21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Lubonja: Rama do të demaskohet, opozita të krijojë një aleancë për mbrojtjen e demokracisë

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë një shans për Opozitën e Bashkuar pasi demaskon Ramën nga njëra anë, dhe nga ana tjetër krijon një koalicion të gjerë kundër tij si Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë.

Lubonja thotë se, kjo mund të jetë një sakrificë e opozitës për popullin duke dalë nga interesat e veta politike dhe duke përfshirë në koalicionin e gjerë dhe të hapur njerëz që s’janë anëtarë partie apo s’kanë kontribute politike, por vetëm për të rrëzuar Ramën.

”Mendoj që ky do të ishte dhe një shans për opozitën, në një farë kuptimi sepse në këtë rast Rama do demaskohet, sepse qartazi kuptohet që po bën lëvizje për interesat e tij. Në rast se opozita do të dalë nga interesat e veta, opozita mund të bëjë sakrificë për popullin. Nënkupton që krijimi i një aleance për mbrojtjen e demokracisë, ky vepron kështu, mirë hapim koalicionin, madje përfshin edhe njerëz që nuk janë fare anëtarë partie”, përfundoi Lubonja.

Infektohet me Covid-19, përkeqësohet ish-deputeti i PS, kalon në Reanimacion

Rëndohet situata shëndetësore e ish-deptuetit të PS-së, Fatmir Toçi. Sipas burimeve për gazeta “Shqip” gjendja e ish-deputetit socialit është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion.

Një ditë më parë Toçi me anë të një statusi në Facebook i bënte thirrje qytetarëve që të merrnin masat dhe të ruheshin nga Covid.

“Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën”, shkruan deputeti.

Denoncimi i biznesmenit: Shefi i komisariatit, gjoba dhe ryshfete dhe privatizon zonën…

Në një kohë të vështirë për bizneset pasi po përballen me krizën e shkaktuar nga pandemia, një denoncim i rëndë vjen nga një biznesmen për shefin e komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Sipas denoncimit të publikuar në faqen e Facebook-ut të ish-kryeministrit Berisha, biznesmeni akuzon Agim Hoxhën, shefi i komisariatit nr. 4, i cili e ka bërë zonën si pronë të veten, ku të gjithë paguajnë, paguajnë për murin, për shtesen e katit, ndërtesa nga themelet, për cati, për pishinën që të rri e hapur, për një ndërtesë banale në shërbim të kafshëve, si lop dele dhi etj.

Gjithashtu denoncuesi ka zbardhur edhe shumën që duhet të paguajnë banorër, ku thotë se ‘kuptohet puna bëhet me € shumat variojnë nga 1000 me banalia, deri në 5000 më problematikja.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Gjoba, ryshfete, diskriminim;
jane akuzat per narkokomisarin e narkopolicise.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktorr mirmroma: jam nje qutetar i rrepuplikes se shqiperis, merrem me nje biznes timin restorant.
Kemi vite qe na eshte merzit puna jon , na duket vetja te pa vler dhe arsyeja eshte kjo kulceder qeveri nga koka deri te kembet qe po na masakron nga dita ne dit.

Ok kjo qe po ju them nuk eshte ndo nje gje e re duke par cfar shkruani dhe thoni live ne cdo prononcim tuain jam ne gjendje te kuptoj qe nuk jan gjera te reja , por ajo qe desha te thoja eshte situata ne te cilen ndodhemi si pershembull nje pjes e lokaleve bejne dasma dhe sebepe familjare kuptohet te shoqeruar me muzik dhe nje pjes jo .

Dhe kjo ndodh sepse zoti Agim Hoxha shefi i komisariatit nr 4 e ka ber zonen si pron te veten , te gjith paguajn , paguajn per murin , per shtesen e katit , ndertesa nga themelet , per catin , per pishinen qe te rri e hapur , per nje ndertes banale ne sherbim te kafsheve , si lop dele dhi etj
paguajn dhe per ajrin , ai qe nuk paguan nuk e merr sherbimin dhe sic ndodh ne kete qeveri qe per te marr nje leje shtepie nuk behet fjal imagjinoni per te ndertuar nje kasolle ,

Struktura e shefit te madh Agim hoxha eshte e ndertuar aq mir sa nuk i rreshket asgje nga keto qe quhen te “jashteligjshme “ fshatari i shkret perplaset neper dyert e njesis administrative dajt per te marr nje “ leje” dhe nga aty ka dal lajmi per secili. Person qe kryen edhe me te voglen pun
Ketu dr Berisha futet ne loj policia se ato zagaret qe ja cojne lepurin gjahtarit ne prit .
Gjahtari ne kete rast eshte i lartepermenduri Agim hoxha dhe nderhyrjet i bejne vendoret , zgjidhjet jan perfekt cdo i shoqeruar nuk del pa dhjet or sado banal te jet shoqerimi , mbas dhjet oresh nen trysni vjen zgjidhja ne kembim te “liris” veper e konjukturave polici vendor . Kuptohet puna behet me € shumat variojn nga 1000me banalia deri ne 5000 me problematikja

Eshte nje tallava tek instituti i kerkimeve veterinare qe polici nuk guxon te kthej koken jo me te kryej detyren

Ju kam shkrujt me emrin tim persona l jam nga fshati Linxe kam vite qe punoj me djersen e ballit nuk e njoh deren e nje institucioni policor por normale nuk eshte qe disa biznese si pishina restorante qe bejne dasma te mbyllen dhe disa si lokali i z Kujtim qefalia , ylli Hidri te hapen
Do te desheroja mos te me nxirrni sepse keto te godasin

Jam anetar i PD prej vitesh vjet nuk mora pjes ne votime por nuk lash as stafi tim qe te shkoj dhe pas dy javesh me mbyllen lokalin
Bar restorant dy luanet ne linxe

Me rrespekte.

Kushtetutë apo diktat…

Nga Çlirim GJATA

Në vitin 1997, në kohën kur Shqipëria po kalonte një gjrndje të rëndë, në marrëveshjet për zgjedhjet u arrit deri dhe në absurditete. Kështu, p.sh. 10 parti të vogla(me pak ose pa elektorat), ishin paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur një nga këto absurde në lidhje me ligjin për zgjedhjet e deputetëve. Thelbi i saj ishte: “Çdo votë që fitojnë këto parti të vogla të ketë vlerën e trefishtë, pra, të llogaritej tre vota”. Ato ditë në Tiranë ishte edhe Kryenegociatori Europian Vranicki. Ndonjë prej përfaqësuesve të partive kishte ngritur zërin, se për këtë çështje ishte diskutuar edhe me të dhe se ky i fundit kishte rënë dakord. Në seancën gjyqësore për shqyrtimin e çështjes binte në sy vetëm mungesa e kryetarit të Partisë Republikane, të ndjerit Sabri Godo (e kuptonte plaku i urtë budallallëkun). Gjykata ua rrëzoi pretendimin “të vegjëlve” si të papranueshme. Njëri nga gjykatësit më të vjetër, me ironi u shpreh: “Një votë e barabartë me tre? Ku jemi këtu, në feudalizëm?!”. Ndërsa një nga kryetarët e vegjël, shumë i revoltuar, arriti deri atje sa ta quajë vendimin “tradhti kombëtare”. Më pas, disa prej përfaqësuesve të partive shkuan për t’u ankuar tek Vranicki, por ky nuk i priti.

Kjo ngjarje përbën një artikull më vete, prandaj të kthehemi tek problemi ynë sot. Duke kujtuar atë situatë, kushdo vret mendjen për gjendjen e sotme në Shqipëri. Është tepër e vështirë të gjesh diçka të dobishme e njerëzore në qeverisjen e vendit dhe në marrëdhëniet e saj me shoqërinë. Në çdo linjë të jetës ndeshesh me të keqen, zullumqaren, kaosin, mjerimin, papunësinë, që të rrethojnë si bari i keq e që nëpërkëmbin e godasin të drejtat e njeriut, duke i shtrirë ato përtokë. Dhe këtij përçudnimi i prin kryeministri si një UFO, jashtë realitetit të njerëzve. Njerëzit sapo zgjohen në mëngjes u shkon mendja tek kryeministri: a ka bërë ndonjë “shpikje” tjetër të paparashikueshme?

Dhe ja, kryeministri na gdhin me mendimin për të hequr edhe një pjesë të dispozitave të Kushtetutës. Këtu do të ndalem vetëm në lidhje me projektin e tij për cungimin e paragrafit të parë të nenit 68 të Kushtetutës, që parashikon: “Kandidatët për deputet paraqiten nga partitë politike, koalicionet zgjedhore, si dhe nga zgjedhësit”. Dhe në vend të këtij paragrafi të vihen fjalët: “nga partitë politike, si dhe nga zgjedhësit”. Po të pranohet ky propozim nga Kuvendi, partitë politike humbasin të drejtën për të krijuar koalicione parazgjedhore. Sipas tij, këto koalicione janë pa vend dhe si mbështetje të mendimit të vet i referohet on block vendeve të tjera, që nuk e kanë parashikuar këtë drejtë.

Në lidhje me propozimin në fjalë lindin pyetje, përgjigjet e të cilave bëjnë të mundur për të kuptuar sesa i pabazuar e antikushtetues është projekti në fjalë.

Kështu, duhet shtruar për zgjidhje: A mos vallë bie ndesh me parimet dhe normat e tjera kushtetuese që sanksionojnë të drejtat dhe liritë e njeriut? Kjo kërkon një përgjigje më të thelluar.

Sanksionimi në nenin 68 të Kushtetutës i mundësisë-të drejtës, për paraqitjen e kandidatëve për deputet edhe nga koalicionet zgjedhore të partive politike, është një e drejtë themelore kushtetuese që shpreh vullnetin e anëtarëve dhe simpatizantëve për një parti politike të caktuar, në lidhje me zgjedhjet e deputetëve. Si subjekte zgjedhore, partitë politike shprehin dhe transmetojnë vullnetin e zgjedhësve, si një nga mënyrat e ushtrimit të së drejtës sovrane në zgjedhje. Dhe ajo që është më themelorja, kjo e drejtë nuk mund të cenohet nga askush dhe me asnjë lloj akti normativ. Sanksionimi dhe karakteri i saj e bëjnë të paprekshme.

Në asnjë normë të Kushtetutës nuk është njohur mundësia për të hequr prej saj këtë të drejtë të njeriut. Pra, është një e drejtë kushtetuese e fituar. Në mbështetje të këtij konkluzioni i referohemi Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Që në nenin 1 pika 3 të Kushtetutës sanksionohet parimi: “Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira…”. Pra, bazohet në ushtrimin e vullnetit të zgjedhësve. Po citojmë dispozita të tjera të Kushtetutës. Neni 15, pika 1: “Të drejtat themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të rendit juridik”. Neni 17/1: “Kufizimet e të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve…”. Pika 2: “Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e të drejtave dhe në asnjë rast, nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Pra vini re, flitet për kufizim, jo eliminim të drejtash. Neni 45/1: “Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Kjo normë kushtetuese për nga karakteri e përmbajtja e saj e sanksionon këtë të drejtë si një e drejtë ekskluzive e zgjedhësve dhe që qëndron në themel të të gjithë rendit juridik. Nga kjo e drejtë politike buron edhe e drejta e njeriut “për t’u organizuar kolektivisht për çdo qëllim të ligjshëm”. Në nenin 17 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut parashikohet: “Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet sikur i jep një shteti, grupimi ose individi, të drejtë që të ndërmarrë ndonjë veprimtari ose të kryejë ndonjë akt që synon cenimin e të drejtave të njohura në këtë Konventë, ose kufizime më të gjera të këtyre të drejtave…”. Neni 18 i Konventës: “Kufizimet që në bazë të kësaj Konvente iu bëhen të drejtave mund të zbatohen veçse për qëllimin për të cilin ato janë parashikuar”. Neni 11:“Çdokush e ka të drejtën e tubimit paqësor dhe të organizmit, përfshirë të drejtën e themelimit të sindikatave”, etj., mund të vazhdojmë.

Në parimin themelor të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës është sanksionuar se “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit” dhe kjo në praktikë quhet korniza kushtetuese. Shkelja e bazës apo tejkalimi i kufijve nga organet shtetërore është antikushtetuese, që do të thotë se asnjë organ shtetëror, pa përjashtim, nuk mund të nxjerrë apo miratojë akte juridike në kundërshtim me të drejtën, pasi ai është nul që në fillim. Ky parim ka veprim të përgjithshëm dhe nuk njeh asnjë përjashtim. Rrjedhimisht, në asnjë normë të kushtetutës nuk është parashikuar mundësia e shfuqizimit, por vetëm ajo e kufizimit të zbatimit të saj për një kohë të caktuar. Prandaj, kryeministri nuk legjitimohet të ushtrojë për miratim një projekt që shfuqizon një të drejtë kushtetuese të fituar. Nga ana tjetër, as Kuvendi nuk legjitimohet ta marrë në shqyrtim atë projekt. Pra, me këto parime përcaktohen në mënyrën më rigoroze baza dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. Qëndrimi i kryeministrit është krejt i kundërt me këto parime, pasi asnjë organ nuk ka të drejta të pakufizuara me Kushtetutë.

Nga sa cituam del qartë se, projekti për ndryshimet kushtetuese është hartuar n`kambë e n’dor, pa asnjë lloj studimi, asnjë analize të kuptimit dhe të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, konkretisht të së drejtës për të formuar koalicione zgjedhore. Kjo e drejtë nuk mund të çnjihet, sepse është garantuar siguria e zbatimit të saj. Koalicionet zgjedhore shprehin vullnetin e zgjedhësve për mënyrën e marrjes pjesë në zgjedhje, që natyrisht nuk mund të preket me asnjë lloj akti.

Këtë kuptim ka edhe reforma zgjedhore. Me reformën mund të përmirësohen, zgjerohen e thellohen të drejtat e njeriut, por kurrësesi ato nuk mund të shkelen e cënohen e aq më pak të zvogëlohen.
Në fund e quajmë me vend që të citoj disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me të drejtën kushtetuese të fituar dhe sigurinë juridike.

Vendimi nr. 43/2011: “Gjykata ka vlerësuar se siguria juridike, mbrojtja e të drejtave të fituara… si standarte kushtetuese të trajtuara vazhdimisht nga jurisprudenca kushtetuese, përbëjnë elementët e parimit të shtetit të së drejtës të sanksionuara në nenin 4 të Kushtetutës. Parimi i sigurisë juridike përfshin, krahas qartësisë, kuptueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit normativ edhe besimin tek sistemi juridik… Sanksionimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të pranuara në kushtetutë dhe shoqërimi me masat për vënien e tyre në jetë, duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e standardeve të së drejtës”.

Vendimi nr. 3/2006: “Gjykata Kushtetuese rithekson se për çdo rast kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj (siç është neni 61/1), ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejtë. Përmbajtja e dispozitave kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet duke i dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës”.

Vendimi nr. 36/2007: “Siguria juridike parakupton besueshmërinë e qytetarit tek shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara… qytetari nuk duhet të shqetësohet vazhdimisht për ndryshueshmërinë dhe pasojat negative të akteve normative që cenojnë dhe përkeqësojnë një gjendje të vendosur me akte të mëparshme. Parimi kushtetues i shtetit të së drejtës do të konsiderohej i dhunuar nëse mohohen ose shkelen siguria juridike, stabiliteti ligjor… ligjvënësi nuk mund të përkeqësojë gjendjen ligjore dhe as të mohojë të drejtat e fituara ose të shpërfillë interesat legjitime të tyre”.

Në rastin tonë qytetari është i lirë të zgjedhë zbatimin e kushtetutës ashtu siç është apo zbatimin e urdhërimeve arbitrare dhe rregullimin e Kushtetutës sipas interesave subjektive e të çastit të kryeministrit.

Si përfundim duke i analizuar të gjitha këto që cituam më lart, arrijmë në përfundimin se kryeministri nuk po ndryshon Kushtetutën, por po vendos diktatin. Dhe e gjithë kjo, thjesht për pushtetin e tij.

Po në vitin `97, pas zgjedhjeve erdhi në Shqipëri kryetari i Komisionit të Venecias, z.La Pergola. Kishte qenë edhe më përpara, që në fillim të demokracisë në Shqipëri. Ai bëri një vizitë edhe në Gjykatën Kushtetuese, si gjykata më e re në Evropë, por me moshën mesatare të anëtarëve të saj më të madhe, po në Evropë. Ishin të pranishëm, përveç gjyqtarëve edhe shumë personalitete të jurisprudencës.

Z.La Pergola foli gjatë dhe me respekt për Gjykatën tonë Kushtetuese. Ndër të tjera, duke u njohur më për afër me gjendjen e pasigurisë dhe kaotike në Shqipëri, ai u tregoi të pranishmëve se kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese Austriake, e cila ishte, po ashtu, e para Gjykatë Kushtetuese në Evropë, Hans Kelzen, kishte dhënë dorëheqjen kur Hitleri pushtoi Austrinë dhe u vendos Anshlus-i me Gjermaninë, në vitin 1938. Kelzeni u larguar nga Austria. Hans Kelzen njihej si një teoricien i shquar i së drejtës dhe, siç u tha, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë. Pas shumë pyetjesh nga studentët se përse dha dorëheqjen dhe një heshtjeje të gjatë, ai u përgjigje shkurt:“Gjykata Kushtetuese dhe diktatura nuk mund të bashkëjetojnë”.

3 argumente të fortë kundër ndryshimit të njëanshëm kushtetues: PS kundër dialogut, gjithëperfshirjes dhe konsesusit

Opozita tjetër reagim

3 argumente të fortë kundër ndryshimit të njëanshëm kushtetues për heqjen e koalicioneve: PS kundër dialogut, gjithëpërfshirjes dhe konsesusit

Emaili i drejtuar Damian Gjiknurit

I nderuar koleg,

Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, të cilat lidhen me zgjedhjet, haptazi, dhunon Marrëveshjen e 5 Qershorit, si dhe Marrëveshjen Politike të 14 Janarit. Këto ndryshime kushtetutese, në veçanti, zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave, jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Këto ndryshime të njënanshme të PS ndryshojnë drejtpërdrejt elementë thelbësorë të sistemit zgjedhor me impakt në rezultatin zgjedhor dhe, gjithashtu, ndryshojnë të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.

Opozita e Bashkuar është shprehur qartë se NUK ËSHTË DAKORD me ndryshimet kushtetutese të njëanshme, që ju po përpiqeni të impononi, përmes një procesi të mbyllur dhe ku keni përjashtuar partitë politike të Opozitës, të cilat, edhe në zgjedhjet e deformuara të 2017, përfaqësojnë gjysmën e votuesve.

Edhe sot në Parlament, Kryeministri Rama u shpreh kundër dialogut dhe pro ndryshimit të njëanshëm kushtetutes, duke e quajtur atë çështje të mbyllur. Kjo tregon se përkundër vullnetit të Opozitës së Bashkuar për të vazhduar dialogun politik mes palëve në mirëbesim në Këshillin Politik, Partia Socialiste vazhdon të sillet me logjikën e ‘faktit të kryer’.

Kjo sjellje nuk është dialog politik, por e kundërta, përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik. Aktet tuaja përbëjnë po kështu dhunim flagrant të Marrëveshjes politike të 14 Janarit dhe të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes akteve të njëanshme Partia Socialiste po përpiqet të imponojë rregulla të njëanshme të garës elektorale.

Është i gënjeshtërt pretendimi juaj se sipas jush: ‘Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternative’. Opozita e Bashkuar ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik kundërshtimim për ndryshimet e njëanshme kushtetuese të Partisë Socialiste, si dhe ka paraqitur zyrtarisht propozimin e saj, me qëllim gjetjen e konsensusit, që nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

Është i gënjeshtërt po ashtu pretendimi juaj se kërkesa jonë për hapjen 100% të listave të kandidatëve, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve, është sipas jush: ‘e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura.’.

Propozimi juaj i njëanshëm kushtetutes e bën fakt të kryer:

  1. Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëm për 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës të jetë detyrimisht e hapur.
  2. Heqjen e koalicioneve parazgjedhore si subjekt zgjedhor, siç janë të garantuara sot në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe formulën e përllogaritjes së mandateve;
  3. Mundësinë për të ndryshuar ndarjen administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral.

Heqja nga Kushtetuta e koalicioneve parazgjedhore përbën ndryshim të njëanshëm të rregullave të garës, 8 muaj përpara zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, ju impononi edhe formulën e koalicioneve që do të detajojë ligji, sepse ligji nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo nënkupton që heqja e koalicioneve parazgjedhore si subjekt zgjedhor nga Kushtetuta, imponon më pas automatikisht edhe heqjen e tyre si subjekt zgjedhor nga Kodi Zgjedhor, duke zhbërë në këtë mënyrë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Është e qartë se ju kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke ndryshuar elementët bazë të sistemit zgjedhor, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Ky akt i njëanshëm shkatërron konsensusin e arritur, sepse bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.

Sa më sipër, ju rikujtojmë se sa kohë palët nuk bien dakord, në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik dhe palët politike duhet të vijojnë dialogun politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: ‘Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme’.

Për të gjitha sa më lart, ju bëjmë edhe njëherë thirrje të reflektoni dhe të jeni të hapur për të diskutuar bashkërisht dhe në mirëbesim në Këshillin Politik lidhur me këtë cështje, duke hequr dorë nga ndryshimi i njënashëm i hartuar dhe miratuar vetëm nga ju pa përfshirjen e Opozitës së Bashkuar. Opozita e Bashkuar ka ofruar një propozim për konsensus mbi këtë çështje, i cili është paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 24 Korrik dhe mbetet në pritje të shqyrtimit apo propozimeve tuaja eventuale, për të arritur në një produkt të përbashkët dhe konsensusal, në përputhje me detyrimet e palëve sipas Marrëveshjes së 14 Janarit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Opozita e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për dialog, ndaj ju ftojmë që edhe Partia Socialiste të heqë dorë nga refuzimi i dialogut i deklaruar nga Kryeministri Rama sot në Parlament, të hiqni dorë nga aktet e njëanshme dhe të jeni të hapur për dialog, që nesër në mbledhjen e rradhës së Këshillit Politik.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Maqedonia e Veriut, mbi 1 mijë teste në ditë, 128 të infektuar

Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit si dhe 6 humbje jete.

Nga 1 mijë e 25 teste, 128 dolën të infektuar kurse 137 në këto 24 orë ia dolën të fitojnë luftën me COVID-19.

Shkupi regjistroi më shumë raste sot, 52 ndjekur nga Shtipi 29 teksa shihet një rënie drastike e rasteve në qytetet shqiptare, përjashtuar Gostivarin që kishte 13.

Por ishte kryeqyteti që sot gjithashtu regjistroi edhe 108 të shëruar, sa dyfishi i të infektuarve në 24 orët e fundit.

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni
Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke
Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Mënyrat më të sakta si të zgjidhni pjeprin e pjekur dhe të ëmbël

Pjepri është një frut i freskët i stinës që mbush tryezat me ngjyrë, aromë dhe shije.

Në larminë e frutave që gjenden në treg, pjepri ndonjëherë lë shumë për të dëshiruar.

U ka ndodhur të gjithëve që pasi keni blerë pjeprin në dukje të mirë, kur e keni hapur në shtëpi keni zbuluar me keqardhje që pjepri nuk është as i ëmbël e as i pjekur.

Veçoritë Dalluese Të Një Pjepri Të Pjekur Dhe Të Ëmbël
Një pjepër i pjekur dhe i ëmbël ka këto veçori që i gjeni të listuara nga AgroWeb.org:

Lëvorja e pjeprit të ëmbël ka ngjyrë të verdhë kremoze dhe jo ngjyrë gri ose jeshile.

Maja e pjeprit është e zbardhur.

Lëvorja nuk ka të nxira ose njolla të qullëta në prekje.

Mbajeni pjeprin në duar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai duhet të peshojë, pra të ketë ndjesinë e rëndesës, si edhe të përcjellë ndjesinë e fortësisë.

Në anën fundore, pjepri ka një gropëz rrumbullake e cila duhet të jetë pak e butë.

Sa i përket aromës, pjepri i mirë duhet të mbajë një aromë të përzier myshku dhe ëmbëlsie.

Vlerat Dhe Përfitimet E Pjeprit
Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut.

Ky frut i ëmbël ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti cilësohet si një nga frutat më të vyer për të shmangur problemet me veshkat, madje përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët.

Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substancë natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Këshilla e AgroWeb.org është të hani sa më shumë pjepër tashmë që është edhe sezoni i duhur. /AgroWeb.org

Gjykata dënon me 6 muaj burg ish-futbollistin e Kombëtares

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të dënojë me gjashtë muaj burg ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro. Duro akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Perndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, denimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë.

Nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë kryhet arrestimi i ish-futbollistit të Kombëtares. Duro është nën masën e sigurisë “arrest shtepie”.

Kujtojmë se ka qenë bashkëshortja ajo e cila e ka kallzuar për perndjekje.

Intervista e plotë e Bolton: Thaçi e Vuçiç nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës, Rama ishte pro, Toni Bler me kontaktoi

-Javën e kaluar mes zoom, në bisedën që patëm me median e huaj, juve iu përgjigjët dy pyetjeve të mia për Kosovën dhe më thatë se” ideja e shkëmbimit të tokave nisi nga Vucic dhe Thaci, por thatë se u angazhua edhe Toni Bleir”. A pati edhe figura të tjera nga Europa?

Bolton: Kishte diskutime se si qe Vucic dhe Thaci nisën keto diskutime, natyrisht kishte mospranime në të dy vendet, lidhur me drejtimin e bisedimeve. Kishte moasdakordësi edhe brenda Europës, gjitashtu.

Mendoj se nje nga aresyet që fola më herët me Vucic, fola dhe me Toni Bler, ose një nga arësyet që ata më kontaktuan mua dhe SHBA ishte ngase Bashkimi Europian nuk po i çonte askund. Kishte pasur shumë mbledhje.Kundërshtimet vazhduan , pa ndryshuar asgjë për shumë vite. Të dy vendet e kuptuan se futja e plotë në BE dhe NATO varej nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Eshte parim i NATO-s. Nuk pranon një anëtar ndërsa ka disktime për kufinjtë e tij. Megjithë pozicionet e paluajtura, pas një kohe ata e kuptuam se kjo çeshjte duhej zgjidhur, që të bëhej më shumë përparim. Si rasti i emërit të Maqedonise përshembull.

Për mua çeshjta ishte, nëse kjo kundërshti në Ballkan mes të tjerash, të mund të zgjidhej mes nje proçesi që të sillte stabiltet në një rajon të veshtirë, por që veçanërisht të ndalonte që perpjekjet ruse, te shkaktonin më shumë destabilitet.

Duke folur me euriopianet, po i bie gjatë të të përgjigjem, ishte e kjartë për mua se disa eurpioanë kishin shikime te fiksuara se si prisnin ezgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin fleksibël. Ndaj , realisht, unë bëra deklaratën time” se nëse të dy palet binin dakort për shkëmbime tokash, ne si SHBAnuk do ta kundërshtonim atë dhe natyisht kush do ta kundershtonte në Europe që të thonin se pas 30 vitesh ju arritët nje marrëveshje por s’është aq mirë për pjesën tjetër të Europës. Nuk e pashe këtë, ashtu dhe mendova se dikush duhet ta thoshte.

Robert Papa: Kryeministri Edvin Rama ka deklaruar se ka pasur një telefonatë me ju me 2018 duke thënë është nje marrëveshje që ndodh një herë ne 100 vjet,. A i ishte ai pro shkëmbimit të tokave apo ishte kundër?

Bolton: -E mbështeta shkëmbin e tokave unë apo e apo e mbesheti ai?

Robert Papa: Ai ,ai, Rama

Bolton: Ai kishte, thuasje pozicionin që kisha unë, ai do ta mbështeste këmbimin e tokave, sado e veshtirë që ishte,.për Kosovën, nëse do ta pranonin, do ulte mundesinë e konfliktit dhe destabilitetit. Duhet ta them ai nuk donte ta fuste veten në mes te debatit, sa herë që pyetej nga gjithklush. Nëse jeni shumë specifik, shpesh ajo ka një ndikim negativ në diskutimet. Mendoj se ai së shumti ishte në të njëjtin vend që une u perpoqa të isha. Pra ishte pro.”

Robert Papa: A ka njohuri presideneti Trump per Ballkanin, për krimet serbe kundër kosovarëve? A ishte ai pro- serb apo pro- shqiptar, kur ju diskutat këtë?

Bolton: Nuk mendoj se Ballkani ishte nje çeshtje e madhe për atë. Një nga arësyet që doja të shikoja a ka ndonjë rruge ta zgjidhja këtë, ishte se ai gjithmonë thoshte që “në repsekt me NATO,- n unë nuk dua të te hyj në ndonjë luftë me Rusinë prej Malit të Zi, ose pa thënë emra vendesh te tjera,( edhe shqipërinë) kur ata nuk po mbështetin mbrojtjen e tyre,”. Kesisoj meqë historia e Ballkanit është shumë e nderlikuar,donte do zgjidhej problemi nese do ishte një shqtesim meë pak për Trump, që mund të kishte një konflikt te lashte, që do kërkonte një obligim te NATO-s.

Eshte proçes i gjate por. Sa më stabilitet të kishte NATO, aq më e lehtë për Trump do ishte të pranonte një antrësim në NATO per qeveritë e rajonit.

Robert Papa: Si diplomnat kam qenë me fat që kam takuar Xhezi Helms,një ikonë e konservatorëve amerikanë. Ai i shkruante Reganit se Ballkani do gjejë zgjdhje vetëm nëse Kosova do bashkohet me Shqipëriën, por me një Shqiperi jo komuniste. A ka ndonjë shans që politika e Xhekzi Helms të bëhet politike e SHBA-së?

Bolton: Një nga arësyet që Amerika është shumë popullore për shqitarët kur ra komunzmi, është fakti që njerëziti kujtonin presidentin Uillson dhe vetvenboisjen. Xhim Beker( mentori im) më tha mua kur ishte Sekretar i Departamentit të Shtetit, dhe pasi vizitojë Tiranen se “Unë duhet të garojë për president i Shqiperise se me pritën shumë mirë. Mendoj se njerëzit në SHBA e dinë se kur po coptohej një perandori e lashtë dhe njëerëzit duan të jetojnë në komunitet, ta kenë këtë mundësi. Me renian e komunizmit kjo po ndodhte. Nga ana tjetër Jugosllavi ishte krijim i proçesit të Versajës, dhe pas nje kohe nuk funksionoi mire.

Unë i kuptoj argumentet që shumë vetë bëjnë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufinjtë cdo gjë bëhet më e destabilizuar. Personalisht, unë nuk jam dakort domosdoshmerisht me këtë.( pra nekutopi se kufinjte mund të ndërrojnë) Une mendoj se shumë nga këto kufinj janë aksidente të historisë. Nuk dua të krijojmë më shumë destabiltet por njerëzit ndryshojnë me kohe. Në rrethana të ndryshme ngjasin dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.

Unë thashë pse jo shqiptarët të mos bashkohen. Pse gjermanët e kanë këtë të drejtë dhe ne jo.Tundi kokën si pohim.

Robert Papa: Pse perëndimi harroi krimet komuniste dhe pse i fali ato?

Bolton: Kam shkruar shume për krimet botërore kundër njerëzimit dhe lidhjet me konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krimeve, dhe një nga përfundimet e mija ishte se vendnt duhet të jenë gjykuesit, për njerëz qe kryejnë krime në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojme të gjithë në gjykatën ndërkombëtare .Ndërsa e kam studjuar këtë çeshtje qark botës. Vende të ndryshme e kane zgjidhur këtë çeshjte në rrugë të ndryshme. Afrika e Jugut, ka komisionin E Vërteta dhe Pajtimi për krimet e aaprtejdit. Vende te ndryshme në Europën lindore dhe qendrore kanë lustracionin. Disa herë i gjykojnë disa herë u japi amnisti. Shikimi im është që njerëzit duhet jetojne me vetveten dhe ata duhet të dënojnë njerëzit që kryen krimet në emër te tyre. Në kohe të tjera thonë se kosto është shumë e madhe, në disa vende si Gjermania Lindore thonë se të gjithë kemi qenë nga pak fajtorë dhe nuk duan ti denojne. Une mendoj se ajo që është e rëndësishme, është evidentimi i krimeve. Dhe ja pse modeli i Afrikës së Jugut apelon më shumë ndaj meje. Komisioni i I së Vërtetës dhe i Pajtimit. Menyra se si merrni amnisti është duke thënë të vërtetën për krimet qëkeni kryer. Ajo që është e rëndësishme është përpikimi i arkivave si dëshmi per brezat që vijnë që ta dijne se çfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real. Thellesisht varet nga çdo vendn të vendosë se si.

Robert Papa: Shqiptarët ndodhen nen presion nga Soros. Diplomacia amerikane, ambasada juaj në Shqipëri nuk kanë mbështetur kurrë nacionalistët. A është kjo e drejtë?

Bolton: Kam degjuarra shumë për në Ballkan .Mendoj është një gabim për amerikanët dhe europianët që mendojnë për nacionalizmin në nje kontekst euriopian që në mënyrë ta paevitueshme bëhet një ekstremizëm. Ashtu besojnë njerëz si Soros . Unë nuk e besoj këtë. Unë mendoj se nacionalizmi forcon demokracinë, por në mentalitetin e departamentit të shtetit dhe ministrive të jashtme në Europq, ata nuk e pranojnë këtë. Eshte nje klufte e vazhdueshme, mendoj se ska zgjidhje te lehte.POr poltikat amerikane Duhet të inkurajojne demokracinë dhe nacionalzimin, se te dyja punojnë kundër ndërhyrjes ruse.

Robert Papa: A mendoni si unë se Soros u tolerua nga administrata e Trumpit? Ai përdor fonde federale për politikat e tij në Shqiperi duke krijuar kaos në reformën e drejtësisë.

Bolton: Kam dëgjuar shumë rreth këtyre historive. Nuk kam hetuar mjaftërisht personalisht.Mbase për këtë duhet të kritikohem, por mendoj se eshte diçka që duhet hetuar. Ka shqetësime por duhen publikuar faktet.

Robert Papa: A është Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina sot?

Bolton: Po absolkutisht. Vladimir Putin, kthehet në termin e trete si president, jam i sigurt ju e dini këtë. Fjalimi në Duma ishte një katastrofe gjeopolitke. Mbase nuk don rithemelojë Bashkimin Sovjetik ose Paktin e Varshavës, por pa dyshim kerkon te zgjerojë ndikimin rus në ish- territoret e tij, veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore .Mendoj se është shumë e rrezikshme. E kemi nënvlerësuar lojë që luan prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë, është gabim afatgjatë për Rusinë por gabim për perëndimin

Vitin e shkuar ata patën manovrat detare të përbashkëta ruso -kineze në Mesdheun lindor.Diças e madhe shumë. them se mund te vijojë në destabilet në Ballkan

Robert Papa:Ju besoni se bashkimi Europian është armiku i Perëndimit. A duhet Ballkani të ngulmojë të hyjë në BE apo të forcojë lidhjet me SHBA-në?

Bashkimi Europian për shumë njerëz në fillim ishte organizatë e tregtise se lire . Ata e pane SHBA-në si zonë tregtie shumë të lirë dhe kontribuan te suksesi ynë ekonomik, ndaj shumë njerez donin ti bashkoheshin BE-së.

Njerëz të tjerë të angazhuar në krijimin e BE-së, kishin ndërmend diçka tjeter. Donin një Europe Federale.Mone dhe të tjerët. Nëse Europa do rrinte aty shumica e njerëzve do donin të rrinte, vetëm shkëmbime të lira ekonomike, do ishte më shumë e suskseshme. Mendoj se britanikët u tërhoqën se nuk donin te ishin pjesë një projekti poltiik. Eshtë një gabim për gjithkënd të mendoje se BE prodhon siguri për Europen. Ajo që jep siguri për Europën është NATO. europa është më pak se shuma e pjesëve të saj, ndaj ka aq kundërshti nga popujt e BE kundër Brukselit.

Robert Papa: Në Shqipqri këmi pasur një bazë të fuqishme ushtarake sovjetike. Aa ikën në vitet 60-të. Pasi erdhi Baker, shpresuam se bazën do e merrnin amerikanët. Psenuk e morët?

Bolton: Për këtë po flitet. Ka vende të tjera në Eropë që mendojnë se Amerika është shumë prezente dhe shumë problematike.Ka shumë arësye që ju nuk duhent të jeni në Europë në të njëjtat vende që ishin gjatë Luftës së ftohtë.
Qeveria juaj duhet ta ngrejë këtë me SHBA

Robert Papa: shikoni ndikim turk në Ballkan? më mirë ndikimi turk apo rus dhe kinez?

Bolton:E njoh historinë. Turqia nën Erdohan është vend i ndryshëm nga Turqia nën shumë liderë të tjerë turq dhe për mua Erdohan është një problem. Unë mendoj, ti afrohem pyetjes, afërsia e tij me Rusinë është pjesa e madhe e problemit.Blerja e antiraketave 400 dhe gjera të tjera.

Nuk jam dakord që thone se Turqia të përjashtohet nga NATO prej Erdohanit. nëse shikon zgjedhjet e fundit lokale në Turqi, mendoj se Erdohan është në ikje.Shpresoj që Turqia të behet si Turqia para 10 ose 20 vitesh, dhe të jetë më e lidhur me pjesën tjetër të NATO-s. Ti rezistojë ndikimit rus dhe kinez. Administrata bëri trysni me sakskione dhe e gjunjëzoi keq por pati aludime ne SHBA se ai dha leje ndërtimi Trump dhe ndaj tij ka heshtje.

Robert Papa: Ishte kenaqësi zoti Ambasador, E lexova librin tuaj. E dini kush është pjesa më e bukur?

Ai dëgjon

Fotografia kur i telfononi vajzës se do jepni dorëheqjen.. Do e përktheja me dëshirë librin tuaj

Bolton: Do të lidh me agjentin tim. Qendrojmë në kontakt për çdo gjë.

– Intervistë eksluzive për FokusTV