27.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Pse Perëndimi po e menaxhon me shumë kujdes çmontimin e këtij regjimi?

Nga Red VARAKU

Ishte djegja e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, që e ktheu seriozisht vëmendjen e Perëndimit në Shqipëri.

I cili menjëherë pasi ka monitoruar krizën dhe ka konstatuar arsyet reale të saj, ka marrë situatën nën kontroll dhe i ka imponuar kryeministrit një plan për të zgjidhur krizën, sigurisht duke e kushtëzuar me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo për të shmangur krijimin e një përbindëshi tjetër në Ballkan, që refuzon rregullat dhe politikën e perëndimit dhe po përpiqet të qeverisë jo nëpërmjet vlerave demokratike perëndimore , por nëpërmjet dhunës dhe shantazhit.

Plani përfshinte krjimin e një Këshilli Politik në janar, i cili do të kishte autoritet ekskluziv mbi reformën zgjedhore, duke anashkaluar kështu parlamentin.

Pas gjashtë muajve, në 5 qershor ky Këshill prodhoi një marrëveshje, e cila u përshëndet nga nivelet më të larta Perëndimore, Parlamenti Europian, Komisioni Europian, shtetet anëtare përfshi këtu dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Por, ajo që ndodhi dje në Shqipëri me injorimin e paralajmërimeve të të gjithë këtyre aktorëve perëndimorë, me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, në të vërtetë është një provë që kjo klikë e superkorruptuar, nuk pranon të iki nga pushteti me votë, por kërkon ta mbajë atë me çdo kusht.

Akti i djeshëm është një përpjekje e hapur për të injoruar rregullat bazë të lojës në një shtet demokratik, anëtar të NATO-s dhe kandidat për hapjen e negociatave me BE.

Pas kësaj, besoj është e qartë për të gjithë, që kjo qeveri as që e vë ujin në zjarr për interesin e qytetarëve, të cilët kërkojnë një orë e më parë zgjidhjen e krizës me qëllim avancimin e axhendës europiane të Shqipërisë , por ka në thelb përpjekjet e një njeriu për të instaluar një regjim anti-demokratik dhe për tu shndërruar në një autokrat tipik si Putin.

Ky njeri që ka frikë nga vota e lirë, po bën përpjekje për të degraduar sistemin, për të shkaktuar një krizë artificiale dhe për të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo klikë e korruptuar, po përdor shantazhin e dhunës së kartonave si mjet kryesor për të mposhtur kundërshtarin si dhe po përdor pushtetin që ka ende, për të motivuar horrat dhe banditët.

Por, falë sakrificës, durimit, maturisë dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme të Opozitës, Perëndimi sot është më i qartë dhe më i vendosur për t’i prerë rrugën këtij njeriu.

Ai po e çmonton atë pothuajse me kujdesin që tregohet kur çmontohet një minë me sahat, sepse dihet që çdo gabim i vogël në përllogaritje, mund ta hedhë Shqipërinë në erë.

Ky rrezik po përballohet, falë maturisë dhe qëndrimit të palëkundur të të gjithë faktorëve përfshi këtu dhe opozitën, të cilët po i menaxhojnë me sukses të gjitha provokimet e kryeministrit, i cili në ikje po i luan të gjitha letrat për të marrë një garanci për vete nesër dhe është gati t’i vërë flakën Shqipërisë, nën motòn “pas meje qameti”.

Por, nuk do t’ia dalë! Jo vetëm për faktin se askush nuk ia ka dalë dot asnjëherë kundër Perëndimit, por sepse sot ai është njeriu me bilancin më të zi qeverisës dhe me popullaritetin më të ulët në këto 30 vite.

Ndaj, sado që ky kryeministër dordolec të kërcënojë, opozita nuk duhet të bjerë prè e provokimeve të tij. Ajo duhet të vazhdojë të sillet me maturi dhe përgjegjësi, ashtu siç është angazhuar, jo vetëm sepse në çdo rast ky kryeministër është i humbur me çdo formulë elektorale, por edhe sepse garant për këtë është vetë Perëndimi.

La Repubblika: Edi Rama një politikan i pariparueshëm! Ka edhe një gjë të fundit për të bërë…

Një prej gazetave më të mëdha në Itali “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, ku ka pyetur edhe zëra brenda vendit tonë për çështjet më të nxehta të kohëve të fundit.

Në një speciale për Edi Ramën, media prestigjioze shkruan se si kryeministri shqiptar tashmë është bërë (një artist) i gjithëpushtetshëm.

Në artikull nënvizohen disa nga rekordet negative të Ramës, ndryshe,  siç thotë gazetari italian, nga sa portretizohej ai në një intervistë të dy viteve më parë për të njëjtën gazetë.

“Kryeministri shqiptar i ka mbyllur gojën medias (ka shkatërruar Teatrin Kombëtar). Por nga ne dhe në Europë, mbeten ende përshtypjet e shkëlqyeshme. Përse”, pyet gazetari italian  Raffaele Oriani.

“Kanë kaluar muaj të karantinës së lodhshme, që i dhanë mundësinë Shqipërisë të mbajë nën kontroll numrat nga pandemia, pavarësisht emigracionit të vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve. Në 17 maj, para se të kthehet në normalitet, ka edhe një gjë të fundit për të bërë. Në orën 4 të mëngjesit, një ruspë, në heshtjen e 70 netëve karantinë, shkatërron Teatrin në qendër të Tiranës.

Skandali është gjigant, dëmi është i madh për imazhin e Edi Ramës, artisti që pas 11 viteve në Bashki dhe 7 viteve në qeveri, ende lufton për të qenë një politikan, ndoshta i pariparueshëm”, vijon më tej artikulli i La Repubblica. “Por a nuk ishte ai lideri model i nisur drejt zhvillimit ekonomik dhe Bashkimit Europian? Në Shqipëri le të themi se mandati i parë i qeverisjes iu dedikua punës. I dyti, pushtetit”, shprehet për gazetën italiane analisti Afrim Krasniqi.

“Rama nuk bën përjashtim, dhe që prej rizgjedhjes në 2017-ën ai ka humbur vrullin reformator”.

Më tej në artikull përmenden disa raste të censurës në media, si dhe tentativa e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të kaluar ligjin “anti-shpifje” të kundërshtuar fort edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Ky ligj antishpifje tentoi të eleminojë edhe ata pak zëra të mbetur”, shprehet gazetari investigativ, Besar Likmeta. “Klima për gazetarët është shumë e rëndë. Për të mos u sulmuar, duhet të kufizohen në opinione, sepse sapo të prekin faktet janë nën shënjestër”.

Në artikullin e medias së niohur trajtohen edhe problemet e të rinjve që për shkak të papunësisë në vend zgjedhin emigracionin shpesh në rrugë të paligjshme.

Analisti: Duhet një lëvizje rezistence e tipit politik ku të gjithë aktorët të konvergojnë për rrëzimin e Ramës

Analisti Mark Marku, gjatë një interviste në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në televizionin e FaxNews është shprehur në lidhje me axhendën që duhet të ndjekë opozita për rrëzimin e Edi Ramës.

Marku shprehet se është pro protestave, por kundër revolucioneve të dhunshme, pasi shpeshherë ato nuk e rregullojnë problemin, por sjellin probleme të tjera. Analisti flet për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundra qeverisë si dhe për alternimin e sinergjisë të këtij fronti me një fushatë të mirë me kandidatë potencialë.

“Unë normalisht jam për protesta. Protestat e mëdhaja mund të sillnin dhe zgjidhjen e çështjes. Kur them për krijimin e një fronti kundra Ramës nuk kam parasysh vetëm protestat, por diçka më të gjerë. Të krijimit të një lloj sinergjie mes partive politike, mes aktorëve individualë dhe mes grupeve sociale që nuk përfaqësohen politikisht.

Një tip lëvizjeje jo domosdoshmërisht të dhunshme pasi mendoj se lëvizjet revolucionare nuk e zgjidhin problemin përkundrazi sjellin probleme të tjera. Unë mendoj një lëvizje rezistence të tipit politik ku të gjithë aktorët të konvergojnë për rrëzimin e Ramës.

Paralelisht do duhej të bëhej një fushatë elektorale me kandidatë të mirë, ti japin garanci zgjedhësve që ata janë vërtet për ndryshimin. Nuk jam dakort me lëvizjet sporadike që u bëjnë thirrje njerëzve të dalin në rrugë në mënyrë kaotike”, u shpreh Marku.

Makina e drejtorit të policisë përplas ‘Smart-in’ dhe plagos rëndë drejtuesen policia fsheh ngjarjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi ku një makinë e Ministrisë së Brendshme ka goditur një Smart të të drejtuar nga një drejtuese femër.

Por ajo që është më e rëndë është fakti se menjëherë pas këtij aksidenti, policia është përpjekur të pastrojë vendin e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesja e automjetit ‘Smart’ ka mbetur e plagosur rëndë.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan:

“Narkokomisari i Dibres Skender Golemi zhduk gjurmet e krimit qe kryen.

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.Para nje ore nje fuoristrad e MB nga rruga dytesore(e lagjes) del ne rruge kryesore me shpejtesi edhe godet nje makin tip SMART,ku brenda saj ishte nje femer e cila ka marre demtime te renda,pasi e ka goditur dhe e ka kthyer permbus erdhi ekspertiza e policise se krimit dhe shpalli fajore femren qe ishte me smart!Dhe akti me kriminal ishte kur pasi makinen me targa MB 414 AA e larguan me karrotrec dhe i mbuluan targen!

Denoncimin qe ju dergova me siper e ke 100% te sigurt se ndodhi para biznesit tim dhe isha vet prezent!

Dhe brenda makines se MB ka qene drejtori policise Diber Skender Golemi!

Kurban Bajrami/ Basha kujton klerikun e njohur: Sherif Langu ia kushtoi jetën e tij çështjes shqiptare dhe besimit në Zot

Nga Lulzim BASHA

Kurban Bajrami është ditë e përkujtimit të sakrificës dhe dashurisë ndaj Zotit. E në këtë ditë padyshim ne kujtojmë dhe nderojmë klerikët tanë, patriotët që sakrifikuan gjithçka, madje dhe jetën e tyre për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre me dashurinë për Zotin dhe atdheun.

Prandaj në këtë ditë të veçantë isha i lumtur të ndaja disa momente me familjarët e patriotit, luftëtarit dhe klerikut të shquar Sherif Osman Langu.

Me adhurimin për Zotin dhe dashurinë për atdheun, Sherif Langu ia kushtoi jetën e tij çështjes shqiptare dhe besimit në Zot.

Sherif Langu, ishte firmëtar i Pavarësisë dhe pjesmarrës i kuvendit të Vlorës, luftëtar i paepur për çlirimin e trojeve shqiptare në fillimin e shekullit të XX.

Si patriot, klerik i lartë dhe aktivist i shquar i epokës së tij, Sherif Langu ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e vështirë të përballjes me copëtimin e trojeve shqiptare por dhe me regjimin komunist.

Si kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitet e para pas çlirimit, ai u burgos dhe ndërroi jetë pa e parë Shqipërinë të lirë nga regjimi famëkeq. Kujtimi i tij dhe i atdhetarëve të tjerë shqiptarë që u sakrifikuan me vetëmohim për një Shqipëri të lirë për lirinë e besimit në Zot, për një Shqipëri demokratike e të zhvilluar do të mbetet për gjatë në memorien tonë historike dhe është dritë orientuese për të bërë më të mirën për vendin dhe kombin.

Sakrifica që bënë dje këta patriotë të shquar solli frytet e lirisë që jetojmë ne sot, sakrifica jonë është ogur i bardhë për ditë më të mira për fëmijët tanë.

Zoti na e ndriçoftë rrugën dhe lehtësoftë vuajtjet e çdo shqiptari.

Faleminderit PPE që flet qartë për popullin shqiptar dhe jo për zuzarët e pushtetit!

Nga Petrit VASILI

Faleminderit PPE garanci e palëkundur e vlerave, themeleve dhe parimeve të Europës Demokratike.

Faleminderit PPE që flet qartë për popullin shqiptar dhe jo për zuzarët e pushtetit.

Faleminderit PPE që i tregon horrave të drogës se kush janë vlerat e verteta të demokracisë.

Faleminderit PPE, që i çjerr maskën ndryshimeve Këlliro-Kushtetutese të Ramës dhe zorrave qorre.

Faleminderit PPE që nuk bën kompromise me narkoshtetin e Ramës por u jep shembullin edhe atyre që mbyllin sytë përpara kriminalizimit të kushtetutës.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.

Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

Pse ata që nuk janë infektuar me Covid-19, tashmë mund të jenë imun ndaj këtij virusi

Sistemet imune të disa njerëzve që nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj coronavirusit mund të kenë një familjaritet me patogjenin – ndoshta ndihmojnë për të zvogëluar ashpërsinë e sëmundjes nëse personi infektohet me COVID-19, sugjeron studimi i ri.

Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se midis një kampioni prej 68 të rriturish të shëndetshëm në Gjermani që nuk janë ekspozuar ndaj coronavirusit, 35 për qind kishin qeliza T në gjakun e tyre që ishin reagues ndaj virusit, raporton CNN.

Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T sugjeron që sistemi imunitar mund të ketë pasur përvojë të mëparshme në luftimin e një infeksioni të ngjashëm dhe mund ta shfrytëzojë atë memorie për të ndihmuar në luftimin e një infeksioni të ri.

Pra, si mund të kishte sistemi i tyre imunitar qeliza T reaktive nëse nuk kishin kurrë COVID-19? Ata kishin “ndoshta më parë infeksione me coronaviruse endemike”, – thonë studiuesit nga institucione të ndryshme në Gjermani dhe Mbretëria e Bashkuar. Shfrytëzimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër akoma të ngjashëm për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet kryq”, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri përfshinte analizimin e mostrave të gjakut nga 18 pacientë me COVID-19, të moshës 21 deri 81 vjeç, dhe dhurues të shëndetshëm, të moshave 20 deri 64 vjeç, me qendër në Gjermani. Studimi zbuloi se qelizat T reaktive ndaj coronavirusit u zbuluan në 83 për qind të pacientëve me COVID-19.

Gjetjet e studimit sigurisht që kërkojnë më shumë hulumtime, tha Dr. Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare për Sigurinë Shëndetësore të Johns Hopkinsit, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtimin e ri.

“Bazuar në këtë studim duket se ekziston një pjesë e konsiderueshme e individëve që kanë këtë imunitet ndër-reaktiv të qelizës T nga infeksionet e tjera të coronavirusit që mund të kenë ndikime në mënyrën se si ato krijojnë coronaviruse të reja. Unë mendoj se përmes këtyre qelizave T do të kuptojmë rolin e tyre”, tha Adalja.

“Ne e dimë, për shembull, fëmijët dhe të adoleshentët janë relativisht të kursyer nga pasojat e rënda të kësaj sëmundjeje, dhe mendoj se një hipotezë mund të jetë që qelizat T para-ekzistuese të kenë ekzistuar në sasi më të mëdha te moshat e reja sesa te të rriturit ose të moshuarit”, shtoi ai.

Adalja shtoi se nuk ishte i befasuar kur pa këtë reagim ndër-reaktiv të qelizave T te pjesëmarrësit e studimit, të cilët nuk ishin ekspozuar ndaj coronavirusit të quajtur SARS-CoV-2.

“SARS-CoV-2 është coronavirusi i shtatë njerëzor që është zbuluar, dhe katër prej coronavirusëve njerëzorë janë ato që ne i quajmë coronaviruse të fituara nga komuniteti, dhe së bashku ata katër janë përgjegjës për 25 për qind të ftohjeve tona të zakonshme”, tha Adalja.

Studimi i ri i “Nature” nuk është punimi i vetëm që sugjeron një nivel të caktuar të imunitetit para-ekzistues midis disa njerëzve ndaj coronavirusit të ri.

Rrëfehet Xhaka: Isha afër largimit pas zënkës me tifozë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka pranuar se ai kishte qenë shumë afër largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe e ka falënderuar trajnerin Mikel Arteta, që ia ka dhënë atij edhe një mundësi në klub.

Granit Xhaka raportohet se do të largohej pa asnjë dyshim nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit pasi atij iu mor shiriti i kapitenit në nëntor, pasi i shau tifozët që po e fishkëllenin kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palave.

27-vjeçari mungoi në skuadër për pesë ndeshjet vijuese, megjithatë ai e gjeti sërish veten nën drejtimin e trajnerit të ri, Mikel Artetas, të cilin tani e ka falënderuar.

“Të gjithë e dinë çfarë ndodhi mes meje dhe tifozëve. Nuk ishte një kohë e këndshme. Por, ndoshta ai ishte i rëndësishëm sepse unë u ktheva më i fuqishëm sesa kurrë më parë, kështu që kam mësuar nga ajo situatë. Shpresoj të kenë mësuar edhe tifozët”, ka thënë Xhaka.

“Unë i thosha gjithmonë vetes, por edhe tifozëve, se unë jam një djalosh që e jep 100 për qind nga vetja çdo ndeshje. Njerëzit filluan të më kuptojnë mirë me kalimin e kohës. Që të jem i sinqertë, isha shumë, shumë largimit. Deri në atë moment, e kisha pasur një kohë të mrekullueshme në klub”.

“Por, pas asaj, unë natyrisht ndihesha keq sepse nuk e prisja atë nga tifozët. Nuk e kisha pasur në mendje kurrë më parë largimin, por pasi ajo ndodhi, fillova ta mendoj atë”.

“Kur Mikel erdhi, unë e pata një takim shumë të këndshëm me të. Ai ma ktheu karrierën dhe ma dha një mundësi të dytë dhe më tregoi se më beson. Unë kam tentuar gjithçka për t’ia kthyer këtë të mirë”.

Marash Kumbulla i gatshëm të firmosë me Interin

Insistimi i Igli Tares këtë radhë duket se nuk ka funksionuar.

Marash Kumbulla raportohet nga mediat italiane se është më pranë firmës me skuadrën e Interit, që po shtyn gjithnjë e më shumë për të firmosur me futbollistin e Kombëtares shqiptare i cili ka spikatur në edicionin e fundit te Verona.

Lazio është gati të bëjë një investim të rëndësishëm financiar por Interi duket se do të përdorë një kartë të fshehtë që shtyn Veronën të pranojë ofertën e tij. Veronezët kanë kërkuar huazimin e talentit Agoume, të cilin e pëlqen shumë trajneri Juric.

Atij i shtohen edhe konfirmimi i huazimit të Salcedos, si dhe kartoni i Verganit. Të gjithëve u shtohet edhe një shifër e rëndësishme që e bën marrëveshjen për Kumbullën një nga më të mëdhatë në këtë verë ku prioritet janë shkëmbimet.

Por “asi nën mëngë” i Interit nuk janë tre kartonët e futbollistëve që propozon si pjesë të shkëmbimit, por fakti se është gati të nënshkruajë me lojtarin dhe ta lërë një tjetër vit të rritet te Verona, për ta marrë vetëm në verën e vitit 2021, kur mendon si ai do të jetë gati për të luajtur titullar e jo për të qenë alternativë në stol.

Ky opsion i pëlqen Veronës, por edhe futbollistit, i cili kërkon që të luajë me vazhdimësi, kudo që të jetë e ardhmja e tij.

Trump: Nuk dua shtyrje, zgjedhjet i dua shumë më tepër se ju…

Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedjeve të 2020, Presidenti Donald Trump tha se, nuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

“Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju,” tha presidenti në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Nuk dua vonesa. Dua të zhvillohen votimet. Por gjithashtu, nuk dua të pres për tre muaj dhe të mësoj më pas se mungojnë fletëvotime dhe se zgjedhjet nuk kanë vlerë“.

Presidenti citoi njoftime të medias për probleme me votimet me postë, pasi fletëvotimet kanë mbërritur vonë. Presidenti tha se mund të duhen javë, muaj, ndoshta edhe vite për të sqaruar çdo gjë. “A dua ndryshimin e datës (se votimeve)? Jo, por nuk dua as zgjedhje të parregullta,” tha presidenti.

Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.

Presidenti Trump shkruante të enjten në Twitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter.

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021.

Presidenti Trump edhe më parë ka lënë të kuptohet se nuk do t’u besonte rezultateve të zgjedhjeve, e ngjashme kjo me ankesat e ngritura prej tij në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Megjithatë, asnjëherë më parë ai nuk kishte hedhur aq drejtpërdrejt idenë për ndryshimin e datës 3 nëntor.

REAGIMET

Kryetari i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell tha se data e zgjedhjeve 3 nëntor është e vendosur përfundimisht. Në të kaluarën, tha ai, janë bërë zgjedhje edhe në kohë krizash.

Ligjvënësi demokrat Dan Kildee shkruante në Twitter: “Një president përhap gënjeshtra dhe propozon shtyrjen e zgjedhjeve për të mbajtur veten në pushtet. Mos lejoni që kjo të ndodhë. Çdo amerikan, republikan, i pavarur dhe demokrat, duhet të flasë hapur kundër mosrespektimit të ligjit dhe mospërfilljes së plotë të Kushtetutës nga ky president”.

Senatori Tom Udall, gjithashtu demokrat, tha: “Nuk ka asnjë mundësi që Presidenti i SHBA të mund t’i shtyjë zgjedhjet. Ne nuk duhet ta lejojmë atë të na zhvendosë vemendjen nga paaftësia që tregoi me COVID-19”.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr u pyet në dëshminë e dhënë në Kongres në fillim të kësaj jave nëse Presidenti Trump mund të ndryshonte datën e zgjedhjeve. “Asnjëherë më parë nuk jam pyetur për këtë. Nuk e kam shqyrtuar ndonjëherë këtë,” tha ai.

Zoti Barr tha gjithashtu se në dijeninë e tij, një president nuk mund t’i kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve nëse votat janë të qarta./VOA