23.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Gruaja që parashikoi koronavirusin dhe infektimin e Trump: Ja kur do të përfundojë pandemia!

Në muajin shkurt të këtij viti, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tazmani ku jeton sot me dy qentë e saj.

“E dija se çfarë po vinte”, thotë ajo. “Ndoqa këshillën që i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t’i biesh këmbanave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia.

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”.

“Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk i shmangesha dot. Unë i paralajmëroj njerëzit – për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota të kthehet përmbys”, thotë ajo.

Ato paralajmërime nuk u dëgjuan shumë.

Kjo sepse Jessica nuk është ekonomiste, politikane apo virologe; është një astrologe britanike që ka dhe disa aftësi paranormale. E ndërsa ndjekësit i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjerë menduan se ishte thjesht një mashtrim.

Në fakt, rezultoi se kishte pasur të drejtë. Ajo goditi në shenjë edhe më datën 1 tetor 2020, saktësisht dita kur Donald Trump u diagnostikua me koronavirus.

Të jetë koincidencë vallë? Tani, astrologia që paralajmëroi edhe Brexitin si dhe një tërmet të madh brenda familjes mbretërore britanike, që ndodhi të ishte shkëputja e princit Harry për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se çfarë sipas saj të ndodhë në fund të vitit.

“Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo.

Astrologjia dikur merrej mjaft seriozisht, e anglezët ende e kujtojnë sesi në shekullin e 17-të, astrologu William Lilly parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës.

Reali kritikohet pse e shiti portugezin: “Kur e ke Ronaldon, s’duhet kurrë ta lëshosh të ikë”!

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Luis Castro, e ka kritikuar Real Madridin pse e shiti Cristiano Ronaldon në Juventus në vitin 2018, duke thënë se kur e ke Ronaldon në ekip nuk duhet kurrë ta lëshosh të largohet.

Madridi e tronditi botën e futbollit kur u pajtua ta shesë pesë herë fituesin e Topit të Artë te kampioni i Serie A.

Pas nëntë vjetëve plot rekorde në kryeqytetin spanjoll, portugezi ishte i gatshëm për një sfidë të re në Itali.

Real Madridi vazhdimisht e ka pasur të vështirë ta mbulojë boshllëkun e lënë nga portugezi dhe ende është në kërkim të një sulmuesi të denjë, me Eden Hazardin që nuk ia ka dalë ta zëvendësojë atë.

Castro beson se Madridi është dashur të bënte më shumë për ta mbajtur Ronaldon, duke thënë se është e pamundur ta zëvendësosh një njeri i cili i shënon 450 gola dhe t’i siguron 15 trofe të mëdhenj.

Duke folur para takimit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, Castro tha: “Kur e ke Cristianon në ekip, kurrë nuk duhet ta lëshosh të shkojë. Kurrë”.

“Po flasim për më të mirin, për futbollistin më efikas në botë, një makinë, një makinë flijimi”, shtoi ai.

4 edukatore infektohen me Covid-19, mbyllet kopshti

Katër edukatore rezultuan pozitive me Covid-19 pas testimeve të kryera në qytetin e Pogradecit. Kjo ka çuar në mbzlljen e kopshtit “Persefoni Treni” në lagjen nr 2 në këtë qytet.

1 javë më parë kanë rezultuar pozitiv 2 sanitare, ndërsa ditën e djeshme kanë reultuar pozitiv 4 edukatore.

Kopshti është mbyllur dhe janë nështruar tamponit edhe pjesës tjetër të stafit.

Prej disa ditësh Ministria e Shëndetësisë raporton shifra rekord të rasteve me Covid-19, ndërsa koronavirusi ka prekur stafet e mësuesve në disa qytete.

A do të jetë pjesë e listave për deputet? Pasi u përdor si leckë, Lleshaj i serviloset Ramës…

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Noë”, deklaroi se raportimet për një dorëheqje apo shkarkimit të mundshëm të tij u nxitën nga një përgjigje ironike ndaj pyetjes nëse do të vazhdojë të jetë ministër.

“Në këtë pozicion ku jam, ngarkesa është aq e madhe sa të mbetet shumë pak kohë për të qeshur. Pyetja ishte; a është e sigurt që nuk do të jeni më ministër. U përgjigja po, sepse nuk kisha se si t’i përgjigjesha ndryshe asaj pyetjeje”, tha ministri.

Për të ardhmen e tij në politikë dhe mundësisë për të kandiduar për deputet, z. Lleshaj tha se, ka hyrë në politikë me ftesë të Edi Ramës ndërsa kandidimi varet nga Partia Socialiste.

“Kam ardhur në politikë për shkak se Edi Rama më ka ftuar. I jam përgjigjur ftesës së Ramës qoftë si këshilltar në 2013 dhe si ministër në 2018.

Nuk kam pasur asnjëherë aspiratë për të bërë karrierë në politikë. Preokupimi im kryesor është që të bëj detyrën me nder dhe përgjegjësi. Pjesa tjetër është çështje partie, në parti nuk vetë kandidohesh”, deklaroi Lleshaj.

Raportimeve për marrëdhënie te tensionuar mes tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri iu përgjigj duke thënë se, ka një marrëdhënie të mirë dhe vlerësim për punën e kryer.

“Marrëdhënia me drejtorin e Policisë është një marrëdhënie krejt normale. Kam vlerësim për punën e bërë. Treguesit janë më të mirët”, përfundoi Lleshaj.

10 masa të dobishme kundër Covid-19

Nga Erion DASHO,
mjek

Duke qënë se vazhdon debati i kotë mbi mbajtjen e maskave në rrugë dhe, nga ana tjetër, ministria dhe komiteti duket se nuk kanë ndërmend të hedhin hapa domëthënës në zbatimin e trinomit testo-gjurmo-trajto, po përmend disa masa që janë realisht të dobishme për kufizimin e përhapjes së COVID-19:

1. Kujdes i shtuar nga çdo person e familje. Në se një pjestar i familjes ka shenja që sugjerojnë për COVID, familja duhet të izolohet dhe brenda familjes, personi i prekur duhet të qëndrojë në dhomë më vete dhe të zbatohen masat e përkujdesjes për të prekurit me COVID në familje (shih statuset e mia të javëve të kaluara). Insistoni që të paktën një pjestar i familjes të kryejë patjetër testin COVID. Lajmëroni personat me të cilët keni patur kontakte gjatë ditëve të fundit për këtë situatë!

2. Respektim i distancës prej të paktën 2m si në mjedise të jashtme dhe të brendshme (si kur mbahet, ashtu edhe kur nuk mbahet maskë).

3. Respektim i distancës 2m sidomos kur bisedon me dikë! Mundohu që biseda të zgjatë sa më pak (idealisht nën 5 minuta) dhe mos flisni me zë të lartë!

4. Shmangni klubet e restorantet sa më shumë që të jetë e mundur! Kur vendosni të shkoni zgjidhni klube që respektojnë distancën midis tavolinave dhe karrigeve dhe mundohuni që t’i frekuentoni këto mjedise vetëm me familjarët me të cilët qëndroni në të njëjtën banesë.

5. Shmangni festat familjare dhe mundohuni që në raste hidhërimesh t’i dërgoni ngushëllimet me telefon ose nëpërmjet rrjeteve sociale.

6. Shmangni vizitat në miq dhe të afërm, sidomos kur këta janë prindër të moshuar, persona të prekur nga sëmundje kronike apo persona të tjerë që u përkasin grupeve në risk për COVID.

7. Shmangni çdo grumbullim! Këto ditë kur shohim të organizohen takime elektorale, u rekomandohet drejtuesve politikë dhe antarëve të partive politike të shmangin çdo takim elektoral në sallë duke i zëvendësuar këto me takime virtuale.

8. Shmangni përdorimin e transportit publik! Pavarësisht se çfarë pretendohet, nga pamjet dhe bisedat që bëj me kolegë e miq në Shqipëri, transporti publik është kthyer në vatër lëvizëse të transmetimit të COVID. Më mirë ecni se sa të ekspozoheni ndaj COVID në autobuz!

9. Në se i përkisni grupeve në risk (të moshuar, persona të prekur nga sëmundje të caktuara kronike, persona obezë, etj.) ju lutem lexoni statusin tim me rekomandimet e veçanta për këto kategori.

10. Kujdes me maskën! Në se është maskë njëpërdorimëshe, mos e përdorni më shumë se një ditë. Në se është maskë artizanale, lajeni çdo ditë! Mbajeni maskën me kujdes në çdo mjedis të brendshëm dhe mos kini turp t’i kërkoni kujtdo që ndodhet në të njëjtin mjedis ta mbajë maskën në mënyrë korrekte. Në mjediset e jashtme, mbajeni maskën kudo ku nuk mund të respektoni ditancën 2 m (megjithëse kushdo duhet të ketë kujdes të mbajë distancën, pasi distanca është ajo që mbron shumë më tepër se maska). Mbajeni maskën edhe kur keni mundësi të respektoni distancën (për të kursyer gjobën kësaj here )!
SITUATA E COVID KA DALË NGA KONTROLLI PREJ MUAJSH, POR TANI NË DISA QYTETE KA MARRË PËRMASA SHQETËSUESE!

NDIQNI KËTO RREGULLA DHE TË TJERA QË JU REKOMANDOJNË BURIME TË BESUESHME TË INFORMACIONIT PËR TË MBROJTUR VETEN, FAMILJEN DHE KOMUNITETIN TUAJ!

Tension te protesta e ”Çamërisë”, Policia ndërhyn me forcë, shoqërohen disa persona

Protesta e mbajtur përballë Ministrisë së Jashtme nga aktivistët e PDIU dhe shoqatës Çamëria ka degraduar në përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Tensionet midis policisë së shtetit dhe protestuesve janë përshkallëzuar deri në përplasje fizike, ku efektivët kanë përdorur forcën për shpërndarjen e tyre, si dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona.

Kujtojmë se protesta e PDIU dhe shoqatës Çamëria po mbahet kundër vizitë zyrtare të ministrit të Jashtëm grek i cili pritet të takohet me kryeministrin Rama në orët në vijim

Në një prononcim për media kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, u shpreh se aktivistët e tij nuk dolën të ndodhen përballë vëllezërve të tyre, duke iu drejtuar efektivëve policor, por për të dalë përballë mikut të paftuar grek i cili kërkon të konkludojë zgjerimin me 12 milje në Jon.

“Nuk jemi mbledhë të qëndrojmë përballë vëllezërve tanë policë. Ne nuk kemi dalë për t’u fshehur në këtë qoshe, dhe t’ia lëmë vendin ministrit të paftuar grek, i cili do të përfundojë zgjermin me 12 milje në Jon”, – u shpreh Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Kryemadhi: Rama po tenton pazare që të shpëtojë kokën e tij…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se, gjatë qeverisjes së Edi Ramës më shumë janë krijuar polici, se sa lehtësira për qytetarët dhe bizneset.

Kryemadhi tha se, në PS dhe në elektoratin e majtë, angazhimi i kreut të Qeverisë, tregon panikun që ka ai.

“Rama po tenton të largohet nga debati mbi inceneratorët apo rafineria, që përbëjnë debatet reale. Sulmet që Rama i bën Metës janë një ftesë që Kryeministri në ikje po bën për pazare që ai të shpëtojë kokën e tij”, tha Kryemadhi.

Referuar aferës së inceneratorëve, Kryemadhi tha se, ai në Elbasan nuk ka bërë as 100 ditë punë nga momenti kur është thënë se u vu në punë dhe kjo tregon se e gjithë kjo është një aferë që favorizon një biznesmen të lidhur me qeverinë. Kryemadhi tha se nuk mban përgjegjësi për asnjë njeri lidhur me inceneratorët.

“Petrit Vasili ka denoncuar që në fillim këtë aferë, ndërsa Lefter Koka ka tentuar përmes strukturave të LSI të na mbyllë gojën. Por secili mban përgjegjësi për veten e tij”, tha Kryemadhi.

Përsa i takon strategjive elektorale të opozitës së bashkuar, pasi Kodi Zgjedhor me ndryshimet e miratuara ndalon koalicionet parazgjedhore, Kryemadhi tha se, formulat apo strategjitë nuk shtojnë votat në kutitë e votimit.

“Të jeni të bindur se forca e opozitës është shumë më e madhe se taktikat që synon të ndjekë Rama”, tha Kryemadhi.

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Ja si po përdoret edhe gruaja e Sekretarit të Ramës për të marrë rafinerinë e naftës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar mafia e naftës atë që po ndodh në Ballsh me naftëtarët. Kryemadhi hodhi akuza të forta lidhur edhe me përdorimin e gruas së Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, lidhur me një kredi për të marrë rafinerinë e naftës.

“Gruaja e Engjëll Agaçit punon në një bankë të nivelit të dytë dhe po përdoret për marrjen e një kredie, që është shumë më e vogël se vlera e naftës. Ky është denoncimi i parë lidhur me atë që po ndodh në Ballsh nga mafia e naftës.

Edhe ajo video që u shfaq dje me një nga gratë naftëtare, mund tju them se ajo është kërcënuar me bukën e fëmijës, pasi djali i saj punon në Bashkinë e Tiranës. Është nga Mallakastra dhe punon në bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Është kërcënuar me vendin e punës, ndaj dhe gruaja në fjalë, për të cilën unë nuk kam asnjë gjë personale, ka bërë atë reagim dje. Turp për median që u përdor nga Veliaj dhe mafia e naftës”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se Shqipëria po grabitet nga sekti i Rilindjes dhe ata që janë të lidhur me të.

“Një nga problemet e mëdha që kanë qytetarët është mungesa e punës, shpopullimi i vendit, është varfëria. Mos u shqetësoni se si ne do të bëhemi deputetë, pasi ne do të marrim 100 deputetë”, tha Kryemadhi.

Policia ndalon protestën, Idrizi: Kur Rama bën Asamble nuk ka Covid, për ne që mbrojmë detin ka

Policia ndalon protestën e PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” paralajmëruan sot para ministrisë së Jashtme me rastin e vizitës në Tiranë të Nikos Dendias, kryediplomat i Greqisë.

Kreu i PDIU-se tha se ndalimi i protestes u be per shkak të koronavirusit.

Idrizi: “Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka asnjë problem, bëhen mbledhje partie, konferenca dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Sigurisht që nuk e zgjodhëm ne që në kohë Covidi të bënim protestë, por në kohë Covidi Greqia vazhdon të kërkojë 12 milje shqiptare dhe vazhdon të na flasë me duar të forta.

Më vjen keq që do të vendosemi sot jo përballë Ministrit të Jashtëm të Greqisë dhe para autoriteteve shqiptare, por jam i keqardhur që jemi të detyruar të vendosemi përballë vëllezërve tanë të policisë të shtetit që paguhen nga taksa paguesit shqiptarë që jam i bindur që mendojnë si ne.

PDIU dhe shoqata “Çamëria” organizuar një protestë përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ndaj vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias sot në Tiranë.

Me parullat “Mos prek Shqipërinë!”, “Mos harro Çamërinë!”, anëtarët e partisë dhe shoqatës zhvilluan mitingun paqësor që u shpërnda nga Policia.

I pranishëm ishte kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili tha për mediat: “Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek. Për t’i kujtuar “Çështjen çame”, kërkimin e faljes, pronat sigurisht, edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det.

Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do ta bënim me distancim social, pankarta dhe foni.

Fatkeqësisht ëshët i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi

Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja e ndalimit të tubimit: Parandalimi i  COVID!!!!. Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka COVID!!! Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë COVID-i, por Greqia në kohë  COVID-i kërkon 12 milje nga deti ynë”, nënvizoi Idrizi.

Si po i rrjep Veliaj qytetarët e Tiranës! Në 5 vite ka përfituar 700 milionë euro nga taksat

Shuma e arkëtuar në vetëm pesë vite nga Bashkia Tiranë është e përafërt me buxhetin e 15 viteve që kanë përfituar paraardhësit e tij, Rama dhe Basha që prej vitit 2000.

Trefishimi i taksave, rritja e çmimit të ujit apo vendosja e tarifave të pastrimit dhe parkimit, ka bërë që Veliaj të ketë buxhetin më të madh në historinë e Tiranës pas pluralizmit.

Por sipas një vëzhgimi nga Gazeta MAPO më shumë se gjysma e tyre shkojnë për paga ose shpenzime operative, siç janë karburanti apo blerja e makinave.

Bashkia nuk i ka kthyer në shërbime, investime apo përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët, paratë që u ka marrë me taksa të rritura dhe gjoba.

Bashkia e Tiranës, me ardhjen e Erion Veliajt ka njohur një rritje të panjohur më parë të taksave.

Vetëm në 5 vjet, ai ka administruar një fond gati të barabartë me shumën që ka shpenzuar Rama në tri mandate në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe Basha në katër vitet e tij.

Janë rreth 793 miliardë lekë, ose 700 milionë euro që Bashkia e Tiranës ka shpenzuar deri më tani, ku gati 141 milionë i ka marrë nga buxheti i shtetit.

Pjesa tjetër prej gati 560 milionë eurosh, ose më shumë se 110 milionë euro në vit, janë taksa që kanë dalë nga xhepat vetëm të qytetarëve të Tiranës. Kur vjen fjala te transparenca, institucioni i Bashkisë së Tiranës është nga më hermetikët në vend.

Një pjesë e mirë e këtyre parave vjetore, shkojnë vetëm për pagat e Bashkisë. Në të dhënat e vitit 2018, nga 16,3 miliardë që ishte buxheti, 4,1 miliardë kishin shkuar për rroga, ndërsa 5.1 miliardë për shpenzime operative.

Ndërsa vetëm 7 miliardë nga taksat dhe buxheti i shtetit kanë shkuar për investime. E njëjta gjë ka vijuar dhe në vitin 2019, ku shpenzime të bashkisë rezultojnë 11 miliardë dhe investime 7 miliardë nga buxheti prej 18 miliardë lekësh, ose rreth 150 milionë euro.

Pra, më pak se gjysma e parave të mbledhura shkojnë për investime. Këto para, në shumicë nuk janë kthyer në shërbime për qytetarët. Qytetarët sot përballen me ajrin e ndotur, me trafikun, me mungesën e hapësirave të gjelbra, me shkollat që mungojnë, me mungesën e ujit, me shtrenjtimin e pazakontë të apartamenteve, dhe sot fëmijët e kryeqytetit vuajnë mësimin me tri turne.

Premtimi

Në vitin 2015 gjatë fushatës elektorale, Veliaj do deklaronte se problem ishte menaxhimi i taksave në Bashkinë e Tiranës, jo rritja e tyre.

Por askush s’e mendonte se menjëherë pasi mori karrigen e kryetarit të Bashkisë ndoshta pa kaluar as tre muaj, ai do të propozonte një buxhet që minimumi i dyfishonte dhe maksimumi i dhjetëfishonte taksat në Tiranë, si për bizneset ashtu dhe për qytetarët.

Kjo solli dhe protestat sidomos të biznesit të vogël, por që u mbështet dhe nga qytetarët. Atëherë filloi dhe rritja galopante e çmimeve të apartamenteve, ku taksa e ndikimit në infrastrukturë u rrit nga 4% në 8%.

Rriti çmimin e ujit, çmimin e hapësirave publike për bizneset e dhjetëfishoi, vuri taksën e infrastrukturës arsimore, ka taksën për tokën bujqësore, rrit çdo vit taksën e pastrimit e kështu me radhë.

Por si ka qenë sjellja e Veliajt me taksat. Vetëm nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme që paguajnë qytetarët dhe bizneset, Bashkia vjel rreth 25 milionë euro në vit, nga rreth 6 apo 7 milionë euro që ishte më parë.

Pra, duket qartë se Veliaj minimumi e ka trefishuar këtë taksë, ndërsa rast pas rasti e ka pesëfishuar. Pra, në rast se një biznes 100 metra katrorë në qendër të Tiranës, deri dje nuk paguante më shumë se 25 mijë lekë të rinj në vit, sot i duhet të paguajë vetëm taksë mbi pronën rreth 75 mijë në mos më tepër.

Kemi taksën e infrastrukturës që Veliaj ka rreth 5 vite që e vjel nga qytetarët dhe bizneset. Janë rreth 8 milionë euro, në pesë vjet që vilen rregullisht në faturat e ujit, dhe vetëm nga kjo taksë Bashkia ka marrë rreth 40 milionë euro, afërsisht sa ka qenë buxheti vjetor kur shefi i tij drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Kjo duhet theksuar se është një taksë antiligjore, pasi qytetarët paguajnë për arsimin në taksat shtetërore. Pra, kjo është taksë mbi taksë, pasi nuk aplikohet në asnjë bashki tjetër. Po të kishte gjykatë kushtetuese kjo taksë me siguri do rrëzohej.

Buxheti i shtetit

Por një sjellje dorëlëshuar ka pasur dhe qeveria kur bie fjala për Bashkinë e Tiranës. Përgjatë pesë viteve, ajo ka dhënë jo pak para për këtë institucion.

Kështu në rast se nga buxheti i shtetit deri në vitin 2015 bashkia financohej vetëm me 1.5 milion dollarë në vit, sot kjo shifër ka arritur deri në 20 milionë euro në vit.

Pra, në rast se paraardhësve të tij u mjaftonin për punët e qytetit, 40 deri në 50 milionë euro në vit, sot Erion Veliajt nuk i dalin 110 milionë euro, por kërkon dhe para shtesë nga buxheti i shtetit.

Kjo ka bërë që vetëm Bashkia e Tiranës të shpenzojë rreth 135-140 milionë euro në vit. Edhe kjo llogari nuk mund të bëhet ekzakt pasi thuajse çdo vit Veliaj, rrit tarifat. Dhe një fakt tjetër, me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, u vu dhe tarifa e parkimit.

Sot bashkia vetëm nga kthimi i parkingjeve me pagesë vjel rreth 5 milionë euro në vit, nga jo më shumë se 200 mijë euro që ishte pagesa që e gjithë Tirana bënte para se ai të merrte institucionin.

Lejet e ndërtimit

Në vitin 2019 ka pasur dhe një boom të jashtëzakonshëm ndërtimesh në Tiranë, dhe këtë e tregon dhe vjelja e taksës së ndërtimit.

Për vitin 2019, Bashkia Tiranë në dhjetor vlerësonte se priste të arkëtonte 6 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ose 52% më shumë sesa planifikimi që kishte në fillim të vitit (15% më shumë se fakti i 2018-s).

Sipas relacionit, realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve nga strukturat përgjegjëse.

Prej disa vitesh, buxheti i bashkisë Tiranë është bërë tepër i varur nga të ardhurat që merr si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit. Rekordi u shënua në 2019-n, me gati 45% të të ardhurave të veta.

Në total, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 2019-n në kryeqytet, sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milion metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve.

Për vitin 2020 kjo shumë pritet të jetë rreth 3.5 miliardë lekë ose gati 30 milionë euro, çka do të thotë as më shumë e as më pak se ritmet e ndërtimit vazhdojnë të shtohen.

Në tabelën e buxhetit të bashkisë nuk janë futur të ardhurat që vijnë nga ujësjellësi i Tiranës. Në vitin 2017 Veliaj vendosi të rriste me 20 lekë çmimin e ujit, duke premtuar ujë 24 orë.

Sot tre vjet pas rritjes sërish Tirana vazhdon të vuajë për ujë. Në vitin 2018, Bashkia raportonte rritje të të ardhurave me 26 %, çka do të thotë që për çdo 100 lekë ujë të paguar nga qytetarët 26 lekë i shkojnë Bashkisë së Tiranës. /MAPO