29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Kryebashkiaku i Ramës rrezikon të përhapë Covid-19 në mitingun e Rilindjes!

Një denoncim është bërë publik nga banorë të Lurës sot, të thirrur në një miting që do të mbahet nesër nga dy ministra të qeverisë dhe disa kryebashkiakë. Banorët kanë shprehur dyshimet e forta se kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, po e mban të fshehtë faktin se është i infektuar me koronavirus.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka postuar në profilin e tij në Fb, këtë shqetësim të madh të këtyre banorëve dhe ka vërejtur se ky rast i përhapjes së COVID-19 përbën një krim:

“Akuzon narko-kryetarin monist të Mirditës, Ndrec Deda, se përhap COVID-19 në Lurë! – shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Ai akuzon narko-kryetarin monist të Mirditës se merr pjesë në mbledhje duke qënë vet COVID-19 pozitiv. Krim!”

Mirëmbrëma Doktor.

Po ju shkruaj sepse disa banorë të Lurës kanë shprehur shumë shqetësime për takimin që do të bëhet nesër në orën 10 në qendër të Lurës me prezencë të dy ministrave dhe të kryetarëve të bashkisë dhe të njësive, por sidomos me prezencën e kryetarit të bashkisë Mirditë, z.Ndrec Deda sepse ka të dhëna nga spitali i Rrëshenit që ai ka bërë tamponin dhe ka dalë pozitiv dhe këtë po e mbajnë të fshehtë.

Si mundet të marrë pjesë në një takim të hapur? Të rrezikojë banorët e fshatrave.

Si mundet të tregohet kaq i papërgjegjshëm sa të marrë pjesë së bashku me të prekur të tjerë që janë pjesë e bashkisë Mirditë dhe mbahen të fshehura.

Tre-pikëshi që shënoi dje Lulzim Basha

Nga Red VARAKU

Shqetësimi në fytyrën e Damian Gjiknurit gjatë deklaratës së tij dje për mediat pas propozimit të Opozitës për hapjen 100% të listave me kusht ruajtjen e koalicioneve, është edhe shprehja më e qartë e befasisë dhe tronditjes që shkaktoi kjo lëvizje taktike e opozitës në rradhët e mazhorancës.

Kjo për faktin se askush nuk e kishte menduar një lëvizje të tillë, pasi opozita dukej e palëkundur në qëndrimin e saj edhe pas ftesave të njēpasnjëshme të kryeministrit dhe në fakt kishte të drejtë sepse një lëvizje e tillë për një ndryshim thelbësor të sistemit kërkon kohë, ekspertizë dhe mendim të thelluar.

Por, e gjendur përballë hipokrizisë së kryeministrit, i cili vendosi të griste marrëveshjen, që e kishte firmosur vetë, me pretekstin se do të dëgjonte zërin e popullit, opozita vendosi të ndërmarrë një lëvizje taktike.

Një lëvizje që në thelb nuk është se ndryshon asgjë në realitetin politik shqiptar, kjo jo dhe aq për faj të saj, sesa për faj të përmasave të frikshme që ka marrë krimi dhe për faj të cilësisë së votuesit, por kjo është çështje tjetër.

Pra, listat e hapura 100% nuk janë gjëja më e mirë, që i duhet Shqipërisë në këto kohë, por sigurisht kërkesa për hapjen e tyre 100 % me kusht ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore, është një kundërpërgjigje e zgjuar e Opozitës ndaj provokimit të Ramës, e cila respektin marrëveshjen dhe realizon tre objektiva të rëndësishme për opozitën.

Së pari, i rrëzon Ramës tezën kryesore me anë të së cilës ai po shpërfaqej këto ditë si lider modern, që dëgjon zërin e popullit, duke ia rrëzuar këtë, nëpërmjet kërkesës për një hapje të plotë të listave përkundër listave treçerekshe që ofronte ER. Çka do të thotë një vullnet për të dëgjuar 100% zërin e popullit.

Së dyti, kjo lëvizje nuk është e rëndësishme vetëm për faktin se nxjerr zbuluar hipokrizinë e kryeministrit, por është e rëndësishme, sepse për herë të parë zbulon një dimension prej lideri të përgjegjshëm të Lulzim Bashës, i cili me këtë lëvizje dëshmon një pjekuri të admirueshme.

Së treti, kjo taktikë na e bën shumë të qartë se e vetmja arsye pse kryeministri është investuar për ndryshime kushtetuese nuk janë listat e hapura, por është eliminimi i koalicioneve.

Përndryshe, nëse vërtet i ha barku për popullin do të gëzohej shumë për ofertën e opozitës, sepse kjo është një zgjidhje e cila jo vetëm përmbush edhe kërkesën e tij, por njëkohësisht avancon integrimin e Shqipërisë në BE, sepse duke qenë konsensual dhe duke marrë miratimin në Këshillin Politik respekton kushtin kryesor të marrëveshjes. Për një kryeministër kjo do të ishte një zgjidhje optimale, por duke qenë se kryeministri ka vetëm hallin e tij dhe as që do t’ia dijë për hallet e shqiptarëve, ai e refuzoi atë që në momentin e parë.

Në këtë kuptim opozita ia ka dalë që me këtë lëvizje, taktikisht t’i rrëzojë Ramës të gjithë alibinë e ngritur gjatë këtyre ditëve duke i rrëmbyer kauzën kryesore. Ajo ia ka dalë që sërish të zbulojë para shqiptarëve qëllimet e ndyra dhe fytyrën e vërtetë të këtij njeriu, interesi parësor i të cilit ka qenë dhe mbetet strikt interesi personal.

Sigurisht, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për vendimet që ky njeri do të marrë në të ardhmen, por ajo do të mbajë përgjegjësi nëse nuk do ta bëjë këtë njeri të paguajë faturën për çdo kosto, vuajtje dhe dhimbje që i ka sjellë Shqipërisë.

Mjeku i përvishet Vilma Nushit: Ankohesh se punon 24 orë dhe nuk paske para, por kurohesh jashtë shtetit?!

Mirëardhsh, Vilma Nushi!

Nisa ta lexoj letrën tënde zonja Vilma, por e lashë në mes!

Nuk ja vlente!

Ankoheshe që punon 24 orë dhe që nuk paske para, megjithëse po kurohesh jashtë shtetit, lavdëroheshe se ti mbajtke gjallë shpresën e besimin tek mijëra njerëz, ndërkohë që ti vetë, nuk ke as shpresë e as besim tek sistemi shëndetësor që e shkatërrove bashkë me djajtë e tu shpirtëror e materialë!

Unë me sinqeritet të uroj shërim të shpejtë, sepse jam mjek, dhe kryesorja si qytetar une të dua në jetë, pasi kam ndërmed të merrem gjate me ty, sepse unë do të jem njeri nga paditësit e tu, gjithmonë nëse ky vend do të ketë drejtësi!

Vilma, ti si sherbetore e sektit të rilindjes nga 2014-ta e deri tani je bashkëfajtore e katandisjes se sistemit tonë shëndetësor sepse zhvate qindra mijëra euro nga taksapaguesit më të varfër të rajonit për një kontroll mjekësor farsë.

Ne në 2013 kishim nje sistem të dobët e të varfër, por falë qeverisjes së partisë socialiste me kolaboracionistë si ty, ne sot kemi një sistem pothuaj të kapitulluar!

Ti zonjë megjithëse pretendon se nuk ke para në llogarinë tënde, shkon dhe kurohesh në spitale të zgjedhura jashtë shtetit . Keshtu veprojnë Rama e gjithë shpura juaj.

Ndërsa NE POPULLI zvarritemi nëpër spitalet e mjeruara pikerisht prej jush!

“Shëndetësia falas” ishte kocka që ju ja hodhet ti mbese në fyt këtij populli të mjerë, dhe ja dolët!

Gjithsesi mirë ardhsh zonja Vilma, beteja jonë me rracën tuaj do të nisë!

Ilir Allkja,
mjek

Talat Xhaferi shtrohet në spitalin Infektiv

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar të premten në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për infektim nga koronavirusi.

Zoti Xhaferi kishte përjetuar probleme shëndetësore gjatë disa ditëve të fundit, thanë bashkëpunëtorë të tij, raporton VOA.

Ndërkohë, parlamenti i ri i dalë pas zgjedhjeve të 15 korrikut duhet të mblidhet në fillim të muajit gusht dhe këtë seancë e thërret kryetari në largim i parlamentit, që është vetë z. Xhaferi.

Sipas rregullores së parlamentit, kryetari i tij cakton seancën themeluese të përbërjes së re parlamentare, njëzet ditë pasi të jenë zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Nëse ai/ajo nuk është në gjendje të jetë i pranishëm në seancë, atëherë atë e drejton deputeti më i vjetër në moshë. Në seancën e parë zgjidhet gjithashtu kryetari i ri i parlamentit.

Dy zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19: Arbër Ademi, i cili është Ministër aktual i Arsimit dhe deputet në parlamentin e ri, si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, të cilët kanë qenë aktivë gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilës jo gjithmonë zbatoheshin protokollet dhe masat e mbrojtjes nga koronavirusi.

Situata e koronavirusit nuk është përmirësuar në Maqedoninë e Veriut që prej disa javësh, duke marrë çdo ditë disa jetë njerëzish. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 6 viktima dhe 129 raste të reja. Pesë nga viktimat janë nga Shkupi dhe një nga Struga. Brenda këtij intervali kohor janë bërë 1.535 teste, ndërsa 109 persona kanë rezultuar të shëruar nga virusi. Që nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar 451 raste vdekjesh nga 9.797 të prekur gjithsej, prej të cilëve 4.092 mbeten raste aktive dhe 5.254 të shëruar.

Qeveria po fsheh dështimin dhe pasojat e rënda pas deklaratave ‘kinezçe’ të ‘Komitetit’

Nga Tritan SHEHU

Qeveria po perpiqet te fshehe deshtimin e pasojat e tij te renda mbas deklaratave “kinezce” te “Komitetit”.

Njoftohet se filloi dhe procesi i liberalizimit te testimeve me tampon (molekulare) per Covid, kur vendi arriti ne nje situate katastrofale, njelloj si u veprua edhe per testet serologjike, gje qe krijon disa pyetje:

–Pse per gati 6 muaj u ndaluan keto procedura te domosdoshme per kontrollin e epidemise, parimet shkencore, sipas eksperiences nderkombetare?!

–Cfare pasoja ka dhene ky bllokim inkuizicional, i kundershtuar ne vazhdimesi nga ne, mbi perkeqesimin e epidemise, infektimin e institucioneve shendetesore, demtimin e shendetit dhe jetes se qytetareve, izolimin e jashtem te Shqiperise etj?

–Si do te ishin forcuar kapacitetet laboratorike te vendit ne eksperience, teknologji, volum e cilesi pune deri me sot, nqs do te punonin normalisht ne perballjen me virusin?

–A nuk ishte nje shkelje e te drejtave kushtetuese te njeriut privimi me force nga egzaminimet mjeksore, qe ai desheron te kryeje?

–Etj, etj?

Ne fakt dhe vete kjo deklarate e sforcuar “liberalizuese” e “Komitetit” shpreh tentativat qeverisese per te fshehur deshtimin e gabimet trashanike duke krijuar mjegullnaja mbas disa formulimeve absurde e jo profesionale.

Gjerat duhen thene qarte tashti kur te gjithe e kuptojne realitetin e hidhur te vendit, te pranohet qe u gabua rende e me pasoja te pa imagjinueshme duke e korregjuar menjehere e kuptuar se:

–Liberalizimi edhe i ketyre testimeve si dhe atyre serologjike eshte ne radhe te pare nje domosdoshmeri profesionale, mjekesore, shkencore e ne fund “administrative”, term mbrapa te cilit kerkon te fshihet kjo Qeveri.

Pra ceshtja duhet trajtuar me te gjithe gravitetin e saj, pa krijuar ne dokument “kinezerira” qe nuk mund te fshehin realitetin, por me vision liberalizues per te stimuluar e aktivizuar te gjitha kapacitetet tona laboratorike te mundeshme ne sherbim shendetit, qetesimit te qytetarit, te dhenave shteterore per orientimin e sistemit tone, gjera qe ndihmojne edhe per “levizjen e lire”.

Por Qeveria perseri shkruan me koke poshte, me shprese se keshtu ja fsheh opinionit te verteten!

Propozimi për hapjen e listave 100%, Meta përgëzon Bashën: Akt historik dhe shërbim i çmuar për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të Partisë Demokratike për hapjen e listave 100%.

Meta ka përgëzuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën duke e cilësuar këtë pranim për hapjen e listave si një akt historik dhe shërbim i çmuar i demokracisë dhe rikthimit të parlamentarizmit të vërtetë.

Meta thekson se tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

Reagim tjeter i Presidentit te Republikes Sh.T.Z Ilir Meta: Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë. Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.

Qendrimi i Opozitës së Bashkuar për listat e hapura: Është zbardhur qëndrimi i Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik.

  1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
  2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor:
  3. a) Duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve;
    b) Duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral;
    c) Duke krijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe
    d) Duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit.

Të gjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

 

  1. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithëpranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Europës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike……Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.

 

  1. Në përputhje me këto standarte ndërkombëtare:
  2. a) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve;
    b) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen me koalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur nga interesat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar në momentin para zgjedhjeve të rradhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave;
    c) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonave zgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqja e referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe e pakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave.

 

Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar sëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike.

 

  1. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.

 

Për më shumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh, si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese e qytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera vota parapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijon pabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa disa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhur automatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.

 

  1. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

Kim Mehmeti: Vrasësit e shtetit, siç është Piktori dhe rilindësit e tij, duan të kenë dy Kushtetuta

Analisti Kim Mehmeti, në programin e tij Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi zhvillimet në Shqipëri.

“Në Shqipëri vazhdon tragjedia e vrasjes së njerëzve dhe e vrasjes së shtetit. Aty ku e vrasin shtetin, nuk ka qytetarë të interesuar për ta mbrojtur atë”, tha Mehmeti.

“Vrasësit e shtetit, siç janë Piktori dhe rilindësit e vet, që rrënojnë natën Teatrin Kombëtar dhe gjithçka tjetër, dalin të pamaskuar, pasi siç duket nuk kanë frikë askënd. Janë të bindur e në Shqipëri nuk ka forcë që t’i ndalojë.

Kështu, Shqipëria në vend që të bëhej shtet, të bëhej mëmëdhe, u bë vend ku bëhet çmos që ne shqiptarët të na integrojë me Serbinë, të na bëjë më të afërt me Serbinë.

Aty kemi një parlament që më shumë ngjan me pazar grash, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka asnjë institucion që ndëshkon pushtetarët, nuk e keni institucionin e ndëshkueshmërisë.

Piktori tani ka vendosur që në Shqipëri të ketë edhe dy Kushtetuta, një për qejfin e tij dhe një Kushtetutë që do e mbrojnë njerëzit që duan të mbrojnë sadopak Shqipërinë.

Shqipërisë ka filluar t’i mungojë edhe guximi qytetar dhe vullneti që të mos i jepet fati politik çdokujt. Nuk mundet që çdo budalla të vendosë për fatin e Shqipërisë”, tha Mehmeti.

Gjermania propozon testime falas për Covid-19

Gjermania do të propozojë teste falas të COVID-19 për udhëtarët që rikthehen në vend dhe do të vendosë qendra depistimi në aeroporte për personat që vijnë nga zonat me rrezik, vendosën sot ministrat rajonalë të shëndetësisë.

Detyrimi për t’iu nënshtruar testit po studiohet ende, por personat që kanë qëndruar në një zonë me rrezik, rreth 130 vende aktualisht, duhet të izolohen për 14 ditë ose deri në marrjen e një rezultati negativ”, theksoi Dilek Kalayci, ministri berlinez i Shëndetësisë.
Udhëtarët nga vendet e tjera do të mund të bëjnë testin në qendra të tjera, përveç se në aeroport.

Ndërsa Gjermania është deri më tani një nga vendet më të kursyera në Europë nga koronavirusi i ri, zyrtarët kanë frikë nga një valë e dytë e importuar nga pushuesit që kthehen nga pushimet.

Sot, të gjithë sytë janë kthyer kryesisht në plazhet përreth Mesdheut, të dashur nga miliona gjermanë që shkojnë atje çdo verë, veçanërisht në Majorka. Për shembull, gjermanët e rinj janë parë atje duke festuar pa masën më të vogël shëndetësore.

“Ne konsiderojmë se ekziston një rrezik i lartë i importimit të zinxhirëve të infeksionit”, theksoi Kalayci pas një telefonate konferencë me homologët e saj nga Landet e tjera.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që udhëtarët që kthehen nga vendet me rrezik të inkurajohen të testohen dhe se qendra testimi do të ngrihen edhe në aeroporte”, vazhdoi ajo.
“Udhëtarët që vijnë nga vende që nuk janë zona me rrezik mund të testohen dhe të gjitha këto depistime do të jenë falas”, shtoi ajo.

Mes 130 zonave me rrezik, të identifikuara nga Instituti Robert Koch, autoriteti federal epidemiologjik dhe shëndetësor, ndodhen aktualisht SHBA-ja, Brazili, Argjentina, Izraeli dhe Rusia.

Gazetari shpërthen ndaj Vilma Nushit: Para se të bëni moral, pyesni se kush po i vret shqiptarët

Gazetari Klodian Tomorri në një shkrim në rrjetet sociale, duke ju referuar letrës së biznesmenes Vilma Nushi nga spitali, shkruan se sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin perdorur per testimin e popullates, ndoshta shume nga shqiptaret qe kane humbur jeten nga virusi, do te ishin gjalle.

Me tej Tomorri shkruan se: Heren tjeter para se t’i drejtoheni publikut me moral, ndoshta do ishte mire te pyesnit nje here veten: Kush po i vret shqiptaret sot: Mallkimet e rrjetit apo tahmaja per te mbajtur te paprekura milionat e koncesioneve? Cila eshte arsyeja se pse Shqiperia sot teston me pak se te gjitha vendet e Europes per virusin: Mallkimet e rrjetit apo marifetet per te mbajtur te paprekura fitimet e koncesioneve, perfshire dhe vecanerisht fitimet e koncesionit tend?

Postimi i plotë

Faktet e koncesioneve, pertej letrave te koncesionareve

Sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin perdorur per testimin e popullates, ndoshta shume nga shqiptaret qe kane humbur jeten nga virusi, do te ishin gjalle.

Sikur rrjeti i laboratoreve te Check Up-it, te ishte perdorur per testimin dhe gjurmimin agresiv te virusit, ndoshta Shqiperia mund ta kishte permbajtur epidemine dhe pronarja e koncesionit nuk do te detyrohej te shkruante letra nga shtrati i spitalit.

Por Check Upi nuk u vu ne funksion te pandemise, sepse po te vihej mund te cenoheshin fitimet e koncesionit. Ne vend te kesaj, koncesioni u pezullua me marifet duke u zgjatur automatikisht me te njejten periudhe. Keshtu fitimet e Check Up-it u garantuan te paprekura per te gjithe jetegjatesine e kontrates. Dhe behet fjale per fitime te ngjashme me ate te tregut te k.okaines. Mjaftojne vetem disa shifra per ta ilustruar.

Check Up-i mund te jete nder rastet e rralla ne bote, kur ne vetem dy vjet aksioneret pesefishojne kapitalin e tyre permes fitimeve. Per ta thene me qarte, zonja Nushi dhe partneret e saj kane investuar vetem 30 milione leke kapital tek koncesioni i Check Upit. Por brenda dy viteve, per shkak te fitimeve te gjeneriara kapitali i tyre u pesefishua ne 150 milione leke.

Se dyti, kontrata e Check Up-it mund te jete nder investimet e vetme ne bote, qe shkyen veten dyfish qe ne vitin e pare. I gjithe investimi i koncesionarit per te ngritur rrjetin e laboratoreve eshte vetem 3 milione euro. Qe ne vitin e pare buxheri i shtetit, i pagoi kompanise 6 milione euro. Pra dy here me shume se i gjithe investimi, per te gjithe jetegjatesine e kontrates se koncesionit.

Ne boten e biznesit, nje investim quhet i mire kur e shlyen veten per 7-10 vjet. Koncesioni i kontrollit baze ka arketuar qe ne vitin e pare 200 per qind te vleres se investimit.

E nderuar zonja Nushi. Ti u sherofsh sa me shpejte dhe e pac jeten e gjate. Por keto me siper jane faktet. Letrat pastaj jane hartime.

Keshtu qe, heren tjeter para se t’i drejtoheni publikut me moral, ndoshta do ishte mire te pyesnit nje here veten:

Kush po i vret shqiptaret sot: Mallkimet e rrjetit apo tahmaja per te mbajtur te paprekura milionat e koncesioneve?

Cila eshte arsyeja se pse Shqiperia sot teston me pak se te gjitha vendet e Europes per virusin: Mallkimet e rrjetit apo marifetet per te mbajtur te paprekura fitimet e koncesioneve, perfshire dhe vecanerisht fitimet e koncesionit tend?

Vasili: Qëndrimet e maxhorancës për listat e hapura janë farsë vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit Politik.

Sipas tij, Gjiknuri i kishte kërkuar opozitës që të mblidhte 28 vota në Kuvend për të arritur ndryshimet kushtetuese.

Në një prononcim për mediat Vasili theksoi se qëndrimet e maxhorancës për listat e hapura janë farsë dhe vetëm për të zhdukur koalicionet parazgjedhore.

“Dua të ndaj me ju qartë dhe prerë se çfarë bëri PS në Këshillin Politik. Qartësoi për opinionin publik se çështja e listave të hapura, zelli për të folur për to, ishin thjesht një farsë. Një alibi që vjen erë të qelbur. Kishte të bënte me heqjen e koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. Propozimi është i qartë, iu thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Sot pati një pozicionin”.

“Gjiknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma te deputetët e opozitës. ‘5 qershori’ u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj.

Ishte vetëm për t’i bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë se ky propozim është i rëndë për maxhorancën. Ky propozim i është bërë i njohur partnerëve ndërkombëtarë, për të kuptuar se këtu është një person si Rama që zgjedhjet s’i fiton, por i shkatërron”, pohoi Vasili.