32.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Gazetarja investigative e agjencisë BIRN: Ku qëndron “lidhja” e Ramës me skandalin e inceneratorëve

Gazetarja investigative e agjencisë BIRN, Aleksandra Bogdani ishte e ftuara e Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ajo komentoi aferën e inceneratorëve, e cila është investiguar në mënyrë të hollësishme nga BIRN.

Bogdani tha se indicia kryesore për të nisur këtë investigim ka qenë mënyra se si janë zhvilluar tenderat. Sipas saj, inceneratori i Elbasanit, një kontratë me vlerë 21.6 milionë euro, iu dha një kompanie pa kapitalin dhe eksperiencën e duhur.

“Më pas patëm sërish oferta të pakërkuara për inceneratoërt e Fierit dhe Tiranës. Fituesit ishin ofertuesit e vetëm, që kanë lidhje me Elbasanin. Të gjitha këto para kanë shkuar në një dorë. Është një monopol i plehrave,” tha ajo.

“Pas këtyre kontratave qëndron Mirel Mërtiri që ka një lidhje me Arben Ahmetajn,” theksoi Bogdani.

Sipas saj, Mirel Mërtiri i ka marrë kontratat vetë ose përmes bashkëjetueses dhe partnerit të tij, Klodian Zoto.

Por çfarë lidhje ka Edi Rama me këtë histori.

“Sigurisht kupola e lartë e shtetit është e lidhur me vendimmarrjen. Ata duhet të përgjigjen se pse kompani me kapital minimal dhe pa eksperiencë, që nuk kanë bërë biznese të tjera përveç këtyre marrëveshjeve, shpallen fituesit e këtyre kontratave.

Ne nuk kemi arritur të gjejmë prova se Rama apo Ahmetaj janë të lidhur me kompanitë, por vendimmarrja duhet sqaruar. Duhen sqaruar dyshimet për konflikt interesi. Janë të qarta shkeljet e njëpasnjëshme që janë bërë në këto kontrata”, tha Bogdani.

Berisha publikon Videon: Ja kush është “peshku i madh” në aferën e inceneratorëve…

Ish-Kryeministri Sali Berisha postoi një tjetër video nga afera e inceneratorëve. Sipas tij, ‘peshku i madh’ në këtë histori është Edi Rama dhe pas tij vjen Arben Ahmetaj.

“Arben Ahmetaj, kryesor pas peshkut të madh Edvin Hajdutit në aferën e djegësave dhe plehrave.

Në këtë aferë janë edhe duart e zeza të Veliajt, Terr Kokes dhe Arben Malavitës.

Në të tre djegësat Elbasan-Fier-Tiranë janë përdorur për të firmosur si fitues të tendervjedhjes së madhe dy sekserë famozë, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vetë!!”, shkruan Berisha.

Arben Ahmetaj kryesor pas peshkut te madh Edvin Hajdutit ne aferen e djegesave dhe plehrave.Ne kete afere jane edhe duart e zeza te Veliajt, Terr Kokes dhe Arben Malavites.Ne te tre djegesat Elbasan-Fier-Tirane jane perdorur per te firmosur si fitues te tendervjedhjes se madhe dy seksere famoz Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vet!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 20. Oktober 2020

Aktivistja e njohur në SHBA: Po më çudit fakti që ministri i Jashtëm mban në kabinetin e tij një ‘këshilltar’ të këtij niveli

Aktivistja e njohur shqiptare, Evi Kokalari, ka reaguar nëpërmjet një shënimi në profilin e saj në Facebook ndaj këshilltarit të Ministrit të Jashtëm në detyrë, Julian Zyla i cili mbrëmjen e djeshme duke u cilësuar si i pavarur sulmoi Presidentin Trump në emisionin ‘Opinion’.

Kokalari duke iu drejtuar ministrit Cakaj shkruan:

‘Po më çudit fakti që ministri i Jashtëm Gent Cakaj mban në kabinetin e tij një ‘këshilltar’ të këtij niveli.

Fodullëku i tij ndaj presidentit amerikan ishte i turpshëm dhe i bën dëm shtetit shqiptar.

Detyra e Ministrisë së Jashtme është diplomacia, jo propaganda kundër Amerikës.

Delegacioni i BE: Ndërtimi i inceneratorëve, shqetësues! Një investim që është niveli më i ulët…

Investimi në inceneratorë mund të vonojë zbatimin e direktivave dhe politikave të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe ta bëjë më të vështirë përmbushjen e objektivave të nevojshëm, sipas delegacionit të BE në Tiranë.

Në përgjigje të pyetjeve të Exit News, delegacioni vuri në dukje se Shqipëria duhet të shpenzojë më shumë se 500 milion euro për të zbatuar një sistem të menaxhimit të mbetjeve që është në përputhje me standardet e BE. Duke investuar në inceneratorë që është niveli më i ulët të hierarkisë për menaxhimin e mbetjeve në BE, d.m.th. jo e pëlqyeshme, kjo mund të dëmtojë pajtueshmërinë e Shqipërisë me atë që pritet prej saj nga BE-ja.

“Masterplani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2018-2032 i Shqipërisë tregon do të duhen më shumë se €500 milion për të zbatuar një sistem të integruar të menaxhimit të mbetjeve në standardet e BE-së.

Investimi në nivelet më të ulëta të hierarkisë së mbetjeve të BE-së mund të vonojë zbatimin e Direktivave Kuadër për Mbetjet dhe politikat e saj si dhe e bëjnë më të vështirë arritjen e synimeve të BE-së për riciklimin .”

BE gjithashtu vuri në dukje se prania e landfilleve dhe vendeve të grumbullimit të plehrave nën standard është problem:

“Mbyllja e landfilleve dhe vend-grumbullimit të plehrave të shumta jashtë standartit, mbetet një sfidë. Grumbullimi i veçantë i llojeve të mbetjeve dhe mekanizmat ekonomik për të promovuar riciklimin dhe ripërdorimin si dhe për të parandaluar gjenerimin e mbeturinave mbeten të kufizuara.”

Delegacioni gjithashtu vuri në dukje se çështja e inceneratorëve u theksua në Raport Progresin e publikuar gjatë këtij muaji. Raporti tha se jo vetëm që “mbyllja e landfilleve dhe vend-grumbullimeve të shumta jashtë standartit” është një “sfidë”, por se ekziston një sasi e kufizuar opsionesh alternative për asgjësimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Për më tepër, delegacioni shtoi se ndërtimi i inceneratorëve është shqetësues.

“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj është shqetësues në drejtim të pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbeturinave dhe qëllimin e riciklimit. Rolet dhe funksioni i institucioneve ligjzbatuese duhet të qartësohen dhe forcohen.”

Delegacioni shpjegoi se qasja e Sindikatave Evropiane për menaxhimin e mbeturinave është një hierarki që vendos prioritete për parandalimin, ripërdorimin, riciklimin, rikuperimin dhe në fund asgjësimin (përfshirë landfillet dhe djegiet pa çlirim energjie). Me landfillet dhe inceneratorët në fund të hierarkisë, shtetet duhet të përqendrohen në riciklimin, zvogëlimin dhe në vend të tyre t’i ripërdorin.

Alibeaj publikon videon me faktet që lidhin Ahmetajn me bosët e plehrave: S’ke ç’i bën, shoqnia e keqe të…

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video me faktet që lidhin Arben Ahmetajn me bosët e plehrave.

Reagimi i Alibeajt

O Ahmet, e ke zahmet të mbulosh krimet në parlament!

S’ke ç’i bën, shoqnia e keqe të fundos!

S’do ishte keq sikur të mos ishe përfshirë në afera që kundërmojnë era poshtërsi.

Për fatin tënd të keq, je zhytur në kazan deri në fyt!

Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie!

Shpërndaje këtë video!

O Ahmet, e ke zahmet të mbulosh krimet në parlament! S’ke ç'i bën, shoqnia e keqe të fundos!S’do ishte keq sikur të mos ishe përfshirë në afera që kundërmojnë era poshtërsi. Për fatin tënd të keq, je zhytur në kazan deri në fyt! Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!

Gepostet von Enkelejd Alibeaj am Dienstag, 20. Oktober 2020

Basha takon ministrin e jashtëm grek: Çështjet e mbetura pezull të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Basha dhe Dendias kanë konkluduar gjatë bisedës se, çështjet e mbetura pezull midis dy vendeve të zgjidhen me frymën e mirëkuptimit. Domosdoshmëri anulimi i ligjit të Luftës.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok të zgjidhim çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat përfshirë edhe lehtësirst për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për anullimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.

Video/ Shifrat që rrëzojnë filmat 3D të Ramës, Bardhi: Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri-tjetrit dhe përfundojnë në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shikohet se si duket sot landfilli i Sharrës, duke e cilësuar si frymëzim për skenare filmash me mafiozë, ku ka vend për të gjithë, që nga mashtrimet, korrupsioni, armët, çunat problematikë.

“Frymëzim për skenare filmash me mafiozë! Mashtrime, vjedhje, korrupsion, armë, çuna problematikë! Ah, se desh harruam groposjen e plehrave. Skenari perfekt për një “giallo alla Rilindja”!

Veçse kujdes! Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri – tjetrit dhe përfundojnë në burg!

Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!”, shkruan Bardhi nw reagimin e tij”.

Frymëzim për skenare filmash me mafiozë! Mashtrime, vjedhje, korrupsion, armë, çuna problematikë! Ah, se desh harruam groposjen e plehrave. Skenari perfekt për një “giallo alla Rilindja”! Veçse kujdes! Në fund, mafiozët hanë kokat e njëri – tjetrit dhe përfundojnë në burg! Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 20. Oktober 2020

Debati i fundit, Trump: Ndryshuan temat dhe moderatorja është plotësisht e njëanshme

Debati i dytë dhe i fundit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duket se do të mbahet me rregulla të reja të vendosura për të mos lejuar kandidatët të ndërpresin njëri-tjetrin.

Presidenti Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij me strukturën e përgjithshme, duke u thënë gazetarëve të hënën se megjithëse ai mendon se ndryshimi “është shumë i padrejtë”, do të marrë pjesë në debat të enjten në Nashville, Tenesi.

“Unë do të marr pjesë por është shumë e padrejtë që ata ndryshuan temat dhe është shumë e padrejtë që përsëri kemi një moderatore që është plotësisht e njëanshme”, tha Presidenti Trump.

Kristen Welker, një gazetare e respektuar e televizionit NBC që mbulon Shtëpinë e Bardhë, do të moderojë debatin dhe ka zgjedhur si tema për pyetjet ndaj Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, luftën ndaj COVID-19, sfidat e familjeve amerikane, çështjet racore në Amerikë, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen e vendit.

Të hënën, fushata e zotit Trump tha se ishte e pakënaqur me temat, duke argumentuar se duhej të përqendrohej më shumë në politikën e jashtme dhe duke u ankuar që grupi jopartiak ishte i prirur pro zotit Biden.

Fushata e zotit Biden tha se të dyja palët më parë kishin rënë dakord të lejonin moderatorët të zgjidhnin temat dhe se PresidentiTrump donte të shmangte diskutimin e administrimit të tij të pandemisë së koronavirusit, gjë që sondazhet tregojnë se është çështja kryesore për votuesit.

“Si zakonisht, presidenti është më i shqetësuar me rregullat e një debati sesa t’i japë një vendi që është në krizë ndihmën që i nevojitet,” tha zëdhënësi i zotit Biden TJ Ducklo.

Sipas formatit të debatit të së enjtes do të ketë segmente 15 minutëshe për tema të ndryshme, gjatë të cilave secili kandidat do të ketë dy minuta për të folur, pasuar nga diskutimi për to.

Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje.

Komisioni ishte angazhuar që të bënte ndryshime për një debat më kuptimplotë dhe të hënën njoftoi se gjatë periudhës së parë dy minutëshe të përgjigjes, vetëm një kandidat do ta ketë mikrofonin e hapur.

“Të dy fushatat këtë javë rikofirmuan se ishin dakord për rregullin për të folur dy minuta, pa ndërprerje,” thuhej në deklaratën e tij. “Komisioni po njofton sot se për të zbatuar këtë rregull për të cilin është rënë dakord, i vetmi kandidat mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është ai i kandidatit që ka fjalën.”

“Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjë prej fushatave nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e njoftuara sot. Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate”, tha Komisioni.

Kandidatët presidencialë debatuan për herë të parë më 29 shtator dhe ishin parashikuar që të mbanin një debat të dytë javën e kaluar. Por Presidenti Trump u infektua nga koronavirusi dhe kur Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale vendosi që kandidatët ta bënin debatin virtualisht, presidenti u tërhoq.

Gjermania i kujton Ramës kushtet: Plotësoji!

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka folur nga Shkodra në lidhje me çështjen e integrimit.

“Shqiperia ka bërë hapa përpara, ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja Merkel i ka hapur dyert per Shqipërine dhe po punojmë intensivisht për këtë temë. Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për t’u plotësuar dhe këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin por për vete, siç është Gjykata e larta dhe kushtet e tjera”, ka thënë ambasadori gjerman.

Po ashtu ambasadori gjerman ka bërë edhe një koment për krizën dhe tensionet mesa palëve

“Jemi në mes të një fushatë elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”, është shprehur Zingraf.

Për gruan time ruse dhe Doçin e doçërve

Ylli PANGO

E treta herē që Gazeta “Tema” merret me gruan ruse të Ylli Pangos. Kësaj rradhe nepermjet penes se Doçit që qysh në krye të shpifjes e fëllliqësisë që shkruan e fut gruan time së bashku me këngëtarët e tallavasë, ndër ata që marrin shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit. Ca si shumë apo jo? Në fakt kjo grua “ kriminele”, gruaja ime, ka tetë vjet që jeton në Shqipëri. Në shkurt të ketij viti u bë dhe me një femijë, fëmijën e saj dhe të Ylli Pangos. Në fillim te ketij viti filluam procedurat për të marre pasaportën shqiptare dhe ne korrik gruaja ime u be shtetase e ketij vendi. Nja 7 muaj. Ju tha një njeriu të nderuar që ashtu si unë deshën ta pëgënin, se “Tema” nuk e kishte me të e me pasaportat e bijve te tij por me shkeljet proceduriale të presidentit të Republikës në dhënien e pasaportave.

Po në rastin tim o Adriatiku i Doçërve, me presidentin e ke apo me mua dhe familjen time? Se me gruan time “të re” nga fillimi i vitit deri ne korrik kemi ndjekur këto procedura. Lexoni e gjykoni dhe ju o njerëz: Shkuam ne Drejtorinë e Policisë, Tiranë, ku “gruaja e re ruse e Ylli Pangos” dha intervistën në shqip e dorezoi dokumentat. VERIFIKO z.Doçi. Pastaj dokumentat kaluan ne Ministri të punëve të Brendshme ku u prit me muaj. Z.Doç, verifiko( ndërkohë nusja e Ylli Pangos kishte lindur e ishte me foshnjë ne gji).

Pritëm ca muaj. Pastaj dokumentat shkuan ne SHIK. VERIFIKO, jo doçërisht. Pastaj dokumentat shkuan në presidencë e cila i çoi prape ne SHIK (kështu është rregulli). Pastaj ne presidence. Kaluan edhe 45 dite. Tensioni po rritej. Covidi nëpër këmbë, fëmija i vogël, çdo gjë mund të ndodhte. Gruaja ime si çdo njeri që jeton në këtë vend donte të kishte dhe ajo ca të drejta si vizita mjekësore, siguracion bashkë me fëmijën etj., etj që pa pasaportë shqiptare nuk mund t’i merrte.

Për këto nuk mund të shkonim as në vend të saj për shkak të covidit. Së fundmi në korrik u muar pasaporta. VERIFIKONI. Sa shpejt!Me mik duhet të ketë qenë. Për kriminelë. Thuhet që ka që presin dhe me vite. Nuk e di! Po gruaja ime kishte tetë vjet që jetonte këtu dhe e kishte ndarë mendjen që në fillim të jetonte ne Shqiperi si nënë shqiptare me të drejta shqiptare. Në këtë vend që të tjerë po e lenë…. Sa për të drejtat europiane, të drejtën për të udhëtuar në Europë, gruaja “ruse” e Ylli Pangos e ka prej kohësh. Ka pasaporte ukrainase e cila ka kohë qe gezon po ato te drejta qe gezon dhe pasaporta shqiptare në Europë. Tre muaj në çdo gjashtë muaj. Pra nuk kishte nevojë as të luante futboll e as të këndonte tallava për të marrë një pasaportë shqiptare për të lëvizur në Europë lirisht, o pinjoll i shquar i familjes së shquar të Doçërve.

Se për këtë bëhet davaja z.Doçi i Doçërve (mos po të duket se po merrem gjë me familjen? Assesi! Po të përmend vetëm mbiemrin, origjinën. Mbiemrin që e mban me nder. Nuk po merrem as me gruan, as me fëmijët, as me vlerën tënde si “asset” kombëtar. Për këtë punën e aseteve, merr pak mundim e lexo yllipango.com për të parë ç’kam bërë e vazhdoj të bëj për këtë vend megjithë të pëgërat që kini hedhur e vazhdoni të hidhni. Po për këtë do të flasim një herë tjetër më në detaje). Pra e mori gruaja ime pasaporten shqiptare atë ditë dhe qau. Jo nga emocioni a gëzimi. Ku te lenë shtazët e egra këtu të gëzosh. Qau se u çtensionua së fundmi. Se kish filluar t’i dukej se nuk do e merrte kurrë pasaportën. Do të mbetej me leje provizore. E do i duhej te ikte me fëmijë në krahë sa andej këndej, sa në vend të saj e sa këtu. Se nuk do i zgjidhte kurrë hallet e fëmijës, punësimit në të ardhmen, shëndetit etj.

Siç ju thashë në fillim o gazetar e biri i nderuar i familjes së Doçërve, jemi bërë së fundmi me një bir edhe ne. Djali im shqiptar, Pango, bir i Pangove. Se edhe gruaja ime u bë Pango. Si çdo shqiptar. Si edhe ti, i nderuar Doç, i biri i Doçërve. Mund të fillosh të merresh edhe me të e ta vesh në krye të titujve të gazetës o pena e mprehtë e Doçërve. Ta vesh në krye të titujve e ta shoqërosh me tallavatë, futbollistët që marrin pasaporta për 24 orë etj. Është tetë-muajsh e do i bësh pagëzimin e parë me ujrat e ndotura ku notoni e që ka tre dekada që qelbin këtë vend Pra mund të vazhdosh të merresh me familjen time pa llogaritur asnjë lloj etike, ndjenje njerëzore, bese, feje, a nuk di ç’tjetër ku beson a nuk beson kërkund ti o pinjoll i familjes së Doçërve.

P.S Po të ishte për mua nuk duhet assesi të ketë ligj për shpifje. Por ndonjë ligj për ata që quajnë penë, dhëmbët e pëgëra me të cilat jane mësuar të kafshojnë çdo gjë? Për këta, Po. Ndonjë ligj a ndonjë kafaz për shtazët e egra që përdhosin çdo gjë, kafshojnë në shpirt, edhe vrasin? Po.