21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Gjenerali i luftës në Kosovë dhe komentator në Fox News, ambasadori i ri i SHBA në Gjermani

Presidenti amerikan synon vazhdimësinë në kryeqytetin gjerman. Pas Richard Grenell interesat e Shteteve të Bashkuara në Republikën Federale të Gjermanisë do t’i përfaqësojë Douglas McGregor. Ambasadori Grenellit shkaktoi që në javët e para të mandatit të tij pakënaqësi të shumta në Gjermani, sepse ndërhyte përmes mesazheve në Twitter vazhdimisht në politikën gjermane me këshilla dhe kritika ndaj qeverisë gjermane.

Me ish-kolonelin e Ushtrisë së SHBA-së, Douglas Macgregor, vjen tani në Gjermani gjithashtu një njeri që flet pa shumë diplomaci, dhe që gjithmonë ka mbrojtur politikën e Trumpit. “Falë nesh, gjermanët nuk ndjehen të detyruar të mbrojnë veten e tyre. Dhe Presidenti thjesht tha: përse duhet t’ju mbrojnë ju taksapaguesit amerikanë, nëse nuk jeni të gatshëm të mbroni veten?” – kështu u shpreh Macgregor dy vjet më parë në një intervistë në TV. Macgregor mbante qëndrim kritik që gjatë karrierës së tij ushtarake, dhe pasi u tërhoq nga shërbimi aktiv në vitin 2004, ai i intensifikoi kritikat ndaj strukturave ushtarake amerikane.

Ambasador me përvojë në Gjermani

Macgregor duhet ta njohë më mirë kontekstin politik në Gjermani se paraardhësit të tij. Që kur ishte nxënës në klasën e njëmbëdhjetë, ai ka qëndruar një vit në kuadrin e një programi shkëmbimi në Gjermani. Sipas njoftimeve të mediave, ai ka qenë po ashtu i stacionuar për një kohë të gjatë në Gjermani pas karrierës së tij ushtarake në akademinë prestigjioze ushtarake West Point.

Ai është autor i disa librave – përfshirë edhe një libër për aleancën mes RDGJ me Moskën gjatë Luftës së Ftohtë dhe duhet ta njohë gjuhën gjermane.

Dështim në rrugën drejt majave të karrierës

Në Irak dhe Ballkan, Macgregor pati mundësi ta dëshmonte veten si udhëheqës ushtarak dhe planifikues. Në Luftën e Gjirit Persik në fillim të vitit 1991, ai komandoi një njësi tankesh, e cila eliminoi shpejt dhjetëra automjete të blinduara në Irak.

Para luftës së Kosovës në vitin 1999, në të cilën ai mori pjesë si shef planifikimi për komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura të NATO-s, ai kishte bërë në vitin 1997 rekomandime për një reformë themelore të forcave të armatosura amerikane në “Thyerjen e Phalanx” .

Sidoqoftë këto rekomandime nuk u morën parasysh nga politikanët dhe atij nuk iu akordua gritja në gradën e gjeneralit. Në virin 2004 Macgregor, u tërhoq i zhgënjyer nga shërbimi ushtarak aktiv dhe themeloi një firmë konsulence.

I njohur falë Fox News

Macgregor, është i njohur për një publik të gjerë në SHBA si komentator për çështje të sigurisë në Fox News. Edhe kjo e lidh atë me paraardhësin e tij Grenell. Ndoshta këtu ai duhet t’i ketë rënë në sy edhe Presidentit të SHBA-së Trump, i cili informohet rreth ngjarjeve politike prej Fox News.

Analizat e Macgregor, të cilat transmetohen në këtë televizion, përkojnë me idetë dhe qëndrimet e Presidentit Trump. Ish-oficeri i karrierës kërkon prej kohësh që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani dhe Siria. Po ashtu ai është dakord edhe me kritikat e Trumpit ndaj NATO-s. Madje Macgregor kishte parashikuar vdekjen e aleancës edhe përpara se Presidenti Francez Emmanuel Macron të shkaktonte bujë me komentin e tij që NATO-s i ka vdekur truri. “NATO nuk vdes, sepse është një zombi”, shkruante Macgregor në një artikull në pranverën e vitit 2019.

Tërheqja e ushtarëve amerikanë në Gjermani

Një ndër çështjet kryesore të Macgregor si ambasador i ri në Gjermani pritet të jetë zbatimi i tërheqjes së paralajmëruar nga Presidentit amerikan të 9.500 nga 34.500 ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani. Detaje konkrete do të bëhen të njohura këtë javë.

Kur dhe nëse ambasadori i ri amerikan do ta marrë detyrën në Berlin është ende e hapur. Sepse fillimisht duhet që ai të marrë miratimin e senatit – ky proces ka shumë të ngjarë të zgjasë deri vitin e ardhshëm. Dhe nëse Trump do t’i humbasë zgjedhjet presidenciale në nëntor, Macgregori nuk do të jetë në gjendje të vërë thekse në Berlin.

“DW”

Reagon bashkëshortja e komisionerit: Ndërroi jetë me 28 dhjetor 2018, dje më thanë e arrestoi SPAK!

Bashkëshortja e Besim Bregut, njërit prej komisonerëve të zgjedhjeve të 2017-ës, që ka ndërruar jetë, për të cilin u lëshua edhe urdhër-arresti nga SPAK, ka hedhur dritë mbi ngjarjen aspak të zakontë. Ndonëse shkuan në banesën e të ndjerit për t’i vënë prangat, policia është përballur me një situatë befasuese, pasi është njoftuar nga familjarët se Bregu kishte ndërruar jetë.

E shoqja e tij, Nafije Bregu në një prononcim për gazetaren e ‘News24 dhe ‘BaklanWeb’ Klodjana Haxhiaj tha se burri i saj kishte ndërruar jetë në 28 dhjetor të 2018-ës dhe kishte bërë çregjistrim.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar. Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu.

Reagon ambasada e SHBA: 5 Qershori, norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare, të respektohet

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.

Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.

Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare.

Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Zgjedhje që nuk mund të pranohen!

Nga Luçiano BOÇI

Në kundërshtim me çdo normë ligjore, shëndetësore, akademike dhe morale, Rama dhe Shahini, po shtyjnë Universitetet drejt finalizimit të një procesi zgjedhor fals, të turpshëm, krejtësisht politik dhe antiligjor e antikushtetues.

Zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e votuesit themelor studentin, dhe pa angazhim e plotë të pedagogëve nën një pandemi në rritje.

Pasi ka vjedhur çdo lloj zgjedhje në vend, nga ato qendrore, lokale, për Akademinë e shkencave e deri tek ato për shoqatat jofitimprurëse, me antiligj, krim dhe politikë të ndyrë, Rama po vjedh në shkelje të hapur ligjore dhe më presion pushteti dhe zgjedhjet në Universitete.

Kërkon t’i kapë Universitetet, për t’i përdorur ato si skalione lufte, në humbjen që i ka trokitur.

Zgjedhjet në Universitete po grabiten, dhunohen dhe manipulohen me të gjitha mjetet dhe format, me të njëjtën formulë, sikurse u grabitën zgjedhjet e 2017 me Gjushët e Avdylët.
Këto zgjedhje po zhvillohen nën një klimë terrori psikologjik dhe politik, sikurse u zhvilluan zgjedhjet e 30 Qershorit. Në shumicën e garave me një kandidat të vetëm, i cili në rast se nuk është i partisë shantazhohet dhe bllokohet.

Si të tilla, këto zgjedhje konsiderohen të pavlera, të papranueshme dhe nuk do të njihen si legjitime.

Për instalimin e paligjshmërisë dhe kaosit akademik dhe kryerjen e krimit zgjedhor akademik, Rama dhe Shahini duhet t’i dorëzohen SPAK-ut.
Në bazë të kodit penal, ato duhet të akuzohen dhe për rrezikimin e jetës dhe të shëndetit publik.

Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë Universiteteve shqiptare një model qeverisje që buron nga interesat e larta akademike e shkencore.

Me një ligj të ri të Arsimit të Lartë dhe me një klimë ku sundon autonomia universitare, liria akademike dhe ligjshmëria kushtetuese, do të garantojmë zhvillimin e zgjedhjeve, ku garohet dhe fitohet me zgjedhje të ndershme e të lira, me meritë e vizione që i shërbejnë arsimit të lartë e universiteteve.

Vjedhja që Rama po i bën sot Universiteteve, do të jetë vjedhja e fundit që kryehajduti serial i siguron vetes së tij me pushtetin kriminal që ka themeluar.

Pushteti i tij po shembet e bashkë me të po vjen ndëshkimi.

Ndëshkimi që vjen nga bota universitare për të, do t’i bashkohet ndëshkimeve për të gjitha krimet zgjedhore që ai ka konsumuar përgjatë këtyre viteve.

Si i “arrestoi” SPAK dy komisionerët e vdekur, flet kreu i Prokurorisë së Posaçme

I kontaktuar me telefon nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja, konfirmoi faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë mbërritur në shtëpitë e dy komisionerëve janë informuar se ata kishin ndërruar jetë.

Duke cituar kreun e SPAK, Lala tha se në momentin që janë firmosur urdhërarrestet për dy komisionerët zgjedhorë nga hetimi që është bërë në gjendjen civile por edhe në sistemin TIMS, rezulon se ata kanë qenë aktivë, pra nuk kanë qenë të crregjistruar.

“Hetimet janë sekrete –tha Kraja për gazetaren Klodiana Lala,-dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin crregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes familjarëve, ata kishin rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë.

“Në këto kushte- tha Kraja, për këtë rast do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.

Në raportimin e saj Lala teksa e konsideroi ngjarjen një skandal, theksoi se predispozohet që SPAK, vëzhgon apo përgjon në çdo moment persona.

Qytetarët nga Shqipëria mund ta vizitojnë Kosovën pa teste

Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.’ Është kjo deklarata që vjen nga ministri i shëndetësisë së Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për masat ndaj koronavirusit, pas takimit me ambasadorin Minxhozi.

Përmes një postimi në facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:
Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti

Pushohen nga puna 73 mjekë në QSUT, do të zëvendësohen me militinatë të PS (Dokumenti)

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka denoncuar në rrjetet sociale largimin nga puna të 73 personave, personel mjekësor nga QSUT.

“Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!

Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.

Turp!”, shkruan Tavo, duke publikuar edhe dokumentin e mëposhtëm.

Opozita e Bashkuar kërkon thirrjen e Këshillit Politik: Ja 3 pikat e ofertës tonë!

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë kërkuar Damian Gjiknurit mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme, në mënyrë që të dakordësohen dhe ndryshimi i Kushtetutës të mos bëhet në mënyrë të njëanshme.

Emaili që i është dërguar Gjiknurit 

I nderuar koleg,

në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.

Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:

  1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
  2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
  3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Kosova ndryshon qendrim: Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t’u kërkohet testi Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar se qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.

Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Statusi i tij i plotë: Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

Rama në panik pas infektimit të Veliajt me Covid-19: Ishallah s’ma ka lënë stafetën mua

Kryeministri Rama ka komentuar nga Lezha lajmin për infektimin me Covid-19, të Erion Veliajt.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Rama ndodhet në Lezhë për inspektime në kuadrin e projektit të Rindërtimit.