33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Teliti i përgjigjet Ramës: Shkatërrove bujqësinë me taksa. Fondet e qeverisë i marrin grositët pranë qeverisë

Dorjan Teliti i përgjigjet Ramës: Shkatërroi bujqësinë me taksa. Fondet e qeverisë i marrin grositët pranë qeverisë. Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda.

Pasi ka dështuar të japë llogari për premtimet e pambajtura për bujqësinë, ER orvatet t’u hedhë hi syve fermerëve të falimentuar nga taksat e larta dhe mungesa e mbështetjes konkrete për to.

Në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, por u shtoi edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milion euro në 7 vitet e qeverisjes së tij.

U premtoi fermerëve 40 milion euro investime në vit, por nuk ka financuar as gjysmën e tyre. Ndërsa 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.
Bilanci i vërtetë i ER në bujqësi është ky:

•rreth 100 milion euro taksë qarkullimi paguar nga fermerët në shtatë vite;

•70% të fondeve për bujqësinë i përfitojnë 50-60 grosistë;

•2% e fermerëve kanë marrë mbështetje, ndërsa 98% e tyre nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti;

•30-40% më e lartë është kosto e prodhimit krahasuar me rajonin;

•30% më i ulët është rendimenti i prodhimit bujqësor e blegtoral, krahasuar me rajonin;

•2/3 e tokës nuk kanë akses në ujitje e kullim;

•Vetem 2,8% e fermave kane traktore apo mjete te mekanizuara.

Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda.

Fermeri shqiptar lexon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.

Basha: Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike, plani ynë ndihmon cdo shqiptar në vështirësi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video ku një pronar lokali flet për taksat e larta që paguan. Basha shkruan në reagimin e tij se, biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shprehet Basha.

https://we.tl/t-4WRFuALLLg
Gani Rama, pronar lokali:
Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël.

Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë.

Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje.

Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit.

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. Oktober 2020

Dyfishohen pagesat për koncesionet vitin e ardhshëm, do paguani 120 mln euro për Vilmën dhe të tjerë

Buxheti i shtetit pritet të paguajë 14.5 miliardë lekë vitin e ardhshëm (gati 120 mln euro) për pagesat për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021.

Në krahasim me 2020-n, kur shumë kontrata u ngrinë ose u reduktuan për shkak të situatës së vështirë të krijuar në buxhet nga Covid-19 (në total 7.9 miliardë lekë), pagesat për koncesionet do i rikthehen normalitetit në vitin 2021. Kjo shumë e parashikuar për pagesa koncesionesh në vitin 2021 është sa rreth 16% e totalit të shpenzimeve kapitale të planifikuara.

Pagesa më e lartë është për koncesionin e rrugës së Arbrit, që është në ndërtim e sipër, me 4.1 miliardë lekë të parashikuara.

Katër koncesionet e shëndetësisë, check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i fundmi i laboratorëve pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro, që përbën gati një të tretën e gjithë pagesave për koncesionet në 2021. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht 876 mln lekë dhe 779 mln lekë.

Këto pagesa do të jepen në një kohë që vendi është në një emergjencë shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, teksa virusi ka hyrë në një fazë të dytë dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Të katër këto koncesione nuk kanë lidhje direkte, apo ofrojnë mbështetje për situatën e krijuar.

Në draftin e 2021-it janë planifikuar dhe 2.2 miliardë lekë pagesa për inceneratorët. Konkretisht 1.38 miliardë lekë janë pagesa për “Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vevddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, Tiranë”, nga 980 milionë lekë në vitin 2020. Për “Ndërtimin, operimin dhe transferimin e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier” pritet të jepen 752 mln lekë në 2021, nga 192 mln lekë të planifikuara këtë vit.

Në vitin 2021 parashikohet që të fillojnë punimet edhe për dy projekte të reja koncesionare në fushën e infrastrukturës, që u shtynë këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Rruga Milot-Balldre pritet që të marrë 65 milionë lekë pagesa, ndërsa rruga Orikum-Dukat me 394 milionë lekë.

Shërbimi i skanimit në dogana pritet të marrë 1.58 mld lekë, nga 1.14 mld lekë vitin e mëparshëm.

Ministria e Financave bën të ditur se kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit të mëparshëm nuk pritet të tejkalohet.

Një tjetër koncesion i ri që pritet të fillojë ai për përmirëismin e infrastrukturës arsimore të Bashkisë Tiranë, për të cilat parashikohen në buxhet 685 milionë lekë.

Për vitin 2021, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2020, është rreth 19.71 miliardë lekë.

Referuar Tabelës 12, për vitin 2021 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën rreth 14.46 miliardë lekë.

Rrjedhimisht, në buxhetin 2021 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e parashikuar prej 14.46 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2021, përbën vetëm 3.7 përqind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2020, prej rreth 394.2 miliardë lekë, sipas relacionit të financave. Por, nëse këto të ardhura nuk realizohen sipas planit (siç ka ndodhur për 10 mujorin), atëhere kufiri pritet të rritet.

Nuk ndalet çmenduria, 6 koncesione të reja 1.7 miliardë euro

Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik Privat me një vlerë 217,5 miliardë lekë ose me shume se 1,7 miliardë euro.

Kontratat u njoftuan nga projektbuxheti i vitit 2021 i publikuar nga ministria e Financave.

-Vlera më e madhe i takon koncesionit për segmentin Milot-Fier me një shumë prej 78 miliardë lekë.

-Projekti i dytë më i kushtueshëm është dhënia me koncesion e PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe Mbikëqyrjes së Qendrave të Kontrollit Teknik të Mjeteve rrugore me një vlerë prej 20 miliardë lekësh.

Ku koncesion vjen pasi qeveria ka vendosur të liberalizojë tregun e kontrollit teknik të automjeteve, që deri në fund të dhjetorit do të kryhet nga kompania SGS Automotive Albania, pas zgjatjes së kontratës me 16 muaj.

Krahas liberalizimit të tregut, në ndryshimet ligjore të kryera në janar të këtij viti, parashikohet që qendrat e kontrollit teknik në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të mbikëqyren dhe kjo mbikëqyrje do të kryhet nga një subjekt i specializuar, që mund të jetë subjekt publik ose privat.

Ky koncesion nuk është shpallur ende zyrtarisht dhe nuk dihet se si do të funksionojë.

-Projekti i tretë është koncesioni i Aeroportit të Vlorës me një vlerë prej 12 miliardë lekësh.

-Projekti i katërt është koncesioni i rritjes së sigurisë rrugore me një vlerë 5 miliardë lekë.

-Projekti i pestë është shërbimi i infrastrukturës së çelësave publik PKI me një vlerë 208 milionë lekë.

-Projekti i gjashtë është përmirësimi i infrastrukturës rekreative në qytetin e Elbasanit me një vlere prej 882 milionë lekë.

Projektet e reja që janë planifikuar të aktivizohen të jepen gjatë vitit që vjen janë kombinim i financimit publik me atë privat.

Dy kontratat e mëdha, ajo Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës do të jenë investime të partnerit privat, teksa investimi dhe fitimi për investitorët do të merret nga pagesat që të aplikohen ndaj përdoruesve të rrugës.

Më 1 korrik, Ministria e Infrastrukturës e çeli garën për ndërtimin e segmentit Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian me koncesion. Fituesi i garës do të paguajë pjesën e punimeve, të cilat do të jenë rreth 1,2 miliardë euro (pa TVSH). Ndërsa qeveria do të garantojë deri në 10% të trafikut të munguar, një shumë e barabartë 121 milionë euro për koncesionin për 17 vitet e para të operimit, nga viti 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040. Me gjithë TVSH dhe shpronësimet, kosto e koncesionit arrin mbi 1,7 miliardë euro.

Ndërsa për Aeroportin e Vlorës qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

Gjatë vitit 2019 përfunduan pagesat për kontratën PPP “Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese ka përfunduar në vitin 2019.

Me gjithë kontratat e reja vlera e projekteve me koncesionin shkon në total në 838 miliardë lekë ose sa 49.8 për qind e PBB së vitit 2021./B.H

84 < 37, arithmetikë e rilindur

Nga Vehap KOLA

Në arithmetikën propagandistike të Rilindjes çmimi i energjisë ulet nga 7.7 në 9.5, taksat ulen nga 10% në 13 dhe 23%, dhe 84 është më e vogël se 37.

Edi Rama dhe Plerion Veliaj po qarkullojnë prej disa ditësh një dokument të Bashkisë së Tiranës kur Lulzim Basha ishte kryetar ku thuhet se studimi i Bankës Botërore propozon një çmim prej 12 €/ton për përpunimin në landfill dhe 25 €/ton për pastrimin e mbetjeve të qytetit.
Pra gjithsej 37 euro/ton mbetje.

Këtë kosto ata e krahasojnë me koston e depozitimit në Sharrë sipas projektit të tyre të incenerimit me 29 euro pa TVSh, ose 35 euro me TVSh.
Këtu ER dhe Plerioni fshehin koston e pastrimit të qytetit, 54 €/ton dhe tregojnë vetëm çmimin e përpunimit.

Edhe pse përpunim nuk bëhet, mbetjet që dorëzon në sharrë Plerioni i paguan dy herë: 54 €/ton për t’i pastruar dhe 29 €/ton për t’i depozituar.
Por kur sheh gjendjen e plehrave në qytet dhe faktin që inceneratori nuk është ndërtuar, e kupton se shqiptarët paguajnë 84.4 €/ton por s’marrin as pastrimin, as përpunimin si shërbim.

Pedagogia: Batutat e Ramës tregojnë se është në rrezik…

E ftuara e Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV, ishte edhe Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit.

Ajo komentoi shfaqjen e kryeministrit Edi Rama në emisionin ku u debatua për aferën e inceneratorëve.

Fakteve për aferën, ai iu përgjigj me batuta. Por përse Rama po përdor batuta?

“Përdorimi i batutave është forma e propagandës që tregon se je në rrezik të madh komunikimi. Rrezikon që të dalë një informacion që nuk duhet. Batuta në komunikimin politik është dritë e kuqe e ndezur. Tregon se ai që e përdor është në fazë rreziku. Por në Shqipëri, batuta të bën hero, preferohet, pëlqehet,” tha Gjoni.

“Ne jemi votues që na kënaq një batutë sesa një program politik. Nga emisioni njerëzit mund të kenë kuptuar pak gjëra, por u kanë mbetur në mendje batuta si ajo që nuk ka hajdutë mbi dy metra.

Batuta stimulon dhe provokon emocione. Nga mendimi, ajo çon te reagimi. Te ata që kërkojnë argumentin, reagimi është negativ. Por të tjerët kënaqen me batutat.

Frika ime është që njerëzit e preferojnë dhe ngopen me batutën. Pas kësaj batute fshihen të tjera probleme. Unë shqetësohem kur kryeministri përdor batuta dhe atë lloj gjuhe pasi tregon se gjërat nuk janë mirë,” tha Gjoni.

Gazetari i BIRN: Afera e inceneratorëve skemë e madhe piramidale, si mund të…

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, i ftuar në programin e Adi Krastës në SYRI TV, e quajti aferën e inceneratorëve si një skandal të madh.

“Është skema më e madhe piramidale që nga viti 1996”, tha Erebara.

“Kryeministri nuk thotë se kush është pronari apo pronarët e kompanisë. Rregullat e transparencës logjike thonë se pronari mund të dalë të thotë se është pronar. Kemi një njeri praktikisht anonim që është pronar i një investimi prej qindra milionë eurosh”.

“Problemi i parë është se vendit nuk i duhen inceneratorë. E dyta, vendi ka paguar dhjetëra milionë euro dhe nuk ka marrë gjë mbrapsht. 800 euro kapital fillestar për një koncesion që kushton qindra milionë euro, ngjan si shaka,” tha Erebara.

“Në dijeni time janë disa gazetarë ndërkombëtare që po hetojnë këtë çështje. SPAK ka një numër padish në duar, që po të dojë, e ka të gjithë mundësinë për të punuar. Nuk e kam parë denoncimin e PD, por di të them që faktet janë aty, nuk është shumë e fshehtë”.

“Bashkia e Tiranës është palë kontraktore në inceneratorin e Tiranës dhe kjo e lidh Erion Veliajn me këtë aferë. Ka pasur një procedurë për një projekt të stisur. Fillimisht u paraqit si një projekt i holandezëve dhe italianëve. Dhe tani është vetëm një projekt tërësisht nga shqiptarët, të cilët më shumë fshihen dhe nuk dalin”.

Erebara tha se çështja e plehrave është shumë e ndjeshme.

“Në të gjithë botën, tendenca është që të mos digjen plehrat dhe këta inceneratorë janë shumë mbi kapacitetet,” tha Erebara.

Deklarata e fortë e Ylli Rakipit: Një koleg më kërkoi të mos e transmetoja emisionin për aferën e inceneratorëve

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV, ku komentoi çështjen e aferës së inceneratorëve. Ai foli për një puntatë të emisionit ‘Të Paekspozuarit’, ku është folur për këtë çështje.

“Kemi realizuar një program për inceneratorët më 30 nëntor të vitit 2017. Është programi ‘Në mbretërinë e pasur të plehrave’.

Plehrat emrat kanë të tillë, pasi mbajnë një kategori të madhe njerëzish nga të dy ekstremet. Ekstremi i parë janë ata që i shohim te koshat e plehrave, me kokën e ngulur nëpër kazana, që sigurojnë përditshmërinë e tyre. Pastaj vijnë të pasurit e mëdhenj që jetojnë me plehrat, vjen mafia. Me mafian mplekset në lojë edhe segmente të shtetit.

Kjo është aferë korruptive dhe problem i madh ambiental”, tha Rakipi.

Ai komentoi edhe pamjet e paraqitura në atë emision të inceneratorit të Elbasanit.

“Tani atje në Elbasan është vendosur një teneqe, e ka marrë një emër. E bukura është se asnjë nuk kishte përgjigje se nga vjen kjo pajisje. Më kishte rastisur që të shihja në Danimarkë një fabrikë të jashtëzakonshme plehrash. Janë pajisje të jashtëzakonshme. Por kur merret një teneqe e vihet diku, atëherë ky është problem tjetër. Në këtë program paraqitëm qartësisht se çfarë ishte kjo aferë, e cila i bënte më shumë keq ambientit,” tha Rakipi.

Ai deklaroi se një koleg i tij, një njeri i njohur i medias, i kishte kërkuar që të mos e transmetonte emisionin.

“Ne e përgatitëm këtë emision dhe më erdhi një njeri i njohur i medias, një koleg dhe me kërkoi takim. Befas ai më kërkoi që të mos publikoja këtë emision në televizion. Ua thashë kolegëve të mi, Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit këtë dhe fillimisht nuk më besuan. Më pas më besuan,” tha Rakipi.

I pyetur nëse kolegu i tij ia kishte kërkuar diçka të tillë për shkak të miqësisë, apo si shkëmbim për ndonjë favor, Rakipi tha: “Të gjitha bashkë”.

Ish-shefi i shërbimeve sekrete rumune në Tiranë, çfarë bisedoi me krerët e PS?

Ish-zv/drejtori i Shërbimit të Inteligjencës Rumune (SRI), Florian Coldea është parë të qarkullojë në restorantet dhe hotelet e Tiranës me takime me politikanë, biznesmenë dhe persona të dyshimtë.

Sipas burimeve të faktor.al, Gjeneral Goldea ka takuar politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë 3 ditë më parë në Tiranë. Nuk dihet për çfarë pune z. Coldea ka qenë në Tiranë, duke qenë se punët e fshehta dhe të errëta janë çështje të profesionit të tij. Mbi të dhënat që disponon redaksia e Faktor.al, hidhet dyshimi se Coldea ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama, përveç drejtuesve të tjerë të PS, por për të cilin akoma nuk kemi fakte…

Gjeneral Lejtnant Florian Coldea, i cili ishte Zëvendës Drejtori i parë i Inteligjencës rumune për 12 vjet, u shkarkua nga detyra në vitin 2017, pasi ish-deputeti Sebastian Ghita, një i arratisur i drejtësisë për çështjen e korrupsionit të ish-kryeministrit rumun Viktor Ponta, deklaroi se ka bërë pushime verore së bashku me nr.2 të inteligjencës dhe prokuroren Laura Codresi (sot kryeprokurore e BE).

Në këtë dosje të komplikuar, prokuroria rumune dyshonte për një shkëmbim favorizimesh midis Victor Ponta dhe mikut të tij Sebastian Ghi??. Ky i fundit kishte financuar një vizitë nga Toni Bler në Rumani për një shifër 220,000 euro.

Karriera

Florian Coldea, 48 vjeç, u emërua Zëvendës Drejtori i parë i SRI në korrik 2005, nga ish-Presidenti Traian Basescu. Emërimi u bë menjëherë pasi autoritetet rumune gjetën tre gazetarët që ishin rrëmbyer në Irak. Coldea mori pjesë direkt në atë operacion. Basescu promovoi Coldea në Gjeneral, në 2008, në Gjeneral Major, në 2012 dhe në Gjeneral Lejtnant, në 2014.

Në 2007, kur Traian Basescu u pezullua për herë të parë, ish-presidenti i Partisë Social Demokratike (PSD), Mircea Geoana, paraqiti dy shënime përmbledhëse që SRI dyshohet se u kishte bërë tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Geoana akuzoi Coldea në atë kohë se ai donte të shantazhonte tre gjyqtarët për të marrë një vendim të favorshëm për Basescu.

Denoncimi i Berishës: “Mafia” e fondeve të tërmetit zhduk kontratat e qytetarëve të dëmtuar!

Një denoncim skandaloz ka ardhur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha, ku tregon papërgjegjshmërinë kriminale të institucioneve shtetëtërore, të cilët prej 1 viti kanë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatiti qytetarët të cilët u goditën nga tërmeti.

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik problemin e një qytetari nga Durrësi, i cili thotë se i kanë zhdukur kontratën që firmosi për dëmet dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Pavarësisht propagandës qeveritare, realiteti në Shqipëri është krejt ndryshe, ku qytetarët ankohen se jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, por edhe kotratat që kanë patur për të marrë para apo një tjetër banesë janë zhdukur, pasi mafia e ‘tërmetit’ kërkon të rrëmbejë gjithçka.

Postimi i plotë i Sish-Kryeministrit Berisha

Mafia e fondeve te termetit zhduk kontratat e qytetareve te demtuar.

Lexoni denoncimin e qyteyares dixhitale. sb

Z.berisha…ju uroj shendet…jam 1 qytetare e durresit…mbasi firmosem kontratat e demeve te termetit sot marr vesh se me kane humbur kontraten dhe nuk gjendet as ne prefektuee as ne njesine bashkiake ku firmosem…shkoj kerkoj se ku ndodhet njesia bashkiake thote se ha kemi kaluar prefektures..shkoj ne inspektoriatin e ndertimit ne prefekture me thone ketu nuk ndodhet….gjeje ku te duash me thone,sna behet vone….mbasi nuk na dhane as kopje kur i firmosem tani jà hedhin topin njeri tjetrit. Vetem nga menyra e komunikimit qe bertasin kur u shkon te ankohesh i gjithe ky personeli duhet ti kaloje spakut per abuzim me detyren..mjafton te shikosh orarin se kur shkojne ne zyre…i ze ora 9.00 pa hyre ne zyre duke lene dhjetra njerez te presin ne vape..dhe kur u kerkon hesap te bertasin sikur e kemi ne fajin dhe jo ata qe Kane humbur dosjet…ju lutemi nese keni mundesi te njoftoni prokurorine per kete abuzim me detyren nga ana e punojesve te inspektoriatit te ri dertimit qe gjendet ne latin e pare te prefektures durres…respekt per ju