33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Basha tjetër thirrje SPAK: Kur keni ndërmend t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të aferës 400 milionë euro?

Kryetari i PD, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se, SPAK po inkurajon vjedhjen e taksave të shqiptarëve duke mos dënuar politikanët e korruptuar.

Basha tha se, SPAK është përgjegjës ndaj aferës 400 milionë euro të qeverisë për inceneratorët dhe nga ky mosveprim vjedhja do të vazhdojë me 20 milionë euro të tjera të parashikuara për këta djegësa në Buxhetin e ri të vitit të ardhshëm

“Ja ku është arsyeja! (tregon Buxhetin e vitit 2021). Vazhdimi i aferës korruptive. Ja ku është thirrja ime e përsëritur për SPAK-un.

Ja çfarë bëni ju kur nuk veproni, kur nuk ndëshkoni hajdutët, kur mbroni dhe nuk ndëshkoni politikanët e korruptuar!

Ja çfarë bëni!

Zotërinj të SPAK, ju inkurajoni vjedhjen! Ju inkurajoni hajdutërinë e parave të shqiptarëve! Ju bëheni bashkëpërgjegjës që shqiptarët të mos kenë masa lehtësuese që kam tre javë që i përsëris ditë për ditë!

Për shëndetësinë, për vogëlushët dhe mësuesit, për shqiptarët e shpunësuar, për biznesin që nuk po mban dot kokën mbi ujë.

Sot është koha mos ta kyçni, por ta hapni gojën dhe të tregoni se kur keni ndërmend t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, për shkak të të cilëve shqiptarët janë të vetmit në Ballkan që nuk merr dot mbështetje nga taksat që ka paguar sepse taksat vazhdojnë të vidhen nga ky grup kriminal”, u shpreh Basha.

Ndryshimi i lejes së qarkullimit do të kushtojë 21 mijë lekë

Qytetarët nuk janë të detyruar të ndryshojnë lejen aktuale të qarkullimit të mjeteve.

Pas miratimit të urdhrit të Ministrisë të Infrastrukturës për ndryshimin e formatit të lejes të qarkullimit, Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi për Monitor se modeli i ri do të jepet vetëm për aplikimet e reja.

“Formati i ri i lejes të qarkullimit të mjetit rrugor të regjistruar, do të jepet vetëm për ata qytetarë që kryejnë veprime të reja me mjetin. P.sh ata qytetarë që do të merrnin lejen e re në çdo rast apo që kryejnë ndryshime. Të tjerët nuk detyrohen të ndryshojnë lejen e qarkullimit”.

Z.Gonxhe shpjegon se leja e re e qarkullimit, nuk do të ketë afat vlefshmërie, vula kolaudimi dhe do të kushtojë 2,100 lekë. (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)

“Çmimi mendohet që do të jetë 2,100 lekë, sepse do të ketë një letër speciale shumë më të kushtueshme sesa letra e zakonshme që përdoret sot dhe do të jetë e pajisur me elemente sigurie. Dokumenti i ri do të unifikojë së bashku 3 në 1 do të uli ndjeshëm me 40% koston që qytetari paguan aktualisht për këto dokumente (certifikata dhe leja ndërkombëtare) që më total I aktualisht i kushtojnë 3,500 lekë. Pra me lejen e re do të paguajë vetëm 2,100 lekë. Do të kursejë dhe kohë dhe angari. Do të marrë 1 dokument me standard, si leja e mjetit të Gjermanisë”, shpjegon Gonxhe.

Sipas kreut të Drejtorisë të Shërbimit Rrugor, leja e re shqiptare e qarkullimit do të kushtojë 17 euro, ndërsa në Kosovë kushton 25 euro dhe në Itali 30 euro. Urdhri i Ministrisë të Infrastrukturës përcakton se Leja e re e qarkullimit të jetë e barasvlershme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Basha-SPAK: Heto vjedhjen me inceneratorët sepse po inkurajoni hajdutërinë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi sipas tij është duke inkurajuar hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.

Basha shtoi se sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve, ndërsa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal.

Po ashtu Basha thotë se neglizhenca e SPAK po bëhet edhe arsye se pse qeveria nuk zbaton planin me masa lehtësuese nga opozita.

“Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua thejmë shqiptarëve.

Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë.

Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.

Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.

S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga kostot, nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.

Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa”, tha Basha.

Ministria “orienton” fëmijët drejt kurseve private, Boçi publikon udhëzimin: Arsimi në Shqipëri nuk është më falas…

Nga Luçiano BOÇI

Ministria e arsimit ka pranuar dështimin e falimentimin e plotë të saj, në realizimin e detyrimit e misionit, për të siguruar sipas Kushtetutës të drejtën e fëmijëve për arsimim të plotë dhe falas parauniversitar.

Tingëllon e çuditshme, por faktet flasin qartë.

Është shumë pak ta quash skandal.

Paaftësia në menaxhimin e mësimdhënies nën pandemi dhe jo vetëm, ka kapur majat e dorëzimi i rilindjes është pa kushte.

Shteti ka dalë nga funksioni i tij themelor dhe ka hequr dorë nga ligji themeltar.

Falë Ramës e Kushit, tani fëmijëve tanë nga klasa e parë deri në të 12, do t’i duhet të paguajnë kurse private, për marrjen e dijes së munguar në shkollat tona, sepse Rama dhe Kushi nuk e njohin një detyrim të tillë.

Duhet të paguajnë dhe njëherë diçka që e kanë paguar në formë taksash, si kontribut për të gjithë shoqërinë.

E pabesueshme, por është vetë Ministria e Arsimit alias Qeveria që e orienton dhe mundëson një gjë të tillë, duke e dorëzuar dhe arsimin pothuaj me koncesion.

Ministria ka urdhëruar drejtuesit e shkollave nëpërmejt ZA-ve, të detyrojnë mësuesit t’u shpërndajnë prindërve një pyetësor-ofertë në emër të pandemisë, të përgatitur nga një qendër didaktike private që operon në fushën e kualifikimeve e trajnimeve profesionale.

Prindërit orientohem të dërgojnë nxënësit në kurse private. Shkolla ka dështuar.

Qendra merr përsipër kurse mësimdhënie për lëndë të caktuara e si çdo biznes është në të drejtën e saj.

Ajo që ka dalë nga shinat është Ministria e Qeveria.

Thirrja që stimulon Ministria dhe pranimi i dështimit, në pyetësorin e qendrës, janë pa ekuivok:

“Të nderuar prindër,

Në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, Irisoft ju ofron asistencë fëmijëve tuaj në përgatitjen e mësimeve online apo drejtpërdrejtë që nxënësit të marrin dijet e plota. Fillimisht do të ju luteshim të plotësonit këtë pyetësor për të kuptuar vështirësitë që po hasni në këtë periudhë.

Faleminderit!”

Më poshtë pyetësori konfirmon dështimin e trasmetimit të plotë të dijes, dështimin e turneve, dështimin e orëve të shkurtuara (foto).

Dhe meqenëse kjo ka ndodhur, të gjithë prindërit ftohen nga Ministria, të shkojnë të paguajnë kurset private, sepse për Ramën dhe Kushin shkolla nuk realizon dot më funksionin e saj dhe arsimi tashmë në Shqipëri nuk është falas, siç e shkruan kushtetuta.

E shumta e shumta, shkolla konsiderohet nga këto si qendër e grabitjes së votës.

Për të mos folur për diskriminimin që instalon dhe pranon Ministria në aksesin në dije, sipas aftësisë financiare që kanë familjet e fëmijëve.

Linku që shpërndan Ministria është ky:

https://forms.gle/4QvgSFJSS9pZ5niM7

Urdhërat absurdë të dala nga zyrat arsimore janë në foto.

Pas këtij turpi qeveritar, i disati, a ka qoftë dhe një arsye pse Rama duhet të qëndrojë më në pushtet?!!!!

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Do t’ua nxjerrim nga hundët çdo qindarkë që ua kanë vjedhur shqiptarëve kudo që t’i kenë fshehur

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi sot të gjithë ata që do të kenë marrëveshje kontraktuale me Qeverinë në ikje, këto muaj para zgjedhjeve, të jenë të kujdesshëm, sepse me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, kontratat e tyre do t’i nënshtrohen ligjit të ri Anti-Mafia.

“Në emër të pacientëve shqiptarë me COVID apo me sëmundje të tjera, që nuk marrin as rimbursimin, në emër të mjekëve, pensionistëve shqiptarë për të cilët banda në pushtet ka ndarë 6 herë më pak vitin e ardhshëm sesa për koncensionet korruptive, i bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të ndërtojë të ndërtojë një marrëdhënie kontraktuale me shtetin, në katër muajt e fundit të qeverisë në ikje, të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm, sepse çdo kacidhe, çdo tender, çdo marrëdhënie, çdo kontratë, do t’i nënshtrohet ligjit të ri Anti Mafia.

Nuk kam për t’i lënë pensionistët pa pensione!

Nuk kam për t’i lënë vogëlushët në kushtet e mjerueshme të shkollave, 7% e të cilave janë akoma pa ujë të rrjedhshëm!

Nuk kam për t’i lënë shqiptarët të vetmit në Ballkan që nuk marrin kacidhen e bukës së gojës dhe kur kanë humbur vendin e punës nga pandemia.

Jo, jo! Do t’ua nxjerrim nga pasuritë kudo që t’i kenë fshehur, nga xhepat, nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie, nga pasuritë e patundshme e do t’ua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që ua kanë vjedhur shqiptarëve”, tha Basha.

Basha: Rama ka mbaruar, opozita drejt një beteje dhe fitoreje të thellë

Kryetari i opozitës Basha deklaroi se ka një bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese për të gjurmuar paratë e korrupsionit dhe vjedhjeve të shqiptarëve të depozituara në konto bankare në parajsat fiskale. “Kemi një bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese të vendeve partnere në NATO për të gjyrmuar paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve me inceneratorët dhe për ti sekuestruar dhe kthyer këto para tek shqiptarët”, tha Basha.

I pyetur në lidhje me një deklaratë të Ramës se sondazhet e nxjerrin atë fitues, Basha u përgjigj se Rama që kontrollon të gjitha pushtetet i kishte të gjitha mundësitë që të bënte zgjedhje të parakohshme. “Rama ka mbaruar. Opozita është çdo ditë në betejë me këtë pushtete të korruptuar dhe do të fitojë thellë zgjedhjet e 25 prillit për ti hapur vendit një përsketivë të re dhe rikthyer shpresën”, tha Basha.

Cili do të jetë fati i të majtës shqiptare pas zgjedhjeve të prillit?

Nga Red VARAKU

Halli më i madh i kryeministrit sot nuk është më mandati i tretë, sepse ai e ka të qartë që nuk ka asnjë shans përballë bashkimit më të madh opozitar të këtyre 30 vjetëve.

Halli i tij më i madh është fati i të majtës pas këtyre zgjedhjeve, ndaj ka nisur një ofensivë kundër Ilir Metës dhe LSI. Kjo sepse sot LSI përbën kërcënimin më të madh për të ardhmen e tij dhe të majtës.

I vetëdijshëm për çarjen e madhe në PS midis rilindasve dhe socialistëve , çarje që sa vjen dhe bëhet më evidente, ai i tmerrohet një hakmarrjeje të socialistëve dhe rolit të ri që po merr LSI si udhëheqëse e të majtës.

Ai e ka të qartë se çfarë përfaqëson Ilir Meta dhe LSI dhe lidhjen e tyre organike me PS. Ata kanë qenë pjesa më e shëndetshme dhe vitale e PS, e cila e shkëputi PS-në nga Partia e Punës dhe u largua prej saj kur kjo e fundit iu rikthye idealeve të etërve të atyre që e shkatërruan këtë vend.

I vetëdijshëm për shkatërrimin që i ka bërë PS për interesat e tij dhe i bindur për humbjen e thellë që e pret në prill, Edi Rama i druhet shumë faktit që shumë socialistë do ta braktisin anijen gati të mbytur të rilindjes dhe do t’i bashkohen LSI-së. Kjo jo vetëm për pragmatizëm, sesa për faktin se ajo mbetet e vetmja shpresë për të majtën.

Dhe sipas informacioneve kjo ka filluar të ndodhë.

Janë me mijëra socialistë të zhgënjyer që po i bashkohen LSI në të gjitha qarqet, sepse shikojnë tek Edi Rama një njeri që e ka parë PS si plan biznesi.

Ata e shikojnë atë “si krimb” të paskrupullt, të pa gjak, të pacipë dhe të pamëshirshëm që për të mbrojtur karrigen e vet, do të vazhdojë ta brejë jo vetëm Shqipërinë , por edhe PS nga brenda, edhe pasi kjo e fundit të largohet nga pushteti.

Ndërsa tek Ilir Meta shikojnë njeriun luftarak, studentin e dhjetorit, njeriun e papërkulur përkundër të gjitha përpjekjeve për ta asgjësuar atë , që e ka parë gjithmonë të majtën si emocion.

Sigurisht, tek ai nuk është se shikojnë as engjëllin dhe as puritanin. Betejat për t’i mbijetuar sulmeve politike e kanë dëmtuar jo pak atë. Tek ai ata shikojnë një personalitet, që përmes akteve të tij burrërore në jetën politike shqiptare ka prodhuar gjithmonë mbështetës besnikë dhe kjo është një cilësi e padiskutueshme për një udhëheqës.

Pra, LSI këto zgjedhje është dyfish kërcënim për rilindjen. Kërcënim për humbjen e pushtetit, sepse votat socialiste do shkojnë për LSI-në dhe njëkohësisht kërcënim për të ardhmen e PS, sepse PS pritet që të zvogëlohet aq shumë në këto zgjedhje, sa rrezikon të shkojë drejt paaftësisë për tu ringritur.

Sigurisht, Edi Rama për të mbrojtur veten dhe pasurinë e tij, do ia lërë PS një servili dhe besniku të tij, burrë zonjë ose grua kjo nuk ka pikë rëndësie.

Ajo që ka rëndësi është që kushdo që do ta marrë PS nuk do ta marrë për shkak të vlerave, por për shkak të servilizmit dhe besnikërisë ndaj Ramës. Pra, do të jetë vetëm se një zgjatim i Ramës.

Kjo do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen në PS, sepse pas këtyre zgjedhjeve pritet një tkurrje e jashtëzakonshme e PS, sa PS vështirë të mund të ringrihet.

Kjo edhe për faktin se me ardhjen e LSI në pushtet në një koalicion të madh për integrimin, shumë socialistë do ta shohin LSI si të vetmen alternativë të fortë dhe konkuruese të së majtës.

E vërteta është që askush nuk e konkuron dot staturën e Ilir Metës për të udhëhequr të majtën.

Sardele politike si Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Tauland Balla etj as nuk joshin dhe as nuk trembin më askënd! Ata jo vetëm që nuk mund të krahasohen me personalitetet e LSI , por ngjajnë si dordolecë edhe përballë delfinëve të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Nëse ndodh kjo dhe gjasat janë që po, për Ramën do ishte një vetëvrasje politike dhe një humbje e dyfishtë, sepse do të humbte jo vetëm pushtetin, por dhe udhëheqësinë e të majtës. Si pasojë ai do të dilte cullak para drejtësisë dhe nuk do të kishte asnjë garanci për të ardhmen.

Ndërsa për Ilir Metën nuk do ishte vetëm një përmbushje e ëndrrës së tij studentore , por dhe realizim i fatit të tij politik, si udhëheqës biologjik i të majtës shqiptare.

A do të arrestohet Arben Ahmetaj?

Arben Ahmetaj deklaron se ka udhëtuar në makinë me 500 biznesmenë dhe oligarkë për të mjegulluar lidhjen me mafiozin ndërkombëtar Klod Mërtiri, tek i cili mafia politike ka kaluar biznesin e inceneratorëve

Kur Shkëlqim Cani refuzoi të bëntë letrat e aferës së shekullit me biznesin privat të fabrikave të djegies së plehrave, ngritur me paratë publike, Edi Rama e shkarkoi si ministër Financash, duke e zëvëndësuar me Arben Ahmetajn.

Lëvizjet e para për aferën me kosto 400 milionë euro kanë nisur që në fillim të vitit 2014. Shkëlqim Cani ishte pengesë. Në vend të Canit, Rama soli Arben Ahmetajn, i njohur edhe si ‘tigri fluturues’, me një përvojë 20 vjeçare në vjedhje dhe korrupsion.

Ahmetaj nisi menjëherë përgatitjen e letrave. Biznesi do të kalonte formalisht në emrin e klientit të tij, Klod Mërtiri.

Ky i fundit ishte në makinë me Arben Ahmetajn kur u aksidentuar në Komanovë. Nga një skandal në pastrimin e 60 milionë eurove në Zimbabve, mes Mërtirit dhe presidentit të Zimbabve, u arrestuan shumë zyrtarë.

Deri kur dolën faktet se Klod Mërtiri ndodhej në makinë me Ahmetajn, ky i fundit e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen. Kur u pyet mbrëmë se çfarë lidhje kishte më Mërtirin, Ahmetaj tha se ka udhëtuar me makinë me 500 biznesmenë dhe oligarkë, për të relativizuar lidhjet me Mërtirin.

Ahmetaj po tenton ta paraqesë lidhjen e korrupsionit me Mërtirin si një lidhje rutinë me biznesmenët, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga SPAK.

“Jam në makinë, kam qenë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar”, tha Ahmetaj i nervozuar.

Në rrethet politike dhe mediatike flitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje ditësh. Kjo duket edhe nga lëvizjet e Ahmetajt, i cili po përpiqet të krijojë një alibi për të justifikuar para SPAK lidhjen me mafiozin ndërkombëtar, Klod Mërtirin, tek i cili kupola politike ka kaluar biznesin e inceneratorëve, biznes i cili është ngritur me paratë e shqiptarëve. Por, Arben Ahmetaj e ka të vështirë të shpëtojë, vetëm nëse SPAK bëhet si Adriatik Llalla dhe Petrit Fusha. Dosjen penale për Arben Ahmetajn e ka përgatitur KLSH, i cili ka nxjerrë të gjitha shkeljet që nga mungesa e tenderit deri tek veprimet korruptive për të vjedhur paratë publike. Dosja është pasuar me investigime mediatike, që kanë nxjerrë në pah edhe lidhjet e Ahmetajt me Mërtirin dhe personazhe të tjerë të implikuar./Pamfleti

Basha: Në ditët e tij të fundit Edi Rama planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë konferencës për shtyp me gazetarët se, Edi Rama në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve.

“Buxheti i 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro. Gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz.

Basha: Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner; për aferën e inceneratorëve asnjë informacion.

Mos hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë”, u shpreh Basha.

Tre aferat korruptive me mbi 400 milionë euro, vjedhja e shekullit

Kryetari i opozitës, Basha ka denoncuar fakte dhe prova të reja në lidhje me aferën korruptive më të madhe atë të inceneratorëve që kap shumën e mbi 400 milionë eurove, para që jepen nga paratë e taksapaguesve në xhepat e Ramës dhe klientelës së tij me emrin, Klodian Zoto.

Basha tha se buxheti i vitit 2021, më i papërgjegjshmi në 30 vite, tabloja më e qartë e dorës së Edi Ramës në xhepat e shqiptarëve.
“Vetëm imceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 20 milion euro.120 milion euro në Buxhetin 2021 për PPP-të.Pagesat për konçesioneve korruptive sa 6-fishi i indeksimit të pensioneve”, tha Basha.