33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Rama po del jashtë marrëveshjes, po kërkon të çojë zgjedhjet në kaos!

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në FaxNews ka pasqyruar opinionet e tij për debatin aktual mbi ndryshimet kushtetuese. Gjata e shikon tentativën e Ramës për hapjen e listave si një metodë për të kamufluar ndalimin e koalicioneve.

Duke bërë një veprim të tillë, Rama i çon zgjedhjet në kaos dhe duke mos patur një fitues konkret situata paszgjedhore e lejon atë të bëj marrëveshje në mënyrë që të shpëtojë humbjen. Por një lojë e tillë tinëzare, sipas Gjatës, nuk do të gjejë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

“Pse si hap listat komplet ky. Me lista të mbyllura barazia gjinore sigurohet më mirë. Nuk është çështja te barazia gjinore, këto janë hipokrizirat e Edi Ramës. Ai e ka vetëm te koalicionet zgjedhore, mendon se duke ndaluar koalicionet, zgjedhjet i çon në kaos. Pas zgjedhjeve mendon ai se pa koalicione nuk fiton askush dhe pastaj mund të bëj marrëveshje që të shpëtoj.

Ne nuk jemi kundër hapjes së listave dhe jemi gati për referendum, ta bejmë sa më gjithëpërfshirëse të përfshijmë dhe shoqërinë civile. Këshilli politik ka dy marrëveshje atë të 14 Janarit dhe marrëveshjen e 5 Qershorit.

Çfarë kërkon tjetër? Pse del jashtë marrëveshjes? Pse u çua si rrufe në qiell të hapur dhe papritur kërkon hapjen e listave? Nëpërmjet hapjes së listave kamuflon heqjen e koalicioneve. Rama thotë unë do të bëj ndryshime kushtetuese por i duhet të ndërhyjë në Kod pasi ndryshojnë rregullat e lojës. Depolitizimi dhe çështja e sistemit u la për më vonë pas zgjedhjeve të 2021.

Ky është një mashtrim, dhe faktori ndërkombëtar nuk mund ta pranojë. Marrëveshja politike krijoi paqen mes mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që ndryshimet kushtetuese rihapin krizën politike.”- tha Gjata për FaxNews.

Vendimi i prerë i Opozitës së Bashkuar: Lista të hapura 100 përqind!

·       Opozita ofron konsensus, Basha: Hapje 100% e listave, me kushtin që koalicionet dhe formula e përllogaritjes së mandateve të mos ndryshohet. 

·        Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshime kushtetuese, që prekin çështje që lidhen me zgjedhjet.

·        Tryeza e Këshillit Politik është vend i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË KOALICIONIT OPOZITAR

Së pari, dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit, e cila, më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale. Nuk është ajo që kerkonim ne, po është, për fat të mire, një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe OSBE-së, të cilët, gjej rastin t’i falenderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen për rolin e tyre kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Së dyti, dua të përshëndes qëndrimet e tyre ditën e djeshme, të cilat bëjnë të qartë së rruga e konsensusit është rruga e vetme për të ecur përpara në çdo çështje që ka të bëjë me zgjedhjet dhe natyrisht, me procesin e integrimit europian të vendit, sepse këto të dyja tashmë janë të lidhura që prej marsit të këtij viti, qoftë në aspektin e reformës, por edhe në zbatimin e asaj që bihet dakort bashkarisht.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar është e vendosur të refuzojë çdo propozim unilateral për ndryshime kushtetuese, që prekin çështje që lidhen me zgjedhjet. Tryeza e Këshillit Politik, grupi i punës i Këshillit Politik është vend i vetëm ku mund dhe duhet të diskutohet në raport me një numër çështjesh ende të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it: që nga shitblerja e votës tek presioni ndaj administratës publike e kështu me radhë.

Por, duke qënë që Partia Socialiste dhe Kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa here, para dhe pas 5 qershorit dhe tani po u shesin shqiptarëve ose mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejt ndyshimeve të njëanshme, dua t’ju njoftoj me vendimin e Opozitës së Bashkuar.

Ne kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështje, të paraqesin qenfrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore.

Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepsë nuk mund t’u thuash shqiptarëve “po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thtoë që qytëarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.

Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse.

Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe, natyrisht për intgrimin europian të vendit.

Me propozimin që sot do të shtrohet në tavolinën e grupit të punës së Këshillit Politik, opozita tregon seriozitetin, përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve shqiptarë me sinqeritet dhe pa asnjë axhendë të fshehur.

Natyrisht, ju e dini që unë prej kohësh kam qënë partizan i një tjetër sistemi, i atij maxhoritar me dy dhoma, por, për hir të konsensusit, po hedhim këtë hap, siç e thashë, për propozimin e hapjes 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten siç ekzistojnë sot dhe, po kështu, edhe formula e shpërndarjes së mandateve.

Vizita e Lulzim Bashës në Kosovë si dëshmi e ndryshimit!

Nga Enver BYTYÇI

Lulzim Basha me zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike kaloi dy sfida: E para të dëshmonte se kishte staturën dhe personalitetin e vet të ndryshëm nga themeluesi dhe lideri historik i Partisë, Prof. Dr. Sali Berisha. Dhe e dyta, të përfaqësonte një filozofi dhe një strategji politike, morale, etike dhe profesionale krejt të kundërt me atë të kreut të mazhorancës, Edi Rama. Në të dy rastet përballja ishte me kryeministrin në detyrë. Në vitet e para të drejtimit të PD-së, atij iu desh të sfidojë fushatën propagandistike të zotit Rama, sipas të cilit “Partinë Demokratike nuk e drejtonte Basha, por Berisha”! Kjo lojë politike përfshiu gjithashtu protagonistë të diplomacisë europiane në Tiranë, si dhe emra të njohur të PD-së kundërshtarë të Bashës, të cilët u vunë në funksion të manovrave politike te Edi Ramës.

Por pas vitit 2017, kur në maj të atij viti Rama dhe Basha bënë marrëveshjen verbale, e cila dështoi për shkak të manipulimeve të paturpshme të kreut të Rilindjes, e gjitha bota shqiptare u rrotullua rreth asaj që Edi Rama ndërtoi në opinion, sipas të cilit “Unë nuk jam më i miri, por më të mirë se mua nuk ka”! D.m.th se Basha dhe Rama janë dy liderë politikë të ngjajshëm e për pasoje “rrotacioni është i panevojshëm”! Madje se “Rama është më i pranueshëm se Basha”!

Kjo taktikë dhe strategji politike e Edi Ramës filloi të çmontohej atëherë kur kreu i opozitës kuptoi se ngjashmëria me Ramën nuk e ndihmon atë të sjellë në pushtet të djathtën shqiptare. Ndaj dhe Basha refuzoi protestat e modelit Rama të 21 janarit 2011! Nëse do të ndodhte kjo, atëherë shqiptarët përfundimisht do t’i besonin propagandës së rilindjes për ngjashmërinë e kreut të opozitës me kreun e mazhorancës. Ky i fundit bëri gjithçka t’i provokojë manifestimet dhe protestat opozitare, me qëllim që të krijonte një 21 janar të dytë. Për ta demantuar këtë lloj propagande Lulzim Basha shpalosi në takimet me qytetarët një program konkret, pa sllogane mashtrimi si ato të kreut të Partisë Socialiste. Ndërkaq Kosova ishte stacioni i fundit, ku Lulzim Basha dëshmoi përfundimisht se është dhe mbetet krejt ndryshe, madje e kundërta e Edi Ramës.

Së pari ndryshimi u duk te gjithëpërfshirja. Zoti Basha i takoi të gjithë liderët politikë pa dalluar asnjërin prej tyre për shkak të pozicionit që ata kanë në spektrin politik. Ndërsa zoti Rama kur shkonte në Prishtinë si kryeministër nuk e takonte homologun e tij ne Kosovë, ndërkohë qe shijonte miqësinë personale të presidentit të Republikës.

Së dyti, Lulzim Basha në Prishtinë nuk dha asnjë shenjë dasie, nuk nxiti asnjë lloj konflikti midis politikanëve të Kosovës. Ai nuk përdori ndonjë fjalë fyese si Rama. Përkundrazi, me secilin prej tyre dha mesazhe specifike, por që në thelb bartin interesin kombëtar. Ndërsa Edi Rama që në vizitën e tij të parë e deri te ajo e fundit transmetoi energjinë e përçarjes dhe të dasive, pë etiketoi një pjesë të politikës me fjalë fyese dhe gjithçka ishte e programuar me qëllim që përmes ndarjes të realizonte qëllimet e tij antikombëtare e pro-serbe në Kosovë. Kur them e programuar kam parasysh faktin se asgjë nuk ndodh rastësisht në politikë.

Së treti, Lulzim Basha deklaroi me bindje logjikën e marrëdhënieve që do të ndërtojë si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë me Republikën e Kosovës. Bashkëpunim dhe mbështetje po, protagonizëm dhe paternalizëm jo! Ky përcaktim ishte krejt e kundërta e asaj çfarë ka predikuar dhe praktikuar kryeministri Rama në 7 vitet e qeverisjes së tij. Lulzim Basha në deklaratën e tij me kryeministrin e Kosoës, zotin Hoti, u zotua se vendimi i parë i qeverisë së tij do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit. Ky premtim shkon në dobi të bashkimit të vlerave, ndjenjave dhe resurseve të zhvillimit të të dy shteteve shqiptare! Kësisoj Lulzim Basha shpalosi gjatë kësaj vizite vizionin e tij për bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa Edi Rama kishte prioritet bashkëpunimin me Serbinë me qëllim izolimin e Kosovës! Për pasojë mori vendimin e paimagjinueshëm që qytetarëve të Kosovës t’u vendosë në vend të vizave taksën e Rrugës së Kombit.

Së katërti, Edi Rama bëri plane dhe bisedime se si mund t’i tërhiqte eshtrat e Isa Boletinit nga fshati Boletin në Veri të Kosovës, me qëllim që këtë territor t’ia kthente Serbisë. Lulzim Basha, si një pasardhës i denjë i Isa Boletinit shkoi për vizitë te varri i tij në veri të Kosovës, madje duke dhënë simbolikën e puthjes së flamurit 108 vjeccar të Boletinëve.

Së pesti, kreu i opozitës shqiptare, si askush tjetër në politikën aktive shprehu vizionin e tij të qartë për dialogun me Serbinë dhe ritheksoi që asnjë marrëveshje nuk mund të ndryshojë e tjetërsojë kufijtë e Kosovës. Ky qëndrim bëri përshtypje te autoritetet e Kosovës aq shumë sa kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, kërkoi që të gjithë krerët e politikës shqiptare të kishin të njëjtin qëndrim të qartë e të pakonstestuar për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Video që tregon se si llojet e ndryshme të maskave ndikojnë në përhapjen e Covid-19

Maskat mbrojtëse të krijuara në kushte shtëpie, kanë nevojë për së paku dy mundësisht tri shtresave për të parandaluar shpërndarjen e pikave virale nga hunda dhe goja, tregon një studim i fundit.

Pikat virale gjenerohen gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Maskat mendohet se mbrojnë njerëzit e shëndetshëm nga thithja e pikave apo grimcave infektuese, si dhe zvogëlojnë përhapjen e tyre nga njerëz tashmë të infektuar.

Studiuesit për të dëshmuar këtë, përdoren një sistem ndriqimi LED, të përshtatur dhe një aparat fotografik me shpejtësi të lartë për të filmuar shpërndarjen e pikave të ajrit të prodhuara nga një person I shëndetshëm pa infeksion gjatë të folurit, teshtijes dhe kollitjes, ndërsa mbante secilin lloj të maskës, nga ajo mjekësore deri te ajo e krijuar nga material të veshjeve.

VIDEO: https://edition.cnn.com/2020/07/23/health/covid-mask-layers-wellness/index.html

Babai i Messit blen shtëpi në Milano, çfarë po ndodh?

Jorge Messi, babai dhe menaxheri i yllit të Barcelonës Lionel Messit, pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët në vijim, njofton gazeta e përditshme italiane, La Gazzetta dello Sport.

Jorge do të blejë shtëpi në kryeqytetin e Lombardisë në fillim të muajit gusht, sipas gazetës italiane.

Por, shkruan Gazzetta.it, arsyeja e shkuarjes së Jorges – i cili po ashtu merret me financat e Messit – nuk ka të bëjë me kalimit e të birit tek ndonjë klub italian.

Arsyeja kryesore mund të jetë çështja e financave, sepse përfitimet nga ligjet tatimore në Italia janë të mëdha për një futbollist të pasur, prandaj mendohet se Jorge do t’i zhvendosë financat e Messit në Milano.

Të njëjtën e ka bërë së fundmi edhe Cristiano Ronaldo i Juventusit, shkruan e përditshmja italiane.

Tifozët e Interit i vërshuan rrjetet sociale duke ëndërruar se Messit mund t’i bashkohet Interit. Ata madje përdorën hashtagun #MessiInter.

Por, drejtuesit e klubit zikaltër kanë sqaruar se nuk janë në dijeni të ardhjes së Jorges në Milano dhe nuk kanë të bëjnë fare me këtë çështje.

Messi ka pagë vjetore prej 50 milionë euro në Barcelonë, e paimagjinueshme për Interin.

Barcelona do të shesë 12 lojtarë këtë verë

Sezoni 2019/20 nuk ka marrë fund ende, por Barcelona ka qenë duke punuar në planet për afatin kalimtar të verës që një kohë të gjatë tashmë.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se klubi katalonas tashmë e di se kë dëshiron ta sjellë në skuadër, kryesori duke qenë Lautaro Martinez, por ata e dinë se shitja e lojtarë s’do të jetë e lehtë këtë verë.

Shitja e futbollistëve këtë verë do t’i ndihmonte klubit në aspektin financiar, mirëpo do t’i ndihmojë skuadrës edhe t’i largojë nga skuadra lojtarët të të cilët s’kanë besim.

Disa lojtarë të ekipit të parë nuk janë për momentin pjesë e planeve të trajnerit Quique Setien, ndërsa disa të tjerë pritet të kthehet nga periudhat e tyre të huazimit te disa klube të tjera.

Barcelona i ka gjithsej 12 futbollistë që do t’i listojë në treg për afatin kalimtar të verës, mjaftueshëm për ta formuar një formacion.

Ata janë: Neto, Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite, si dhe lojtarët që po kthehen nga huazimet: Carles Alena, Rafinha Alcantara, Jean-Clair Todibo dhe Philippe Coutinho.

Barcelona e ka synim që të gjithë këta lojtarë t’i shesë e jo t’i përfshijë në shkëmbime me lojtarë të tjerë, pasi që klubi katalonas dëshiron t’i zgjidhë disa probleme ekonomike që i ka.

Shitja e lojtarëve jo vetëm që do t’i ndihmonte klubit në aspektin financiar, por edhe do t’ia lejonte të blejë lojtarë të tjerë për ta përforcuar skuadrën.

Juventus mund ta fitojë titullin edhe pa luajtur

Juventusi i duhen edhe tre pikë për ta fituar titullin e Serisë A këtë sezon, megjithatë bardhezinjtë mund ta fitojë titullin edhe para se të luajnë kundër Sampdorias të dielën, varësisht nga rezultatet e rivalëve.

Djemtë e Maurizio Sarrit e patën mundësinë ta fitojë titullin e Serisë A të enjten. Megjithatë, ata arritën ta mposhtin Udinesen, që siguroi fitore me rezultat 2:1 në Dacia Arena.

Pasi Matthijs de Ligt e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes për ta kaluar në epërsi Juventusin, Udinese u kthye fuqishëm në pjesën e dytë duke i shënuar dy gola për ta siguruar fitoren, përmes golave të Ilija Nestorovskit dhe Seko Fofanas.

Kjo bën që Atalanta ta ketë mundësinë ta zvogëlojë epërsinë e Juventusit në vetëm tre pikë nëse e mposht Milanin të premten në mbrëmje.

Megjithatë, Maurizio Sarri mund ta sigurojë trofeun e Serisë A me vetëm edhe tre pikë nga tre xhirot e mbetura deri në fund.

Madje, Juventusi mund ta festojë titullin qysh në hotelin e skuadrës, para se të dalin në fushë të dielën për ta zhvilluar ndeshjen kundër Sampdorias.

Nëse Atalanta pëson disfatë kundër Milanit, përderisa Lazio dhe Interi s’arrijnë t’i fitojë ndeshjet e tyre kundër Genoas dhe Hellas Veronës, atëherë Juventusi do të shpallet matematikisht kampion, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e tyre.

Kjo pasi që Juventusi ka rekord më të mirë në ndeshjet direkte sesa të gjithë skuadrat në top katërshe, kështu që nëse mbeten baras me pikë, bardhezinjtë e marrin kreun e ligës.

Epitafi i një tradhtari

Nga Red VARAKU

Rikthimi i shqiptarëve si faktor i padiskutueshëm në Ballkan ka qenë projekt i pandryshueshëm i SHBA-ve në Ballkan prej gati një shekulli.

Duke filluar me Presidentin Wilson , i cili me veton e SHBA-ve nuk lejoi zhdukjen dhe copëtimin e Shqipërisë, dhe duke vazhduar më pas me rrëzimin e regjimit, i cili pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund të realizohej, SHBA-të kanë qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve.

Por, përkrahja e tyre kulmoi kur Presidenti Clinton vendosi të sulmojë Serbinë , për të shpallur më pas Kosovën shtet të pavarur, duke i bërë gati gjashtë milion shqiptarë të jetojnë si dy shtete të pavarura në Ballkan, kësisoj jo vetëm duke fuqizuar qartazi rolin e shqiptarëve në Ballkan, por duke i vendosur ata në krye të zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan.

Pas gati njëqind viteve dominim të Serbëve, nëpërmjet Jugosllavisë, shqiptarët u rikthyen në Ballkan, si partneri kryesor i ShBA-ve dhe faktori më i rëndësishëm i tyre në rajon.
Kjo ishte një arritje e padiskutueshme e elitës politike shqiptare në të dy anët e kufirit dhe padyshim një arritje që i vendoste shqiptarët në pozita të privilegjuara në raport me popujt e tjerë. Kjo solli zhvillim dhe prosperitet për shqiptarët.

Sigurisht, të vetmit që ndjehen të kërcënuar nga fuqizimi i shqiptarëve, ishin dhe janë serbët. Për faktin e thjeshtë se kështu ata humbasin rolin e tyre në Ballkan, dhe kjo do të thotë edhe dobësim i fuqisë dhe ekonomisë së tyre.

Fatkeqësisht, me ardhjen e Ramës si kryeministër në vitin 2013 të gjitha këto arritje, morën tatëpjetën. Miqësia e dyshimtë e kryeministrit shqiptar me krahun e djathtë të kasapit të shqiptarëve Millosheviç, nën bekimin e Putinit, shënon fillimin e dobësimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Nga 2013, Rama u angazhua në realizimin e një ‘marrëveshjeje’ me Serbinë , e cila i kërkoi shqiptarëve të falin gjak dhe territore në kēmbim të njohjes.

Zhvillimi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës nuk ka pasur kurrë asnjë mbështetje ndërkombëtare, por ka qenë fund e krye një projekt i nxitur nga Rama dhe Vuçiç.

Në thelb, në një perspektivë afatgjatë kjo “marrëveshje“ me Serbinë do të vuloste defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, duke na rikthyer defacto në vasalë dhe satelitë tē Serbisë.

Sigurisht, ky do të ishte një zhvillim kundër kohës dhe historisë, e cila do të rikthente sërish serbët në krye të Ballkanit.

Një zhvillim që do t’i ‘Bosnjizonte’ shqiptarët, në kuptimin që do t’i kthente në aktorë të izoluar dhe të parëndësishëm në rajon.

Pra, Rama me qëndrimin e tij ndaj Serbisë, nuk ka pasur synim vetëm shitjen e Kosovës, por ka synuar shkatërrimin e aspiratës europiane të mbarë kombit shqiptar, ndaj fundi i tij do të jetë fundi i një tradhtari.

Parlamenti Europian paralajmëron se mund të pezullojë buxhetin e BE

Parlamenti Europian votoi me shumicë votash një rezolutë që kërkon ndryshime në projekt-buxhetin afatgjatë të BE-së, për të cilin kanë rënë dakort 27 vendet anëtare.

Ligjvënësit europianë përmes kësaj rezolute, kanë paralajmëruar se mund të mos e miratojnë buxhetin, duke bërë thirrje për negociata shtesë në mënyrë që ai të “përmirësohet”.

Mocioni kaloi me 465 vota pro, dhe 150 kundër.

Më 21 korrik udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të ndihmuar vendet në periudhën e pas pandemisë së koronavirusit.

Marrëveshja u arrit në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel, të cilat u përcollën me mospajtime rreth shpërndarjes së fondeve.

Por, Komisioni Europian dhe shumë eurodeputetë u shqetësuan që shumë prej përparësive të tyre në buxhetin shumëvjeçar u shkurtuan dhe disa plane të shpenzimeve u pezulluan.

“Ne mendojmë se ky buxhet nuk është i përshtatshëm për sfidat e shtatë viteve të ardhshme”, tha Manfred Weber, drejtuesi i bllokut parlamentar të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian.

Charles Michel,  presidenti i Këshillit Europian, i cili ndihmoi në arritjen e marrëveshjes u kishte kërkuar eurodeputetëve që ta mbështesin atë.

“Paratë e drogës përdoren për blerjen e zgjedhjeve”/ Strazimiri: Edi Rama “punëdhënësi” i organizatave kriminale

Nga Gent STRAZIMIRI

Në fakt, “organizata e drogës” është vetëm 1!

“Organizata e drogës” në krye të vendit është ajo që zhvat bizneset me gjoba, por edhe çdo shqiptar përmes gllabërimit të drejtësisë, paralizimit të ekonomisë, mbytjes së medias dhe asgjësimit të demokracisë dhe votës së lirë!!!

Të tjerat, ato që kapin partnerët e që i shihni nëpër lajme me tonelata droge, janë “nënkotraktore” ose “punonjëse sezonale” të saj… sipas rastit.

Hiquni “punëdhënësin” se 1 sekondë më pas zhduken vetë sikur s’kanë ekzistuar kurrë…
KAQ!