19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

“Zoti na ka bërë sprovë për njëri-tjetrin”, mesazhi i Bashës për Kurban Bajramin

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Kurban Bajramin, këtë kremtim të sakrificës dhe besimit në Zot!

“Zoti na ka bërë sprovë për njeri tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato qe na lartësojne para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet. Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.

Dy nenet, për listat, e koalicionet nuk do preken, ndërkombëtarët ishin garantë të Marrëveshjes së 5 Qershorit

‘Pa këtë marrëveshje nuk do kishim Këshillin Politik dhe këtë produkt.

Ishin ata ndërkombëtarë që morën ata iniciativë që na çoi te marrëveshja e 5 qershorit.

Oerd BYLYKBASHI

Ishin ata garantë që u miratua ajo marrëveshje kështu siç është.

Ishin ata që kërkuan kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit deri të Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, që kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë

Po ku është Rama?

Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar.

Rama është kryetar i OSBE. OSBE ka atë standard që rregullat e zgjedhjeve nuk ndryshohen një vit para. Sigurisht askush nuk e merr sëriozisht Ramën, por është objekt tallje dhe qeshje.

Por ça bëri Edi Rama. Tha do grisim marrëveshjen.

Pak ditë më pas doli me një letër nga çeta e deputetëve të vet, që ishte një propozim i shkruar kokë e këmbë nga Rama.

Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ajo që bëmë mbrëmë ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve.

Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë…

Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari I Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit.

Ai pret të deformojë në Kodin Zgjedhor modelin prej 17 vitesh të koalicioneve parazgjedhore.

Për ne kjo është vijë e kuqe kushtetuese.’

SHBA e prerë me Ramën: Marrëveshje për koalicionet e listat e hapura me Opozitën e Bashkuar, e kuptojmë zhgënjimin e tyre

Ambasada amerikane në Tiranë u shpreh sot “e keqardhur” që ndryshimet kushtetuese nuk u miratuan “në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”, pavarësisht faktit se “vendimi ishte në kompetencën e Parlamentit”, theksohet në një deklaratë të selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Ajo i kujtoi shumicës “deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet”.

Thuajse të njejtat fjalë, ambasada amerikane i kishte përdorur dhe dje, në një tjetër deklaratë të saj, ku saktësonte gjithashtu se “ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”. Sot, duke cituar pikërisht këtë fjali, kryeministri Edi Rama tha në parlament se “nuk më vjen mirë.

Nuk më vjen mirë jo vetëm për veten time, por për të gjithë ne. Ajo fjali është një arsye për çdo person në këtë vend, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, apo në çdo rang përfaqësimi, të mos e bëjë qesharak popullin e vet, vendin e vet, shtetin e vet, sepse e kemi krijuar ne, këtë trashëgimi të ulët, e cila është vazhdim i një historie të gjatë moskuptimesh mes shqiptarëve që kanë çuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme.

Dhe që nuk e kanë lënë këtë vend të bekuar të bëhet ai që zoti ka krijuar me buajri të madhe duke i dhënë të gjitha ato që duhet që populli të jetojë me dinjitet”, tha ai duke theksuar se “këtu, sot, kjo votë është një votë me dinjitet. Eshtë vendimmarrja jonë, tërësisht e përputhur me standartet ndërkombëtare”.

Por dhe në deklaratën e sotme ambasada amerikane rithekson të njejtën gjë ashtu si dhe një ditë më parë. “Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”, theksohet në deklaratë.

Selia diplomatike e SHBA-ve komentoi dhe qëndrimin e opozitës jashtë parlamentare. “Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve”, thekson deklarata./VOA/

Humb jetën nga Covid-19 ish-kandidati për president të Amerikës

Ish-kandidati presidencial republikan Herman Cain ka ndërruar jetë nga korónavirusi. Ai ishte 74 vjec dhe lajmin e hidhur e konfirmoi faqja konservatore e internetit, Newsmax, ku Kain ishte një kontribues. Aty thuhet se politikani vdíq në një spital të Atlantës, pasi prej disa javësh ishte në gjendje të réndé shëndetësore.

Më parë, 74-vjecari ka vuajtur nga kánceri i zorrës së trashë në fazën e katërt, të cilën arriti ta mposhtte.Cain ishte shtruar që në datën 1 korrik dhe është figura më e lartë publike në ShBA që kthehet në víktímë të kórónavirusit.

Ai mori pjesë në fushatën elektorale në Tusla për presidentin republikan Donald Trump dhe u shfaq pa maskë. Cain ndoqi mitingun shkátërrimtar të 20 qershorit në Tulsa, ku tetë anëtarë të ekipit paraprak rezultuan pozitivë dhe stafi duhej të ázolohej.

Para se ti hynte politikës me Partinë Republikane dhe të kthehej në kandidat presidencial, kishte qenë drejtues bordi i degës së Federal Reserve në Kansas City.

Bloomberg: Rama shpërfill BE-në, komplikohen shanset për nisjen e negociatave

Bloomberg

Partia qeverisëse e Shqipërisë nxiti ndryshimet në rregullat e votimit përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, shpërfillur rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe duke komplikuar potencialisht shanset e vendit për të filluar së shpejti bisedimet e pranimit.

Ligjvënësit e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama mbështesin ndryshimet në Kushtetutë që ndalojnë koalicionet parazgjedhore, raportoi të enjten portalin e lajmeve www.albaniandailynews.com. Ndryshimi parandalon që partitë më të vogla të bashkojnë forcat për të bërë fushatë së bashku ndërsa qëndrojnë ende larg, gjë që dëmton shanset e tyre për të kandiduar kundër socialistëve mbizotërues. Grupet kryesore të opozitës në vend kanë bojkotuar parlamentin që nga viti 2019.

“Askush nuk e ka këtë sistem të koalicioneve parazgjedhore dhe ne do ta zhnëjmë atë,” tha Rama në parlament para votimit.

Ndryshimi vjen pas lavdërimeve nga SHBA dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në fillim të këtij muaji për partitë qeverisëse dhe të opozitës në Shqipëri që arritën një marrëveshje mbi reformën zgjedhore. Kjo çështje është lart në një listë me 15 kushte që vendi duhet të përmbushë për të filluar bisedimet e pranimit me BE.

“Arsyeja e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore është 100% politike,” tha Afrim Krasniqi, kreu i Institutit për Studime Politike në Tiranë. “Një koalicion i madh i opozitës mund të kërcënojë seriozisht mandatin e Ramës në zgjedhjet e vitit 2021, kështu që përmes nismës, Rama synon ta ndalojë atë.”

Shqipëria gjithashtu duhet të adresojë çështjet e financimit të partive politike dhe fushatave, të vazhdojë me reformën në drejtësi dhe të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha Këshilli Evropian në mars, kur vendosi të japë dritën jeshile për bisedimet e anëtarësimit. .

Rama, i cili drejton qeverinë që prej vitit 2013, po përballet me detyrën e rindërtimit të vendit pas një tërmeti nëntorin e kaluar dhe shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Gjashtë kombet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, janë të gjitha në grupin e vendeve me regjime hibride dhe me standarde demokratike në rënie, tha Freedom House këtë vit.

Dokumenti/ Thellohet skandali i pasurisë! Si fshehu Taulant Balla një apartament dhe…

Thellohet skandali i fshehjes së pasurisë të Taulant Ballës. Sipas investigimit të SYRI TV rezulton se një tjetër pronë i është fshehur deklarimit të detyrueshëm ligjor të pasurisë që Taulant Balla duhet të kishte bërë që kur vuri këmbë në zyrat e shtetit shqiptar.

Kështu, pas tokës fantazmë që nuk e kishte deklaruar në deklarimin e parë të vitit 2004, por që e kishte shitur plot 20 mijë euro në deklarimin e vitit 2005, vjen skandali i radhës ku Taulant Balla bashkë me familjarët e sheh veten e tij pronar me 25% të një apartamenti në Librazhd.

Në ndryshim nga toka, e cila u shtua dhe u shit pa origjinë e pa adresë, apartamenti për të cilin ai deklaron se zotëron 25%, vjen nga privatizimi që i kanë bërë atij prindërit e tij.

Por natyrshëm lind pyetja se si ka mundësi që Balla ka plotësuar plot 3 deklarata pasurie duke fshehur këtë pronë?

Është e vështirë të besohet se ka harruar për tre vjet rresht që zotëron 25% në apartamentin e prindërve dhe krejt papritmas vendos ta deklarojë atë në vitin 2007.

Më shumë se harresa, dyshimet shtohen se tashmë në 2007 Taulant Ballës i duhet të deklarojë prona, që më pas të deklarojë të ardhura nga shitja e tyre, pra thënë ndryshe ka dyshime të forta për pastrim parash.

Në vetëm dy ditë, SYRI TV ka vërtetuar me dokumente se Taulant Balla ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurisë duke shtuar prona të padeklaruara në deklarimin fillestar të pasurisë.

Por deklarimi i gënjeshtërt i Taulant Ballës në vitin 2007 nuk përfundon me kaq. Në këtë formular, deklaruesi ka bërë edhe disa sqarime duke iu referuar konkretisht edhe apartamentit në fjalë, ku ai pretendon se është deklaruar që në vitin 2004 i përfituar nga privatizimi me prindërit.

Fakti është që në formularin e deklarimit të vitit 2004, Taulant Balla ka deklaruar si pronë vetëm një tokë në Spitallë, dhe aty nuk ka asnjë të dhënë tjetër rreth apartamentit në fjalë.

Kjo tregon qartë se tashmë Taulant Balla, i gjendur nën presionin e justifikimit të milionave që i shtohen si me magji vit pas viti, ka filluar të trillojë në deklarimet ligjore pa marrë parasysh se në fakt ai i ka fshehur këto prona në deklarimet e mëparshme.

SYRI TV do të vazhdoje të publikojë fakte të tjera rreth fshehjes së pasurisë së numrit 2 të PS-së, Taulant Balla, i cili njihet gjithashtu si miku i familjar i Edmond Begos, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

PD: Nenet e 5 Qershorit për koalicionet të paprekshme, nesër qëndrimi i opozitës për Këshillin Politik dhe hapjen 100 % të listave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve kushtetuese nga Rama.

Bardhi thotë se, nenet e 5 Qershorit nuk preken dhe se nesër opozita e bashkuar do të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me vijimin e punës në Këshillin Politik.

Postimi i Gazment Bardhit

Nenet e 5 Qershorit për koalicionet parazgjedhore të paprekshme. Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

PD: Zgjedhjet në universitete, farsa që zhbën Autonominë e Universiteteve!

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi i ka cilësuar zgjedhjet e mbajtura sot në universitete si të ngjashme me ato të 30 qershorit të kaluar, të paracaktuara dhe pa garë.

‘Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.
Fituesit ishin të paracaktuar.

U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji i arsimit të lartë.

-Pa fushatë

-Pa garë

-Pa ide

-Pa programe

-Pa alternativa

-Me kandidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një proces kriminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universitetet.

Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

Një kalendar për të Birin e Kristaqit

Nga Elona CASLLI

Kryeministri i vendit mes shumë deklaratave, ditën e sotme ndër të tjera ka thënë- Im atë ka qenë komunist dhe si shumë të tjerë, ka qenë në anën e duhur të historisë.

Ndoshta Kryeministrit të vendit më shumë se çdo gjë tjetër në jetë, i nevojitet një kalendar për t’i kujtuar se nuk jemi në kohën e diktaturës enveriane, ku emri i Kristaq Ramës mund të përdorej si pasaportë për të përligjur një mendim a një veprim.

Sigurisht, që nuk jemi as në demokraci. Jemi në paradhomën e diktaturës moderne, ku ende na lejojnë të shprehim mendimin kundër. Kjo dhe për pak kohë, pasi në rrjetet sociale ka filluar censura globale që pashmangshmërisht do të ndihet edhe tek ne.

Kuptohet se i Biri i Kristaqit e ka pasur jetën më të lehtë nën emrin e të atit. Në kohën e qoftëlargut jeta ishte shumë më e rehatshme, po të ishe i biri i Kristaqit. Partia gjithmonë i ka vlerësuar bijtë që e kanë parë të vërtetën me sytë e Partisë.

Megjithatë, i Biri i Kristaqit, t’i hedhë një sy kalendarit dhe të të ndalet tek viti 1988, para se të deklarojë se babai i tij, ka mbajtur anën e drejtë të historisë.

Duke hamendësuar se i biri i Kristaqit nuk e ka një kalendar, po ia rifreskojmë kujtesën me një fragment të shkëputur nga rrëfimi i atij viti nga Albert Vataj.

Ekzekutimi me varje për poetin në orën 2 të mëngjesit

Kristaq Rama, i ati i Edi Ramës ka firmosur dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela, në ditët kur diktatura komuniste po jepte shpirt. Në dokument duket qartë se, Kristaq Rama ka firmosur për dënimin me varje të poetit vetëm për faktin, se ai kishte shkruar poezi që nuk i pëlqenin regjimit. Ky ishte një vendim xhelatësh i firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, për dënimin me varje të poetit të njohur më datë 10.8.1988.

Poeti Havzi Nela mori një dënim maksimal për fajin e vetëm, se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.

As tokë nuk i dhan në pushimin e pasosun, Havzi Nelës. Deri në njat cak kishte mujt me mbërri makabriteti i lëshuem në duar të zellshme gjakatarësh, mbi të cilët nderej i friguem ajo bishë e plagosun. E derdhën mish e kocka, poetin në vrimën e një shtylle, mes ferrave. Me gurë dhe mrryl e mbuluen atë grumbull të mbetun prej së gjalli. Pa varr e lanë, pa kuja, pa lot e degdisën në tjetër botë. Kaq mundi me gadit zelli i përbinshëm i një regjimi. Vetëm kaq, me diftu, i’a behu mendja djallëzore e dora e gjakut të prishun.

I biri i Kristaq Ramës dhe njëkohësisht Kryeministri i Shqipërisë, mund të pohojë gjithçka veç, kahut të drejtë të historisë.

Ata që mbajtën kahun e drejtë të historisë u burgosën, u dhunuan, u internuan dhe u pushkatuan, por kurrsesi nuk u vunë në shërbim të një përbindëshi.

Post Scriptum- Visar Zhiti në artikullin e tij “Çështja Camaj dhe Koliqi nën Vëzhgim” ndër të tjera shkkruan:

“” Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën:Më mirë të të vrasin komunistët se të jesh komunist. E thotë edhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja se të jesh i keq.

4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar

Në vendin tonë, janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Një prej tyre, është një 31-vjeçar nga Tirana, ndërsa tre viktimat e tjera janë konkretisht; një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fieri dhe një 85-vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Janë konfirmuar 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 507 teste të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.