32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Basha interlekutor i vetëm i opozitës me SHBA-në!

Nga Ermal Peçi

Para shumë kohësh shkruaja për “ Pushtetin e Thashethemeve” një pushtet i cili u ngrit për të baltosur në maksimum figurën e kryetarit të PD-së dhe për të treguar një realitet politik që është shumë larg asaj që përcjellin mediat e pushtetit. Prej kohës i gjithë mekanizmi i propagandës jo vetëm u ngrit për ta sulmuar edhe për ta bërë pis, por edhe për ta tërhequr në vorbullën e vet të zhurmës të përditshme. Parada e individëve që e shisnin veten si njerëz të cilët Amerika i kishte përzgjedhur, ishin një masë e madhe jo vetëm nga individ të cilët nuk kishin një profil të lartë politik por edhe nga deputetë të opozitës së errësirës që në kafenetë e tyre sajonin biseda se Basha nuk ka akses në SHBA.
Të gjitha këto mekanizma edhe instrumente kishin edhe kanë në prapaskenë, kastën e vjetër politike shqiptare, mamuthët e tranzicionit. Kjo kastë politike e cila ka kaq shumë frikë nga ndryshimi i pushtetit dhe përballja me drejtësinë e cila është një investim i partnerëve tanë strategjikë edhe sidomos i SHBA-së.

Përsëri gjatë kësaj jave u zhvillua e njëjta zhurmë për të larguar fokusin nga vizita e rëndësishme e Bashës në Uashigton. Berisha mblodhi Kuvendin më 2 dhjetor ku caktoi trashëgiminë e tij politike duke përcjellë një mesazh të qartë edhe për ata që i gënjeu mendja se mund të përfitonin nga baseni politik i votave të tij.
Përballë gjithë kësaj zhurme mediatike që kërkon me flakadanë edhe zhurmë politike, mesa duket faktori i SHBA-së jo vetëm që nuk i dëgjon, por edhe po vazhdon agjendën me individin që ata kanë zgjedhur si interlokutor të tyre të opozitës e cila në fakt tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm në Shqipëri. Por deri sa të arrijmë te kryeministri i ardhshëm, fakti është që Basha sot për sot është interlokutori i vetëm në këtë opozitë të copëzuar edhe me fragmente antiamerikane.
Vizita e Bashës në Uashington ka edhe vlerë simbolike jo vetëm për vizionin që duhet të ketë Partia Demokratike por edhe vlerat që ajo do të përfaqësojë në të ardhmen. Vetëm në disa ditë takimesh me përfaqësues të senatit amerikan, me figura të larta politike kryefjala e takimeve ka qenë drejtësia dhe vettingu në politikë, dy instrumente që kthejnë vendin tonë në një ecuri normale por edhe largojnë influencat ekonomike-kriminale nga politika shqiptare. Prandaj përtej zhurmës mediatike, tamtameve të Berishës për të larguar fokusin nga politika e vërtetë, lajmi i këtyre ditëve është vizita e Bashës në SHBA edhe mesazhi që individi i vetëm i opozitës shqiptare që është interlekutor me ndërkombëtarët në nivele të larta dhe shihet si kryeministër i ardhshëm është Lulzim Basha./dritare.net

BIRN/ Rama sfidon BE-në, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën për të marrë në mbrojtje një projektligj të deputetëve të PS për rishikimin e zonave të mbrojtura, ndërsa u kujtoi ndërkombëtarëve se qeveria e tij nuk i pranon “leksionet morale” për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tha gjithashtu se rishikimi i zonave të mbrojtura vjen pas kërkesave në rritje të kryetarëve të bashkive dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik. Rama shtoi se mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit ekonomik do të gjendej një “ekuilibër harmonik”.

“Na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm,” tha Rama duke iu referuar projektligjit, ndërsa shtoi se njerëzit e zakonshëm do të marrin “të ardhura më të mëdha”.

Projektligji për rishikimin e zonave të mbrojtura është paraqitur në Kuvend si një nismë e 12 deputetëve të Partisë Socialiste dhe synon t’i hapë rrugën lejimit të investimeve me karakter ekonomik. Ndërkohë, ekspertë dhe aktivistë mjedisorë e kanë kundërshtuar ashpër atë, duke argumentuar se kjo do të lejonte shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës dhe biodiversitetit.

Ekspertët e mjedisit thonë gjithashtu se drafti është “një katrahurë” ligjore që bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet edhe për ata që i quajti “miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Më parë sesa të na japin leksione se si ruhet një lumë i egër, duhet t’u kujtojmë se të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur,” tha Rama.

“Leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot..,” shtoi ai.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve  Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura.

Aktivistët kanë apeluar se këto investime rrezikojnë dëmtimin pa kthim të pasurive natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke kërcënuar speciet e rralla që i popullojnë ato.

Ata mikrofonë duheshin hequr!

Qarkullon së fundmi një video ku shfaqet kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

Një sjellje tipike e një dashnori të fjalës së thënë në vetë të parë që nuk pyet për rregulla dhe kod etike. Z. Berisha i pëlqen ky konfrontimi energjik me të tjerët ku ai triumfon përherë thuajse duke lënë të kuptohet se është një uragan i papërmbajtshëm. E me siguri edhe një druvar që nuk ndreqet më shumë se kaq.

Por sërish çështja nuk është këtu. Në fund të fundit politikanët shqiptarë janë ai stan derrash që kujtojnë se janë të pavdekshëm e të paprekshëm. Çështja janë ata gazetarët aty të cilët e drejtojnë mikrofonin nga oratori më i parë që u del përpara, duke lejuar kështu të konsumohet një incident shumë i shëmtuar dhe pa asnjë kuptim, të cilin ata mund ta zgjidhnin. Duke mbajtur mikrofonin te aktori Xhepa. Pasi është e drejta e tyre dhe punë e tyre se cilin duan të intervistojnë dhe se kë duan të marrin në prononcim.

Ose më mirë do të duhet të ishte. Në fakt ne shohim aty një përplasje verbale nën zë mes Xhepës dhe Berishës dhe ca gazetare(???) që zgërdhihen me ndonjë batutë të radhës aty për ta lënë buqetën e mikrofonëve të drejtohet nga ai që mbin vetë para tyre.

Mjafton vetëm kaq, një shfaqje e tillë për ta kuptuar se kush na informon dhe sesi na informojnë, se sa besim dhe rëndësi i kushtojnë profesionit që bëjnë dhe se çfarë dinë për të. Gazetarë që qeshin me batutat e liderëve ka pa hesap: qeshin përherë dhe i tregojnë si dëshmi për historinë. Mirëpo ky është një raport komod për politikanët e Shqipërisë, edhe deputetët që janë më së shumti ca anonimë që identifikohen vetëm me rrobat e shtrenjta.

Dhe pa dashur të këshillojmë dikë për këtë gjë, por nuk është ndonjë arritje apo ndonjë sukses të kesh begenisjen e politikanëve në këtë profesion, veçse si raport pune. Sidomos për reporterët që mirë apo keq, një gjë duhet ta dinë mirë: ata janë përgjegjës për sovranitetin e mikrofonit që mbajnë në dorë e kështu edhe për integritetin e raportimit. Përndryshe do vazhdojmë të shohim Saliun dhe Edin apo Ilirin dhe Erjonin që marrin poza e bëjnë sikur çfarë po thonë, argalisin Shqipërinë dhe gazetarinë me humorin e tyre bajat duke pushtuar çdo hapësirë. Me imponim dhe dhunën e autoritetit që kanë mbi reporterët e televizioneve që sa vjen e marrin rolin e dekorit. (Respublica)

Shqipëria në Europian, kompanitë e fluturimit u bien çmimeve me “top”: 500 euro bileta

Kombëtarja shqiptare shënoi një tjetër arritje historike, duke u kualifikuar për herë të dytë në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

Interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kjo ka një kosto të lartë. Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre (më pas mund të udhëtohet me tren në destinacionin e kërkuar), për të udhëtuar p.sh. drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.

P.sh., për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro.

Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, p.sh., bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje.

Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, p.sh. vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

Për ndeshjen e 24 qershorit, “Shqipëri- Spanjë” në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.

Biletat janë shtrenjtuar dhe në shtete që janë afër Gjermanisë dhe janë të arritshme me tren. P.sh., në 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro.

Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim. E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.

Vitet e fundit, biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve low cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit.

Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit.

PD, Andia Ulliri tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Andia Ulliri, zhvilloi ditën e sotme një tryezë të rrumbullakët diskutimi, me temë Bashkëpunimi dhe aktivizimi i ndërsjelltë deputet–publik, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Të ftuar për të marrë pjesë ishin 24 përfaqësues të Organizatave te Shoqërisë Civile dhe Organizata Ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, znj. Ulliri theksoi rëndësinë e takimit të përbashkët në kuadër të ditës ndërkombëtare te vullnetarizmit, si dhe i falënderoi për pjesëmarrjen dhe shprehu po ashtu mirënjohjen për punën e përditshme ne shërbim te komunitetit.

Basha takim me Mike Pence; Berisha takim me Gaz Bardhin!

Ftesa e kryetarit të PD Lulzim Basha për të marrë pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në SHBA është njohje zyrtare e Bashës si faktor politik në vend dhe kandidat për kryeministër. Foltorja është bojkotuar totalisht. Konfirmon qëndrimin e PD-së zyrtare , dhe bojkotin e Foltores që nuk i përket këtyre grupimeve politike të mbledhura në Amerikë, si përfaqësues i euroatlantizimit dhe demokracisë së djathtë.

Lulzim Basha takoi ish-zv. presidentin e SHBA Mike Pence; Sali Berisha takoi Gaz Bardhin në kryesinë e Kuvendit.

Lulzim Basha takoi Kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit; Berisha takoi Flamur Nokën përfaqësues i Kamzës.

Lulzim Basha takoi Senatori Kevin Cramer nga North Dakota, ish-kryetarin e Kongresit Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner; Berisha takoi Albana Vokshin, Edi Palokëm dhe Mondi Spahon.

Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI), Robert Benjamin, dhe ekipin e tij në Washington; Sali Berisha takoi ekipin e analistëve të Çim Pekës.

Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës; Sali Berisha u takua me Argitën dhe Abin.

Berisha nuk ka asnjë vlerë politike, nuk kontrollon dot më as veten!

Nga Bato Kosova

Kjo e mërkurë, ishte një ditë e keqe për Sali Berishën. Dërgimi nga ana e PD-së në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për emigrantët, e nxorri atë pa asnjë vlerë politike përpara të ashtuquajturve miq të tij italianë, të cilët në fakt janë më shumë miqtë e Tritan Shehut.

Sali Berisha u kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë sa i përket marrëveshjes, për të cilën qeveria në Itali, e cila po “mbytet” nga emigrantët, është e interesuar. Siç e ka pranuar dhe vetë, Berisha, kishte rënë dakort se as nuk do të kishte protesta duke bllokuar parlamentin, e as nuk do ti kërkohej llogari Ramës për marrëveshjen okulte me Melonin.

Ndërsa dërgimin në Gjykatën Kushtetuese nga PD, Berisha, mendonte se do ta bllokonte përmes gaztorit të të ashtuquajturit grup parlamentar, siç ka bërë gjithmonë.

Debatet në këtë grup për këtë çeshtje e treguan se cili ishte qëllimi; ta mbanin zvarrë dhe të mos bënin asgjë për të, përtej propagandës dhe shpresës se PD, nuk do të mund ta ndërmerrte një iniciative të tillë.

Sot Berisha u shfaq para miqve të tij krejt i pavlerë. Nga njëra ana ai doli mashtrues, pasi kishte garantuar se e kontrollonte opozitën, nga ana tjetër shfaqet s viktimë e politikës se inatit të Gazment Bardhit. Dhe të kujt, “Gazkës” së Flamur Nokës?!

Ky i fundit për inat të Lulzim Bashës mblodhi shpejt e shpejt ca copa letrash me firma deputetësh të cilat i mbante në sirtarë, për të çuar edhe ai në Kushtetuese një kërkesë për të cilën PD zyrtare ishte deklaruar që në fillim se do ta dërgonte sapo të ratifikohej nga Italia, siç bëri sot.

Dërgimi i dy kerkesave e bën edhe më të pa vlerë Berishën si “opozitë” dhe e nxjerr edhe njëherë atë mashtrues para “miqve” italian të cilët panë se jo vetëm që grupi nuk i bindet më, por edhe u detyrua si skuth që për të mos rënë në sy se për interesa personale nuk e ka problem që ta shesë çdo kauzë opozitare, i duhej që ta firmoste edhe ai vetë.

Dhe si për të shuar pak inatin e miqve italian, ai vendosi që të prishë Komisionin e Sigurisë për këtë çështje. I vetmi vend ku shqiptarët do të mund të mësonin detaje nga një marrëveshje pa asnjë grimë transparenece, e cila e kthen Shqipërinë në një vend depozitimi për emigrantët nga bota e tretë.

Por edhe firma e tij hipokrite, e bën atë tashmë të pabesueshëm dhe të padobishëm për askënd.

Aq i vetmuar dhe i pavlerë është ndjerë sot, sa që për të treguar se është “i fortë dhe faktorë”, pra se ende ekziston, krijoj edhe një incident të turpshme në ceremoninë e homazheve për artistin e madh Mirush Kabashi.

Ndërkohë që gazetarët dhe kamerat po intervistonin Ndriçim Xhepën, ai u lëshua dhe e përzuri aktorin e njohur, duke u pozicionuarë vetë përpara mikrofonëve dhe kamerave!

Njësoj si ato mizat e pavlera për të cilat kujtohesh se ekzistojnë, vetëm kur të bezdisin me bëzbëzet e tyre!/Alfapress.al

7 fazat e lajmit “bombë”

Nga Lutfi Dervishi

1. Eksperti/analisti bazuar në burimet e tij “eksluzive” lëshon në banakun e mbrëmjes një “bombë”.

2. “Bomba” bëhet lajm dhe përhapet si zjarri në kashtë.

3. I njëjti ekspert komenton lajmin dhe bën thirrje për hetim të shpejtë dhe të thelluar.

4. Nisin “hetimet” dhe shtohen spekullimet.

5. Kolegët e ekspertit/analistit i bashkohen debatit për “bombën”. Njerëzit në rrjete sociale komentojnë “bombën”.

6. Analisti/eksperti që lëshoi bombën bëhet i pari që zbulon se “bomba” me të cilin po merren televizionet është gënjeshtër!

7. Lajmi për zbulimin e gënjeshtrës bëhet kryelajm.

Messi shpallet “Atleti i Vitit”, sulmuesi: Isha në dyshim mes Amerikës dhe Arabisë Saudite

Në moshën 36-vjeçare, Lionel Messi është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Time” si “Atleti i Vitit”.

Në intervistën për “Times”, argjentinasi tregoi hapur edhe dilemat e tij mbi të ardhmen pasi vendosi të largohej nga Paris Saint-Germain këtë verë. “Pleshti” theksoi se kishte një moment kur u tundua nga mundësia për të vijuar karrierën në Arabinë Saudite, ndërsa shtoi se ideja e rikthimit në Barcelonë ishte diçka konkrete.

“E vërteta është se kisha disa opsione në tryezë, ishin interesante dhe më duhej t’i analizoja mirë së bashku me familjen. Dua të theksoj se opsioni im i parë ishte të rikthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. Negociova për rikthimin tim te Barça, por nuk ndodhi. Më pas mendova shumë edhe për një kalim në Arabinë Saudite.

E njoh mirë vendin dhe kanë krijuar një kampionat shumë konkurrues që në të ardhmen mund të bëhet edhe më shumë i fortë. Si ambassador i atij vendi, e pranoj se ishte një destinacion që më tërhiqte. Sidomos pasi ia kam kaluar mirë dhe më ka pëlqyer çdo vend që kam vizituar atje.

Më pëlqen shumë ideja që kanë investuar aq shumë në futboll dhe pak nga pak po krijon një garë të nivelit të lartë. Në fund, isha në dilem nëse duhej të zgjidhja Arabinë Saudite apo Amerikën, të dyja alternativat më dukeshin shumë interesante”, u shpreh Messi që tashmë është pjesë e Inter Miami në kampionatin amerikan, MLS.

Biden: Po kandidoj që t’i ndaloj Trumpit një mandat të dytë

“Nuk mund ta lejojmë atë të fitojë”, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi hapur se një pjesë e motivimit të tij për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial vitin e ardhshëm është të parandalojë rikthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi më herët nuk e kishte përjashtuar për Fox News mundësinë e abuzimit me pushtetin nëse rimerr frerët e pushtetit, ndërsa e përshkroi po ashtu Bidenin si shumë të vjetër për një përballje të tilla politike. Asnjëri prej tyre nuk është ende kandidati zyrtar i partisë së vet. Por Trumpi kryeson prej kohësh garën republikane, pavarësisht faktit që përballet me katër çështje penale, ndërsa Bideni si president në detyrë, është automatikisht kandidati i supozuar i demokratëve.

Sondazhet aktuale të opinionit tregojnë një garë hipotetike të ngushtë mes të dyve, ndërsa fushata për Shtëpisë së Bardhë sa vjen e ndizet. Duke folur me gazetarët jashtë kamerave gjatë një eventi për mbledhje fondesh pranë Bostonit, Biden tha se: Nëse Trumpi nuk do të kandidonte, nuk ishte i sigurt nëse do të kishte kandiduar edhe ai vetë. Por ne nuk kemi sesi ta lëmë atë të fitojë.

Këto komente të presidentit bëjnë herën e parë që ai i pohon hapur aspiratat për një mandat të dytë përballë përpjekjeve për rikthim të Donald Trumpit. Kur u pyet nga Fox News nëse i premtonte “Amerikës se nuk do të abuzojë kurrë me pushtetin si hakmarrje ndaj askujt, Trumpi u përgjigj: “Përveç ditës së parë”.