32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Paralajmërimi i ish-ministrit: “Jemi si Greqia dikur, po kapitullojmë, do dalim në ankand ndërkombëtar”

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” është shprehur se situata ekonomike në vend është drejt kolapsit financiar të garantuar. Sipas ish-ministrit borxhi publik është rritur në përmasa alarmante duke kapur shifrën e 10 miliardë euro, dhe vendi ynë në një të ardhme të afërt nuk do të mund të paguaj jo vetëm primcipalin po as interesat.

Panariti parashikon një skenar të ngjashëm me atë të shtetit grek, ku vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar.

Postimi i plotë: Kolaps financiar dhe rrënim i garantuar! As aministimi i parasë së zezë nuk na shpëton! Vëndi rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi.

Borxhi publik i Shqipërisë rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto. Këtu nuk futen borxhet e fshehura! Vëllai i vogël Kosova e ka borxhin 1.2 miliard pra dhjetë herë më pak. Maqedonia e Veriut 5 miliard, pra dy herë më pak. Por edhe 10 miliard nuk është shifra përfundimtare, sepse ajo nuk pasqyron borxhet e fshehura të pa kontabilizuara të tipit PPP.

Së shpejti nuk do të jemi në gjëndje të paguajmë as interesat dhe jo më principalin Dhe atëhere flluska do të plasë, sepse është bombë me sahat dhe kur të hapet shishja e shejtanit për bilancet reale, të mos habitemi kur ta shohim borxhin tonë sa i gjithë prodhimi bruto. Kjo i ndodhi Greqisë, kur u hapën kartat…

Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë!

Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar. Kjo do të thotë kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik. Kush do ta nënshkruajë kapitullimin? Kush do ta firmosë shitjen e vendit?

Deputeti i PS me Covid-19, në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti i PS, Enver Rroshi është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deputeti socialist Taulant Balla në fillim të fjalës së tij nga selia e Kuvendit është shprehur se kolegu i tij Enver Rroshi ështënë gjendje të rëndë shëndetësore.

“Enver Rroshi është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Unë njeri si ty nuk kam parë, po flas për një njeri i cili po kalon në të njëjtën situatë siç ke qenë edhe ti. E kuptoj detyrën që ke marrë, të lutem ta mbaroj (i drejtohet Alimadhit).

Enver Rroshi është në një gjendje të vështirë shëndetësore, i uroj si koleg shërim të shpejt dhe përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të respektoj masat dhe rregullat anti-Covid”, tha Balla.

Një samit virtual i infektuar me virusin e bashkëpunimit po ashtu virtual!

Nga Enver Bytyçi

Dje ishte radha e shout mediatik për bashkëpunimin rajonal. U panë në ekrane të gjashtë përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor dhe të gjashtë këta folën për bashkëpunimin rajonal. Si gjithnjë, Rama dhe Vuçiç u vunë në rolin e liderëve që japin mend për Amerikën, Europën, madje dhe për Azinë e Afrikën, por që në gati një dekadë në pushtet kanë krijuar një realitet përtej atij afrikan në vendet e tyre. E megjithatë këta të dy gati sa nuk formuluan “urdhëra” për partnerët perendimorë.

Kryeministri i Shqipërisë tha se, “Ne na duhet një plan praktik për rimëkëmbjen”… dhe se partnerët tanë “duhet të jenë më të shpejtë, kur bëhet fjalë për të përmbushur çfarë kanë premtuar me ndihmat financiare”. Kjo frazë e Edi Ramës dëshmon për delirin dhe njëkohësisht gropën në të cilën ai jeton. Deliri ka të bëjë me subkoshiencën për përmasat jashtëshqiptare të lidershipit të tij, pra për dhënie mendje ndaj atyre që Shqipërinë e Edi Ramës e quajnë një fshat të Europës dhe vetë kryeministrin tonë një kryeplak të këtij fshatit të madh prej 2 milion e 800 mijë banorësh. (Në Kinë është kusht që qytetet të kenë mbi tre milion banorë, ndryshe quhen fshatra). Gropa ka të bëjë me hallin që e ka zënë Edi Ramën për shkak të krizës së gjithanshme ku ai e ka lëshuar Shqipërinë. Ndaj kësaj radhe fjala e Ramës nuk i ngjan më batutave, por klithmave të një të mbyturi që thërret për ndihmë.

Ndërsa Vuçiç u tejkaloi Ramën kur në rolin e liderit rajonal vlerësoi punën e të gjithëve në samit e ndërkohë dha ultimatumin për Merkel: “Duhet të jemi më të shpejtë në rajon, varet nga ne. Angela Merkel nuk mund të marrë vendime për ne”, theksoi presidenti i Serbisë. Hëëëm! D.m.th Serbia rikthehet te skema “Ballkani i ballkanasve”, gjithnjë nëse vjen në shprehje prezenca e SHBA-ve dhe Gjermanisë në rajon. Kur bëjnë paradë avionët dhe armatimet ruse në Beograd, kur kërkohet ndihmë për vendimmarrje politike në rajon nga Moska, lejohet që Kremlini të vendosë për Serbinë, për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën e për rajonin tonë. Kur Serbisë i duhet të rrënojë të drejtën e kombeve tjera, para së gjithash të shqiptarëve, për liri, pavarësi e shtetësi, asaj i lejohet t’i lutet vëllait të madh, Rusisë, që ta bllokojë me veto në KS të OKB-së procesin e paqes. Por “Angela Merkel nuk mund të marrë vendime për Ballkanin Perendimor”!

Vendime për rajonin mund të marrin të gjitha vendet aleate të Serbisë, por jo edhe vende si Gjermania, të cilat duan drejtësi, demokraci dhe barazi jo vetëm në qeverisjen e vendeve ballkanike, por edhe midis popujve, kombeve dhe shteteve të rajonit. Serbët paratë i duan nga Europa e Gjermania, vendimmarrjen e kërkojnë nga Rusia. Kësaj i thonë “edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtpërpjetë”!

Në njëfarë mënyre të njëjtën gjë shprehu Edi Rama. Ai hodhi kritika për Bashkimin Europian se “operon me ndihmat financiare me vonesë”. Pastaj lëshoi në ajër tollumbacen e monitorimeve të fondeve, sepse e di se askush nuk ia beson Edi Ramës këto fonde për administrim. Shkurt, në fund të pushtetit të tij edhe Rama është rikthyer te teoria serbe “Ballkani ballkanasve”, që përkthehet në gjuhën e gjeopolitikës si “Ballkani sllavëve dhe rusëve”! Të tjerët, shqiptarët, maqedonasit, malazezët, muslimanët, “nuk ekzistojnë”!

Megjithatë Rama, ndryshe nga Vuçiç, kësaj here ishte në tërheqje, krahasuar me auforinë që ka treguar në samitet e mëparshme. Kjo do të thotë se kryeministri i Shqipërisë inshallah ka kuptuar tashmë se liderët dhe burrështetasit e vërtetë janë ata që nuk grabisin pasurinë e qytetarëve të vet, ndërkohë që deri tani ai ka besuar se forca e tij varet jo vetëm nga pushteti, por edhe nga sasia e parave të grabitura.

Por të bën përshtypje qëndrimi në këtë samit virtual i zotit Hoti, kryeministër i Kosovës. Nuk pritet që ai të dalë nga natyra e vet e të marrë rol lidershipi në rajon. Dhe kjo është ana pozitive e performancës së tij. Por zoti Hoti duket se iu bashkëngjit teorisë së Vuçiç të “Ballkani ballkanasve”, sepse përkrahu skemën Rama-Vuçiç-Zaev të integrimeve rajonale sipas projektit të Minishengenit Ballkanik. Ai ia bëri një çokë të mirë edhe Vuçiç, edhe Ramës në këtë drejtim, kur tha se “Ekonomitë tona individualisht janë të vogla në aspektin e fuqisë së tregut dhe kërkesës së tregut. Nëse bashkëpunojmë mund ta plotësojmë njëra-tjetrën”.

Zotit Hoti i duhej të fliste ndryshe për ta mbrojtur pozicionin e Kosovës. Kosova nuk ka probleme të marrëdhënieve ekonomike as me Serbinë, as me Maqedoninë, as me Bosbnjë-Hercegovinën. Marrëdhënia tregtare dhe ekonomike me këto shtete bazohet në traditën e periudhës së ish-Jugosllavisë. Por këto probleme Kosova i ka me Shqipërinë dhe kjo për shkak të pengesave që nxjerr në këtë drejtim qeveria shqiptare e Edi Ramës, qëllimisht që ta izolojë dhe përmes izolimit ta detyrojë Kosovën të pranojë Minishengenin serb.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës duhet ta dijë se marrëdhëniet ekonomike përparojnë nëse zgjidhen konfliktet politike. Ndaj duhej të kërkonte njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, me qëllim realizimin e atij që quhet treg ballkanik dhe lëvizje e lirë e mallrave dhe njerëzve. Pa njohjen e ndërsjelltë të shteteve gjithçka që u fol në atë samit mbetet iluzion, për të mos thënë hipokrizi e shtirur e aktorëve të këtij samiti virtual.

Pa zgjidhjen e çeshtjeve politike, pra, pa njohur përfundimisht shtetin dhe kufijtë e Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, marrrëdhënia ekonomike në Ballkanin Perendimor do të mbetet një proces virtual, njësoj si edhe samiti virtual! Asgjë konkrete nuk vjen pa pajtimin politik të rajonit. Pajtimi ka si kusht ndjesën serbe për krimet e saj makabre sidomos në Bosnjë e në Kosovë! Këtë përvojë e mësojmë nga procesi i krijimit dhe konsolidimit të Bashkimit Europian. Nëse nuk do të ishte vendosur paqja politike midis Gjermanisë dhe Francës, nuk do të kishte sot një kontinent të integruar!

Ramës nuk i dalin votat, deputetja e tij voton 5 herë

Në seancën e sotme plenare po votohet mbi ndryshimet Kushtetuese, por mesa duket Ramës nuk i dalin votat, ndaj një deputete votoi 5 herë. Ndryshimet Kushtetuese duhet të marrin 94 vota që të miratohen.

Por  Halit Valteri tha gjatë seancës se, një deputete ka votuar 5 herë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen.

Valteri theksoi se vota është individuale dhe duhet të merren masa menjëherë.

“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa sepse vota është individuale”, tha Valteri.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se, vërejtja e deputetit Valteri është e drejtë, ndërsa shtoi se deputetja emri i së cilës nuk është bërë i ditur është shprehur se ka votuar vetëm njëherë dhe se, ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e votimit të deputetëve të tjerë.

Gjithashtu Ruçi bëri me dije se kjo situatë mbetet për t’u verifikuar.

Ruçi: Vërejtja është e drejtë, deputetja ka thënë se ka votuar vetëm një herë dhe ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e deputetëve të tjerë dhe mbetet për tu verifikuar.

Zgjedhjet Universitare/ Vokshi: 30 korriku si 30 qershori! Partia shtet ka menduar për të gjitha!

Nga Albana VOKSHI

30 korriku si 30 qershori

Zgjedhjet Universitare si Zgjedhjet lokale
Skema e njëjte, presioni i njëjtë, vjedhja e njëjtë.

Sa per autonominë universitare, paanësinë politike dhe zgjedhjet në Universitete….

Partia shtet ka menduar për të gjitha:

– edhe të shmangë garën,

– edhe të vendose kandidaturat…

– edhe të paracaktojë fituesit

– edhe për logjistikën…direkt nga selia e Partise vijnë kutitë me logon e PS (edhe pse në shkelje të ligjit të arsimit të lartë)

– E pasi të mbyllet votimi, ka menduar edhe për fletët e votimit, e për rezultatin përfundimtar.

#ZgjedhjetUniversitareFarsë

Farsa e zgjedhjeve në univeristetet publike! Kutitë e votimit të PS në Universitet!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti, i cili shkruan se, kutitë e votimeve në zgjedhjet e PS po përdoren për zgjedhjet në univeristetet publike.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Farsa e zgjedhjeve ne Universitet!

Puthadori kandidat i paracaktuar zgjedh per farse kutite e votimit te PS. sb

Pershendetje dr ,Kutitë e votimeve në zgjedhjet e PS po përdoren për zgjedhjet në univeristetet publike. Fotoja është bërë sot dhe në sfond dallohen ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Skandal!!!!

Skandal në Parlament! Rama kërkon ndryshime kushtetuese me firma deputetësh të falsifikuara

Ka nisur me një skandal dhe një denoncim të fortë séance e sotme në parlament në përfundim të së cilës pritet që të votohen ndryshimet kushtetuese.

Që në hapje të saj, deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi, se dokumentet parlamentare janë falsifikuar dhe nuk përmbajnë firmat reale.

Kurse Kujtim Gjuzi tha se, dotë votojë kundër ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit dhe paralajmëroi deputetët e PS, se do të shkojnë në burg.

“Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur kushtetuta ka një gjithë-përfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha Alimadhi.

Edhe Gjuzi akuzoi se në fletë janë katër firma të falsifikuara.

Votime për Rektorët dhe Dekanët në pikun e pandemisë! Studentët thirrje Presidentit: Mos i dekreto!

Në kulmin e kurbës së COVID-19, ditën e sotme mbahen zgjedhjet për Rektorët dhe Dekanët e Universiteteve shtetërore.

Në Tiranë për Rektorin e ri janë në garë kandidatët Artan Hoxha nga Fakulteti Juridik, Kozeta Sevrani nga Fakultetit Ekonomik dhe Mimoza Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Paralelisht në të gjitha fakultetet e univerisitetit, po zhvillohen dhe garat për dekanë.

Zgjedhjet e 30 korrikut janë kundërshtuar nga shumë grupime studentësh dhe pedagogësh të cilat i konsiderojnë ato të paligjshme pasi po zhvillohen në kohën e pandeminë dhe pjesa më e madhe e studentëve që duhet të votojnë, janë nëpër rrethe për shkak të mbylljes së shkollës.

Së fundmi grupimi Qendresa Qytetare, i themeluar nga një grup studentësh, i ka kërkuar Presidentit Meta që të mos dekretojë fituesit që dalin nga kjo garë e paligjshme.

Sipas tyre, caktimi i datës së zgjedhjeve nga Ministrja e Arsimit Shahini është bërë në mungesë të konsultimit me Konferencën e Rektorëve.

Gjithashtu ata argumentojnë se fillimi i procesit zgjedhor në datë 30 Qershor dhe përfundimi i tij më 30 Korrik krijon një situatë të rëndë paligjshmërie në universitetet publike, pasi çdo universitet publik e ka të pamundur që të mbyllë procesin zgjedhor brenda afatit një mujor, pa shkelur rregulloren e zgjedhjeve.

Por më kryesorja sipas tyre, zhvillimi i zgjedhjeve më 30 Korrik përjashton tre të pestat e studentëve nga e drejta ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të universiteteve publike.

Vaksina anti-Covid në janar do jetë në farmaci, ja sa do të kushtojë…

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane, ‘Irbm’, ka deklaruar se vaksina që mbron nga Covid 19 do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Piero Di Lorenzo tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit, dhe brenda disa muajsh miliona doza do të jenë në dispozicion.

“Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine”, tha Di Lorenzo.

Lorenzo theksoi se parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrèzikuara dhe nëse gjithçka shkon mirë në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët 2-3 euro.

Sa i takon vaksinës për Covid 19, janë duke punuar disa kompani në vende të ndryshme të botës, ndërkohë që Rusia raportonte dje se vaksina që ata po prodhojnë do të jetë gati në muajin Gusht, pra brenda 2 javëve të ardhshme.

Me “këngë dhe boks” për 30 korrikun/ Meta publikon videon: Nuk e mbaja dot për vete…

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e boksierit kampion shkodran, Kristian Demaj i cili ka qenë i pranishëm edhe në tubimin e dy marsit.

Meta thotë se me këtë mesazh u uron të gjithëve një ditë të mbarë pasi nuk mund të rrinte pa e shpërndarë këtë përshëndetje.

Statusi

Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani!

Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve!

One love, one Heart! ????????

Let’s get together and feel all right.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/292784175263515/