31.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Kur do të votojmë për vete?

Nga Redin HAFIZI

Neper portalet e Shqiptareve ne Amerike debati per zgjedhjet e 3 Nentorit eshte ndezur. Edhe kandidatet per presidentcialet ne SHBA nuk injorojne asnje detaj te vogel apo te madh. Nje nder detajet eshte edhe lobimi neper grupe te ndryshme etnike per te votuar per presidentin qe u pershtatet. Sipas sondazheve komuniteti i Shqiptareve ne Michigan mund te jete deciziv me 34 mije votuesit e vet. Deri me tani Trump ne Michigan sheh nje avantazh shume te lehte.

Rendesia e cdo vote ne Amerike ka bere stafet e te dy kandidateve qe te shohin seriozisht edhe debatet ne komunitetin e Shqiptareve te Amerikes. Shpesh debati eshte parimor dhe ky eshte debat i shendetshem, por nganjehere debati ndikohet nga fasadat propagandistike qe nuk kane te bejne fare me jeten e perditeshme. Kjo e dyta eshte qe ne duhet t’i ruhemi dhe mos te na ndikoje, pasi vota eshte nje mjet shume i rendesishem per secilin nga ne ne qeverrisje.

Ne Shqiptaret nuk jemi mesuar te kemi rrespekt per voten per shkak te praktikave qe ende perdoren ne vendin ame, por ketu qytetaret nxiten te votojne per veten pasi vetem keshtu do te kene ndergjegjen te paster edhe perballe te tjereve. Per kete arsye them se debati per zgjedhjet duhet te jete parimor e jo propagande, duhet te jete nje debat jashte emrave, por per cfare keta emra perfaqesojne, doktrinen e tyre. Personalisht besoj se kushdo mund te votoje per familjen, per te ardhmen e femijeve, per te ardhura me te larta me nje punesim te sigurte, pra per nje ekonomi solide, gjithashtu te gjithe duhet te votojme per drejtesi per te drejtet permes forces se ligjit dhe rregull kunder anarkise. Ne mund te votojme per ta mbajtur qeverrine dhe politikanet larg nga xhepat tane dhe kursimeve te familjeve tona. Ne e menaxhojme vete jeten tone dhe me individ te forte kemi nje familje te forte dhe patjeter nje komb te forte.

Nuk eshte faji im qe kur permend gjithe keto arsye bashkebiseduesi me hidhet duke me thene: “Pra ti voton per Trump”. Menjehere i pergjigjem se une votoj per veten dhe familjen time dhe per askend tjeter. Patjeter qe kur votoj i pavarur votoj per pavaresine e kombit te cilit i perkas, madje kjo lloj lirie ne Shqiptareve na jep edhe krenarine qe na karakterizon.

Nga ana tjeter fasada dhe propaganda na kerkon qe te anashkalojme keto argumenta bazike per ekzistencen tone. Mbeshtetes te idese se mund te votohet thjesht duke u mbeshtetur ne nje narrative thjesht elektorale ku elemente historike sillen per te votuar per kandidatin e jo per vete. Shpesh kjo metode po na detyron te votojme kunder e jo pro. Ne zgjedhjet presidenciale ne Amerike po qarkullojne foto te nacionalisteve kriminele Serbe me fotot e Trump vetem qe te na bejne ne Shqiptaret qe te humbim neper tymerat e zeza te urrejtjeve historike qe patjeter nuk kane qene per fajin tone. Ne turrullosjen e ketyre tymerave te zeza propaganda alla George Soros kerkon te beje Shqiptaret te mos mendojne per familjet si ne Amerike ashtu edhe ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi apo Maqedonine e Veriut.

Na kerkohet te votojme Biden vetem pse Serbet ndoshta mbeshtesin Trump. Ashtu si edhe Shqiptaret, edhe Serbet kane njerezit pro dhe kunder. Pra edhe ata kane pro Biden ose kunder Biden, nderkohe qe atyre nuk ua ndjen shume kur u thone se Shqiptaret votojne Trump. Nderkohe ne na e sjellin si prove qe te na bejne te humbim llogjiken ne urrejtje nacionaliste qe propaganda i mban gjalle vetem per politike. Nderkohe ne nuk votojme kunder Serbeve apo preferencave te tyre, por ne votojme per veten dhe te miren e kombit tone.

Marreveshja e fundit ne Shtepine e Bardhe ndoshta nuk eshte me e mira apo perfekte, por me ne fund Shqiptaret dhe Serbet u ulen duke konkluduar ne nje marreveshje ku theksi vihet ne bashkepunimin ekonomik. Kjo marreveshje synon forcimin e llogarive te qytetareve Shqiptare e Serbe. Nje gje e tille synon kombe te fuqishme dhe duke lene menjane urrejtjen diabolike, synon bashkepunimin ne te mire te qytetareve. Ne te kundert te kesaj marreveshje jane hedhur propaganda pro SorosHarrisBiden2020 qe nuk i intereson shuarja e konflikteve pasi vetem ne anarshi, urrejtje, frike dhe mungese ligji pasurohen elitat e korruptuara duke dhunuar permes frikes qytetaret.

Ne panik dhe zjarrmine e propagandes detyrohemi te votojme per shkaqe subjektive ne vend qe te rendisim ne mendje gjithe shkaqet objektive perpara se te hedhim voten. Vetem ne kete menyre qytetaret votojne per veten dhe jo per kandidatin apo me keq sic ndodh ne Shqiperi ku votohet per partite dhe keto njehsohen me emrin e kryetarit. Ka tridhjete vjet qe ne zgjedhje Shqiptaret vetem kane votuar kunder. Ne 1997 kane votuar kunder Berishes, ne 2005 u votua kunder Nanos, ne 2013 serish kunder Berishes dhe tashme mbeshtetes te propagandes rilindase, por edhe te politikaneve te elites se korruptuar ne vend kerkojne qe t’i japin zgjedhjeve te 2021 nje forme si votime kunder Rames.

Serish do te biem ne kushtet e shkaqeve subjektive dhe jo te atyre objektive se ka ardhur koha per ndryshim ne drejtim te forcimit te qytetarit dhe jo thjesht ndryshimin e elitave. Jane te njejtet njerez neper debate ne Amerike qe ne komunitetin Shqiptar mbeshtesin kandidaturen HarrisBiden2020 dhe ne Shqiperi apo Kosove kapen vetem pas emrave si Rama, Kurti, Veliaj apo Osmani dhe nuk flasin per mjerimin e qytetareve ne Shqiperi dhe Kosove. Shembulli patjeter qe vjen nga Amerika dhe fitorja e qytetarit ne 3 Nentor do te sjelle patjeter edhe ndryshimin per Shqiptaret duke e detyruar politiken e re te fokusohet me shume tek forcimi i qytetareve dhe familjes Shqiptare dhe tek ndeshkimi i krimit si ne rruge ashtu edhe ne zyrat e shtetit. Shqiptaret duhet te mesohen te votojne per veten dhe te gjitha shkaqet objektive qe do t’i bejne ata te mos varen fare nga qeverrite dhe qe do te shpetojne politiken dhe qeverrite te mos sundohen ne nga emrat, por vetem nga programe te thjeshta ne favor te qytetareve e jo te propagandes. Vetem nje qytetar i forte, krijon nje familje te forte ne baze te nje kombi te forte.

Përkujtohet Grupi i Deputetëve që u ekzekutuan nga regjimi komunist/ Bylykbashi: Pronarët dhe të përndjekurit janë ADN-ja e PD

Nga Oerd BYLYKBASHI

Sot pata nderin që në emër te Partisë Demokratike të përshëndes takimin e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë në përkujtim të Grupit të Deputetëve që u ekzekutuan nga regjimi komunist në 1947.

Nderim përjetë kujtimit të atyre burrave patriotë që flijuan jetën për aspiratën e lirive te njeriut dhe demokracinë!

Të nderuar miq e të pranishëm,

Është nder për mua që të jem sot mes jush e t’ju drejtohem në këtë përkujtim në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

Sot përkujtojmë 73 vjetorin e një prej momenteve më të hidhura që shënoi një prej akteve më terroriste në themel të ngrehinës së Komunizmit, por një moment që po aq shkëlqen në themel të përpjekjes së një populli për demokraci, ekzekutimit të Grupit të Deputetëve opozitarë në parlamentin e parë të pasluftës, dhe shumë prej miqve e bashkëpuntorëve të tyre në kauzën fisnike të lirisë.

75 vite më parë në Nurenberg u ngrit një gjyq publik, ku drejtësia ndërkombëtare e vendeve demokratike kishte vënë në bankën e të akuzuarve armikun tjetër të demokracisë sivlla i Komunizmit, Nazizmin. Në atë gjyq, hierarku më i lartë i akuzuar, krahu i djathtë i Hitlerit, Herman Goering, kur u pyet se si e bindën popullin gjerman të pranonte gjithë sa kishte ndodhur, ai do të deklaronte:

“Ishte e thjeshtë, nuk ka të bëjë me nazizmin, ka të bëjë me natyrën njerëzore. Mund ta bësh në një regjim nazist, socialist, komunist, në një monarki, po aq sa në një demokraci. E vetmja gjë që duhet bërë për t’i kthyer njerëzit në skllevër është t’i frikësosh.”
Këto fjalë të një krimineli nazist thonë shumë. Me gojën e tij ai barazon natyrën terroriste të nazizmit dhe komunizmit. Pikërsht këtë shenjë barazimi ka vënë Këshilli i Europes midis këtyre dy mënxyrave të shekullit XX.

75 vite më parë kur në Nurenberg mbi Nazizmin binte çekiçi i drejtësisë dhe sipari i turpit publik, Enver Hoxha dhe komunizmi shqiptar po ngrinin ngrehinën e terrorit komunist. Por pikërisht si tani, 75 vite më parë një grup burrash pinjollë të familjeve të shquara atdhetare, të brumosur me ideale për një Shqipëri demokratike liberale, bëheshin gati me kurajo përballë terrorit komunist për t’u zgjedhur deputetë të popullit e të përçonin idetë e tyre kundër shtypjes së lirive dhe vendosjes së diktaturës komuniste.

Pra 75 vite më pare, kur në Europë lindte dielli i lirive të individit dhe demokracisë, në Shqipëri binte terri i Komunizmit, nuk ka mënyrë tjetër për t’i imagjinuar ata burra trima që u njohën si Grupi i Deputetëve dhe bashkëpuntorët e tyre, veçse të mbledhur grusht me shpatulla tek njëri tjetri e me pishtarët e lirisë në dorë mes errësirës së terrorit për të kundërshtuar në parlament vendosjen edhe juridikisht të Komunizmit.

Në 30 vite nga rënia e Komunizmit, ende nuk është kërkuar falje nga ata që kryen krime. Falja kërkon forcë të madhe shpirtërore, por si ata që kryen krimet si edhe pasardhësit e tyre politikë, nuk kanë ndërmend ta pastrojnë ndërgjegjen.

Në 30 vite ende nuk kemi vënë plotësisht në vend dinjitetin e atyre që vuajtën drejtpërdrejt në burgje, atyre që humbën të afërmit, u internuan, dëbuan, nuk iu dha e drejta e studimit me breza apo u denigruan me çdo formë. Dinjiteti nuk kompensohet me këste. Ai rikthehet vetëm i plotë, dhe vetëm drejtësia e bën këtë.

Ne ende nuk kemi Murin e Kujtesës ku të jenë të skalitur me gërma të arta të gjithë emrat e atyre që sakrifikuan jetën në altarin e lirisë dhe demokracisë. Të kujtohen emër për emër me krenari për sakrificën e tyre që të mos harrohen. Ne ende nuk kemi Murin e Turpit ku të shkruhen emrat e atyre që spiunuan, torturuan, dënuan dhe ekzekutuan mijëra shqiptarë, Të kujtohen emër për emër me turp nëpër breza që të mos harrohen.

Na duhet lustracioni i institucioneve shqiptare. Tashmë egziston baza kushtetuese që më parë nuk ishte. Por po i shohim si po penetrojnë ata që lyen duart me gjak ose pinjollët e tyre në parlament, qeveri apo ne drejtësi. Kjo nuk duhet lejuar.

Na duhet një Simon ëizenthal shqiptar që iu qep kriminelëve nazistë e i çoi në gjyq. Na duhet një institucion që t’i vihet nga pas kriminelëve të Komunizmit, t’u bëjë dosjet dhe t’i çojë para drejtësisë për krime kundër njerëzimit, Nga hierarkët më të lartë që janë gjallë, tek ata që ekzekutuan krimet, ashtu siç kanë bërë në Europë me kriminelët nazistë apo ata komunistë. Nuk ka as afat dhe as moshë për të dënuar krimet kundër njerëzimit. Bisturia e drejtësisë do të bëjë ndarjen e qartë të së keqes së Komunizmit nga shpirti i shoqërisë.

Para 73 vitesh Komunizmi ngriti një gjyq publik, ku celebrohej terrori për të frikësuar dhe thyer shqiptarët. Ata 16 deputetë, Shefqet Beja, Enver Sazani, Riza Dani, Selaudin Toto për të përmendur disa prej tyre e dhjetëra shqiptarë patriotë që u dënuan 73 vite më pare bashkë me ta, me sakrificën e tyre në emër të lirive dhe një demokracie liberale perëndimore, na kanë lënë amanet të madh: atë që të mos harrojmë, të mbrojmë demokracinë dhe liritë dhe të rivemë në vend dinjitetin e atyre që sakrifikuan për liritë dhe demokracinë.

Partia Demokratike ka dy shtylla identiteti: të përndjekurit dhe pronarët. Ata janë ADN-ja e PD-së, dhe vetëm t’i qëndrosh kësaj AND-je siguron identitetin e PD si një parti që u themelua në mbrojtje të lirive. Grupi i Deputetëve dhe sakrifica e tyre janë shembull i detyrës historike që kemi.

I paharruar kujtimi i këtyre martirëve!

Tani edhe me provë nga Facebook, Bardhi: Edi Rama përhapësi më i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në një postim Facebook se, ‘Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri’.

Reagimi i plotë i Bardhit

Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues. Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te” statistikat” që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri.

Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim.

Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues. Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te" statistikat" që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri. Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim.

Gepostet von Gazment Bardhi am Sonntag, 18. Oktober 2020

Zhupa dhe Këlliçi padi në Polici: Rama-Veliaj autorët e shantazhit në Sharrë! Mafia e plehrave nuk na tremb dot!

• Përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzojnë kallzim në Drejtorinë e Policisë Tiranë: Mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, nuk do të na trembin. Qytetarët shqiptarë do të njihen me faktet e shpërdorimit të 75 milionë eurove të taksave të tyre të cilat ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale. Drejtësia nuk do të vonojë.

DEKLARATË NGA DREJTORIA E POLICISË SË TIRANËS, BELIND KËLLIÇI

Sikundër ju kemi bërë me dije gjatë ditës së sotme, kemi ardhur këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e Partisë Demokratike, për të bërë një kallzim në bazë të nenit 281 të Kodit të Proçedurës Penale e në vijim, për shantazhimin dhe kërcënimin e ushtrimit të detyrës sonë për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

Sikundër është bërë publike sot, me fakte të pakontestueshme, me pamje filmike, me zë dhe me figurë, ne jemi penguar në ushtrimin e detyrës sonë si funksionarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe opozitës, për të bërë një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

Persona të orientuar, të paindentifikuar, pa na u prezantuar, n ë asnjë moment në funksionin që kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar për të na larguar nga territori që rrethon “Landfillin e Sharrës”. Një skenë krimi ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, për të cilin edhe sot nuk ka asnjë person përpara drejtësisë dhe asnjë përgjegjës.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, mendojnë se do të na trembin e do të na zhantazhojnë e do të na stepin dhe me fake news-et që kanë shpërndarë nëpër portale të ndryshme, ta dinë se e kanë të kotë.

Dy herë më fortë do t’i godasim, tre herë më fort do t’i bëjmë publike të gjitha deklaratat dhe faktet dhe këtu do të jemi.

DEKLARATË NGA DREJTORIA E POLICISË SË TIRANËS, INA ZHUPA

Ne denoncuam agresionin për të cilën ju u vutë në dijeni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm përpara “Landfillit të Sharrës”. Ne kemi marrë përsipër të transmetojmë fakte, pamje dhe ngjarje reale që lidhen me “Landfillin e Sharrës” dhe inceneratorin e Tiranës gjë për të cilën shumë media në Tiranë nuk marrin përsipër të informojnë publikun, por tjetërsojnë të vërtetën.

Me sa duket inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve.

Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë.

Qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës do të informohen ditë pas dite me fakte dhe dokumenta pa u stepur, pa u trembur nga asnjë presion nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës shqiptare.

Ne do t’i qëndrojmë kauzës deri në fund për të informuar publikun mbi të vërtetat se ku shkojnë taksat e tyre.

Video/ “SPAK të zgjohet nga gjumi toksik”, Bardhi: Mafia e plehrave kërkon të fshehë vjedhjen e shqiptarëve

“SPAK të zgjohet nga gjumi toksik”, Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi: Mafia e plehrave kërkon të fshehë vjedhjen e shqiptarëve

Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill, eshte deshmia me e qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin.

Mafia e plehrave perdori sot punonjesit qe jane per buken e gojes per te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve.
Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme, ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten, duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve.

Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe t’u tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria.

#LIVE – Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi konferencë për mediat

#LIVE – Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi konferencë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Sonntag, 18. Oktober 2020

Mafia e plehrave agreson ndaj opozitës në “Landfillin e Sharrës”. PD: Rama dhe Veliaj kanë frikë nga e vërteta

Mafia e plehrave agreson opozitën në “Landfillin e Sharrës”. PD: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë frikë nga e vërteta se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit që fshihet në parajsë fiskale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Përshëndetje të dashur qytetarë!

Jemi këtu sot para jush se bashku me kolegen, me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa për të denoncuar në fakt një ngjarje skandaloze, një ngjarje kriminale të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Së bashku me Inën sot kemi qenë në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar.

Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive.

Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën.

Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha.

Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja:

Nga se fshihet Edi Rama?

Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj?

Përse duhej sot të jepnin urdhër për të ndaluar drejtuesit e Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre?

Nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim. Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit.

Por për të folur me shume ne lidhje me faktet dhe shifrat që do denonconin ditën e sotme, ju informon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Situata që ndodhi sot në mëngjes, siç tregoi edhe Belindi, kishte një qëllim, që të na mbyllte gojën dhe të na bënte të pamundur thënien e fakteve të vërteta, të patjetërsueshme të asaj afere kriminale dhe mafioze që Rama, Ahmetaj dhe Veliaj e kanë vënë në jetë prej vitit 2017.

Ata duan që të mos i përgjigjen pyetjes së thjeshtë që ka çdo shqiptar sot.

Kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

Kush janë pronarët që fshihen pas kontove në parajsat fiskale.

Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike. Nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare. Nuk bëri garë ndërkombëtare. Bëni një tender pa kritere teknike. Pa terma reference vetëm e vetëm për t’ia dhënë të paracaktuarit të tij, pronarët e të cilëve nuk dihen ende sot dhe për këtë duhet të japë përgjigje Edi Rama.

Brenda natës ata arritën që “Sharrën” ta shndërronin nga një shërbim publik, në një monopol privat.

Nga një shërbim publik që paguhej 12 mijë lek të vjetra metri kub, në një monopol privat ku do të duhet të paguhen mbetjet e qytetit me 29 euro pa TVSH, ose 36 euro me TVSH.

Pikërisht në shërbim të kësaj afere Erjon Veliaj ka rritur taksat e pastrimit që paguajnë qytetarët e Tiranës, ku çdo qytetar i Tiranës sot paguan 75 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i vogël i Tiranës sot paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Taksë kjo e rritur në shërbim të këtyre inceneratorëve.

Ata sot donin të pengonin thënien e të vërtetave, donin të pengonin malin e plehrave që dallohet me sy të lirë sapo i afrohesh Landifillit.

Sepse ky është një Landifill dhe inceneratori që nuk funksionon, funksionon vetëm në një pjesë të tij, në pjesën për të marrë taksat e qytetarëve të Tiranës, në pjesën për të pasuruar pronarët që nuk dihet se kush janë.

Kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve eko-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pa ricikluara. Eko – Tirana, ortaku i saj italian 49% sot hetohet nga Anti Mafia italiane, hetohet nga Prokuroria italiane për lidhjet mafioze me Ndraghet-ën, por në Shqipëri kjo aferë nuk hetohet edhe sot e kësaj dite pas denoncimeve të shumta dhe të herëpashershme të Partisë Demokratike.

Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale.

SPAK nuk duhet të heshtë përpara fakteve.

SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve.

Opozita shqiptare nuk intimidohet.

Të tilla skena nuk na trembin dhe nuk na bëjnë të heqim dorë nga thënia e të vërtetës dhe fakteve, përpara qytetarëve shqiptarë.

Shifrat rrëzojnë mashtrimet e qeverisë, Jorida Tabaku: Biznesi vogël, humbësi më i madh me Ramën!

Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore.

Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon. Si në qendër të Tiranës dhe në periferi situata është e njëjtë, qeveria me një tufe taksidaresh sulet për të marrë nga biznesi vogël atë që ia fal miqve e oligarkëve. Biznese në kulm të dëshpërimit që nuk mbulojnë dot kostot mujore, që nuk paguajnë dot qeranë që përditë janë objekt sulmi të taksidareve e që vetëm një kontakt kanë me shtetin atëherë kur i vendos gjoba.

Biznesi vogël duhet të jetë shtylla e zhvillimit, duhet të mbështetet e jo të sulmohet, dhe nuk ka asnjë premtim elektoral qe e zhbën koston që Rama dhe Veliaj kanë sjellë në kurrizin e tyre!

PD do të vendosë BV në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës.

Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit.

Zbardhet videoja e publikuar nga Basha/ Biznesmeni: Rezistojmë me shumë sforco, nuk po shlyejmë dot kreditë për ta mbajtur në këmbë

Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!

VIDEO E PUBLIKUAR:
https://we.tl/t-jNQx6L9hIv
Zbardhja e plotë e videos së publikuar nga kryetari Basha:

“Xhiroja prej 33 milionë lekësh më kaloi biznes me TVSH”. Shembulli i një biznesi, që xhiroja e vitit 2018 e futi në kurthin e taksave të larta të shtetit. Met Sejdini: Rezistojmë me shumë sforco, nuk po shlyejmë dot kreditë për ta mbajtur në këmbë.

Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH. Kjo gjë e detyroi atë të paguajë kostot e larta të detyrimeve që i ngarkohen biznesit të tij. Ai shprehet se në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi i tij pati rënie të xhiros dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë, por ai vazhdon të paguajë detyrimet si biznes me TVSH. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, që janë një kosto shtesë dhe që e kanë bërë që biznesin ta mbajë me sforco të mëdha duke marrë kredi për ta mbajtur hapur.

Met Sejdini:

Quhem Met Sejdini. Kam një biznes privat prej 17 vitesh familjar, të cilin e punojmë. Është kryesisht shërbim bar-restorant. Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të reja.

Në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi im pati rënie xhiro dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë. Unë përsëri vazhdoj të paguaj detyrimet si biznes me TVSH. Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 milionë lekë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese.

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 17. Oktober 2020

“Gropa e zezë është Edi Rama, jo Uzina! Jemi për bukën e gojës!”, Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri takojnë gratë greviste në Ballsh

Ish deputetet Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri takojnë gratë greviste në Ballsh: Qeveria të shohë lotët e nënave dhe t’u japë lekët e djersës

NJOFTIM PËR TAKIMIN ME GRATË GREVISTE NË BALLSH TË ISH DEPUTETEVE DHURATA ÇUPI DHE ORJOLA PAMPURI

Përfaqësueset e Partisë Demokratike Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri ishin në Ballsh ku panë nga afër gjendjen e grave greviste të Uzinës së Ballshit. Të revoltuara, ato vënë në dukje braktisjen nga qeveria, pa u dhënë asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura.

“Të mbushet xhepi i Arben Ahmetaj dhe i Erjon Braçes dhe Edi Ramës. Paga ime është kacidhe para lekëve që marrin ata. Edi Rama na premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron gjithçka”, tha një greviste, ndërsa një tjetër vuri në dukje mungesën e interesimit nga Ministria e Energjitikës. “Ministrja Belinda Balluku është femër. Le të na japë përgjigje negative. Do ta përtypim. Por vetëm të vijë”, tha një greviste.

“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hymë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh”, tha një tjetër greviste.

“Ne duam që të na ikin lotët një herë e përgjithmonë. Përpara 40 vitesh kam hapur themelet e Uzinës, sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë”, tha një tjetër grua greviste.

“Kam filluar punë 18 vjeçe dhe sot jam 53 vjeç, ajo punë atje na ka ushqyer, por që të mbetemi në këtë derexhe, nuk e dimë”, rrëfeu një tjetër zonjë.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive, që e ka burimin tek qeveria.

“Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”.- u shpreh Dhurata Çupi.

“Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoën e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë”, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra.

Kosova: Kërkesa e Lajçak rikthen idenë e shkëmbimit të territoreve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Twitter, të shtunën, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë, por i ka cilësuar si “kërcënime dhe sulme paranojake” deklaratat për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

Reagimi i ministres Haradinaj-Stublla vjen një ditë pas deklaratës së përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak i cili gjatë vizitës në Beograd, duke folur lidhur me mundësinë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë që “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta” e Kosovës.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se deklaratat e për ndryshime të Kushtetutës së Kosovës, “kanë për qëllim që të akomodojnë të ashtuquajturën ‘Republika e Dodikut’ në Kosovë”, me qëllimin e rikthimit të idesë “për shkëmbimin e territoreve me kufij etnikë, si më pak të rrezikshme” në këtë krahasim me formimin e Asociacionit.

Ajo ka theksuar që të dy këto ide do të dështojnë. Sipas saj, Kosova është e përkushtuar për dialog konstruktiv me Serbinë, i cili do të përfshinte “kërkim-faljen dhe drejtësinë për krimet gjenocidiale të Serbisë në vitet e 90-ta dhe respektimin e mbi 33 marrëveshjeve teknike – me qëllim të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Lajçak, kishte deklaruar në Beograd se ka biseduar me drejtuesit institucionalë dhe politikë të Kosovës dhe se, sipas tij, askush nga ta nuk i ka thënë se është e pamundur të ndryshohet Kushtetuta.

“Kushtetuta nuk është Bibël dhe nëse merrem vesh për çështje serioze, normale është, ajo do të duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, ka thënë Lajçak.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Autoritetet e Beogradit, kanë insistuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës.