28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kryebashkiaku i Ramës infekton me Covid-19 punonjësit e Bashkisë!

Kryebashkiaku i Ramës në  Lezhe Pjerin Ndreu po infekton punonjësit me Covid-19. Denoncimi është bërë nga një qytetar i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.

Qytetari shkruan se, sipas ligjit Ndreu duhet të ishte mbydhë në shtëpi se familjari i vet është me koronavirus, por ai nuk asht karantinu duke rrezikuar punonjësit e bashkisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Pirin Ndreu, narkokryetari monist i Lezhes infekton punonjesit e Bashkise!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e punonjesit dixhital! sb

Pershndetje zoti Berisha! Dua te denancoj te ju 1 skandal, kryetari bashkis lezhe pjerin ndreu sipas ligjit duhet te ishte mbydh ne shpi se familjari i vet asht me korona virus.Ai nuk asht karantinu po ka vashdu pune perdita ne bashki ku ja ka njit gjith stafit bashkise korona virusin.Siq e shikoji dhe tabela qe pjerini duhet te ishte mbydh deri 26 korrik po ai ka ardh perdit ne pune. Ju lutem doktor anonim se te hekun ne prej pune kta.

Reagimi i fortë ndaj Ballës: Pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?

Juristi Shkëlzen Berisha iu përgjigj komenteve të kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në Kuvend, i cili tha se ndaj Berishvs duhet të nisin hetimet.

“Tualet, pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?

Nuk të pinë ujë shpifjet apo ke frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.

Mos u lodh duke folur në emër të SPAK-ut tualet, shko dhe bëj kallëzim! Brenda javës padite për shpifje!” shkruan Berisha.

Reagimi erdhi pasi nga foltorja e Kuvendit Balla tha se, Shkëlzen Berisha, duhet të hetohet nga SPAK për shkak se sipas deputetit socialist, “ka kredi të padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash”.

Tjetër masë drastike ndaj biznesit, mbyllen pa afat të gjitha lokalet e natës!

Pas situatës që sa vjen e agravon me virusin Covid-19 në vendin tonë qeveria është detyruar që të bëjë disa ndryshime të tjera në aktin e fundit normative. Kështu pasi u pa që ajo “puna e mbylljes së muzikës pas orës 20.00” nuk pati asnjë efekt është vendosur që Pube-t, diskot dhe gjithë lokalet e natës të mbyllen fare.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot në sallën e parlamentit.

Sipas saj, është vërejtur që kryesisht të rinjtë që i frekuentonin ato janë bërë vektor i përhapjes së virusit.

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen. Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjeçar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Të rinjtë apo frekuentuesit e këtyre vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.

Po punojmë me intensitet, po përgatitemi për vjeshtën por nëse do kemi neglizhim të masave duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit Covid 19”, tha Manastirliu.

Denisa Nela propozohet nga anëtarësia e degës së PD Belgjikë si kandidate për deputete

Anëtarësia e degës së PD në Belgjikë ka propozuar si kandidate për deputete Denisa Nelën. Në një njoftim të degës së PD në Belgjikë thuhet se, Partia Demokratike u premtoi shqiptarëve, elektoratit, antarëve dhe simpatizantëve të saj se do të jenë ata të cilët do zgjedhin dhe vendosin se kush do jenë përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, si dhe përfshirjen dhe përfaqësimin diasporës duke i dhënë zë pjesës shqiptare në mërgim.

Në zhvillimet shumë të rëndësishme politike në Shqipëri edhe ne si degë e rëndësishme e PD për Belgjikën në përmbajtje të udhëzimit të Partisë Demokratike si dhe duke u përmbajtur vlerave më të mira europiane vlerësuam çdo propozim të sugjeruar. Pas diskutimeve të shumta anëtarët dhe kryesia e PD dega Belgjikë ka përzgjedhur në unanimitet të plotë znj Denisa Sokol Nela si propozimin e saj për kandidate për deputet në zgjedhjet parlamentare.

Denisa Nela prej kohësh ka qenë e angazhuar në aktivitet të shumta kulturore dhe politike në mbështetje të nevojave dhe zhvillimeve demokratike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kush është Denisa Nela

Denisa Nela është lindur në Kukës më 23 shkurt 1994. Në moshen 9 vjeçare së bashku me familjen e saj ëer arsye politike kanë emigruar në Belgjike. Denisa eshtë rritur dhe shkolluar ne Belgjikë dhe ka përfunduar një Bachelor në fushën e financave dhe më vonë master në manaxhement ne Bruksel. Megjithëse posedimin e dy diplomave Denisa vazhdoj të zhvillohej në fusha të ndryshme me qëllim të zgjerimit të njohurive dhe aftësive të saj profesionale. Prandaj, ajo ka çertifikime nga universitete ​​më prestigjioze si Harvard dhe Solvay.

Denisa rrjedh nga një familje me vlera të larta patriotike dhe demokratike, vlerat të cila edhe në regjimin e kaluar edhe ne demokraci i kan rujt me shum përkushtim. Denisa ashtu si familja e saj ka qen gjithmonë mbështetes e fortë e vlerave demokratike dhe të partisë Demokratike qe nga krijimi deri në ditet e sotme. Denisa, me karakterin e saj të guximshëm dhe në përpjeket e saj për të punuar për të mirën e komunitetit, u angazhua që në moshen 16 vjeçe në akvititete politike Belge duke u bërë pjesë aktive e saj në partinë Defi (Qendër e Djathtë).

Si një aktiviste e spikatur, Denisa u vleresua nga Partia Defi dhe u perzgjodh kandidate për deputete ne zgjedhje politike dhe vendore (2012/2014/2018) ne të cilat ka qen shumë e votuar. Ne vitin 2018, ka qenë në të gjashtë personat më të votuar në komunën e Brukselit. Në rolin e saj brenda partisë, Denisa gjithmonë është munduar dhe përkushtuar që të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë dhe komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Denisa  njihet mirë nga komuniteti shqiptar për punën e saj, integritetin, afërsinë dhe komunikimin e saj me njerëzit. Denisa së bashku me familjen e saj ka qenë pjesë aktive e çdo nisme dhe aktiviteti i ndërmarrë nga Partia Demokratike dhe forcat e djathta në Belgjikë ndaj politikes regresive të së majtës që qeveris Shqipërinë prej vitin 2013 deri sot.

Ishte edhe një nga nismëtaret dhe organizatore e protestës së madhe të organizuar në Belgjikë në vitin 2017 “Rama IK” ku edhe ka mbajtur fjalimin qëndror. Ishte edhe një nga nismëtaret e orgazinimit të rinjeve në Belgjike për të mbeshtetur levzijen dhe protestat studentore në vitin 2019 në Shqipëri. Edhe pse Denisa ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj në Belgjikë, ajo mbetet shumë e lidhur me Shqipërinë.

Duke parë angazhimin dhe përkushtimin e saj ndaj Partisë Demokratike dhe vlerat që mbart kjo parti, anetaret e Deges së Partisë Demokratike në Belgjike, e kan propozuar që të jetë anëtare e kryesis të Partisë Demokratike per Belgjike dhe njëkohesisht eshtë e zgjidhur si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në degen e Partisë Demokratike në Belgjikë. Përvoja e saj profesionale dhe politike si dhe reputacioni i saj brenda komunitetit shqiptar në Belgjikë dhe ne Shqipëri e bëjnë propozimin e Denisës si kandidate një propozim serioz që mbart vlera evropiane dhe shumë përfajsuese edhe për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Lirohet brenda 48 orësh pronari i “Bar Barons”

Lirohet pas arrestimit me bujë pronari i “Bar Barons” në Durrës, Artur Terziu.

Gjykata e Durrësit ka vendosur për Terziun “detyrim paraqitje”.

Terziu u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim që me tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar mirëpo gjyqtari Paulin Cera e ka lënë të lirë.

Akuzat ndaj pronarit të “Bar Barons” kanë ndryshuar.

Kështu, nga i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, tashmë ai akuzohet për falsifikim e ndërtim pa leje, pasi sipas ekspertizës ka rezultuar se pallati është shembur jo për shkak të ndërhyrjes në kollona që bëri Terziu por për shkak të cilësisë së dobët të betonit.

Ndërkaq, Prokuroria ka ankimuar vendimin e gjykatës./abcnews.al/

“Shpërthen” mjeku i njohur: U mbars SPAK dhe bëri kaps 20 komisionerë

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën politike, por edhe atë të pandemisë.

Ndërsa i rëndit problematikat analizon edhe faktin se situatat janë të lidhura ndjeshëm. Në një kohë të tillë pandemie Kalo thekson se studimet në lidhje me pandeminë vijojnë të çorodisin me veprimet e tyre, ndërsa COVID-19 nuk kursehet duke marrë jetë njerëzish.

Kalo e fillon me komisionerët e akuzuar të “dosjes 339”, shpërdorimet e buxhetit të shtetit, problemet në institucionet shëndetësore, apo edhe hendekun social që vijon të thellohet dita-ditës.

“Dëmin po e paguajmë edhe ne vetë si mantelbardhë, sepse po punojmë dhe po ofrojmë cilësisht kontributin dhe ndihmesën tonë në mënyrë sa më profesionale për tu përballur me sfidën Sars-C0v2/Covid-19, duke daravitur me sa mundemi “mjegullnajën”e këtyre “udhëzimeve”/”guidelines”/projeksioneve/projekteve shpesh kontradiktore të OBSH/WHO/CDC/ECDC and Co…”, shkruan Kalo.

Kalo shton se mantelbardhët do të vijojnë të japin kontributin e tyre pavarësisht rrezikut me jetë, ndërsa thekson se edhe qytetarët duhet të tregohen të vëmendshëm pasi të gjithë janë të ekspozuar dhe të rrezikuar nga COVID-19.

Reagimi i mjekut Tritan Kalo

KOHË KOVIDIANE….U mbars SPAK dhe bëri KAPS 20 komisionerë të paguar 2.000 Lekë për një ose disa ditë pune të porositur nga patronët e tyre politikë….

PASURITË kombëtare, Pronat Publike e jo vetëm, MILIONAT e Buxhetit u GLLABËRUAN e vijojnë të shpërdorohen, POR ato nuk përbëjnë rrezik për ARDHMËRINË e MBROTHËSINË e DEMON-KRACISË së këtij vendi…

Ishin këta “qafirë” komisionerë të cilët e ndotën proçesin, zgjedhor tashmë të tejndotur që prej Majit 1996….NË BURG të kalben që t’u shpëtojnë patronëve të tyre politikë ato 2.000 lekë të cilat ua kanë dhënë atyre, POR që tash e tutje askush të mos mendojë se do t’i marë më dhe më këtë akt të “fu-qishëm” antikorruptiv KAPS/SPAK, po shpëton e pastron njëherë e mirë proçesin tonë zgjedhor nga turpi i manipulimit të tij, si dhe po pastron imazhin e ndotur me keqdashje e akuza reciproke të lidërve tanë politiqenër.….O tempora, o mores!!!….

NE si profesionistë të Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm në ndërkohë, po trajtohemi si dikur “indigjenët e Amerikës” nga “konkuistatorët e mirëpaguar dhe shërbëtorët e tyre” të OBSH/ËHO, CDC, ECDC and co, të cilët vijojnë të na ofrojnë platforma/”guidelines”, kur(v)ba, grafiqe e diagrama, projeksione, projekte e skema mjekimi kundrathënëse ta atyre që vetë kanë ofruar javë më parë, për ti ndalur gjoja hovin dëmeve të cilat po shkakton “FLAMA MBARËBOTËRE” e Sars-Cov2/Covid-19, POR që në fakt me to vijojnë të mbjellin vetëm çoroditje, ndërsa virusi vijon të hedhë valle e të marë jetë njerëzish…..

DËMET po i paguajmë ne të gjithë….DEMON-KRACIJA vetëm e vetëm po dështon së vendosuri një Sistem Demokratik përftues për të gjithë shtresat e shoqërisë. VARFËRIA dhe HENDEKU social po thellohet dita-ditës dhe PARTITOKRACIJA dominuese e pas ndryshimeve Kushtetuese të Prillit 2008, po ja thellojnë edhe më shumë varin DEMOKRACISË në vetë jetën funksionale të Partive politike si dhe në Jetën tonë socio-ekonimiko-politike…..

Dëmin po e paguajmë edhe ne vetë si MANTELBARDHË, sepse po punojmë dhe po ofrojmë cilësisht kontributin dhe ndihmesën tonë në mënyrë sa më profesionale për tu përballur me sfidën Sars-C0v2/Covid-19, duke daravitur me sa mundemi “MJEGULLNAJËN” e këtyre “udhëzimeve”/”guidelines”/projeksioneve/projekteve shpesh kontradiktore të OBSH/ËHO/CDC/ECDC and Co….Punojmë dhe kontribuojmë brënda “hapsirës së zonës së kuqe të Covid-19”, jo se e kemi jetën tonë të tepërt, POR për të krijuar më shumë BESIM dhe MIRËBESIM për punën dhe profesionalizmin tonë, për të qënë më shumë PRANË shqetsimeve të atyre që luftojnë për jetën me këtë virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, për të KUPTUAR edhe më mirë e për të zbuluar enigmat e shumta që mveshin ecurinë klinike të këtij infeksioni, si dhe për të KONFIRMUAR faktin se nëse din të ruhesh e të zbatosh rregullat e ofruara për shmangjen e infektimit nga Sars-Cov1/Covid-19, një gjë e tillë është plotësisht e mundëshme….

JU DUAM dhe VIJOJMË me PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM të kujdesemi për ju, POR edhe ju vijoni të KUJDESENI edhe më shumë për veten tuaj….Çdo jetë e humbur është e paçmimtë….

MOS HARONI se “BARRIERAT mbrojtëse” të moshës dhe të “MOS-PATURIT” e një sëmundje, JANË RRËZUAR tashmë, nga ajo çka na ofruan këto muaj të përballjes me sfidën e Sars-Cov2/Covid-19….

TË GJITHË jemi të ekspozuar dhe të rrezikuar nga Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES po e vetëm po……PANIK jo dhe vetëm jo!!!

Sardelet e SPAK-ut

Nga Gentian GABA

Orët e para të së martës u hapën me lajmin e operacionit të nisur nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila lëshoi 22 masa sigurie në kuadrin e hetimeve të dosjes 339.

Me shumë gjasë, të gjithë ata që u njohën me lajmin kanë hamendësuar se pas shumë kohësh në rrjetën e drejtësisë kishin rënë peshqit e mëdhenj, in primis Vangjush Dako, non grata në SHBA për raste madhore korrupsioni. Zhgënjimi ishte i menjëhershëm.

Nuk ishin peshq të mëdhenj, por sardele. Tre grupe komisionerësh, 22 vetë, të cilët akuzohen për vjedhje votash në zgjedhjet e vitit 2017 në zonën e Shijakut. Ndonëse zbardhja e mëtejshme e dosjes do të thotë më shumë për secilin prej të arrestuarve, mungesa e përfituesve nga ky krim, e bën krejt të pamjaftë operacionin e fundkorrikut.

Nga ana tjetër, kryeministri, pasi u njoh me përkatësinë partiake të secilit prej të ndaluarve, bashkë me taborët e tij mediatikë, nisi përpjekjen për relativizimin e cështjes së ngritur nga prokuroria katër vite më parë, natyrisht për të zbehur kauzën e opozitës.

Megjithatë, nuk ka nevojë për një trajnim pranë strukturave të specializuara të FBI-së për të kuptuar sesi është e vërteta; mjafton një retrospektivë e ngjarjeve të lidhura me dosjen 339. Kjo e fundit nisi si një hetim ndaj krimit të organizuar, me indicie të ardhura nga Gjermania dhe Kosova mbi një rrjet të trafikimit të drogës.

Ndërkohë që hetimet dhe përgjimet e grupit kriminal vijonin, në tabulatet e të hetuarve u shfaq Vangjush Dako, atëbotë Kryetar i Bashkisë së Durrësit, dhe një grup funksionarësh publikë të kësaj njësie vendore. Sikurse u bë e qartë nga përgjimet e publikuara si fillim nga Voice of America dhe më vonë nga Bild, organizatorët e laboratorit të heroinës së Hasit dhe banda e Shijakut kishin një partner politik në qarkun e Durrësit.

“Cui prodest scelus, is fecit” (“ai të cilit krimi i sjell përfitime, ai e ka bërë atë), shkruante Seneka në veprën e tij Medea.

Dhe përfituesi i aktivitetit elektoral të bandës së Shijakut nuk mund të jenë komisionerët e arrestuar ditën e martë, që afërmendsh nën trysninë e të fortëve, kanë shkelur bashkarisht ligjin kur kanë lejuar votimin e atyre që atë ditë ndodheshin përtej kufijve, por është z. Vangjush Dako, emri i të cilit mungon në listën e fletarresteve të lëshuara nga SPAK.

Dicka që ngre mjaft dyshime për rezultatin e deritanishëm të super prokurorisë, e cila nuk ndodhet vetëm nën trysninë e opinionit publik vendas, por edhe të atij ndërkombëtar, pasi bashkë me dosjen e Dibrës, ajo e Durrësit është një kusht i qartë për vijimin e integrimit europian.

Ky zhvillim u përshëndet në Twitter nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, znj. Kim, e cila pa te këto arrestime, fillimin e zbulimit të lidhjes midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qartësisht është kështu, sepse dosja mbledh bashkë trafikantët e drogës dhe politikanët, vecse në qeli sot mungojnë politikanët dhe, si përherë në Shqipëri, vendin e tyre e kanë zënë një tufë fakirësh.

Dhe nëse prangat e hedhura mbi komisionerët do të shënojnë edhe fundin e dosjes 339, do të jemi përballë provës se paratë e takasapguesve amerikanë për reformimin e drejtësisë, kanë shkuar dëm.

Që kjo mos të ndodhë, dhe drejtësia e re shqiptare të tregohet e pavarur nga politika, do të duhet që përfaqësuesja e shtetit që ka kontribuuar kaq fort në këtë reformë, të kërkojë që zbatuesit e këtushëm të kenë të njëjtin kut që Departamenti Amerikan i Shtetit ka përdorur në shpalljen non grata të z. Dako. Çdo standard tjetër, me hije të forta politike, do të meritonte vetëm një togfjalësh: Business as usual! /Mapo.al/

Berisha publikon videon e rrallë dhe tronditëse!

Vajet dhe klithmat rrenqethese te nje nene qe filmon prishjen para syve te saj te nderteses pese kateshe te rregullt me te gjitha dokumentat, sepse ka votuar kunder tyre
“Shqiperia qe duam qe thoni ju, eshte institucion kurvash dhe krimenelesh, ju nxirrni njerez ne mes te rruges se nuk ju kane votuar”, shkruan ajo.

toke e trasheguar me te gjitha letrat tre kate te perfunduara dhe dy e gjysem akoma
me leje ndertimi dhe deri kualidim per tre kate.

Si me qene ushtaret serb.

Tre kate biznes dy kate e gjysem te pa perfunduara kate banimi Ky eshte shteti te vret naten dhe don me te qa diten te akuzon dhe nuk e ka problem fare keto punojne me gjak krokodili e kan karrigen e forte se i mbron kryeministri do te dergoj dhe te gjitha letrat por nuk kam internet por ju postojeni ska problem pastaj do ti qoj

Qa me te shkruajtur more te pa fytyre tani qe ke rrafshuar gjithka ,O njerez qe punoni me gjak krokodili o te pa shpirt si i hidhni njerezit ne mes te rruges veq se nuk kane votuar per ju .Te kam shkruajtur te kam nejtur dy dite te dera e kryeministrise si qen gjithe diten dhe nuk ke pyetur fare ju te vritni naten dhe te qani diten keshtu jeni ju prishni godina te persosura nga te gjitha drejtimet dhe leni rrenoja veq se jane te tujet Shqiperia qe thoni ju e duam eshte institucion kurvash dhe kriminelash Ajo qe diam ne eshte si gjithe europa jo si ju veq rrena dini sdini asgje tjeter.

Me qene ne kulmin e lluksit se nuk bahet kjo gje jo qe jemi ne kulmin e fukarallekut delengji dhe drogagji i shpifur ky eshte kryeministri jone Dy dite rrjesht para kryeministrise kerkova takim pas asaj qe shkruajta te poetali por nuk ka pranuar Aq mllef pate per ta shembur ate godine sa edhe flamurin shqiptar nuk e hoqen e hodhen ne rrenoja .Ata nuk njofin asnji gja njerezore ja ku asht flamuri ne rrenoja postoj te gjitha poshte ketij qe vura une eshte ai flamur qe duan keto .Se ky qe vura une eshte ai qe ka ngritur gjyshi i burrit tim me 28 nentor 1912 dhe prandaj e vura mbi godine dhe ato nuk pyeten fare se jane te pa shpirt llogarite qa mund te pyesi per ne Sepse ate flamur e vendos ne cdo 28 nentor dhe une tani nuk kam ku ta vendos aq ndjenje kombetare kane keto ta pa shpirt vine dite te diele te prishin godina te mrekullushme ska ngelur njeri per pa u shokuar.

Video e rralle dhe tronditese!Vajet dhe klithmat rrenqethese te nje nene qe filmon prishjen para syve te saj te nderteses pese kateshe te rregullt me te gjitha dokumentat, sepse ka votuar kunder tyre“Shqiperia qe duam qe thoni ju, eshte institucion kurvash dhe krimenelesh, ju nxirrni njerez ne mes te rruges se nuk ju kane votuar”, shkruan ajo.toke e trasheguar me te gjitha letrat tre kate te perfunduara dhe dy e gjysem akoma me leje ndertimi dhe deri kualidim per tre katesi me qene ushtaret serbTre kate biznes dy kate e gjysem te pa perfunduara kate banimi Ky eshte shteti te vret naten dhe don me te qa diten te akuzon dhe nuk e ka problem fare keto punojne me gjak krokodili e kan karrigen e forte se i mbron kryeministri do te dergoj dhe te gjitha letrat por nuk kam internet por ju postojeni ska problem pastaj do ti qojQa me te shkruajtur more te pa fytyre tani qe ke rrafshuar gjithka ,O njerez qe punoni me gjak krokodili o te pa shpirt si i hidhni njerezit ne mes te rruges veq se nuk kane votuar per ju .Te kam shkruajtur te kam nejtur dy dite te dera e kryeministrise si qen gjithe diten dhe nuk ke pyetur fare ju te vritni naten dhe te qani diten keshtu jeni ju prishni godina te persosura nga te gjitha drejtimet dhe leni rrenoja veq se jane te tujet Shqiperia qe thoni ju e duam eshte institucion kurvash dhe kriminelash Ajo qe diam ne eshte si gjithe europa jo si ju veq rrena dini sdini asgje tjeterMe qene ne kulmin e lluksit se nuk bahet kjo gje jo qe jemi ne kulmin e fukarallekut delengji dhe drogagji i shpifur ky eshte kryeministri jone Dy dite rrjesht para kryeministrise kerkova takim pas asaj qe shkruajta te poetali por nuk ka pranuar Aq mllef pate per ta shembur ate godine sa edhe flamurin shqiptar nuk e hoqen e hodhen ne rrenoja .Ata nuk njofin asnji gja njerezore ja ku asht flamuri ne rrenoja postoj te gjitha poshte ketij qe vura une eshte ai flamur qe duan keto .Se ky qe vura une eshte ai qe ka ngritur gjyshi i burrit tim me 28 nentor 1912 dhe prandaj e vura mbi godine dhe ato nuk pyeten fare se jane te pa shpirt llogarite qa mund te pyesi per ne Sepse ate flamur e vendos ne cdo 28 nentor dhe une tani nuk kam ku ta vendos aq ndjenje kombetare kane keto ta pa shpirt vine dite te diele te prishin godina te mrekullushme ska ngelur njeri per pa u shokuar

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 27. Juli 2020

Ambasadori i BE: Duhet marrëveshje e gjerë për ndryshimet në Kushtetutë që qeveria pas zgjedhjeve të pranohet

Kur kanë mbetur rreth 24 orë nga 30 korriku kur Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin e ndryshimeve kushtetuese qoftë edhe pa dakordësinë e opozitës politike, kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, apelon që ndryshimet e rëndësishme që prekin Ligjin Zgjedhor të bëhen me konsensus të gjerë, njësoj si me miratimin e paketës së 5 qershorit. [soreca]

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ambasadori Luigi Soreca shprehet se Parlamenti i ka kompetencat ligjore për të bërë ndryshime të tjera që nuk shkelin Kushtetutën, por ai kujton marrëveshjen e 5 qershorit të firmosur edhe nga maxhoranca, në të cilën, sipas kryediplomatit, shkruhet qartë se për ndryshime të tjera të rëndësishme që prekin Kodin Zgjedhor, duhet konsensus i gjerë, e gjithëpërfshirës.

Ndërkohë, kujton rëndësinë e Reformës Zgjedhore konsensuale për mbledhjen e parë ndërqeveritare. Pas miratimit të amendimeve në Ligjin e Zgjedhjeve më 23 korrik, Soreca apelon që ato të implementohen menjëherë, pasi KQZ-ja e re e ka detyra të rëndësishme realizimin e identifikimit biometrik dhe votën e emigrantëve.

Sipas tij, duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria pas zgjedhjeve të pranohet.

“Unë e pranoj që Parlamenti ka një rol institucional në propozimin dhe miratimin e nismave shtesë legjislative, përfshirë për çështjet zgjedhore të mbuluara nga marrëveshja. Pasi e kemi thënë këtë, marrëveshja thoshte qartë që çdo nismë e mëtejshme duhet të diskutohet midis të gjitha palëve me të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje si marrëveshja e 5 qershorit. Kjo është arsyeja pse unë vazhdimisht, publikisht dhe në takime diplomatike, kam bërë thirrje që procesi të jetë sa më konsensual që të jetë e mundur, sepse sistemi zgjedhor përcakton rregullat e lojës demokratike dhe gjithëpërfshirja është thelbësore për çështjet zgjedhore.

Është në interes të të gjitha palëve në zgjedhje që të arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në një kohë të mjaftueshme përpara ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që të kemi një qeveri që pranohet nga të gjithë, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të njohura nga të gjithë aktorët politikë. Prandaj, është mirëpritur fakti që pas votimit të 23 korrikut palët kanë vazhduar të diskutojnë në Këshillin Politik për ndryshimet e propozuara kushtetuese, me qëllim që ndryshimet që rezultojnë të përcaktohen dhe sqarohen në mënyrën më konsensuale të mundshme. Unë jam ende i bindur që kjo mund të ndodhë përpara se të zhvillohet votimi”, shprehet Soreca.

Mjeku i njohur: Këshilla praktike për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19

Nga Erion DASHO

Ndonëse epidemia nga COVID do të kontrollohet vetëm me masa strategjike dhe një përafrim të integruar, ekzistojnë disa zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e përgjigjes klinike duke ndikuar direkt në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së personave të prekur nga COVID.

PULS-OKSIMETRI

Puls-oksimetri është një pajisje relativisht e lirë që i duhet shtuar gamës së pajisjeve mjeksore për përdorim familjar. Duke matur oksigjenimin e gjakut, kjo pajisje mundëson ndjekjen edhe në distancë të një personi që trajtohet me COVID në kushtet e shtëpisë dhe, sidomos, ndihmon në përcaktimin e momentit kur mund të nevojitet shtrimi në spital. E rekomanduar për të gjithë familjet që kanë mundësi të blejnë një pajisje të tillë (kushton nga 1,000 deri 5,000 lekë).

VENTILIMI JO-INVAZIV

Pajisjet për ventilim jo-invaziv (JO INTUBIM!!!) janë pajisje të cilat lehtësojnë frymëmarrjen dhe përmirësojnë oksigjenimin e gjakut. Këto pajisje mund të përdoren fare lehtë në spitalet rajonale madje edhe ato bashkiake. Nëpërmjet pajisjve të ventilimit jo-invaziv (të cilat janë shumë më të lira dhe të lehta për t’u përdorur në raport me ventilatorët), cdo spital rajonal ose bashkiak mund të kthehet në një qendër ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID të cilët manifestojnë komplikacione jo të rënda të sëmundjes.

SHËNIM: KËTO JANË REKOMANDIME PROFESIONALE PËR MIQTË DHE ATA QË KANË DËSHIRË TË MËSOJNË! AS TREGËTOJ DHE AS KAM NDËR MEND TË TREGËTOJ PAJISJE TË TILLA! GJITHASHTU NUK JAM PAGUAR NGA ATA QË I TREGËTOJNË 🤓😊