23.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Çfarë i ndodh trupit kur hani makarona

Me salcë, pana apo vetëm me djathë, nuk ka rëndësi pasi një pjatë e ngrohtë me makarona është gjithnjë një ide e mirë për një vakt të shijshëm.

Pjata simbol i Italisë fqinje e përhapur tashmë në të gjithë botën, zë një vend të rëndësishëm edhe në tavolinat e Shqiptarëve.

Sipas një studimi nga Oksfordi makaronat janë pjata më e famshme në botë, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodh trupit kur i konsumoni ato.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon të gjitha reagimet e organizmit tuaj të cilat duhet t’i dini.

Merrni më shumë energji
Kur konsumoni karbohidrate ato kthehen në glukozë ne trupin tuaj që do të thotë më shumë energji.

Trupit i duhet gjithnjë glukoza dhe energjia për të funksionuar pasi mund ta magazinojë atë në muskuj dhe mëlçi për ta përdorur më vonë.

Ju ngrenë humorin
Karbohidratet e ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë serotoninë që do të thotë më shumë lumturi.

Serotonina njihet si hormoni i lumturisë dhe si një balancues natyral i humorit.

Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe shërimin e shpejtë të plagëve.

Ndiheni më të ngopur
Pas një pjatë me makarona me siguri që e ndjeni veten të ngopur apo të mbushur dhe kjo e gjitha për shkak të fibrave të shumta që ato përmbajnë.

Fibra njihet si një element që e ngadalëson tretjen dhe ju bën të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë.

Fibrat e mira gjithashtu rregullojnë bakteret e mira në stomak, ulin kolesterolin dhe i dhurojnë shëndet organizmit.

Do të merrni vitamina
Megjithëse kjo mund të jetë një surprizë, makaronat kanë më shumë vitamina dhe minerale nga sa mendoni.

Një porcion makarona ju jep një dozë të shëndetëshme hekuri, zinku, selenium, magnez të cilat luftojnë inflamacionit.

Përmbajnë fosfor që ndihmon shëndetin e kockave dhe vitamin B e cila lidhet me energjinë dhe shëndetine të gjithë organizmit./

Pasojat e Covid-19/ Si ta shijoni ushqimin kur keni humbur nuhatjen dhe shijen

Si do të shijonin gjërat nëse do të humbnit nuhatjen? Kjo është një pyetje që është bërë çuditërisht e zakonshme këtë vit.

Anosmia – ose “verbëria e aromave”, është një gjendje e cila mendohet se prek rreth 5% të popullsisë. Por me humbjen e nuhatjes dhe/ose shijes, dy nga simptomat e njohura të Covid-19, kjo gjendje më pak e njohur më parë, është tani në qendër të vëmendjes globale.

Jo vetëm që njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të nuhasin ose shijojnë, ndërsa ishin të infektuar me koronavirus, por shumë prej tyre raportojnë humbje afatgjatë të këtyre shqisave, gjatë rikuperimit.

Shkrimtarja holandeze e librave të gatimit, Joke Boon, vuan nga anosmia. Ajo e humbi nuhatjen e saj në moshën katër vjeç, si pasojë e një ftohje të rëndë kombinuar me heqjen e bajameve.

Pavarësisht kësaj, ajo ka shkruar pesë libra gatimi. Atëherë, si e përjeton ushqimin dikush pa ndjenjën e nuhatjes? Për Boon, kjo lidhet kryesisht me trurin, duke përdorur një nerv të fytyrës.

Duke filluar nga veshi dhe duke u degëzuar në tre fije drejt syve, hundës dhe nofullës, nervi trigeminal është përgjegjës për perceptimin ndijor në fytyrë. Nervi ka për qëllim të na mbrojë nga rreziku i stimuluar për shembull, nga tymi dhe amoniaku. Por përbërës të caktuar të ushqimit gjithashtu mund ta aktivizojnë atë.

“Unë e përdor këtë nerv shumë për të “shijuar” ushqimin tim, luaj me të. Mund të ndiej xhenxhefil, nenexhik, mustardë dhe piper në këtë mënyrë. Speci dhe xhenxhefili janë të ngrohtë dhe ndjesi shpimi, ndërsa nenexhiku më krijon një ndjesi të ftohtë “, shprehet ajo.

Boon thotë se ngjyra, struktura dhe madje edhe tingulli i ushqimit kanë, gjithashtu, role të mëdha.

Tre ushtrimet e jogës që largojnë dhimbjen e kokës pa përdorur ilaçe

“Një studim i fundit tregoi se joga mund të ulë frekuencën dhe intensitetin e dhimbjes së kokës”, thotë Rebecca Erwin Wells, drejtoreshë e programit gjithëpërfshirës të dhimbjes së kokës në Karolinën e Veriut.

Në studim, dhjetë javë zgjatje të përditshme të jogës ulën dhimbjen e kokës me 58 për qind.

Arsyeja: Frymëmarrja, qëndrimet dhe relaksimi i arritur gjatë jogës kombinohen për të luftuar shkaqet kryesore të dhimbjeve të kokës. “Kur muskujt e qafës janë të tensionuar, kjo mund të shkaktojë dhimbje koke”, shpjegon Dr. Wells, duke theksuar se joga mund t’i lirojë këta muskuj.

“Joga gjithashtu ndihmon në stresin, i cili është shkaktari më i shpeshtë i migrenës”. Për të marrë përfitimet, ndiqni shembullin e Rachel dhe provoni këto tre poza tri herë në javë.

Pozë fëmijësh
Ky pozicion zgjat dhe lëshon qafën dhe shpatullat për të çliruar tensionin që mund të shkaktojë dhimbje koke.
Për ta bërë: Gjunjëzohuni në tokë me gjunjët e ndarë dhe këmbët së bashku. Uluni në thembra dhe mbështetuni përpara, duke zgjatur krahët drejt dhe duke e lënë ballin të prekë në dysheme. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 3 deri në 5 minuta.

Ulur me shpinë ‘gërshetë’
Kjo pozë shtrihet në të gjithë shpinën për të lehtësuar ngushtësinë që shkakton dhimbje koke.
Për ta bërë: Uluni me këmbë të kryqëzuara dhe vendosni krahun tuaj të djathtë pas jush, duke vendosur majat e gishtërinjve në dysheme dhe mbështeteni dorën tuaj të majtë në gjurin tuaj të djathtë, duke e shtrembëruar butësisht trupin tuaj në të djathtë. Mbajeni, merrni frymë thellë, për 3 deri në 5 minuta. Lironi, kthehuni në qendër dhe përsëriteni në anën e kundërt.

Ujëvarë
Poza e ujëvarës zvogëlon stresin në shpinë dhe qafë dhe promovon relaksimin.
Për ta bërë: Shtrihuni në shpinë me gjunjë të përkulur, këmbët të rrafshuara në mure. Afroni gjunjët në gjoks, pastaj ngadalë zgjatini këmbët lart. Mbajeni këtu, duke marrë frymë thellë për 3 deri në 5 minuta

E vërteta e sulmit të Ramës ndaj Shkullakut, më e thellë se sa duket

Nga Fitim ZEKTHI

Jo vetëm qeverisja, por edhe komunikimi publik i Kryeministrit Rama duket se ka pësuar kolaps të plotë.

Në situata të tilla kolapsi, një individ apo çdo entitet reagon në mënyrë instiktive dhe zbulon pa dashjen e vet vetëm thelbin e vërtetë të asaj që ai përfaqëson apo që është.

Aftësia për ta përdorur ration për të fshehur këtë anë të individit shuhet. Vetë ratio del nga funksioni.

Kjo është pika në të cilën ka mbërritur sot qeverisja dhe komunikimi i Kryeministrit.

Kjo gjë u pa qartë me videon që publikoi kryeministri Rama ku ai sulmonte Armand Shkullakun, një analist i njohur dhe kritik i përkorë i qeverisë.

Është hera e parë që një Kryeministër publikon një video që e ka montuar ne studiot e tij dhe lexon një tekst që sulmon një individ me të cilin ka qenë në një debat përballë, një debat në të cilin Kryeministri është masakruar në kuptimin politik dhe është shfaqur si i paaftë dhe i korruptuar.

Ndonëse thjesht publikimi i një videoje të tillë tregon në vetvete rënien në kolaps të komunikimit të Kryeministrit, humbjen e qetësisë, vetdijësimin se besueshmëria para publikut është e shkatërruar plotësisht, përmbajtja e saj është tregues i një gjëje shumë më të rëndë.

Kryeministri në atë video thoshte se “Armand Shkullaku gënjeu, se ai mashtroi, se njerëz si ai në media ka kohë që bëjnë gjëra të tilla… etj”.

Me një zë përdëllimtar, tipike për ata që duan të luajnë viktimën për të nxitur ndjenjën e eupatisë, Kryeministri Rama iu drejtohej njerëzve, i drejtohej popullit duke thënë se “Armand Shkullaku dhe të gjithë ata që gënjejnë në media, ata që sulmojnë Ramën natë e ditë nuk e kanë me Ramën, por e kanë me Shqipërinë, e kanë me popullin, ata nuk sulmojnë Ramën, por sulmojnë popullin dhe Shqipërinë…”.

Sigurisht që është një budallallëk me brirë të mendosh se Armand Shkullaku kur kritikon qeverinë, kur mban qëndrime të ashpra ndaj kryeministrit për qeverisjen dhe mënyrën se si ai përdor paranë publike, sulmon Shqipërinë apo popullin shqiptar por kjo në këtë moment nuk ka asnjë rëndësi.

Rëndësi ka domethënia e gjithë kësaj, rëndësi ka çfarë tregon kjo gjë, kjo gjuhe, ky sulm i Ramës.

Kur në vitin 1989 në sheshin Tiannamen në Pekin u bënë demonstratat e mëdha për demokraci dhe kur qeverisja komuniste e drejtuar nga Ten Siaopini (Deng Xiaoping) i shtypi me dhunë dhe i masakroi protestuesit, udhëheqja e lartë komuniste e Kinës u përfshi në diskutime se si ajo do t’i cilësonte këto ngjarje dramatike.

Pasi u eliminua Zhoa Xijang, drejtuesi i krahut të moderuar i cili ishte për një qasje pajtuese dhe për t’i parë protestuesit si njerëz që ishin të pakënaqur me qeverinë, Ten Siaopini i quajti ata armiq të popullit dhe të Kinës.

Historia e botës, sidomos me regjimet totalitare komuniste dhe fashiste e ka njohur prej kohësh idenë e krijimit të armiqve por në rastin e Ten Siaopinit në vitin 1989 kishte diçka ndryshe.

Thomas Ferguson, një profesor i njohur në MIT Boston, thotë se udhëheqësi komunist kinez ishte në vështirësi ekstreme.

Njerëzit ndonëse u vranë dhe u masakruan ishin të bindur se rruga e kërkimit të demokracisë nuk duhet të ndalej dhe se ajo që kishte bërë qeverisja komuniste ishte kriminale.

Ajo demonstratë ishte e vërteta e madhe e asaj që ishte Kina. Gjendja ekonomike në Kinë ishte e keqe, njerëzit ishin të dëshpëruar.

Thuajse të gjitha rastet kur regjimet komuniste apo apo fashiste kanë përdorur apo konstruktuar një armik kanë qenë të pangjashme me këtë të Kinës pasi ato më së shumti kanë kërkuar të krijonin një front rreth partisë apo regjimit dhe kanë dashur tu krijojnë njerëzve idenë se ata po jetojnë ëndrrën e ndërtimit të një bote të re utopike dhe të lumtur.

Me Ten Siaopinin ishte më ndryshe. Ai kërkonte të mbrohej, ai kërkonte të zhvendoste shënjestrën e njerëzve, ai kërkonte të largonte veten dhe Partinë Komuniste nga përgjegjësia dhe të qetësonte zemërimin. Ai kërkonte të identifikohej me popullin.

Ten Siaopini dha një intervistë në Global Times ku tha se demonstrata në Tiananmen drejtohej kundër popullit të Kinës dhe kundër Kinës. Ajo nuk drejtohej kundër tij dhe kundër Partisë Komuniste të Kinës.

Gjithë sjellja dhe gjuha e mëpasshme e Partisë komuniste kineze dhe e liderit të saj Ten Siaopin në lidhje me demonstratat e Tiannamen, në lidhje me ata pak disidentë që dilnin herë pas here fliste për armiq të Kinës dhe të popullit kinez.

Kjo është ajo që do Rama dhe po e bën shumë trashë. Po e bën shumë trashë sepse është në kolaps, nuk ka qetësi të përdorë ration, qeverisja ka dështuar në çdo aspekt dhe është në rënie të lirë.

Dhe duke qenë kështu, Rama po shfaq çfarë është në të vërtetë. Ai po shfaq një Ramë mediokër dhe vulgar, një Ramë të paaftë dhe të dështuar që shkon tek gjëja e vetme thelbësore që ka.

Po shkon tek mendësia toalitare, tek sulmet banale të politikanëve totalitarë. Po përpiqet të mbrohet duke dashur të identifikohet me popullin.

Edhe më herët, ndoshta gjithmonë, Rama e ka shfaqur këtë prirje ose këtë komponte të qenies së tij politike. Rama gjithnjë ka fajësuar të tjerët për çdo gjë që shkon keq dhe Rama gjithnjë ka zgjedhur atë që njihet si teknika sovjetike e ëhataboutism-it për iu shmangur pyetjeve për çështje të rëndësishme.

Për shembull, kur i duhet t’i përgjigjet kritikave apo sulmeve të Bashës për inceneratorët, kur duhet t’i përgjigjet pyetjes së kush i ka marrë paratë, cilët janë pronarët, pse u morën lejet në një ditë, pse nuk ka në punë asnjë incenerator, Rama thotë “fli gjumë Luli…”.

Kur duhet t’i përgjigjet pyetjeve se pse ai nuk merr në konsideratë planin ekonomik të opozitës në lidhje me pandeminë, pse nuk ndihmon ekonominë dhe biznesin me ndihma financiare, pse nuk paguan mjekët dhe infermierët siç ka premtuar, pse nuk kryen me shumë testime etj. Rama, i cili duhet thënë nuk mbledh dy numra natyrorë apo dy thyesa, përgjigjet se 7×7 bëjnë 42 duke kujtuar një lapsus të Kryetarit të PD-së.

Kur duhet të përgjigjet se, pse ka mjerim, pse ka papunësi të lartë, pse u rrit Borxhi publik me 7 miliardë euro, pse në fillim e shiti Tahirin dhe më pas e mbrojti, pse e mbushi parlamentin me njerëz që vinin nga trafiku, pse mban në kryesi Dakon të cilin e akuzon si të korruptuar, Departamenti i Shtetit etj., Rama përgjigjet duke sulmuar PD-në apo duke folur për krizën e medias, për “kazanin”, për korrupsionin në gjykatë, për frikën e opozitës nga SPAK-u apo vettingu dhe lloj-lloj marrinash.

Gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, në perëndim qarkullonte një barcaletë që njihej si “barcalaleta e radios armene”. Armenia ishte një republikë sovjetike dhe radioja bënte propagandën e regjimit sovjetik.

Kur pyetej radioja se sa paguhej një inxhinier sovjetik, radioja përgjigjej (dmth gazetari i saj ) “nuk e di, por ju në Perëndim i vrisni zezakët”. Kjo barsaletë tregonte thelbin e propagandës sovjetike.

Pra shmangia nga përgjigja për çështjen dhe njëherazi denigrimi me gënjeshtra, me sharje, me shpifje për atë që është pala tjetër. Tek Rama kjo ka qenë gjithnjë e pranishme në mënyrë sipërore. Në çdo dy-tre fjali, Rama bën një “whataboutism”, duke iu shmangur thelbit dhe denigron, shan, shpif apo fyen për kundërshtarin.

Tani që është shumë më rëndë dhe kur i ka rënë nga kontrolli gjithë komunikimi ai nën shtysat e instikteve po shfaq haptas thelbin e vet të propagandës.

Tani ai po thotë që kritikët nuk e kanë me të, por me Shqipërinë, me popullin shqiptar.

Ai e ka akuzuar opozitën si forcë që nuk e do apo që e pengon Shqipërinë, që saboton Ramën (akuza që në kohë të komunizmit të çonin në litar) por nuk kishte mbërritur deri tani në pikën që të sulmonte një analist apo një kritik të tijin në media se ai “nuk sulmon apo nuk kritikon Ramën, por sulmon Shqipërinë”.

Kjo është faza më fatkeqe dhe fundore e propagandës totalitare. Problemi është se në faza të tilla, si pasojë e daljes jashtë funksionit të ratios dhe e funksionimit vetëm me anë të instikteve, liderët nisin dhe mendojnë vërtet se ata dhe populli janë një.

Në këtë moment shkëputja nga realiteti është e pamatshme ç’ka i shtyn qorrazi të besojnë se njerëzit i duan apo se ata mund t’ia dalin të fitojnë mandat të tretë, mandat të katërt, mandat të pestë e me radhë.

Ndërkohë tek njerëzit, besueshmëria e tyre është plotësisht e shkatërruar dhe nuk ka gjë që e ndreq më.

Arrestohet drejtori i prokurimeve të OSHEE, në kërkim shefja e Ardian Çelës

Drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati është vënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE, Alma Ferra.

Arrestimet janë bërë pak minuta më parë nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh ndërsa dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.

Disa ditë më parë janë marrë në pyetje nga SPAK-U dhe sot është bërë i mundur lëshimi i urdhër arresteve.

Dokumenti/ SPAK, bëhu gati për inceneratorin e Fierit! Morën 30 milionë euro nga shteti, 14 ditë më pas firmosën me…

Nga Jamarbër MALLTEZI

SPAK behu gati per inceneratorin e Fierit! Mjafton kjo foto: Moren 30 milione euro nga shteti & 14 dite me pas firmosen me italianin per 15, duke perlare 15 milione per 14 dite!

– Kush na siguron qe italiani nuk po pret ndonje kaldaje “end of life” apo ndonje kinez qe ta ndertoje vec per 3 milion euro?

– Kush ishte eksperti qe i vleresoi inceneratoret kur ne nuk kemi asnje?

– Cilat ishin kriteret per gare?

– Si vleresuan nese 30 milione qe kerkoi Zoto ishte kosto e sakte? Me cfare e vleresuan? Se del qe u ndertoheka me 15.

– Pse incenerator kur nuk kishe parashikuar as ne plan zhvillimi rajonal e as ne planet urbane te territorit?

– Pse u nderrua 3 here vendi ne Fier? Nje here ne patos marinez (ndaj i dhane 30% nje kompanie nga patosi qe te mbyllte protestat e banoreve); pastaj levizen per ne mbrostar dhe pas protestave disa mujore me bllokim rrugesh e cuan ne verri ku ka pak banore.

Pra nuk ka pasur as as planifikim strategjik, as Vleresim Strategjik Mjedisor, asgje. Thjesht ec perlajme ca miliona.

Pse genjyen Rama-Koka sikur kishin nje kompani te huaj me eksperience kur ne fakt kishin nje guacke ku prapa saj fshihen Rama-Ahmetaj-Koka-Mertiri-Zoto?

Po Alqi Bllako (sekretar pergjithshem i kokes dhe tani drejtor Akum) qe kerkon Ministrise se Financave te paguaje 7 muaj parapagim ka ndonje rol?

Qeveria në ikje dyfishon pagesat për koncesionet, 120 milionë euro për vitin e ardhshëm

Buxheti i shtetit pritet të paguajë 14.5 miliardë lekë vitin e ardhshëm (gati 120 mln euro) për pagesat për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021.

Në krahasim me 2020-n, kur shumë kontrata u ngrinë ose u reduktuan për shkak të situatës së vështirë të krijuar në buxhet nga Covid-19 (në total 7.9 miliardë lekë), pagesat për koncesionet do i rikthehen normalitetit në vitin 2021. Kjo shumë e parashikuar për pagesa koncesionesh në vitin 2021 është sa rreth 16% e totalit të shpenzimeve kapitale të planifikuara.

Pagesa më e lartë është për koncesionin e rrugës së Arbrit, që është në ndërtim e sipër, me 4.1 miliardë lekë të parashikuara.

Katër koncesionet e shëndetësisë, check-up, sterilizimi, dializa dhe ai i fundmi i laboratorëve pritet të marrin gjithsej 4.6 miliardë lekë, ose 37 milionë euro, që përbën gati një të tretën e gjithë pagesave për koncesionet në 2021. Më i shtrenjti është sterilizimi, që pritet të marrë 1.7 miliardë lekë pagesa nga buxheti për sterilizimin e pajisjeve mjekësore gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Koncesioni i laboratorëve do marrë 1.28 miliardë leke pagesa për 2021. Ky koncesion filloi zbatimin në mesin e këtij viti. Check up dhe dializa do të marrin përkatësisht  876 mln lekë dhe 779 mln lekë.

Këto pagesa do të jepen në një kohë që vendi është në një emergjencë shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, teksa virusi ka hyrë në një fazë të dytë dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Të katër këto koncesione nuk kanë lidhje direkte, apo ofrojnë mbështetje për situatën e krijuar.

Në draftin e 2021-it janë planifikuar dhe 2.2 miliardë lekë pagesa për inceneratorët. Konkretisht 1.38 miliardë lekë janë pagesa për “Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vevddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, Tiranë”, nga 980 milionë lekë në vitin 2020. Për “Ndërtimin, operimin dhe transferimin e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier” pritet të jepen 752 mln lekë në 2021, nga 192 mln lekë të planifikuara këtë vit.

Në vitin 2021 parashikohet që të fillojnë punimet edhe për dy projekte të reja koncesionare në fushën e infrastrukturës, që u shtynë këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Rruga Milot-Balldre pritet që të marrë 65 milionë lekë pagesa, ndërsa rruga Orikum-Dukat me 394 milionë lekë.

Shërbimi i skanimit në dogana pritet të marrë 1.58 mld lekë, nga 1.14 mld lekë vitin e mëparshëm.

Ministria e Financave bën të ditur se kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit të mëparshëm nuk pritet të tejkalohet.

Një tjetër koncesion i ri që pritet të fillojë ai për përmirëismin e infrastrukturës arsimore të Bashkisë Tiranë, për të cilat parashikohen në buxhet 685 milionë lekë.

Për vitin 2021, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2020, është rreth 19.71 miliardë lekë.

Referuar Tabelës 12, për vitin 2021 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare apo PPP, kapin vlerën rreth 14.46 miliardë lekë.

Rrjedhimisht, në buxhetin 2021 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi  vlera e parashikuar prej 14.46 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2021, përbën vetëm 3.7 përqind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2020, prej rreth 394.2 miliardë lekë, sipas relacionit të financave. Por, nëse këto të ardhura nuk realizohen sipas planit (siç ka ndodhur për 10 mujorin), atëhere kufiri pritet të rritet.

Video/ Shëndetësia në kolaps, Basha: Shqiptarët luftojnë për jetën, Rama ka prioritet tenderat sekretë e koncensionet korruptive

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë”

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se, papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë.

Basha shkruan në reagimin e tij se, shqiptarët luftojnë për jetën, Rama ka prioritet tenderat sekretë e koncensionet korruptive.

Reagimi kryetarit Basha

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës

Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 20. Oktober 2020

Plas grushti mes policisë dhe protestuesve që po shkonin te Rama, humb ndjenjat një person

Gjatë zhvendosjes së protestuesve të PDIU dhe shoqatës “Çamëria” nga ambientet e Ministrisë së Jashtme drejt kryeministrisë, ka agravuar situata në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ku një person ka humbur ndjenjat.

“Është arrestuar Bojken Abazi bashkë me aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, i jam drejtuar disa herë punonjësve të Policisë, se ne nuk kemi ardhur këtu për të treguar forcën me ta, kemi ardhur për të protestuar kundër ministrit të jashtëm grekë.

Ky është një turp i Policisë Shqiptare. Nëse janë trima, të turren në jug, dhe të kapim hajdutët e vrasësit dhe të mos merren me shqiptarët e Çamërisë.

Do u mbajmë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë, të gjithëve ju që sot vepruat në shkelje të ligjit”, u shpreh Idrizi.

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur në Kukës Astrit Haziri. Ai shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit dhe ka ndërruar jetë në Turqi.

Mjeku kuksian, 54 vjeç ishte nisur drejt Turqisë për kurim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ndërsa nuk ka mundur të fitojë betejnë me virusin COVID 19.

Prej 2 javësh mjeku kurohej jashtë vendit, por gjatë ditëve të fundit familjarët ishin njoftuar për gjendjen kritike të Hazirit.