25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Përgjimet, biseda e “Niçes” me personin që votoi 23 herë për PS: E hudha edhe votën e plakut që o në Itali…

Gazetarja Klodjana Lala ka zbuluar detaje nga dosja 339 ku zbardh edhe disa përgjithe ekskluzivisht për News24 dhe BalkanWeb nga dosja hetimore tashmë në GJKKO.

Sipas përgjimeve rezulton se si ”Niçja” i Shijakut, apo me emrin real Altin Avdyli ka pasur një rol në manipulimin e rezultateve në Shijak.
Dhe pikërisht del dhe një bisedë me Armelind Zezën, i cili akuzohet se ka votuar 23 herë ne emër të emigrantëve në një qendër votimit në Rubjekë.

Vetë ‘Niçja’ interesohet për rezultatin dhe Armelind Zeza sipër përgjimit i thotë se kutitë u mbyllën, mbaruan punë pasi edhe vulosën shpejt e shpejt 23 fletë votimi dhe i futën brenda kutive.

Nga këto përgjime duket ndikimi që ka Altin Avdyli tek këta persona lidhur me zgjedhjet e 2017 dhe votimin në emër të emigrantëve, blerjes së komisionerëve etj.

PJESË NGA PËRGJIMET

BISEDA 1

Altin Avdyli: Hë Timo
Shpëtim Marku: Ktu o vllai jot këtu jam, mos ki merak fare, këtu jemi
Altin Avdyli: Si po dalim atje mo ja q… m…?
Shpëtim Marku: Kësmet se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja se do fitojmë. E hudha dhe votën e plakut që o në Itali dhe kta gjaku im miqt e mij e ca janë gjithë këta
Altin Avdyli: Aman o Shpëtim, shife vetë aman.

Shpëtim Marku: Ktu është vllai jot, vetëm uj kena pi, ktu do rrim deriii a kupton

BISEDA 2

Artan Xhixha: O Niçe kta ktu në Radë jan tu u tall me robt. Kta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten… jo vëzhguesi i gjona.
Altin Avdyli: Hajde se e rregulloj unë tani

Artan Xhixha: Jo o burr se o gjynah

BISEDA 3

Armelin Zeza: Niçe
Altin Avdyli: Hë
Armelin Zeza: U mbyllën kutitë këtu
Altin Avdyli: Si janë punët?
Armelin Zeza: I futëm 23 vota në kuti.
Altin Avdyli: A i mbyllëm?
Armelin Zeza: Jena tull fare. I vulosëm shpejt e shpejt. Edhe i futëm 23 aty.

Komisioni Europian kundër ndryshimeve të Ramës: Tani…

Vetëm pak minuta pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese në parlament zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero ka reaguar përmes një postimi në twitter.

“Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është caktuar më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik .

Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosni të hapni negociatat e pranimit në Mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura si edhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese gjithëpërfshirëse përpara se të votohen “ shkruan Pisonero.

Basha: Makinacionet e kryeministrit në ikje nuk ndalin rotacionin, ndryshimet të papranueshme

Kryetari i opozitës, Basha reagoi menjëherë pas dhunimit të Kushtetutës nga parlamenti duke i konsideruar ndryshimet si të papranueshme dhe të pa zbatueshme për opozitën. Basha deklaroi se asnjë manipulucaion nga Rama nuk do ta ndalë rotacionin e pushtetit.

Deklarata

Akti i sotëm sot është treguesi i fundit se Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ai e ka humbur besimin e shqiptarëve dhe e vetmja që i ka mbetur, është të përpiqet sërish ta manipulojë sistemin, duke menduar se mund të zgjasë agoninë e pushtetit e tij të rrënuar.

Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për Opozitën, dhe aq më pak për qytetarët.

Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi para shqiptarëve dhe partnerëve tanë edhe njëherë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret.

Makinacionet e kryeministrit në ikje, që ka frikë të përballet me qytetarët, nuk kanë për ta ndalur rotacionin politik. Ndryshimi është i pashmangshëm.

Koalicioni ynë është me njerëzit, është me shqiptarët. Ne jemi bashkë për ta bërë këtë ndryshim. Ne duam dhe do të kujdesemi për vendin tonë, që ai të marrë prapë frymë lirisht.

Inceneratorët/ SPAK merr në hetim Klodian Zoton, ortaku i tij Ben Blushi nuk preket

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më në fund ka regjistruar procedim për dosjen e famshme të inceneratorëve në Shqipëri.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare të SPAK se pas disa dhjetëra denoncimesh të bëra në media, por së fundi edhe nga një prej aktivistëve të Nismës Thurje, ky institucion tashmë do të hetojë dosjen famëkeqe, që fillon me 178 milionë euro dhe shkon në gati 400 milionë euro. Të gjitha këto para të taksave të shqiptarëve dhe biznesit.

Në datën 24 qershor 2020, Nisma Thurje ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për inceneratorin e Fierit.

Shoqëria civile kërkoi që Prokuroria e Posaçme të hetojë koncesionin dhe zyrtarët që janë përfshirë. Kallëzimi është bërë për prishje të garës, barazisë në tendera, keqadministrim të pasurisë publike, falsifikim të objektit të truallit të ndërtimit, shpërdorim të buxhetit të shtetit, evazion fiskal dhe pastrim të produkteve të veprës penale dhe përfshirje të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ndërkohë, sot CNA.al mësoi zyrtarisht se është prokurori Dritan Prençi, i cili do të udhëheqë hetimin në lidhje me skandalet e dosjes së inceneratorëve.

CNA.al ka raportuar me dhjetëra shkrime me fakte dhe dokumente ekskluzive si lidheshin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto nga inceneratori i Elbasanit në atë të Fierit, në Tiranë, me shtetas të huaj por edhe me kompani guacka apo fantazmë të regjistruara në Hollandë.

Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë ortakët e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi. Ky i fundit ka në emër të bashkëshortes së tij 33% të aksioneve të EM Capital Group, e cila ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe./ CNA.al

Dhunon Kushtetutën për të vjedhur deputetë, por asgjë nuk e shpëton nga fundi i tmerrshëm

Ashtu sikundër pritej nuk ka supriza në votim me 106 vota pro dhe 10 kundër parlamenti votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë. Qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës nga Rama ka të bëjë vetëm me vjedhjen e disa deputetëve në tavolinë nga formula e përllogaritjes së deputetëve nga votat e marra nga partitë e vogla.

Rama po kërkon që të vjedhë disa deputetë në tavloinë, por asaj që nuk do ti mund ti shpëtojë ai është fundi I tmerrshëm që e pret nga reagimi i një populli të bashkuar kundër regjimit. Asnjë llogari për të mos lejuar shqiptartë të votojnë nuk do të funksionojë dhe se regjimi do të rrëzohet me hir ose pahir.

Nga foltorja e Kuvendit ku mori fjalën për të argumentuar ndryshimet kushtetuese, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh partnerëve ndërkombëtarë ndërsa theksoi se kjo është një cështje tërësisht shqiptare.

Bën të “fortin” me ndërkombëtarët

Ndër të tjera Rama komentoi edhe deklaratat e një ditë me parë të ambsadores Yuri Kim e cila tha se do të jenë në pritje duke parë nëse palt do të mbajnë fjalën.

“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.

Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos I themi gjërat sic janë. Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respect. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne.- u shpreh Rama.

Çfarë tha dje Ambasada e SHBA:

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika:

Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.
Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.
Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare.

Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Kjo është pija që pastron mushkritë më shpejt se çdo gjë tjetër

Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërisht vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.

Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve respiratore është shumë i madh, por jo i pakhyeshëm. Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, koll , bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.

Për këtë recetë, do t’ju duhet:

1 kilogram qepë

1 rrënjë e vogël xhinxheri

1 litër ujë

400 gram mjaltë

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr. Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë) Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht.

Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet. Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz. Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.

Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të bërë të paligjshme një të drejtë njerëzore

Nga Vehap KOLA

Sot Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të bërë të paligjshme një të drejtë njerëzore.
Nuk po bën të paligjshëm krijimin e një organizate terroriste, hapjen e një kazinoje apo organizimin e gruoeve komuniste që planifikojnë marrjen e pushtetit me dhunë, si Organizata Politike.

Po bën antikushtetues krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

Po ndalon opozitën, partitë e vogla, partitë e reja të grupohen për të mos i lënë votat e tyre të shkojnë dëm.

Ndërkohë, nuk pipëtin miza nga radhët e atyre që thyen ekranet me “luftën e tyre për t’i dhënë vlerë votës së çdo shqiptari”.

Ata që morën peng vendet e opozitës në Parlament, levat e Partisë në shoqërinë civile dhe juristët zulmëmëdhenj të vendit, me heshtjen apo bashkëpunimin e tyre me pushtetin, po orvaten t’u fshehin njerëzve faktin që kjo që po bëjnë është jo vetëm e padëgjuar për një vend demokratik, por edhe një shërbim shqeto për Ramën.

Ç’hall të kenë vallë?

T’ua ketë zënë bishtin me rrotë Taulanti?

Të jenë paguar, shpërblyer, qerasur?

Apo të jenë kënaqur me këtë arritje se ky ishte dhe misioni i tyre?

Mbajeni shënim shkrirjen e tyre me Rilindjen në ditët më të këqija të Shqipërisë.

Borxhi publik arrin rekordin historik, fatura e çmendur e Ramës për xhepat e qytetarëve

Borxhi total publik ka rezultuar në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që në fund të 6–mujorit të parë të këtij viti, duke e arritur kështu që tani objektivin vjetor të qeverisë dhe duke shënuar një nivel të lartë historik.

Të dhënat u bënë të ditura nga statistikat e borxhit për 6-mujorin e parë, të publikuara nga Ministria e Financave. Stoku i borxhit arriti në 1.26 trilionë lekë, ose 10.2 miliardë euro, me një rritje prej gati 9% në krahasim me fundin e 2019-s. Në vlerë absolute për 6 muaj, borxhi është rritur me rreth 830 milionë euro.

Rritja e stokut të borxhit ka ardhur në gati 83% nga borxhi i jashtëm, që u shtua me 687 milionë euro, kryesisht si rrjedhojë e eurobondit prej 650 milionë eurosh që u emetua në maj të këtij viti.

Ndërsa borxhi i brendshëm u rrit me rreth 144 milionë euro.

Si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të borxhit të jashtëm, pesha e tij arriti në 50.8% të totalit të stokut në fund të 6 mujorit të parë 2020, nga 48% në fund të 2019-s.

Rritja e shpejtë e borxhit publik reflekton huamarrjen e lartë për të përballuar pasojat që ka krijuar në ekonomi pandemia e Covid-19, por edhe uljen e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Buto, teksa ekonomia pritet të bjerë më të paktën 4.3% këtë vit, sipas parashikimeve zyrtare.

Në buxhetin e rishikuar së fundmi, financat ulën ndjeshëm parashikimin për të ardhurat, që priten 4% më të ulëta se fakti i 2019-s, ndërsa shpenzimet u rritën me 18% në krahasim me faktin e një viti më parë, si rrjedhojë e fondeve për rikuperimin nga tërmeti, paketave ndihmëse dhe planeve për më shumë investime kapitale. Këto ndryshime shkaktuan një deficit në buxhet (diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve) prej rreth 1 miliard eurosh, që mund të përballohej vetëm duke shtuar borxhin.

Si rrjedhojë buxheti i rishikuar 2020 parashikonte që borxhi të arrinte në 1.27 trilionë lekë deri në fund të vitit, por në fakt, ky plan është ezauruar që tani. Një rritje e mëtejshme e deficitit buxhetor dhe borxhit në 6-mujorin e dytë, nëse do të vazhdohej me planin e shpenzimeve të larta, (teksa të ardhurat për janar-qershor kanë rënë me 14%), do të vinte nën presion financat për pagimin e tij, ose do të detyronte heqjen dorë nga planet për investime kapitale.

Nëse buxheti në muajt në vijim nuk rezulton me suficit (të ardhurat të jenë të paktën njësoj me shpenzimet), atëherë borxhi publik deri në fund të vitit pritet të rritet përtej nivelit 80% të PBB-së.

5 vrasje, therje në 24 orët e fundit/ Berisha: Më shumë se në Afganistan

Horror!

5 Vrasje, therje ne 24 oret e fundit.

Me shume se ne Afganistan.

Vendi ne kthetrat e zeza te krimit!

Miq, ne harkun kohor te 16 oreve te fundit u rregjistruan pese vrasje me shume se ne perleshjet midise trupave te qeverise afgane me talebanet.

Vendi ndodhet teresisht ne duart e krimit.

Kjo eshte rezultat:

1-i lidhjeve te ngushta te qeverise nga narkokreu i saj me organizatat e bandave, droges dhe krimit. Bazuar ne nocionin se krimi qe ndihmon pushtetin eshte i dobishem.

2-shnderrimit te policise ne narkopolici me misionin e mbushjes se vendit me kanabis elektoral.

3-Mos ndeshkimit nga narkodrejtesia, dege e ekzekutivit te vrasesve, rrembyesve, pengmarresve dhe trafikanteve dhe

4-lirimit me urdher te kryekreut te meduzes nga burgu njeri pas tjetri te vrasesve serial te denuar me denim te perjetshem.

Vendi eshte teresisht ne duart e krimit. Narkopolicia eshte e zene me mbrojtjen e plantacioneve te hashashit.

Miq, krimi shqiptar eshte rrezik per mbare Europen. Shqiperia ecen drejt rikthimit te vizave. sb

Sokol Sadushi u përzgjodh anëtar i Gjykatë së Lartë, por Vetingu i bashkëshortes zbulon fshehjen e pasurisë

Vendimi me shumicë votash i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë, Edlira Petri ngre hije dyshimi mbi pasurinë e bashkëshortit të saj Sokol Sadushi – i cili u përzgjodh anëtar i Gjykatë së Lartë.

Pasuritë e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ishin sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, çështja kryesore në rivlerësimin e bashkëshortes së tij, gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Edlira Petri.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, vendosi ta konfirmonte Petrin në detyrë me shumicë votash më 17 qershor.

Sanxhaktari dhe Ilia i hoqën subjektit barrën e provës për asetet e vendosura para martese nga bashkëshorti Sokol Sadushi dhe arsyetuan se deklarimi i saj ishte i saktë, i mjaftueshëm dhe pasuritë e Petrit të ligjshme.

Pine argumentoi ndryshe, duke theksuar në mendimin e pakicës se Petri ka të drejta pronësia mbi asetet e bashkëshortit të vendosura para martese dhe si rrjedhojë ato duhet të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Pas kalimit të barrës së provës për këto asete mbi subjektin, Pine arrin në përfundimin se ajo ka bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe kishte një balancë negative prej 3.6 milion lekësh, e si rrjedhim duhet të ishte shkarkuar.

Në dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës, trupa nuk gjeti probleme dhe arsyetoi në favor të Petrit, në mënyrë unanime.

I kontaktuar nga BIRN nënkryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi nuk komentoi mbi faktet dhe opinionet e paraqitura për pasurinë e tij në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Apartamenti në Qerret

Edlira Petri ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2007, Petri u emërua në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2010 u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht. Në janar 2020, Petri u zgjodh gjyqtare e medias në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Bashkëshorti i saj, aktualisht anëtar i Gjykatës së Lartë, ka mbajtur pozicione të larta në sistemin e drejtësisë, përfshirë atë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe drejtuesit të Shkollës së Magjistraturës.

Ai u zgjodh në mars anëtar i Gjykatës së Lartë pas një procesi verifikimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por pasuritë e tij ishin pjesë e hetimit edhe nga KPK, në kuadër të procesit të vetingut të gjyqtares Edlira Petri.

Treshja që gjykoi Petrin arriti në përfundime të ndryshme mbi disa pasuri të deklaruara nga Sadushi.

Në vendim thuhet se KPK i kaloi barrën e provës Petrit në lidhje me burimin e krijimit të një apartamenti 58.7 mijë euro në Qerret, Kavajë. Apartamenti ishte blerë në vitin 2006 nga gjyqtari Sadushi dhe ishte deklaruar prej tij me burim nga shitja e një apartamenti tjetër po në bregdet për 55 mijë euro.

Në vendim del se në vitin 2011 në një procedurë për llogari të ALUIZN-it, për të regjistruar truallin e ndërtimit në favor të pronarëve të apartamenteve në pallat, Petri u regjistrua si bashkëpronare.

Por ndërsa dha shpjegime se si ishte përfituar pasuria, gjyqtarja këmbënguli se ai nuk duhej të ishte objekt i rivlerësimit të saj.

“Në përfundim të kësaj çështjeje, do të doja të sillja edhe një herë në vëmendje se veprimet e mësipërme, të kryera nga bashkëshorti im, i përkasin periudhës para martesës sonë. Si të tilla, pavarësisht se sikurse u shpjegua ato janë të ligjshme, vlerësoj se nuk duhet të përfshihen në kuadër të rivlerësimit tim”, citohet Petri në vendim.

Shumica ka pranuar këtë arsyetim, duke konsideruar se pronësia e Petrit mbi apartament në vitin 2011 ishte shumë më e vonshme se koha e blerjes së tij dhe se ajo ishte vetëm formale.

“Kjo pasuri rezulton e blerë në vitin 2006 (para martese) dhe se nuk mund të lidhet me procesin e rivlerësimit të subjektit znj. Edlira Petri”, thuhet në vendim. Duke iu referuar Kodit të Familjes shumica arsyeton se kjo pasuri cilësohet si pasuri vetjake e bashkëshortit.

Ndërsa thonë se përfshirja e gjyqtares në këtë pasuri për efekt të kalimit të truallit në pronësi të banorëve të pallatit, nuk kishte efekt të fitimit të pronësisë.

Përndryshe Pine në pakicë thekson se Petri kishte të drejta pronësie mbi apartamentin dhe se kontrata e shitjes së tij ishte përpiluar në vitin 2012. Nisur prej kësaj ajo arsyeton se Petri duhej të kishte dokumentuar të kundërtën e barrës së provës.

“Arsyetimi i përdorur nga shumica mbi pronësinë e kësaj pasurie, nuk ndryshon faktin se subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti asnjë dokumentacion për të vërtetuar pas dërgimit të barrës së provës, burimin e ligjshëm të shumës kërkuar posaçërisht për qëllim të kontrollit të pasurisë së deklaruar prej saj në deklaratën “Vetting””, shprehet Pine.

Ajo thotë se deklarimet mbi pronësinë në këtë rast ishin deklarative dhe jo të provuara, ndërsa lë të kuptohet se kishte paqartësi dhe dyshime se blerësi i apartamentit të parë për 55 mijë euro nuk kishte pasur të ardhurat.

Sipas Pines deklarimi për kohën e fitimit të pronësisë ishte i pasaktë dhe se në tërësi Petri nuk kishte bërë deklarim të mjaftueshëm për këtë apartament.

Shpenzimet 2 milion lekë për shtesën

Trupa e KPK-së, siç del nga vendimi u nda edhe për mënyrën se si duhej të llogaritej një shpenzim prej 2 milion lekësh, kryesisht bazuar mbi deklarimet e paqarta të gjyqtarit Sadushi.

Pagesa, që kishte të bënte me një shtesë mbi një apartament në pronësi të tij, ishte deklaruar në vitin 2011 si shpenzim mobilimi. Ndërkohë, në vitin 2014 në deklaratën para fillimit të detyrës Sadushi e kishte deklaruar atë si pagesë për ndërtim të shtesës për personin që kishte kryer punimet dhe për mobilim. Në deklaratën veting të Petrit pagesa ishte detajuar në vlerën 1.64 milion si pagesë ndërtimi dhe 360 mijë për mobilim.

Pine në pakicë pretendon se shume prej 2 milion lekë të deklaruara në vitin 2011, si pagesë për mobilimin duhet të konsiderohen të tilla dhe veçmas nga pagesa prej 1.64 milion lekë që ishte deklaruar si kosto ndërtimi në vitin 2014 dhe deklaratën veting.

Pine shprehet se shuma prej 1.64 milion lekësh nuk përshinte pajisjet hidrosanitare dhe elektrike “ndaj ishte brenda konceptit logjik, vlera e deklaruar për mobilimin e kësaj banese në vitin 2011, prej 2.000.000 lekë, e cila duhet të përfshihej në analizën financiare të vitit 2011, si zë më vete”.

Llogaritë e Pines për këtë vit e nxjerrin Petrin me balancë negative prej 1.8 milion lekësh.

Petri ndërkohë ka pretenduar se deklarata e vitit 2011 ishte e paqartë dhe se për këtë arsye ajo ishte detajuar në vitin 2014 dhe në deklarimin veting. Ajo thotë se në deklarimin e vitit 2010 ishte bërë e qartë se shuma prej 1.64 milion lekë ishte një detyrim për tu paguar ndaj banorit që kishte bërë shtesën.

Shumica e trupës ka pranuar këtë arsyetim duke e cilësuar bindës. Trupa arsyeton se deklaratat vjetore të para “në tërësi dhe harmoni me njëra-tjetrën, por edhe në raport me deklaratën Veting” dëshmonin se shuma ishte përdorur siç ishte deklaruar prej gjyqtares.

“Vërtetohet se destinacioni i përdorimit të shumës 2.000.000 lekë ka qenë për pagesën e punimeve të ndërtimit në vlerën 1.638.095 lekë (në përputhje me situacionin e punimeve), ndërsa pjesa tjetër për mobilimin e banesës”, thuhet në vendim.

Kursimet cash dhe shpenzimet

Sipas vendimit të zbardhur të KPK del se qëndrime të ndryshme trupa kishte pasur edhe mbi mënyrën se si duhej të konsideroheshin deklarimet e Sadushit për paratë ‘cash’ në vite, 20 mijë euro që fëmijët e tij nga martesa e parë kishin trashëguar nga gjyshja dhe shpenzimet e kurimit të njërës prej vajzave në SHBA.

Në vendim KPK thotë se kishte hasur në një paqartësi në deklarimet cash të bashkëshortit të subjektit. Sipas vendimit Sadushi në vitin 2014 kishte deklaruar “Gjendja cash deklaruar më parë lekë 3.450.000” dhe “Gjendja cash-Euro 5.000”. Në deklaratën veting kursimet cash janë deklaruar 0.

Shumica i ka kërkuar sqarime Petrit mbi këtë deklarim dhe ka pranuar arsyetimin e saj se shuma prej 3.4 milion lekësh e deklaruar në vitin 2014 si e “deklaruar më parë”, ishte në fakt një shumatore për të gjitha deklarimet cash në vite dhe jo sasia e parave cash që familja dispononte në kohën e deklaratës. Kjo e fundit sipas Petrit kishte qenë vetëm 5 mijë euro.

Petri thotë se si provë për këtë është përmendja në këtë pjesë të deklaratës edhe të një makine që ata kishin pasur më parë.

“Sipas subjektit, kjo mënyrë pasqyrimi është menduar në atë kohë nga bashkëshorti si e përshtatshme, duke qenë se përbri është bërë sqarimi “deklaruar më parë”, në dallim nga pasuria me nr. 13, f. 4 (gjendja cash prej 5.000 Euro), në të cilën nuk është bërë ky shënim”, thuhet në vendim.

Përndryshe Pine në pakicë thotë se deklarimi në këtë pikë ishte i pamjaftueshëm dhe se çifti nuk kishte deklaruar pakësim të gjendjes cash. Ajo i përfshin këto para në analizën financiare duke e nxjerrë gjyqtaren me bilanc negativ prej 1.8 milion lekësh në vitin 2014.

Pine thotë se argumenti i saj bazohet në vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që ka orientuar KPK që “të mos prezumojë përdorimin nga subjektet të gjendjeve cash, si burime për mbulimin e shpenzimeve, për sa kohë një gjë e tillë nuk është deklaruar në mënyrë të qartë dhe të plotë nga vetë subjekti i rivlerësimit në deklarata periodike”.

Qëndrime të ndryshme trupa mban mbi një shumë prej 20 mijë eurosh në një llogari tri emërore të dy fëmijëve të bashkëshortit të gjyqtares dhe gjyshes së tyre. Shumica lë të kuptohet në vendim se këto para ishin trashëgimi nga gjyshja dhe i cilëson ato si të ardhura. Po aty arsyetohet se gjyshja e ndjerë kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për të krijuar këtë pasuri.

Ndërsa Pine këmbëngul se burimi i tyre nuk ishte sqaruar dhe se 2/3 duhej të konsideroheshin si shpenzime të familjes.

Po ashtu trupa ndahet sa i përket shpenzimeve mjekësore për një nga vajzat. Shumica pranon arsyetimet dhe dokumentet e paraqitura nga Petri që shpenzimet ishin përballuar nga spitali ku ishte bërë ndërhyrja.

“Subjekti ka paraqitur korrespondencën me e-mail me personelin e spitalit dhe kopje të një vërtetimi në gjuhën angleze nga mjeku i saj, në të cilin deklarohet se pacientja E.S., ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në datën 29.4.2010 pranë kësaj strukture, e shoqëruar nga babai, S. S., dhe se kjo ndërhyrje dhe qëndrimi në spital i pacientes janë realizuar pa pagesë”, thuhet në vendim.

Ndërsa Pine nga ana e saj thotë se dokumentet nuk ishin të mjaftueshme dhe jo në formën e kërkuar nga ligji dhe se këto shpenzime duhej të ishin përllogaritur në shpenzimet e vitit 2010. “Aktet e paraqitura nga subjekti në cilësinë e provës, për të pasur vlerë provuese duhet të ishin paraqitur në formën e kërkuar ligjore”, thuhet në mendimin e pakicës.

Në fund të dy palët kanë dalë në përfundime të ndryshme sa i përket situatës financiare të Petrit. Shumica arsyeton se edhe pa marrë parasysh një sërë të ardhurash nga shitja e librave të bashkëshortit, për të cilat nuk kishte dokumentacion të pagesës së tatimeve nga shtëpitë botuese, familja kishte vetëm një bilanc negativ prej 94 mijë lekësh.

Ndërkohë edhe pse nuk i ka përfshirë në analizë të ardhurat nga librat para vitit 2011, shumica arsyeton se ato janë të ligjshme dhe se detyrimi për pagim të tatimit në burim i kishte takuar shtëpisë botuese. Ajo arsyeton se kishte prova të mjaftueshme se këto të ardhura ekzistonin, ndërsa vë në dukje se prej vitit 2012 bashkëshorti i subjektit ka paguar vetë tatimet për këto të ardhura.

Nga ana e saj Pine nuk bie dakord me analizën financiare të shumicës dhe pretendon se Petri kishte një bilanc negativ prej 3.6 milion lekësh në dy vite.

Përndryshe trupa ka qenë dakord në vlerësimin në kriterin e profesionalizmit dhe atë të figurës. Petrit i janë kërkuar shpjegime për disa denoncime dhe për një raport të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë që vinte në dukje vonesat në zbardhjen e vendimeve. Petri arsyetoi kundër denoncimeve, ndërsa vuri në dukje se KLD nuk kishte marrë në konsideratë të gjithë volumin e punës. KPK ka pranuar këtë arsyetim dhe shprehet se nuk gjeti indicie për probleme në denoncimet ndaj gjyqtares. /BIRN/