29.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Berisha publikon videon: Kjo sjellje tregon se përse Ramën e kanë akuzuar për zhdëpje të familjarëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një video me reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetareve femra.

Sipas Berishës, kjo sjellje tregon se përse Ramën e kanë akuzuar për zhdëpje të familjarëve.

“Kjo është sjellja publike e turpshme para kamerave e mender kryeministrit ndaj gazetareve.

Prandaj dhe e kanë akuzuar për zhdëpje të familjarëve. Gjykojeni vetë!!”, shkruan Berisha.

Kjo eshte sjellja publike e turpshme para kamerave e mender kryeministrit ndaj gazetareve.Prandaj dhe e kane akuzuar per zhdepje te familjareve. Gjykojeni vet!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. Oktober 2020

Gruaja e Macron në vet-izolim, u takua me një person të infektuar me Covid-19, frikë dhe për Presidentin

Gruaja e Presidentit Francez Emanuel Macron, Brigitte Macron, do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Ajo ishte në kontakt me një person të infektuar me Coronavirus, njoftoi sot zyra e Macronit.

Siç thuhet, Brigitte Macron ishte në kontakt të enjten, 15 Tetor, me një person që doli sot pozitiv për COVID-19 dhe i cili ka simptoma të këtij infeksioni, raporton reuters.

“Në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, ajo do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Brigitte Macron nuk ka simptoma të sëmundjes në këtë fazë”, shkruan në njoftim.

Ndryshe, Franca deri më tani ka raportuar mbi 897 mijë raste me virus gjersa kanë vdekur 33477 persona.

Taulanda Jupi publikon videon: Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës!

Strategjia që synon të “pastrojë” imazhin e vërtetë të Partisë Socialiste nga një domein i banditëve, trafikantëve, kriminelëve dhe ta paraqesë atë, tinëzisht, si një parti “progresiste”, plot mundësi dhe hapësira për gratë dhe vajzat dështon çdo ditë!

➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë propagandës së Edi Ramës sepse e kanë parë me zë dhe figurë se si i shantazhon dhe kërcënon ai gazetaret, duke dhunuar jo vetëm të drejtat e tyre si individë, por edhe fjalën dhe mendimin e lirë.

➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës, sepse gjatë qeverisjes së tij qindra gra u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat është një opsion i pamundur me Edi Ramën.

➡️Ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve, rritja e numrit të divorceve tregon se sa të pashpresa, të pasigurta dhe të pafuqishme ndihen gratë, tregon se në çfarë krize po futet familja shqiptare, qeliza më e rëndësishme e shoqërisë sonë, për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, ndaj gratë dhe vajzat shqiptare nuk i besojnë atij.

➡️ Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës sepse nuk kanë siguri për jetën, nuk kanë punë, nuk marrin kujdes shëndetësor, nuk ushqejnë dhe nuk arsimojnë dot fëmijët e tyre, dhe u kthyen në azilkërkuese rrugëve të Europës.

Ndaj në 25 Prill gratë dhe vajzat shqiptare do të votojnë ndryshimin!

Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi RamësStrategjia që synon të “pastrojë” imazhin e vërtetë të Partisë Socialiste nga një domein i banditëve, trafikantëve, kriminelëve dhe ta paraqesë atë, tinëzisht, si një parti “progresiste”, plot mundësi dhe hapësira për gratë dhe vajzat dështon çdo ditë! ➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë propagandës së Edi Ramës sepse e kanë parë me zë dhe figurë se si i shantazhon dhe kërcënon ai gazetaret, duke dhunuar jo vetëm të drejtat e tyre si individë, por edhe fjalën dhe mendimin e lirë.➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës, sepse gjatë qeverisjes së tij qindra gra u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Shumë prej tyre kishin urdhër mbrojtje por nuk u mbrojtën, sepse drejtësia dhe kujdesi për gratë dhe vajzat është një opsion i pamundur me Edi Ramën. ➡️Ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve, rritja e numrit të divorceve tregon se sa të pashpresa, të pasigurta dhe të pafuqishme ndihen gratë, tregon se në çfarë krize po futet familja shqiptare, qeliza më e rëndësishme e shoqërisë sonë, për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, ndaj gratë dhe vajzat shqiptare nuk i besojnë atij.➡️Gratë dhe vajzat nuk i besojnë Edi Ramës sepse nuk kanë siguri për jetën, nuk kanë punë, nuk marrin kujdes shëndetësor, nuk ushqejnë dhe nuk arsimojnë dot fëmijët e tyre, dhe u kthyen në azilkërkuese rrugëve të Europës.Ndaj në 25 Prill gratë dhe vajzat shqiptare do të votojnë ndryshimin!

Gepostet von Taulanda Jupi am Montag, 19. Oktober 2020

Rama sot në Lezhë konsumoi vetëm…

Nga Lindita METALIAJ

Rama sot ne Lezhe konsumoi vetem retorike dhe fjale boshe. Lezha dhe lezhjanet nuk kane nevoje per fjale boshe por femijet kane nevoje per mbeshtetje ekonomike,per perkujdesje,per siguri.

Shume prinder sot jane te papune, kane humbur vendet e punes dhe ndodhen ne pamundesi ekonomike per te ushqyer femijet me tre vakte!

Ne pamundesi per t’u blere maskat e detyrueshme,ne pamundesi per t’u blere dezinfektues dhe per tu siguruar kushtet higjeno – sanitare personale kur varferia eshte ulur kembekryq ne familjet lezhjane.

A i pyeti Edi Rama femijet nese ishin te ushqyer?

A i pyeti nese prinderit e tyre punojne dhe cila eshte gjendja ekonomike ne familjet e tyre?

A e din Edi Rama se ne shkollen 9-vjeçare “Beselidhja” mesimi vazhdon te zhvillohet akoma me kater turne dhe femijet dalin nga mesimi pasi eshte erresuar?

Çfare u ofroi femijeve te Lezhes sot, perveçse fjale, fjale, fjale dhe vetem fjale ….

Turp te drejtohemi nga nje individ i tille qe vetem kryeminister nuk mund te quhet!!!!

Grida Duma i publikon videon Ramës: Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, askush nuk mund ta mposhtë fuqinë e tyre!

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video se si kryeministri Rama sa herë ndihet inferior përballë fakteve që i vendosin gazetarët, nis edhe i intimidon ato në mënyrën më të shëmtuar.

“Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Shshshshsshsh…”, shkruan Duma në reagimin e saj.

Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre. Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.Shshshshsshsh….

Gepostet von Grida Duma am Montag, 19. Oktober 2020

Foto/ Veliaj prish Parkun e fundit të Lojërave me Dorë për të ndërtuar pallate

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha duke denoncuar një akt banditesk të Bashkisë së Tiranës, e cila për interesa të mafies së ndërtimit, po prish edhe të t parqet e lojrave me dorë për të ndërtuar aty pallate.

Parku i fundit që do prishet është ‘Dajti’ i lojrave me dorë, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit. Denoncimi i qytetarit është bërë public edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Ato kane gjoba dhe ryshfete me valixhe.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Mirdita z berisha nuk e di jeni ne dijeni te nje masakre qe pp behet pran shtp tone ne zonen inchinjers se ndertimit te ish klubi lojrave me dote dajti Ne jemi banor qe ne gjeneze aty tek ajo zone qe nga 70 dhe kemi luajtur jemirritur ne ate objekt Jo me larg se pardje u mbyll pas nje sqarim c do behet ok po mendoj se pallate e qendra tregatre oa boll pse mos ngrem zerin per nje ambjemt sportiv sic ishte.

Avioni me 180 pasagjerë i bllokuar prej 4 orësh në Rinas, pasagjerët: Askush nuk e vret mendjen për atë që po ndodh

????????????????????????????????????

Rreth 180 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se katër orësh në avion, në pistën e Aeroportit të Rinasit. Shkak është bërë një defekt në avion. Por sikur të mjaftonte ky problem, ata nuk lejohen të zbresin nga avionic, ndryshe nuk rimbursohen për biletën.

Ata janë ngjitur në bord në orën 13.30 dhe ishin drejtuar për në Venecia.

Por pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 4 orë avioni ende nuk është nisur drejt Italisë. Pasagjerëve u është thënë se avioni ka një defekt.

Njëri prej pasagjerëve, Hetem Avdyli u shpreh se askush nuk e vret mendjen për atë që po ndodh. Ndërsa janë ngjitur me njëri tjetrin dhe vetëm për masa anti-covid nuk mund të flitet.

Në avion ka fëmijë dhe të moshuar, të gjithë në pritje të një zgjidhje, të nisjes ose të paktën kërkojnë që të presin në sallë.

“Nga ora 13:40 kemi hyrë dhe deri tani. Avioni është prishur. Jemi për Venecia. Nuk po kërkoj, dakord se hekura janë, por këtu nuk po çanë kokën njeri, pasi jemi brenda në avion 4-5 orë, cfarë do të bëhet a do të niset sonte? Avioni është plot, kush po çan kokën për koronë. Distanca është 25 cm maksimalja mes njëri tjetrit. Nuk e vret mendjen njeri. U kërkova të na nxirrnin te salla. Jemi ngjitur, ka kalamaj. Avioni është i “Wizz Air”, tha ai.

Vokshi i përgjigjet ministres së Arsimit: Kriminale është fshehja e infektimeve në shkolla, jo denoncimi i tyre!

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj ministrisë së Arsimit për gjendjen e rënduar nga Covid-19 në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë,

Vokshi shkruan në reagimin e saj se, është kriminale tu fshehësh prindërve situatën e Covid në shkolla.

Reagimi i ish-deputetes Albana Vokshi

Nuk është #pafytyrësi, është #kriminale t’ju fshehësh prindërve situatën e #COVID19 në shkolla.
Deklarata e Drejtorisë Arsimore Tiranë, në lidhje me situatën e COVID19 në Shkollën Emin Duraku, është përtej #skandalozes.

Të marrësh përsipër të mbulosh gjendjen e rënduar e ta paraqesësh atë si normale do guxim shumë të madh. Kushdo që e ka shkruar duhet të shkojë për ndjekje penale.

Por le të shtrojme dise pyetje për urdhëruesen e deklaratës znj. #Kushi:

– Në bazë të informacioneve të fundit që kanë mbërritur në PD, situata në shkollën Emin Duraku është edhe më e rënduar. Bilanci deri më tani: 10 mësues dhe 3 sanitare me COVID19. Në një shkollë ku 1400 nxënës janë të rrezikuar cdo ditë, sa mësues të tjerë duhet të infektohen që shkolla të mbyllet disa ditë? Derisa të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre? Apo mbyllja e shkollës do rrëzonte #propagandën e Ramës që situata është nën kontroll…

– Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID19? Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e cojë në shkollën vatër COVID ? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?

– Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID19 në shkollën “Emin Duraku? A ka ISHP një raport për shkakun pse Shkolla është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID19?

– Në deklaratë pranohet që masa e vetme e marrë është dezinfektimi 3 herë në javë dhe zevendesimi me mësues në dispozicion. Ndërkohë që nuk është zbatuar #Protokolli i #Sigurisë. Nxënësit nuk janë tamponuar, asnjë prind nuk është kontaktuar nga #ISHP apo mjeku I familjes. Pra ende sot nuk dihet përhapja e virusit në familjet e nxënêsve apo mësuesve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e protokollit të sigurisë në shkolla dhe #Udhëzimit për Nisjen e Vitit të ri shkollor?

– Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të cojnë fëmijët në shkollë?

#Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme te shkolla Emin Duraku apo te gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë.

Shëndeti dhe jeta e mësuesve dhe nxënësve janë më të rëndësishme se propaganda e #Ramës.

Është edhe një herë është rasti t’i kujtojmë Ramës dhe Kushit që zbatimi i planit të rimëkëmbjes të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID 19 në shkolla.

Flet njeriu që humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti: Edi Ramës nuk i fal! Më mashtri për dëmshpërblimin…

Me 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori 51 jetë njerëzish. Këneta e Durrësit ishte ndër zonat më të goditua të atij tërmeti. Në këtë vend ku më parë gjallëronte jeta mes zërave të fëmijëve dhe dashurisë së prindërve e gjyshërve nuk ka mbetur më asgjë. Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e vetme të harruara këtu.

Ylber Lala, i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, (gjyshja), Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç –binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç.

8 anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth 3 vite që ishin vendosur.

Pikëllimi mbërtheu zemrat e atyre që mbijetuan nga ai termet. Por tragjedia për Ylber Lalën nuk mbaroi më 26 nëntor.

Ditën kur u përcollën në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës, Fiqirete Lala 64 vjeçe, njëkohësisht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës, gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja.

‘Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës, ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nena ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendiciti dhe ndodhej në spital.

Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosnin të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi, por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija por ne nuk i treguam.

Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte, por ai si tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinjtë që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku, na la…’, th Ylberi.

Babai i Ylberit, Ali Rame Lala 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçe.

‘Deri para 9 muaj me parë jetoja me bashkëshorten time, ngela vetëm. Si jetoj?! Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë, por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë (tregon se s’ka paguar herën e fundit). Vuaj nga hernie diskale, por këmbët nuk i kam funksionale.

Qëndroj shtrirë, ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot. (Përlotet dhe apelon për ndihmë)’, tha Ali Rame Lala.

Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësisht. 3 djemtë e Ali Lales sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj.

Traumat e asaj tragjedia pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lales. Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungese të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike.

Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të flasë sot, Ylberi pohoi se; ‘Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….(Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën’, tha ai. /Balkanweb

Libia dhe organizimi i energjisë së saj

The Kingdom of Libya flag flies in front of a refinery in Ras Lanuf in this March 8, 2011, file photo. Libya's eastern city of Benghazi would risk fading back into obscurity after a six-month interlude as the seat of the rebel government were it not for one powerful asset: oil. Benghazi residents are struggling to convert their wartime sacrifices into economic clout to restore the status of a city once deemed on a par with the capital, Tripoli, and rescue it from its relative obscurity in the Muammar Gaddafi era. REUTERS/Goran Tomasevic/ Files (LIBYA - Tags: ENERGY BUSINESS CONFLICT POLITICS)

Çështja libiane është tashmë prej vitesh një prej pikave kryesore të situatës gjeopolitike të zonës mesdhetare; të ndryshëm janë argumentat me interes strategjik që përqëndrohen në këtë territor: ushtarake, për kontrollin e zonës qendrore të bregut mesdhetar dhe të penetrimit drejt Afrikës; politike, për menaxhimin e flukseve migratore; ekonomike, por aksesin në rezervat energjitike, akoma më shumë domethënëse në planin sasior dhe cilësor (nafta libiane konsiderohet një prej produkteve më të mira prej karakteristikave specifike kimiko – fizike). Në fakt, një përmbajtje e ulët e squfurit dhe një dendësi e e ulët përbëjnë një tjetër vlerë të shtuar për produktin e këtij territori. Kjo cilësi favorizon kosto rafinimi shumë të ulëta karshi mesatares dhe, për pasojë, është shumë e kërkuar nga kompanitë e naftës e të gjithë botës, sidomos në këtë fazë tranzicioni dhe rikonvertimi të lëndëve djegëse me bazë fosile, ku tendenca është ajo e uljes së kostove e aktiviteteve të ciklit downstream petrolifer (rafinim, logjistikë, shpërndarje dhe komercializim).

Por cilat janë shifrat e rezervave energjitike libiane? Ka akoma një organizim biznesor lokal kontrolli? Cilat janë kompanitë petrolifere ndërkombëtare të impenjuara tashmë në territor dhe cilat janë ato të interesuara për të siguruar pozicione të reja kontrolli?

Identifikimi i pranisë së vendburimeve të hidrokarbureve, i ndodhur midis fundviteve ’50 dhe fillimviteve ’60, qe një prej elementëve kryesorë të kohezionit shtetëror, duke mos pasur një identitet kombëtar libian në kuptimin e vërtetë të fjalës, për të mbajtur bashkë 3 rajonet historike (Tripolitania, Cirenaica, Fezzan). Piku i prodhimit u arrit midis viteve ’70 me 3 milion fuçi në ditë; me shtetëzimin e një pjese të mirë të aktiviteteve, sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe ndërhyrjet armiqësore ushtarake nuk u mundësua një program investimesh për zëvendësimin dhe rinovimin e impianteve nxjerrëse. Për pasojë, prodhimi ra ndjeshëm, duke u kthyer më pas në rritje graduale deri sa ka arritur një pik në vitin 2008 prej 17 milion fuçishë në ditë dhe, gjithësesi, përpara luftës civile të 2011 në një nxjerrje prej 1.65 milion fuçishë në ditë.

Në 2011 prodhimi ra në 0.502 milion fuçi në ditë, në 2012 u kthye të jetë i konsiderueshëm (1.48 milion fuçi në ditë) për të rënë sërish ndjeshëm në 0.404 milion fuçi në ditë deri sa ka arritur në 2019 që të kalojë 1 milion fuçitë në ditë (1.039 milion fuçi në ditë). Kësaj i duhet shtuar e dhëna se rezervat e demonstrueshme për Libinë në vlerësimin e fundit të 2019, do të ishin me 48.36 milion fuçi në ditë, vendi i 9-të prodhues në botë dhe në krye të kontinentit afrikan (burim CIA Word Factbook). Veç kësaj, sipas vlerësimeve të Energy Information Administration (EIA) amerikane, potencialitetet nxjerrëse të Libisë, duke mbajtur parasysh impiantet joaktive përej dëmtimeve dhe vjetërsisë së materialeve, vërtitet rreth 1.6 milion fuçive në ditë, shifër që gjithsesi do ta vendoste si vendin e 3-të prodhues të Afrikës (pas Angolës dhe Nigerisë) dhe në 15-të parët në botë.

Edhe prodhimi i gazit natyror, megjithëse jo në shifrat e prodhimit të naftës, por prej rolit të metanit në tranzicionin energjitik, ka marrë dhe do të marrë një rol të rëndësishëm në ekonominë e fragmentuar libiane. Prodhimi i gazit natyror arriti maksimumin në 2010 me 16.81 miliard metra kub në vit, ndërsa më 2019 e dhëna është me 9.09 miliard metra kub në vit. Këto shifra tregojnë varësinë ekstreme e ekonomisë libiane mga prodjimi dhe eksportimi i hidrokarbureve: 70% e PBB-së kombëtare dhe 95% e eksportit libian bazohen mbi të gjithë sektorin e hidrokarbureve. Ky përfaqëson pastaj rreth 90% e të hyrave shtetërore; kjo e dhënë e fundit forcon edhe centralitetin e kontrollit të burimeve të këtyre rezervave edhe për konsolidimin e stabilitetit politik dhe për menaxhimin e konsensusit të popullsisë, edhe në raport me konfliktet e brendshme në zhvillim midis dy fraksioneve. Lufta civile e ka dëmtuar rëndë strukturën prodhuese dhe infrastrukturat energjitike të vendit, si drejtpërsëdrejti nga operacionet luftarake, ashtu edhe prej paqartësisë lidhur me vazhdueshmërinë e eksporteve të naftës e të gazit natyror.

Kompleksiteti i rrjetit të transportit parësor të hidrokarbureve përbëhet nga 3 naftësjellës respektivisht 200, 175 dhe 137 kilometra të gjatë, të pranishëm në shumë rajone dhe të kontrolluar nga rreshtime të ndryshme, si edhe nga një artikulim i 2 gazsjellësve kryesorë që bashkohen në gazsjellësin Greenstream, infrastrukturë prej 520 kilometrash që lidh territorin libian nga stacioni i kompresimit të Mellitah në daljen siçiliane të Gela (CL). Greenstream BV, kompania menaxhuese e impiantit, kontrollohet me 50% nga ENI, nëpërmjet ENI North Africa BV, dhe në 50% tjetër nga NOC (National Oil Company), kompania shtetërore libiane e hidrokarbureve. National Oil Corporation (NOC), është instrumenti biznesor me të cilën është pajisur shteti libian për menaxhimin e sektorit të hidrokarburev e gjatë regjimit të Gheddafi. U krijua më 12 nëntor 1970, me Ligjin Nr. 24/1970, në zëvendësim të Libyan Petroleum Corporation. NOC ka operuar në vite për të forcuar zhvillimin e hidrokarbureve e jo vetëm, duke qenë dhe është akoma instrumenti kryesor i ndërhyrjes së ekonomisë kombëtare libiane. Është një holding i integruar që operon në eksplorimin e gazit natyror, në rafinim (impiante në Zawia e Ras Lanuf), në komercializim të produkteve të naftës e të gazit, në petrokimi (impiant gjithmonë në Ras Lanuf) me prodhimin e etilenit e polietilenit dhe në prodhimin e amoniakut, uresë e metanolit; në strukturën e kompanisë është aktive edhe një Qendër Kërkimore për Aktivitetet Petrolifere.

Sot për sot, në gjendjen e përçarjes së brendshme midis dy fraksioneve, disa kompani të grupit midis të cilave Sirte Oil Company, Harouge Oil Operations, Waha Oil Company, Zueitina Oil Company dhe Arab Gulf Oil Company (AGOCO), janë nën kontrollin e Komandës së LNA të Gjeneralit Haftar, që kushtëzon vetë operativitetin e aktiviteteve komplekse të NOC, me pasoja të rënda në pozicionimin në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, edhe në këtë periudhë lufte, NOC përfaqëson një prej institucioneve me kohezion ndërkombëtar dhe Presidenti i saj Mustafa Sanalla, pikërisht prej vlerës së NOC në kontekstin libian, ka marrë një rol ndërmjetësimi midis fraksioneve ndërluftuese.

Shteti libian kontrollon financiaren Oilinvest, me seli në Vendet e Ulëta dhe që operon në sektorin petrolifer, duke kontrolluar dy marka të rëndësishme tregtare si Tamoil e HEM dhe me nj faturim bruto vjetor prej 12.7 miliard eurosh. Sidomos Tamoil, markë e blerë në fundin e viteve ’80, operon akoma në Itali me një seli drejtimi në Milano dhe me një depozitë në Cremona, ku më 2011 u ndërpre prodhimi i një rafinerie historike, e bërë pronë e kompanisë libiane.

Për t’u evidentuar edhe aktiviteti i GECOL, Libyan General Electric Company, kompanisë shtetërore përgjegjëse e prodhimit, gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes elektrike. Edhe në aspektin elektrik Libia mund të përfaqësojë një territor strategjik, edhe në funksion të zëvendësimit të miksit energjitik nga fosilet me Burime Energjitike të Rinovueshme; faktikisht, pozicioni gjeografik dhe afërsia me brigjet italiane dhe, për pasojë, të Bashkimit Europian mund të jetë kryesore në projektin ambicioz e interkonjeksionit të transmetimit elektrik të zonës euromesdhetare, e mbiquajtur MED RING, ku do të duhet të konvergjojnë prodhimet elektrike afrikane derivuese nga FER.

Kompanitë ndërkombëtare të naftës që operojnë në territorin libian janë ende të ndryshme, duke filluar nga ENI, më e ekspozuara; francezja Total, në rritje prej blerjes së një pjesëmarrjeje të re në eksplorim e prodhim; British Petroleum, që disa vite më parë ka përfunduar një marrëveshje bashkëpunimi me NOC dhe ENI për hfrytëzimin e disa fushave eksploruese; spanjollja Repsol, e impenjuar në basenin e Murzuq bashkë me NOC, Total, norvegjezen Hydro dhe austriaken OMV; së fundi, kolosët amerikanë ExxoMobil, Conoco Philips, Chevron, Hess. Për t’u përmendur rëndësia e rolit që po merr Kina. Përpara riatdhesimit të tyre në vijim të luftës aktuale civile mudus dy fraksioneve, CNPC, kompania petrolifere e kontrolluar nga shteti kinez, dispononte një fuqi punëtore në Libi prej 30000 punonjësish dhe teknikësh kinezë dhe kanalizonte 11% të eksporteve të naftës bruto.

Siç e kemi nënvizuar, italiania ENI është kompania më shumë e ekspozuar në territorin libian, ku është aktive qysh nga viti 1959. Ka prodhime aktive në eksplorim e prodhim on shore dhe off shore në Gjirin e Tripolit, të garantuar nga 11 tituj minerarë dhe 6 zona të kontraktuara. Në vitin 2018 ka ndodhur nisja prodhuese në projektin off shore Bahr Essalam 2, ndërsa garantohet furnizimi me gaz natyror drejt Italisë me 4.5 miliard metra kub në vit, nëpërmjet të sipërpërmendurit Greenstream dhe fuqizimit të impianteve Mellitah e Sabratha. Veç kësaj, ENI është e impenjuar edhe në projekte zhvillimi, në marrëveshje me GECOL e NOC, të burimeve të energjisë së rinovueshme dhe të gjeneratës elektrike (eolike dhe diellore) dhe në një ndërhyrje më 2019 të rivendosjes sl 428 MW në zonën e Tripolit. Një impenjim i rëndësishëm dhe domethënës, si për të riprovuar centralitetin e territorit libian për Italinë. Në Libi po kalohet një fazë jashtëzakonisht delikate për ekulibrat e brendshëm, e ushqyer nga skenarë ndërkombëtarë që kanë parë vitet e fundit të shtohen protagonistët, të cilët kërkojnë të futen në kontrollin e kësaj zone territoriale.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kritikave politike dhe ekonomike, siç e përcjell Lorenzo Marinone në Atlantin Gjeopolitik të Mesdheut 2019: “Libia mbetet potencialisht një vend i pasur, që buron nga rezervat e mëdha të hidrokarbureve të saj (naftë dhe gaz, karburanti i tranzicionit); rezerva që deri më 2011 u kanë mundësuar libianëve të gëzojnë një nivel jetese mesatarisht më të lartë se vendet e tjera të Magrebit”.

Është e urueshme që “armëpushimi” i kohëve të fundit mund të shfrytëzohet për stabilizimin e shtetit libian, për një centralitet të rigjetur të Bashkimit Europian dhe të italisë në çështjen libiane, si element frenues ndaj tentativave hegjemoniste të disa shteteve (Turqia dhe Rusia mbi të gjitha) dhe sidomos në mbështetje të pranisë së rëndësishme të grupeve italiane të linjës energjitike.

(nga Fondazione Tarantelli)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA