32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Zheji: Basha nuk ka rival në PD, largimi i Berishës nga vullneti i mirë dhe i detyruar për ta shpëtuar

Analisti Artur Zheji u shpreh në “Real Story” se Lulzim nuk ka rival në Partinë Demokratike, për sa i takon formimit të tij.

“Më gjithë këta njerëz që janë në PD, ndaç ajo faktikja ndaç ajo e logos, asnjëra nuk ka formimin e Bashës. Këtë ta them me bindje, përveç Argita Malltezit. Ajo do ishte rivalja më organike. Ai bëri një largim të Berishës të detyruar me vullnetin e mirë, për të shpëtuar ndoshta edhe Berishën dhe veten dhe ka patur një mpirje, ka patur dhe një pamundësi t’i ngulte thikën disa herë atij babait politik shpirtëror”, tha ai.

Nazarko: Berisha po shantazhon ‘me të gjithë armët’ që ka në pozicion! Minxhozi: Loja e tij, ta paketojë politikisht hetimin nga SPAK

Analisti Mentor Nazarko, në një  intervistë në “Real Story” në ABC teksa komentoi hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, theksoi se ky i fundit po shantazhon me të gjitha armët e mundshme që ka në pozicion.

Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha është munduar ta paketojë hetimin ndaj tij si një shkelje e të drejtave të opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

Nazarko: Berisha po shantazhon me të gjithë armët e mundshme që ka në pozicion. Por sjellja me forcë për të përmbushur “detyrim paraqitjen” nuk do të sjellë asnjë fakt të ri. E them se Gjyqtarët dhe prokurorët nuk vijnë nga qielli. Brenda SPAK, edhe pse është një institucion i vogël mund të ketë edhe dy rryma.

Zheji: Për gjykatësen nuk kemi të dhëna nëse e ka blerë me çmim më të ulët se tregu. Në treg të lirë ka blerë një apartament.

Nazarko: Duhet t’i japim kohën që SPAK të veprojë siç duhet.

Zheji: Berisha bën sikur tregon forcë, por është i dëshpëruar. Ka njerëz që kanë dëshirë ta shohin sa më të dëshpëruar këtë zotëri.

Minxhozi: Berisha bën atë që di të bëjë, ky është personazh dhe ka 30 vite që e kultivon këtë lloj sjellje. Por besoj që një çelës leximi i asaj që nuk po bën SPAK është indirekt edhe sjellja e tij. Sali Berisha me shumë dredhi është munduar ta paketojë hetimin ndaj tij dhe dhëndrin si shkelje kolosale të të drejtave të opozitës. Ka përpiluar një listë që vetëm tani fillojë të zbatohet, të drejtat e opozitës për të pasur kryetarin e grupit të përcaktuar, për të pasur Komisione Hetimore, që të përcaktohet problemi i siglës dhe stemës duke i shtuar një akuzë transversalë për të gjithë familjen Rama. Të gjithë anëtarët e familjes Rama se çfarë bëjnë. Pra këto mund të ketë efekt tek SPAK. Loja e tij është ta paketojë politikisht hetimin e tij ndaj SPAK, të ngrejë akuza, duke nisur edhe nga Prokurorët dhe gjykatësit.

Berisha shkel vendimin e gjykatës/ Artur Zheji: Drejtësia e re nuk duhet përkulet përballë politikës së vjetër

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish nuk u paraqit në Gjykatë për të respektuar masën e sigurisë të caktuar për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Analisti Artur Zheji, i ftuar në Real Story, thotë se drejtësia sot po vepron, ndryshe me situatën e viteve të shkuara, që personat me imunitet nuk prekeshin. Për Zhejin, ky është një zhvillim optimist, e cili duhet mbështetur.

“Mendoj se drejtësia e re është jo-muskuloze, nuk ka patur beteja më parë me një ish-kryeministra apo ish-presidentë. Ne po diskutojmë se si të paprekshmit e djeshëm, sot janë të prekshmit, por sa të prekshëm duhet të jenë? Unë kam qenë dhe mbetem mbështetës i SPAK dhe drejtësisë, sepse realisht nëse ne godasim drejtësinë, sepse deri më sot goditësi më i madh i SPAK ka qenë Sali Berisha. I ka sharë me libër shtëpie”, tha ai.

Ai theksoi se nëse drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë kjo do të “vrasë” besimin e qytetarëve tek kjo strukturë.

“Nëse në këtë vend drejtësia e re i përkulet politikës së vjetër, atëherë drejtësia e re thyhet dhe nuk kemi asnjë shpresë. Unë drejtësinë nuk e shoh të përgjunjur, por e shoh të lëkundur”, tha ai

Kuvendi i Rithemelimit, retorikë në boshësi

Nga Shefqet Gjana

Për kuriozitet ndoqa pjesë nga kongresi i Rithemelimit.

Ato që më bani pështypje ishin:

1. Braktisja e demokratëve të vërtetë dhe për më tepër e delegatëve .

2. Thirrja të zgjojmë luanin .

Kjo më erdhi si një apothoezë aluçinante, kur dihet, se këtij personi më 2013 luani i dha shqelmin më fatal, dihet se më 14 maj në zgjdhjet lokale i dha shqelmin e dytë fatal, ku nga 61 bashki fitoi vetëm 6 dhe këta në fshatra të harruem.

Humbi gjithë bastionet demokratike .

Kjo thirrje u drejtohet atyre që ruajnë instikte e hijenavi, të cilat kaunisin me vrap për të lëpirë ndonjë kockë të tepërt .

3. Mosbindja civile.

Kjo sa të habitë, aq duket e pa relizueme, pasi ku janë ata civil që i pëgjigjen thirrjes tuaj përveçse asaj çete të çoroditun pas jush?!

Po a nuk e kuptoni apo bani sikur nuk e dini se ju jeni i pabesueshëm me këte retorikë demagjike të përditshme?

4. Ekspozimi i Argita Berishës.

A thue se ajo akoma nuk ka marrë vesht se është cilësue non grata nga SHBA?
A thue se nuk di që është gruaja ndër ma të pasura në saj të privilegjeve të krijuara nga i ati kryeministër ? A thue se nuk di se në “demokraci” nuk trashëgohet pushteti i prindit?

5. Opozita barkë shpëtimi.

Ky është naivitet, ose smundje indoktrinuese.

Do isha i lumtun sikur të kishte 1% vërtetësi, por a nuk ishte kjo opozitë, që qeverisi gjysën e kohës, ndërsa tash 32 vite llokoqitemi në batakun e kësaj kënete të sajume prej kësaj klase politike?

Orgjit e Ramoviçit po i vuajmë çdo ditë, por na pastë në çafë Berisha, na solli dhe po mbanë mbi shpinën tonë.

Ata i duhen njeri-tjetrit se vetëm kështu ruajnë pushtetin dhe pasuritë.

Agron Shehaj njofton krijimin e një partie të re, tregon pse u largua nga Rithemelimi

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike e Sali Berishës, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve”, u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar”, u shpreh Agron Shehaj.

Si ndryshuan brenda vitit çmimet e ushqimeve në vendet e BE-së? Vaji i ullirit u rrit me 75%

Pas rritjeve të konsiderueshme në vitin 2022, çmimet e ushqimeve në BE vazhduan të rriten edhe në vitin 2023. Shqipëria kryen rreth 70 për qind të volumit tregtar me vendet e Bashkimit Europian, çka do të thotë se një inflacion i lartë në BE importohet në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare për tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti tregojnë se çmimet e disa artikujve shënuan rritje më të ngadaltë. Në shtator 2023, çmimet e vezëve, gjalpit dhe patateve në BE rezultojnë në më të larta se në janar 2021 dhe 2022, por nuk janë aq të larta sa disa muaj më parë, ndërkohë që çmimi i vajit të ullirit kanë ardhur vazhdimisht në rritje.

Në shtator 2023, çmimi i vajit të ullirit ishte 75% më i lartë se në janar 2021. Në janar 2022, çmimet ishin 11% më të larta se i njëjti muaj i një viti më parë, dhe midis shtatorit 2022 dhe shtatorit 2023, çmimet regjistruan një rritje të mprehtë.

Çmimet e patates shënuan gjithashtu në një rritje marramendëse.

Që nga janari 2021, çmimet për patatet u rritën me 53% në shtator 2023, pas një piku në qershor 2023 (+60%).

Sa i përket çmimeve të vezëve, në shtator 2023, ato ishin 37% më të larta se në janar 2021. Çmimet e vezëve u stabilizuan në 2 tremujorët e parë të vitit 2023 dhe shënuan një rënie në gusht dhe shtator të këtij viti.

Çmimet e gjalpit evoluan në një mënyrë të ngjashme.

Çmimet për gjalpin arritën kulmin në dhjetor 2022 (+44% krahasuar me janarin 2021) dhe më pas filluan ngadalë të bien. Në shtator, gjalpi ishte 27% më i shtrenjtë se në janar 2021.

Një rritje thuajse me të njëjtat shifra raportohet edhe për produktet ushqimore në vendin tonë. Këtë vit prodhuesit e vajit të ullirit kanë paralajmëruar dyfishim të çmimit.

“Pezulloni ndërtimin e aeroportit në Vlorë”, Deutsche Welle: Komiteti i Bernës thirrje qeverisë të bashkëpunojë me aktorët përkatës

Sërish i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosës/Nartës. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje të hënën, 4.12.2023. qeverisë shqiptare të pezullojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe deltës së Vjosës.

Në takimin e tyre në Strasburg, anëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e tyre të thellë që ndërtimi i aeroportit vazhdon dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me popullsinë vendase dhe të gjithë aktorët përkatës. Është hera e dytë brenda tre muajve që Komiteti i Konventës bën thirrje të till.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm – dhe në raportin e tyre zyrtar – se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar. Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një dklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur.

Sipas ekspertëve, Zona e Mbrojtur e Nartës Vjosa, është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpia e specieve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është një habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh gjatë gjithë vitit dhe ka një rëndësi mbirajonale për rrugën e migrimit të Adriatikut. Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në mars 2023 dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

 

Konventa e Bernës, zyrtarisht një konventë për ruajtjen e bimëve dhe kafshëve të egra evropiane dhe habitateve të tyre natyrore, është një traktat ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra evropiane nga viti 1979. Në të marrin pjesë 46 shtete evropiane dhe 4 afrikane (Burkina Faso, Maroku, Senegali dhe Tunizia, në territorin e të cilëve ka zona dimëruese të specieve evropiane të shpendëve) dhe Bashkimi Evropian (BE) si një organizatë ndërkombëtare janë anëtarë të konventës./DW

Në një grup në Europian me Shqipërinë, Italia mendon për miqësoret e marsit

Italia do të fillojë përgatitjet për Europianin e verës së ardhshme, pas një fushate kualifikuese mjaft të vështirë. Grupi i Euro 2024 për Axurrët duket sa interesant aq edhe kompleks, pasi ekipi i Spalletit do të përballet me Shqipërinë në Dortmund, Spanjën në Gelsenkirchen dhe Kroacinë në Leipzig.

Italia duhet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në mars me kundërshtarë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara, pasi kjo është mënyra më e mirë për të qenë në formë për Europianin.

Kush do të sfidojë përfaqësuesen e njohur? Përveç një mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, për të justifikuar udhëtimin jashtë shtetit, zgjedhja varion midis Kolumbisë, Uruguait, Austrisë, Serbisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Skocisë.

Gjermania lehtëson emigrimin nga 1 janari/ Ekspertët: Lajm i keq për Shqipërinë

Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punonjës, që nga ata të pakualifikuar, deri tek ata me diplomë universitare.

Republika Federale e Gjermanisë po miraton ligje duke iu përgjigjur nevojave dinamike të tregut të punës, e një prej tyre është “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar”, që nis të zbatohet që nga janari I vitit të ri 2024.

Emin Shini, ekspert për punësimin tha: “Nëse ti ke një përvojë të caktuar në një profesion, për të cilin Gjermania ka nevojë, një arsim profesional, jo universitet domosdoshmërisht, të lihet menjëherë takimi në Ambasadë dhe procedura e vizës është shumë e shpejtë. Ky është një lehtësim shumë i madh, pasi një nga problemet që ka sot sistemi gjerman është vështirësia për të lënë një takim, sepse bëhet me një short.

Ligji parashikon edhe Kartën Blu sipas të cilës, një punonjës i kualifikuar apo edhe i pakualifikuar, mund të udhëtojë për Gjermani dhe ka të drejtë nëpërmjet Kartës Blu të qëndrojë atje deri në 1 vit. Brenda kësaj periudhe ka të drejtë të punojë 20 orë në javë, pra një punë part-time. Por në momentin që gjen një punë fikse, me kohë të plotë, procedurat për lejen e qëndrimit bëhen atje, pra në Gjermani nuk është nevoja të vijë në Shqipëri.

Ky ligj është lajm i mirë për Gjermaninë, por është një lajm i keq për Shqipërinë, për tregun tonë të punës. Me këtë ligj Gjermani prek të tre kategoritë kryesore të fuqisë punëtore, pa përjashtim. Këtu përfshihen punëtorët e pakualifikuar, punonjësit që kanë kualifikim profesional, por edhe punonjësit e kualifikuar, me universitet. Parashikohet që ikja e fuqisë punëtore të jetë akoma më e madhe. Ne edhe kështu siç jemi në këtë moment kemi shumë probleme. Por kjo do ta thellojë më shumë problemin vendas për forcë punëtore.”

Antibiotikë pa recetë! Studimi: Një e treta e shqiptarëve kurohen gabim

Një e treta e shqiptarëve përdorin antibiotik pa rekomandimin e mjekut.

Kjo është konkluduar bë një një anketim të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në 14 vende në Europë, ku ishte e përfshirë Shqipëria, vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Në farmacitë tona është e ndaluar me ligj shitja e antibiotikëve pa recetën e mjekut, por mesa duket edhe  pse nuk lejohet qytetarët, në anketë kanë treguar se kanë marrë antibiotikë.

Sondazhi përfshiu 8221 persona dhe gjysma e tyre raportoi se kishte marrë antibiotikë oralë në 12 muajt e fundit dhe më konkretisht e kanë marrë për ftohje, apo për simptoma të ngjashme për gripin, për dhimbje fyti dhe për kollë.

Kjo ka alarmuar Organziatën Botërore të Shëndetësisë, pasi këto simptoma më së shumti shkaktohen nga viruse për të cilët antibiotikët nuk japin efekt.

Sondazhi tregoi se në disa vende 33% e të anketuarve konsumuan antibiotikë, por pati vende ku u raportua  edhe 40% . Sondazhi i OBSH për Europën thekson gjithashtu njohuritë e mangëta që kanë qytetarët në lidhje me përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, i cili mund të bëjë që të mos japin efekt në një moment të dytë.

Pothuajse gjysma e të pyeturve u përgjigj se antibiotikët mund të përdoren kundër viruseve, ndërkohë që është e kundërta. Kjo situatë e ka rritur alarmin pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila u kërkon shteteve anëtare të ndërhyjnë sa më parë, për zbatimin e rregulloreve që ka secili kundër antibiotiko rezistencës. Rezistenca ndaj antibiotikëve konsiderohet si një ndër kërcënimet globale të shëndetit publik.

Rreth 5 milion vdekje çdo vit janë të lidhura me Rezistencën e baktereve në të gjithë botën dhe pothuajse gjysëm milioni humbje jete ndodhin në rajonin Europian.

Vdekje të lidhura me rezistencën mikrobiale: 5 miljon vdekje në botë, 500 mijë vdekje në Europë.