27.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Bylykbashi: Gjiknuri refuzoi të fliste për propozimin tonë, Rama i ka alibi listat e hapura për të hequr koalizionet parazgjedhore

Oerd Bylykbashi deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Politik se maxhoranca ka refuzuar të diskutojë për propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen e listave 100% dhe mosndryshimin e formulës për koalicionet dhe përllogaritjen e mandateve. Ai tha se Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore.

“Opozita e Bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj. Nëse do të shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100% me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare, Edi

Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. për t’u bërë të pamundur zgjedhësve që të mos japin votën individuale për parti të veçanta. Farsë për Edi Ramën që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.

Kërkuam të shprehej përfaqësuesi i maxhorancës, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë mbledhjes. Edhe pse i dhamë modelet se ku ekzistojnë në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vitesh, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, Letonia edhe në Greqi është aplikuar.

Janë modele të vendeve nga është marrë. nëse nuk i duket model maxhorancës diçka qe ka funksionuar, gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim na maxhoranca të reflektojë. Është çështje e KP, duhet trajtuar në Këshillin Politik. Çdo lloj përpjekjeje e maxhorancës dhe Edi Ramës për të turbulluar një gjë kaq të qartë është e kotë”, deklaroi Bylykbashi.

Tualeti i Ramës është bllokuar sërish për së dyti…

Nga Shkëlzen BERISHA

Sot Tualeti i Rames eshte bllokuar serisht (normale pas nje perdorimi te palodhur shume vjecar) dhe ka “zbuluar” per se dyti ate qe kishte zbuluar se pari, qe para 1 viti. Duke qene se zbulimi i pare nga i dyti, ndryshon aq sa ndryshon tualeti dje me tualetin sot po ripostoj pergjigjen qe i kam kthyer me dt 19 qershor 2019.

19 Qershor 2019

“Tualeti kerkon te dije ku i kam gjetur parate per te blere nje prone? Sic e thote dhe dokumenti qe ke “vjedhur” nga hipoteka cdo qindarke eshte marre ne banke Tualet. Jo ne bankat e rregjistruara offshore ku merrte rrogen bashkeshortja e perdoruesit tend, as ne “bankat” qe financojne blerjen e votave, as ne xhepat e trafikanteve te droges me te cilet ti udheton me shume se me gruan tende dhe as nga taksat e publikut ku ata fusin duart duke pervetesuar miliona euro sapo kthehen nga muaji i mjaltit me ty.

Eshte kredi e marre nga nje banke serioze nderkombetare brenda te gjitha rregullave dhe ligjeve, e deklaruar, e noterizuar me dokumentacion te depozituar prane ayre institucioneve nga ku dhe ti i ke vjedhur. Tani qe e more pergjigjen Tualet do ishte mire te pergjigjeshe nese mbi 30 udhetime qe ke kryer me trafikantin e droges Edmond Bego, jane sponsorizuar nga xhepi yt, nga xhepi i trafikantit apo nga 6 milione eurot qe OSHEE i fali ne kundershtim me cdo ligj pas udhetimeve qe bente me ty. A ke ndonje ide Tualet perse punonjesit e OSHEE do rrezikonin burgun duke shkelur ligjin per mikun tend te shtepise ? Ke ndonje ide Tualet perse prokuroria nuk e heton kete ceshtje ? Mendohu Tualet mendohu, se numerimi mbrapsht ka filluar dhe shume shpejt pergjigjet nuk do te jene fakultative por me detyrim”.

P.S

Per komentet e tjera shtese ndaj tualetit te partise do pergatitet padia e radhes per shpifje.

Meta: Basha po tregon lidership, nuk besoj se Rama është… 

Kreu i shtetit, Ilir Meta komentoi propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen 100 përqind të listave zgjedhore.

Fillimisht ai tha se nuk beson se kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë këtë propozim.

“Së pari nuk besoj se është refuzuar një propozim i tillë si ky që ka bërë zoti Basha. Nuk besoj të jetë i vërtetë.

Kështu që përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të PD dhe të opozitës së bashkuar për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100 përqind të listave, në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të partisë që ngrenë kartonat duke dhunuar Kushtetutën dhe interesin e qytetarëve”, tha Meta.

Ai shtoi se i nxit ekspertët të vazhdojnë punën përtej 30 korrikut për këtë temë.

“Në këtë mënyrë, zoti Basha tregon jo vetëm lidership dhe përgjegjeshmëri dhe respekt për qytetarët, por edhe shlyen një gabim të PD, që votoi atëherë për mbylljen e listave për çdo arsye.

I jepet mundësia qytetarëve të kenë parlamentin e tyre dhe kjo është një gjë shumë pozitive”, tha Meta.

Kryemadhi: PO listave të hapura 100 përqind! Askush të mos i fshihen gjykimit të popullit!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur PO hapjes së listave 100 %.

“Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!

Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Propozimi për hapjen e listavë 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar.

Vdekja e të riut nga Kavaja me Covid-19, familja dy ditë që i telefononte 127! Pse gënjen Urgjenca Kombëtare?

Pas denoncimit të skandalit nga SYRI TV në lidhje mos ofrimin e ndihmës në kohë të 27 vjeçarit nga Kavaja, ka reaguar edhe Urgjenca Kombëtare.

Në këtë reagim pretendohet se të riut të prekur nga COVID 19 i është ofruar ndihmë në kohë pas dy telefonatave që ai ka bërë pasditen e datës 21 korrik.

Dhe për të përforcuar këtë qëndrim Urgjenca Kombëtare ka publikuar edhe foto nga sistemi për lëvizjen e ambulancave, duke pranuar që ai nuk është marrë për tu transportuar menjëherë për në spital, por i është dhënë ndihmë në kushte shtëpie.

Por pas alarmimit të familjarëve dhe vijimit të gjendjes së përkeqësuar, mjekët janë rikthyer sërish dhe këtë herë me mendje të ndryshuar duke vlerësuar që nuk mund të kurohej në shtëpi siç kishin argumentuar vetëm 2 orë më parë, por e kanë marrë për ta transportuar për në Spital.

Por përtej veprimeve të mjekëve pasi kishin shkuar në banesë, ajo që denoncohet si skandal është fakti që ky reagim është gati 48 orë pas telefonatës së parë refuzuese ndaj të riut që humbi jetën.

SYRI TV disponon prova të plota se familjarët dhe vetë viktima kishin më shumë se dy ditë që telefononin numrin 127, por prej aty merrnin përgjigje refuzuese.

Nga dokumentet ekskluzive që SYRI TV ka, rezulton se tampon 27-vjeçari i është bërë në datën 18 korrik dhe emri i tij rezulton edhe në listën që i është dërguar Komitetit të Ekspertëve si pozitiv me COVID 19. 

Një ditë më pas kanë filluar peripecitë e kësaj familje dhe telefonatat në drejtim të urgjencës. Kjo konfirmohet edhe më tej nga mesazhi lutës që familjarët i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi është i datës 21 Korrik dhe mbi 4 orë përpara se Urgjenca Kombëtare të denjonte të jepte përgjigje pozitive. Në këtë mesazh familjarët ankohen se marrin vazhdimisht 127-ën por nuk i japin zgjidhje.

Pra  provat që dalin në dritë rrëzojnë pretendimin e Urgjencës se nga ana e viktimës dhe familjarëve janë bërë dy telefonata dhe ndaj tyre ka pasur një gatishmëri të menjëhershme. SYRI TV ka tentuar që në momentin e parë që të marrë një reagim nga ana e Urgjencës Kombëtare duke telefonuar edhe kreun e Urgjencës Skënder Brataj, por përgjigja e tij ishte negative për një prononcim me argumentin se nuk është fare në dijeni të rastit.

Le të shpresojmë që në vijim Urgjenca Kombëtare do të publikojë edhe informacionin e saktë se sa herë ka telefonuar viktima dhe familjarët e tij deri në momentin që I është ofruar ndihma pasditen e 21 Korrikut, por që rezultoi se ishte tepër vonë.

Reagon Bardhi: Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave! Nuk mund të mbash peng Shqipërinë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pasi kryeministri Edi Rama tha se, diskutimet për hapjen 100 përqind të listave do bëhen pas 30 korrikut.

Reagimi Bardhit

ER i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar.

Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira.

Lajme të mira nga ambasada gjermane

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të rihapë zyrën e vizave duke filluar nga dita e hënë, datë 27 korrik. Ambasada sqaron se të gjithë aplikuesve që nuk patën mundësi për ta zhvilluar takimin e tyre këtë javë, do tiu mundësohet një i tillë ditët e ardhshme.

Rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave

Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen.

Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri.

Ambasada njoftoi më 20 korrik mbylljen pa afat të kësaj zyre për shkak të prekjes nga koronavirusi, pa dhënë më shumë detaje.

Për rastet urgjente konsullore, Ambasada Gjermane vendosi në dispozicion numrin e shërbimit të gatshëm, 068 202 9109 dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve duke sqaruar se përmes këtij numri nuk mund të marrnin informacione rreth datave të aplikimit, apo procedurave për vizë.

Janë të shumtë shqiptarët që ende kërkojnë të ikin drejt Gjermanisë, pavarësisht se dhe kjo e fundit po njeh një ngadalësim të lehtë ekonomik si pasojë e Covid 19.

Rama në panik nga humbja e thellë, refuzon kërkesën e Opozitës për listat e hapura 100 përqind

Opozita e Bashkuar ka propozuar në Këshillin Politik hapjen 100 përqind të listave zgjedhore, por PS nuk ka pranuar të mbështesë propozimin e Opozitës së Bashkuar për listat 100 % të hapura.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë të ditur se, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.

Propozimi për hapjen e listavë 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga Opozita e Bashkuar.

Meta thirrje Ramës: Mos luaj me marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk e ndaloj të çmendet!

Në komunikimin javor me median, presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur mbi pritshmëritë e tij për 30 korrikun e vendosur nga Edi Rama si datë të votimit në Kuvend të ndyshimeve kushtetuese.

Meta tha i bindur para gazetarëve se njeh vetëm një datë, dhe kjo është 5 qershori, dhe nuk njeh asnjë datë tjetër të shpikur kundër interesave të integrimit të vendit.

‘Kush shpik një datë të vetme për interesat e tij, të mos harrojë se ka edhe 31 korrik, ka edhe 2 gusht, edhe nuk ndalon as jeta, asgjë, përkundrazi.

Ka një datë ku ndahen dy epoka, por pastaj nuk ka më rikthim në tryezë, nga ata që përmbysin tryeza, në kërkim të të drejtave të një pakicë, kur ke dhënë shembullin me kriminal që për interesat e tua do të përmbysësh interesat e vendit tënd’, tha Meta.

I pyetur për hapjen e listave 100 % ashtu sikundër u shpreh kreu i Opozitës, Basha, Presidenti Meta tha se, e rëndësishme është që marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të preket.

“Edhe nëse mund të ndërhyhet në ndonjë element të marrëveshjes së 5 qershorit, kjo duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, madje duke u konsultuar edhe me ekspertët ndërkombëtarë.

5 qershori është një marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e cila nuk duhet të cënohet”, tha Meta.

I pyetur lidhur me paralajmërimin se ndryshimet Kushtetuese mund të miratohen më 30 korrik, Meta tha se nuk ndalon askënd të çmendet, apo të hidhet edhe nga kati i 20.

“Mos harroni se jeta nuk ndalon në 30 korrik, ka edhe data të tjera. Por mos harroni se nuk ka më tryeza, as ka më marrëveshje dhe të drejta pakice, kur ke dhënë shembullin më të keq në këtë drejtim”, tha Meta.

Po ashtu ai konfirmoi edhe faktin se do të dekretojë marrëveshjen e 5 qershorit, fakt që ia kishte bërë të ditur dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë dhe zotit Basha.

“Sot kam takuar ambasadorët e BE dhe Britanisë së Madhe. Para dy ditësh kam takuar ambasadoren e SHBA. Kam shprehur mbështetje të plotë për marrëveshjen e 5 qershorit. Do të bëjë menjëherë dekretimin e ndryshimeve që kanë ndodhur. Dhe së treti, duhet që Këshilli duhet të vazhdojë punën. Për këtë çështje kam takuar dhe kryetarin e PD, Basha, e kam falënderuar për kontributin e marrëveshjes së 5 qershorit. E kam nxitur që mos të bjere pre e provokimeve për t’u larguar nga dialogu. Jam i prerë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. S’do të doja të besoja që dikush do të ndërmerrte një iniciativë të tillë, Do të sillte një penalizm të vendit drejt BE. Për shkak të sabotimit të reformës, për të ndërhyrë në zgjedhje, jo pak është penalizuar vendi me gjithë këto kushte. Cenimi i 5 qershorit është penalizim me pasoja imediate për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Meta.

Qëndrimi i Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik: Lista 100 % të hapura!

  1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.
  2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor:
  3. a) Duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve;
  4. b) Duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral;
  5. c) Duke krijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe
  6. d) Duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit.

Të gjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

  1. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithëpranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Europës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike……Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.
  2. Në përputhje me këto standarte ndërkombëtare:
  3. a) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve;
  4. b) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen me koalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur nga interesat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar në momentin para zgjedhjeve të rradhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave;
  5. c) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonave zgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqja e referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe e pakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave.

Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar sëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike.

  1. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.

Për më shumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh, si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese e qytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera vota parapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijon pabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa disa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhur automatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.

  1. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODHIR.