31.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Meta: Jo, gjoba qytetarëve për maskat!

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të shprehur qëndrimet e tij në lidhje me situatën në vend. Meta ka folur për ndëshkimet me gjoba të qytetarëve të cilët nuk mbajnë maska, teksa ka thënë se OSHE ka vetëm për detyrë që të furnizojë me energji elektrike qytetarët dhe jo t’u çojë gjoba. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë këtë vendim.

“OSHE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët. Ai synon se përmes ndëshkimeve ti çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim. Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba. Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor”, tha Meta.

Presidenti rrëzon diversionin e qeverisë: Pengu është Rama

Presidenti i Republikës ka sqaruar opinionin për një diversion t% hapiur në mediat afër pushtetit sipas të vilëve, fjala “peng” e përdoruar nga Presidenti në konferencën për shtyp i drejtohej Kryetarit të opozitës, Basha. Presienti ka bërë të qartë se “pengu është Rama”.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!
Kjo është e qartë”, thuhet në sqarimin e Presidentit.

Pyetje: Pyes për një deklaratë të z.Basha që mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e presidentit?

Ilir Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës. Presidenti nuk është vetëm komandant i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo, ka ardhur koha që të verifikuar patriotizmin e çdo politikani, por edhe çdo qytetari. Ta dinë të gjithë që do të marrin përgjigjen siç e meritojnë. Ndërsa atij zotërisë, i them, bëj atë që bëri IzetBegoviç, kur e morën peng, thuaj që jam peng dhe vazhdo punën tënde! Se këtë popull nuk e merr dot njeri peng.

Presidenti solli edhe shembullin e politikanit boshnjak, ish-president i Bosnjes, Alija Izebegoviç, i cili u mor peng nga serbët në aeroport dhe i vunë pistoletën tek koka për shkak të një tradhtie ndërkombëtare. Kur u mor peng, i thanë ‘merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.

Mafia e plehrave kërkon të marrë 400 milionë euro

Kallëzim penal i PD në SPAK për mafian e plehrave në Tiranë. PD: Është fund e krye korrupsion. Shqiptarëve do t’u merren 430 milionë euro.
• Kallëzimi i PD për 3 vepra penale. Kërkohet pezullim nga detyra për të paditurit, duke nisur me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA DHE JORIDA TABAKU PAS DORËZIMIT TË KALLZIMIT NË SPAK.

Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë si dhe ku konsiston denoncimi juaj?
Jorida Tabaku: Klodi ti je gazetare e vjetër dhe ke kohë që e ndjek. Mua më vjen keq që e nis me kundërshtim. Partia Demokratike këtu e tre vite të shkuara ka bërë interpelancë për këtë çështje. E ka ngritur këtë çështje në një tjetër nivel duke dokumentuar me prova dhe fakte se çfarë ka ndodhur me aferën mafioze të plehrave në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Sot denoncimi erdhi pas faktit që në mënyrë të vazhdueshme i kemi kërkuar SPAK-ut që të marrë masat dhe të fillojë hetimet, po kështu i kemi kërkuar prokurorisë më përpara që ta bëjë këtë, dhe nuk ka ndodhur asgjë.
Në lidhje me brendinë, unë këtu mund t’ju them dy elementë thelbësorë. Kjo është një çështje korruptive duke nisur që nga procedurat, duke vazhduar me kontratën e duke përfunduar me zbatimin e kontratës.

Kostot për buxhetin e shtetit ashtu siç janë të llogaritura në denoncimin që ne çuam sot në SPAK janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës sepse ne sot këtu denoncuam inceneratorin e Tiranës.

Kjo është një histori mafioze, që kanë detyruar Bashkinë e Tiranës, Durrësit, do të detyrojnë Kavajën, Rrogozhinën të gjithë Qarkun Tiranë edhe më gjerë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes i cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë, nga një kompani e papërshtatshme për ta bërë këtë proces ishte i tillë.

Unë dua që të nënvizoj dy fakte:
Qeveria shqiptare në 30 vite ka patur një strategji për landfillet rajonale, të investuar nga partnerët ndërkombëtarë. Në këtë strategji për 12 landfille kishte punë por kishte nevojë për akoma më shumë për ta përmirësuar dhe për ta menaxhuar akoma më mirë këtë proces. Ndërkohë që erdhi Edi Rama, me Arben Ahmetaj, me Erion Veliaj e shumëzuan me zero investimin e partnerëve ndërkombëtare dhe filluan incenerimin e mbetjeve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vidhnin buxhetit të shtetit dhe mund t’i vidhnin qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro për Tiranën.

Përveç kësaj e gjithë qeveria, e gjithë bashkia është kthyer në funksion të kësaj inceneratori, i krijojnë punë inceneratorit duke detyruar të gjithë mbledhësit dhe grumbulluesit e vegjël, kanë nxjerrë nga tregu të gjithë kompanitë e riciklimit të mbetjeve, kanë krijuar një biznes Eco Tirana me persona të identifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me Ndraghetën, detyrojnë të gjithë firmat e ndërtimit në Tiranë që të krijojnë biznes. Për më tepër ajo që është absurdi më i madh dhe Bashkia e Tiranës ka rritur tarifat me 30% për të krijuar punë dhe paguan 29 euro për çdo ton mbeturina, me atë biznes që është vetëm me paratë dhe me fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë që shteti ka kryer të gjithë pagesat e veta, 25 milionë euro për Tiranën, investitori privat ka bërë vetëm 25% të investimit. Ndërkohë që ne kemi dokumente zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Ministrisë së Financave që provojnë këto shkelje që ne kemi thënë.
Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë?

Çlirim Gjata: Ka tre vjet që bëhen denoncime pothuajse të përditshme në media. Ka edhe gazetarë investigativë që kanë nxjerrë gjithë ato fakte, pa folur për agjenci gazetareske të cilat kanë nxjerrë skandale pas skandalit sa i takon këtyre tre inceneratorëve.
Këtu problemi është: Përse duhet të pres SPAK, Prokuroria apo cilido institucion ligjzbatues hetimor, ndjekës i veprimeve kriminale, pse duhet të presë patjetër një denoncim formal?

Ju vetë e thoni, ka tre vjet që një gjë e tillë po bërtet, po ulërin nëpër gjithë shoqërinë shqiptare, në media, gjithandej.
Atëherë pse duhet ta presë denoncimin tonë.

Denoncimet janë dytësore sa i takon procedurës. Prokuroria ka rol aktiv, duhet të veprojë vetë, të mos presë sa t’i çojmë denoncimin.
Po përse kur ndodh një vrasje, një vepër e rëndë penale, çfarë duhet të presë denoncimin apo fillon kryesisht?
Pse ka tre vjet, pse heshtet? Ndërkohë që ka një vit e gjysëm që ka filluar punën SPAK-u.

Sa herë e keni ngritur vetë ju këtë problem me elementë të zbuluar secili njëri pas tjetrit, të cilët unë mund t’ua shtjelloj.
Edhe formalisht, ja ku e ke denoncimin për çfarë duhet të bëjë SPAK.

Marrim vetëm këtë përsa i takon Tiranës.
A mund të shkojë deri në QKR dhe të shikojë, kush dhe kur u krijua kompania e cila fitoi tenderin për Inceneratorin e Tiranës dhe përse kjo kompani i fiton të treja.

Si ka mundësi që kjo kompani një vit më parë regjistrohet me 100 mijë lek të reja kapital dhe diskutohet për qindra milionë Euro, ka marrë 23 milionë deri tani pa bërë asnjë punë.
Çfarë kuptimi ka që qveria e jep me koncesion këtë kur punën nuk e bën privati, sepse koncesioni këtë logjikë ka, do ta bëjë privati dhe me këtë shlyhet më vonë.

Ndërkohë 23 milinë janë dhënë nga buxheti i shtetit. Ai nuk ka bërë asgjë. Dhe më e bukura, pagesat, shlyerjet, benefitet ndaj kompanisë fillojnë që ditën e firmosjes së kontratës.
Kur të fillosh prodhimet, kur të fillosh përfitimet atëherë fillojnë pagesat.
Pra, shikoni çfarë kontratash. Kjo është shumë më e rëndësishme bashkë me denoncimin që ka tre vjet që bërtet nëpër mediat shqiptare, që s’ka mbetur kalam pa e marrë vesh se çfarë problemi kemi këtu, se çfarë problemi të rëndë që kemi këtu.
Po presim që SPAK-u të zgjohet dhe të fillojë nga puna.

Pyetje: Keni denoncuar emra konkretë z. Gjata?
Çlirim Gjata: Patjetër.
Pyetje: Mund të na i thoni?
Çlirim Gjata : E kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal.
Pyetje: Drejtohet nga kush?

Çlirim Gjata: Atëherë në krye është Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Erjon Veliaj, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.
Jorida Tabaku: Ndërkohë që brenda flitet njëkohësisht edhe për administratoren znj, Stela Gugalli që është thjeshtë prestanome e këtyre emrave. Por që është përdorur për të marrë kontratat e inceneratorëve.

Çlirim Gjata: Krijohet kompania që fiton pa përvojë, pa para, pa asnjë eksperiencë në lidhje me këtë punë. Bëhen me dhjetëra vendime qeverie dhe veprime administrate që duhet muaj të tërë, bëhen brenda ditës, firmosen në një fletë të bardhë pa lexuar asgjë.
Kalohen dhjetëra milionë Euro dhe pritet që qindra mijëra Euro t’i kalojnë kësaj kompanie, këta persona kanë kompani të tjera të regjistruara në parajksa fiskale.

Këta persona kanë një biografi të tmerrshme po të shohësh se çfarë ka ndodhur me punë n e tyre dhe me biznesin e tyre.
Dhe vijnë në Shqipëri, një ditë përpara krijon kompaninë, fiton tenderin në kundërshtim me çdo rregull, në kundërshtim me çdo proçedurë, por mbi të gjitha, ku kanë shkuar paratë? Kush është pronari.

Jorida Tabaku: Dihet, pas inceneratorëve. Unë kam një pyetje sepse ju si media që punoni gjithë ditën në terren, mund të gjeni përgjigje shumë lehtë. Përse nuk e firmosi Shkëlqim Cani kontratën e inceneratorit të Tiranës, përse nuk e tha “OK”-in ish-Ministri i Financave dhe “OK” i kësaj kontrate është dhënë sapo ka ardhur në punë Arben Ahmetaj. Besoj kësaj dhe shumë pyetjeve të tjera i jepet përgjigje vetëm me atë që tha z. Gjata, kush është pronari i vërtetë dhe përse lëvizi i gjithë shteti për të mbrojtur Edi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj në rastin e Tiranës.
Çlirim Gjata: E nderuar Klodi dhe ju të gjithë. A mundet një pyetje t’ia drejtoni si gazetarë SPAK-ut, se kur do të lëvizni? Sepse është bërë mullar skandali i korrupsionit.

Pyetje: SPAK ka deklaruar se ka një hetim të çelur për inceneratorët.
Çlirim Gjata: Më kuptoni drejtë, po e shtroj si çështje. Unë nuk e diskutoj që ia bëni këtë pyetje.
Pyetje: Kanë deklaruar zyrtarisht se ka një hetim.

Çlirim Gjata: A mund të na thotë se deri kyu ka shkuar dhe çfarë ka bërë me këto hetime? Faktet që pretendohet? Duhet t’i thotë. Është një shoqëri e tërë që është me sy të mbërthyer se çfarë po ndodh me këtë. Kjo e bëri edhe Kryeministrin të kërcejë pupthi, gati sa s’luajti kala dibrançe nga halli që e kishte zënë.

Pyetje: Cilat janë veprat penale për të cilat ju pretendoni se janë konsumuar?
Çlirim Gjata: Janë të gjitha në kallzim, e keni. Që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, shkelje të procedurave të tenderit, abuzime me fondet publike. Ajo që ne kemi trajtuar në kallëzimin tonë që duhet ta bënte normalisht SPAK, e kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal ku të gjithë kanë futur duart të ketë aferë korruptive.

Para përballjes në Champions/ “Ronaldo ka nevojë për ndihmë, Messi ia del vetë”

Mircea Lucescu është trajneri i ekipit të Dynamo Kiev. Ai do të ketë kënaqësinë të luajë në Champions kundër Juventusit dhe Barcelonës dhe përveç kënaqësisë në këto sfida nuk mund të mendojë për diçka më shumë.

I pyetur në lidhje me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin, ai ka treguar të preferuarin e tij.

“Jam përballur me ta shumë herë, por jo lojtarët e mi. Ata do të përballen me ta së shpejti dhe duhet t’ua shpjegoj atyre si janë si lojtarë. Messi është një futbollist i shkurtër, i jashtëzakonshëm në hapësira të ngushta për shkak se ka një ‘start’ të fuqishëm, ka shumë vetëbesim dhe driblon për shkak të këtyre cilësive”, deklaroi ai për FIFA-n.

“Ronaldo është një tjetër lloj lojtari, pasi dëshiron shumë të realizojë gola dhe ka nevojë për më shumë hapësira. Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, ka nevojë për ndihmën e shokëve të skuadrës. Messi mund të bëjë shumë gjëra i vetëm”.

“Ronaldo mund të punojë vetëm në zonën e penalltisë ose 20 metra larg zonës, por përpiqet të shfrytëzojë avantazhet prej hapësirave që krijojnë lojtarët e tjerë dhe më pas të godasë. Kjo është e gjitha: ata janë lojtarë të ndryshëm, por që të dy janë lojtarë shumë të fortë”, tha mes tjerash Lucescu në një intervistë për FIFA.

Platforma anti-oligarki/ Basha tregon rrugët se si do t’i rikuperojë PD dhe do t’i rikthejë shqiptarëve paratë e grabitura

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat ka prezantuar platformën anti-korrupsion.

Ai tha se ligji anti-mafia do të ketë amendamente, përmes të cilave do të mundësohet anulimi i kontratave korruptive që janë përfituar nga oligarkë të lidhur me qeverinë.

Bash tha se, po ndan me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze.

“Platforma jonë anti-oligarki dhe anti korruosion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve.

Një ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia.

Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi

Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues.

Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit te shtetitn.

Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht.

Skemat korruptive, kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës.

Skemat korruptive, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar.

Skemat korruptive, kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale.

Skemat korruptive, shpikja e konçesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës.

Kur njëra nga format e abuzimit të evidentohet, do të trajtohet nga ligji i ri anti-mafia.

Ky proces kalon në tre hapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria E Poscaçme, Gjykata e Posaçme.

Mekanizmi ynë anti-mafia, model i suksesshëm në Itali në luftën kundër mafias.

Mekanizmi ynë anti-mafia në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmi i ri anti-mafia, rikthejmë konkurrencën në çdo sektor.

Mekanizmi ynë anti-mafia, kthen paratë publike të grabitura nga abuzuesit tek qytetarët.

Mekanizmi ynë anti-mafia, përmirëson klimën e biznesit dhe nxit sipërmarrjen.

Mekanizmi ynë anti-mafia, paratë e rikthyera përdoren për investime dhe programe publike”, u shpreh Basha.

Basha: Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e aferës së inceneratorëve!

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se, mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e aferës së inceneratorëve.

“Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh? Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqiperi heshtje totale!

Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje.

Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere”, u shpreh Basha.

Basha tha më tej se, kjo javë premton të jetë shumë e ngarkuar me zhvillime. “Një nga këto sot është këmbëngulja jonë për të zbardhur një aferë, që ka përpirë tërë shumën e mjaftueshme për të mbështetur biznesin e vogël, por në vend që të shkojë tek njerëzit, shkon tek një pronar që ndan paratë me një grusht njerëzish. Zhvillimi i rëndësishëm është denoncimi i depozituar nga PD në SPAK”, tha Basha.

Banorët e Krujës në protestë: Prej një viti jetojmë në çadra, rindërtimi nuk ka nisur

Banorët e Krujës protestuan sot para bashkisë. Ata kërkojnë të dinë se kur do të nisë rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi siç shprehen, po bëhet gati një vit që jetojnë në çadra ose shtëpi që rrezikojnë të shemben.

Kruja është një prej bashkive më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku qindra familje humbën shtëpitë.

Në një vendim të korrikut, qeveria bëri të ditur se, ka alokuar 2 milionë euro për rindërtimin në Krujë, por ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës shoqëruese.

PD dorëzon në SPAK kallëzimin për Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn: Ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Çlirim Gjata dhe Jorida Tabaku dorëzuan sot në SPAK kallëzimin penal për inceneratorët ndaj kryeministrit Edi Rama, ndaj Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave; Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës si dhe dy shtetasve të tjerë, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Kallëzimi është bërë për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Krijimin e grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike ndaj këtyre personave.

“Ka 3 vjet që pothuajse bëhen denoncime të përditshme, pa folur për media që kanë nxjerrë skandale pas skandalesh. Pse duhet të presim SPAK apo çdo institucion tjetër një denoncim formal. Ka 3 vjet që një gjë e tillë po ulërinë në shoqërinë shqiptare. Denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës”, u shpreh Çlirim Gjata pas dorëzimit të kallëzimit.

Ndërkohë, Jorida Tabaku theksoi se e gjitha qeveria dhe bashkia është kthyer në funksion të këtij inceneratori.

“Edi Rama me Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, e shumëzuan me zero investimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe filluan incenerimin e mbetjeve sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vidhnin qytetarëve 430 milionë euro për Tiranën.

E gjitha qeveria dhe bashkia është kthyer në funksion të këtij inceneratori. Kanë krijuar një biznes me persona të identifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo që është absurdi më i madh, Bashkia e Tiranës ka rritur tarifat me 30% për t’i krijuar punë, me atë buxhet që është me buxhetin e shtetit”.

Ç’do thonë ministrat për Ramën një ditë pas 25 prillit

Nga Agim XHAFKA

Ç’do thonë për Ramën një ditë pas 25 prillit:

*** ***. ***. ***. ***. ***

Majko: -Më budalla nuk kisha ndeshur në jetën time. Ndaj i hapa rrugë kaq vjet.

Braçe: -Në asnjë mbledhje qeverie nuk mori pjesë. Se s’ia kishte haberin.

Shalsi: -Nuk vodhi me lezet siç premtuam.

Spiropali: -Skënderbeut ky t’i hajë kakën. As kalit nuk iu afrua.

Ulsiu: -Për pak morëm me qafë dhe Metën.

Ulqini: -Nuk më la të flisja njëherë pa do ia qr.

Ruçi: -Më vuri kryetar parlamenti pa mē pyetur. Arrogant dhe i trashë.

Xhaçka: -Shyqyr që u prishën radarët se çdo dy minuta fiki,fiki më thosh.

Xhafaj: -Aq drogë sa kishte Surreli nuk kishte as Durrësi dhe as Vlora së bashku.

Tualeti: -Më detyroi 8 vjet që në 5 fjalë të thoja 6 gënjeshtra.

Tigri: -Mos rindërto deri tërmetin tjetër,më bërtiste.

Gjiknuri: -Burrë legen,vetë na thosh vidhni vota,pastaj na inçizonte dhe ia çonte kasetat prokurorisë.

Fino: -M’u fry barku nga mashtrimet e tij.

Veliaj: -Na e mbushi Tiranën me kulla. Ec e prishi tani.

Lleshi: -Hidhu gaz helmues fëmijëve,më urdhëronte.

Balluku: -Shyqyr që theu qafën se në burg do përfundonim si parti.

Lame: -Donte të merrte edhe tapitë e tokave të Strugës. Budalla i lindur.

Top-Channel: -Theu qafën kryeministri më i paaftë dhe mashtruesi më i madh.

Klan: -Nga tani Shqipëria merr frymë lirisht.

Lorenci: -Një bq më pak.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure të shëndetshme qëndron vitamina A. Është e pranishme në një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve, por rreziku i mungesës së tij ekziston, kryesisht tek nënat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.

Këto janë disa shenja fizike që mund të tregojnë praninë e një mangësie të vitaminës A në trup.

1. Lëkura e thatë.
Vitamina A është një nga elementët kryesorë që trupi ka nevojë për të riparuar indet e lëkurës dhe, nga ana tjetër, ta mbajë të hidratuar. Një simptomë shumë e zakonshme e mungesës së një vitamine A është shfaqja e ekzemës, e cila shfaqet kur lëkura bëhet aq e thatë sa merr ngjyrë të kuqërremtë. Ajo gjithashtu ju shkakton kruarje.

2. Probleme me shikimin gjatë natës.
Sinjali i mëposhtëm është një nga më të shpeshtat. E njohur gjithashtu si nyktalopia, ky është një problem i syve që vështirëson shikimin në errësirë. Në ambiente të ndezura me shkëlqim, mprehtësia që duhet të ketë sistemi i syve është dobësuar dhe bëhet e pamundur të përpunohen imazhe të errëta.

3. Aknet.
Sic u përmend më lart, vitamina A është një nga riparuesit e shkëlqyeshëm të indeve të lëkurës. Në mungesë të saj, fytyra mund të bëhet e thatë dhe për shkak të kësaj, të prodhojë vaj të tepërt i cili mund të shkaktojë shfaqjen e puçrave. Kjo është arsyeja pse vitamina A mund të përdoret për të trajtuar problemet që lidhen me aknet.

4. Problemet me konceptimin.
Nëse keni probleme me konceptimin, mungesa e vitaminës A mund të jetë shkaku. Sistemet riprodhuese të burrave dhe grave funksionojnë më mirë nëse konsumohet vitamina A. Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë A mund të nxisë pjellorinë. Përveç kësaj, gratë shtatzëna duhet ta përfshijnë atë në dietat e tyre, pasi dështimi i shtatzënisë mund të lidhet me mungesën e vitaminës A.

5. Shërimi i dobët dhe i ngadaltë i një plage.
Trupi ka tendencë të shërojë plagët brenda një kohe të shkurtër falë prodhimit të kolagjenit. Kjo proteinë gjendet në organizmat e shëndetshëm dhe falë saj, lëkura dhe gjaku mund të mbesin të shëndetshme. Vitamina A ndihmon në prodhimin e saj. Kështu që nëse vini re që lëkura ka probleme në shërimin e plagëve, duhet të kontrolloni nëse konsumoni ushqime të mjaftueshme me vitaminë A, siç janë karota, portokalli, qumështi dhe mishi i kuq.

6. Rritje e ngadaltë.
Kjo është një nga shenjat që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje, veçanërisht tek një foshnje apo tek fëmijët. Është e rëndësishme të konsumoni vitaminën A nga muaji i tretë i shtatzënisë dhe t’ia jepni fëmijës gjatë viteve të para të jetës. Është përgjegjës për zhvillimin e shikimit dhe sistemit imunitar të fëmijës, si dhe për rritjen e trupit të fëmijës dhe ndryshimet fizike të nënës.

7. Sytë e thatë.
Një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj mangësie është pamundësia për të prodhuar lot dhe për të lagur syrin. Nëse ky siklet vazhdon, ajo mund të çojë në dobësimin e plotë të kornesë dhe humbjen e shikimit.