20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Vuçiç me tezën e përbashkët me Ramën: Nuk na duhet Merkel e BE, por Shengeni Ballkanik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ashtu si liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Samitin e sotëm online ka mbështetur idenë për kufij të hapur.

SipasVuçiçit Samiti i sotëm ishte një seancë produktive dhe se duhet zvogëluar proceset burokratike për kufij të hapur që sjell edhe kursim parash për shtetet.

Vuçiç gjithashtu tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë dhe të bëjnë hapa të shpejtë dhe mos presin BE-në pasi nuk mund të marrë Merkel vendime për to.

“Kemi pasur një seancë prodokutive. Unë duhet të lavdëroj punën tuaj dhe të gjitha të tjerat që janë të rëndësishme për Serbinë. Ne po flasim për një paketë europiane që është e rëndësishme për ne. Së pari duhet të ndryshojmë veten për t’iu përkushtuar më shumë rajonit tonë, për të mos e nënvlerësuar veten dhe të kemi më shumë besim tek njëri-tjetri. Duhet të jemi më të shpejtë në rajon, varet nga ne. Angela Merkel nuk mund të marrë vendime për ne.

Nëse zvogëlojmë të gjitha këto procedura dhe të gjitha këto procese burokratike, përfundimi është se mund të kursejmë më shumë para. Kjo do të thotë që ju duhet të ndaloni të gjykoni fuqinë tonë. Ne duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet tona dhe të jemi shumë më të respektuar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Ne duhet të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku sepse të gjithë jemi shumë të vegjël. Kjo është mënyra e vetme për të arritur diçka”- tha Vuçiç.

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Greqi në 24 orët e fundit, vetëm 57 raste të reja me koronavirus

Greqia ka regjistruar 57 raste të reja me COVID-19 teksa 18 prej tyre ishin në rajonin kryesor Attica.
Një rritje të lehtë prej 5 rastesh ka pësuar sot Greqia por sot nuk ka pasur asnjë viktimë teksa bilanci qëndron në 203 viktima.

Sa i përket situatës me personelin shëndetësor, Greqia është në kushte komode pasi vetëm 8 pacientë janë të intubuar kurse 127 të tjera tashmë janë larguar nga terapia intensive.

PS refuzon hapjen e listave 100 %, Opozita: Po hidhni në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta per godinen e Teatrit. Kjo seance eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin e Vlores. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Minister of Industry and Energy Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, where President Meta's decree on Theatre is voted by majority MPs. This session was boycotted again by the opposition, which was gathered in the city of Vlora.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se PS refuzon propozimin e Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Opozita ka paralajmëruar se, me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyc për hapjen e negociatave.

Palmer: Marrëveshja e 5 qershorit pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet SHBA

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer, mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa rithekson përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet”, tha ai, duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.

“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer cituar nga “VOA”, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.

Deklarata e fortë e analistit: Edi Rama është gjarpri që kontrollon kuçedrën

Analisti Fitim Zekthi, përmes ekranit të FaxNews në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Zekthi shprehet se mekanizmi patrimonial i cili blen votën e shqiptarëve, është rrënjosur thellë në shoqëri dhe kjo duhet të zhbëhet me një dalje shumë masive në zgjedhje për të sjellë ndryshimin.

Analisti bën një analogji të qeverisë shqiptare me kuçedrën me shumë koka e cila kishte bllokuar ujin në fshat. Kuçedra sipas Zekthit nuk mund të vritej pasi rilindte sërish, ai që kontrollonte kuçedrën ishte një gjarpër me zile në mal, ndaj fshatarët për të liruar ujin duhet të merreshin me gjarprin. Dhe pikërisht ky gjarpër sipas Zekthit është zoti Rama, ndaj shqiptarët nuk mund të shpëtojnë nga keqqeverisja në qoftë se nuk rrëzojnë Ramën

“Në terma të përgjithshëm do të thoshim se ky lloj mekanizmi neo-patrimonial që blen zgjedhjet është si puna e një kuçedre që ka bllokuar ujin në fshat. Kjo ka shkaktuar zi buke, thatësirë dhe mjerim, por kuçedra nuk mund të vritet pasi ka shumë koka dhe mund të rilindë sërish. Legjenda thotë që kuçedrën e konrollon një gjarpër që është në një guvë në mal ndaj për të shpëtuar duhet të shkohet te gjarpri. Në analogji kuçedra është qeveria shqiptare dhe gjarpri që e kontrollon është Edi Rama. Ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është dalja masive por masive në zgjedhje kundra Edi Ramës.

Nëse do kemi rezultate 53% PD, 47% PS, sigurisht që ky mekanizëm nuk e lejon rotacionin dhe është e kotë të flasim për lista të hapura, mua më duket qesharake. Madje do thoja vetë regjimi i zotit Rama e ka stisur këtë debat sepse e di shumë mirë që cdo lloj liste, mekanizmi neopatrimonial e kontrrollon procesin e votimit në shqipëri “- tha Fitim Zekthi.

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Fier, humb jetën një tjetër pacient

Një pacient ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga koronavirusi pasditen e sotme në Fier. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se është vëllai i kreut të shoqatës së Gjuetisë, Themi Perri. Familja e tij lajmëroi se humbi jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.

I ndjeri kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, leucemi dhe prej 3-4 ditësh ishte i shtruar në Tiranë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Themi Perri me një shkrim në Facebook ku thotë:
“Për miqtë, shokët dhe të afërmit e mi. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë me sëmundje Covid-19 vëllai im i shtrenjtë Lili Perri. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.

Me këtë rast, numri i viktimave në Fier shkon në 7, i cili pritet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë ditën e nesërme.

Vazhdojnë të jenë “krenarë” për mashtrimet e Rilindjes

Nga Dorjan TELITI

Ndonese ne 7 vite mbyllet dhjetera mijera vende pune duke i shtyre te rinjte drejt emigrimit,
ndonese moret 2.1 miliarde euro nga xhepat e shqiptareve vetem nga rritja e taksave,
ndonese rritet me 3.2 miliarde euro borxhin publik,

ndonese ngarkuat 3 miliarde euro ne kurriz te shqiptareve per disa kontrata koncesionare PPP korruptive dhe klienteliste (per te cilat cdokush duhet dhe do te jape llogari perpara drejtesise),
ndonese braktiset dhe rrenuat ekonomine e brishte, qytetaret dhe bizneset, gjate ketyre muajve te pandemise,

dolet sot perseri te genjeni qytetaret per “arritjet” tuaja, brrockulla qe as vete nuk i besoni dhe bene per te qeshur edhe ata mjeranet qe po ju degjonin ne seance.

“Krenaria” e mashtrimit Rilindas: per paga, pensione, ndihme ekonomike, aftesine e kufizuar, papunesine, ish te perndjekurit politike dhe demshperblimin e pronareve, viti 2019 rezulton te jete 39% me e larte sesa 2013.

FAKTI: transfertat buxhetore per keto shtresa ne vitin 2019 jane vetem 21% me te larta sesa ato te vitit 2013.

Per “KRENARINE” e folesit te sotem, i kujtojme qe shtresat qe permendi ne fjalen e tij, jane perfaqesues te shtresave te varfera te shoqerise, jane ata qytetare te vendit qe ato dy leke qe i jep qeveria “krenare” i cojne pothuajse te gjitha per te blere ushqimet baze per te mbajtur frymen gjalle.

FAKTI: sipas INSTAT, cmimet e ushqimeve jane rritur me 26% gjate kesaj periudhe.

Pra e thene thjesht dhe qarte: keta “KRENARET” te japin 21% me shume transferte nga buxheti shtetit qe mbushet nga taksapaguesit per te blere ushqime 26% me te shtrenjta.

Dhe me lart folem vetem per shporten e ushqimeve, pasi nese permendim edhe çmimin e rritur te energjise pasi hoqet me “krenari” fashen mbrojtese prej 300kë, apo cmimin e rritur te ujit me 44% vetem ne Tiranen e depozitave 24-oreshe, apo cmimin e karburantit te rritur me 240 leke/liter, apo shume e shume taksa e tarifa te tjera te rritura “krenarisht” nga ju, varferia e shqiptareve thellohet akoma edhe me shume.

Per borxhin me mire mos flisni, se cdo shqiptar (perfshire edhe shtresat lart) ka aktualisht nje borxh per fryme 1100 euro me te larte sesa 7 vite me pare, borxh i marre teresisht per fasada, shpenzimet tuaja te luksit dhe tenderat & koncesionet per miqte e shoket e oborrit qeveritar.
Shifrat jane kokeforta…kujdes kur genjeni me to.

Ndersa persa i perket vleresimit nga qytetaret me vote, mos kini frike, e afert eshte ajo dite dhe ska skeme apo taktike tju shpetoje nga ndeshkimi i merituar.

Covid-19/ Spahia: Mungesa e një strategjie efikase solli kolaps në shërbimin shëndetësor

Nga Bardsh SPAHIA

123 pacientë në dy spitalet Covid e me humbje çdo ditë të jetëve njerëzore për shkak të këtij virusi, mbi 4 muaj nga publikimi i rasteve të para, ministrja e shëndetësisë konfirmon se masat janë ende në proces. Mungesa e një strategjie efikase solli kolaps në shërbimin shëndetësor, e si zakonisht ministrja e shëndetësisë shfaqet në parlament për të miratuar gjoba të reja për qytetarët, por pa garantuar punën që duhet të bëjë shteti.

“Po fuqizojmë…”, “Do të bëjmë…”, “Po përgatisim…”. Përvec gjobave, asnjë proces të kryer me “kemi bërë”, “kemi fuqizuar” apo “kemi përgatitur”!

Menaxhimi i këtij virusi është një proces pune që duhet të shkojë paralel: pra qytetarët zbatojnë rregullat, ama shteti është në gadishmëri për t’iu përgjigjur.

Situata e rëndë në spitale, me mungesa kapacitetesh si njerëzore, ashtu edhe në mjete (faleminderit BE-së dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë për ndihmat), dëshmoi se sa false e sa e dështuar ishte shëndetësia e bazuar në PPP, pasi në rastin e kësaj pandemie, kolapsoi nën peshën e papërgatitjes e mungesës së strategjisë!

Mungesa e transparencës mbi kapacitetet spitalore e ato në tamponë (a janë ata kinezë fals negativë?), fatkeqësisht vecse e thellon mungesën e besimit të qytetarëve tek autoritetet! Cdo qytetar duhet të tregojë kujdesin maksimal për të ruajtur veten, duke respektuar protokollet për mbrojtjen nga virusi, pasi qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës e sigurinë shëndetësore të tyre.

Halli i vërtetë i Ramës

Nga Red VARAKU

Nëse do të kishim një mazhorancë vërtet serioze, gjëja më e rëndësishme për të në këtë proces zgjedhor nuk do të ishte fituesi i tyre , por do të ishte besueshmëria e procesit, sepse nëse cënohet besueshmëria e tij që tani, ato zgjedhje, jo vetëm që do të kontestohen, por as nuk do të pranohen nga opozita .

Normalisht, kodi zgjedhor, sidomos në rastin konkret ku kemi pasur një ofensivë të jashtëzakonshme opozitare, me djegje mandatesh dhe bojkotim zgjedhjesh, kauza kryesore e të cilave ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, minimalisht duhet t’i lihej në dorë “kundërshtarit”, kjo jo vetëm për t’i mbyllur gojën, por për të treguar edhe një vullnet serioz politik përballë partnerëve.

Dhënia e ekskluzivitetit për kodin opozitës do të ishte një gjest fare normal, kjo më së paku për të garantuar dhe qetësuar opozitën, por dhe për t’i treguar partnerëve, vullnetin që këto zgjedhje nuk do preken.

Çuditërisht në vend të kësaj po ndodh krejt e kundërta. Mazhoranca po sillet sikur nuk është fare në pushtet dhe sikur nuk ka asnjë përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Ajo po sillet sikur përgjimet e BILD dhe Zërit të Amerikës, ku e gjithë elita e saj parakalonte duke vjedhur zgjedhjet, janë sajesa kazanesh, për të cilat ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ndërkohë, kemi një kryeministër të tmerruar nga zgjedhjet, që kërkon fitoren në tavolinë duke shkelur kushtetutën nëpërmjet ndryshimit të kodit zgjedhor në favor të tij !

Është e habitshme kjo frikë e tij, kur si asnjë tjetër në historinë e pluralizmit politik, sot ai i ka në dorë të gjitha pushtetet, pushtetin legjislativ, pushtetin egzekutiv, pushtetin gjygjësor përfshi dhe pushtetin e katërt, median.

Gjithashtu, ai ka në dorë të gjithë administratën, policinë,dhe ka në shërbim të tij dhe krimin e organizuar. Të gjitha këto ai nuk i përdor vetëm si mekanizma për të blerë dhe vjedhur vota, por i përdor edhe si kamzhik kundër opozitës .

Ai ka nën kontroll të padiskutueshëm edhe PS-në, të cilën e trajton si lavire për të kënaqur epshet e tij personale dhe askush nuk pipëtin për këtë!

Pra, pa egzagjerim, ai është sot një njeri, që po pëllcet nga pushteti.

Do të mjaftonte vetëm fakti që opozita u tërhoq nga kërkesa e saj kryesore për një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër, arsye për të cilën ajo hoqi dorë nga mandatet , bojkotoi zgjedhjet dhe udhëhoqi protestat më të mëdha në Shqipëri, pas atyre të 1990, që ai të pranonte çdo lloj kodi zgjedhor që do të pranonte dhe opozita në mënyrë që të garantonte dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Por, sërish ka frikë. Ashtu si çdo dhunues i popullit të tij, ai ka frikë nga verdikti popullor. Ndaj, po tenton ta mbajë pushtetin me dhunë, nëpërmjet mekanizmave të njohura, që përdorin të gjithë diktatorucët modernë, nëpërmjet ndryshimeve anti-kushtetuese.

Edhe pse për këto ndërhyrje, ai është paralajmëruar ashpër nga BE, se po rrezikon bllokimin e integrimit, ai sërish është aq i pacipë, sa thotë se këtë po e bën në emër të interesit të shqiptarëve.

Fakti që u investua në shitjen e gjakut dhe territoreve të Kosovës, fakti që e poshtēroi Shqipërinë duke e kthyer në kurtizane të Serbisë dhe fakti që ka vendosur të marrë përsipër edhe koston e bllokimit të integrimit, dëshmon që halli i tij duhet të jetë vërtetë i madh.

Kjo sepse atij nuk i është dhënë asnjë garanci për të ardhmen e tij. Edhe pse shpesh tejkalohet, ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm, sepse për herë të parë një kryeministër shqiptar rrezikon seriozisht ndëshkimin dhe me ndëshkim nuk e kam fjalën vetëm me largimin nga pushteti.

Ndaj, i gjithë ky zell i ri për të ngritur dallgë sovranizmi dhe rebelimi kundër ndërhyrjes së SHBA dhe BE në zgjidhjen e krizës, tregon të vërtetën e hidhur, që Edi Rama nuk ka guxim ta thotë hapur, pra atë të frikës nga mospasja e asnjë garancie për të ardhmen e tij.

Dhe atë garanci nuk do ta ketë kurrë! Fati i tij do të jetë fati i çdo diktatoruci, që guxon të luajë me popullin e tij. Ndaj, askush nuk duhet të bjerë prè e provokimeve të tij të fundit. Sepse, një qen të cilit ia kanë shkulur të gjitha dhëmbët, nuk kafshon dot më, sado që të lehë plot pompozitet.

Zbardhet i plotë propozimi i opozitës për hapjen 100% të listave

Qëndrimi i Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik
29 korrik 2020

1. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se NUK ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutës, ku aktualisht parashikohet vetëm a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcional në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohen në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimin e listave 100 % të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet.

2. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se neni 68 i Kushtetutës, aktualisht parashikon a) subjektet zgjedhore (që janë partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit), b) rregullin që një kandidat mund të propozohet vetëm nga një subjekt zgjedhor, si dhe c) delegimin që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohen rregullat për regjistrimin e kandidatëve dhe organizimin/zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë nen, parashikohet edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit “Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100 % të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshme që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohet aplikimi i mekanizimit me lista 100 % të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutës është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional.

3. Për të krijuar bazën kushtetutese për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, është e nevojshme dhe e mjaftueshme që të bëhet vetëm Amendamenti Kushtetutes si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Në këtë mënyrë, kushtetutëbërësi krijon mundësinë kushtetutese që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikuar votën parapëlqyese për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon mundësinë e garës midis kandidatëve në listën e vetë partisë politike.

4. Ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje, e për pasojë janë jo vetëm të papranueshme, por cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme të imponuara nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.

5. I vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është Amendamenti Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” I cili duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

6. Përvec këtij ndryshimi të paraqitur më sipër, asnjë ndryshim tjetër në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me: a) formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore, b) ndarjen aktuale të zonave zgjedhore në nivel qarku, c) formulat ekzistuese për ndarjen e mandateve ndërmjet koalicioneve dhe brenda koalicioneve, d) pragun elektoral ekzistues, si dhe cështje të tjera që lidhen me zgjedhjet, nuk mund të ndryshohen pa arritur dakordësinë mes të gjitha palëve në Këshillin Politik.