39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Maska Jo, apo maska Po?!

PhD. Ilir PECNIKAJ 

Përtej çdo lloj konsiderate personale në lidhje me përdorimin e maskave, ne të gjithë jemi bërë të vetëdijshëm për dispozitat e autoriteteve shëndetësore që rekomandojnë përdorimin e maskave për të gjithë, dhe me detyrim në ambiente të mbyllura.

Secili prej nesh, jam i bindur, se ka pyetur vetën nëse funksionojnë apo jo këto maska?!

Për këtë është krijuar një konfuzion i jashtëzakonshëm
Kjo është arsyeja pse unë po shkruaj këtë post:
dhe po mundohem t’ju shpjegoj si funksionojnë këto “pajisje” .

Ekzistojnë disa lloje maskash, ku mund të veçojmë 4 prej tyre që tregohen me shkurtesat FFP1, FFP2 dhe FFP3 dhe Maska Kirurgjikale. Shkurtimi “FFP” (Face Filtering Piece ) ndërsa numrat 1 deri 3 tregojnë efektivitetin e filtrimit.

Sa më i trashë të jetë shtresa e materialit filtërues, aq më efektiv është mbrojtja.

1. Maska të tipit FFP1 ndalon grimca më të mëdha se 5 μm;

2. maska FFP2 ndalon grimcat më të mëdha se 2 μm;

3. Maska të tipit FFP3 janë të afta të ndalojnë grimcat më të mëdha se 0.6 μm.

VIRUSET DHE BAKTERIA?
Siç thamë më sipër, mbrojtja e maskave ka të bëjë me madhesinë e vrimave të tyre.

Ø Në përgjithësi, bakteret kanë një madhësi prej rreth 0.45 μm,

Ø Viruset janë në rangun e 0.020-0.300 μm. Kjo do të thotë që asnjë prej maskave të mësipërme nuk ju mbron nga një virus i “ç’veshur”.

Por duke qënë se këto viruse jetojnë vetëm në forma “aerosol” ose “udhëtojnë” grimcave koloidale, dimensionet e të cilave janë më të mëdha se 0.6 μm, atëherë ato mund të bllokohen nga maska filtri të tipit FFP3.

Në fakt, prodhuesit e maskave raportojnë se maska të tipit FFP3 janë të mira për mbrojtjen ndaj ekspozimit ndaj legionelës (një bakter mes 0.3 dhe 0.9 μm i gjerë dhe ndërmjet 1,5 dhe 5 μm i gjatë) dhe viruse të tilla si ato të gripit të shpendëve, dell gripi A / H1N1, SARS dhe tuberkulozi. Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se shtresa e filtrimit të maskës ka tendencë të skadojë, dhe për këtë maska e humbin efektivitetin e tyre dhe duhet të zëvendësohet. Prandaj ky tip maske është i këshillueshëm të përdoret vetem në ambiente potencialisht të infektueara.

PRA MASKA FFP3 ËSHTË E KËSHILLUËSHME VETËM PËR STAFIN MJEKSORË QË PUNOJNË NË AMBIENTE TË INFEKTUARA DHE ME PERSONA TË INFEKTUAR.

Maska, falë veprimit të saj filtrues, parandalon që këta transportues patogjen të përfundojnë në trupin tonë, dhe qëndrojnë në sipërfaqien e jashtme te tyre, dhe si e tillë kjo maskë cdo herë që hiqet duhet zëvendësuar. Duke qënë se maskat e tjera nuk ju mbrojnë sa duhet dhe kosto e tyre është e lartë, nuk janë të këshillueshëm për tu përdorur.

PO MASKAT KIRURGJIKALE?
Këto nuk kanë asnjë lidhje me maskat e tipit FFP, kjo për faktin se bën ndalimin e grimcave më të mëdha se 10 μm, të cilat cohën e qëndrimit në ajër e kanë shumë të shkurtër për shkak të dimensionit të tyre dhe forcës së rëndesës. Ndërsa maskat e tipit FFP mbrojnë kundër thithjes së sistemeve toksike, maska kirurgjikale kanë për qellim të parandalojnë kirurgët të kontaminojnë plagët e pacientëve gjatë operacionit, prandaj quhen MASKA KIRURGJIKALE.

Pra, këto maska kirurgjikale përdoren për të mbrojtur pacientin, jo mjekun. Këto maska duke qënë se janë me prejardhje 100% sintetike, ato gjatë prodhimit marrin një ngarkesë elektrostatike e cila e bën këtë maskë shumë herë më të dobisme, sepse duke qënë se edhe grimcat e tjera kanë ngarkesë elektonike ato terfiqen ose shtyhen nga keto ngarkesa, pra krijojnë një lloj kolezioni dhe mblidhen rreth fibrave që përbejnë këtë maskë. Por me kalimin e kohes kjo ngarkesë bie the eficensa e maskes bie bashke me të. Ngarkesa elektrostatike, në pezencën e lagështirës bie më shpejt , dhe në bazë të disa studimeve ajo nuk duron më shumë se sa 4 orë e vendosur.

Ju kujtohen maskat e skaduara… edhe shkarkimi elektrostatik është një nga këto, ndaj kujdes…

KËTO MASKA, NUK DUHET RIPËRDORUR!
Maskat e bëra vetë?

Nuk kanë asnjë lloj funksioni! Fal hapsirave të thurjës së copës, shumë të mëdha, ato as nuk të mbrojnë nga agjentët e jashtëm dhe as nuk mbrojnë përsonat e tjerë nga ju, me përjashtim se mund t’ju mbrojnë nga mushkonjat ose insektet e tjera qe t’mos ju futen direkt në gojë. PRA KETO MASKA, VECSE TRENDI PER NE PARLAMENT, NUK KAN ASNJE LLOJ FUNKSIONI.

MASKA PO APO MASKA JO?
Në dritën e gjithçkaje që u tha më sipër dhe cfarë është thënë deri më sot për llojin dhe përmasat e virusit, që nuk po i përsëris më, Maskat duhet mbajtur sipas kritereve të më poshtmë:

1. Stafi spitalorë Maska FFP3. KUPTOHET KËTO MASKA JANË TË PA MJAFTUESHME PËR STAFIN NËSE ATA NUK KANË TË GJITHË KITIN E NEVOJSHËM (tuta mbrojtëse, doreza, syze, vizierë etj).

2. Populli maska kirurgjikale, sepse është e vetmja mënyrë që mund të mbrojmë njëri-tjetrin

KUPTOHET, VETËM NJË HERË, PRA NJË PERDORIMSHE.

MASKAT MBAJNË CO DHE CO2?
Maskat mbajnë CO dhe CO2që nxjerrim me frymëmarje, dhe si të tillë duke rritur koncentrimin e tyre në aparatin tonë të frymëmërrjës cojnë në asfiksim të përsonit?
Kjo është një legjend urbane!!!

Ja përse:
Siç thamë më sipër rrjeta e maskës me te mire qe ne përdorim është ajo FFP3 e cila është 600nm (0.6μm) kurse dimensioni i CO dhe CO2 është 0.1-0.2 nm, pra dimensionet e rrjetës së një maskë FFP3 janë minimalisht 3000 herë më të mëdha se një molekul CO2. Për të pasur një ide më të qartë. Nëse një aeroplan ka një gjerësi 60-70 m a mund të kaloj në mes të malit të Korabit dhe Jezerces (180-210 km vi airore). Për FFP2 është edhe 4 here me shume (2000-2500nm), pra një aeroplan në një kanion 800 km largesi, kurse FFP1 (rreth 6000nm) ose 10 herë meë shumë se FFP3, dhe krahasuar mes aeroplan dhe dy maleve që janë larg rreth 1000km.

Për sa i perket maskave kirurgjikale mos te flasim pastaj, sepse kjo distancë është jashtëzakonisht e madhe sikur Europa të kishte një mal ne kaukas dhe një në portugali dhe ne të kishim frikë të kalojme me areoplan mes tyre?!

Kujdes:

1. Mos harro të lash duart, sa herë të mundësh me ujë të ftohtë dhe me sapunë, dhe vetëm kur nuk e ke këtë mundësi me dizinfektues me bazë Etanoli dhe asnjëherë me bazë Metanoli.

2. Ruaj Distancën.

3. SEPSE PËRNDRYSHE KOT QË MBAN EDHE MASKËN.

Dhurata Çupi publikon videon: Listat e hapura të Ramës dhe listat e hapura të borxheve të shqiptarëve 

Shou i Ramës me gjoja lista të hapura është vetëm një llogari e dëshpëruar politike në agoninë e lëshimit të pushtetit.

Shou i kryeministrit në ikje nuk ka asnjë lidhje me hallet e vërteta të mijëra e mijëra qytetarëve që jetojnë me disa lista të tjera të hapura, listat e borxheve.

Në video është një nga shumë dëshmitë se ajo çfarë na duhet nuk janë llogaritë politike të kryeministrit në ikje, por mbyllja e listava të borxheve të shqiptarëve. 👇

https://www.facebook.com/dhurata.cupityli/videos/10220532506056308/

Covid-19: Kërkohet një ”spital”…

Nga Erion DASHO

Përvoja personale si paciente e spitalit COVID-1 e nxiti një kolege në QSUT të nisë fushatën për pajisjen me kondicioner të dhomave të pacientëve në spitalin infektiv. Qytetarët të cilët kanë patur përvoja me sistemin tonë shëndetësor publik e kuptojnë dhe e përshëndetin këtë kërkesë. Çdo person që jeton jashtë Shqipërisë dhe është ekspozuar qoftë edhe një herë të vetme ndaj një sistemi shëndetësor modern, pyet me të drejtë:

A jemi duke kërkuar kondicioner për dhomat e pacientëve të një spitali universitar… Në një vend europian… Në shekullin e 21-të?!

Në karierën time profesionale më është dhënë mundësia të përfshihem në shumë projekte ndërtimi spitalesh, duke nisur nga studimet e fizibilitetit për të përfunduar me çeljen e dyerve për të pritur pacientët e parë. Gjatë këtyre viteve kam arritur në përfundimin se në Shqipëri ende nuk kemi një objekt i cili t’a meritojë plotësisht cilësimin “spital”.

Ato që ne i quajme “spitale”, janë në fakt disa struktura të trashëguara nga sistemi komunist, të ngjashme deri në detajet më të imta me sivëllezërit që kam vizituar në republikat ish-sovjetike. Këto godina i lyejmë apo suvatojmë dhe, kur gjejmë ndonjë pare borxh, edhe i pajisim me aparatura të cilat më vonë nuk i mirëmbajmë.

Fatkeqësisht, asnjë prej tyre nuk e meriton emrin spital i shekullit të 21-të!

Në shekullin tonë, spitali nuk ka vetëm kondicioner! Ai ka një sistem qëndror të ajrosjes (ventilimit) dhe kondicionimit ku ajri trajtohet në përputhje me standartet më të lartë të sigurisë. Pajisjet që e mundësojnë këtë janë të çertifikuara për përdorim mjeksor (medical grade). Nuk mbaron me kaq! Standartet e kujdesit për mjedisin kërkojnë sisteme ventilimi ku ajri i ftohtë ose i ngrohtë nuk e humb temperaturën, por e transmeton në mënyrë të sigurt duke minimizuar përdorimin e energjisë.

Në pavionet ku trajtohen pacientë potencialisht kontagjiozë ka dhoma izolimi me presion ajri negativ dhe sistem me dy dyer që të mos lejojë ajrin e brendshëm të dalë jashtë dhomës së pacientit. Sallat e operacioneve, bazohen tek parimi i kundërt, ato janë mjedise me presion ajri pozitiv, për të mos lejuar që ajri të hyjë nga jashtë dhe të rrezikojë kontaminimin e këtyre mjediseve që duhet të jenë ultra sterile. Brenda sallës së operacionit, sistemi i ventilimit dhe kondicionimit planifikohet bazuar në parimet e qarkullimit laminar të ajrit, që nuk krijon shtjella, sidomos rreth shtratit operator.

Në këtë status, u mora me ajrin, sepse më nxiti kolegia që kërkon (ose më saktë lutet) për plotësimin e një standarti minimal në qendrën spitalore më “moderne” që ka sistemi ynë shëndetësor.

Në mënyrë të ngjashme me problemet në sistemin e ventilimit dhe kondicionimit, “spitaleve” tona u mungojnë edhe shumë elementë të tjerë të domosdoshëm për planifikimin, organizimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor bashkëkohor, si në aspektin klinik dhe në atë mbështetës.

***

U desh epidemia e covid-19 që qyetarët të kuptojnë standartin shëndetësor primitiv që i ofrohet sot pacientit shqiptar.

Në këto kushte shërbimi, nuk është çudi që pacienti i prekur nga COVID tenton të shmangë hospitalizimin duke rrezikuar jetën e vet nga një sëmundje qe ende nuk njihet plotësisht.

Në këto kushte nuk është çudi që pacienti i cili ka mundësi financiare përpiqet të marrë shërbim në struktura private, kurse ai që ka miliona i hipën çarterit dhe merr kujdes shëndetësor jashtë vendit.

Në këto kushte pune, nuk është aspak çudi që mjekët dhe infermierët shqiptarë po ikin çdo ditë drejt vendeve ku u mundësohet të punojnë në kushte dinjitoze dhe bazuar në standarte bashkëkohore.

U desh epidemia e COVID-19 që sistemi ynë shëndetësor të dilte lakuriq para qytetarit shqiptar me gjithë problemet e tij: me cilësinë e ulët, me qasjen e mangët, me sigurinë në nivele skandaloze, me efiçiencën dhe efektivitetin për të qarë hallin!

Uroj që ky momentum të shërbejë si nxitje për t’a shkëputur kujdesin spitalor nga e kaluara sovjetike dhe për t’a projektuar atë drejt shëndetësisë që meritojnë shqiptarët si qytetarë europianë!

Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Ramës, në vrasjen e Elbasanit

Bandat kriminale rivale në qytetin e Elbasani kanë hapur një luftë të përgjakshme me shumë viktima. Vetëm pak orë pas vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Regis Runaj, është gjetur i vdekur me plagë të rënda edhe 40-vjeçarI Florian Lamçe.

Lamçe, është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Lidhur me ngjarjen, që sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të dehur, janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Antonio  Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky i fundit dhënri i ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit Qazim Sejdini.

Policia deklaron se mes personave ka pasur një sherr me shishe, në ambientet e jashtme të lokalit në qendër të qytetit, dhe për pasojë Lamçe ka gjetur vdèkjen, ndërkohë që janë lënduar dhe dy personat e tjerë të cilët janë shoqëruar.

Sipas policisë, janë shoqëruar në komisariat shtetasit Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit është një personazh i njohur jo vetëm nga policia si një eksponent i krimit në qytet, por edhe si dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Edhe Florian Lamçe është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i hetuar për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për “pengim të zbardhjes së të vërtetës” me 3 vite burg.

Krimi bën ligjin! 4 të vrarë brenda 8 orëve. Çfarë ndodhi në Elbasan, Durrës dhe Tiranë

4 të vdekur dhe një i plagosur, është ky bilanci i frikshëm i kësaj të enjteje në vendin tonë, ku duket se krimi lulëzon frikshëm në disa prej qyteteve të vendit. Elbasani, është një prej tyre ku duket se bandat përplasen, e pas prishjes së marrëveshjeve shkaktojnë viktima, dhe krime tipike mafioze.

Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme ku u gjet i masakruar në afërsi të varrezave të qytetit 23-vjeçari Regis Runaj, i qëlluar disa herë me mjet prerës thikë. Runaj dyshohet se është vrarë në një tjetër vend, dhe trupi të jetë hedhur qëllimisht pranë varrezave që është një zonë e pandriçuar, që e bën dhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

E vetmja pistë ku po hetohet derimë tani është ajo e lidhjes së tij, me një tjetër viktime të disa ditëve më parë në Elbasan Emiljano Ramazani, me të cilin kishin miqësi të afërt. Ramazani dyshohet se u vra për prishjen e pazareve të drogës.

Pa u mbyllur ende mirë kqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjet i vdèkur 23-vjeçari, një tjetër vràsje u shënua në Elbasan rreth orës 05;00 të mëngjesit, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Florjan Lamçe, një emër i njohur ku për blutë e Elbasanit, pasi ishte hetuar për plasosje dhe vràsje, ndërkohë që një prej dyshimeve që ka rënduar ndaj tij, është dhe ajo e përdorimit si vràsës me pagesë, nga grupet kriminale në Elbasan.

Lidhur me ngjarjen, që sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të dehur, janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Antonio  Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky i fundit dhënri i ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit Qazim Sejdini.

Policia deklaron se mes personave ka pasur një sherr me shishe, në ambientet e jashtme të lokalit në qendër të qytetit, dhe për pasojë Lamçe ka gjetur vdèkjen, ndërkohë që janë lënduar dhe dy personat e tjerë të cilët janë shoqëruar. Pritet një hetim më i gjerë për ngjarjen, pasi burime për Faxweb.al thonë se konflikti mund të ketë nisur edhe për çështje që lidhen me veprimtari kriminale.

Ndërkohë Policia e Durrësit nga ana tjetër njoftoi për një tjetër ngjarje të rëndë ndodhur pak para mesnate, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagos një tjetër, të cilët ishin vëllezër mes tyre. Fadil Çaliku ka humbur jetën, ndërsa Fiqiriu ka mundur të mbijetojë.

Dy vëllezërit nga fshati Xhafzotaj kishin ditë që kishin kuptuar se një person po u vidhte misrin në tokat e mbjella prej tyre. Për këtë arsye ata kishin ditë që mbanin nën mbikqyrje zonën për të kapur hajdutin, i cili u shfaq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Dy vëllezrit pasi e kanë parë personin i cili shkoi për të vjedhur në arën e tyre kanë marrë çiften e gjahut që dispononin me leje dhe kanë shkuar drejt tij. Për fat të keq reagimi i grabitësit ka qenë i menjëhershëm dhe e ka qëlluar Fadil Çalikun me thíkë drejt e në zemër duke i marrë në mënyrë të menjëhershmë jetën dhe gjithashtu ka plágosur vëllain e tij Fiqiriun. Policia nuk ka mundur që të identifikojë dhe të kapë ende autorin e kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Tiranë, ku jë person është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës. Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvràsje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit.

Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga àrma e zjarrit. Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa polícia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.

Pas kaq shumë ngjarjesh të rënda të ndodhura në harkun kohor të më pak se 8 orëve, natyrshëm lind pyetja: Sa të sigurt jemi që jetojmë në Shqipëri?!

Nesër Kurban Bajrami/ Komuniteti Myslyman jep lajmin e rëndësishëm

Komuniteti Myslyman Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se është anuluar pritja tradicionale në seli për festën e Kurban Bajramit, por bëhet e ditur se falja e namazit do të kryhet në xhami sipas protokolleve të masava anti-Covid. Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook të Komunitetit Mysliman.

“I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”, ka shkruar mes të tjerash Spahiu.

Ceremonia qëndrore pritet të kryhet në xhaminë e “Kokonozit” ku falja e namazit do të mbahet duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut: Ndryshimet kushtetuese, pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe…

Deklaratë e Opozitës së Bashkuar
30 korrik 2020

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.

PS ikën nga tryeza e dialogut, opozita: Asgjë nuk i shpëton nga uragani popullor

Përfaqësuesit e PS janë larguar nga tryeza e dialogut me opozitën për arritjen e një konsensusi për listat e hapura 100% dhe mos prekjen e koalicioneve.

Përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi dhe Vasili deklaruan se “asgjë nuk do ti shpëtojë nga uragani popullor.” Ka përfunduar pas pesë orësh diskutime dhe debate mbledhja e Këshillit Politik, prej ku palët nuk kanë arritur të gjejnë konsensusin.

Mbledhja është zhvilluar me tone të ashpra mes përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Këta të fundit kanë këmbëngulur që të bëhet hapje 100% e listave dhe të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër kushtetues, por burime opozitare brenda mbledhjes bënë me dije se një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Gjiknuri.

PS refuzon të shqyrtojë propozimin, duke i qëndruar versionit të vet të njëanshëm dhe duke mos dhënë konsensus për propozimin e kompromisit të ofruar edhe sot nga opozita.

Sipas Vasilit, Opozita e Bashkuar ishte gati për konsensus por Gjiknuri në 5 orë nuk kishte asnjë argument për të mbrojtur ndryshimet kushtetuese të njëanshme asnjë argument për të kundërshtuar lista e hapura, por kërkonte vetëm ndalim të koalicioneve parazgjedhore.

Më tej ai thekson se Gjiknurin e presin edhe nesër në Këshillin Politik teksa nuk dihet nëse kjo ofertë vlen në qoftë se miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

”Në 5 orë zero argumente në mbështetje të asaj që duan të miratojnë, zero argumente për të kundërshtuar listat e hapura. Këto përpëlitje dhe ikja nga tavolina i cili u largua nga tavolina dhe dëgjova që deklaroi se edhe po të kishte reflektim ishte gati ta diskutonim nesër. Por ne jemi të palëvizur për një konsensus në këtë tavolinë.

Por argumenti ishte vetëm një, të heqim koalicionet parazgjedhore. Me idenë dështake se do fitojnë zgjedhjet në tavolinë. Asnjë argument s’ka pasur as këtu, as në rezidencën amerikane, për orë e orë të tëra. Qëllimi është të ndalojnë koalicionin. Rama ka iluzionin se me këto copa peshku do ndalë uraganin. Gjithë ne dhe shqiptarët, ai e pranon publikisht që është humbur dhe do të bëjë gjithçka për ta evituar.

Ne megjithëse përfaqësojmë një shumicë dërrmuese donim të ndërtonim një konsensus. Vetëm një fjali të thjeshtë, lista të hapura. Që ka evituar trauma e përplasje dhe ka mundësuar zgjedhje normale. Rama ka kuptuar se me këto ndryshime të zhbënin marrëveshjen e 5 qershorit, të bënte të tjera ndërhyrje në Kod dhe të minonin procesin.

Ndryshimet e njëanshme u shërbejnë tensionit politik, dhe çuarjes drejt nje izolimi. Kurse 5 qershori hapjes së një rruge të re. ”- tha Vasili.

Siç theksojnë të njëjtat burime, gjatë debatit përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIRH, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”.

Burimet brenda mbledhjes konfirmojnë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje.

Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës.”.

Skandali në QSUT, në kulmin e pandemisë, koncesionari mbyll 2 javë pas hapjes laboratorin për covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e strukturave laboratorike në QSUT, duke paralajmëruar largimin nga puna të dhjetëra pjesëtareve të stafit mjekësor – të cilët vetëm pak javë më parë u specializuan për të kryer analizat për koronavirusin e ri.

Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laboratorit të referencës në ISHP, inspektoi laboratorin e QSUT dhe ndau lajmin se tashmë edhe në këtë laborator mund të kryheshin testet në ‘Real Time PCR’ për identifikimin e SARS-CoV-2.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre,” deklaroi Manastirliu.

Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë e ka pasur qëllim primar testimin, gjurmimin, izolimin dhe mundësinë e kufizimit dhe ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit.

“Ky laborator i certifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve,” shtoi ajo.

Por as dy javë pas kësaj deklarate, Manastirliu ka urdhëruar që ky laborator të mbyllet. Vendimi është marrë pas kërkesës së koncesionarit, i cili ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët nëpër spitalet publike me një vlerë prej 95 milionë euro.

Në kulmin e pandemisë dhe pas certifikimit për kryerjen e testimeve molekulare për identifikimin e SARS-CoV-2 laboratorit të Imunologjisë në QSUT do t’i vihet kyçi, ndërsa stafi prej 73 personel mjekësor pritet të pushohet nga puna.

Shefi i laboratorit të Imunologjisë, Andi Koraqi, refuzoi të jepte një sqarim për BIRN qoftë në telefon, qoftë në e-mail.

“Nuk jap sqarime as në telefon dhe as në e-mail, jap sqarime vetëm nëse lini një takim dhe vini në QSUT”, deklaroi Koraqi.

Thuajse të njëjtën përgjigje morëm edhe nga zyra e shtypit në QSUT.

“Për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me stafin e laboratorit dhe nëse do të vazhdojë të kryejë analizat e COVID-19 apo jo duhet të drejtoheni me kërkesë zyrtare ose tek burimet njerëzore, ose tek shefi I laboratorit,” theksoi zyrat e shtypit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në 24 prill 2019 nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Sipas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një nga çështjet kryesore të vlerësuara si me mangësi në studimin e fizibilitetit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve janë edhe kostot e personelit të cilat vlerësohen të tepërta si rrjedhojë e pajisjeve të vjetërsuara që përdoren.

“Burimet njerëzore të shërbimit laboratorik publik përfshijnë rreth 504 punonjës në 18 laboratorë, ndërkohë që ky numër pritet të reduktohet në rreth 390 punonjës sipas propozimit të studimit të fizibilitetit, me kategorinë më të prekur të shkurtimeve në mjekët e laboratorit,” shprehet KLSH.

Edhe pse në situatën e re të krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri stafi i mjekëve dhe laborantët në QSUT iu nënshtruan gjatë javëve të fundit trajnimeve për relalizimin e analizave për SARS-CoV-2 , gjatë ditës së martë në ambientet e brendshme të këtij institucioni është afishuar një njoftim sipas të cilit tashmë laboratori do të kalojë në pronësi të koncensionarit.

“…Mbylljen e strukturave laboratorike ekzistuese në QSUT: Laboratorit Imunologjik, laboratorit klinik biokimik, laboratorit mikrobiologjik për shkak të të drejtave të koncensionarit”, thuhet në njoftimin e afishuar në ambientet e brendshme të këtij laboratori. [Kliko këtu për vendimin]

Si pasojë edhe stafi mjekësor nuk do të jetë më nga QSUT por i kompanisë koncensionare, ndaj edhe me sa duket do të ketë largime nga puna, pavarësisht se ata janë të specializuar dhe të trajnuar.

Në njoftimin e afishuar në QSUT thuhet se largimet nga puna do të njoftohen para fundit të muajit gusht.

“Pushimin nga puna të 73 punonjësve në shërbimin e Laboratorit Imunologjik, shërbimin e laboratorit klinik biokimik si dhe në shërbimin e laboratorit mikrobiologjik, aktualisht të emëruar në pozicionet: “Mjek”, “Kryelaborant”, “Biolog”, “Laborant”, “Infermier” dhe “kujdestar kafshësh”, thuhet në këtë njoftim, ndërkohë që është lënë mundësi këshillimi deri me datë 28 gusht.

Por vetë personeli që preket nga ky vendim pretendon se nuk janë sqaruar se çfarë do të ndodhë konkretisht me ta, ndërkohë që ata janë të punësuar prej vitesh nga QSUT dhe kontratën e punës e kanë pikërisht me këtë institucion.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne, është vënë një njoftim tek dera dhe kaq…na kanë thënë që do të na ndërpresin kontratën me shtetin dhe do të na lidhin kontrata me koncensionarin, një shoqëri greke “Pegasus”, por ndërkohë në njoftim thuhet se stafi do të pushohet nga puna…ne duam të dimë se çfarë do të ndodhë me ne,” tha një pjesëtar i stafit mjekësor të këtij laboratori, por që nuk preferoi të identifikohet.

Mjekët e laboratorit shprehen se ‘absurdi’ qëndron edhe në faktin se pasi u trajnuan për një kohë të gjatë për kryerjen e analizave për COVID-19, tashmë duan të heqin nga puna pikërisht një pjesë të konsiderueshme të këtij stafi.

“Me sa dimë në privatë nuk lejohet që të bëjnë testimet për COVID-19, nëse ky laborator i kalon koncensionarit çfarë do të ndodhë me ne,” pyet njëri prej anëtarëve të stafit mjekësor. “Ne u trajnuam për një kohë të gjatë për këtë gjë dhe sapo filluam të merreshim me këtë pjesë, tani duan të na heqin nga puna,” shtoi mjeku i shqetësuar.

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deputet i opozitës, thotë se kjo që po ndodh ishte e pritshme por e sheh si gabimin fatal dhënien me koncension të laboratorëve e QSUT-së.

“E kishim paralajmëruar që do të prekej stafi sapo ta merrte koncensionari dhe kjo që po bëhet me laboratorët e QSUT është e pafalshme,” tha ai.

“Laboratorët e QSUT nuk janë thjesht laboratorë, janë institucione të kërkimit shkencor, mund të aplikojnë sisteme të reja, nuk kanë një set analizash standard, por mund të merren edhe me inovacione, pra janë një pasuri kombëtare dhe këtë pasuri nuk mund ta lësh në dorë të privatit,” përfundoi Shehu. /reporter.al

“Tirona” shpallet kampione

Pa takime, thjesht përshëndetje me grushte dhe medalje që jepen në dorë. Tribuna bosh dhe si pasojë atmosferë surreale për një ndeshje ku do të kurorëzoheshin kampionët e rinj. Epilogu I njohur I një sezoni të gjatë dhe të çuditshëm në Superligë, ashtu si në të gjithë botën.

Por asgjë nuk mund ta prishte mbrëmjen e Tiranës, që mori zyrtarshit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, trofeun e titullin kampion në Superligë për herë të 25-të në historinë e futbollit elitar në vend.

Një triumf I merituar për bardheblutë, që megjithëse e nisën keq sezonin arritën të gjenin sërish motivimin se përse ishin ndërtuar, duke lënë pas të gjithë rivalët, sidomos Kukësin kundërshtarin më të madh në këtë kampionat. Të besuarit e Emanuel Egbo e mbyllën kampionatin me barazimin 1-1 kundër Bylis.

Rezultat ky që vlen vetëm për stattistika dhe ato konfirmojnë se Tirana e meritoi trofeun me 70 pikë në 30 ndeshje, 67 gola të shënuar dhe 35 të pësuar. Pritja 11 vjeçare ka marrë fund për bardheblutë dhe tifozët e tyre, që të dënuar nga situata e pandemisë nuk mundën të festonin.