20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Poshtërimi i Tao-Ramës, nga deklaratat; do ta shkarkojmë Metën, tek votimi kundër shkarkimit

Poshtërimi i Tao-Ramës, nga deklaratat se do ta shkarkojmë Metën tek votimi kundër shkarkimit

Kanë votuar për të mos e shkarkuar nga detyra Presidentin Meta, por po këta ishin që para pak muajsh deklaronin se kishin mbëhstetjen e popullit dhe do ta shkarkonin Metën si President. Menjëherë u ngrit komisioni hetimor për të gjetur shkeljet e rënda nga Meta që ta shkarkonin. Vendimi I “shkarkimit” erdhi sot, ku me votat e PS, Meta u “rizgjodh” President.

Rama një vit më parë tha: “Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të bëhet debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit”.

Ndërsa Balla, një vit më parë tha: Do t’i shkojnë deri në fund luftës për të shkarkuar presidentin e republikës Ilir Meta. Kjo është përgjigja e Taulant Ballës në studion e “Neës24”.

“Kjo është njëlloj që të pyesësh a do e respektoni ligjin apo jo dhe qasja jonë ka qenë gjithnjë respektimi i ligjit dhe qasja jonë në PS është të gjithë të barabartë para ligjit.

Në rastin e zotit Ilir Meta nuk ka asnjë dyshim që presidenti aktual i republikës në marrëdhënie me kuvendin, kujtoj këtu dekretet e dy ministrave, kujtoj ushtrimin e padrejtë të disa dekreteve apo zhdekretimin që është një term i ri juridik i instaluar nga Ilir Meta, janë sot subjekt i një hetimi parlamentar.

Komisioni nuk duhet të ndikohet nga vendimet politike por duhet të bëjë një hetim juridik.
Unë jam i bindur që Ilir Meta jo vetëm ka shkelur kushtetutën por ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë institucion si president.”, komentoi Balla.

Me 78 pro Kuvendi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor ndaj tij.

Ndërkohë që 17 deputetë kanë votuar kundër gjetjeve përfundimtare të Komisionit Hetior dhe 8 abstenim.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ka nisur punën rreth një vit më parë, për te hetuar dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërsa rrugës e zgjeroi fushën e tij të hetimit dhe me emërimet e presidentit në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim socialistët thanë se shkeljet e Metës nuk kanë qenë aq të rënda sa për të vendosur për shkarkimin e tij, duke iu referuar dhe opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias.

Vetë kryeministri Rama tha sot në Kuvend, se uji i Venecias nuk e lan dot atë që ka bërë Meta, e megjithatë mazhoranca do të mbështetej te opinioni i tyre. Sipas Ramës, Meta është presidenti me i njëanshëm që vendi ka pasur ndonjëherë dhe institucioni që ai drejton është shndërruar në seli të opozitës.

“Venecia nënvizoi shumë shkelje të presidentit, dhe për këtë ka rekomanduar masa dhe jo shkarkim të presidentit”, tha Rama në Kuvend. Rama kujtoi dhe deklaratën e tij, në zgjedhjen e Metës, kur tha se ai ishte presidenti më i mirë që do të kishte vendi.

“‘Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, pasi ne nuk kishim votat për ta zgjedhur vetë presidentin. Dhe prandaj unë kam thënë atë kohë që ai ishte presidenti më i mirë, që mund të zgjidhej në një situatë të tillë, kush e dinte që ai president do të bëhej aq i mirë për opozitën që nuk ishte këtu në atë Kuvend, dhe aq i keq për Kushtetutën.

Përpara Ilir Metës Bujar Nishani ngjan me George Washingtonin, po ta ndajmë Bujar Nishanin nga statuset dhe intervistat, dhe Bujar Nishanin e firmave, i pari ishte një sakëlldi, ndërsa Nishani i procedurave Kushtetuese, ishte absolutisht në rregull me Kushtutën. Të njëjtën gjë mund të themi për presidentet e tjerë, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer presidencën në një vatër të ndezjes së zjarreve, duke e përdorur Kushtetutën si letër”, u shpreh Rama.

“Shpresoj që të jetë presidenti i fundit i një republike parlamentare që del në Miting. Ne asnjëherë nuk kemi pretenduar se jemi të përsosur, dhe asnjëherë gabimet tona nuk i kemi mbuluar me vullnetin e shumicës, dhe asnjëherë nuk iu kemi ikur atyre me idenë që do të harrohej. Gjeni nje tjetër shumicë qeverisëse që kërkon ndjesë publike, kur diçka e bërë rezulton që të jetë e gabuar. Jemi të vetëdijshëm që përderisa punojmë edhe gabojmë”, tha më tej Rama.

10 këshillat përse duhet të hani shalqi çdo ditë

Shëndeti i zemrës
Shalqini është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët, të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim
Sipas të dhënave 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më shumë energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja
Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Këto janë shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar Covid-19 pa e ditur

Të gjithë dëshirojmë të dimë nëse e kemi kaluar apo jo COVID-19, madje shumë prej nesh dyshojmë se e kemi kaluar për shkak të një gripi apo simptome që kemi pasur gjatë këtyre muajve.

Doktori i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah, Adam Spivak, është shprehur se kushdo që ka qenë i sëmurë në muajin shkurt mund të ketë qenë me Covid-19 dhe jo me grip.

Disa nga shenjat që tregojnë se e keni kaluar janë:

Keni pasur ethe, kollë dhe lodhje

Keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit: 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë

E gjithë familja u sëmur njëkohësisht, pavarësisht se dikush më shumë dhe dikush më pak.

Keni pasur shenja në lëkurë që iu shkaktonin kruajtje.

Por nëse dëshironi ta vërtetoni nëse e keni kaluar apo jo këtë sëmundje, e zbulon vetëm testi serologjik.

Si u ekzekutua në banesën e tij, gjyshi i ministres së Ramës, i vëllai: Punonte për UDB nga vitit 1975

Alishan Kllokoqi rrëfeu për mbrëmjen e 6 gushtit 1999, kur kishte ndodhur vrasja e vëllait të tij Ibushit, ish-punëtor i sigurimit serb. Ai tregoi se si dikush kishte pyetur: “A është Ibushi atu?” Dëshmitari e theksoi se ai që ishte te porta dhe po e kërkonte vëllain e tij nuk kishte thënë “ATY” por “ATU”, shprehje karakteristike për disa rajone të Kosovës. “E kam dëgjuar vëllain tim të thoshte: ‘A bash kështu a’”, tregoi dëshmitari fjalët e fundit të vëllait. “U dëgjuan 5 të shtëna dhe ata ikën shumë shpejt”.

Në seancën e fundit në çështjen gjyqësore kundër Sadik Abazit, Shpresim Ukës, Shaban Sylës, Driton Hajdarit dhe Bekim Sylës, i njohur si rasti Bllaca II, u propozua që të dëgjohet si dëshmitar Alishan Kllokoqi, vëllai i të vrarit Ibush Kllokoqi.

Kllokoqi ka punuar në sigurimin e shtetit serb dhe është vrarë në gusht 1999, pak ditë pas largimit të forcave serbe nga Kosova, shkruan “Gazeta Jeta në Kosovë”.

Nazim Bllaca në deklarimin e tij para gjykatës, në seancat e kaluara, ka thënë se ai e kishte vrarë me dorën e tij Ibush Kllokoqin. Bllaca ka treguar se si ai, bashkë me Sadik Abazin, Shpresim Ukën, Bekim Sylën dhe Fahredin Gashin kishin shkuar tek shtëpia e Ibush Kllokoqit dhe pasi që i kishin thënë gruas së tashmë të ndjerit se e kërkojnë për disa pasaporta, ai kishte dalë në derë.

Bllaca ka treguar se ai kishte shtënë disa herë në Kllokoqin dhe më pas ishin larguar. Nga plagët e marra, Kllokoqi kishte vdekur. Lidhur me këtë çështje tani po gjykohen të gjithë ta pandehurit, pos Nazim Bllacës, i cili do të gjykohet pas përfundimit të këtij procesi.

Alishan Kllokoqi rrëfeu për mbrëmjen e 6 gushtit të 1999-së, kur kishte ndodhur edhe vrasja e vëllai të tij Ibushit.

Ai tregoi se si kishte qenë duke pirë çaj me dajën në tarracën e shtëpisë së tij, që ishte në të njëjtin oborr me atë të Ibush Kllokoqit, kur kishte parë që kunata e tij (Drita Kllokoqi) kishte dalë jashtë në oborr dhe kishte pyetur “kush është”.

Dikush kishte pyetur: “a është Ibushi atu”?. Dëshmitari e theksoi se ai që ishte te porta dhe po e kërkonte vëllain e tij nuk kishte thënë “ATY” por “ATU”, shprehje karakteristike për disa rajone të Kosovës.

Dëshmitari vazhdoi dëshminë e tij duke treguar se ai ishte larg nga dera e hyrjes vetëm 9,5 metra dhe se i kishte dëgjuar ato fjalë.

Para ngjarjes kritike tha se Ibushin e kishin kërkuar Musa Ballata dhe Bajram Krasniqi, por nuk e dinte pse e kërkonin pasi që Ibushi, tha se nuk ka treguar asgjë dhe ka qenë tip i mbyllur. Më vonë gjatë seancës dëshmitari tregoi se të dy personat dy herë kishin qenë tek ai për Ibushin.

Musa Ballata kishte thënë se “ku është ai, pse nuk po vjen, pse nuk po e thirr ne kemi punë me të”. E dëshmitari ishte përgjigjur “nuk e di ku është, nuk kam ku ta thërras”.

Dëshmitari Alishan Kllokoqi, tregoi se si disa ditë para vrasjes, Ibushi kishte shkuar në Shkup, për t’u kthyer më vonë. Pasi që ishte kthyer familjarisht ishin marrë vesh që ta shesin autobusin “Zastava” dhe këtë e kishin përhapur te shokët e tyre.

Ai më pas tregoi se “diku rreth orës 21 ishte kur ata erdhën… Unë vetë e dëgjova se kanë ardhur për ‘Zastavën’”.

“Nga hapja e derës deri tek vrasja nuk ka shkuar më shumë se 5 – 6 minuta”. “E kam dëgjuar vëllain tim të thoshte: ‘A bash kështu a’”, tregonte dëshmitari fjalët e fundit që kishte dëgjuar nga vëllai i tij i vrarë.

“U dëgjuan 5 të shtëna dhe ata ikën shumë shpejt… Nuk e kisha mendjen tek ata, por te vëllai im. Shkova sa më shpejt dhe e shtriva kokën e tij”, vazhdoi dëshmitari.

Ai shtoi se më pas kishte shkuar së bashku me dajën e tij, Hasim Maliqin, në bazën e KFOR-it që ishte në afërsi të shtëpisë dhe aty e kishte dërguar edhe Ibush Kllokoqin. Kur ishte kthyer në shtëpi aty kishte gjetur oborrin përplot me ushtarë të KFOR-it, duke fotografuar skenën e krimit.

Sipas dëshmitarit, tashmë i ndjeri Ibush i kishte marrë 4 plagë; tre ishin në pjesën e gjoksit, ndërsa një të katërt në dorën e majtë të tij.

Alishan Kllokoqi, pas pyetjeve të mbrojtjes, tregoi se vëllai i tij kishte punuar në sigurimin e shtetit nga vitit 1975, ndërsa ata së bashku ishin marrë me autobus që nga 1995-ta.

Ai tha se pas luftës, në një rast, Ibush Kllokoqi i kishte thënë: “Ndoshta do të shkoj në UÇK”. Sipas Alishanit, i vëllai nuk kishte frikë nga UÇK-ja.

Mbrojtja e pyeti edhe për të shtënat. E dëshmitari kujtoi se ato kishin qenë të shpejta e jo rafalë, porse arma që ishte përdorur, sipas tij, ka pasur një zhurmë tjetër nga një TT ose një 48-she. Ai nuk beson që arma të ketë pasur zhurmëshues.

Në fund, dëshmitari e konfirmoi se fqinji i tij i quajtur Gazmend, i kishte thënë se ata (kryesit) kishin ikur me një makinë, porse dëshmitari tha se nuk bazohej në fjalë të njerëzve.

Adem Salihaj, ish-kryetari i Ferizajt dhe i dëmtuari në këtë çështje, u riparaqit para gjykatës me kërkesë të prokurores Emma Rizzato. Prokurorja kishte kërkuar që ai të ftohet që të sqarohen disa çështje të ngritura nga alibia e të pandehurve, me theks të veçantë fotografia e Shaban Sylës.

Në seancat paraprake Hysri Rama, dëshmitar i alibisë për Shaban Sylën, kishte deklaruar para gjykatës se ishte ai që ia kishte dërguar fotografinë e Shaban Sylës dhe i kishte marrë 300 euro nga Adem Salihaj. Në fotografi shihej Shaban Syla në makinë BMW X5. Këtë fotografi Rama deklaronte se e kishte dërguar me kërkesë të Nazim Bllacës.

Por, Adem Salihaj në seancë deklaroi se nuk ka pranuar ndonjë fotografi nga askush dhe se nuk ka parë asnjëherë fotografi të Shaban Sylës. Ai shtoi se edhe fotografitë që i kishte parë në polici në fazën e hetimeve kishin qenë aq të dobëta, saqë nuk kishte arritur të identifikonte atë që kishte dashur të shtinte në të.

Salihaj e konfirmoi edhe një herë se data kur ishte tentuar të vritej ishte 12 qershori i 2000-së, rreth orës 14 deri në 14 e 20.

Mbrojtja u interesua edhe një herë për kontaktet e dëshmitarit – të dëmtuarit, me Nazim Bllacës. E dëshmitari nuk hezitoi të tregonte për kontaktet me e-maila, telefonata e mesazhe telefonike.

Në fund të seancës, prokurorja Rizzato njoftoi kolegjin se ajo pas hetimeve që kishte bërë lidhur me kërkesën e mbrojtjes që të sigurohen shiritat filmikë të xhirimeve të festimit të përvjetorit të hyrjes së NATO-së në Kosovë.

Prokurorja Rizzato kishte gjetur se në gazetën e 12 qershorit 2000 ishte shkruar se manifestimi në Prishtinë ishte mbajtur me datën 11 qershor dhe se aty kishin marrë pjesë mira njerëz. Po ashtu prokurorja tregoi se gazeta e datës 13 qershor tregon për tentimvrasjen e Adem Salihajt.

Të gjitha këto prokurorja kërkoi që të merren si prova materiale në shkresat të lëndës.

Deri më tani, mbrojtja është munduar përmes shumë dëshmitarëve të alibisë që të tregoi se me 12 qershor 2000, të pandehurit Shaban Syla dhe Shpresim Uka, kanë qenë në stadium duke festuar, e jo në Ferizaj siç pretendonte Nazim Bllaca në deklarimet e tij.

“Telegrafi-2010”

Pas denoncimit të Berishës, Policia pranon përdhunimin në grup të 33-vjeçares me të meta mendore

Policia e Shtetit reagoi pas denoncimit tronditës të ish-Kryeministrit Sali Berisha se, një vajzë me të meta mendore është përdhunuar në grup.

Berisha publikoi mesazhin e një qytetari për ngjarjen e rëndë.

“Përshëndetje zoti Berisha. Desha të denoncoj një akt çnjerëzor, i cili ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes në mënyrën më barbare është përdhunuar një vajzë me të meta mendore nga disa monstra të moshës së thyer dhe policia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe po i bëjnë presion vëllait të saj që mos ta bëjë të madhe. Respekte për ty zoti Berisha se vetem ti mund ta ngresh këtë problem. Anonim të lutem”, shkruante qytetari.

Ndërkohë, Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe tha se, ka arrestuar një 56-vjeçar. Sipas policisë, vajza është shtatzënë.

“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8-muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.

“Përshëndetje zoti Berisha. Desha të denoncoj një akt çnjerëzor, i cili ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes në mënyrën më barbare është përdhunuar një vajzë me të meta mendore nga disa monstra të moshës së thyer dhe policia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe po i bëjnë presion vëllait të saj që mos ta bëjë të madhe. Respekte për ty zoti Berisha se vetem ti mund ta ngresh këtë problem. Anonim të lutem,” denoncoi Berisha më herët.

Numri më i madh i të infektuarve me Covid-19 që nga marsi, Kina rrezikon një valë të tretë 

Kina ka raportuar të dielën (26 korrik) 61 raste të reja, 57 prej të cilave janë infektuar në vend dhe katër raste të importuar: të dhënat më të larta që nga 6 marsi i këtij viti.

Sipas  të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Xinjiang janë zbuluar 41 infeksion i cili është dhe rajoni më i rrezikuar deri tani, 14 në provincën Liaoning dhe 2 në provincën e Jilit.

Ndërsa përsa i përket rasteve të importuara kanë të bëjnë me Monogolinë, ndërsa në Fujian dhe Sichuan nga një rast secili.

44 nga të infektuarit janë asimptomatik.

Megjithëse në Hubei ku filloi pandemia nuk ka asnjë rast të ri.

27 shqiptarë dalin me Covid-19, Italia merr këto masa të rrepta

Rastet e reja me koronavirus gjatë 10-ditëshit të fundit, kryesisht në zonën e Toscana-s, por jo vetëm, në Itali, kanë alarmuar epidemiologët italianë.

Kjo për faktin se shumë prej të infektuarve janë shqiptarë të cilët kanë qenë në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri e më pas janë rikthyer në Itali.

Për këtë arsye autoritetet italiane kanë vendosur kontrolle dhe rregulla të rrepta për të gjithë ata pasagjerë që ulen në aeroportet e vendit fqinj dhe që vijnë nga Shqipëria, por edhe Maroku.

Sipas mediave italiane, shtimi i sporteleve të pritjes së pasagjerëve të kërkuara konkretisht nga presidenti i rajonit të Toskanës, Erico Rossi, do të shërbejë për monitorimin më të kujdesshëm të të gjithë atyre që mbërrijnë në shtetin italian. Rossi kërkoi që të gjithë qytetarët, pa përjashtim, që mbërrijnë nga vendet jashtë shengenit, ti nënshtrohen karantinës së detyruar.

Kjo masë shtrënguese erdhi pas shpërthimit të vatrave të reja të infeksionit pikërisht nga shtetasit e huaj. Shifrat që raportojnë mediat italiane janë të frikshme për sa i përket qytetarëve shqiptarë.

Aty thuhet se gjatë ditëve të fundit, më saktë me përafërsi në 10-ditëshin e fundit, janë raportuar 27 shqiptarë me Covid-19, të cilët kanë hyrë në Itali pasi kanë vizituar Shqipërinë, raste të cilat janë të pagjurmuara nga epidemiologët shqiptarë.

Të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, shkojnë për arsye kryesisht familjare. Por ka edhe nga ata që kthehen në punë pasi vizitojnë të afërmit në vendin e tyre të origjinës, nuk mungojnë studentët, sipërmarrës italianë, ose familjarë që kanë udhëtuar në Shqipëri për të marrë pjesë në ndonjë funeral.

Pas kësaj situate ku autoritetet italiane u shprehën tepër të shqetësuara, tashmë të gjithë shqiptarët të cilët ulen në aeroportet e Italisë, janë detyruar të kryejnë karantinën për katërmbëdhjetë ditë, si i vetmi mjet në dispozicion për të frenuar rrezikun e infeksionit.

Juve fiton titullin e 9-të radhazi, Ronaldo arrin rekordin historik

Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde me fanellën e Zonjës së Vjetër. Me golin që shënoi kundër Sampdorias, CR7 ka shkuar në kuotën e 31 finalizimeve në Serie A.
Ai e barazoi fituesin e Kupës së botës me Italinë Felice Borel, i cili në sezonin e largët 1933/34 kishte shënuar 31 gola për Juventusin.

Pasi e barazoi kwtw rekord, Ronaldo synon rekordin tjetër historik, është ai i sezonit 1933/34, po ashtu i arritur nga Borel.

Felice Placido Borel kishte përfunduar sezonin me 36 gola në të gjitha ndeshjet, që nga atëherë, askush nuk ia ka dal ta arrijë këtë me fanellën e Juventusit.

Ronaldo është afër, tashmë ka shënuar 35 gola në të gjitha garat, për ta thyer këtë rekord i duhen edhe 2 gola.

Juventusi edhe zyrtarisht është kampion i Italisë për sezonin 2019/20.

“Zonja e Vjetër” triumfon në Serie A për herë të nëntë me radhë, duke rrëmbyer trofeun e 36-të në histori.

Dy xhiro para fundit të sezonit, Juve shpallet edhe matematikisht kampione pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Sampdorias.

Golat i shënuan Federico Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo.

CR7, i cili barazoi rekord historik sonte për më së shumti gola në një sezon në Serie A për Juventusin, tani është në kërkim të “Këpucës së Artë”.

Me dy ndeshje të mbetura deri në fund, ai ka shënuar 31 gola, tre më pak se Ciro Immobile dhe Robert Lewandowski.

Gjermania paralajmëron Ramën: Asnjë ndryshim kushtetues pa opozitën

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri. “Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore.Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

“Ky është një sukses i madh dhe po forcon demokracinë në Shqipëri. Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. (Për përfitimin e vet?) Bëni kujdes! Ndryshimet e mëtejshme duhet të mbështeten nga të gjitha partitë kryesore brenda dhe jashtë parlamentit.

Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

Paralajmërimi për kryeministrin Rama është i qartë dhe shkon në linjën e deklaratës së mëparshme të Bundestagut nga një prej figurave kryesore gjermane Johan Vadeful, i cili ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njënashëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin. Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA i kërkuan qeverisë të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

Pogba vendos për të ardhmen

Paul Pogba ka lënë të kuptohet se ardhmja e vet afatgjate i përket Manchester Unitedit, pasi ka theksoi se mezi pret ta hijeshojë Ligën e Kampionëve përsëri me “Djajtë e kuq”.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e siguroi kualifikimin në garën elitare evropiane për klube në ditën e fundit të Premierligës pas fitores kundër Leicester City, edhe pse pak persona e kishin menduar se do ta arrinte këtë synim këtë sezon.

Për Pogban është përfolur vazhdimisht gjatë gjithë vitit se do të largohej.

Në të kaluarën, ai madje pati sugjeruar se dëshiron ta ndërmarrë një sfidë të re, derisa lëndimet nuk e kanë lejuar ta dëshmojë veten në Angli.

Pas rikthimit të Premierligës pas një pauze të gjatë si pasojë e pandemisë, Pogba ka shkëlqyer duke i ndihmuar Unitedit ta zërë vendin e tretë.

Tani përfaqësuesi francez ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga Old Trafford.

“Shkojmë në Ligën e Kampionëve, zemër”, shkroi Pogba në Twitter, pas fitores së Unitedit 2:0 kundër Leicesterit.