19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Interpol lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç nuk do të mundet të dalë nga Serbia, kjo sepse Interpol ka lëshuar një urdhërarresti për të

Ish-nënkryetarin e Listës Serbe i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Afrim Bunjaku, është marrë në pyetje për ngjarjen nga autoritetet serbe dhe është lënë i lirë, ndërkohë që kërkohet gjithashtu dhe nga autoritetet kosovare.

Sipas mediave kosovare, Radoiçiç është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania  e Madhe.

Radoiçiç ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator, teksa dyshohet se mbeti i lënduar lehtë.

Investigimi i BIRN/ ‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas zgjedhjeve të 14 majit

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, punëtorët e një kompanie ndërtimi u shfaqën nxitimthi në rrugën kryesore të fshatit Gjonme, rreth 11 kilometra larg Elbasanit, ku brenda një kohe të shkurtër bënë kanalizimet, vendosën pusetat dhe shtruan çakull mbi trase.

Por me të mbaruar procesi zgjedhor, punëtorët u zhdukën dhe rruga 450 metra e gjatë mbeti e papërfunduar. Gjashtë muaj më vonë, Hasime Nasufi nga fshati Gjonme është e zhgënjyer.

Mbaroi dasma dhe ikën dasmorët,” thotë ajo duke iu referuar ditës së votimit. Gruaja ankohet gjithashtu se për shkak të punimeve, shtëpia e saj ka mbetur prej muajsh pa portë.

Rruga e fshatit Gjonme është vetëm një nga dhjetra segmentet e Bashkisë së Elbasanit që nisën të riparoheshin përpara zgjedhjeve lokale përmes një marrëveshjeje kuadër me vlerë 151 milionë lekë, që përfshinte rrugët e pesë lagjeve të qytetit dhe gjashtë njësive të tjera administrative.

Kantieret e hapura shërbyen si dekor i takimeve elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit një mandat të dytë. Por kryebashkiaku i Elbasanit nuk ishte i vetmi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Agjencinë e Prokurimeve Publike, APP tregojnë se mbi 4 miliardë lekë [39.5 milionë euro] u shpenzuan për rehabilitime dhe asfaltime rrugësh nga 50 bashki të vendit dhe u përdorën si kalë beteje në fushatën elektorale të Partisë Socialiste – shpeshherë në shkelje të parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Shtrimi i rrugëve në prag fushatash është një praktikë e vjetër e zgjedhjeve shqiptare, e njohur gjerësisht me termin ‘asfalt elektoral’. Por ky fenomen u shumëfishua në zgjedhjet e fundit vendore, duke sjellë sipas ekspertëve cenim të standardit të zgjedhjeve dhe financave publike të qytetarëve.

Prokurimet me nxitim para datës së zgjedhjeve nuk garantojnë cilësi, transparencë dhe qëndrueshmëri,” tha për BIRN Agron Haxhimihali, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

“Imazhe të tilla nuk vlejnë fare, por u shërbejnë vetëm për politikë,” shtoi ai.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja e cilësoi asfaltimin e rrugëve një punë në vazhdimësi të bashkisë së drejtuar prej tij dhe mohoi që këto investime të ishin përdorur për fushatë elektorale.

“Nuk ka asnjë përfitim politik apo avantazh për punët që bëhen në interes të qytetarëve,” tha Llatja përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Madje po të bëni një analizë zgjedhore serioze të rezultateve, asnjëra nga investimet e bëra gjatë 4 viteve nuk ka sjellë një ndryshim elektoral në rezultatin zgjedhor tradicional, madje në disa zona si kjo që thoni ju nuk ka patur ndikim pozitiv elektoral në asnjë moment,” shtoi ai.

Tenderat e asfaltit

Të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike tregojnë se shumica e bashkive të vendit i planifikuan tenderat për sistemime dhe asfaltime të rrugëve në muajt tetor- dhjetor të vitit 2022 dhe i zbatuan ato përgjatë periudhës 4-mujore përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Nga shuma totale prej 4 miliardë lekësh, Bashkia e Tiranës kryeson listën me 852 milionë lekë të tenderuara për asfaltime rrugësh deri në fund të vitit 2022 ose gati 21% të shpenzimeve totale.

Bashkia e dytë për nivelin e shpenzimeve është ajo e Kamzës me 796 milionë lekë, e ndjekur nga Bashkia e Dibrës me 214 milionë lekë. Të tre këto bashki u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste.

BIRN vëzhgoi disa prej rrugëve që iu nënshtruan rehabilitimit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës dhe dëshmoi që në disa prej tyre është hedhur një shtresë asfalti pa u shoqëruar me gërryerje apo kanalizime, ndërsa në disa të tjera punimet nuk kanë përfunduar ende. Në një rast në qytetin e Durrësit, BIRN verifikoi se punimet nuk kishin filluar edhe pse kontrata është lidhur muaj më parë.

Tirana u kthye në një kantier ndërtimesh në prag të zgjedhjeve lokale, por jo të gjitha rrugët patën të njëjtin fat. Në rrugën “Ali Baushi” në afërsi të zonës së njohur si “Xhamlliku”, një tabelë paralajmëron mbylljen e segmentit për shkak të punimeve. Por banorët ankohen se tabela qëndron aty prej muajsh, ndërsa me përjashtim të disa punimeve para zgjedhjeve, askush nuk ka vënë dorë për mbylljen e gropave dhe asfaltimin e rrugës.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, rruga e Dëshmorëve – një nyje kryesore që shtrihet nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri te stacioni i Trenit – nuk është prekur ende, ndonëse kontrata është nënshkruar në maj 2023.

Nuk kemi parë makineri e gjëra, por kjo rrugë nuk është keq. Ka rrugë më të këqjia Durrësi dhe rrugica që duan investime. Kjo edhe mund të priste ca kohë,” thotë një banor i një rrugice aty pranë që ka dalë të bëjë pazaret.

Në fshatin Gjonme të Elbasanit, Fatmir Coha thotë se është ankuar te administratori për lënien në mes të punimeve, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Nuk na treguan projekt fare dhe erdhën me yrysh të madh para votimeve. Mbaruan zgjedhjet askush nuk u duk më,” tha Coha.

Kryebashkiaku Gledian Llatja i tha BIRN se punimet në këtë rrugë ishin ndërprerë për shkak të problematikave teknike, por shtoi se ajo do të asfaltohej shumë shpejt. Ndërsa Bashkia e Durrësit i tha BIRN se punimet në rrugën e Dëshmorëve ishin shtyrë për shkak të lejes infrastrukturore, e cila ishte miratuar në muajin nëntor.

Vonesat dhe cilësia e dobët e punimeve të kryera me nxitim përpara zgjedhjeve nuk përbëjnë një lajm të ri për Haxhimihalin, ekspert i pushtetit vendor.

Këto praktika tenderimi dhe marrëveshjet kuadër kanë sjellë si pasojë që në disa qytete investimet kanë filluar dhe janë lënë përgjysmë, ose nuk kanë filluar fare apo kanë cilësi shumë të dobët,” theksoi ai.

Shtrembërim i sistemit

Investigimi i BIRN/ ‘Asfalti elektoral’ mbetet rrugëve pas

Një rrugë në Tiranë duke u asfaltuar para zgjedhjeve të 14 majit. Foto: Nensi Bogdani.

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri, pavarësisht se me ndryshimet e vitit 2020 të Kodit Zgjedhor pati një përpjekje për të ndarë shtetin nga partia.

Sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor dhe një udhëzimi të nxjerrë nga KQZ, aktivitete të tilla si përurime apo promovime investimesh me pjesmarrjen e funksionarëve politikë janë të ndaluara për një periudhë 4- mujore para datës së zgjedhjeve.

Megjithatë, këto parashikime ligjore krijojnë shpesh paqartësi dhe konsiderohen të pamjaftueshme për t’i dhënë fund shfrytëzimit të burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore.

Kristaq Kume, drejtues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve i tha BIRN se asfalti elektoral është një shembull tipik i përdorimit të burimeve publike në zgjedhjet lokale të vitit 2023, ndonëse titullarët e bashkive mund të gjejnë justifikime.

Mënyra si e trajton legjislacioni këtë fakt, hap shtigje për përdorimin e burimeve financiare publike në funksion të fushatës së zgjedhjeve dhe është e nevojshme të shikohet dhe të rikonsiderohet kjo mënyrë trajtimi e kësaj çështjeje,” tha Kume.

Ai sugjeron një riformulim të nenit 92 në mënyrë që të zvogëlojë në maksimum hapësirat e përdorimit të financave publike, por pa cënuar që puna dhe shërbimet ndaj qytetarët të vazhdojnë.

Dispozita duhet të mos lejojë ekuivoke siç kemi parë të ndodhë deri tani,” sugjeroi Kume.

Ndryshe nga Kume, Haxhimihali nuk mendon se ky problem mund të zgjidhet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik, integritet dhe reagim të fortë qytetar.

Përdorimi i investimeve publike gjatë fushatës krijon devijanca të rënda në vullnetin e votuesit dhe më e keqja është se prishin parimet e demokracisë dhe një sistem të drejtë zgjedhor,” tha Haxhimihali.

Madje këto investime përdoren qëllimisht për këtë shtrembërim,’ përfundoi ai.

Rrëfimi i rrallë i Aleksandër Meksit: Ja kush nuk më donte në krye të PD-së

Azem Hajdari kishte rol aktiv në fillim, por u detyruam ta largonim për shkak të disa problemeve që janë shkruar dhe u mendua që të bëhej një zgjedhje tjetër dhe u bë votim i rregullt.

Nuk e pranuan, por u spekullua me një shprehje që kisha thënë derisa s’ka parti nuk mund të ketë kryetar sepse zgjidhet nga anëtarët, më pas u bë një aktiv dhe u bë brenda dy ditësh një afat skandaloz, por u vendos aty kush u zgjodh kryetar nuk kemi procesverbal të aktibit, por kujtime të protagonistëve, por s’kanë vlerë dokumentare, fitoi Berisha’ u shpreh Aleksandër Meksi, themelues i PD

Ish-kryeministri demokrat, themelues i PD-së, ka dyshimet e tij për këtë moment, gjithsesi shprehet i rezervuar kur e pyesim se kush nuk e deshi Aleksandër Meksin.

Ata që nuk votuan Meksin. Kush votoi kush nuk votoi nuk e di, mund të kemi hipoteza,  por nuk ia vlen të publikohen pasi kurrë nuk je i sigurt”– u shpreh themeluesi i PD, Aleksandër Meksi

Por strategjitë dhe kulisat nëpër koridoret e zyrave të partisë, kishin nisur shumë më shpejt. Supozimet kanë qenë të shumta, por ato do të mbeten përherë të tilla, për sa kohë nuk u mbajt kurrë një procesverbal për aktivin e selisë blu. Por, protagonistë të kohës, ndër të cilët edhe Rexhep Uka, kanë mbajtur shënime të cilat publikohen për herë të parë pas 3 dekadash.

Që atëherë nuk kam qënë dakord me mendimet që po hidheshin aty dhe kam reaguar ndoshta më ashpër se sa duhet dhe e kam botuar, që atëherë ka qënë zhgënjim i madh. Pashë disa shënja të lidershpit, që kërkonte të shfaqte tipare autoritariste…që erdhi duke u rritur e duke marrë përmasat që ka sot”- u shpreh, Rexhep Uka, themelues i PD-së

Protagonisti i atyre momenteve, Preç Zogaj,tregon se në pamje të parë gjithçka kishte rrjedhë normale, por sipas tij, egoja e Berishës për të dalë në krye me çdo kusht do të diktonte zhvillime të rëndësishme politike në ato fillime.

Sali Berisha ka bërë gjtihçka për të dalë në krye nuk do mend as kalem. Por unë po them të vërtetën. Nuk ka ndodhur shkarkim por anulim i zgjedhjes së Meksit. E kam propozuar unë që zgjedhja e komitetit drejtues dhe kryetarit. U mbajt aktivi ku u votua me votim të fshehtë. Për herë të parë në PD dhe në shqipëri”– shprehet ai.

Tomorri: Bashkia Tiranë tendencë për të shtuar taksa, por pa u kthyer në shërbime për qytetarët

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, për taksat lokale të Bashkisë së Tiranës thotë se janë 140 milionë euro që pritet të mblidhen këto vit vetëm nga taksat dhe tarifat, ndërkohë që është dhe granti i qeverisë, dhe buxheti shkon 250 milionë euro në vit.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, Tomorri deklaroi se vetëm 7 apo 8 vjet më parë, Bashkia Tiranë kishte një buxhet total prej 100 milionë euro, ndërsa sot kemi arritur në 250 milionë euro.

Tomorri ngriti pikëpyetje nëse është përkthyer kjo rritje e buxhetit të bashkisë së kryeqytetit në shërbime më të mira për qytetarët, për ta bërë kryeqytetin më të jetueshëm.

Kjo rritje vjen për shkak se janë rritur taksat mbi qytetarët janë qytetarët që paguajnë taksa apo tarifa më shumë ndaj bashkisë, e cila duhet ti kthejë në shërbime infrastrukturore më të mira për qytetarët.

Veçanërisht në disa shërbime që janë kritike dhe qytetari përballet çdo ditë në jetesën e tij, mund të thuhet që ka regres.

Trafiku në Tiranë nuk është bërë më i lirshëm, mobiliteti nuk është më i madh tani se para 7 vjetësh, përkundrazi kemi pasur ngushtim të rrugëve, prej bumit masiv të ndërtimeve.

Për arsimin, nëse do të kthehemi mbas në kohë, në vitin 2015, Bashkia Tiranë vendosi taksën e infrastrukturës arsimore, e cila u vendos si taksë e përkohshme, pasi ligji nuk lejon të shpikë taksa.

Çdo vit i janë marrë bizneseve dhe qytetarëve të Tiranës 7 milionë euro, e paguajnë dhe ata që kanë dhe ata që s’kanë fëmijë në shkolla.

U tha se me këto para do ndërtohen 17 shkolla në kryeqytet, janë bërë vetëm gjysmat. Janë ndërtuar gjashtë shkolla 9-vjeçare dhe tre gjimnaze.

Sipas afatit 7-vjeçar taksa duhet të ishte shfuqizuar në 2022 dhe e shtynë afatin me tre vjet të tjera. Ky është rast që tregon se unë i rris barrën qytetarit, e bëj që të paguaj më shumë por nuk i jap shërbimin.

Nuk janë ndërtuar këto shkolla, dhe kostoja është fryrë më shumë, dhe për këtë arsye zgjatet taksa.

Duket sikur ka tendencë për të vendosur sa më shumë taksa, për të shpikur gjithfarëlloj taksash të përkohshme, por pa iu kthyer qytetarëve.

Ndërsa për inceneratorët, Tomorri tha se kompania është nën administrim shtetëror.

Ai shtoi se nëse bashkia do i ndërpresë sot pagesën, lind pyetja nëse do e realizojë shërbimin e depozitimit të mbetjeve, pasi është i vetmi shërbim që jep.

Nëse do kishim një shtet normal, ku administrimi shtetëror i kompanisë do të nënkuptonte që paratë nuk rrezikonin që të shkonin në gropa të tjera, apo tek të njëjtët njerëz që ishin pas kompanisë.

Se po paguhet nga një institucion shtetëror tek një kompani që menaxhohet nga shteti.

Kompania nuk dihet është në tokë apo në ajër sot, duhet të ketë një përfundim të hetimit.

Nëse kompania koncensionare do kalojë në konfiskim të plotë se mund të ndodhë që gjykata t’ua kthejë privatëve.

Kjo situatë kështu nuk i shërben askujt. Sot nuk e di askush a do të ndërtohet ai incenerator apo jo.

Njohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme!

Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga ministri i Jashtëm italian dhe ai shqiptar.

Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19” Esat Balla tha se pas marrjes së dakordësisë i çelet drita jeshile edhe implementimit të saj, pasi fondet nuk mungojnë.

Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Balla u ndal dhe tek  mënyra sesi do të funksionojë marrëveshja teksa vuri në dukje që prej saj do të kenë mundësi të përfitojnë edhe ata të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit.

Përpjekjet për njësimin e viteve të punës për emigrantët që jetojnë në Itali kanë nisur disa vite më parë. Por sipas presidentit të shoqatës “Diaspora ’91-19” nëse angazhimi politikë për finalizimin e kësaj marrëveshje do të ishte i hershëm, sot nuk do të ishim në këtë situatë.

Janë me dhjetra qytetarë të cilët mbushin moshën e daljes në pension por që s’kanë mundësi ta përfitojnë ata për shkak se nuk plotësojnë pragun kontributivë, apo vitet e punës.

Njohja e ndërsjellë e perudhave të sigurimit ju jep mundësi që të përfitojnë pension në Itali dhe pension në Shqipëri, në vlerën dhe masën e kontributeve që kanë derdhur.

“Inside Story”/ Krasniqi: Liderët shqiptarë, produkt i revolucionit kinez

Strukturimi i një force politike opozitare në fillimet e pluralizmit nuk ishte i lehtë, sepse PPSH ishte ende aktive bashkë me sigurimin e shtetit dhe nuk ngurronin të vazhdonin përdorimin e metodave staliniste.

Ndryshimet në kampin e trashëgimtarëve të PPSH-së po vononin, edhe pse partia e tyre u shndërrua brenda një nate në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Gjithsesi, demokratizimi i Shqipërisë pritej të fillonte nga Partia Demokratike, që gjithashtu përbëhej nga një grup intelektualësh me mentalitet komunist. Megjithatë, Afrim Krasniqi thotë se e shkuara e diktaturës komuniste do të ishte prezente, për shkak të edukimit që kishte secili pjesëtar i elitës.

“Formimi i liderëve të sotëm në Shqipëri është komunist, shumica e tyre janë formuar dhe janë produkt i revolucionit kinez komunist, shpallja luftë kundër mendimit ndryshe e deri edhe kundër Zotit. Është e pamundur, është utopi që të presim nga kjo klasë politike demokraci”.

Pse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo zgjoheni, arsyeja do t’ju befasojë

Shpesh thuhet se në mëngjes, pasi të zgjoheni, duhet të rregulloni shtratin tuaj dhe kjo është një nga mënyrat për të adoptuar zakone pozitive. Por ekspertët thonë se nuk duhet të veproni kështu. Para se ta rregulloni duhet ta lini për rreth një orë për të larguar nxehtësinë e krijuar nga trupi, për të larguar bakteret që janë grumbulluar gjatë gjumit.

Pasi të zgjoheni, hapni dritaren ose të paktën derën e dhomës në mënyrë që ajri të qarkullojë. Ekspertët thonë se nëse e rregulloni shtratin në mëngjes, do të kapni marimangat që janë grumbulluar gjatë natës. Këta grabitqarë mikroskopikë, më të vegjël se një milimetër, ushqehen me lëkurën e njeriut dhe jetojnë në mjedise të lagështa.

Kur flemë natën, trupi ynë bëhet i ngrohtë dhe i djersitur dhe bëhet objektivi kryesor i këtyre sulmeve. Dhe më pas ato lënë sekrecione që mund të shkaktojnë alergji dhe astmë. Në vend të kësaj, lëreni të paktën për pak kohë të papërgatitur në mënyrë që ajri të qarkullojë dhe dielli të bjerë mbi të.

Shkaktari kryesor i sëmundjes së diabetit, faktet e reja

Kohët e fundit, për shkak të karantinës, ushqimi ka qenë instrumenti i duhur për mbijetesë, e për fat të keq në shumë raste edhe për mbipeshën.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Diabetologia, të cilit i referohet AgroWeb.org, paralajmëron se mbipesha gjashtëfishon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

8 simptomat e pazakonta të diabetit të tipit 2

I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.

Bëhet fjalë për:

  • Erë e gojës me shije frutash
  • Infeksione të përsëritura urinare
  • Të përziera e të vjella
  • Dhimbje në krahë e në këmbë,
  • Mjegullim të shikimit
  • Rënie të beftë nga pesha
  • Luhatje humori të pashpjegueshme.

Mbipesha dhe sëmundjet e tjera

Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Sëmundjet kancerogjene
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhjamosja e mëlçisë

Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Regjimi mesdhetar për një rënie të shëndetshme nga pesha

Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb.org

Basha takon në SHBA, Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining: Korrupsioni dhe emigrimi i të rinjëve probleme të vendit. Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining dhe me senatorin Dan Sullivan.

Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë prioritetet e PD-së, – ka theksuar zoti Basha, ndërsa i ka njohur dhe me nismat për vetingun në politikë dhe hapjen e listave, në mënyrë që tu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin direkt deputetin e tyre.

Zoti Basha ka përmendur korrupsionin dhe emigrimin si problemet kryesore në Shqipëri. “Shqipëria është ne vendet me numrin më te lartë të azilkërkuesve”, – theksoi Basha, ndërsa veçoi problemin e madh të këtij fenomeni, faktin që në grupin e atyre që emigrojnë janë kryesisht të rinj të kualifikuar që kërkojnë mundësi për një jetë me të mirë të cilën nuk ua ofron Shqipëria për shkak të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar mbështetjen për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

Sulmet dhe presionet që politika po ushtron ndaj sistemit të drejtësisë janë konsideruar të papranueshme.

Një vend të veçantë zuri dhe situata ne rajon dhe shqetësimet për tendenca destabilizuese, gjë që u duk nga sulmi ndaj policisë me 24 shtator në Kosovë.

Çmimi i naftës në bursë ulet për të pestin muaj radhazi, por jo në Shqipëri

Çmimi i naftës në bursa pësuan një rënie tjetër duke shënuar nivelin më të ulët të “arit të zi”, në 5 muajt e fundit.

Sipas ekspertëve, ishte dita e katër radhazi e rënies së çmimeve pavarësisht se OPEC+ ka njoftuar për shkurtime vullnetare të prodhimit të karburantit.

Shkak për këtë rënie mendohet të jetë forcimi i dollarit si dhe rënia e kërkesës për naftë, pasi pjesa më e madhe e botës po sheh mënyra alternative për ta zëvendësuar.

Zëri i Amerikës raporton se kontratat për të ardhmen për një fuçi nafte të papërpunuar në tregun që njihet “Brent” ranë në 77 dollarë e 22 centë. Ndërsa tregu “U.S. Ëest Texas Intermediate” u mbyll të martën me 72 dollarë e 32 cent për një fuçi nafte të papërpunuar. Ky ishte çmimi më i ulët për të dy standardet e naftës së papërpunuar që nga 6 korriku.

Rënia e çmimit erdhi pavarësisht komenteve nga zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, se OPEC + është i gatshëm të rrisë shkurtimet e prodhimit të naftës në tremujorin e parë të vitit 2024 për të eliminuar “spekulimet dhe paqëndrueshmërinë” nëse veprimet ekzistuese për të ulur prodhimin nuk do të ishin të mjaftueshme.

Pavarësisht uljes në bursë, në vendin tonë nuk reflektohet kjo ulje, përkundrazi.