19.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Nafta ulet me 18% në bursë, në Shqipëri nuk reflektohet rënia

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare bien ndjeshëm krahasuar me rritjen maksimale të muajve shtator dhe tetor.

Por megjithatë trendi ulës nuk reflektohet në çmimin me të cilin nafta tregtohet në Shqipëri.

Në fillim të kësaj jave nafta Brent tregtohej në kufirin e 78 dollarëve për fuçi, duke rënë me afro 18% krahasuar me çmimin për fuçi në muajn shtator, i cili ishte 96.55 dollarë.

Konkretisht, ditën e hënë, gazoili në bursën e Londrës tregtohej me çmimin e afro 793 USD për ton, vlerë kjo ndjeshëm më e ulët se nieli i dy muajve më parë, i cili ishte pothuajse 1000 USD/ton.

Ndërsa çmimet me pakicë në Europë dhe tregjet ndërkombëtare kanë ndjekur trendin e bursës, duket se në Shqipëri po ndodh e kundërta, ku çmimi me pakic në pikat shitëse të karburantit në Shiqpëri, vijon të mbetet i pandryshuara dhe shumë pranë nivelit të 200 lekëve për litër.

As forcimi i lekut kundër dollarit të ditëve të fundit nuk ka sjellë uljen e çmimeve. Në fillim të kësaj jave dollari amerikan këmbehej më 93.6 lekë, duke rënë 7% nga vlere e fillimit të nëntorit.

Tregu i karburantëve ka një varësi të lartë nga importet. Shifrat e analizuara nga Autoriteti Konkurencës tregojnë se tre kompani në vend zotërojnë 75% të tregut të naftës me shumicë.

Ndërkohë nga një studim i Global Petrol Prices, Shqipëria renditet e 5-ta në botë për çmimin më të shtrejntë të naftës, ku një litër naftë kushton 197 lekë, 73 lekë më shtrejntë sesa çmimi mesatar në rang botëror.

Vuani nga pagjumësia? Ushtrimi që do t’ju ndihmojë të flini brenda disa sekondave

Nëse vuani nga pagjumësia, ekziston një procedurë që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë brenda disa sekondave.

Relaksoni fytyrën tuaj së pari. Mbyllni sytë dhe merrni frymë ngadalë dhe thellë. Me çdo frymënxjerrje, sigurohuni që të relaksoni muskujt tuaj gjithnjë e më shumë, duke filluar me nofullën dhe nofullat dhe duke përfunduar me gojën dhe gjuhën.

Atëherë duhet të relaksoni shpatullat tuaja. Duke shpërndarë tensionin e ditës, ne relaksojmë qafën dhe trapezoidët. Dhe pastaj duart, një nga një, duke filluar nga lart dhe duke arritur në parakrah.

Relaksoni gjoksin dhe vazhdoni me këmbët. Dhe në fund më e rëndësishmja dhe më e vështira: zbrazja e mendjes.

Nëse e keni shumë të vështirë të mos mendoni për asgjë, atëherë përpiquni të përqendroheni në një imazh relaksues. Dhe në këtë mënyrë gjumi do të vijë shumë më lehtë.

Neuronet fillojnë të humbasin në të 30-at, eksperti i njohur flet për humbjen e kujtesës

Humbja e kujtesës mund të konsiderohet normale, veçanërisht me moshën

Këtë ka pohuar për HuffPost Carmen Carrión, një neuropsikolog dhe një asistent profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale. “Këtu është një fakt shumë dëshpërues. Ne fillojmë të humbasim neuronet në të 30-at”, tha Dr.Michael Rosenbloom, një neurolog në Qendrën e Kujtesës dhe Shëndetit të Trurit në UW Medicine në Uashington. Me kalimin e kohës, ne bëhemi më pak efikas në të mësuarit dhe të kujtuarit dhe për mua, pothuajse ndihet si ky cikël jetësor, kur je i ri dhe je student, duhet të mësosh më shumë informacion dhe ato sisteme duhet të funksionojnë në të gjithë cilindrat, por kur plakeni, është më pak kritike.

Megjithatë, forma të caktuara të humbjes së kujtesës janë jonormale dhe mund të jenë tregues të çështjeve më të mëdha. Me kalimin e kohës, gjëra të tilla si telefonat celularë, kompjuterët dhe madje edhe makinat kërkojnë një edukim shtesë. Nëse zbuloni se keni vështirësi të mësoni diçka të re, kjo mund të jetë shqetësuese.

Mund të jetë një shenjë shqetësuese nëse detyrat e përditshme që dikur ishin të lehta tani janë sfiduese. Nuk mund të pritet që të mbani mend çdo bisedë të vetme që keni pasur ndonjëherë dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse i harroni bisedat herë pas here. Cili është shkaku për shqetësim?

Duke harruar menjëherë diskutimet.

Është krejtësisht normale të humbasësh herë pas here, si për shembull kur eksploron një vend të ri. Por humbja në vende të njohura ndonjëherë mund të jetë një shenjë e humbjes jonormale të kujtesës. Harresa nuk është gjithmonë sinonim i diçkaje negative.

“Harresa është e rëndësishme”, shpjegon neurologu Andrew Budson dhe neuroshkencëtarja Elizabeth Kensinger. Në një intervistë për “The Gazette”, ata japin disa këshilla me të cilat mund të kujtojmë atë që na nevojitet. Kesinger thotë se të mos harrosh do të ishte “joefikase”. Ajo shpjegon se kujtesa është një proces aktiv dhe i mundimshëm, i cili kërkon një përpjekje për ta rindërtuar. Kesinger shton gjithashtu se nuk ka aftësi për të kujtuar pa mundim.

“Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve”/ Basha takim me ish-zëvendës Presidentin, Mike Pence

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vijon takimet në SHBA.

Një tjetër takim ai e ka realizuar me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence.

“Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve”, – shprehet mes të tjerash Kreu i PD, Lulzim Basha.

Postimi i Bashës:

I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence.

Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Shtyhet Revolucioni/ Deputeti i Rithemelimit: Ky është muaj festash, s’është i përshtatshëm për protesta! Poli Hoxha: Pranojeni s’u ndjekin njerëzit

Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre, por ‘këtë revolucion’ kanë ndërmend që ta shtyjnë edhe një muaj tjetër. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Spaho tha se ata do të organizojnë protesta, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak se është një muaj festash.

‘Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë! Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat…. pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile.’- tha Spaho.
Spaho kritikoi edhe qëndrimet e ndërkombëtareve në thirrjet e tyre për protesta paqësore.

‘Këtu është krijuar një model dhe ushqehet fort ky model se protesta duhet të jenë paqësore. Njerëzit me këtë janë velar janë ngopur. Komiteti ndërkombëtar kërkon që të bëjmë protesta paqësore. Nuk di rrugë tjetër përveç radikalizmit. Po përpiqemi me zgjedhje! Ka rast më flagrant se në Kukës, dyfishuan votat! Ushtrohet presion. Të merret seriozisht reformimi i Kodit Zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike.’- tha Spaho.

Nga ana tjetër analisti, Poli Hoxha, tha se problemi është se opozita nuk ka mbështetje në terren nga qytetarët.

‘U mungon populli. Nuk po u ndjekin as ata që u kanë votuar. Secili nga 300 veta të sjellë bëjnë 12 mijë veta, as kaq nuk sjellin dot. Kur ti ke arritur në një pikë që diktatura po të bën kështu dhe gjithë këtë tragjedi të madhe nuk po e shoqëron dot. Ku popull nuk po i përfill nuk po i ndjek. Çdo gjë lëviz. Njerëzit thonë ku po na çojnë këta. Dhe ti thua do të bëj këtë do bëj atë. O prano se nuk e bën dot protestën, ose nise sot. Cakto një afat. Lë të pranojnë se nuk i ndjekin më njerëzit. Le të dalë tani e të thotë se Berisha është i nderuar, i mbarë le ta thotë.’- tha Hoxha.

Është koha të braktiset Berisha

Nga Zef Ndreka

Kuvendi i 2 Dhjetorit i vuri vulën përfundimisht Foltorës dhe premtimit të Berishës për një PD më të bashkuar, me të fortë e per te rrëzuar brenda gjashtë muajsh regjimin e Ramës.

Kuvendi i tyre, noterizoi Partinë Berisha, madje krejt hapur përgatitet për trashëgiminë drejt Argitës, tjetër non grat-a nga SHBA-të.

Jo se prisnim ndonjë prodhim të ri nga ai Kuvend i non grata-ve, i kullave, i të korruptuarve, i kriminelëve të demokracisë. Por ai Kuvend, ndryshe nga gjithë të tjerët, nuk diskutoi, nuk shfaqin asnjë alternativë, nuk prodhoi asnjë ide apo program politik.

Spektakli në Pallatin e Kongreseve, u kthye në një thirrje të hapur për revolucione dhe mosbindje civile, duke eliminuar de facto gjithë armët që ka në të vërtetë një forcë politike siç është fjala, idetë dhe programet.
Demokratët që mbështetën Berishën deri më dt 2 Dhjetor, tashmë janë bindur se janë përdorur dhe duan të përdorën “mish për top”.

Këtë kërkon Berisha, vetëm të sjellë anarki e mundesisht të arrije deri në një luftë civile.
Shembullin e nis me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë që tentojnë ti vënë zjarrin sallës së Kuvendit, duke goditur tempullin e demokracisë dhe tempullin e sovranitetit.

Drejtësia duhet të veprojë menjëherë. Pa u trembur e me guxim të bëjë arrestimet e duhura e të normalizohet jeta politike dhe parlamentare në një shtet të se drejtës.

Hallet e Berishës dhe disa ndjekësve të tij, nuk janë hallet e demokratëve, as të opozitës, as të shqiptarëve që presin ndryshimin, por në rrugë demokratike.

Berisha dhe familja e tij duhet të braktisën menjëherë, pasi menjëherë do të çlirohen nga hipnotizuar e tij.

Rruga e demokracisë është e gjatë, dhe jo e lidhur me emra të përveçëm. Për më tepër në forcat e djathta politike, ku trashëgimia e pushtetit është e ndaluar.

Sot, imperative është bashkimi i demokratëve anembanë vendit, dhe ambjentimit brënda një forcë politike si psh brënda PD-së të grupimeve të fraksioneve të ndryshme politike, pa patur nevojë të përjashtohet asnjë nga Partia.

Krijimi i fraksioneve, jo vetëm do të mblidhte e forconte PD-në, por do ta ushqente në rritje përmes ideve të ndryshme, ndërkohë do të kishim edhe një bashkëjetesë më normale ndërmjet demokratëve, opozitarëve.

Kjo mund të arrihet, kur grupi i mbështetësve të Berishës, Bashës, Bardhit etj faktor opozitarë të gjenin forcë e argumente të ulën për një union të tillë të një PD-je le ta quajmë të rithemeluar. Ku të merrnin pjesë gjithë përsonalitetet e politikës të përjashtuar që nga ’91 e në vazhdim.
Ndryshe, misioni i PD-së duhet konsideruar i mbaruar.

Per te arritur unionin që citava më sipër, se pari është e nevojshme dhe urgjente braktisja e Berishës. Kështu, lindin shpresat per ta rrëzuar Edi Ramën në vitin 2025.

Namir Lapardhaja: Basha po përgatitet për të ardhur në pushtet me mbështetje të SHBA-së

Gazetari Namir Lapardhaja në intervistën e ditës në Dritare Tv ka komentuar situatën politike në vend, ku deklaroi se rrugëzgjidhja e vetme e PD është që të jetë krah ndërkombëtarëve për të ardhur në pushtet.

Lapardhaja theksoi se ndërkombëtarët kërkojë një partner të besueshëm dhe ai është Lulzim Basha, pasi nuk ka sulmuar investimin më të rëndësishëm të SHBA-së, SPAK-un.

“Rruga e PD është e qartë, nuk ka më asnjë hezitim. Kemi një politikë të rrëmujshme që çdo javë ndez zjarr në Parlament dhe nga ana tjetër kemi një kryetar që pritet sa në SHBA dhe Bruksel me takime.

PD në 30 vite ka pasur përgjegjësi të mëdha dhe përgatitet për të pasur elemente që lidhen me pushtetin dhe qeverisje, ndërkombëtarët kërkojnë një partner të besueshme, si Basha. Basha i përmbahet vlerave të ndërkombëtarëve nuk sulmon investimin më të madh të SHBA-së. Është i vetmi ku demokratët do të gjejnë elementët e ndryshimit”, tha ai.

Basha vijon takimet në Washington, diskutime me senatorë e kongresmenë në forumin e IDU-së: Fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në nivelet e larta

Kryetari i PD Lulzim Basha po merr pjesë në forumin e IDU në Washington – Aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë.

Zoti Basha pati takime dhe biseda me personalitete të ndryshme, mes të cilëve Senatori Kevin Cramer nga North Dakota, ish-kryetarin e Kongresit Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner etj.

Zoti Basha ka diskutuar për situatën në Shqipëri dhe rajon.

SHBA ka një vëmendje të shtuar te lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia, për të cilat zoti Basha theksoi se janë edhe prioritet të PD, ndërsa bëri të ditur se ka mbështetur dhe mbeshtet dhënien fund të pandëshkueshmërisë nga SPAK dhe drejtesia e re. Kësaj – theksoi zoti Basha, i shërben edhe vetting-u i politikanëve, që do ta pastrojë politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit

Situata në rajon ishte një tjetër çështje për të cilën zoti Basha tha se është e domosdoshme vëmendja e shtuar e SHBA, ndërsa ka kërcënime për destabilizim.

Ngjarjet e 24 shtatorit janë këmbanë alarmi për sigurinë, ka theksuar zoti Basha, duke shtuar se është koha që Serbia të pranojë realitetin e Kosovës, shtet të barabartë dhe të lejojë komunitetin serb të ndërtojnë të qetë jetën e tyre, pa presionin dhe kërcënimin e Beogradit.

DASH shpall non grata ish zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Keqpërdori postin për përfitime të biznesit të tij privat

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur si person të padëshiruar për hyrjen në SHBA ish-zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, për korrupsion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë DASH përmes një njoftimi, ku thuhet se Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike.

Noftimi i DASH:

DEKLARATË PËR SHTYP

MATTHEË MILLER, ZËDHËNËS I DEPARTAMENTIT

Shtetet e Bashkuara po e caktojnë Koço Angjushev, një ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike.

Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon angazhimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre.

Këto përcaktime publike janë bërë sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2023, siç është përcjellë nga Akti i Ndarjeve të Vazhduara, 2024 (Div. A, PL 118-15). Departamenti po cakton gjithashtu gruan e Angjushev, Elizabeta, dhe fëmijët, Angel dhe Ognen, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

“Investitor strategjik në Shqipëri”, babai i Naim Murselit: Ishte takuar me presidentë e kryeministra

Babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, pohoi se djali i tij ka punuar që 14 vjeç. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’, Shaban Murseli tha se Naimi ka pasur dhe bisedime dhe takime në Tiranë për t’u bërë investitor strategjik.

Ai tha se djali nuk ka pastruar paratë e askujt, as të politikanëve, pasi ka punuar vetë.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?

Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?

Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.