27.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Helmi i Navalny, gazi Novichok dhe projekti sovjetik i zhvillimi të tij

“Deopoliticus”

Me helmimin e Alexei Navalny ringjallen preokupimet në arenën ndërkombëtare lidhur me përdorimin e agjentëve kimikë. Rregullimet në fuqi të vendosura nga OPCW, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, nuk e parashikojnë posedimin dhe përdorimin e këtyre agjentëve. Gazi Novichok, një tipologji e veçantë e agjentëve nervorë, janë frut i 20 viteve studimesh laboratorike dhe, siç është dëshmuar nga rasti Navalny, janë në evolucion të vazhdueshëm. Duhet nënvizuar se pavarësisht që quhen gaze, këto janë substanca të lëngshme. Sidoqoftë, quhen gaze për arësye historike dhe pse përdorimi luftarak i tyre kërkon një metodë shpërndarjeje nëpërmjet ajrit.

Origjina
Projektimi i gazit Novichok i takon periudhës së Luftës të Ftohtë. Gjatë kësaj periudhe, Bashkimi Sovjetik ka lançuar dy programe, respektivisht “Foliant” dhe “Novichok”, në përgjigje të zhvillimit ango – amerikan të agjentit VX. Ky agjent dhe të ngjashmit me të i përkasin klasës NA (Nerve Agents), të mbiquajtur kolektivisht “agjentë V”. Kurse zhvillimi gazit Novichok përfshihet në fakt në kategorinë e “Agentëve A”, një grup kimik që akoma sot ngjall dyshime dhe paqartësi. Faktikisht dihet fakt lidhur strukturën kimike të tyre, duke qenë se nuk janë botuar kurrë kërkime në mënyrë të detajuar.

Në vitet e fundit kanë nisur të shfaqen informacione lidhur me këto produkte, pasi derivate të dialoformaldoksimës dhe të lidhur me programim shumë më të njohur “Foliant”. Informacionet e para e verifikuara lidhur me programin “Novichok” janë botuar vetëm pas përfundimit të projektit “Foliant”, në vitin 1992. Aksesi në të dhënat është siguruar nga Doktor Mirzayanov, një ish bashkëpunëtor i projektit, tani disident i shtetit rus. Por informacionet e dala janë kontestuar. Në fakt, ato rezultojnë të paplota dhe jo të certifikueshme. Pavarësisht kësaj, është njohur se midis viteve 1970 e 1990 shkencëtarët sovjetikë kanë krijuar të paktën 5 tipologji të ndryshme të agjentëve A, të gjitha me natyrë binare.

Të dhëna të reja janë dhënë nga Leonard Rink, edhe ai i përfshirë në projektin 20 vjeçar sovjetik. Shkencëtari kishte folur tashmë për programin sovjetik “Novichok” në vitin 2018, në rastin e helmimit të Sergei Skripal. Rink ka konfirmuar vërtetësinë e të dhënave të siguruara nga Mirzayanov, duke sugjeruar se ka tipologji të reja, ende të panjohura për botën, të gazit Novichok. Normalisht, gazet Novichok reagojnë brenda 2 minutash nga futja në organizëm. Këto afate nuk janë të konfirmuara në rastin Navalny, në të cilin është parë një përhapje e lehtë dhe graduale e substancës, duke konfirmuuar mundësinë e zhvillimeve të reja të programit.

Si vepron gazi Novichok
Gazet Novichok ruaajnë një sjellje të ngjashme me atë të gazeve të tjera nervore. Marrja e substancës toksike është e mundur nëpërmjet absorbimit lëkuror, me rrugë orale dhe respiratore. Gazi Novichok vret duke ndërprerë komunikimin midis nervave e muskujve apo nervave në tru. Brenda pak minutash, paralizon muskujt përgjegjës për frymëmarrjen dhe ndalon zemrën. Verifikohen edhe konvulsione. Megjithatë, në disa raste, në rast se doza është e ppamjaftueshme, vdekja mund të vonohet apo pengohet, por viktima vazhdon të përjetojë konvulsione, dobësi neuromuskulore, pamjaftueshmëri hepatike dhe dëme të tjera. Kur gazet Novichok janë të pranishme në përqëndrime të larta, ato çojnë tek vdekja prej asfiksisë apo ndalimit kardiak.

Specifikisht, toksina vepron mbi acetilkolinën dhe mbi cetilkolinesterazën. Acetilkolina është një neurotransmetues që stimulon qelizat nervore, duke rregulluar kontraktimin muskulor të organizmit. Acetilkolina shpërbëhet në vendin aktiv të një enzime, acetilkolinesterazën. Ngjajshëm me Sarinin, gazet Novichok krijojnë një lidhje kovalente me një zinxhir dytësor të serinës në sitin aktiv të acetilkolinesterazës, duke e çaktivizuar. Në rast se acetilkolinesteraza bllokohet, atëhere nivelet e acetilkolinës mbesin të larta, duke shkaktuaar spazma të forta muskulore dhe konvulsione të pakontrolluara.

Toksina mund të trajtohet me atropinë. Pavarësisht se marrja e saj e saj e ndalon efektin helmues të toksinës, kjo nuk çon në shërimin e pacientit. Në kombinim me atropinën, mund të jepet pralidoksimë, e cila favorizon largimin e agjentit nga siti aktiv i acetilkolinesterazës. Gjithsesi, këto zgjidhje ekzistuese nuk janë të konsiderueshëm si antidotë dhe alternativa të reja janë në fazë zhvillimi.

Diferenca me rastin Skripal
Helmimi i Alexei Navalny është asociiuar me rastin Skripal, i ndodhur në vitin 2018 pranë lagjes londineze Salisbury. Të dy kanë qenë subjekte të agjentit toksik Novichok, por ka disa diferenca që nuk i bëjnë rastet vërtet të ngjashëm.

Helmimi i Skripal ka ndodhur në truall europian dhe të NATO-s, në ndryshim nga rasti Navalny. Nga territorialittetet dhe juridiksionet e ndryshme deduktohet kështu një mundësi e ndryshme veprimi në nivel institucional dhe ndërkombëtar. Në kohën e rastit Skripal, territorialiteti atlantik dhe europian i Mbretërisë së Bashkuar ka mundësuar nisjen e hetimeve. Prej tyre është gjetur përgjegjësia e GRU, domethënë e drejtorisë kryesore të inteligjjencës ruse.

Kjo nuk mund të thuhet përsa i përket incidentit të Omsk. Pamundësia e kryerjes së hetimeve në territorin rus, pa miratimin e Kremlinit, nuk lejon që të përcaktohet me saktësi përgjegjësia ruse. Për momentin, mungon smoking gun e helmimit Navalny. Kështu, kjo i mundëson Federatëës Ruse t’i refuzojë akuzat e ardhura nga arena ndërkombëtare, në veçanti ato gjermane.
Nga pikëpamja teknike, prania e këtyre 5 agjentëve të ndryshëm binarë, të grupuar në kategorinë Novichok, nuk lejon përbashkësinë e këtyre dy rasteve të ndryshme. Agjenti specifik i përdorur kundër Sergei Skripal mund të mos jetë i njëjti me atë të kundër Navalny. Do ta konfirmonte dhe stabiliteti i ndryshëm i agjentit.

E drejta ndërkombëtare
Në nivel ndërkombëtar, tutla ndaj këtyre lloj armëve parashikohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Objektivi dhe misioni i Organizatës përkthehet në Konventën për Armët Kimike, një traktat shumëpalësh që ndalon armët kimike dhe i kërkon shkatërrimin brenda një periudhe të caktuar kohore. Duke pasur kohëzgjatje të pakufizuar, traktati plotëson Protokollin e Gjenevës paraekzistues të vitit 1925, që ndalon përdorimin, por jo posedimin, e armëve kimike.

Negociatat për konventën kanë filluar më 1980, gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin. Konventa është hapur për firmosje nga janari i 1993 dhe ka hyrë në fuqi më 29 prill 19977. Aderimi është i hapur për të gjitha vendet dhe aktualisht numëron 193 shtete anëtare. Në funksionimin e përditshëm të saj, Organizata merr deklaratat e shteteve aderuese.
Këto përshkruajnë në mënyrë të detajuar aktivitetin apo materialet lidhur me armët kimike dhe operativitetet relative industriale. Pasi merr deklaratat, organizata inspekton dhe monitoron strukturat dhe aktivitetet e shteteve aderuese që janë të rëndësishme për konventën, në mënyrë që të garantojë konformitetin.

Rusia ka deklaruar në 2017 se i ka shkatërruar krejtësisht armatimet e saj. Por në 2019, në vijim të rastit Skripal, Organizata e ka futur gazin Novichok në listën e armatimeve të ndaluara. Në vijim të këtij modifikimi dhe të rastit Navalny, konsiderohet për pasojë e nevojshme një procedurë e re shkatërrimi e armëve në posedim, me një investigim pasues nga ana e Organizatës. Por duke munguar smoking gun, për momentin nuk rezulton e mundur t’i bëhet Kremlinit kjo kërkesës shkatërrimi, duke mos pasur garanci lidhur me përgjegjësinë e tij. Në pritje të detajeve më të hollësishme, Organizata vazhdon ta monitorojë situatën dhe është e gatshme që ta nisë një investigim në terren, paraprakisht kërkesës së shteteve anëtare.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Edi Rama, Juda i Shqipërisë

Nga Erl KODRA

Mund të duket si teori konspiracioni, por në fakt është e vërtetë: Edi Rama është antishqiptari më i madh në histori. Argumentet e rënditura më poshtë nuk lënë vend për dyshim.

1. Si Kryetar i Bashkisë Tiranë, Edi Rama shkatërroi strukturën urbanistike të Tiranës nëpërmjet betonizimit. Si pasojë, Tirana është kthyer në një qytet që nuk funksionon, ku nuk mund të qarkullohet lirshëm nga qytetarët dhe që përmytet rregullisht. Të dhëna të besueshme tregojnë se sektori i ndërtimit ka pastruar rregullisht të ardhura nga aktivitete mafioze si trafiku i drogave dhe korrupsioni. Edi Rama, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë ka bashkëpunuar me eksponent mafioz dhe kriminal në këtë sektor, me të cilët ka ndarë interesa të drejtpërdrejta financiare.

2. Në vitin 2005 Edi Rama zgjidhet Kryetar i Partisë Socialiste, ku akuzohet se ka përdorur pozitën e tij si Kryetar i Bashkisë për të blerë pozitën e Kryetarit nëpërmjet trafikut të influencës, ose ndryshe, “një pallat, një votë”. Pozitat e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste forcohen ndër vite nëpërmjet pastrimit të partisë nga çdo zë kritik, por edhe mbushjes së strukturave me element të botës së krimit. Sot, nga PS e Fatos Nanos ka mbetur vetëm emri i saj, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Musa Ulqini dhe Erion Braçe. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste është kthyer në një tokë të djegur, ku mungojnë personalitetet intelektuale. Vendin e tyre e kanë zënë disa qenie pa asnjë pikë dinjiteti dhe integriteti moral. Kriteri kryesor dhe i panegociushëm është besnikëria pa kushte ndaj Kryetarit Rama.

3. Edi Rama vjen në pushtet në vitin 2013, por vetëm dy vjet më herët, më 21 Janar 2011, ai kishte organizuar një sulm të dhunshëm kundër qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha, me pretekstin e supozuar të korrupsionit të Ilir Metës, atë kohë aleat i Berishës. Dhuna e asaj dite u përmbyll me katër viktima, pas 4 orësh sulmi të pandërprerë kundër selisë së Qeverisë, ku pati shumë të plagosur nga rradhët e Polisicë së Shtetit. Agron Malaj, Komandanti i Grupit të Zjarrit me 21 Janar, që ishte në mbrojtje të selisë së Qeverisë Shqiptare, emërohet Kryetar i Partisë Socialiste të Matit. Sot, i njëjti individ është emëruar Kryetar i Bashkisë Burrel.

4. Ardhja e Edi Ramës në pushtet u bë e mundur vetëm pas një aleance me Ilir Metën, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), për korrupsionin e supozuar të të cilit, u organizua sulmi i dhunshëm mbi Qeverinë Shqiptare. Një personazh tjetër i mistershëm, “njeriu hije” që qëndron krah Kryeminstrit Edi Rama, dhe që njihet si personi që organizoi dhe sponsorizoi sulmet kundër qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha, me taktika tipike mafioze, akuzon Ilir Metën, aleatin e Kryeministrit, se “ka urdhëruar një vrasës me pagesë” për ta vrarë atë. Atë kohë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vetofrohet në mënyrë private për të zgjidhur këtë aferë kriminale në sferat më të larta të shtetit shqiptar. Personazhet e përfshira në skenarin grotesko – kriminal, jo vetëm që enden të lirë, por aktualisht kanë përgjegjësi të larta shtetërore. “Njeriu hije”, është shpallur nga Departamenti i Shtetit si person që nuk mund të hyjë në SHBA, si i përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion domethënës.

5. Zgjedhjet e 2013-tës sollën në Parlamentin e Shqipërisë eksponent të lartë të krimit të organizuar shqiptar, të dënuar në vendet e Bashkimit Europian, trafikantë dhe “biznesmen” të korruptuar, deri edhe killer që kishin vrarë nëpër Europë. E përbashkëta e të gjithë këtyre individëve ishte vetëm një: të gjithë ishin të zgjedhur dhe promovuar nga Edi Rama. Ligji i Dekriminalizimit që u miratua më vonë, pas një beteje të jashtëzakonshme të Opozitës shqiptare, dhe pas një presioni të madh të SHBA-ve dhe BE-së, rezultoi në zhveshjen e propagandës frenetike të Kryeministrit, por jo në heqjen dorë nga praktika të tilla, që tregojnë qartësisht se Edi Rama është Kumbari i Mafias.

6. Përgjatë viteve 2014, 2015, 2016, 2017, shoqëria shqiptare u kriminalizua masivisht, sepse i gjithë vendi u mboll me droge, nga jugu në veri. I gjithë ky aktivitet u krye nën mbikqyrjen e drejtëpërdrejtë nga Policia e Shtetit, nëpërmjet kordinimit dhe bashkëpunimit me grupet kriminale zonale. Një Raport Sekret, me statistika të sakta me emrat e rreth 120 emra oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit, ku përcaktoheshin sipërfaqet e kultivuara, me emrat e eksponentëve mafioz që bashkëpunonin hapur me Policinë, me numrin e saktë të parcelave, shkon në zyrën e Kryeministrit dhe në zyrën e Presidentit të Republikës. Qindra mijëra hektarë plantacione hashashi, dhe një ushtri me shtetas që punonin në këtë industri kriminale, nuk do të thoshte asgjë për Edi Ramën, i cili e injoron hapur realitetin. Ky Raporti Sekret i SHISH ishte dokumenti më serioz, i prodhuar nga një institucion i zbatimit të ligjit.

7. Krahu i djathë i Kryeministrit Edi Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet direkt nga Oficeri i Policisë shqiptare Dritan Zagani, si një ndër bashkëpunëtorët e një grupi të rrezikshëm trafikantësh nga qyteti i Vlorës, kushërinj të Ministrit, të cilët përdornin makinën e tij për trafik droge. Më vonë, pas presionit të aleatëve SHBA dhe BE, Saimir Tahiri largohet nga pozita e tij si Ministër, për t’u zëvëndësuar nga Fatmir Xhafa, edhe ky implikuar në trafik ndërkombëtar droge nëpërmjet të vëllait Agron (Geron) Xhafaj. Saga e Ministrave të Brendshëm të Kryeministrit Edi Rama është një tragjikomedi hollivudiane, sepse bëmat e tyre tejkalojnë çdo fantazi të shfrenuar shkrimtarësh. Telenovela e tyre akoma nuk ka përfunduar, i pari me dënimin qesharak për “shpërdorim detyre”, ndërsa i dyti me manipulim të trashë provash dhe fabrikim dëshmitarësh, në përpjekje për të shpëtuar “nderin” e shefit Edi Rama.

8. Në planin ekonomik, Edi Rama ka kryer plaçkitje të hapur të pasurive publike, me forma antikushtetuese, duke kryer një seri shkeljesh të rënda të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Dëmi ekonomik i shkaktuar Buxhetit të Shtetit përllogaritet në rreth 2 miliad euro. Kontratat e tipit PPP janë jo vetëm praktika të hapura korruptive, por mbi të gjitha, ato nuk kanë asnjë leverdi ekonomike. Edi Rama mund të mbahet mend si njeriu që zhduku çdo dallim mes vjedhjes së 100 dhe 100.000.000 euro.

9. Çdo sektor i ekonomisë kombëtare është konçensionuar me periudha 5, 10 ose 15 vjeçare, çka ka sjellë që tani një barrë të rëndë për Buxhetin, duke eleminuar çdo mundësi për rishpërndarje të drejtë të financave publike. Vetëm 2 klm rrugë qytetase në Tiranë tenderohen me 40 milion euro, ku njëra prej “kompanive” fituese të tenderit rezulton të jetë një mashtrim ndërkombëtar i Ministrit Damian Gjinuri dhe i Drejtorit Afrim Qendro. Afera e kësaj plaçke shoqërohet edhe me një krim që po konsumohet edhe sot me banorët e Unazës së Re, të cilët po protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre që prej një viti. Duket qartë se kjo është një ndër aferat më të neveritshme të ndërmarra ndonjëherë nga një qeveri që sipas ligjit, presupozohet që mbron interesin publik.

10. Epoka e Edi Ramës shkaktoi braktisjen masive të vendit nga shqiptarët, kryesisht në Francë dhe Gjermani, në kërkim të një përmbushjes së nevojave elementare. Shqiptarët ikin nga Shqipëria saktësisht për arsye të tilla ekzistenciale si buka e përditshme. Mjerimi masiv ka pushtuar vendin; fëmijë të uritur, që mbijetojnë me nga disa cent deri në 1 dollarë në ditë gjendet në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Rreth 500. 000 shqiptar janë larguar nga vendi, duke rrezikuar seriozisht strukturën e funksionimit minimal të ekonomisë, si dhe duke rrezikuar seriozisht kohezionin social dhe rënien në kaos.

11. Në planin politik, Edi Rama është një katastrofë kombëtare. Ai e ka polarizuar shoqërinë, i ka ndarë shqiptarët në Rilindas; një grup ose sekt kriminal që udhëhiqet prej tij dhe benjaminit Erion Veliaj; dhe NE të tjerët, që rezultojmë të jemi shumica absolute e shqiptarve, demokratë dhe socialistë. Opozita shqiptare prej një viti ka dalë nga sistemi i ngritur nga Edi Rama, ku mes të tjerash, ajo refuzon të bëjë fasadën e Kryeministrit. Populli opozitar, në të vërtetë rreth 80 % e shqiptarve, kërkon largimin pa kushte të Kryeministrit. Protestat masive të zhvilluara përgjatë këtij viti ishin ndër demonstrimet më të mëdha që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Policia e Shtetit nën drejtimin e një ish gjenerali delikuent dhe besnik i Edi Ramës, ka ushtruar dhunë sistemike kundër 100.000 mijë protestuesve të opozitës, duke i helmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera të dhunës policore.

12. Ajo çka i ka shkatërruar përfundimisht interesat kombëtare, sigurinë politike, sigurinë juridike dhe rendin kushtetues të Shqipërisë, është kapja dhe njëkohësisht shkatërrimi i Reformës në Drejtësi nga Edi Rama. Duke përdorur “qëllimin e mirë” të ndërkombëtarve, ai mbylli de facto Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, duke eleminuar çdo çelës sigurie që mbron rendin kushtetues të Republikës. Pas kësaj, Edi Rama i ka të gjitha mjetet dhe burimet njerëzore që të shkatërrojë edhe institucionet e tjera, siç po e bën në të vërtetë me sulmin ndaj Presidentit të Republikës. Ngjarjet dhe skandalet që kanë shoqëruar qeverisjen e Edi Ramës janë të jashtëzakonshme, të forta, sistemike, tronditëse. Megjithatë, Edi Rama nuk lëkundet, me mbështetjen edhe të disa “ambasadorëve” me axhenda të dyshimta dhe jo dinjitoze.

13. Edi Rama i vodhi, i bleu, i rrëmbeu, i plaçkiti zgjedhjet e Vitit 2017 (dhe jo vetëm). Gazeta gjermane Blid publikoi përgjimet e krerëve të PS-së, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe vet Edi Ramës teksa aplikonin vjedhjen masive të zgjedhjeve. PPP-ja (Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme) Arta Marku nuk mund të hetojë bosin e saj, i cili e përzgjodhi mes shumë emrave të tjerë me garancinë e Ulsi Manjës. Në këto rrethana, situata e Shqipërisë duket e pashpresë.

14. Me politikat e tij të nëndheshme, Edi Rama i ka dëmtuar thellësisht interesat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Mbështetja për planin e korrigjimit të kufinjëve të presidentëve Thaçi – Vuçiç, në të vertetë një plan serb ky, është vetëm njëri nga aspektet që i kanë dëmtuar thellësisht interesat kombëtare. Diskutimi i një teme të tillë delikate, dhe vënia në pikëpyetje e shtetësisë së Kosovës, është dëmi më i madh në planin strategjik që i është bërë ndonjëherë interesave kombëtare. Po ashtu, mbledhjet butaforike mes dy qeverive ishin një reklamë boshe, por në të vërtetë, asnjë marrëveshje e nënshkruar mes dy qeverive nuk është vënë në zbatim.

15. Hapja e Negociatave të antarësimit në BE është gënjeshtra më spektakolare që ndonjë Kryeministër i ka bërë vendit të tij. Duke qenë në nevojë ekstreme për të shitur dështimin si sukses, ky njeri i paskrupullt nuk e ka për gjë të organizojë edhe ceremoni dekorimi për hapjen e negociatave, që në fakt nuk janë hapur. Kushtet e BE-së, posaçërisht të Gjermanisë dhe Francës janë të papërballueshme. Edi Rama është dështimi më i madh i shqiptarve; në fakt ai është turpi i tyre.

16. Më në fund, marrëveshja e Novi Sadit e nënshkruar me Presidentin Serb dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut është padyshim përpjekja më e neveritshme, e bërë në mënyrë demonstrative kundër interesave tona dhe interesave perëndimore. Shtrëngimi i duarve treshe dhe gjuha e trupit e Edi Ramës e tradhëtoi atë, ajo është shenja më kuptimplotë se ky njeri është një armik i betuar i vendit të tij.

16. Përmbledhtas, Edi Rama ka punuar sistematikisht kundër interesave të vendit. Është krejtësisht e pabazë të shpresohet se pas gjithë kësaj rezumeje, që në të vërtetë nuk e prekë të gjithë veprimtarinë antikombëtare të Edi Ramës, mund të shpjegohen me elemente të tjera, siç është përshembull nevoja e tij për pushtet, dobësitë njerëzore, budallallëku, ose paaftësia. Edi Rama është plotësisht i aftë të punojë kundër interesave të vendit të tij, duke mos përmbushur asnjë detyrë kushtetuese, duke zhytur vendin në kriminalitet të thellë, duke plaçkitur ekonominë kombëtare, Buxhetin e Shtetit dhe pasuritë publike, duke kriminalizuar thellësisht politikën, duke shkatërruar Partinë Socialiste, duke kriminalizuar çdo strukturë të organeve ligjzbatuese. Edi Rama shkatërroi perspektivën e integrimit europian, që vështirë se do të rikthehet ndonjëherë. Ai e ka kthyer shtetin shqiptar në një karakatinë të çuditshme mafioze, ku krimi, vrasjet, imoraliteti, fajdet, plaçka, janë kryefjala e jetës së përditshme. Edi Rama ia doli rrëzojë përtokë dinjitetin e shqiptarve, si njerëz të paaftë të ndërtojnë shtet të së drejtës. Presidenti Macron e çmontoi me dy fjalë propagandën e nevertishme të tij.

17. Ky tekst është bazuar në të dhëna publike, por edhe në të dhëna të tjera të përpunuara nga analistë të fushës. Përfundimet janë produkt i rezultateve të secilës ngjarje të ndodhur përgjatë karrierës politike të Edi Ramës. Kjo është një bazë e mirë për të filluar hetimin për njeriun që prej 20 vjetësh punon kundër interesave të vendit, nga pozitat e administratorit publik, që nga pozita e Ministrit të Kulturës, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër i Shqipërisë.
Ps: Ky tekst mund të shpërndahet lirisht.
Ps2: Ky shkrim është publikuar para një viti.

Paskal Milo shpërthen kundër Ramës: Eshtë autortitar, pjellë dhe përfaqësues i oligarkëve dhe koncesioneve

Paskal MILO

Koncepti klasik i luftës politike për pushtet në të gjitha vendet e botës perëndimore me demokraci liberale ka pasur në themel të tij konkurrencën e alternativave dhe programeve të grupimeve të larmishme politike, të quajtura të djathta, të qendrës e të majta. Ndër vite e në përshtatje me zhvillimet e nevojat, platformat tradicionale politike dhe elektorale kanë ndryshuar e janë modernizuar, por pa e kaluar ylberin ideologjik të ndarjes së madhe bllokiste.

Në Shqipërinë e saposhpallur pluraliste të fillimit të viteve ‘90 të shekullit të kaluar kishte një injorancë të plotë të kulturës politike perëndimore. Partitë e reja politike që u krijuan kopjuan ose përshtatën përciptazi programe të partive europiane të djathta e të majta.

Më tepër u bë kujdes për emrat e partive sesa për thelbin e programeve të tyre në kushtet e Shqipërisë të sapodalë nga sundimi i gjatë i një regjimi njëpartiak komunist. Kështu, u themelua në mars 1991 Partia Social Demokrate dhe në qershor të atij viti Partia e Punës e Shqipërisë ndërroi emrin në Parti Socialiste.

Ky ishte veç fillimi i krijimit të së majtës shqiptare në traditën dhe modelin social-demokrat europian, por që vite më vonë u fragmentarizua me themelimin e dy–tri partive të tjera si Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokracia Sociale etj. Pa u zgjatur në histori, aktualisht e majta shqiptare e themeluar në vitet e tranzicionit shqiptar thuajse nuk ekziston.

Procesi i shthurjes së saj nisi në fillim të viteve 2000, kur ajo e ndodhur në pushtet, u miklua nga favoret e tij, u infektua nga korrupsioni dhe humbi frymën demokratike të përfaqësimit të shtresave sociale që duhej të përfaqësonte.

Procesi i transformimit të së majtës shqiptare, veçanërisht i partisë më të madhe të saj, asaj Socialiste, në një organizatë politike pragmatiste dhe eklektike, filloi pas vitit 2005, kur ndodhi edhe ndryshimi në udhëheqjen e saj, largimi i Fatos Nanos dhe ardhja e Edi Ramës në postin e kryetarit të saj. Vitet 2005-2013, që janë vitet e opozitës për Partinë Socialiste, ndonëse u ruajtën formalisht kolonat programore të një partie të majtë, shënuan fillimin e desocializimit të saj programor dhe të “çlirimit” të saj nga vlerat dhe traditat pozitive të trashëguara, që për fat të mirë të saj, identifikoheshin me emrin e partisë.

Jo vetëm rikompozimi i simboleve partiake apo ndryshimi i ngjyrave të flamurit të partisë, por edhe deklaratat e metodat thellësisht personale dhe autoritare të kryetarit të PS-së paralajmëruan “varrosjen” politike të kufomës së vjetër që kundërmonte komunizëm dhe ngritjen graduale brenda saj të një krijese të re që do të kishte në themel të saj vulën dhe botëkuptimin personal të Edi Ramës që nuk kishte asnjë lidhje me konceptet e së majtës moderne europiane.

Pikërisht e jo pa qëllim në këtë kohë, në përgatitje të këtij ndryshimi cilësor, kryetari i partisë më të madhe opozitare deklaronte se ajo nuk ishte as e majtë dhe as e djathtë, se ai personalisht nuk ishte politikan!

Periudha 2005-2013 ka qenë koha e anarkisë politike në koncepte e në veprime e Partisë Socialiste që mbuloheshin nga nevoja e një opozitarizmi të fortë e të domosdoshëm ndaj qeverisjes autoritariste e subjektiviste të Sali Berishës e të Partisë Demokratike.

Për herë të fundit Edi Rama u shfaq formalisht si socialist dhe për herë të fundit para se t’i jepte lamtumirën “gërmadhës” komuniste, alias Partisë Socialiste, ai paraqiti programin elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 që ishte edhe ceremonia mortore e saj. “Rilindja”, jo pa qëllim ishte zgjedhur ky emër, ishte gati si strukturë për të zëvendësuar de facto të vjetrën që po varrosej e për të qeverisur vendin.

Socialistët nuk e kuptuan që me votat dhe me duart e tyre varrosën historinë dhe vlerat më të mira të tyre. Largimi i Sali Berishës ishte alfa dhe omega e tyre. Kjo iu dha, dhe jo pa të drejtë, një kënaqësi të madhe të momentit, por nuk menduan se dasma e tyre e fitores elektorale do të ishte njëkohësisht edhe shkurorëzimi përfundimtar i Partisë Socialiste nga legjitimiteti historik si parti e majtë.

Rilindja kishte shënuar ditëlindjen e saj. Lindi për të hedhur poshtë trupin dhe frymën ku u mbars dhe doli në jetë. Kishte filluar epoka e saj. Nuk do shumë vëmendje për të kuptuar se cilësia e qeverisjes në raport me premtimet, pritshmërinë dhe ardhmërinë europiane të vendit në këto shtatë vite ka ardhur në rënie.

Bilancet zyrtare të “arritjeve” të qepura në zyrat e administratës publike nuk entuziazmojnë asnjë njeri, madje as edhe ata që i hartojnë. Atmosfera është e mbarsur me shumë pesimizëm e pakënaqësi që ndihet e preket kudo. Veç “mbreti” dhe oborrtarët e tij nuk e shohin ose bëjnë sikur nuk shohin. Përpara janë zgjedhjet e reja parlamentare.

Sido që të shtyhen këto muaj, me ose pa Covid, me premtime të reja, me inaugurime veprash imagjinare, me rritje simbolike pagash e pensionesh, me punësime të përzgjedhura e të përkohshme, në mendjet e shqiptarëve ka filluar të vërtitet pyetja: për cilin do të votojmë? Ushtria e militantëve të strukturave partiake ka kohë që ka bërë radiografinë e re të elektoratit dhe sondazhet e përdyjavshme që matin humorin e tij zgjedhor kanë kohë që kanë filluar.

Retorika dhe sulmet verbale ndaj kundërshtarëve është shumëfishuar. Rrjetet sociale gëlojnë pa fund e në mënyrë të organizuar nga propaganda elektorale. Në thelb nuk ka asgjë të re. Të gjithë, përveç të përkëdhelurve të pushtetit dhe oligarkëve, ankohen e nuk kanë besim. Shqipërisë i duhet një e majtë e re në ide dhe në organizim. Rilindja nuk është e majtë, ajo është pjellë dhe përfaqësuese e oligarkëve, e PPP-ve dhe jo e masës së gjerë, që aq shumë shpresoi në 2013-ën dhe që aq shumë u zhgënjye ndër vite. Koha është tani. Çdo vonesë është humbje. Organizim për t’i rikthyer Shqipërisë një të majtë moderne, europiane, humane dhe të përgjegjshme për fatet dhe sfidat që ajo ka tani e në të ardhmen.

Me Bashën apo me Ramën fiton biznesi i vogël?

Nga Vehap KOLA

Rama e rrënoi biznesin e vogël duke e përfshirë në skemën e TVSh-së, duke i marrë tatim-fitim dhe duke shtuar shpenzime si tarifa mujore për kontabilistin, mirëmbajtja e kasës gjobat për kupon etj.

Veliaj dhjetëfishoi taksën e hapësirës publike, nga 1500 lek të vjetra/m² e bëri 15,000 lekë/m².

Veliaj dyfishoi edhe taksën e pastrimit, takspn e gjelbërimit, shpiku një taksë për arsimin, taksë për fjetje në hotele, etj.
Të kishe një dyqan, një minimarket apo një punishte në Tiranë u bë një punë e kotë, pa fitim dhe pa motivim.

Në kulmin e kësaj mërzie të përgjithshme, kur shumica kërkojnë mënyra për të ikur nga Shqipëria, erdhi tërmeti, pastaj pandemia.
Rama nuk i ndihmoi bizneset e vogla.

Dha shumë pak lekë dhe me shumë bela e stres për t’i marrë.

Mali i Zi dha 1.2 miliard Euro. Serbia 4.5 miliard.

Më këtë situatë, Basha shpalli se do ta ngrejë tavanin e biznesit të vogël në 140 milion lek të vjetra, duke hequr TVSH-NË, dhe do të taksojë vetëm.0.5% të xhiros.

Të gjitha taksat e tjera lokale dhe qëndrore zerohen me planin e Bashës.

Rama e kopjoi që të zbehte efektin e premtimit të Bashës: e bëri taksën 0%.

Por taksat dhe tarifat lokale nuk i preku.

Një biznes me xhiro 140 milion paguan me Bashën 700 mijë lekë të vjetra në vit.

Me kaq i shlyen të gjitha.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve 18 mijë biznese kanë këtë nivel xhiroje.

Sa janë taksat lokale që paguan një biznes i tillë sot?

72 mijë biznese kanë xhiro deri në 50 milion dhe paguajnë maksimumi 250 mijë lekë të vjetra në vit me planin e Bashës.

Sa janë taksat lokale që paguajnë këto biznese sot?

Krahasojini këto duke marrë si shembull biznesin tuaj dhe bjerini lapsit kush ju takson më pak sot.

Por mos harroni as se kush ju uli në gjunjë duke ju kaluar në biznes të madh mbi 20 milion lek.

Çim Peka, 10 pyetje Edi Ramës: Eja të Enjten bilbilos tek unë!

Edi, nje pasaktesi e Shkullakut nuk e ben çeshtjen me pak korruptive. Hajde te Enjten bilbilos tek une! 10 pyetje qe duan pergjigje:

1. Pse jeni lidh me Klodian/Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton?

2. Ku kishin keta eksperience me inceneratore?

3. Psu ju dhane qindra milione euro kompanive te sapokrijuara pa pasur si investim asnje kosh plehrash apo makine perpunimi? Kompani e posakrijuar me vec 100,000 leke kjo e elbasanit.

4. Pse keta miqte tuaj shpiken disa kompani, I fshehen ne disa guacka me drejtore fiktive per firma dhe ju ndryshuan emrat? Keto kompani i paraqitet ne shkresa si me experience duke mashtruar?

5. PSE nuk eshte botuar ne Fletore Zyrtare as Kontrata per Inceneratorin e Fierit dhe as Kontrata per Inceneratorin e Tiranes?

6. Keni nxjerre 75 milione euro deri tani nga buxheti pa pasur kontrate te botuar ne fletore zyrtare?

7. Ministria e Financave ju njoftoi muajin e shkuar qe ndonese ka perlare dhjetera milione euro nuk ka investuar as 12% te fondit qe duhej te kish investuar (botuar ne Revista Monitor). Cfare shteti rrumpalle jeni ju qe ju vjedhin miliona dhe edhe kur ju njofton ministria e financave dhe ju fshiheni nje psaktesie te Mandit?

8. A do nderpritet kontrata me keta sekseret tuaj qe nuk kane respektuar kushtet e kontrates?

9. A ka ndonje ekspert inceneratoresh Shqiperia? Asnje. Si keni pranuar shifren qe ju thane ata qe kinse nuk i njihnit? Si e vleresuat?

10. Me thoni dot cfare kushtesh mjedisore keni shenuar ne kontrate? Cfare kufizime per ndotesit ne ajer? ASNJE!!

Muralja në pallatin e artistëve/ Vajza e kompozitorit të madh, akuza ndaj Veliajt: S’ke pse të hakmerresh në këtë mënyrë

Ertrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit të madh Feim Ibrahimi ka qenë e ftuara speciale e gazetares së Fax News Edona Haklaj, në emisionin ‘Oda’, i cili transmetohet çdo të shtunë.

Që në nisje biseda është ndalur te një nga çështjet më të bujshme, që ka ndodhur këto ditët e fundit, sa i takon artit mural, ku në pallatin ku ka jetuar Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Feim Ibrahimi, është krijuar një grafikë nga artisti Franko Dino me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Por familja Ibrahimi është ndjerë e fyer nga puna e përfunduar, ku portreti i Ibrahimit nuk është vendosur, por vetëm partitura e tij, ndërkohë që nuk është zgjedhur njësoj për Agollin dhe Kadarenë.

Gjatë bisedës, Ertrita, e cila është njëherësh edhe vetë pianiste, tregon të gjithë atë që ka ndodhur, para se të përballeshin me veprën finale.

“U befasova, sepse në historinë e muzikës shqiptare Feim Ibrahimi ka të njëjtën vlerë siç ka Ismail Kadare apo Dritëro Agolli në letërsinë shqipe.

Pasi vepra e tij luhet në gjithë botën, në vendet kryesore sigurisht, shumë herë telefoni im tringëllon sepse më kërkojnë partiturat e tij nga vende të ndryshme të botës. Nuk e kuptoj këtë diferencë ndërkohë që aty kanë kontribuar për gjithë jetën të tre këta artistë, dhe kemi qëne përvecse komshi dhe miq të jashtëzakonshëm.

Ai pallat është quajtur gjithmonë pallati i artistëv, pikërisht se ishin këta të tre. Kur ai piktori, djali i ri qe po piktoronte fasadën e murit, erdhi na trokiti në derë për të kërkuar një partiturë mamaja ime dhe unë ja dhamë më dëshirë sepse nuk e kuptuam realisht cfarë donte të bëntë. Menduam qe do të vihej dhe portreti dhe ishte shumë në rregull.

Kur e zbulova se nuk ishte, mbeta e befasuar pasi nuk ka arsye për këtë diferencim. Pastaj fillova të mendoj që kjo vjen për shkak të reagimeve të mia ndaj bashkisë së Tiranës, e cila është komisioneri i asaj muraleje, ose për shkak të injorancës të atyre që e kanë vendosur këtë.

Ndoshta nuk dinë rëndësinë qe ka Feim Ibrahimi në muzikën shqipe. Ndoshta nuk dinë sepse në shkolla lënda e muzikës është më e denigruara. Kam vënë re që edhe në librat e muzikës nuk ka mjaftueshëm informacion për historinë e muzikës.

Ndoshta vjen nga ky fakt, megjithëse Feim Ibrahimi ka realizuar vepra që janë futur në histori. Nuk është ndonjë arsye e mirë, sepse ata që punojnë në bashki të mos njohin kush është njeri apo tjetri, tregon qe ka një hendikap të madh.

Këtu nuk bëhet fjale për mua por për tim atë, dhe s’ka pse të hakmerresh në ketë mënyrë. Është mendimi i parë që më ka ardhur në kokë, mund edhe të mos jetë por nuk e përjashtoj. Unë nuk jam militante, as im atë nuk ka qënë. Nuk jam as e PS as e PD, politika ime është vetëm arti”, u shpreh Ibrahimi.

Sa i takon artistëve që merren me politikë, apo e kundërta, Ibrahimi tha se i pëlqen të mos përfaqësohet nga asnjë parti politike.

”Nuk e shoh politikën si ambient të përshtatshëm për politikën, por them se një artist nuk ka nevojë per politikën. Jemi në kushte të vështira sot, por kjo nuk do të thotë qe ti duke shkuar pas një politikani do të gjesh mjetet e duhura për të jetuar apo mbijetuar sepse nuk është e thënë.

Tani kohët e fundit, cdo ditë shoh një artist që i bashkohet rradhëve të një partie kryesisht asaj në pushtet dhe më duket pak e ekzagjeruar. Cdo ditë po del nga një, dhe më duket pak e stisur, jo natyrale, jo zgjedhje personale.

Nëse është kështu atëherë nuk është dicka e mirë, nëse janë zgjedhje personale, jo të shtyra nga palë të treta është e pranueshme.

Gjithsesi mendoj që artisti nuk duhet te përfshihet ne punët e politikes, sepse ose do të bëje mirë artin ose do të bëje keq politikën”, është shprehur më tej artistja në bisedën me gazetaren Haklaj.

Bardhi publikon videon dhe ka një pyetje për Edi Ramën: Kush i mori 75 milion euro?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikon videon dhe ka një pyetje për Edi Ramën: Kush i mori 75 milion euro?

“Pas çdo klithme, pas çdo shantazhi fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë! Kush janë pronarët e inceneratorëve? Një pyetje që e sfidoj Edi Ramën të përgjigjet. Njerëzit kanë të drejtë të dinë, kush i ka marrë 75 milionë euro”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Pas cdo klithme, pas cdo shantazhi fshihet vetem frika per perballjen me drejtesine! Kush jane pronaret e inceneratoreve? Nje pyetje qe e sfidoj Edi Ramen te pergjigjet. Njerezit kane te drejte te dine, kush i ka marre 75 milione euro.

Gepostet von Gazment Bardhi am Samstag, 17. Oktober 2020

Biznesmeni reagon ashpër pas atentatit: Nëse më preket një fije floku, i dyshuari është Ben Blushi

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar publikisht duke akuzuar gazetarin Ben Blushi për atentatin e dështuar ndaj tij.

Ai thotë se nëse i preket vetëm një fije floku atij dhe familjes, ai ka vetëm një të dyshuar: Blushin.

Dhima shpëtoi për pak nga një atentat që mund t’i ishte rrezikuar jetën atij bashkë me të bijën.

Kujtojmë se më herët në media është botuar një letër e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë, në të cilën denoncohet ish-deputeti Blushi, se nuk i ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por edhe për një borxh 100 mijë euro të marra në emër të të vëllait, të cilat refuzon që t’ia kthejë.

Reagimi i biznesmenit

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit ben qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

Breaking News!Tronditese!Video ekskluzive e atentatit mafioz ndaj biznesmenit Andon Dhima pasi ai denoncoi ne narkoprokurori dhe ambasaden e SHBA Arben Malaviten per mos kthimin e borxhit pre 100000€ nga ky i fundit. Nderkohe biznesmeni Dhima dhe femijet e tij kane denoncuar ne polici se kne konflikt te hapur vetem me Arben Malaviten.Andon Dhimen e shpetoi ashensori, me sakte e vajza e tij qe mbajti ashensorin gjer sa hyne te dy pa ardhur vrasesit e tij. Duke denuar si nje krim te shemtuar shteteror i them me kete rast Arben Malvites kthe urgjentisht parate se per çdo akt ndaj Andon Dhimes do pergjigjesh personalisht. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 17. Oktober 2020

Mediu thirrje Metës: Shpërndaje Parlamentin nëse Rama nuk konsideron kthimin e dekretit për Kodin Zgjedhor

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me strukturat e partisë së tij në Shkodër ka deklaruar se kjo forcë do të ketë deputetin e saj në këtë qark.

Teksa ka komentuar situatën në vend dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas tij me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, Mediu theksoi se Kreu i Shtetit, Ilir Meta duhet të shpërndajë Parlamentin, nëse “parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cenohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij.

I kam kërkuar opozitës dhe e përsëris qe opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ja kërkojë Metës të marrë një vendim të tillë”, tha Mediu.

Më tej Mediu deklaroi se është koha e të djathtës dhe ajo duhet të bashkohet me shqiptarët për të ecur para në rrugën europiane dhe kundër regjimit të korruptuar të Ramës.

Shkullaku i përgjigjet Ramës: Po të bëri punë kjo video e ky montazh për në SPAK, ta kam fal’!

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja ironike e analistit Armand Shkullaku, ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit montoi një kronikë me zërin e tij si përgjigje ndaj analistit për inceneratorin e Elbasanit.

“Per videoklipin e Edi Rames qe ma kishte kushtuar me zerin e tij:

Po te beri pune kjo video e ky montazh per ne SPAK, ta kam fal”, shkruan Shkullaku në reagimin e tij.

Edi Ramës iu desh dy ditë që nga e enjtja në mbrëmje kur doli në ‘Opinion’, që t’i kthejë një përgjigje analistit Armand Shkullaku, pasi ky i fundit e përballi me fakte kokëforta se si inceneratori i Elbasanit nuk punon edhe pse ka marrë miliona euro nga fondet publike.

Aq i fortë është inati I Ramës, sa ka vendosur ta montojë vetë kronikën me zërin e tij si përgjigje për Shkullakun.