28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rritja e rasteve me Covid-19, ja çfarë thotë Pipero…

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave.

Gjatë intervistës Pipero tha për gazetarin Enkel Demi se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar.

Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.

Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet edhe të oksigjenohemi.

Në këtë mënyrë theksoi mjeku infeksionit duhet kontrolluar tregu i maskave pasi jo çdo maskë duhet vendosur në fytyrë, sepse, maska, shprehet ai duhet të mundësojë edhe thithjen oksigjenit.

Sakaq theksoi se nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit mund të kemi edhe një vaksinë, por askush nga nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina, ndërsa shton se ka më shumë besim te ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Pjesë nga biseda në studio

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërish edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës por e këshilloj. Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin. Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

Një realitet jashtë spitalit ku duket sikur nuk ndodh gjë dhe më pas situata në spital që nuk është e lehtë. Secili nga ne duhet të ushtrojë përgjegjësitë e tij. Ky virus na ka rënë të gjithëve, edhe pushtetarët edhe qytetarët duhet të të tregohen të ndërgjegjshëm.

Institucionet duke filluar nga spitale duhet të tregojnë përgjegjësitë e tyre. Po ashtu të merren masa në raport me maskën. Ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre. Dhe jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyre sepse ka një rol të rëndësishëm edhe për thithjen e oksigjenit. Duhet t’i dëgjojnë këshillat për të vendosur maskën dhe jo për ta mbajtur si stoli. Rruga kryesore e transmetimit është respiratore pra hunda, dhe në shumicën e rasteve e mbajmë zbuluar.

Maska e thjeshtë kirurgjikale mund të përdoret deri në katër orë dhe më pas duhet ta ndërrosh. Maska ka një protokoll si vendoset dhe se si hiqet, duhet të kemi kujdes sepse pjesën e jashtme nuk duhet ta prekim ose nëse e prekim duhet ta heqim dhe duart të lahen. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona pa përjashtim.

Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore, por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor. Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme. Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet.

Së pari duhet të parandalojë thithjen dhe përhapjen e spërklave, por duhet të mundësojë thithjen oksigjenit. Ne duhet të oksigjenohemi”, tha Pipero.

Më tej ai shtoi e COVID-19 ka shumë të panjohura, bazuar në të dhënat që kemi për viruset respiratore, koronavirusi nuk po sillet si i tillë.

“Të gjithë ne specialistët kemi thënë ato që ishin evidentuar për momentin dhe kemi hedhur hipoteza se si mund të jetë më tej. Pothuajse në të gjitha vendet e botës ka luhatje. Përgjithësisht mbyllja ishte zgjedhje, por jo zgjidhje.

Edhe pse në deklarimet tona sot mund të jemi shumë larg atyre që kemi thënë dinamika e kësaj pandemie është e ndryshueshme. Ende ne vazhdojmë të jemi përpara të panjohurave në raport me virusin. Studimet më shumë kanë qenë evidenca, se studime. Për viruset bota deri më sot ka shumë pak zgjidhje. Por kjo nuk do të thotë se meqë dje e thamë ndryshe të mos reflektojmë. Duhet të ushtrojmë të njëjtën përgjegjësi që së bashku të zvogëlojmë dëmin”, tha Pipero.

Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?

Pipero: Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.

Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën.

Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare./abcnews.al/

Enigma e dorëheqjes së zëvendësministres së Drejtësisë

Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ka njoftuar këtë mëngjes se jep zyrtarisht dorëheqjen nga ky post.

Këtë akt ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre jashtëzakonisht të gjatë, ku mund të lexosh shumëçka por jo detaje për arsyet e kësaj dorëheqje.

Për këtë hap që ka ndërrmarë Caka mjaftohet me sqarimin, se ndërprerja e detyrës bëhet për motive të forta personale, të cilat pamundësuan vijimin e saj.

“Edhe pse është mjaft e vështirë që të ndash në pak rreshta një vendim të rëndësishëm që mbart brenda kohë reflektimi, në emër të transparencës që kam me ju do të doja të ishte një vendim i bërë me dije personalisht prej meje.

Për arsye që nuk lidhen absolutisht me objektin e veprimtarisë së punës sime apo aktivitetit tim publik dhe tërësisht vetjake, më duhet që nga sot të tërhiqem nga funksioni im si Zëvendësministre e Drejtësisë:, shkruan Caka për arsyet e kësaj dorëheqje.

SPAK godet ”peshqit e mëdhenj”, u çon fletëarresti dy të vdekurve!

Gjatë ditës së djeshme lajmi i prerjes së 22 fletëarresteve nga ana e SPAK, për komisionerë që dyshoheshin se kanë mbushur kutitë e votimit, mori dhenë dhe u përgëzua operacioni edhe nga ambasadat më të rëndësishme në vendin tonë.

Por për të kuptuar më mirë katandisjen e dosjes së famshme 339, ku të gjithë pritën àrrestimin e bosëve të mëdhenj, mjafton të themi se dy prej komisionerëve, që u ishte çuar fletëàrresti, kishin ndërruar jetë ndërkohë.

Bëhet fjalë për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë muaj më parë, ama morën një góditje ”shembullore” nga ana e SPAK, strukturë që është ngritur për hetimin e krimeve në nivele të larta dhe korrupsionit.

Sipas burimeve nga SPAK dy komisionerët nuk janë çregjistruar, dhe fakti që ata kanë ndërruar jetë është konstatuar gjatë momenteve të ekzekutimit të masave ndaj tyre. Teksa pólicia ka shkuar në banesat e tyre, familjarët i kanë thënë që ata tashmë nuk ishin më në jetë.

Në fakt, duke qenë se dosja 339 fle në sirtaret e prokurorisë prej më shumë se 3 vitesh, nuk ka dyshime që mund të ndodhin edhe lajthitje të tilla, që duket se e bëjnë qesharake të gjithë punën e bërë për dosjen.

Në tre vite mund të vdèsin njerëz, të dyshuar, e jo më nuk mund të fshihen gjurmët dhe provat…

Eksperti i shëndetit publik thirrje Manastirliut: Analizoni gabimet me Covid-19, ktheni kursin drejt Perëndimit

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, shprehet se në kaos nga situata e koronavirusit nuk është vetëm Shqipëria, por të gjitha vendet e Rajonit.

Ai thekson se këto vende aplikuan masa të ngjashme të karantinimit, ndërsa sot renditen në 10 vendet e para përsa i takon numrit të rasteve për 1 mln banorë, por edhe numrit të vdekjeve po për 1 mln banorë.

“Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.

Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

NJË RAJON NË KAOS!

Nuk është vetëm Shqipëria! Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngecur në rrjetën e COVID-it.

Të pesë vendet e rajonit (gjashtë së bashku me Kosovën e cila nuk raportohet e veçuar në statistikat ndërkombëtare) radhiten në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë.

Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.

Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar.

NË VEND QË TË SHQETËSOHEN PËR SHËNDETIN, JETËN DHE TË DREJTËN E FITUAR ME AQ MUND TË LËVIZJES SË LIRË, UDHËHEQËSIT POLITIKË TË VENDEVE TONA JUSTIFIKOHEN ME “FATIN E KEQ TË PËRBASHKËT PËRBALLË VIRUSIT”!

NË ASNJË VEND NUK JANË BËRË ANALIZA SERIOZE QË TË ANALIZOJNË GABIMET QË E ÇUAN GJENDJEN NË KËTË PIKË!

PËR NE SI SHQIPTARË, PAK RËNDËSI KA QË MAQEDONIA E VERIUT, SERBIA APO BOSNJA NDODHEN NË TË NJËJTËN SITUATË SI NE!

SHQIPËTARËT NUK KANË SYNUAR ASNJËHERË TË BËHEN SI BOSNJA APO SËRBIA! ASPIRATA JONË POLITIKE, EKONOMIKE DHE SOCIALE KA QËNË DHE MBETET EUROPA PERËNDIMORE!

KA ARDHUR KOHA QË MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE TË ANALIZOJNË GABIMET E BËRA GJATË EPIDEMISË SË COVID DHE T’A RIKTHEJNË SHQIPËRINË NË KURSIN EUROPIAN!

Kryemashtruesi gënjen për sistemin zgjedhor

Duke e akuzuar si gënjeshtarë rruge, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar një pjesë nga fjala e Ramës në parlament, ku e akuzon se po ndryshon sistemin zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që do të miratojë në mënyrë të njëanshme.

Me një postim në Facebook, Vasili i ka quajtur Ramën dhe Gjiknurin të paturpë, që gënjejnë aq shumë sa harrojnë dhe gënjeshtrat e tyre.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Keta te paturpë genjejne aq shume sa harrojne edhe genjeshtrat e tyre!(VIDEO).

Kryemashtruesi i qeverise dhe zgjatimi i tij ne Keshillin Politik thone me gojen plot qe nuk po ndryshojme sistemin zgjedhor.

Cfare genjeshtaresh rruge!!

Shiheni VIDEON kur ky Kryemashtruesi i qeverise ankohet kundra BE- se  qe po e pengon te ndryshoje sistemin zgjedhor.

Mashtruesa merruni vesh me njeri tjetrin se e mori vesh gjithe bota qe gjithe mortjen e keni nga koalicionet.

Edhe ish-drejtoresha e Tatimeve kundër Ramës: Skema e Rilindjes nuk ka garë! Jam për lista të hapura 100%

Ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Brisida Shehaj deklaroi se është pro listave të hapura 100%.

Në një intervistë për emisionin Tempora, Shehaj u shpreh se me lista të hapura 100% dotë ketë garë dhe gara sjell gjithmonë diçka të mirë.

“Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.

Në Tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, deklaroi Shehaj.

Pagat në Shqipëri janë më ultat në rajon dhe për çdo sektor

Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon. “Monitor” ka krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro.

Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Ndonëse ndikim në këtë nivel të ulët mund të ketë dhe informaliteti i lartë në tregun e punës në vend, pagat janë më të ulëta dhe në shtet, përfshirë arsimin dhe mjekësinë, apo dhe në aktivitete ku nuk ka informalitet, si në sektorin financiar apo telekomunikacionet.

Erald Pashaj, drejtor i EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, tha për “Monitor Ekonomi” së arsyeja e parë e diferencës së pagave me rajonin, është tregu i punës. “Ekonomia jonë kaq prodhon dhe kjo matet me prodhimin e brendshëm bruto për banor. Në rajonin tonë, ne kemi prodhimin e brendshëm bruto për frymë të parafundit në Europë, pas nesh është Kosova.

Për rrjedhojë, ky treg prodhon dhe më pak produkte dhe paga më të ulëta. Faktorë të tjerë janë mungesa e investimeve të huaja, mendësia që kemi për punën, kundrejt sendeve dhe investimeve kapitale, shoqëruar këto me korrupsion dhe informalitet, që kanë bërë që ne të kemi pagat më të ulëta si minimale, ashtu dhe mesatare në rajon”.

Psh, në Kosovë, thotë Pashaj, një asistente administrative merr shumën prej 600 euro, ndërsa në Shqipëri do të ishte një pagë shumë e mirë, nëse do të merrte 60 mijë lekë. Vetëm këtu kemi një diferencë prej më shumë se 20%.

Në shtet, më shumë paguhesh në Bosnjë

Pagat më të larta në rajon në sektorin shtetëror paguhen në Bosnjë- Hercegovinë, mesatarisht 980 euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar shpesh në deklaratat e tij se Bosnja ka një faturë të lartë shpenzimesh për pagat e sektorit publik, në rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Edhe në fund të 2019-s, qeveria vendosi të rrisë me 20% pagat në sektorin publik, në një përpjekje për të frenuar emigrimin masiv në vendet e Bashkimit Europian, sipas Reuters.

Paga të larta në administratë kanë dhe Mali i Zi (910 euro), Serbia (826 euro), Maqedonia (712), Kosova (606). Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, së bashku me Kosovën (rreth 26-27% e PBB-së) dhe kjo ka kushtëzuar dhe nivelin e pagave në administratën publike, që në nivelin e 536 eurove janë më të ulëtat në rajon.

Sa pak paguhen mjekët

Pandemia e COVID-19, që shkaktoi një stuhi të vërtetë në mbarë globin, nxori në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor në çdo vend. Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak mjekë (1.2 mjekë për 1000 banorë), numër që po reduktohet për shkak të eksodit masiv të bluzave të bardha. Vendi ynë, jo vetëm që ka më pak mjekë, por ata janë dhe më të keqpaguarit.

Paga mesatare në aktivitetin e “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” në Shqipëri është 435 euro, është afërsisht sa gjysma e mesatares rajonale. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë); mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë)

Arsimi, sërish i nënpaguar

Arsimtarët mbeten sërish më të nënpaguarit në rajon, por diferenca është më e ulët në raport me mjekët
Paga mesatare në arsim është 506 euro. Më mirë i paguan mësuesit Mali i Zi, me gati 750 euro. Në shtetet e tjera, luhatja është midis 650 dhe 710 euro.
Edhe Kosova i paguan pak punonjësit e arsimit, me rreth 490 euro në muaj.

Serbia kryeson për pagat në teknologjinë e informacionit

Serbia merret shpesh si shembull dhe model për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vend. Ky sektor ka dhe ndër pagat më të larta, jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin, me një mesatare prej 1200 eurosh në muaj për aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit. Të detajuara më në detaj, në nënseksionin e programuesve të kompjuterëve, paga mesatare është 1600 euro. (më shumë në Serbi paguhen vetëm punonjësit e transportit ajror).

Nabojsa Durdevic, CEO i Digital Serbia Initiative, thotë se bizneset e IT-së në Serbi kanë kaluar në shërbimet me vlerë të shtuar të lartë me ekspertizë vendase, ndryshe nuk mund të konkurronin po të shisnin programe të lira, pasi për këtë kategori konkurrojnë vendet nga Afrika. Ai thotë se kompanitë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Serbi punësojnë 95% inxhinierë. Fokusi është që të shkojnë drejt kompanive që zhvillojnë produktet e tyre dhe t’u largohen produkteve xhenerike me vlerë të shtuar të ulët. https://www.monitor.al/modeli-i-suksesit-te-serbise-ne-it-2/

Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi kanë paga mbi 1,000 euro për informacionin dhe komunikacionin. Shqipëria, si në çdo fushë, i ka më të ulëtat, në 640 euro, ndërsa në Kosovë janë gati 800 euro.

Për bankierët, rekordin e mban Mali i Zi

Aktiviteti financiar dhe bankar është ndër më të paguarit në Shqipëri, me 860 euro në muaj mesatarisht, por sërish në krahasim me rajonin mbetet shumë më poshtë, përveç Kosovës, që e paguan këtë sektor më pak se në Shqipëri (rreth 570 euro).

Bankierët dhe punonjësit e fushës së sigurimeve janë më të vlerësuarit në Mal të Zi, me një pagë mesatare 1500 euro, që është më e larta në rajon për të gjitha aktivitetet ekonomike. Edhe në vendet e tjera të rajonit, punonjësit e bankave e sigurimeve marrin mesatarisht më shumë se 1000 euro në muaj.

Në Shqipëri, pagat më të larta i kanë institucionet ndërkombëtare

Jo më kot, puna në institucionet ndërkombëtare ose organizata jofitimprurëse është shumë e preferuar në Shqipëri. Statistikat e INSTAT tregojnë se ato shpërblejnë më shumë se në çdo vend tjetër. Paga mesatare, nëse punon në organizatat ndërkombëtare, është rreth 1,200 euro në muaj. Shtetet e tjera nuk e raportojnë të gjithë këtë aktivitetet ekonomik, por në Maqedoni, për të njëjtën kategori, paga mesatare është 900 euro dhe në Serbi 713 euro.

Edi Rama duhet ndalur me çdo çmim!

Nga Erl KODRA

Edi Rama po ndryshon Kushtetutën për të vjedhur së paku 7-8 mandate në tavolinë. Të paktën 5 % e votuesve e shesin votën paraprakisht, kështu që “zgjedhja” e tyre quhet votë e pastër për Edi Ramën. Këta numra janë pa llogaritur trupën e ngurtë të ish-komunistëve, që hanë barë dhe “parimet” nuk i shkelin. Fundi i fundit, rezultati është matematikë e pastër. Pse e them këtë?

E zëmë se vota popullore është 60 me 40 në anën e opozitës. Nëse vota popullore do të përkthehej në mandate të pastra, numri i vendeve në Parlament do të ishte 84 me 56. Por çfarë ndodhë me të vertetë me pengimin e koalicioneve parazgjedhore?

Sipas ekspertëve, 7-8 mandate mund të kalojnë në tavolinë për llogari të Edi Ramës. Vetëm me këtë “lëvizje” Kushtetuese, numri i deputetëve të fituesit potencial zbret në 76. Ndërsa nga blerja paraprake e votave, nëpërmjet metodave të njohura tashmë, Edi Rama “fiton” të paktën edhe 7 deputet të tjerë. Numri i deputetëve të opozitës zbret nën 70 mandate.

Edhe në këto kushte opozita mund të fitojë zgjedhjet. Megjithatë, kjo do të jetë një fitore e vështirë, In Extremis. Për 1000 arsye që nuk varen nga populli opozitar, mund të ndodhë edhe e kundërta, domethënë, Edi Rama do të kryej një masakër elektorale. Ashtu siç është kryer më parë. Po njësoj, ndërkombëtarët nuk do të kenë kohë të merren përjetësisht me Shqipërinë.

Në këto rrethana, Edi Rama shpallet Mbret. Fundja, a nuk është edhe “pasardhës” i Mbretërisë?

Opozita Shqiptare e ka për detyrim moral, por edhe detyrim kushtetues të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Për më tepër kur është në lojë fati i Republikës dhe i qytetarëve.

Nëse jo për Kushtetutën, për çka?!

Nëse jo sot, kur?!

Edi Rama nuk ndalet me deklerata, as me argumente juridike. Ai horr ka dhënë prova të mjaftueshme që nuk njeh kufinjë moral, ligjorë ose kushtetues.

Edi Rama ndalet veç me forcë. Me forcë të drejtëpërdrejtë, të ashpër, të pamëshirshme.

Vetëm kështu do të fitoni edhe empatinë e opinionit ndërkombëtarë. Pastaj edhe të ambasadorëve.

Historia është gjykatësja më e ashpër. Dhe këtë herë, apatia e Opozitës nuk do të falet.

Gjergj Lucës i grabisin kasafortën me 100 milionë lekë në fabrikë

Një fabrikë e përpunimit të peshkut mësohet se është grabitur ditën e sotme në fshatin Fushë-Labinot në Elbasan. Burime mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Fabrika e perket biznesmenit, Luca.

Grabitësit mësohet se kanë marrë kasafortën e cila kishte në të një shumë prej 100 milion lekësh. Personat mësohet se kanë qenë të maskuar dhe kanë mundur të hapin vetëm një nga dy kasafortat.

Ndërsa në pamundësi për të hapur të dytën e kanë marrë me vete. Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me një automjet tip Benz.

Mjekja në Klos infektohet me Covid-19, stafi dhe qytetarët kërkojnë t’u bëhet tamponi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar ditën e sotme rastin e një mjekje në qendrën Shëndetësore në Klos e cila sipas saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas saj stafi dhe qytetarët në ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësor prej saj dhe akoma nuk i është bërë tamponi.

“Përhapja e virusit ka dalë jashte kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.

Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.

I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.

Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.

Është emergjencë!”, deklaron Çupi.