20.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Paralajmërimi i Edi Palokës: Asnjë nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura! Shumë shpejt do të…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, asnjë nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura!

Paloka ka publikuar edhe një video të Platformës së PD Kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë, që do të hyjë në zbatim me ardhjen në fuqi të demokratëve në 25 prill 2021.

“Nëse ecni me mendjen se asgjë nuk do të ndryshojë, se kush ka vjedhur këto vite do të vazhdojë jetën i qetë e do t’ia hedhë si deri tani duke bërë ca dorovitje majtas e djathtas, gaboni!

Shumë shpejt pas 25 prillit do të paguani një më një, po jo ata që shpresoni t’ju mbyllin aferat, pasi të keni ikur nga karriget. Do të paguani ata që keni vjedhur, shqiptarët!”, shkruan Paloka.

Asnje nuk do i gezoj parate e vjedhura ! Ne se ecni me mendjen se asgje nuk do te ndryshoje , se kush ka vjedhur keto vite do vazhdoj jeten i qete e do ja hedhe si deri tani duke bere ca dorovitje majtas e djathtas, gaboni! Shume shpejte pas 25 prillit do paguani nje me nje , po jo ata qe shpresoni t’ju mbyllin aferat pasi te keni ikur nga karriget. Do paguani ata qe keni vjedhur, shqiptaret!

Gepostet von Edi Paloka am Dienstag, 20. Oktober 2020

Vendim ekstrem i grave naftëtare: Do marrim edhe fëmijët të ngujohen me ne, gjakun tonë të mos e gëzojnë hajdutët

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon dhe sot është në ditën e 23-të të saj. Ndërkohë që gratë naftëtare janë në ditën e 6 të ngujimit në grevë urie pasi zevendësuan në këtë protestë ekstreme burrat naftëtarë.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe kontratat e punës.

Ndërkohë një mjeke e spitalit të Ballshit ka thënë për Syri tv se, dy greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërgura në spital për ndihmë mjekësore.

Një nga grevistet u shpreh se “do marim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun tonë ta gëzojnë ata e jo qeveria e hajdutet bashkë”.

“Do jemi bashkë më fëmijët në grevë nqs qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.

Atentat ndaj një të riu në Vlorë, qëllohet me armë nga një makinë “Wolsvagen”

Një tjetër atentat ka ndodhur në qytetin e Vlorës. 27-vjeçari Marjo Feraj, raportoi mbrëmjen e djeshme në Policinë e Vlorës, se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Nga raportimet mësohet se 27-vjeçai është nipi i një ndërtuesi në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se një automjet e ka pritur të riun të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt automjetit të të riut, 2 herë.

Sipas informacioneve nga policia lokale, thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë, raporton abcneës.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Wolsvagen”. Policia tha se është duke hetuar në disa pista.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Basha poston video-denoncimin: Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës. Zgjidhja, plani i PD. Koha nuk pret!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video-denoncim të një tjetër biznesi të vogël në Tiranë, i cili ka rënë pre i skemës vrastare të taksave të shtetit.

Basha shprehet se, taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

“Biznesi bën xhiro 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH”. Një tjetër biznes i vogël në Tiranë, i rënë pre i skemës vrastare të taksave të shtetit, Roland Hoxha: Pret edhe taksë 5% tatimfitimi, këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet.

Bar Restoranti i Roland Hoxhës në Sauk të Tiranës, ishte një biznes i vogël deri në vitin 2018, i cili bënte një xhiro prej 33 milionë lekësh. Por politikat e gabuara të qeverisë, e kthyen në biznes me TVSH ku ai sot detyrohet të paguajë taksa të larta dhe bashkë me sigurimet i shkojnë rreth 6 milionë lekë. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, të cilat janë një barrë e shtuar për këtë biznes. Ai gjithashtu shprehet se biznesi po del me minus dhe se po e mban për mbijetesë, ndërsa fitimi as nuk mendohet.

Roland Hoxha:
Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën edhe vështirësitë e punës ça do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja rreth 1 milionë e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikuar fare këto lekë e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysëm. Pret edhe taksë 5% tatim-fitimi. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vinë edhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë se kam marrë vesh fare, herë pas here që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë ça do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus edhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se harroje fitimin.

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 19. Oktober 2020

Teliti i përgjigjet Ramës: I ikën llogaridhënies duke u fshehur pas videove 3D

Nga Dorjan TELITI

Edhe sot ER, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve.

Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit.

Por Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt vazhdon të qelbet në plehra dhe qytetarët e shohin përditë me sytë e tyre këtë të vërtetë. Pas 8 vitesh në pushtet qëndror dhe pas 6 vitesh që kontrollojnë bashkinë e Tiranës, dyshja Rama-Veliaj kanë zgjedhur që t’i ikin llogaridhënies për dështimin në menaxhimin e mbetjeve duke u shfaqur një video 3D të premtimit të rremë të radhës.

Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t’i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milion euro.

 

Reagimi i fortë i Bardhit: Shumë shpejt një hetim ndërkombëtar do nxjerrë emrat e përfituesve të milionave me plehrat

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi paralajmëroi publikisht se, një hetim ndërkombëtar i partnerëve ndërkombëtar dhe agjencive të specializuara do të bëjë publike emrat që fshihen pas përfitimeve miliona euro të skandalit të inceneratorëve.

Kontratat e inceneratorëve janë në krye të akuzave që opozita i ka drejtuar qeverisë. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse ekziston inceneratori i Tiranës.

Gjatë debatit me analistin Julian Zyla, Bardhi tha se shteti paguan për shërbime që nuk kryhen pasi inceneratori i Tiranës dhe Fierit nuk ekzistojnë.

“Nuk ekzistojnë inceneratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston inceneratori i Tiranës. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në inceneratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë.”, tha Bardhi.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se kontratat konçesionare janë korruptive pasi janë lidhur me kompani në pronësi të një personi i cili sipas tyre nuk ka patur kapacitet të kryejë investimin e kërkuar.

“Që një kontratë PPP të lidhet duhet që privati të ketë disa para për ti investuar, në momentin që nuk i ka dhe ja jep shteti atëherë nuk kemi PPP.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deklaroi se kompania fituese e konçesionit të inceneratorit ka patur një kapital vetëm 50 mijë euro për një investim të 23 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit.

Betonizimi i Sahatit të Tiranës, Luarasi: Fajin e ka Basha për lejen që dha Veliaj!

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora, pedagogia Iris Luarasi komentoi mbi debatin që ka përfshirë kryeqytetin lidhur me ndërtimin buzë Kullës së Sahatit.

Sipas Luarasit, është normale që në një kryeqytet të ketë mosdakordësi lidhur me urbanizimin, ndërsa nuk mungoi edhe debati me moderatorin e emisionit Alfred Lela.

“Në një qytet ku nuk nuk ka mosdakordësi, është gjëja më normale. Aq më tepër që po flasim për kryeqytetin e vendit. Është gjëja më normale pasi italianët kanë shprehje “të gjitha shijet janë të drejta”. Ajo që mund të jetë fantastike për mua, mund të jetë më e shëmtuara për ty. Unë mendoj se ky është një nga diskutimet që duhet të ndodhë për një kryeqytet. Nuk më tremb kjo pjesa e diskutimeve dhe mendoj se në këto 25 vitet e fundit Tirana ka qenë gjithmonë një pjesë e diskutueshme nga pikëpamja urbanistike. Për shumë ka qenë një gjë që nuk u pëlqente dhe për disa diçka që u pëlqente”, u shpreh Luarasi.

Alfred Lela: Çfarë shije ju le Kulla e çhijezuar dhe çshijezuar nga betoni që do të ketë në bri dhe përbri?

Iris Luarasi: Në të gjitha qytetet e mëdha, kryesisht kryeqytetet e mëdhaja, europiane apo amerikane, ti shikon padiskutim ndërtesa të larta. Duhet të jenë me gishtat e dorës kryeqytetet që kanë ndërtesa 3-4 katëshe. Për të mos thënë nëse ekzistojnë të tilla kryeqytete apo jo.

Alfred Lela: Megjithatë lagjjet i ruajnë, zonja Luarasi…

Iris Luarasi: Po të më pyesësh mua, për shijet e mia, unë nuk jam pro ndërtesave të larta. Por ndërkohë, këto i shoh në çdo kryeqytet të botës dhe të them të drejtën kjo nuk është hataja më e madhe që po i ndodh Tiranës. Ajo që po ndodh te Sahati, shoh një ndërtesë tmerrësisht të lartë që është “Plaza”, që mesa di unë është dhënë leja në kohën e Bashës.

Alfred Lela: Po flas për godinën në gji të bashkisë…

Iris Luarasi: Ajo që nuk është ndërtuar akoma?…

Alfred Lela: Do ndërtohet, apo nuk do të ndërtohet? Se po nuk u ndërtua bie shqetësimi…

Iris Luarasi: Që të isha totalisht e barazlarguar, që të tregohesha e paanshme, do të dëshiroja të mos ndërtoheshin të dyja.

Alfred Lela: Problemi është “Plaza”, jo ajo që po ndërtohet…?

Iris Luarasi: Unë ta dhashë mendimin tim…

Skandal/ Mafia e inceneratorëve kërcënon Jorida Tabakun, si ndodhi

Ish-deputetja e PD, Joroda Tabaku në studion e “Open” rrëfeu se është kërcënuar kur ka vajtur në Durrës dhe ka filmuar mbejtet. Sipas Joroda Tabakut, pesë makina kanë vajtur afër saj dhe kanë bërë xhiro teksa ajo filmote.

Tabaku tha në emision se, kanë vajtur për ta kërcënuar, por më pas janë larguar, kur kanë hasur në kundërshtimin e saj.

Tabaku deklaroi se inceneratorët nuk janë një çështje mjedisore ashtu siç deklaron mazhoranca, por një çështje korruptive.

Tabaku tha se qeveria u interesua për inceneratorët pa asnjë plan strategjik pa asnjë projekt, por thjeshtë se i interesojnë paratë, dhe konçensionet po ua japin personave të dyshimtë.

‘Asnjë nga akuzat e PD nuk ëhstë akuzë e re. Zoti Koka ka qenë preent në sallë ku unë kam shpjeguar të gjitha aferat për inceneratorët. A ka pasur në Shqipëri një strategji për menazhimin e mbetjeve, ku thuhej se ncinerimi do të sjellë të ardhura, a ka patur një dokument të vetëm. Inceneratorët nuk janë çëshjte mjedisore, janë çështje korruptive. Nga lindi gjithë kjo dështirë e qeverisë shqiptare pa asnjë strategji’, deklaroi Tabaku.

Pipero paralajmëron izolimin: Mbyllja mund të bëhet rast pas rasti për shkak të shifrave të Covid-19

Pipero shton se nuk ka ende një shifër të caktuar përse do të merrej kjo masë ekstreme, por shpjegon se cilat janë vatrat kryesore të përhapjes së sëmundjes.

“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.

Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”, tha Pipero në një intervistë për “Ilva Now”.

Mjeku infeksionist foli edhe për rritjen e frikshme të rasteve me Covid, por sipas tij situatë shqetësuese mbeten shifrat e të shtruarve në spitale.

“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19.

Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, tha Pipero.

Kush është kjo grua te greva? Kryemadhi nxjerr ‘blof’ Ramën: E di se të djeg, por kjo është e vërteta…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka vizituar mbrëmjen e sotme naftëtaret e Ballshit, të cilat prej disa ditësh janë futur në një grevë urie. Marrja e pagave të prapambetura dhe rikthimi i tyre në punë me kontrata individuale, janë kërkesat e paplotësuara që i shtyu naftëtaret në ndërmarrjen e këtij vendimi ekstrem

Kryemadhi i bën thirrje kryeministrit që t’i largojë duart nga gratë e Fierit, pasi ato nuk janë mish për top për inatet e politikës. Gjithashtu ajo inkurajoi gratë greviste në betejën për të drejtat e tyre, si dhe theksoi se forca e grave të Shqipërisë do të ndërtojë Shqipërinë e pas 25 Prillit, ku femrat nuk do të shfrytëzohen por d t’u jepet vendi i duhur.

Postimi i plotë

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=662793740905200