29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Hoti kundër Ramës: Nuk ka Minishengen Ballkanik

I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten është diskutuar për bashkëpunim ekonomik sipas parimeve evropiane.

I pyetur nga Top Channel nëse do të pranoj ftesën për takimin e radhës mes partnerëve të rajonit për Shengenin Ballkanik, Hoti ka thënë se nuk ka mini Shengen.

Partia e dytë më e madhe në Qeveri, AAK thonë se nuk besojnë se Kryeministri Hoti do të pranojë të bëhet pjesë e ndonjë takimi për këtë temë duke ditur se AAK-ja është kundër.

Ideja e Shengenit Ballkanit nisi në kohën kur Kosova qeverisej nga ish Kryeministri, Ramush Haradinaj. Ajo u mbeshtet me force nga kryeninistri Edi Rama.

Haradinaj e refuzoj pjesëmarrjen në çdo takim, si kundërshtim i idesë së krijimit të një tregu vetëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu kunder doli edhe kryeministri Albin Kurti.

Ndahet nga jeta papritur mjekja e njohur

Është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta doktoresha Albana Çela, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë humbje tragjike.

Çela ka qenë një kirurge e zonja, pedagoge e dashur dhe një grua e fortë, nënë e dy vajzave. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e bën me dije Shoqata e Infermierëve bashkë me një dedikim prekës, për këtë humbje të madhe.

“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”, thuhet në njoftimin e shoqatës së infermierëve.

Të shumtë janë kolegët, miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.

Covid-19/ Mjeku infektolog bën deklaratën e fortë: Mungojnë anesteziologët, nuk kemi asnjë specialist të mjekësisë intensive

Mjeku infektolog, Ilir Tolaj ka folur për situatën e koronavirusit në Kosovë duke thënë se shifra mesatare e të infektuarve është 35-55 vjeç. Në një intervistë për Fax News, u shpreh se ka një disfavor për trajtimin e pacientëve të sëmurë pasi mungojnë kapacitetet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

“Si tek ne, ashtu edhe në botë kemi një shmangie të grupmoshave me Covid. Më herët ishin të moshuarit, ata të cilët kishin sëmundje kronike që sëmureshin më shumë dhe përfundonin me vdekje. Tani kemi një zhvendosje të këtyre grupmoshave në mosha më të reja. Sipas një analize sipërfaqësore të bërë në institucionet mjekësore të Kosovës, është një shifër 35-55 vjec që janë kryesisyht shumica e të hospitalizuarve dhe rasteve që kanë përfunduar me vdekje, por edhe sërish është e pritur nëse për një moment kemi një hapje jashtëzakonisht të madhe dhe kjo sëmundje po atakon të sëmurët dhe ata me sëmundje kronike, por në fakt ende nuk dihet cili është mekanizmi i vërtetë që shkakton crregullim në organizëm.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria kemi një anë të disfavorshme në trajtimin e të sëmurve. Mqs kapacitetet tona të të sëmurëve janë të kufizuara, kuadri mjekësor adekuat për të trajtuar gjendje serioze është gjithashtu i mangët dhe kjo nuk mund të kompensohet në këto muajt dhe javët e pandemisë”, tha Tolaj.

Mjeku shtoi se mungesa më e madhe është tek anesteziologët dhe specialistët e mjekësisë intensive që është e domosdoshme për këtor raste.

“Ne kemi disa spitale, të cilat kanë ndarë pjesë të caktuara vetëm për pacientët me Covid. Sa i përket kapaciteteve të shtretërve, por edhe të respiratorëe, mendoj që ende jemi brenda kapaciteteve të mjaftueshme për të trajtuar këtë numër të pacientëve, edhe pse një ditë më herët ishte shifër e madhe dhe kishim pacientë që kërkonin trajtim. Nëse u referohemi kapaciteteve hapësinore dhe teknike, ato ekzistojnë. Ajo që po mungon më së shumti në Kosovë janë kapacitetet njerëzore. Ne kemi një numër jashtëzakonisht të vogël të anesteziologëve dhe nuk kemi asnjë specialist të mjekësisë intensive që kërkohet për këto raste”, u shpreh Tolaj.

Popullorët Europianë, thirrje historike shqiptarëve: Mbroni demokracinë, ajo që po bën Rama, e papranueshme

Popullorët Europianë i kanë bërë një thirrje historike shqiptarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Ata i konsiderojnë të papranueshme sjelljet e Ramës me dhunimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e Kodit Elektoral në mënyrë të njëanshme dhe deklarojnë se është detyrë e partive të opozitës dhe popullit shqiptar që të mbrojnë demokracinë.

“U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”, shprehen ata në një deklaratë zyrtare sot.

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste.

Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.

Kapexhiu fshikullon Ramën: Një “shkelm” për miqtë e shtrenjtë!

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka sjellë sot në gazetën Mapo me punimin e tij, aktin më të fundit të skenës politike. Kapexhiu e thotë me karikaturën e tij, më qartë e më pastër se mijëra fjalë e përshkrime.

Edi Rama godet me shkelm ambasadorët, me të cilët ai deri tani ka ndarë çdo gjë, dhe është munduar t’i nxjerrë në publik sikur i ka gjithnjë në krah. Por Rama papritur u bë sovranist dhe i përzuri ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e SHBA, BE, Britanisë, Berlinit, kanë shprehur dje keqardhjen për ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus të Kushtetutës që kreu Rama në Parlament. Kryeministri riktheu edhe një herë konfliktin e fortë politik dhe vuri që tani në rrezik zgjedhjet, kushtin e parë dhe kryesor të nisjes së negociatave me Brukselin.

Karikatura e Kapexhiut sot në gazetën Mapo, ka pushtuar rrjetin dhe po bëhet sakaq virale.

770 milionë euro humbje/ Teliti: Ekonomia në zgrip, Qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Nga Dorjan TELITI

Te paret per taksat me te larta.

Te paret per korrupsionin endemik te strukturave shteterore.

Te paret dhe te vetmit qe brastisem ekonomine.

Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar.

COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro.

Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.

Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme.

Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur.

Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre.

Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota.

Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje.

Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje.

Preket nga Covid-19, deputeti i PS dërgohet për mjekim në Turqi

Deputeti i PS, Enver Roshi, i cili është prekur disa ditë më parë me Covid-19, është dërguar për mjekim në Turqi.

Ai u shtrua disa ditë më parë në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që tashmë ka shkuar drejt Turqisë, shkruan fax web.

Kjo tregon edhe mungesen e theksuar të mundësive për kurimin e të sëmurëve me Covid-19 në spitalet e vendit tonë.

Gjeneral Ahmetaj: Dy ministritë përgjegjëse shkelin rëndë ligjin për mjedisin detar!

Në muajt e fundit, kemi denoncuar disa nga skandalet e Qeverisë në ikje, si: “dorovitjen te oligarkët të bazës ushtarake detare të Sarandës; heshtjen cinike për marrëveshjen “historike” të detit ndërmjet Greqisë dhe Italisë, etj; makuterine mbi pronat e ushtrisë; poshtërimin e gradave ushtarake kur një doktor, pa asnje lidhje fare me profesionalizmin e ushtarakut, por në shkelje flagrante të ligjit dhe starndarteve në NATO-s, pra pa ligj, pa asnjë meritë dhe pa fare dinjitet, i dhurohet grada Gjeneralmajor dhe emërohet në krye të institucionit të arsimimit te lartë ushtarak, më tej, si drejtuesin nr. 1 të komisionit të karrierës, por përçudnisht diskretitimi ndaj karrierës ushtarake, nuk mbaron këtu … ”!

Papërgjegjshmëria cinike e qeverisë, makuteria e oligarkeve dhe ushtria e sekerëve rreth pushtetit, nuk ndalet. Para dy disa ditesh, nga media na u servir një tjetër aleluja-lajm: (https://www.gazetatema.net/2020/07/28/pamjet-live-mbytet-anija-ushtarake-ne-dhermi-ja-shkaku/) mbytjen e anijeve, me qëllim: “krijimin e parqeve nënujore për t’u shfrytëzuar për turizëm nënujorë për zhytësit”

Konkretisht, mbas urdhërit të ministrave të mbrojtjes dhe turizmit, tre institucione përgjegjëse (përfshi dhe Forcën Detare) per ruajtjen e mjedisit dhe ushtrimin e autoritetit detar, zhvilluan një “spektakël delirantësh”, për mbyten e disa anijeve të dala nga formacioni luftarak, me terma ushtarake!

Ky urdhër është në shkelje flagrante të ligjit nr. 8905, dt. 6/6/2002 “për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja”, pasi në gërmen “e”, pika 1, neni 6, specifikon fundosjen e anijeve si një “veprimtari të ndaluar”.

Lajmi u shit si gjellë e mirëservirur, pse jo tërheqëse. Por e kundërta është e vërtetë. Një akt në kundërshtim flagrant me gërmën e ligjit të sipërcituar, me konventat ndërkombëtare, me proçedurat standarte (SOP), por dhe me pasoja të rënda ambientaliste për një zonë turistike, një mrekulli naturore të mirënjohur nga turiset vendas dhe të huaj (Drimadhe/Dhërmi)!

Edhe më qesharake, është fakti që 2 ministritë përgjegjëse dhe struktura zbatuese për autoritetin dhe ruajten e mjedisit detar (ForcatDetare/Roje Bregdetare), shkelin hapur ligjin.

Për më keq, anijet e parashikuara të mbyten, janë anije shumë të vjetra dhe kanë mbetje karburantesh, lubrifikante apo dhe lundë të tjera kimike, duke rrezikuar rëndë mjedisin detar.

Edhe procedurat për mbytjen e anijeve janë antiligjore, amatore dhe delirante njëherësh.

Thënë sa me sipër, si një “show” mediatik, as propoganda në FB e “zyrtarëve delikuent” nuk mund të fshehin rrezikun e ndotjes nga rrjedhjet e depozitave të karburantit, apo dhe kërcënimin e sigurisë ndaj zhytesave amatorë nëse synojnë të futen në brendësi të këtyre anijeve.

Tre pyetje për Ministrite pergjegjese: (1) a kanë dijeni për përcaktimet e ligjit; (2) kush e ka propozuar këtë proçedurë, dhe (3) çfare konsulencash ligjore ka patur për këtë rast??

Dhe besoj përgjigjet normale janë: “ose nuk e njohin ligjin; ose makutëria për të zhvatur çka mbetur në emër të gjoja promovimit të turizmit, ose nuk pyesin as për ligje, as për konventa, dhe as për procedura zyrtare, ose “të gjitha së bashku”!.

Së fundmi, i bëjme thirrje SPAK që të vërë para drejtësisë zyrtarët e papërgjegjshëm, oligarkët e babëzitur dhe sekserët e pushteteve, për skandalet e sipërmermendura si dhe çdo abuzim tjetër në këto 7 vjet.

* Gen ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Tragjedi në Shkodër, mbyten në lumin Buna dy presona, njëri 14 vjeç

Dy persona janë gjetur të mbytur në lumin Buna në Shkodër, në afërsi të fshatit Derragjat.

Viktimat janë Dhurim Arra nga fshati Darragjat, 39 vjeç, dhe F.Pëllumbaj 14 vjeç.

Nga raportimet mësohet se 2 personat janë denoncuar disa ditë më parë nga familjarët si të humbur.

Ata janë gjetur pajetë mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk dihen ende rrethanat në të cilat dy të rinjtë kanë humbur jetën.

Kryemadhi: Nuk ka nënë e bir, babë e gocë, që ta shpëtojë Edi Ramën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se e ka nisur fushatën elektorale.

Ndërkaq, e pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj prerë: që LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD.

Nga nesër filloni fushatën, apo nisni pushimet?

Unë e kam nisur fushatën me kohë. Kam qenë në disa qytete.

A duhet të dini një gjë. Bashkia e Divjakës ka më shumë të punësuar se bashkia e Tiranës.

Nuk ka nënë e bir, babë e gocë, që ta shpëtojë Edi Ramën.

Do të dalë më i turpëruar se në vitin 1992, kur humbi Partia e Punës dhe humbjen më të madhe Ramës, do të ja sjellin socialistët e vet.

A do arrijë Rama të ju përçajë në 2021?

Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, e them që sot, se ne jemi në koalicion vetëm me Partinë Demokratike dhe në vitin 2021, nuk do të ketë asnjë deputet të LSI-së apo të PD-që të shkojë me Edi Ramën.

Deri tani ai ka blerë seksin, por nuk ka më asgjë çtë blejë.