31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Analiza e BIRN/ Inceneratori i Tiranës: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

Nga Edmond Hoxhaj

Në fund të vitit 2014, një specialist i sapodalë në pension i menaxhimit të mbetjeve merr një ofertë për t’u bërë këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit. Por në të njëjtën kohë, ish- sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako e çon të punojë për llogari të kompanisë “Integrated Technology Services” me aksioner Klodian Zoton.

Vladimir Bezhani ka dëshmuar në Prokurori se meqë pozicioni i tij si këshilltar i ministrit nuk paguhej, Bllako i kishte thënë se për të marrë pagën do ta punësonte te kompania e Zotos.

Investimi u kthye shpejt mbrapsht dhe në procedurat e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Bezhani luajti një rol të rëndësishëm për ta furnizuar kompaninë e Zotos me të dhëna mbi sasinë e mbetjeve që prodhonte Bashkia e Tiranës si dhe studime të mëparshme të kryera për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

Kjo do të ishte vetëm “maja e ajsbergut” në shkrirjen e funksionit publik me interesat private në aferën e inceneratorit të Tiranës – ku një sërë zyrtarësh të qeverisë qendrore dhe asaj lokale dyshohet se u vunë në dispozicion të projektit koncesionar të përfaqësuar nga dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.

Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO.

Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për korrupsion, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e akuzuan Prokurorinë se kishte amnistuar nga hetimi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ashtu siç e kisha paralajmëruar, ndodhi amnistria e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare,” deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp.

Shkeljet ligjore

Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme, shkelja e parë e identifikuar është dhënie e një bonusi prej 8 pikësh nga Këshilli i Ministrave për propozimin e pakërkuar të kompanisë “Integrated Energy” B.V e regjistruar në Holandë.

Sipas SPAK, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, i përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, sekretarin e përgjithshëm, Alqi Bllako, drejtoreshën juridike Alba Thoma dhe përgjegjësin e prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, Bledar Karoli, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës.

“…kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit,” thuhet në njoftim.

Zyrtarët e tre institucioneve në komision akuzohen se u kanë dhënë ndihmë biznesmenëve kontroversë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që të siguronin këtë koncesion.

Nga hetimi ka rezultuar se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Prokuroria vëren se kjo ka ndodhur falë ndihmës së dhënë nga vetë ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dhe vartësit e tij, Alqi Bllako, Alba Thoma e Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Ndërkohë, dokumentet standarte të koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, por nga vetë kompania e Zotos.

“Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto…, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, shtetasve Alba Thoma dhe Bledar Karoli,” deklaroi SPAK.

Ish-ministri Koka akuzohet se ka miratuar vazhdimin e procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të dokumenteve standarte të koncesionit nga ana e komisionit.

Anëtarët e komisionit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin edhe në lidhje me studimin e fizibilitetit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Nga hetimi janë gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga njësisë e qeverisjeve vendore, në 29 Euro për ton. Po ashtu, komisioni nuk ka marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare.

Komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë përfshirjen e të ardhurave që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

“Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët,” deklaroi SPAK.

Fshehja e pronësisë

SPAK thotë se ka vërtetuar që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV”, pavarësisht se janë përpjekur ta fshehin pronësinë përmes kompanisë së regjistruar në Holandë dhe deklarimit të aksionerëve fiktivë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nga hetimi kanë rezultuar prova se Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare, ndonëse ishin ata personat vendimarrës të kompanisë në Tiranë dhe kompanisë mëmë në Holandë, e regjistruar fillimisht si “Integrated Energy B.V” dhe më pas e ndryshoi emrin në “GeoGenix BV”.

SPAK ka dokumentuar gjithashtu se Zoto dhe Mërtiri kanë përfituar përmes faturave të falsifikuara shumën prej 409 milionë lekësh -çka ka sjellë edhe akuzën e pastrimit të parave.

Ata akuzohen gjithashtu se kanë përgatitur preventiva të falsifikuara, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre.

Në këtë aferë rezulton të jenë përfshirë edhe punonjës të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, shtetasit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola. Ata akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” duke pranuar deklarimin e pronarëve fundorë, pa kërkuar asnjë dokument justifikues që provonte ndryshimin e aksionerëve.

Përveç Zotos, zyrtari i vetëm i akuzuar për korrupsion në këtë çështje është ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

Bllako akuzohet se në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt një pajisje për biznesin e prodhimit të birrës së të atit me vlerë 119, 755 Euro. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë Bllako, me porosi të Zotos, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k. Po ashtu, Bllako akuzohet se i ka propozuar Zotos punësimin fiktivisht në shoqërinë e këtij të fundit të Vladimir Bezhanit gjatë kohës që ky i fundit ishte këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit./Birn

Kush është gjykatësja e parë shqiptare në SHBA

Një shqiptare do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Edit Shkreli më 8 nëntor, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të Nju Jorkut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.

Në ceremoninë e zhvilluar sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, nuk munguan dhe simbolet shqiptare. Sopranoja Dëshira Krliu këndoi himnin shqiptar, ndërsa në sallë nuk mungon flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Edit Shkreli ka përfunduar në vitin 2011 studimet për avokaturë në Nju Jork. Prej tetë vitesh ajo ka punuar në sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërsa si pjesë e angazhimit akademik ajo është pjesë e stafit pedagogjik në universitetin e drejtësisë në Nju Jork.

Veç angazhimit në sistemin e drejtësisë amerikane, Shkeli është aktive dhe në organizatat e komunitetit shqiptar që jeton në SHBA.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro”

Kursi për licencën e trajnerit UEFA Pro që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej disa javësh dhe në të marrin pjesë edhe emra të njohur të futbollit.

Ky kurs udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe bëhet fjalë për licencën më të rëndësishme për një trajner futbollit.

Të mërkurën e ardhshme i ftuar special i Federatës Shqiptare të Futbollit në një leksion të hapur të kursit me temën “Roli i trajnerit” do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, i cili do të diskutojë me të gjithë kursantët e këtij edicioni eksperiencën e tij si trajner.

Tekniku Silvinjo do të flasë për gjithçka ka të bëjë me punën e një trajneri dhe sigurisht do të japë këshillat e tij për trajnerët e rinj.

Leksioni do të zhvillohet më datën 13 dhjetor 2023, ora 11:00, në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”.

Analiza e DW: Tre vendet e para bosh, çfarë po bën bota për klimën?

Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubaiu prezantua të premten, 8.12.2-23 indeksi i mbrojtjes së klimës. DW e ka përmbledhur në tetë pika:

1. Çfarë tregon indeksi për ndryshimet klimatike?
Indeksi shpërndan nota për 63 vendet më të industrializuara, të cilat janë përgjegjëse për rreth 90 për qind të emisionit gazeve serrë që emetohen në të gjithë atmosferën. Indeksi vlerëson se sa po bëjnë këto vende për të arritur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale vetëm me 1,5 gradë, në krahasim me periudhën paraindustriale. Ky objektiv duhet arritur qysh në vitin 2030, thotë OKB. Indeksi është krijuar nga organizatat joqeveritare Germanwatch, New Climate Institute dhe Climate Action Network (CAN) dhe publikohet çdo vit në mes të konferencës për klimën,

2. Cilat janë vendet që kanë bërë më shumë përparim?
Sikurse një vit më parë, edhe këtë radhë, tri vendet e para janë bosh. sepse asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin 1,5 gradë. Kryesuese është sërish Danimarka (4). Ajo ka bërë përparime në zgjerimin e energjive të rinovueshme për furnizimin me elektricitet dhe ngrohje, dhe në të njëjtën kohë ka ulur emisionet e gazeve serrë. Pas Danimarkës, e cila ka 76 pikë nga gjithsej 100 vijnë Estonia (5), Filipinet(6) dhe Holanda (8). Vende të tjera që po bëjnë hapa përpara në zgjerimin e prodhimit të energjisë nëpërmjet erës dhe diellit janë: Kroacia. Malajzia, Kina, Turqia, Vietnami, Bullgaria dhe Indonezia. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre vendeve aktualisht djegin edhe qymyr, naftë dhe gaz në sasi të mëdha, ato marrin vetëm një vlerësim “të mirë” ose “të moderuar” në vlerësimin e përgjithshëm të kategorisë së energjisë së rinovueshme.

Krahas Filipineve, India, Maroku, Kili, Bashkimi Evropian në tërësi dhe shtatë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë (e 14-ta), marin vlerësimin e përgjithshëm “mirë”, duke u përmirësuar me dy vende në krahasim me një vit më parë Ekspertët i vlerësojnë masat e reja politike të qeverisë federale për të përshpejtuar zgjerimin e energjive të rinovueshme si pozitive, por japin nota të ulëta për politikën e dobët të transportit “ku po ndodh shumë pak”, tha Burck. Brazili është një nga alpinistët më të mirë, Britania e Madhe vazhdon të bjerë

3. Çfarë ndikimi kanë partitë politike në pushtet në politikat e mbrojtjes së klimës?
Indeksi tregon se kur në pushtet janë populistët bëhet më pak për klimën. Kjo vihet re në Danimarkë. Sipas ekspertëve, pas zgjedhjeve të tetorit 2022, politikat për ruajtjen e klimës po ngadalësohen. Kjo “vë në rrezik objektivat kombëtare të reduktimit të gazrave serrë për 2025 dhe 2030”, thotë Höhne. Edhe Britania e Madhe vijon të zbresë në klasifikim , sikurse edhe Italia (44) ka zbritur mbi 15 vende. Nga vendet e BE-së, Polonia (55) është në fund të tabelës.
Në të kundërt, nga vendet e ngritura më shpejt është Brazili, i cili nga vendi i 38-të, që ka qenë vitin e kaluar, tashmë ka kaluar në vendin e 23-të. Kthimi i Presidentit të ri Lula drejt politikës ambicioze të klimës dhe, në veçanti, drejt frenimit të shpyllëzimit të pyjeve tropikale, e ka çuar Brazilin nga fundi i tabelës në një nga vendet më të rëndësishme për politikën klimatike.

4. Çfarë bëjnë vendet që e dëmtojnë më së shumti klimën?
SHBA dhe Kina performojnë shumë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

5. Si performojnë vendet prodhuese të naftës?
Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë.

Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE.

6. Çfarë vendi zënë në indeks SHBA dhe Kina?
SHBA dhe Kina jaë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik.

7. Si paraqiten vendet prodhuese të naftës?
Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë. Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE.

8. Cilat janë pritmëritë e Indeksit nga vendet e pasura?
Pothuajse të gjitha ekonomitë kryesore tani mbështeten tek era, dielli dhe energjia ujore, sipas analizës së 450 ekspertëve. Nga ana tjetër, zgjerimi i burimeve të rinovueshme do të duhet të rritet në mënyrë eksponenciale në mënyrë që të reduktojë shpejt emetimet e CO2 dhe të zëvendësojë lëndët djegëse fosile, aq të dëmshme për klimën. Sipas profesorit Niklas Hohne, nga New Climate Institute, me qendër në Këln, bota ka hyrë “tani në një fazë shumë vendimtare: Emetimet e gazrave serrë duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030, ndryshe nuk mund të shmanget përshkallëzimi i krizës klimatike.

“Kontributin më të madh duhet ta japin 63 shtetet e përmendura në indeks dhe BE-ja”, thotë Höhne. Shpresa kanë ekspertët te konferenca aktuale e klimës që po zhvillohet në Dubai. “Ne kemi nevojë për rezolutë detyruese për të trefishuar deri në vitin 2030 kapacitetin e energjive të rinovueshme në të gjithë botën,” thotë Jan Burck nga organizata mjedisore Germanwatch. Në përgjithësi, eksperti i energjisë Burck kërkon “më shumë guxim” nga politikanët në mbarë botën. Disa vende gjithashtu duhet të bëhen pionierë dhe të tregojnë se si mund të arrihet ristrukturimi i furnizimit me energji. “Teknikisht dhe ekonomikisht, gjithçka është në të vërtetë në tryezë”, thekson Burck. “Ajo që mungon në disa rajone dhe vende është vullneti politik.” /DW

SPAK akuzon Alqi Bllakon për korrupsion pasiv: Favorizoi Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, në këmbim i blenë makinerinë 120 mijë euro për firmën e të atit

SPAK akuzon ish deputetin socialist, Alqi Bllako i cili në atë kohë ka qenë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm e akuzon për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Sipas SPAK Alqi Bllako ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri gati 120 mijë euro me qëllim favorizimin “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit. Shpërblimi është marrë përmes blerjes së një makinerie për mbushjen vulosjen e etiketimin e shisheve.

Rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 Euro.

Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako” Person Fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k.

Ndaj tij GJKKO më 7 dhjetor ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Zbukurimet e Vitit të Ri nuk e mbulojnë dot kurrupsionin bashkiak

Nga Marsid Gupi

Zbukurimet e Vitit të Ri si dhe koncertet e organizuara krijojnë një sensacion festiv, i cili shkakton dhe mbulim të procedurave ose mënyrave si administrohen taksat dhe fondet për të arritur deri tek këto organizime.

Një aforizëm amerikan shpreh këtë ide: Të vërtetit dhe të drejtit i duhet një moment të kuptojë realitetin kurse mashtruesit i duhet gjithë jeta ta manipulojë atë! Mirëpo përtej manipulimeve mediatike, përtej fondeve të oligarkëve dhe fuqisë administrative shtetërore, korrupsioni është fakt që ngel aty dhe nuk del dot as gjithë jeta për ta fshehur atë.

Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, është arrestuar një ditë pasi Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.

Nga 15 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 4  prej tyre, ndërkohë që operacioni vazhdon.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Historia si shkoi karriera e këtyre zyrtarëve më kujton momentin kur u prishën ndërtesat e banorëve të lagjes 5 Maji, në urdhrat e Taulant Tushes, ku një natë të ftohtë të janarit 2022, Nënë Liza bashkë me banorët u lanë në rrugë për shkak të mbrojtjes të interesave publike. Kultura amerikane shprehet se: Kush jeton prej shpatës vdes prej saj! Shpata ka qenë funksioni zyrtar dhe pushteti i ushtruar prej këtyre funksionareve.

Kjo shpatë e përdorur në mënyrë të padrejtë në kurriz të qytetarëve është edhe prova e korrupsionit të tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet ta kuptojë që nuk e mbulon dot korrupsionin e Zyrtarëve të tij me disa Zbukurime të Vitit të Ri apo me koncerte.

Zhurma dhe prangat e fletarrestimeve janë dritë e të vërtesës më e madhe sesa dritat e manipulimit të mjeteve të tij.

Partizani bëhet si spital, 7 lojtarë të operuar në 5 muaj

Partizani renditet në vendin e dytë me tri pikë larg Egnatias dhe me vetëm një humbje të pësuar, atë ndaj Skënderbeut. Të kuqtë kanë treguar se janë një nga ekipet më stabël, duke ruajtur ritmin edhe në momentin kur u largua trajneri Zoran Zekiç.

Kur e sheh Partizanin në këtë gjendje kaq të mirë dhe me lojtarë që spikasin, harrojmë se në klubin e kuq nga muaji gusht e deri ditën e djeshme janë plot shtatë lojtarë, që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të rëndësisë dhe karakterit të ndryshëm. I fundit ishte Arbër Bytyçi ditën e djeshme. Mbrojtësi nga Kosova iu nënshtrua një ndërhyrjeje të komplikuar kirurgjikale në ligament (ACL). Ai u dëmtua në Rrogozhinë në ndeshjen ndaj Egnatias dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë vetëm në sezonin e ardhshëm, pasi pas pak ditësh do të nisë një rrugë të gjatë e të vështirë drejt rikuperimit të plotë.

TË TJERËT – Në të njëjtën ndeshje me Bytyçin u dëmtua edhe Marçelino Preka, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje në klavikulë. Shkodrani, që ishte kthyer në titullar fiks, pritet të kthehet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për kapitenin Hoxha, operacioni i të cilit është i një karakteri krejt tjetër. Ndërkaq, janë edhe katër lojtarë, të cilët janë operuar dhe janë rikthyer tashmë, duke qenë në dispozicion të Abilaliajt. Bëhet fjalë për Sembene, Kote, Mensah dhe Qirko. Përveç operimeve, lista bëhet “çarçaf” nëse përmendim edhe lojtarët e tjerë të ekipit që janë dëmtuar gjatë kësaj periudhe, por që nuk ka qenë nevoja për operim. Atanaskoski, Hadroj, Sota, Bilali, Koçijan, Da Silva, Mba, etj., janë dëmtuar dhe një pjesë e tyre vijojnë të mos jenë gati.

PËRSE? – Duhet thënë se një pjesë e dëmtimeve nuk kanë ndodhur në fushën e lojës, por sërish te Partizani duhet të ngrihet një alarm në lidhje me këtë situatë. Jemi vetëm në muajin dhjetor dhe thuajse të gjithë lojtarët kanë pësuar minimalisht një dëmtim. Fati është pjesë e gjithë kësaj, por nuk do të ishte normale që në klubin e kuq të mos bëhej një analizë dhe të mos merreshin masa për përmirësimin dhe mospërsëritjen e kësaj situate.

Kosovë/ Njësitë speciale protestojnë para qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar të shtunën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për herë të dytë brenda rreth një muaji, duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash tjera.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës së përgjithshme, si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, duke shtuar se “disa objekte policore dhe automjete si dhe pajisje të tjera për kryerjen e detyrave nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë”.

Protesta e tyre vjen rreth tri javë pasi Qeveria e Kosovës miratoi pako të re shtesat për këto njësi speciale dhe të gjitha njësitë e tjera policore.

Pjesë e protestës ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kishin protestuar edhe më 1 nëntor.

Por, Zeqiri tha se kanë dalë në protestë për t’i paraqitur kërkesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë “të këtyre që janë këtu prezentë dhe të gjithë atyre që janë në kryerje të detyrave zyrtare.”

Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.

“Mendoj se protesta është gjithëpërfshirëse, kemi shumë njësi. Është një kombinim i të gjitha njësive”, tha ai.

Kërkesat e njësive speciale të Policisë së Kosovës

Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri

Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare të jetë i njëjtë me Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojnë që të krijohet një fond apo caktimi i një shume, apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në vendin e punës

Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit..

Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5, siç ka qenë, dhe po ashtu njohja e kualifikimit shkollor

Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare, apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si p.sh shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë.

Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.

Ne jemi të gatshëm për të biseduar dhe shpresojmë që Qeveria e Kosovës të këtë mirëkuptim dhe të na ftojë në takim për ta gjetur një zgjidhje.

Ai theksoi se 86 policë kanë dhënë dorëheqje “në mënyrë vullnetare” nga Policia e Kosovës vetëm në vitin 2023, kryesisht për shkak të pakënaqësive.

Shtesat e miratuara nga Qeveria

Rreth dy javë pas protestës së 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës mori vendim për miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë, tha ajo më 16 nëntor.

Ndërkaq, për Njësinë për Eksplozivët dhe Deminim, ajo tha se ndau shtesa në vlerë prej 120 eurosh. Shtesa u miratuan edhe për të gjitha njësitë e tjera policore.
Pas miratimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të Policisë së Kosovës.

“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjve të punës për Policinë e Kosovë, në mënyrë që, krahas lehtësimit në punë, të ndikojmë në uljen e rrezikut gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive”, tha Kurti më 16 nëntor.

Shtesat për rrezikshmëri, sipas Kurti, filluan të aplikohen nga paga e muajit nëntor.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

E formuar 24 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor./REL

Inceneratori i Tiranës/ SPAK zbardh skemën e abuzimit për 15 urdhër arrestet

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar hetime lidhur procedimin penal nr.255 të vitit 2020, që ka për objekt të hetimit veprimet e kryera për kontratën e koncesionit nr.6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, me vlerën e investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në shumën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë vepra penale, në lidhje me faktet dhe rrethanat si më poshtë:

Së pari, në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, të përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me shtetasit Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit dhe shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.125/2103 “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.

Anëtarët e komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Zyrtarët e mësipërm të Ministrisë së Mjedisit kanë qënë personat përgjegjës që kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

Së dyti, në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.
Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, shtetasi Lefter Koka, shtetasi Alqi Bllako, shtetasja Alba Thoma, shtetasi Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Së treti, në lidhje me hartimin dhe miratimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit, anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me titullarin e Autoritetit Kontraktor, shtetasin Lefter Koka, Ish Ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion,partneritet publik privat”, i ndryshuar.

Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit.
Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, shtetasve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këto dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Më pas shtetasi Bledar Karoli, këto dokumente i ka nisur në drejtim të përfaqësuesve të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Pasi janë bërë komentet nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, mbi Dokumentet Standarte të Procedurës, është bërë ngarkimi i dokumenteve në sistemin e prokurimit elektronik nga shtetasja Valbona Ballgjini, Kryetare e Komisionit të dhënies së koncesionit, njëkohësisht me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mjedisit.
Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit.

Së katërti, në lidhje me studimin e fizibilitetit, anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik pritvat”, si dhe në kundërshtim me VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, përsa i përket përllogaritjeve të kostove në studimin e fizibilitetit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.
Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i dhënies së koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët.

Komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë përfshirjen e të ardhurave që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti.

Së pesti, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, vlerën monetare prej 119,755 Euro, me qëllim favorizimin gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Këtë përfitim të parregullt shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar nga shtetasi Klodian Zoto nëpërmjet pagesës për pajisjen “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, me vlerë 119,755 Euro. Kjo pajisje ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, operatorin ekonomik “Edmond Bllako” Person Fizik, e cila ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin Ersekës. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë shtetasi Alqi Bllako, me porosi të shtetasit Klodian Zoto, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Rezulton se gjatë kohës që shtetasi Vladimir Bezhani ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.

Së gjashti, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor, Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të sajë, të themeluar në Holandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Nga hetimi kanë rezultuar prova se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, të cilët janë edhe personat përfitues real të kësaj kontrate koncesionare.
Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k dhe shoqërinë mëmë në Holandë, me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V”, aktualisht “Geogenix B.V”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij, “Integrated Energy Services” sh.p.k, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një pjesë e madhe e këtyre vlerave monetare të siguruara në sajë të mashtrimit, janë tërhequr në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që përbëjnë edhe produkt të veprës penale.

Gjatë hetimit është evidentuar fakti se shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, si akisonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, janë personat që kanë përgatitur preventiva të falsifikuara, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre, për fitimin e kontratës koncesionare nr.6597, datë 31.08.2017 me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Së shtati, rezulton se punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, shtetasit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, si dhe VKM nr.1008, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”.

Rezulton se me datë 25.06.2021 janë bërë ndryshimet në regjistrin e QKB, në lidhje me aksionerët e shoqërisë holandeze “GeoGenix” (më herët me emrin tregtar “Integrated Energy BV”). e cila rezulton që të jetë pronare me 100% të aksioneve të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”sh.p.k. Aksionerët e shoqërisë holandeze “Geogenix BV”, sipas këtij regjistrimi të kryer, janë deklaruar që të jenë shtetasit Giuseppe Ciaffaglione, me shtetësi italiane, përfitues i 30% të aksioneve të shoqërisë GeoGenix, Salvatore Russelli, me shtetësi italiane, përfitues i 25 % të akioneve të shoqërisë GeoGenix, Alberto Presezzi, përfitues i 43% të akioneve të shoqërisë “GeoGenix”.

Në lidhje me regjistrimin e pronarëve përfitues fundor të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezulton se nuk është dorëzuar dhe administruar dokumentacioni shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin e aksionerëve përkatës për periudhën kohore në fjalë, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.

Në lidhje me faktet e mësipërme, janë krijuar dyshime të arsyeshme se:

-Shtetasi Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.

-Shtetasi Alqi Bllako, Ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

-Shtetasit Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.

-Shtetasi Klodian Zoto, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 245 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

-Shtetasi Mirel Mërtiri, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.134, datë 07.12.2023, të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,ndaj personit nën hetim L.K, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.B, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 260, 260 të Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.M, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim T.T, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim N.S, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim J.Ll, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim K.Z, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 25, 245, 287/2 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim M.M, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3, 25, 287/2 të Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim P.A, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.K, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim V.B, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.Th, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.T, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.
– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.T, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetasve L.K, A.B, P.A, T.T, N.S, B.K, J.Ll, E.K, V.B, A.Th, S.T, S.T.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Zakoni i skllavërisë

Nga Faik Konica

Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr’ e dytë; dhe ata jo vetëm s’marin vesh ç’do me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët eksperte të shkopit dhe të zinxhirit.

Këto që thomi s’janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u bë n’Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t’a mbajë skllavërinë si një institutë legale dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllavëria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, dhe bukuria është se ç’ngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllavërinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it! Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zëmrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit.

Kur qënka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës? Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë. Çudia është se kemi dhe n’Amerikë një shumicë nga këta skllev qesharakë dhe të poshtër. Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë. Dhe është bukuri të vazhdojë njeriu sielljet e kësaj kopeje…

…Dhe fjalët e tyre gjejnë përkrahje nga një turm’ e errët spiunësh dhe larosh, – pseudo-tregëtarë gjysmë t’egër që janë në të dhënë faliment e sipër, batakçinj t’ardhur në mes të Shqipëtarëve s’dihet nga ku dhe me ç’porosi, varangjelistë të paqytetëruar me kurrizin “den-baba-den” të zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelë etj. Kjo turmë, e palarë në gjithë kuptimet e fjalës, ka disa qëllime të fshehta, – dhe një qëllim sheshit, që është: të mos bëhet Shqipëria një Shtet modern i shtënë në themele të shëndosha, po të mbetet një vënt i turbull dhe i dobët, i lehtë për të përmbysur kur lakmia e fqive të gjejë rastin.

Botuar më 1923