29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

E moshuara rrëfen mes lotësh skenën e grabitjes: Më morën lekët e qirasë dhe peshoren që shes lakra. Do dalim në…

E moshuara në Gjirokastër që ra pre e grabitjes mëngjesin e sotëm ka treguar për ABC News se si ndodhi ngjarja.

Ajo thotë se përveç parave të qirasë grabitësit i kanë marrë edhe peshoren me të cilën peshonte lakrat në treg. Më pas ajo shton se një prej grabitësve ka tentuar ta kapë për fyti që të mos bërtasë.

“187 mijë lekë edhe peshoren që punoj te tregu, shes lakra. Kishte marrë lekët dhe erdhi te dollapi dhe më hodhi, më zuri në fyt fort.

Unë e shtyva pandeha se ishte burri. Sa u ngrit ky iku. Mora polinë në telefon. Na treguan një fytyrë atje por nuk e njohim. Na mori lekët e qirasë, do dalim në xhade. Ku të shkojmë ne. Policia erdhi shpejt. Unë jam për në spital tani”, tregon e moshuara mes lotësh.

Ndërron jetë farmacistja e infektuar me Covid-19, ishte shtruar te Infektivi

Një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi.

43-vjeçarja me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj në Fush-Krujë është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Ndërkohë, së fundmi, ka qenë e shtruar në spitalin aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

43-vjeçarja me inicialet H.S nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë.

Ditën e djeshme, janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Presidenti takohet me liderin e Opozitës, ja çfarë u diskutua

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha.

‘Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes’, shkruan Meta në Facebook.

Mjeku spjegon rritjen e kurbës së Covid-19: Çdo gjë në shërbim të dështimit qeveritar

Nga Gazment KODUZI

Shqipëria po kalon një situatë jo normale sipas të dhënave zyrtare, dhe nisur nga lajmet e këqija qeveria është në fazën e parë të mjerimit, që është mohimi. Por, qeveria jonë ka 5 muaj në mjerim, dhe nuk pranon të kalojë në fazat e tjera për zgjidhjen e situatës, që janë: zemërimi, pazari, depresioni dhe pranimi mjerimit ku ka rënë. Mohimin e ka justifikuar gjithmonë duke ja hedhur fajin institucioneve të ndryshme. Në fillim kryem atë që na këshillonte OBSH, pastaj kryem çdo gjë që këshillonte Komiteti Ekspertëve, dhe së fundmi u vu në shërbim edhe Akademia e Shkencave e udhëhequr nga shoku Skënder Gjinushi.

Çdo studim që ndihmon në sqarimin e situatës, informimin e institucioneve publike për të kryer ndërhyrjet e duhura bazuar në evidencë,por edhe të publikut që është i etur për informacion, janë të mirëpritura.

Por kur lexon të dhënat paraprake të studimit, të kryer për praninë e antitrupave anti-COVID midis pacientëve të katër qendrave shëndetësore të Tiranës, gjendesh para shumë pikëpyetjeve, nga ato metodologjike, deri te rezultatet e nxjerra.

Asnjë nuk na thotë metodologjin e përdorur, nëse është një studim epidemiologjik cross-sectional për të matur prevalencën e personave të infektuar në vend, është mostër përfaqësuese, struktura e pacientëve që ju është marrë gjaku për analizë, historiku i sëmundjeve të mëparshme apo shoqëruese, etj. Kur shikon rezultatet, duket sikur një qendër shëndetësore ka qenë në Wuhan (17.5%), një në Zelanë të Re (0%), një në Korenë e Jugut (2.8%) dhe një në Gjermani (6.3%), dhe jo në Tiranë, ku ndarja gjeografike nuk përbën asnjë rëndësi, për shkak të afërsisë dhe lehtësisë që përhapet virusi.

Zakonisht, rekomandimet jepen bazuar në gjetjet e studimit, por çuditërisht rekomandimi i parë, për ndalimin e lehtësimit të masave hapëse, që shkon në të njëjtën linjë me aksionin e ministrisë së shëndetësisë, për mbylljen graduale retroverse, nuk ka asnjë bazë në gjetjet e studimit.

Kujt t’i besojmë në këtë rast, rekomandimit të ekspertit që në fillim të situatës thanë që do kemi 18 mijë vdekje apo “gjetjeve” të studimit se kemi vdekshmëri 0.1% , apo 10 herë më të vogël se vlerësimi ndërkombëtar?

Sa do që të përpiqen shkencëtarët e institucionit të drejtuar nga ish-ministri komunist, së bashku me punonjës të ministrisë së shëndetësië, asgjë nuk mund ta shpëtojë nga përgjegjësia Ministrin e Shëndetësisë.

Shërbimi i fundit që mund t’i bëjë shqiptarëve Znj. Manastirlliu, është që së bashku me Komitetin e famshëm të japin dorëheqjen, dhe t’ja lënë vendin një ekipi të përbërë nga profesionistë, që do e menaxhojnë situatën bazuar në evidencë, ekspertizën shkencore ndërkombëtare dhe dëgjojë zërin dhe përvojën mjeksore të profesionistëve vendas.

Presidenti bjellorus ”plas bombën”: Më ofruan 940 milionë dollarë që të pranoja izolimin nga Covid-19

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa prej kohësh nuk pranon që ti nënshtrohet rregullave të Covid 19.

Siç shkruan gazeta italiane “ilgazzettinovesuviano.com”, që i referohet medias së njohur ruse fishki.net, Lukashenko ka deklaruar se i janë ofruar 940 milionë dollarë për t’iu nënshtruar masave izoluese, por nuk i ka pranuar.

“Një shumë prej 940 milionë dollarësh, i është ofruar Bjellorusisë si financim i shpejtë. Dua t’ju them se ne nuk do të vallëzojmë me asnjë. Nuk dua që situata që u krijua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fakt se ne po luftojmë këtë sëmundje”, tha Lukashenko në një takim të fundit me Kabinetin e Ministrave.

“FMN vazhdon të kërkojë nga ne: na jepni karantinën, izoloni veten, bëni shtetrrethim. Është e pakuptimtë,”- tha më tej Lukashenko.

Kreu i Bjellorusisë Lukashenko edhe midis Marsit dhe Prillit, refuzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psikozë masive”.

Gjatë asaj periudhe, Lukashenko ftoi më shumë se 9 milion bashkëqytetarë të tij që të vazhdojnë punën, të shkojnë në fusha dhe të drejtojnë traktorët, gjithashtu sepse “traktori shëron të gjithë” (Bjellorusia është një vend prodhues i traktorëve).

Më poshtë deklarata e dhënë më 19 qeshor, 2020

Presidenti takon ambasadorët e BE: Çdo ndryshim i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme asgjeson shtetin e së drejtës  

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin që ka pasur sot me ambasadorët e vendeve të BE-së në zyrën e tij, të cilët i ka siguruar që do të dekretojë menjëherë marrëveshjen e 5 Qershorit që u votua dje në Kuvend.

Meta shprehet se u ka thënë qartë ambasadorëve që nuk do të miratojë asnjë prekje dhe ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës, që synon të asgjesojë shtetin e të drejtës dhe të ardhmen europiane të vendit.

Përmes këtij takimi me ambasadorët, Meta lëshon një mesazh edhe në drejtim të mazhorancës së Edi Ramës, që pretendon se javën e ardhshme në Kuvend, së bashku me opozitën parlamentare të kalojnë ndryshimet Kushtetuese, që synojnë hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Mesazhi i Presidentit Meta 

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në  frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Kontroll politik me BKH, PD: Kandidatja e vetme nën hetim penal për korrupsion dhe lirimin e një trafikanti

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se, Qeveria po shtie në dorë edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duke përgatitur të vendosë në krye të saj Zv.drejtoren e Policisë së Shtetit, Aida Hajna.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi se, Aida Hajna po mbetet e vetme në listë në një kohë që figura e saj është e mbushur me skandale. Sipas Palokës në 4 vjetorin e Reformës në Drejtësi, është vendosur që të zgjidhet në krye të BKH-së Aida Hajnaj, e cila është nën hetim për korrupsion. Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastëisht në Kukës vitin e kaluar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

4 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi, qytetarët po shohin të zhgënjyer sesi institucionet reja të drejtesisë kanë rënë një e nga një në duart e qeverisë. Byroja Kombëtare e Hetimit, që pretendohet se do të hetojë krimin e organizuar dhe njerëzit e pushtetit, është institucioni i fundit që po merret nën kontroll nga qeveria. Ajo ka diktuar skualifikimin e të gjithë kandidatëve, duke lënë si emër të vetëm në listë zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajna.

Për postin e drejtuesit të BKH-së nuk ka garë. Qeveria e ka bërë edhe këtë si tenderat: fituesi është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë sa herë të dojë dhe si të dojë për të mbrojtur ortakët e krimit të organizuar, siç ka bërë edhe në të shkuarën. Me të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar të papranueshëm dhe antiligjor vendimin për të skualifikuar kandidatët e tjerë, duke paraqitur Aida Hajnën si kandidate të vetme.

Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi, pasi ai u arrestua rastëisht në Kukës vitin e kaluar. Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali, mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policin që e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj po bëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerë kriminelë në ortakëri me pushtetin.

Aida Hajnaj është e mbytur në skandale. Më poshtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA, shërbimit që kontrollon nga brenda policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Vlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën kandidate të vetme.

“Në lidhje me këtë subjekt, nga ana e SHÇBA, në vitin 2018 janë marrë informacione të besueshme dhe konkrete, ku kjo shtetase implikohet në marrjen e shumave nga 10 mijë euro për dhënien e gradave policore në mënyrë arbitrare dhe preferenciale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.9668, viti 2018, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku Aida Hajnaj dhe disa oficerë të Drejtorisë Përgjithshme dhe Akademisë së Policisë janë nën hetim”.

Ky është dokument zyrtar, por reforma në drejtësi, e marrë nën kontroll nga qeveria, e ka zhvlerësuar plotesisht. Çdo provë flet kundër Hajnës së qeverisë dhe kontrollit politik të Komisionit të Vlerësimit. Për këtë akt të dyshuar korrupsioni, Aida Hajna, pretendente kryesore për të drejtuar BKH-në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria. Hajna e qeverisë duhet skualifikuar, njësoj si të tjerët dhe gara për kreun e BKH-s duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet. Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë që pandëshkueshmërisë së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t‘i jepet fund sa më parë.

Covid-19/ Shkencëtarët: “Karantinat nuk ‘pinë ujë’, mbyllja nuk e largoi virusin”

Shkencëtarët pretendojnë se kárantinat nuk kanë pasur ndonjë efekt të madh mbi pandeminë e koronavirusit. Me dhjetëra vende i detyruan shtetasit e tyre të mbylleshin në shtëpi në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që prej shpërthimit të saj në janar. Por një studim I fundit pretendon se masa të tilla drastike nuk funksionojnë.

Sipas tyre, izolimi i një vendi nuk lidhet me nivelin e vdekshmërisë së regjistruar atje. Rolin kryesor, nga pretendojnë hartuesit e këtij hulumtimi, e ka pasur gjendja shëndetësore në vendet e goditura, duke përfshirë këtu nivelin e obezitetit dhe moshën.

Kjo siç shkruajnë mediat britanike, mund të shpjegojë përse u godit aq rëndë dhe pati vdekshmëri aq të lartë Mbretëria e Bashkuar, që është një prej vendeve me problemet më të mëdha të obezitetit në Europë.

Një rol në uljen e rasteve sakaq mund të ketë luajtur mbyllja e hershme e kufijve. Kërkuesit ndërtuan një model matematikor për të matur impaktin e përgjigjes së çdo vendi në raport me infektimet dhe vdekjet. Pastaj e krahasuan atë me faktorë demografikë si mosha, duhanpirja dhe mbipesha.

E vetmja gjë që bëri kárantina ishte shmangia e një “përmbytjeje” të sistemeve shëndetësore nga pacientët, thonë ekspertët.

Akademiku spjegon pse duhen listat e mbyllura ose gjoja të hapura për deputet

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në facebook në lidhje me debatin e ngritur së fundmi në skenën politike mbi hapjen ose jo të listave. Fuga shprehet se qoftë të mbyllura por qoftë edhe të hapura listat në çdo formë do të jenë të mbushura me militantë partiak.

Ky lloj sistemi zgjedhor sipas filozofit është një sistem i cili ruan nderin e kryetarit të partisë. Listat sigurojnë që mos të bëhet një bilanc se kush merr më shumë mbështetje kryetari apo partia, çka nënkupton nga Fuga dhe ruajtjen e nderit të 1-shit të partisë.

Postimi i plotë

Pse duhen listat e mbyllura ose gjoja të hapura për kandidatë për deputet?

Listat e mbyllura me militantë, ose listat gjoja të hapura mbushur me militantë, sigurojnë lidershipin kryesor të një partie, grupin minoritar që kontrollon partinë se e ka të siguruar zgjedhjen si deputet. Nuk ka pikë rëndësie si deputet i shumicës qeverisëse apo si deputet në minorancë – nuk po e quaj opozitar sepse nuk dihet sa është!

Duke u vetëvendosur në krye të listave, ata marrin garancinë që vetëm me votat e militantëve të jenë të zgjedhur. Por nuk është vetëm kjo sociologjia e çështjes. Lidershipi ruan edhe “nderin” e vet politik. Ai ndruhet se mund të marrë më pak vota sesa partia!!! Ku i shkon nderi politik pastaj??? Mund të ndodhi që një i fundit në listë të marrë më shumë vota sesa kryetari i partisë? Me çfarë kapitali morali politik pastaj ky i fundit do të drejtojë partinë pastaj?

Prandaj, këto praktika me lista militantësh janë të kërkuara si uji a si ajri nga të gjitha lidershipet e partive. Askush sot nuk kërkon realisht dhe sinqerisht të kundërtën. Bëni provë vendoseni ta zemë një sekretar të përgjithshëm partie në fund të listës të kandidatëve për deputetë dhe do të shihni sesi do të hidhërohet në fytyrë, do t’i trokasë te dera e kryetarit: Zoti kryetar, çfarë qejfmbetje keni nga unë, o burrë? Ose do të japi dorëheqjen e parevokueshme.

Vaso Çubrilloviçi shqipfolës!

Nga Sali BERISHA

Zografi bis shpallet kampion i zi boteror i vitit 2019 per spastrimin etnik te shqiptareve nga Shqiperia edhe per vitin 2019.

Sipas Eurostat ai le mbrapa Asadin e Sirise se luftes civile dhe te gjithe diktatoret dhe narkodiktatoret e botes.

Shqiperia po shkretohet!

Miq, nga viti qe erdhi ne pushtet, me zbatimin e politikave te Çubrilloviçit, Edvin Kristq Zografi bis sipas Eurostat ka larguar nga Shqiperia 420000 shqiptare, prej te cileve 220000 mije kerkuan azil politik ne Gjermani dhe vedet e tjera anetare te BE.

Ai parakalon dhe del perpara cdo vendi tjeter ne bote dhe renditet edhe vet para Asadit te Sirise.

Vetem ne vitin 2018, sipas zyres federale te statistikave te Gjermanise, nga Shqiperia shkuan ne kete vend 1130 mjek pra aq sa jane diplomuar ne kater vite mjeke tek ne.

Ne zbatim te kesaj politike Zografi Bis:

1-vret çdo minute, çdo ore, çdo dite shpresen shqiptareve

2-ne 7 vite ky shpresvrases jo vetem qe nuk rriti por per shkak te inflacionit uli me 15% rrogat e shqiptareve

7 vite me pare rrogat ne Shqiperi ishin me te larta se sa ne Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedonine e Veriut, Bosnjr, Mali i Zi dhe Kosove kurse sot Shqiperia ka rrogen mesatare me te ulet ne rajon.

Sot mjeku, imfermierja, polici, ushtaraku ne Kosove marrin rroga dy here me te larta se ne Shqiperi.

3-ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne te gjitha rrethet e Veriut te marra se bashku, pra ne tre qarqe me pak se sa ka investuar ne rrethin e Tepelenes. Ndaj dhe shperngulja masive e shqiptareve eshte nga zonat veriore dhe verilindore te vendit.

4- Ne 7 vite ky shpresevrases ka investuar ne rruge, shkolla, qendra shendetesore, sherbime, ferma, ujesjellesa te Shqiperise rurale 30 perqind me pak se sa ne qytetin e Durresit per te ndare parate me Gjushin. Ai rrenoi me shpejtesi sistemin e kujdesit shendetesor, arsimore dhe te sherbimeve ne teresi

5-Vetem ne nje vit, sipas statistikes zyrtare ky shpresevrases arrestoi 38 qytetare shqiptar si asnje vend tjeter ne bote, vetem per faturat e energjise pra per çeshtje civile. Si ne asnje vend tjeter ne planet u arrestuan 22 mije shqiptar, dhe miijra e mijra te tjere per faturat e ujit dhe shkaqe re tjera civile.

6- Ne keto 7 vite ai shkaterroi shtetin ligjor, sigurine juridike, sistemin e drejtesise i zevendesoi me narkoshtetin e pare dhe te vetem ne historine e Europes. Shqiperine e shnderroi ne vendin e karteleve te te droges, qendren operacionale te krimit te organizuar nderkombetar, vendin me te korruptuar ne Europe dhe njerin prej me te korruptuarve ne bote!

Per te gjitha keto dhe shkaqe te tjera, Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqiperia me shume qytetare se sa luftrat civile ne Siri apo Afganistan dhe Irak.

Çdo shqiptar qe e ndjen veten te detyruar ndaj ketij vendi duhet te ngrihet me te gjithe guximin per te shporrur nje minute e me pare, monstren kombetare Edvin Kristaq Tradhtari. sb