe fuqizimin e saj meteorik. Duhet të godasë me shumë fuqi armikun e saj, Edi Ramën dhe pushtetin e tij shkatërrimtar, duhet të pasurojë organikln e saj, të realizoi beteja me Berishën dhe Ramën, tju tregojë shqipëtarëve sesa të pështirë janë në bashkëpunimin e tyre 33vjeçar (që te studia e të ndjerit S.Shijaku).

Padyshim që duhet të thithë të rinj me formim dhe vizion, duhet të shkatërrojë narrativën e analistëve të Berishës e Ramës dhe të bëj të mundur që e vërteta të gjëmojë kudo:

PD ka bërë një ringritje Meteorike!

FJALA E DEPUTETES ANDIA ULLIRI NË AKTIVITETIN PËR 33-VJETORIN E PD

Zonja dhe zoterinj,

Në këtë ditë të rëndësishme, ndërsa jemi mbledhur për të festuar ditëlindjen e 33-të të themelimit të partisë sonë, është një privilegj t’ju drejtohem mbi një temë që është jo vetëm në kohën e duhur, por edhe thelbësore në rrugëtimin tonë të përbashkët – rolin e pazëvendësueshëm të të rinjve shqiptarë në formësimin e fatit të partisë sonë dhe të kombit tonë të dashur.

Ndërsa përkujtojmë momentet historike që na kanë sjellë në këtë çast, le të reflektojmë mbi bazat e hedhura nga themeluesit e partisë sonë. Në gjenezë të pluralizmit shqiptar por edhe në rrugëtimin deri ditën e sotme, Partia Demokratike ishte forca politike që bashkoi forcat dhe shpresën e të rinjve për të ardhmen. Ishte rinia shqiptare që solli një frymë të re për demokracinë. Sot, është detyra jonë ta çojmë përpara këtë pishtar dhe duke e bërë këtë, duhet të njohim dhe të forcojmë zërin e tyre.

Rinia jonë, duke qëndruar në kryqëzimin e historisë me të ardhmen, mishëron thelbin e idealeve të forcës tonë politike. Në ëndrrat, energjinë dhe angazhimin e tyre të palëkundur ndaj kombit tonë, ne gjejmë trashëgiminë e gjallë të idealeve tona themeluese. Le të mos njohim vetëm potencialin e tyre, por le të integrojmë në mënyrë aktive perspektivat e tyre në Partinë Demokratike.

Ndërsa shënojmë këtë ditëlindje të themelimit, ne duhet të sigurohemi që parimet që ndezën lindjen e partisë sonë të vazhdojnë të udhëheqin veprimet tona. Duke përqafuar rininë shqiptare, ne forcojmë vetë thelbin që na bashkoi – angazhimin e palëkundur për përparimin, bashkimin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Të rinjtë me energjinë e pashtershme, me besimin për të ndërtuar sëbashku Shqipërinë europiane dhe kthimin e shpresës për të krijuar familjet e tyre këtu duhet të jetë sfida jonë. Së bashku, duhet të krijojmë një mjedis që inkurajon kreativitetin dhe vendosmërinë e tyre. Duke i fuqizuar ata, ne jo vetëm sigurojmë suksesin e vazhdueshëm të PD-së, por kontribuojmë në prosperitetin dhe unitetin e Shqipërisë.

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë demokratët, angazhimi ynë ndaj rinisë le të jetë dëshmi e përkushtimit tonë ndaj idealeve dhe parimeve që na lidhin.

Unë vetë dua të përmend në këtë fjalë timen së pari kënaqësinë dhe vlerësimin e treguar për të dhënë sot një mesazh bashkëmoshatarëve të mi, e duke përfitur nga rasti të ndaj me ju shkurtimisht edhe eksperincën time në politike.

Prej vitesh jam angazhuar në PD, duke ndjekur organizimet politike fillimisht në zonën time në Fushë-Krujë. Falë mundësisë, promovimit dhe besimit që më është dhënë në vitin 2021 jam zgjedhur deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Për mua përveçse privilegj, ka qenë dhe është përgjegjësi dyfishe për të përfaqësuar siç duhet të rinjtë shqiptarë, e më tej për të ndërmarrë nisma e iniciative në të mirë të tyre. Rrugëtimi politik patjetër që është sfidues, por unë mund ti them me bindje çdo të riu se në Partinë Demokratike do të gjejnë një derë të hapur dhe një dorë të shtrirë për bashkëpunin dhe mbështetje. PD është alternativa ku të rinjtë duhet të gjejnë vetveten.

Së bashku, ju ftoj të jemi modeli për të kultivuar një mjedis që nxit angazhimin, pjesëmarrjen aktive në proceset vendimarrëse politike dhe sociale për të rinjtë tanë. Duke i fuqizuar ata, ne hapim rrugën për një të ardhme ku Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë sinonim i progresit, vlerave demokratike dhe prosperitetit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Gëzuar PD!

Faleminderit .

Berisha feston themelimin me familjarët/ Shoqërohet nga Argita në sallën e vogël të Hotel Tirana, mungon Gaz Bardhi

Dita e sotme shënon 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi ta festojë në Pallatin e Kongreseve përvjetorin e themelimit të PD, ndërsa Berisha me mbështetësit e vet në Hotel Tirana Internacional (i njohur si 15-katëshi).

Sali Berisha shihet i shoqëruar nga vajza e tij Argita në ceremoninë festive që pritet të nisë me mbështetësit e Rithemelimit, ne nje salle te vogel te Tirana International. Ku dhe ne adresen zyrtare te Berishes, live nga ceremonia, jepet vetem podiumi dhe ata qe flasin e jo salla.

Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë. Nga aleatët mungon Mediu e Shehu.

Ndërkohë mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi.

Basha: Partia Demokratike mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Askush nuk është mbi ligjin.

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, feston në Pallatin e Kongreseve, 33 vjetorin e themelimit të saj.

Lulzim Basha e ka nisur fjalimin duke thënë se sot ata janë mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar jo vetëm për për pjesëtarët e partisë apo demokratët, por për të gjithë shqiptarët.

Basha tha se PD mbështet SPAK dhe luftën kundër krimit e pushtetarëve të korruptuar.

Fjala e Bashës

Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte.
Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike.
Krimi duket se pushtuar gjithe vendin.
Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë.
Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.
Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.
Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë.

Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.
Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim.
Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.
Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite!
Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.
Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri.
Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar.
Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton!
Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare!
Keshtu parlamenti ç’nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike.
KY MODEL ESHTE I GABUAR!
KY MODEL ESHTE I VJETER!
KY MODEL NUK I CON DOT SHQIPTARET NE EUROPE!
KY MODEL DUHET DHE DO TE NDRYSHOJE!

E kujt është PD?/ Basha: Kjo parti është vetëm e shqiptarëve!

Në 33 vjetorin e themelimit të PD, Lulzim Basha në fjalën e tij, u shpreh ndër të tjera se askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike.

Basha tha se PD është e shqiptarëve, ndërsa shtoi se “në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë”.

Fjala e Bashës:

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj.

Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per njëShqipërie demokratike.

E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!

E di qe ne kete pervjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di qe ne kete pervjetor shume nga njerezit qe punuan dhe kontribuan per partine, nuk jane ketu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Basha u shtrin dorën demokratëve: Kemi punuar, kemi gabuar por edhe mësuar. Ejani jepni kontributin në partinë tuaj

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur sot gjatë festës së 33 vjetorit të PD. Ai u zotua para demokratëve duke i ftuar për të kontribuar që të përmbushim mision e PD.

Fjala e Bashës

Në keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.
Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume!

Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet tërëndësishme për Shqipërinë E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt, e mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë, e mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.

Sot, ne 33 vjetorin e themelimit tone, duhet ta themi pa asnjë ndrojtje, që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e permbushi detyren e saj ndaj pronarëve, nuk e permbushi detyren e saj ndaj të përndjekurve,
nuk e permbushi detyren e saj për vlerësimin e kontributeve historike.
Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndierë të nëpërkëmbur, janë ndier të ofenduar, janë ndier të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua.
Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:

Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,
Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.
Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve tësaj,
është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve!

33-vjetori i PD-së, Basha: Mirënjohje themeluesve të Partisë Demokratike. Askush, nuk do të mund të bejë pis këtë ngjarje historike

Një eveniment i vërtetë ai i 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Kryetari Lulzim Basha ka zgjedhur të flas në mes të njerëzve për të treguar se ai është një prej tyre.

Përveçse ka falënderuar themeluesit e PD-së, Basha ka bërë thirrje për të gjithë për t’iu bashkuar Partisë Demokratike, sepse ajo është parti e të gjithë Shqiptarëve.

Misioni i PD-së është misioni i shqiptarëve, tha Basha, dhe PD-ja do t’i japë fund teatrit 30-vjeçar të tranzicionit.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Jemi mbledhur sot bashkë per te kujtuar një ditë te shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

33 vite me pare, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtare dorëzuan nëminsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partinë e parë që shenoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, qe çoi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjecar komunist ne Shqipëri.

Ata 343 firmëtare të parë të themelimit të Partisë Demokratike, pedagogë, studentë intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre, nuk përfaqësonin vetëm maturinë dhe inteligjencën e tyre; ata përfaqësonin aspiratën e një shoqërie të tërë, aspiratën e të rinjve shqiptare për liri dhe demokraci.

Pikërisht për këtë arësye, Partia Demokratike e Shqipërisë, 11 dhjetori si dita e themelimit të saj, është një nga ngjarjet më tëbukura dhe me domethënese në historinë e popullit tone.

Askush, asnjëherë, nuk do të mund të beje pis ngjarjen historike të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta fshije sakrificën e themeluesve të saj qe nga Tirana e deri ne skajin me te larget te Shqiperise.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta përvetësojë historinë e saj.

Sepse Partia Demokratike e Shqipërisë, është partia e shoqërisë së lirë shqiptare, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e ëndrrës së madhe të një kombi të tërë për liri.

Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per një Shqipërie demokratike.

PD është atje ku janë më shumë demokratë? Rexhep Uka: Si i numëruan, si në zgjedhjet e vitit 1996?

Rexhep Uka, një nga themeluesit e PD mbajti fjalën e tij gjatë takimit të organizuar nga Lulzim Basha në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku u shpreh mes të tjerash se në një vend ku parlamentarizmi funksionon, opozita është dora e fortë frenuese e qeverisë.

Uka komentoi edhe gjendjen në radhët e demokratëve, duke iu përgjigjur pretendimit se PD është atje ku ka më shumë demokratë, duke ironizuar se këta të fundit janë numëruar si në zgjedhjet e vitit 1996.
Ai shtoi se nuk duhet që për një agjendë personale të rikthehet frika e rrezikut anglo-sankson si në kohën e Enver Hoxhës.

“Sot nuk i kuptoj ata që thonë se PD është atje ku janë më shumë. Kush i numëroi, si i numëroi, si në zgjedhjet e 1996-ës? PD e vërtetë është atje ku është kauza, misioni dhe ëndrrat e studentëve të dhjetorit.

Në një vend ku parlamentarizmi funksionon, opozita është dora e fortë frenuese e qeverisë. Opozita vepron si duke vepruar ashtu edhe duke munguar. Kur dhuna pushton karriget e deleguara për fjalën e mençur, ata që i ke zgjedhur, i ke humbur për të mos i kthyer më. Kur e mësyn pushtetin vetëm me qëllimin e marrjes së tij pasi ke humbur kauzën, vërteton se nuk ke mundur të kthesh kulturën demokratike në edukatë.

Një qeveri në situatë të tillë me mungesë të qeverisë, mund të qeverisë gjatë por keq e më keq. Më groteskja se vetë opozita kërkon opozitën. Më thoni si t’ju emëroj? Kjo është më diabolikja. A realizuam premtimin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”? Jemi droguar me politikën e mbrapshtë, çdo ditë prodhojmë mashtrim. Shoqëria është në polarizim të skajshëm.

Rinia shqiptare ka marrë rrugët e kurbetit kur duhet të ishte duke investuar potencialet këtu. Qytetarët kërkojnë të fitojë e të mbretërojë demokracia. Të shpëtojmë nga kjo specie socialiste që ka kapur pushtetin dhe ka kapluar të vobektin, sepse partitë i kanë kthyer në biznes politik.

PD sot, kjo ku ndodhemi në këtë tubim, duhet të dijë ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve. Gjithnjë kemi qenë dhe jemi europian. Nuk duhet që për një agjendë personale të rikthejmë frikën e rrezikut anglo-sankson si në kohën e Enver Hoxhës”, u shpreh Uka.

Themelusi i PD, Rexhep Uka: Slogani i Berishës ”Shqipëria në rrezik”, si temë e doktoratës së Enver Hoxhës

Themeluesi i PD, Rexhep Uka ka hapur sot festën e 33 vjetorit të PD. Ai ndër të tjera se slogani i Sali Berishës ”Shqipëria në rrezik”, është si temë doktorature e ish dikatorit Enver Hoxha.

Ndër të tjera Uka tha se PD sot duhet ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve sepse ndryshe do ripërsëritenmi.

Integrimi tha Uka nuk vjen nga politikanë që për arsye personale e familjare na rikthejnë të rreziku anglo-amerikan.