35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Paratë e drogës po futen edhe me autobus nga Italia, bllokohen 108 mijë euro në Durrës

Një sasi e madhe parash është gjetur gjatë kontrollit të një autobusi në Durrës.

Deri më tani mësohet se janë 108 mijë euro, të gjetura në dy vende të ndryshme.

Policia Kufitare gjatë kontrollit ka gjetur disa pako me euro në pakot me rroba dhe te celularët në shumën rreth  58 mije euro.

Po vijon kontrolli në vende të fshehura në tavan të autobusit.

Në tavan të autobusit janë gjetur nga Policia Kufitare dhe grupi hetimor i DVP Durrës  dhe rreth 50 mijë euro të tjera të fshehura.

Gjithsej rrreth 108 mije euro, vijon kontrolli dhe numërimi njëkohësisht.

Eshtë i rënduar nga virusi, por Toçi ‘zbulon’ mesazhin që ka marrë nga Zoti për Ramën

Pasditen e sotme në media u shpërnda lajmi se ish-deputeti Fatmir Toçi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u prek nga COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, ish-deputeti socialist Fatmir Toçi, ka ndarë me ndjekësit një video ku shpreh mirënjohje për Ramën.

Kjo video vjen në një kohë kur në media është raportuar se gjendja e tij është përkeqësuar.

A i ka shpërndarë një status të kryeministrit Rama, ku tregohet projekti në zhvillim e sipër i një rruge përgjatë Lumit të Vlorës.

Mbi postim, Toçi falenderon Zotin që i mbushi mendjen Ramës, të cilin ai e cilëson si njeriun më të gjatë dhe më largpamës në Shqipëri.

Statusi:

Sa gëzim i madh e që nuk shprehet me fjalë, ëndërra e shumë brezave në një shekull!

Falënderojmë Zotin atje Lart që ia mbushi mendjen njeriut më të gjatë e më largpamës këtu poshtë për të realizuar veprën që do t’i ndrrojē faqen dhe fatin e një krahine të tërë dhe gjithë Jugut të vendit.😀

Mirënjohje pa fund, Edi Rama!🙏

Maskat bëjnë namin në Fushë-Krujë, grabitin mbi 20 milionë lekë në një shtëpi

Maskat kanë godiur mbrëmjen e djeshme në një banesë në fshatin Budull në Fushe-Krujë, burimet thonë së janë marrë miliona lekë.

Raportohet nga Fax news se mbrëmë natën është vjedhur një banesë në fshatin Budull të njësisë administrative Bubq të Krujës. Shtëpia në fjalë është e shtetasit Shkëliqm Gjoni i cili prej vitesh banonte e jeton në emigrim në Itali.

Grabitësit kanë hyrë në shtepi nga ana e pasme me një palë shkallë. Ato kanë thyer njërën nga dritaret e katit të dytë dhe sipas të afërmëve të tij mendohet në vlerë leku cash grabitësit kanë gjetur afro 10 milion lekë të vjetra si dhe shume paisje elektroshtepiake mjaft të kushteshme të sjella të gjitha nga emigrimi ku dhe ndodhet kjo fanilje.

Kështu që mendohet se si vlerë leku në total i kalon 20 milion leke. Menjëherë ka mbërritur policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autoreve.

300 milionë vaksina deri në janar, nis prodhimi dhe provat klinike të vaksinës në SHBA

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin mirë në përpjekjet për zhvillimin e një vaksine, ndërkohë që në Karolinën e Veriut një laborator filloi prodhimin e dozave të një vaksine kandidate.

Presidenti vizitoi mjediset e laboratorit pranë qytetit Rali, ku do të fillojë prodhimi i dozave që do të shërbejnë për provat klinike me 30 mijë vullnetarë.

Kompania Fujifilm Diosynth po prodhon doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania farmaceutike Novavax, me bazë në Gejthisburg të Merilandit. Kjo kompani mori 1.6 miliardë dollarë nga qeveria federale amerikane në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar prodhimin e një vaksine.

Administrata Trump ka deklaruar Operacionin “Shpejtësia Marramendëse”, një program për mbështetjen e disa operacioneve paralele për zhvillimin e një vaksine me shpresën që brenda muajit janar do të ketë gati për përdorim 300 milionë doza të një vaksine të efektshme dhe të padëmshme.

Ndërkohë që presidenti zhvillonte vizitën në Karolinën e Veriut, nënpresidenti Mike Pence ishte në Majami ku filluan të hënën provat klinike të vaksinës që po zhvillohet bashkarisht nga kompania Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit.

“Kjo është një ditë historike, pasi po fillojmë punën me intensitet për një vaksinë,” tha zoti Pence.

Shtëpia e Bardhë i ka varur shpresat tek prodhimi i shpejtë i një vaksine si kundërpërgjigje ndaj kritikave se administrata ka dështuar në masë të madhe në përpjekjet për të vënë nën kontroll koronavirusin.

Por disa ekspertë të shëndetit publik thonë se mund të duhen vite të tëra për të zhvilluar një vaksinë të sigurtë dhe të efektshme.

Shefi i Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, i cili shoqëroi nënpresidentin në Majami, tha se agjencia që ai drejton “nuk do t’i bjerë për shkurt” punës në analizimin e vaksinave.

Me mbështetjen e qeverisë federale, një numër kompanish kërkimore po punojnë për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Provat e vaksinës kandidate

Prova më e madhe klinike në botë me vaksinën kundër COVID-19 nisi të hënën me 27 korrik me vullnetaret e parë nga 30 mijë të planifikuar. Vaksina eksperimentale është prodhuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania “Moderna Inc.”, dhe është një nga disa prej kandidateve të mundshme në garën botërore për prodhimin e një vaksine kundër virusit.

Nuk ka ende asnjë garanci se vaksina eksperimentale e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe “Moderna Inc.”, do të garantojë mbrojtje nga COVID-19.

Vullnetarët nuk do ta dinë nëse po marrin injeksionin e vërtetë apo një imitim të vaksinës. Pas dy dozash shkencëtarët do të ndjekin nga afër se cili grup do të pësojë më shumë infeksione, ndërsa ato vazhdojnë me rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në ato zonat ku virusi po përhapet i pakontrolluar.

Kompania “Moderna” tha se vaksinimi nisi në Savanah të Xhorxhias mes më shumë se 12 vendeve të tjera ku po kryhen prova klinike në të gjithë vendin.

Në Binghamton të Nju Jorkut infermierja Melissa Harting tha se ajo ishte ofruar si vullnetare “për të bërë atë që i takon për të ndihmuar”. “Ndihem e ngazëllyer” tha zonja Harting përpara vaksinimit të hënën në mëngjes.

Disa vaksina të tjera eksperimentale të prodhuara nga Kina dhe nga universiteti i Oksfordit në Britani ndodhen në fazën përfundimtare të disa testime në shkallë të ulët që po kryen në Brazil dhe vende të tjera të goditura rëndë nga pandemia.

Virusi ‘shpërndan’ Parlamentin

Koronavirusi infekton politikën shqiptare. Pas kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetit Ralf Gjoni, kanë rezultuar pozitivë edhe dy deputetë të tjerë.

Mësohet se janë infektuar me virusin e rëndë deputetët Eljo Hysko dhe Enver Roshi.

Përveç kryebashkiakut Veliaj, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 edhe tre deputetë të Kuvendit, Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e ish-deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo i cili apelon se në këtë situatë duhet të bëjnë tamponin të gjithë deputetët shqiptarë si dhe të karantinohet gjithë Parlamenti.

“EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”,- shkruan Tavo.

Shkon në 4 numri i deputetëve të infektuar me Covid-19, rrezikon edhe Ruçi

Deputetët Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko janë konfirmuar me koronavirus. Roshi dhe Gjoni janë deputetë të opozitës parlamentare, ndërsa Hysko i PS-së.

Bashkë me deputetin Adriatik Alimadhi që u infektua dis amuaj më parë numri i deputetëve të infektuar shkon në 4.

Kështu pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe tre ligjvënësit kanë rezultuar me Covid-19, pas testeve të kryera.

Mësohet se gjendja shëndetësore e tre deputetëve është e qëndrueshme, dhe ata janë vetëkarantinuar.

Nuk dihet se ku mund të jenë infektuar ligjvënësit, por rrezikon të prekt edhe kreu i Kuvendit Ruçi dhe seputetët të tjerë..

Disa muaj më parë u infektua nga Covid-19 deputeti Adriatik Alimadhi.

Komisioni Europian në raportin e tij sekret gozhdon Edvin Keshistin!

Nga Sali BERISHA

Miq, ne nje raport sekret te Komisionit Europian, por te rrjedhur me qellim te mire ne media, per ligjin e amnistise fiskale dhe penale, gozhdohet Edvin Mafia per te cilin flitet rendom se eshte dhe keshisti me i madh ne Europe dhe se po shfrytezon pandemine para largimit nga pushteti per te sistemuar, zbardhur dhe shplare ne banka miliardat e eurove dhe dollareve te futura ne vrimat e zeza monetare nga ai dhe klani e klientela e tij.

Miq, po ju rikujtoj ketu se ne muajt e pare te Edvin Keshit si kryeminister, po ne nje raport sekret por jo te Komisionit Europian por te OSBE, shkruhej se Edvin Keshisti kishte te fshehura 200 milione euro.

Per vezhguesit pershtypje te thelle ka bere fakti se Edvini qe ka ngritur 24 padi ndaj paraardhesit te tij nuk guxoi kurre jo te padise ne gjykate autorin e raportit sekret por as dhe te pergenjeshtroje me nje njoftim te thjeshte shtypi akuzen per 200 milione euro te fshehura prej tij.

Por, ne vend te padise ne gjykate apo dhe nje pergenjeshtrimi te thjeshte ne media, zgjodhi rrugen e amnistimit fiskal dhe penal per parate e kirimit para largimit te tij nga pushteti.

Natyrisht merret me mend se sa i ka shumfishuar ai gjate ketyre 7 viteve me aferat e Çez-it, Xibrakes, PPP famoze, kullat ne zemer Tiranes ato 200 milione euro.

Mirepo shkaterrimtar per perpjekjen e tij per amnistimin e vetes, klanit dhe klienteles se tij do behej nje raport sekret i Komisionit Europian per kete ligj.

Komisioni ne raportin e tij sekret konstaton se me ligjin famzi Edvin Droga:

1-Mundeson futjen e tonelatave te parave te pista me avione dhe me kamiona e jahte ne Shqiperi siç u futen me Toyota Yaris. Raporti thekson se ligji: “do të krijonte një “oportunitet të madh” për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”. Ky koment i referohet nenit 13 të projektligjit i cili i jep mundësinë përfituesve të Amnistisë Fiskale jashtë Shqipërisë që të mos i kalojnë paratë përmes bankave por t’i sjellin ato cash.

2-Ligji kesisoj shnderron Shqiperine ne lavatriçe boterore te parave te pista pasi te drejten e futjes te Keshit te zi nga jashte jua njeh edhe te huajve qe nuk kane shtetesi shqiptare. Pra kesisoj ligji eshte nje thirrje: trafikante, parelares nga mbare bota mblidhuni ne Shqiperi te lani parate tuaja te pista.

Ketu me poshte keni linkun e nje analize me te plote te raportit sekret te Komisionit Europian ne te cilin behen cop ligji i Amnistise Fiskale dhe Penale dhe vetkuptohet autori i tij, Edvin Keshisti. sb

https://www.syri.net/…/rama-shtyn-amnistine-ke-reagon-ashp…/

SPAK u përpoq sot të fshehë krimin e organizuar zgjedhor

Nga Bujar NISHANI 

Maskarada më e fundit e të ashtuquajturit “SPAK” gjoja për “hetimet” dhe “arrestimet” për krim zgjedhor dhe DOSJEN 339 nuk është gjë tjetër veçse një bashkëpunim me krimin zgjedhor dhe një shtesë penale në atë dosje që do apo nuk do “SPAKU” do të hetohet me themel dhe me të gjithë thellësinë e merituar, një ditë !

Krimet zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184, nuk do të kenë dot fatin e dosjeve të varrosura të krimeve të komunizmit mbi shqiptarët.

“SPAKU” u përpoq sot të përhapë mediatikisht idenë spekulative ndër shqiptarët se tashmë po vepron mbi banditët e vjedhjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2017 dhe atyre lokale të 2015, duke lëshuar disa urdhëra arresti për një duzinë komisionerësh mjeranë katundesh në Shijak.

Komisionerë manipulatorë dhe ordinerë jo vetëm janë arrestuar në këtë vend edhe më parë por madje janë dënuar e kanë përfunduar në burg shumë kohë më parë edhe se sa të na ngrihej “SPAKU”.

Vjedhja e zgjedhjeve të 2017 dhe ndryshimi përmes dhunës dhe krimit i vullnetit popullor në 2017, siç demonstrohet në dosjet 339 dhe 184 nuk erdhi nga 20 vota të hedhura në kuti në emër emigrantësh jo prezent në Shqipëri.

Kataklizmoja zgjedhore e 2017 ishte një platformë kriminale e ideuar nga qeveria, marrë përsipër nga segmentet më të errëta të shtetit, zbatuar nga krimi i organizuar dhe përgëzuar nga kapoja i politikës.

Të gjitha këto me prova të qarta (tashmë publike) tek dosjet 339 dhe 184 !

Hakmarrja e turpshme e pushtetit mbi ata pak prokurorë që kishin kurajo dhe pavarësi profesionale për të hetuar realisht këto krime, duke i shkarkuar, larguar nga hetimet e degdisur për “riedukim”, ishte veç konfirmimi publik i atyre krimeve.

Loja e turpëshme e “SPAKUT” me pingpongun procedurial me dosjet drejt prokurorive lokale ishte një shpërdorim i pastër detyre, që padyshim duhet hetuar.

Por tentativa për ta fshehur krimin e organizuar zgjedhor dhe dhunimin e vullnetit popullor pas fytyrave mjerane të disa komisionerëve është një bashkëpunim i pastër me krimin e organizuar zgjedhor.

Ky krim i rëndë me pasoja shumë të rënda për shtetin, shoqërinë, interesin kombëtar shqiptar ka marrë sot vëmëndjen dhe angazhimin ndërkombëtar.

Ky rast i rëndë kriminal në Shqipëri në fakt meriton të hetohet dhe gjykohet nga një Prokurori dhe Gjykatë Speciale Ndërkombëtare.

Por deri atëhere asnjë tentativë për ta lënë në harresë apo fshehur këtë krim të rëndë nuk do mundet as ti gënjejë e as ti frikësojë dot shqiptarët.

“Harresa është mjet i gabuar për të fshehur dhimbjen”, të panderuar !

Dosja 339/ Cilët po arreston SPAK, a do shpëtojë Gjushi?

Zbardhen detaje të reja në lidhje me komisionerët e arrestuar për zgjedhjet vendore në Durrës në 2016. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e lëshuar nga SPAK në lidhje me urdhër arrestet e lëshuara në kuadër të dosjes së famshme 339.

Janë 22 persona që kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në pranga, 8 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

DOKUMENTI I PLOTË
Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas. /BW/

 

Stina e vetmisë së KryeKreut…

Nga Ardit GJINALI

Periudha kohore e qeverisjes “Rilindja e ansamblit të babëzisë” me regjisor KryeKreun vijon të shenjojë një regres të vazhdueshëm që përfshin dhe thellimin e mungesës së besimit politik mes palëve. Besimi i cënuar politik  dhe shkelja e marrëveshjeve politike në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme janë elementët thelbësorë që e kanë dërguar vendin në një krizë të thellë politike; e tilla që vijon të jetë e pranishme dhe ndikon negativisht në çdo segment të shoqërisë shqiptare. Mediokriteti, meskiniteti, batuta boshe, besëprerja dhe mosmbajtja e fjalës janë paraqitur përpara publikut si vlera pozitive që dëshmojnë aftësinë kundrejt rivalit politik; janë konsideruar si instrumenta të lojës së shahut duke përdhosur dhe emrin e madh të këtij sporti të mendjes. Në fakt, është përdhosur shumëçka duke shkatërruar çdo instrument garantist dhe balancues; guri i qëllimtë Sizifian mbi krijimin e Gjykatës Kushtetuese është prova  më e qartë e vullnetit negativ për të shkatërruar sistemin demokratik duke mbyllur çdo hapësirë demokratike për rivalin politik që përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të votuesit.

Zhvillimet  politike të ditëve të fundit dëshmojnë qartë që dialogu politik, marrëveshja e çertifikuar, rregullat e qarta të garës elektorale, jo-konfliktualiteti janë temjani që trembin  një individ politik si KryeKreu i cili nuk vepron efektivisht nëse elementët e përmendur më sipër nuk thyhen, prishen apo ndryshohen në funksion  të kalkulimeve meskine. Njeriu politik, KryeKreu që e ka filluar, ndërtuar dhe vazhduar karrierën e tij politike mbështetur mbi kalkulimet dhe shkeljet e çdo rregulli demokratik, ndjen  sot perëndimin e yllit të tij të rremë politik. Tentativa e vazhdueshme për të ndryshuar me ligj rregullat e garës përmes  heqjes së të drejtës së koalicioneve mes partive dëshmon vetminë e madhe  politike të njeriut politik që nuk ka kursyer asnjë aktor politik që ka qenë në aleancë ose ka ndërtuar marrëveshje me të për interesat e vendit. “AI” ndjen vetminë e madhe në një stinë të nxehtë politike; e tilla që e detyron të ndërmarrë hapa dhe akte të sforcuara që zbulojnë paranojën  nga vetmia politike; është i ndërgjegjshëm për  trenin e gjatë të përfituesve hipokritë të cilët e brohorasin, por  do e braktisin sapo   retë politike  të mblidhen dhe më shumë për të shkaktuar rrebeshin e  pandërprerë të revoltës ndaj praktikave të tij qeverisëse.

Burrështetasit janë përpjekur të shkruajnë fatin e tyre politik duke diktuar apo tejkaluar rrethanat  dhe duke pasur në fokus interesin e gjerë publik në raport me atë të ngushtë politik; politikanët e vegjël pavarësisht detyrës së lartë hierarkike janë diktuar nga rrethanat dhe aleancat e errëta të cilat nuk i kanë lenë të lirë që të vendosin fatin e tyre politik. Ata…politikanët e vegjël janë gjendur vetëm, të braktisur dhe të ngërthyer në kalkulime iluzive  që  sipas  tyre do ti shpëtonin nga vetmia politike. Nuk munden, nuk mundet sepse ka patur vullnetin e pashembullt pët të goditur gjithçka dhe këdo, për të grisur çdo marrëveshje politike për një  ngastër më shumë  pushtet.

 

Tentativa për të ndaluar krijimin e koalicioneve është  përpjekja e rradhës dekurajuese për të frenuar frymën e ndryshimit që po kultivohet çdo ditë në çdo segment të shoqërisë ; është përpjekja për të frenuar një bashkim të madh  shoqëror për të mbrojtur sistemin, republikën dhe demokracinë.

Bashkimi i madh për ditë më të mira për shoqërinë dhe Republikën është përgjigja më efektive ndaj çdo kalkulimi meskin që është  mbrujtur në të njëjtat zyra dhe mendje politike; të tillat që janë përgjegjëse për një rrugëtim qeverisës që e ka bërë Shqipërinë më të dobët në çdo kontekst. Thirrja për një bashkim  të madh mbetet  një thirrje e përsëritur ; e tilla që nuk mund të kthehet në  një thirrje të   mërzitshme  sepse rreziku i humbjes së lirisë dhe demokracisë  është më i madh sot dhe do të jetë më i dhimbshëm  nesër; shumë më i dhimbshëm  se  mërzitja  ndaj një thirrjeje  të përsëritur  për mbrojtjen e tyre sot.