33.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Rama mashtron naftëtarët, u kërkon grave të ndërpresin grevën e urisë, por nuk e jep rrogat e prapambetura

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën e urisë në ditën e 22, por pa u dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Rama në një mesazh në Twitter ka shkruar se, “u përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”.

Rama nuk thotë as një fjalë nëse qeveria do t’u japër rrogat e prapambetura, por vetëm bën premtime si përherë…

Kreu i qeverisë i ka ftuar të bisedojnë, ndërkohë që shton se presionet dhe ultimatumet nuk funksionojnë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, ka shkruar Rama.

Covid-19/ Eksperti: Nuk është punë maskash! Nëse nuk merren masa të menjëhershme, atëherë…

Situata e koronavirusit në vend po shkon drejt kolapsit. Eksperti Erion Dasho shprehet se, duhet të nisë urgjentisht zbatimi i trinomit: testo-gjurmo, trajto!

“Pas një stabilizimi në dukje gjatë periudhës gusht-shtator, përhapja e COVID gjatë muajit tetor paraqet një rritje të rrezikshme. Me një mesatare ditore prej gati 190 rastesh (237 gjatë javës që kaloi), situata kërkon vëmendje maksimale.

Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe kjo tendencë vazhdon, brenda pak javëve do të tejkalohet mundësia e përgjigjes së sistemit shëndetësor.

Nuk është punë maskash! Duhet nisur urgjentisht nga zbatimi i trinomit testo-gjurmo-trajto!”, shkruan ai.

Vokshi akuza qeverisë: Shkollat vatër infeksioni të COVID, po fshihni shifrat reale të mësuesve dhe nxënësve të infektuar

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.

Vokshi deklaron se drejtoria e shkollës nuk ka dhënë asnjë informacion tek prindërit dhe nxënësit për mësuesit e infektuar duke krijuar një amulli, teksa shton se zëvendësimi i tyre nuk ofron zgjidhje.

Më tej ish-deputetja thekson se shkollat po shndërrohen në vatra të COVID_19 pasi vetëm javën që lamë pas pati 320 mësues dhe nxënës të infektuar.

Ajo akuzon qeverinë që e ka lënë situatën e rëndë në arsim në gjendje të lirë dhe se s’ka marrë asnjë masë për të parandaluar rastet me COVID-19.

DENONCIMI NGA ALBANA VOKSHI
Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale.

Ajo çka i frigoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19.

Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë për fat të keq një mësues, një tjetër prind, një drejtues i shkollës në Paskuqan humbi jetën. Pikërisht kjo humbje jete e një mësuesi, kjo rritje eksponenciale e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet t’u shërbente si kambanë alarmi për qeverinë, për Ministrinë e Arsimit, për ministren Kushi për t’u shkundur, megjithëse e marrë me shumë vonesë, masat e duhura për të krijuar ambientet e përshtatshme dhe të sigurta për mësimdhënie për mësuesit dhe për nxënësit.

Por qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore.

Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

Grafiku/ Teliti tregon shifrat: Ja kush është pronari i 3 inceneratorëve që mori 75 milion euro taksa të shqiptarëve

ER pronari i vërtetë i 3 inceneratorëve që kanë gllabëruar deri më sot 75 milion euro nga paratë e taksave dhe s’kanë punuar kurrë, u thotë shqiptarëve se 37% më shumë shqiptarë mbulohen sot nga trajtimi i plehrave.

E vërteta është krejt ndryshe!

Vëllimi i mbetjeve të trajtuara në vitin 2019 është rritur vetëm 15%, ndonëse inceneratorët e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos u kanë marrë shqiptarëve 75 milion euro dhe planifikojnë t’u marrin edhe 400 milion euro të tjera në vitet në vijim.

Basha: Erionin e parë e kam çuar në Prokurori për shpifje, tani do ta çoj edhe këtë të dytin për ndjekje penale…

Nuk përgjigjen dot për planin dhe dalin e shpifin!

Lulzim Basha: Sa i përket shpifjeve, Erionin e parë e kam çuar në prokurori për ndjekje penale, në qoftë se i qenka futur dhe ky i dyti kësaj, do ta çoj dhe atë për shpifje për ndjekje penale.

Enkel Demi: Kjo është tjetër histori.

Lulzim Basha: Se fakte që janë shpifje të pastra. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime është transparente prej vitit 2005. I vjen mirë si vjen mirë Edi Ramës.

Enkel Demi: Tani, ti i varfër nuk ke qënë në 2005…

Lulzim Basha: Asnjëherë s’kam qenë, jo, asnjëherw s’kam qenë, hajde atëherë akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura, sot thonë, por sido që të jetë e gjitha është një fushatë e cila ka për qëllim baltosjen time për të më shmangur apo për të më ndalur në bërjen e detyrës sime që është pikërisht mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe propozimi për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë shqiptarët.

Enkel Demi: Tani ky plani me 5 pika…

Lulzim Basha: Është një shpifje edhe njëherë është një shpifje për të cilën e kam dërguar në prokurori dhe pres që prokuroria të veprojë. Ndërsa të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë transparente që prej vitit 2005, aty i kanë, kanë 7 vjet dhe kanë IDDP, kanë tatim taksat, o kanë policinë, prokurorinë, të gjithë aty i kanë dhe kujtohen për të hedhur shpifje mbi drejtimin tim sa herë që nuk i kthejnë dot përgjigje pyetjeve të tilla. Pse nuk ndihmojnë shqiptarët dhe pse vazhdojnë të vjedhin miliona euro me mafjen e plehrave dhe me klientët e tyre.

Basha: Bllokuan planin tonë për trajtimin e mbetjeve sepse donin mafian e plehrave

Enkel Demi: Ai ka nxjerrë një memon tuaj ku thotë: 37 euro për ton plehrash dhe ju keni thënë që kjo nuk është e vërtetë, por është memo…

Lulzim Basha: Jo, jo s’është! Shiko, po futemi në detaje të cilat i interesojnë qeverisë për të humbur provat. Sot Sharra merr 29 euro qytetarëve, ose më saktë shqiptarëve

Enkel Demi: Për ton?

Lulzim Basha: Për ton! Me projektin tonë do të kushtonte 12, ndërsa pjesa tjetër janë investimet që do të bëheshin për të ndërtuar këtë sistem të konteniereve në tokë për të blerë flotën e makinave.

Enkel Demi: A, domethënë 37. Është me gjithë koston e investimeve.

Lulzim Basha: Janë 2 procese, ndërsa ketij vetëm sharra i kushton 29. Po të shikojmë Eco-Tirana e Milio Racit e Ndraghetës…

Enkel Demi: E qartë, e qartë!

Lulzim Basha: Do të shikoni që bëhet fjalë për një. Ju fusin kastile në këtë për të gënjyer. 29 është vetëm sharra me këta. Me ne ishte 12 euro. Pse nuk u bë projekti ynë i plehrave?

Enkel Demi: Domethënë, me gjithë investimin shkonte 37 euro?

Lulzim Basha: Do të vidheshin 17 euro në Sharrë. Sa vidhen në Tiranë do ta bëjmë dhe atë transparente. Mjafton që një gjë do të kuptoni, që plani ynë i cili nuk u bë realitet, se e bllokuan këta, ishte transparent, ishte me garë, ishte me Banken Botërore. Pra, Banka Botërore hartonte temat e referencës dhe do të hapej garë ndërkombëtare etj etj. Ndërsa këta, pastrimin e qytetit e kanë bërë me një kompani, drejtuesi i së cilës sot është shpallur në Verona si bosi i Ndraghetës.

Është arrestuar si bosi i Ndraghetës, ndërsa pastrimin, të ashtuquajturin pastrim në Sharrë që e bëjnë për 17 euro më shumë seç planifikonte studimi ynë. Përgjigja është pse e bllokuan këtë, sepse kishin ndërmend të bënin këtë aferë. Nuk donin as transparence, nuk donin as Bankën Botërore, nuk donin as GTZ-në gjermane donin Ndraghetën e Veronës dhe mafian e plehrave, që vepron sot në Sharrë, në Elbasan dhe në Fier. Kaq është e qartë! Kjo është e gjitha!

Vrasjet dhe atentatet ndaj biznesmenëve/ Basha: Hetimi, sprovë për Prokurorinë! Situata e rendit dhe sigurisë është shumë shqetësuese  

Lulzim Basha: Pamjet që sapo treguat (atentati i dështuar i biznesmenit në Tiranë)  janë shokuese sepse tregojnë shthurjen totale, degjenerimin total të rendit dhe sigurisë në vend e konfirmojnë dhe e tregojnë sepse ne e dimë shumë, më shumë, raste të tjera. Keni parë brenda javës ka patur raportime për viktima në fushat e kanabisit në Malësinë e Madhe. Tani në Vlorë ditën e djeshme. Domethënë ka një shthurje totale të rendit dhe sigurisë. Rendi dhe siguria nën këtë qeveri janë, kanë, kanë prekur fundin dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse në qoftëse kemi një qeveri e cila në ditën e saj të fundit i ka përfunduar të gjitha vëmendjen të gjitha bateritë për të zhvatur çfarë të mundet, një nga fushat e para që vuan është fusha e rendit, fusha e sigurisë ku krimi po bën kërdinë dhe njerëzit janë të pasigurtë. Testi i rastit që ju treguat sot është se sa me shpejtësi do të hetojë policia? Spese shqetësuese është që ky rast në..

Enkel Demi: Nuk duhet të jetë vetëm policia, por duhet të jetë dhe BKH që duhet të lëvizi.

Lulzim Basha: Policia, prokuroria, institucionet përkatëse, domethënë pyetja është pse shumë media shmangen denoncimeve të kësaj rasti?

Enkel Demi: Po pse shmagen?

Lulzim Basha: Kjo është pyetja që shtroj unë sepse nga një herë kemi dhe ne të drejtë të shtrojmë pyetje jo vetëm gazetarët apo dhe… Pse u shmang kjo dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Padiskutim që e ka në komunikatën ditore të policisë sipas analizës që i bënë ekspertët e departamentit tonë të sigurisë, ekziston si raportim publik. Por ndërkohë ndryshe nga rastet e tjera që janë edhe më pak të rënda se ky kemi një heshtje totale.

A po veprohet? Personi përkatës ka bërë denoncimet sipas informacioneve që kemi marrë ne. Ndërkohë që ka një heshtje nga ana e policisë, një heshtje nga ana e prokurorisë, një heshtje nga një numër i madh mediash. Ndaj kërkesa që kam sot është që të bëhet urgjentisht transparencë për këtë rast. Kush qëndron pas këtij rasti? Çfarë hetimesh po ndërmerren? Dhe njëherë dua të theksoj se për ne është shumë shqetësuese që në këto ditë të fundit të saj, jo se ka shkëlqyer këto 7 vite por këto ditë të fundit të saj qeveria përbën një problem dhe jo një zgjidhje për rendin dhe sigurinë që natyrisht është një problem për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, të biznesit të qytetarëve të zakonshëm.

PPP dhe koncensionet korruptive, Basha: Do t’i nënshtrohen Ligjit Antimafia. Kush ka shkelur ligjin, para drejtësisë

Lulzim Basha: Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfsikimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demostrohet që kanë abuzuar me detyrën.

Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen.

Ka dhe sot dizpozita të qarta në ligjë që nuk zbatohen që kur dokumentohet një kontratë është abuzive është e pavlefshme me efekt prapa veprues dhe pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin, ju kthehet qytetarëve. Risi e ligjit nuk është thjeshtë që çohen në prokurori dhe të dënohen penalisht por që me këtë mekanizëm anti-mafia pasuritë dhe paratë e tyre do të sekuestrohen, natyrisht kjo do të bëhet në mënyrë të tillë që çdo hap i verifikimit i hetmit dhe i konfiskimit apo sekuestrimit të pasurive të bëhet në mënyrë transparente, konform normave ligjore të Shqipërisë dhe konventës europiane të të drejtave të njeriut.

Inceneratorët/ Basha: Ja pyetjet të cilave nuk u përgjigjet dot Edi Rama

Lulzim Basha: Pse je lidhur me këtë person? Me këtë Klodian apo Mirel Mërtiraj apo Klodian Zotaj?

Ku e kishin këta eksperiencën me inceneratorët?

Pse i ke dhënë qindra milionë euro kompanive të sapo krijuara? Te sapo krijuara, pa patur asnjë investim, as një kosh plehrash, asnjë makinë përpunimi. Kompania e sapo krijuar me 100 mijë lekë të reja kapital, 1 mije euro kapital.

Pse këta miqtë e tu kanë shpikur gjithë këto kompani, i kanë fshehur në guacka jashtë shtetit, me drejtor fiktiv me ndryshime emrash të kompanive çdo katër, pesë muaj?

Pse nuk është botuar në fletore zyrtare as kontrata e incrneratorit të Fierit, as kontrata e inceneratorit të Tiranës?

Si ka mundësi që nuk botohet kontrata që ke lidhur ti si shtet me dy inceneratorë?

Si ka mundësi që ke paguar deri tani, ke nxjerrë nga buxheti 75 milionë euro pa patur kontratë të botuar në fletoren zyrtare?

Dhe e fundit që nuk është e dhënë as e opozitës, as e ndonjë institucioni tjetër por është e dhënë e vetë qeverisë. Ministria e Financave ka njoftuar muajt e shkuar që megjithëse janë përlarë me dhjetëra miliona euro nga buxheti. Nuk është investuar as 12% e fondit që duhet të ishte investuar. Ja po themi maksimumi 20%, si ka mundësi që ti paguan 75 milionë euro, paguan dhjetëra milionë euro në kohë pandemie dhe nuk kontrollon investon apo nuk investon?

Ku kanë shkuar këto para?

Ku janë lekët e shqiptarëve?

Qytetarëve u janë marrë 75 milion euro/ Basha: “Peshkun e madh” e pamë të kërcente nga belaja në një studio…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në lidhje live nga selia e PD foli sot për inceneratorët në një intervistë me gazetarin Enkel Demi në Abcnews. Basha akuzoi qeverinë për keq-menaxhim të situatës së pandemisë, ndërsa shtoi se shumë biznese janë në një krizë të thellë ekonomike.

Po ashtu kryedemokrati rikujtoi planin me pesë pika të propozuar nga PD, duke theksuar se nëse do të ishte marrë në konsideratë nga qeveria atëherë shumë familje do të ishin ndihmuar.

I ndalur tek inceneratorët, Basha tha se, qytetarëve shqiptarë i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratorë, dy prej të cilëve sipas tij nuk ekzistojnë.

“Territori kontrollohet nga njerëz që kanë frikë dhe që fshehin diçka, ndryshe nuk kanë se të kenë frikë. Një nga aspektet më të rëndësishme të mirë menaxhimit të pandemisë është të sigurojmë që të ndihmohen qytetarët.

Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë. Ndaj kemi dalë me një propozim konkret i cili do të ndihmonte qytetarët. Edhe Serbia nuk ka rënie, por rritje edhe gjatë kësaj situate në pandemi.

Qeveria edhe në këtë kohë pandemie taksat ka vijuar ti vjelë, në disa zona që kam vizituat kam parë se gjendja e bizneseve është e mjerueshme, varfëria ka rritur nivele therëse. Nëse do të merrej në konsideratë plani ynë me 5 pika çdo familje do të ndihmohej. Pyetja është çfarë bën qeveria me taksat që mbledh?

Analizat e bëra nga Ministria e Financës tregojnë se një shumë e madhe ka shkuar tek inceneratorët e plehrave dhe kjo është arsyeja se përse kjo çështje këto javë ka dominuar në diskursin tonë politik”, tha Basha.

Gjatë intervistës lideri i opozitës gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi tha se, Tirana dhe Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë.

“As Tirana as Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë. Pyetja është ku shkuan paratë dhe përse u morën pa tender, pa asnjë tender. Këto janë pyetje për të cilat qeveria duhet japë përgjigje. Kanë marrë 75 milion euro, por kanë investuar 20%, ku është pjesa tjetër e parave. Por megjithëse janë investuar kaq shumë, Shqipëria është e zhytur në plehra.

Shqiptarëve i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve nuk ekzistojnë. Këto tre inceneratorë janë mjaftueshëm për  të plehrat e Shqipërisë, Greqisë, apo edhe një pjesë të Italisë. Pyetja është, kush është peshku i madh në Shqipëri?! Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një nga studiot në Shqipëri.

Mendoj se të gjitha këto na çojnë tek një person që ka një pushtet dhe është Edi Rama. Kush tjetër mund ta bëjë gjë të ndodhë”, tha Basha.

Basha: Situata është e rëndë, por Rama taksat e shqiptarëve ua jep 3 inceneratorëve

Enkel Demi: Dje njerëzit e Partisë Demokratike janë përzënë nga inceneratori i Sharrës dhe ata nuk janë lejuar të bëjnë një denoncim. Kjo është shumë e rëndë, kjo është shumë e rëndë sepse nuk kontrollohet territori, megjithatë përse ju në këte moment jeni duke u marrë me inceneratorin e Sharrës?

Lulzim Basha: Është më e rëndë se aq sa çthoni ju sepse nuk është puna që nuk kontrollohet territori, është puna që territori kontrollohet nga njerëz të cilët kanë frikë nga transparenca, kanë frikë, fshehin diçka. Se në qoftë se nuk fshehin diçka pse i nxjerr njerëzit me të përzënë, apo për të kërcënuar apo për të shantazhuar përfaqësuesit e opozitës janë aty për të denoncuar diçka që çdo shqiptar tani e ka kuptuar.

Në mesin e pamdemisë, ku gjithë vendet duke përfshirë edhe vendet e rajonit, duke përfshirë dhe Kosovën duke përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut te cilat nuk është se kanë më shumë buxhet se çkemi ne dhe ato po i çojnë për të ndihmuar njerëzit, sepse nji nga aspektet më të rëndêsishme të mirëmenaxhimit të pandemise është të sigurojmë që ato para që i mungojnë familjave shqipëtare për shkak të krizës ekonomike që shkaktoj pandemia, ai konsum që ka rënë për shkaki të zbrasjes së xhepave të njerëzve ato të konpensohen nga paratë e buxhetit të shtetit. Se në fund të fundit qeveria për çfarë ekzistonë nëse nuk ndihmon njerëzit.

Dhe këtë kemi kërkuar ne prej 6 muajsh Keli, pra më 11 Mars për herë të parë kemi dalë me një propozim, me një planë që ja kemi parashtruar qeveris ku i kemi kërkuar të ndaj menjëherë çdo lloj prokurimi, çdo lloj pagese ndaj aferave të dyshuara korruptive dhe këto para t’i dedikoj për familjet që kanë humbur të ardhurat, për kryefamiljarët që kanë humbur vendin e punës, për pensionistët të cilët janë në rrezikun më të madh për shkak të moshës dhe kanë shpënzime të shtuara për shkak të pandemisë, por edhe për ekonomin sepse Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë edhe është goditur edhe më rënda nga mos menaxhimi ose keq menaxhimi i kësaj krize, ndërkoh në Kosovë në Maqedoni paratë shkojnë për të ndihmuar sipërmarrjen sepse sipërmarrja nëse nuk ndihmohet falimenton, nëse falimenton do dalin njerëzit pa punë, në qoftëse njerëzit janë pa punë pa të ardhura bie konsumi, krijohet një rreth viciozë i të keqes që e zhyt thellë e më thellë ekonominë.

Ndaj kemi dalë me një propozim konkretë, i cili po të ishte zbatuar në tërësinë e tijë do të ishte parandaluar një situatë e rëndë ekonomike të cilën sot në mëngjes FMN-ja e ka përshkruar me shifra konkrete. FMN-ja sot thotë që nga të gjithë vendet e rajonit shqipëtarët do t’i duhet të përballojnë rënien më të madhe të të ardhurave, ofro 450 dollarë dëgjoje dhe njëherë këte numrin për frymë. Çdo vend tjetër ka rënie më të vogël dhe Serbia nuk ka rënje, ka një rritje prej 90 dollarësh për frymë edhe gjatë vitit të pandemisë, pse ndodh kjo. Shteti është rregullatorë, merr taksa dhe i shpenzonë këto taksa, se sa taksa merr dhe si i shpenzojnë këto taksa vendos pastaj se si është mirëqenia qytetarëve. Çfarë ka bërë Shqipëria në këtë kohë pandemie, taksat ka vazhduar t’i vjelë, unë kam qenë deri para 4-5 ditësh në mes të Tiranës dhe në Durrës, në Lushnje, në Elbasan, në Kurbin.

Zbulohet makutëria e Zdromsit! 428 policët e Bashkisë marrin 15 palë uniforma në vit, çdo tender nga 128 mijë euro

Për këtë skandal që “bie erë” vjedhje, kryebashkiaku sqaron se nuk janë miliona nga buxheti i shtetit, por të ardhura nga taksat që mbledh bashkia; prandaj i përdor si të dojë.

Një tjetër çudi është zbuluar në dosjet e tenderëve që sajon e udhëron kryebashkiaku Erjon Veliaj, por këtë herë, me blerjen e veshjeve të policisë bashkiake (pa këpucët), ku përveç çmimit të lartë, bie në sy numri i madh i blerjeve brenda vitit.

Zbulimin e kësaj “çudie” e ka bërë APP dhe një inspektim dosjesh prej Komisinit të prokurimit publik pas ankesave nga bizneset; ku sipas numrit të tenderëve që janë bërë, rezulton se 428 policët bashkiak të Tiranës, marrin nga 15 palë uniforma në vit.

A thua të jetë vërtetë, që marrin kaq shumë uniforma në vit; kur policët e shtetit, marrin vetëm nga 1 uniformë verore e 1 dimërore në vit?

Për këtë lloj tenderi të bërë 15 herë në vit, APP i ka kërkuar “sqarime konfidenciale” kryebashkiakut, mirëpo shefja e APP, Reida Kashta (Shahollari), është vartësja e “bablokut”, i cili i ka lënë dorë të lirë “Lali Erit”, për të bërë edhe këtë tender sa herë të dojë; secilin me vlerë të njëjtë 128 mijë Euro e më të njëjtën firmë fituese pa garë.

Për të qenë në rregull me shkresat, ai e ka justifikuar këtë skandal, me “shpjegimin shkencor”, se fondet nuk janë nga Buxheti i Shtetit, por nga taksat që mbledh bashkia, gjë që tregon se “Lali Eri”, i përdor taksat e qytetarëve sikur i ka financa personale./Pamfleti