30.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

PROFIL/ Sylvinho, nga lavdia me Barçën në heroin e Shqipërisë. Në Euro 2024 përballë Spanjës dhe Italisë

Prestigjozja spanjolle MundoDeportivo i ka dedikuar një artikull suksesit të Shqipërisë pas kualifikimit historik në Euro 2024 dhe trajnerit brazilian i cili si lojtar fitoi tetë tituj te Barça, përfshirë dy Champions League

Trajneri aktual i Shqipërisë fitoi tetë tituj kampion si lojtar i Barçës, përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe tani si trajner, ai udhëheq ekipin e tij në finalet e Kampionatit Evropian.

Mijëra tifozë shqiptarë festuan në rrugë fitoren 3-0 të skuadrës së tyre ndaj Çekisë, e cila e afroi Shqipërinë shumë pranë kampionatit të dytë europian, në historinë e saj. Përveç fitores me çekët, një 2-0 ndaj Polonisë, një 0-0 ndaj Ishujve Faroe dhe një 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjet e fundit kualifikuese, bërë atë që ëndrra kuqezi të realizohej.

Një ish-lojtar i Barcelonës, Sylvinho, fitues i 8 titujve si lojtar i Barçës, përfshirë 2 tituj të Champions League (një nën drejtimin e Frank Rijkaard dhe një tjetër nën drejtimin e Pep Guardiolës), është ‘arkitekti’ i kësaj skuadre, të cilën e ka kualifikuar dhe do ta drejtojë në finalet e Euro 2024. Dhe shorti i së shtunës së kaluar i vendosi ata në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, në fazën e grupeve.

Sylvio Mendes Campos Junior, Sylvinho (Sao Paulo, 1974), luajti për Barcelonën midis viteve 2004 dhe 2009. Mbrojtësi i majtë erdhi në Evropë kur luajti për Arsenal në 1999, nga Corinthians. Në vitin 2001 ai u largua nga Premier League për t’iu bashkuar futbollit spanjoll, te Celta, fanellën e së cilës e mbrojti deri në vitin 2004, kur nënshkroi për Barcelonën. Silvinho e përfundoi karrierën e tij si lojtar te Manchester City (2009-10).

Në karrierën ndërkombëtare si lojtar me Brazilin luajti në 6 ndeshje. Sylvinho e filloi karrierën si trajner te Lyon (2009), për të vazhduar te Corinthians (2021-22) dhe që nga janari 2023 mban postin e trajnerit të Shqipërisë, me shokun e tij te City dhe ish -lojtarin e Espanyol, Pablo Zabaleta, lojtar i Argjentinës 58 ndeshje, si asistent. Sylvinho mori postin në stolin kuqezi nga Edoardo Reja, i cili u largua nga drejtimi i Shqipërisë në nëntor 2022.

Ashtu si lojtarët e tij, Sylvinho është kthyer në një hero shqiptar. Madje, u dekorua me Shqiponjën e Artë, një nderim që ia dha kryeministri Edi Rama. Nëse Gianni De Biasi ia doli ta çonte skuadrën në Europianin e parë, Francë 2016, ish-lojtari i Barcelonës e ka çuar në të dytin. Më 24 qershor Shqipëria do të përballet në fazën e grupeve me Spanjën (fituese të 3 kampionateve europiane).

Në rekordin e Sylvinhos si lojtar në futbollin evropian ka një Community Shield të fituar me Arsenalin (1999) dhe jo pak por 8 tituj me Barcelonën , 2 Champions League (2005-06 dhe 2008-09), 3 Liga (2004-05 , 2005-06, 2008-09), një Kupë (2008-09) dhe 2 Superkupa Spanjolle (2004-05 dhe 2008-09).

Sot eksperiencën e tij në futboll e vë në shërbim të kësaj “përralle” që po përjeton Shqipëria. “Ëndërrojmë të kemi një Europian të shkëlqyer kundër skuadrave të preferuara, por edhe që kjo të ketë vazhdimësi, për zhvillimin e këtij projekti”, tha Sylvinho.

Info nga artikull i Mundodeportivo, pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

Aktorja kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin: Kemi qenë shokë, vinte një herë në javë në Durrës

Shqipëria u zgjua e trishtueshëm këtë të martë me lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Mirush Kabashi. Politika, miqtë dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet për këtë ndarje në botën e artit, që vjen fill pas vdekjes së aktorit shkodran Zef Deda.

Aktorja e njohur Aishe Stari ka folur për njohjen dhe takimet me Kabashin, duke thënë se për herë të fundit ishin takuar për ditëlindjen e saj,

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë. Kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi.”, tha ajo e prekur.

Kabashi ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. Ai prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ai është kuruar edhe në Turqi, por nuk ja doli dot.

OKB: Situatë “apokaliptike” në Gaza, njerëzit nuk kanë vend të sigurt për t’u strehuar

Zyrtarët e lartë në Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për një situatë “apokaliptike” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ku “nuk ka vend të sigurt për të shkuar” për civilët, pasi lufta e Izraelit me Hamasin po përhapet në jug, ku shumë prej tyre kishin kërkuar më parë strehim.

“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin”, ka thënë Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i ndihmës emergjente të OKB-së, në një deklaratë të hënën, shkruan CNN. “Njerëzit janë urdhëruar të lëvizin përsëri,… të detyruar të bëjnë një zgjedhje tjetër të vështirë, pas tjetrës”, tha ai. “Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzimin duhet të ndalet”, shtoi ai.

Ndërkohë, numri i civilëve që po vriten në Gaza “po rritet me shpejtësi”, tha kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA). Të paktën 15,899 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë më shumë se 375 në 24 orët e mëparshme, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Qeveria britanike shpall planin e ri me 5 pika për reduktimin e imigracionit, rregulla më të ashpra për marrjen e vizave

Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka qenë nën presion që kur mori detyrën tre javë më parë për të treguar se po ndjek një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit.

Konservatorët janë të zemëruar për vendimin e gjykatës për të penguar dëbimin e tyre në Ruanda dhe migracionin neto që arriti në 745,000 vitin e kaluar.

Plani i sotëm me pesë pika, i cili është “më i fortë” se çdo qëndrim i çdo qeverie të mëparshme për migracionin, sipas Cleverly, përfshin masa për vizat shëndetësore dhe të kujdesit, vizat e punëtorëve të kualifikuar, vizat e familjes, listën e profesioneve të mangëta dhe vizat studentore.

Masat janë:

Vizat shëndetësore dhe të kujdesit: Punonjësit e kujdesit jashtë shtetit nuk do të jenë në gjendje të sjellin persona në ngarkim të familjes, për t’i dhënë fund “abuzimit me vizën shëndetësore dhe të kujdesit”. Firmat e kujdesit që duan të sponsorizojnë njerëz për aplikime për viza do të duhet të rregullohen nga Komisioni i Cilësisë së Kujdesit;
Ndryshimi i pagës minimale për vizën e punëtorëve të kualifikuar: Pragu për një aplikim do të rritet në 38,700 £, megjithëse punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit do të jenë ende në gjendje të fitojnë më pak përpara se të aplikojnë për itinerarin;
Lista e profesioneve të mangëta: Qeveria dëshiron ta heqë duke reformuar mënyrën se si njerëzit që punojnë në sektorë me staf të shkurtër mund të aplikojnë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të përfshijë heqjen e zbritjes prej 20% të aplikuar në pagën minimale për njerëzit që kërkojnë vizë për profesionet me mungesë. Llojet e vendeve të punës në listë gjithashtu do të rishikohen dhe reduktohen;
Vizat familjare: Pragu minimal për një vizë familjare do të rritet gjithashtu në 38,700 £ për të “siguruar që njerëzit të sjellin vetëm vartësit që mund t’i mbështesin financiarisht”. Aktualisht, ajo qëndron në normën e vitit 2012 prej 18,600 £;
Vizat studentore: Pas shtrëngimit se kush mund të sjellë anëtarët e familjes me viza studentore në fillim të këtij viti, qeveria do t’i kërkojë Komitetit Këshillues të Migracionit të rishikojë rrugën e diplomimit “për të parandaluar abuzimin dhe për të mbrojtur integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kush ishte “Sokrati” i madh shqiptar: Aktor i qindra roleve dhe mjeshtër i poezisë

Arti shqiptar në zi! Brenda pak ditësh, arti ka humbur dy ikona, Zef Dedën dhe sot, Mirush Kabashin.

Kabashi ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Prej disa ditësh ai ndodhej i intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital.
Mirush Kabashi, figura e njohur e ekranit që ka ndarë kaq shumë role dhe emocione me publikun do të mbetet i fortë në kujtesën e tij që nga roli i famshëm i Shazivarit tek “Koncert në vitin 1936” e deri tek Sokrati.

Kush ishte Mirush Kabashi

Artisti i mirënjohur la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Një nga rolet më të spikatura ka qenë ai i Sokratit me monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Kabashi është cilësuar gjithashtu si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Kontributi i tij është i larmishëm, si në filmografinë shqiptare e ashtu në teatër, të cilit i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij.

Mirush Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës. Familja e të atit ishte me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë Kabashi u rrit në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ndërkohë në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993.
Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.
Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Disa nga filmat ku ai ka luajtur janë: Kronikë provinciale, Ne dhe Lenini, Nata, Edhe ashtu edhe kështu, Binarët, Telefoni i një mëngjesi, Shoqja nga fshati, Një ndodhi në port, e shumë pjesë të tjera artistike.

Çmimet

Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)
* Ne dhe Lenini (2008)
* Nata (1998)
* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
Binarët (film) (1987)
* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake
* Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios
* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit
* Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, me një status në Facebook ka dhënë mesazhin e tij të ngushëllimit për vdekjen e artistit të njohur Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Basha shkruan:

I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh.

U prehtë në paqe!

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Mirush Kabashi

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje. Ndërkohë ai ishte fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Kush ishte Mirush Kabashi

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Çmimet

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Basha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin Hill, drejtësia dhe vettingu në politik ndër temat kryesore

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës.

Në këtë takim, zoti Basha e ka njohur kongresmenin Hill me situatën në vend dhe rajon, dhe ka ndarë shqetësimin për situatën e tensionuar, që kulmoi me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së, ka theksuar zoti Basha, dhe në këtë kuadër ka parashtruar edhe iniciativën e tij për vetingun e politikanëve.

Basha shprehu shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni në Ballkan dhe konkretisht në Kosovë, Bosnje, dhe së fundmi edhe në Mal të Zi, me konfigurimin e shumicës së re qeverisëse.

Basha ka vlerësuar vëmendjen e shtuar të SHBA-së dhe NATO-s në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, ndërsa ka mbështetur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar mbi planin franko-gjerman të mbështetur dhe nga SHBA.

U diskutua edhe për impaktin që lufta në Ukrainë ka pasur në rajon.

Zoti Basha, edhe në cilësinë e reporterit të Këshillit të Europës për rindërtimin e Ukrainës, e njohu me rezolutën e përgatitur prej tij, që gëzon një mbështetje të gjerë në Këshillin e Europës.

Kuvendi i “Rithemelimit”, Muça në “Quo Vadis”: Kulmi i dëshpërimit të opozitës ishte 2 Dhjetori

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e cilësoi të dëshpëruar lëvizjen e opozitës në Kuvend por edhe jashtë saj.

Ndërsa në studio diskutohej tema “PD drejt Trashëgimisë”, Muça theksoi se qeveria e Edi Ramës nuk rrëzohet duke ndezur flakadanë në Kuvend, por duke ngjallur shpresë te qytetarët.

Sa i përket “Kuvendit Kombëtar” të 2 Dhjetorit të bërë nga “Rithemelimi”, Muça tha se ai ishte kulmi i dëshpërimit.

Për Muçën dalja në skenë e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar, tregon qartë kulmin e dëshpërimit që ka kapur opozitës.

Sipas këtyre lirinë po ua mohon Edi Rama. Meqë ky qen bir qeni po u mohon lirinë ky duhet mundur, nuk mundet duke ndezur flakadanë. Kjo tregon dëshpërim. Kulmi i dëshpërimit është 2 dhjetori. Kulmi i dëshpërimit është të marrësh fëmijën e ta nxjerrësh në Kuvendin Kombëtar, pavarësisht se këta i kishin bërë një fjalim që ti bëje be se Argita ka rrëzuar komunizmin”, theksoi Muça.

Sali Berisha e ka arritur objektivin e tij politik

Nga Ervis Iljazaj 

Shumëkujt Kuvendi i ‘’Rithemelimit’’ në 2 dhjetor mund t’i duket një dështim. Por gjykimi mbi suksesin ose jo të Kuvendit varet nga këndvështrimi. Nëse do të niseshim nga pritshmëritë se Sali Berisha e krijoi foltoren e tij me idenë e reformimit të partisë, të instalimit të garës dhe bërjes së saj një forcë fituese politike, apo betejës së ‘’fundit‘’ të tij për t’i rikthyer Partisë Demokratike hapjen e madhe, sigurisht që është një dështim.

Të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtimin, shumica prej tyre vetëm për inat të Lulzim Bashës, me idenë se Berisha do të largohej pas betejës për ‘’demokraci’’ dhe në ’’interes të partisë’’, dhe më pas ata do të trashëgonin elektoratin e tij, ose janë naiv, ose të dëshpëruar politikisht, ose nuk e kanë idenë se çfarë është politika.

Sali Berisha as nuk e ka, as nuk mund ta ketë atë objektiv. Ai si një nga politikanët më inteligjent të Shqipërisë, e di fare mirë se nuk mund të vijë më në pushtet dhe nuk mund të jetë protagonist i një beteje të rëndësishme në të ardhmen e politikës shqiptare, ndryshe nga ata që e ndjekin, të cilët janë në iluzion të plotë.

Pasi u shpall non grata nga ShBA dhe Britania e Madhe, dhe tashmë me një proces gjyqësor mbi supe, rruga e tij politike dhe personale është shumë e vështirë dhe konflikti shumë i madh. Në këtë kuptim, ajo që i duhet Berishës është një lëvizje politike e përbërë nga besnikë, dhe kurrsesi jo një forcë politike e hapur, e madhe dhe e reformuar. Një forcë politike e tillë do të thotë për të vetëm pasiguri, për të vazhduar në politikë.

Kuvendi i 2 dhjetorit e tregoi më së miri qëllimin e tij politik. Në atë Kuvend u instalua edhe njëherë besnikëria pa kushte ndaj lidershipit të tij. Një Kuvend i cili u mblodh për të votëbesuar Berishën pas humbjes në 14 maj. Mirëpo, as për 14 majin nuk u fol në atë Kuvend as për analizë politike dhe as për një strategji të qartë politike. E vetmja gjë që u rrënjos ishte pikërisht një lëvizje politike personale, madje edhe familjare me hyrjen në skenë të vajzës së tij.

Për këtë arsye, Sali Berisha e ka arritur objektivin e tij politik. Ajo që ai mund të bënte pas shpalljes non grata, ishte pikërisht kjo që krijoi. Një lëvizje politike e cila sigurisht nuk vjen dot më në pushtet, por ama e gjitha besnike ndaj tij. Me Kuvendin e 2 dhjetorit, Berisha tregoi edhe njëherë se tashmë ka formacionin e tij politik dhe do të vazhdojë të jetë në lojën politike. Për Sali Berishën, në kushtet ku ndodhet, nuk ka rëndësi nëse vjen në pushtet apo jo, por thjesht të mbetet në lojë me një forcë politike që ndoshta mund të ketë 10, 15 apo 20 përqind të elektoratit, e cila më shumë mundësi do të tkurret në vitet në vazhdim, por kjo nuk përbën problem për të.

Duam apo nuk duam, Sali Berisha e realizoi qëllimin e projektit të tij politik. Problemi qëndron a është ky projekt në interes të demokratëve dhe të djathtës shqiptare? Pa dyshim që jo! Mund të jetë një arritje personale politike, por rrotacioni në udhëheqjen e tij duket një utopi. Fatkeqësisht të djathtët shqiptarë do të duhet të presin akoma për të parë një opozitë fituese, e cila kështu sikurse është, realizon vetëm qëllimet e Berishës dhe jo qëllimet e tyre.

Prandaj, ata që ëndërronin për të marrë lidershipin e Rithemelimit dhe elektoratin e saj do të duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë. Mesazhi i Kuvendit të 2 dhjetorit ishte pikërisht ky!