26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Grabitësit futen në banesë marrin peng dhe dhunojnë çiftin e të moshuarve,  ja shuma që morën

Grabiten me dhùnë dy të moshuar në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra e Shtufit. Kanë qenë dy grábitës të cilët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati dhe aty kanë mbajtur pèng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa t’iu jepnin të hollat që kërkonin.

Sipas dëshmisë së kryefamiljarit Laze Shehut 78 vjeç, grábitësit i kanë ke.qtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mby.snin nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur të hollat. Vetë i moshuari Laze Shehu arriti të gjente 180 mijë lekë të vjetra që ishte qeraja e baneses ku jetojnë dhe ua dha keqbërësve.

Në këtë moment dy ke.qbërësit të ma.skuar kanë qèlluar me grushta dy pleqtë dhe janë larguar duke sharë. Menjëherë çifti i të moshuarve kanë lajmeruar pòlicinë e cila është gjendur ne vendngjarje. Sipas burimeve zyrtare deri tani jane shoqëruar në pòlici 4 persona si të dyshuar për grabitjen me dhùnë të çiftit të të moshuarve Shehu.

Vilma Nushi me Covid-19: Jam në spital ku marr oksigjen, do vdes kur të më vijë ora, jo nga mallkimet tuaja…

Vilma Nushi, e cila ka fituar miliona nga tenderat që ka marrë nga Rama, sidomos nga Check-Up, përmes një rletretë gjatë a pranuar se është prekur nga Covid-19, dhe tashmë ndodhet në spital, e lidhur pas një aparati oksigjeni.

Pak ditë më parë u tha se koncesionarja e checkup, u tranportua drejt Turqisë nga spitali Infektiv, për shkak se kishte nevojë për një mjekim më të specializuar, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër që sistemi ynë spitalor lë shumë për të dëshiruar për të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as mallkimet e qytetarëve në drejtim të Nushit, të cilëve biznesmenia ka vendosur që tiu kthejë përgjgje, dhe të flas hapur sipas saj dhe për pasurinë. Nushi shkruan se të vetmet prona që ajo ka në emrin e saj janë ato të gjyshërve të saj, pjesë e familjeve Zeraliu dhe Marika.

”Une nuk jam individ, e kam emrin M&D,  që është aset  i këtij vendi. Faqet e librit të M&D , i ke të hapura në çdo kohë, veç nje klick të duhet.  Por kam frike se ose sdo ta lexosh, ose sdo dish te lexosh jane me shume zero. Dhe a do vdès unë? Unë mund të vdès, siç do vdèsim të gjithë, se nuk jemi të pavdèkshëm, por se dimë kur. Por nuk do të vdès se do ti, por se atehere do jetë ora”, shkruan mes të tjerave Nushi.

Letra e plotë e Nushit nga spitali

Unë jam Vilma Nushi, dhe tani që po shkruaj, jam në një shtrat spitali ku marr oksigjen, infektuar me COVID19. Kam marë me mijëra urime të shërohem sa më shpejt, por sot dua tu flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdès meqë më di të pasur.

Unë nuk kam asnjë pasuri në emrin tim sic thua ti, jo nga mania që kanë njerëzit të fshehin pasurinë, por nga arsyeja e thjeshtë se unë kam pasuri biznesin tim. Kështu mallikim yt s’ka vlere se flet për gënjeshtra. Të vetmet prona në emër tim janë pronat  që kam trashëguar nga gjyshërit  e mij të nderuar, familja Zeraliu dhe familja Marika.

Pasurinë se kam bërë në emrin tim dhe as për emrin tim. Por ti se di këtë, sepse ti degjon disa mjeranë, që e quajnë veten politikanë, që e dinë shumë mirë këtë , por e përdorin emrin tim sepse kanë frikë të përdorin emrin e asaj makine të madhe që kam ndërtuar këto 30 vjetë, që e ka emrin marketing&distribution.

Edhe pse unë jam në spital dhe larg nejrëzve të mij të familjes dh ebiznesit, ajo makineri punon e qetë, e sigurte me shume energji dhe vizion.

Pasurinë time që ti mallkon , këto 30 vjet e kam ndërtuar pak nga pak me energji dhe përkushtim, me dashuri dhe sakrifica te pafundme. Të rrisësh një ndërmarrje ke kënaqesinë të rritesh bashkë me të, me muret dhe mjetet , me oborret me pemet, lulet por me teper me njerëzit që punojnë për të , që jane asetet e mija shpirtërore më me vlerë, që më kanë dhënë kënaqësinë dhe  motivimin për të vazhduar për të punuar .

Por kam vënë re edhe një gjë që ka ndodhur me kalimin e viteve, kam vënë re, se si ke kënaqësinë të shohësh , se sa me shume puna shtohet e më shume fiton , aq më shumë paguan për shtetin, dhe ke kenaqësi shume kur paguan, kam vënë re se si behen çdo ditë, rrugët ku ecim unë dhe ti , për kopshtet ku shetisim unë dhe ti , për shkollat ku dërgojmë fëmijët unë dhe  ti, për spitalet ku shkojmë unë dhe ti .

Unë nuk kam asnjë deklaratë për të bërë për pasuri që nuk i dihet filli, as nëpër banka apo  offshore, sepse çdo gjë është shkruar në librat e shenjtë të kontabilitetit, të M&D që është aq kollaj ti lexosh.

Unë nuk kam pasuri që si dihet emri dhe vendi, pasi pasuritë e mija janë aty  në mes të Kasharit, ku normalisht i shikojnë me lakmi ziliqarët dhe i vlerësojnë ato që dinë sa mund dhe djersë ka aty brenda. Une skam para në arkë , nuk kam para në shtëpi , as poshtë jastëkut, paratë gjenden në llogaritë e M&D në banka. Une si shoh ato, por janë një armatë njerëzish që i lëvizin dhe punojnë me to dhe që bëjnë që të punojë kjo makinë e madhe që kam krijuar .

Ajo “perandori” që kam bërë ndër vite, është pra kjo makinë e madhe shpërndarjeje dhe logjistike, që punon me mua dhe pa mua, që ka vënë rrënjë dhe është vështirë ta rrëzosh. Sa shumë janë munduar me presione dhe shantazhe , burgje dhe rrëmbime, por se rrëzuan dot, se ka themele te forta , ka zënë rrënjë të thella dhe të forta, sepse është aty e dukshme dhe e paster, se prek dot as ti as njeri tjeter.

Sa fitoj unë, sa paguaj unë, nuk të duhet të dëgjosh fare , sepse une nuk ekzistoj, por politika e përdor emrin tim , jo për të me ulur mua, por për të krijuar lidhje që nuk egzistojnë përveçse në mendjen e tyre të sëmurë.

Une nuk jam individ , e kam emrin M&D,  që është aset  i këtij vendi. Faqet e librit të M&D , i ke të hapura në çdo kohë, veç nje klick të duhet.  Por kam frike se ose sdo ta lexosh, ose sdo dish te lexosh jane me shume zero. Dhe a do vdès unë? Unë mund të vdès, siç do vdèsim të gjithë, se nuk jemi të pavdèkshëm, por se dimë kur. Por nuk do të vdès se do ti , por se atehere do jetë ora.

Veçse unë kam pas vetes bekimin e mijëra njerëzve që i dua dhe më duan, që i  kam ndihmuar dhe do i ndihmoj të jetojnë të lumtur nën ombrellën e kësaj “perandorie” që do vazhdojë të jetojë dhe kur unë të mos jem  më. Unë kam pas vetes  bekimin e atyre njerëzve për të cilët kam kontribuar, për tiu ulur sado pak dhimbjen , për ti rritur sado pak cilësinë e jetës, për tiu ndenjur pranë kur kanë qenë keq dhe kur sytë e tyre janë drejtuar nga qielli, të atyre njerëzeve, që i kam ndihmuar të jetojnë atje ku ti s’ke shkelur kurrë , që të kuptojnë, që jeta e tyre është e rëndësishme dhe ta kenë kujdes atë.

Unë kam arritur në atë fazë, që gëzoj më shume kur shoh njerëz që i bëj të gëzohem dhe vuaj për mjerimin e njerëzeve si ti.

Jane te hapura keto qe them, lexohen aq thjesht po të duash ti lexosh , i ke aty ne librat e hapura te bilanceve, keto që them unë, të cilat ti nuk mund ti komentosh, pasi 1+1 =2 .

Ndaj po të shkruaj nga shtrati i spitalit, jo nga paniku se mos iki nga kjo botë prej mallkimit tënd, por nga qetësia që kam për jetën që kam lënë pas, për atë që kam bërë, e cila do jetojë më shumë se jeta ime fizike dhe natyrisht do tu bëj mirë shumë njerëzve në këtë botë. Ndoshta dhe ty dhe fëmijëve të tu.

Natyrisht nuk shpresoj të të bëj më të mirë, as me vdèkjen time, as me jetëgjatësinë e emrit dhe veprimatrisë së biznesit tim, por shpresoj të qetësohesh e të kuptosh, se problemi në këtë botë nuk jam unë që punojë 24 orë dhe mbaj gjallë shpresën tek mijëra njerëz, por hije si ty, që përgjojnë 24 orë lajmërimet e vdèkjeve, si e vetmja mënyrë që të ndjehen mirë.

Taksisti që i vuri zjarrin vetes para Kryeministrisë i shkruan Berishës: Më hoqën patentën për hakmarrje, Rama më tha…

39 vjeçari Uljan Kolgjegja që i vuri zjarrin vetes para Kryeministrisë pak ditë më parë, i ka dërguar një mesazh prekës sot ish-Kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zbulon të vërtetën e veprimit të tij. Ai shkruan se, ia hoqën padrejtësisht patentën si taksist, burimin e vetëm të bukës së gojës.

Mesazhin e tij e ka publikuar sot me një një shënim, ish-kryeministri Sali Berisha, duke zbuluar një hollësi që nuk u bë e njohur për njeriun që tronditi opinionin më 18 korrik 2020 në Tiranë. Berisha shkruan:

“Uljanit i heqin patentën për hakmarrje politike! Ai tentoi “suicid” para Kryeministrisë sepse ka 5 vetë për të ushqyer. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Uljanit!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Hakmarrjes, i cili e ndëshkoi Uljanin për tatuazhin që u bë lajm boteror. Iu bëj thirrje organizatave të të drejtave të njeriut të dënojne aktin hakmarrës të Edvin Urrejtjes dhe dhunën e egër policore të ushtruar ndaj tij, pasi e shtynë drejt “suicidit”, përfundon ish-kryeministri.

Përshëndetje z Berisha.

Jam Uljan Kolgjegja, djali që desh u vetdogja përpara Kryeministrisë. I shkruajta Ramës dhe meë tha “shkruaj te platforma”. Me numrin personal që ka Rama.

Më hoqën patentën më 19 prill në kohën e pandemisë. E kisha autorizimin 24 orë për shpërndarje dizinfektuesish për të gjithë Shqipërinë.

Ma hoqën 3 vjet, doktor, po unë jam vet i 5 në shtëpi; kam 2 fëmijë, babin me zemër, mamin sëmurë. Po çfarë të bëj pa patentë?!

Zanati im është taksist.

Ju lutem postojeni, do të më bëni nder Doktor.

Herës tjetër nuk e di çfarë të bëj, se nuk e dua më jetën”, përfundon 39-vjeçari.

Uljanit i heqin patenten per hakmarrje politike!Ai tentoi suicid para kryeministrise sepse ka 5 vete per te ushqyer. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Uljanit!Denoj me ashpersine me te madhe aktin hakmarres primitiv te Edvin Kristaq Hakmarrjes, i cili e ndeshkoi Uljanin per tatuazhin qe u be lajm boteror.Ju bej thirrje organizatave te te drejtave te njeriut te denojne aktin hakmarres te Edvin Urrejtjes dhe dhunen e eger policore te ushtruar ndaj tij pasi e shtyne drejt suicidit. sbPershendetje z Berisha jam uljan kolgjegja djali qe tesh u vetdogja perpara kryeministrisei shkruajta rames dhe me th a shkruaj ke platformame nr personal qe ka ramame nr personal qe ka ramame hoqen patenten 19 prill ne kohen e pandemis e kisha autorizimin 24 or per shperndarje disfektuese per gjith shqiperina hoqen 3 vjet doktor po un jam veti i 5 shpi kam 2 femije babin me zemer mamin semur po cfar te bej pa patente zanati im esht taksist ju lutem postojeni do me beni nder doktor heres tjeter nuk e di cfar te bej se nuk e dua me jeten.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 24. Juli 2020

Humb jetën tek Infektivi 26-vjeçari i prekur me Covid-19, shkon në 125 numri i viktimave

Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv. Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.

I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.

Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.

Edi Rama, shkelës i çdo marrëveshjeje!

Nga Patrik SADIKAJ

Ka një perceptim të nxitur keqadasshës se Edi Rama ka dominuar në shumicën e rasteve kur është marrë vesh me opozitën.

Në fakt nuk është e vërtetë aspak.

Nëse i kthehemi historisë së shkuarës së afërt, kuptojmë se në marrëveshje ka dalë gjithmonë si final qëndrimi apo ideja e opozitës.

Ligji për dekriminalizimin është padyshim një fitore e PD dhe personale e Lulzim Bashës që me gjithë sfidat për të bindur deri edhe skeptikët ndërkombëtare, u arrit që të miratohej varianti i propozuar nga opozita.

E njëjta histori edhe me Reformën në Drejtësi, ku me gjithë dallgët e sulmeve të pandalshme ndaj lidershipit të PD, në fund kjo reformë u bë sipas variantit të mbrojtur nga opozita.

Së fundmi marrëveshja e 5 qershorit, ku opozita doli fituese e betejës.

Por, problemi nuk është tek marrëveshjet, por tek Edi Rama që nuk i ka qëndruar asnjë prej marrëveshjeve duke sfiduar ndërkombëtarët e investuar në këto 3 marrëveshje.
Ndërkombëtarët tashmë e dinë që Edi Rama nuk e mban fjalën. Këtë bëri për dekriminalizimin, që me gjithë ligjin si barrierë ai e mbushi Kuvendin dhe bashkitë me kriminelë.

E njëjta gjë edhe me Reformën në Drejtësi, ku fill pas miratimit të saj me votat e gjithë Kuvendit, ai ndërmori njëmijë e një akte shkatërrimtare ndaj saj dhe duke shkelur hapur marrëveshjen për këtë reformë ai kapi drejtësinë.

Edhe në 2017 ai ra dakord në tavolinë, por më pas duke e shkelur sërish marrëveshjen bleu e vodhi zgjedhjet.

Së fundmi, krejtësisht në mënyrë të hapur, Edi Rama po minon marrëveshjen e 5 qershorit e cila ende është me bojë të njomë në letrën e bekuar demonstrativisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Edi Rama sot është krejt lakuriq para ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve duke hedhur në erë me deputetët e blerë në pijetore dhalle e rakie, një marrëveshje të vulosur nga ndërkombëtarët dhe më shumë se gjysma e shqiptarëve që përfaqësohen nga opozita.
Edi Rama nuk ka më asnjë pikë morali të kërkojë marrëveshje. Ai nuk mban asnjë marrëveshje.

Opozita, sido që të jetë rruga e Edi Ramës, duhet të ecë drejt rrugës së saj: fitores së zgjedhjeve duke i ofruar marrëveshje vetëm shqiptarëve.

Pse Perëndimi vendosi dje vijat e kuqe për reformën zgjedhore?

Nga Red VARAKU

SHBA dhe BE kanë përgëzuar palët për miratimin e reformës zgjedhore dhe njëkohësisht kanë paralajmëruar se kjo reformë e firmosur në territorin amerikan do të vazhdojë të mbetet e pacënuar dhe prioritet i SHBA dhe BE.

Deklaratat paralajmëruese nga Perëndimi për mos prekje të kësaj reforme, ndërkohë që në Tiranë temë e ditës është debati, nëse do të ketë ndonjë pazar politik mes palëve, tregon në të vërtetë zanafillën e kësaj krize artificiale dhe identifikon problemin real.

Prej fillimit të saj rreth një javë më parë është e qartë që kjo krizë nuk u provokua nga interesi publik, sepse nëse vërtet do të ishte për interesin publik, kjo çështje do të ishte në tavolinë që në fillim të procesit.

Kriza e re ka në themel pasigurinë elektorale të këtij kryeministri, i cili e ka kuptuar nëpërmjet sondazheve që po shkon drejt një disfate të rëndë elektorale përballë opozitës së bashkuar.

Pas përpjekjes së tij të dështuar për të bllokuar reformën dhe vazhdimin e përpjekjeve të tij për të kapur komisionet zgjedhore, ai po përpiqet me dinakëri ta rifusë sërish procesin në krizë, duke tentuar bllokimin e koalicioneve, kjo me qëllim negocimin e të ardhmes së tij.

Pra, halli i tij është i qartë. Pas refuzimit të pazarit që ai i ofroi Lulzim Bashës, ai po kërkon një garanci nga faktori perëndimor. Pra, ai po e kushtëzon kodifikimin e reformës zgjedhore me garancinë për të ardhmen e tij.

Por këtë Perëndimi nuk e kupton dot, ndaj po detyrohet të heqë viza të kuqe, duke bërë të qartë se reforma zgjedhore e dakortësuar në pesë qershor nuk do të preket pa konsensusin e të gjitha palëve në Këshillin Politik.

Në fakt kjo është kështu dhe kështu do të mbetet, jo më sepse kështu e kërkon opozita, por sepse kështu e kërkon Perëndimi, i cili ka hyrë garant për një zgjidhje paqësore të krizës politike dhe nuk mund të tolerojë më lojëra të tilla në dëm të interesit publik.

Ky refuzim i Perëndimit në lidhje me pazarin që po i ofron Rama dhe qëndrimi i palëkundur i Perëndimit në lidhje me reformën zgjedhore e bën dëshpëruese situatën në rradhët e mazhorancës, sepse i vendos ata jo vetëm përballë popullit, por i vendos në një kurs përplasjeje të pashmangshme me Perëndimin.

Tani kush beson se Rama është aq i fortë sa mund ta fitojë luftën me Perëndimin nuk ka vetëm probleme me karakterin, por ka probleme dhe me arsyen. Por, ky është një hall shumë i madh që nuk ia zgjidhim dot.

Ndryshimi i ligjit për statusin, Gjata: Edi Rama do të nënshtrojë politikisht çdo gjyqtar e prokuror

Nga Çlirim GJATA

Parlamenti rrëzoi dje Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve..”. Ky ligj i miratuar në vitin 2016, po nga kjo mazhorancë, është një nga shumë ligjet e reformës në drejtësi.

Pasi u ankimua në Gjykatën Kushtetuese(ishte koha kur funksiononte akoma), kjo e fundit shfuqizoi disa dispozita dhe për këtë arsye ligji u mor në shqyrtim në vitin 2019 nga parlamenti ku u bënë ndryshimet përkatëse.

Por nuk mjaftoi me kaq. Në shkurt të 2020 ligji u mor në shqyrtim përsëri nga Parlamenti dhe ju rishikuan shumë dispozita duke sjellë ndryshime substanciale në ligj. Mes të tjerave u ndryshuan edhe dispozitat mbi betimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët nga Presidenti ju kaluan për betim KLGJ.

Kush mund ta sqarojë se, përse rishikohen e ndryshohen kaq shpesh ligjet e reformës në drejtësi, kur kjo e fundit nuk ka përfunduar akoma dhe nuk kemi një përvojë të spikatur të organeve të reja, që të detyrojë edhe rishikimin e tyre. Problemi është se këto ndryshime i duhen Edi Ramës për të spostuar Presidentin duke ja hequr kompetencat dhe duke fuqizuar personat e vendosur me dorën e tijë në krye të organeve. A nuk veproi kështu me të ashtuquajturin ligj AntiKÇK, ku SPAK-u u vu nën varësinë e Min. të Brëndshëm??

Të njëjtën metodë përdori për edhe për betimin e Gjyqtarëve të Kushtetueses duke dublur Kushtetutën me ligj, ku këta të fundit mund të betoheshin me shkrim. Por kjo rrëzua nga Komisioni i Venecias si e papranueshme dhe se vinte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe parimet e funksionimit të shtetit të së drejtës.

Në këtë ligj, mazhoranca bën të njëjtin veprim. Ja heq Presidentit kompetencën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ja kalon KLGJ dhe nëse kjo nuk organizon ceremoninë e betimit atëherë këta të fundit betohen me letër me shkrim.

Dhe jo vetëm për Gjykatën e Lartë por edhe për një sërë funksionarësh të drejtësisë, që deri dje betoheshin të Presidenti tani i kaluan KLP, pa folur për Prokurorin e Pergjithshëm që betohet para Kuvendit. Dhe si variant të dytë përsëri me letër me shkrim.

Shumë merak e kanë këtë betimin me letër me shkrim. Se si mund të betohesh mbi një letër me shkrim këtë vetëm deputetët e Ramës mund ta parashikojnë. A mund të na thonë të paktën se cili vend demokratik e ka këtë procedurë, apo është thjeshtë një shpikje shqiptare alla Rama?

Te Presidenti janë betuar deri tani tre anëtar të Gj.L., dhe tetë prokurorë të SPAK-ut. Pjesa tjetër sipas ligjit do të betohen në institucionet e emërtesës, ose me letër me shkrim. Çafrë institucionesh po krijojmë?! Kur të prezantohen Gjyqtarët e Gj.L., disa do të jenë të Presidentit, disa të KLGJ e disa të letrës. Ky quhet deligjitimim. Por kjo është më e vogla.

A e di mazhoranca se argumentat e Kom.Venencias për betimin e anëtarëve të Kushtetueses vlejnë edhe për këta të tjerët si precedent?? Ku po e çojnë kështu reformën në drejtësi pa filluar mirë akoma?? Si mund të sillemi banalisht me Kom.Venecias – një ligj e kemi me betim te Presidenti, tjetrin, jo.

Betimi në vetvete dhe veqanërisht i këtyre funksionarë të drejtësisë nuk është një veprim sa për tu kryer. Ky akt solemn lidhet me momentin e fillimit të detyrës; me seriozitetin dhe besnikërinë e funksionarit për popullin dhe ligjet e vëndit; me rëndësinë e detyrës që merr përsipër dhe pranimin e pasojave që vijnë nga kjo; me garancinë morale, me ndërgjegjshmërinë e tijë si funksionar i shtetit dhe së fundi lidhet më vetë sovranitetin shtetror. Prandaj e gjithë bota e përparuar betimet i ka të një rëndësie të jashtzakonshme.

Betimi te Presidenti nuk është parashikuar thjeshtë formalisht në Kushtetutë dhe madje është marrë si shëmbull në republikat demokratike. Ky akt realizohet të Presidenti sepse ky i fundit është garant i Kushtetutës dhe përfaqsues i unitetit të popullit. Asnjë institucion tjetër kushtetues ose jo nuk e ka këtë kompetencë, ndaj dhe betimi duhet kryer vetëm para Presidentit.

Gjthashtu një ndryshim tjetër që ju bë ligjit ishte edhe dhënja e kompetencës Inspektorit të Lartë të Drejtësisë(ILD) për të kontrolluar pasurinë e Gjyqtarëve dhe prokurorëve si veting tjetër dhe për ti kërkuar KLGJ-KLP pezullimin nga detyra pa filluar procedimi disiplinor

Me këtë ndryshim Edi Rama do të nënshtrojë politiksht çdo gjyqtar e prokuror, që nuk i bindet duke i ndërsyer ILD me veting dhe pezullim(ILD është ish-Av.Shtetit i Edi Ramës) Dhe miratohet kjo megjithse vjen në kundërshtim me vendimin e Gj.Kushtetuese të vitit 2017, që e ka shfuqizuar pikërisht këtë lloj kompetence mesh të tjerash.

Kemi thënë edhe më parë se edhe atë cilësi të reformës në drejtësi të arritur nga konsensusi kushtetues i korrikut 2016, Edi Rama e prishi me ligjet e njëanshme që u hartuan më pas. Dhe fakti flet vetë.

Të gjitha këto vijnë në kundërshtim me të paktën shtatë nene të Kushtetutës së vendit dhe disa parime themelore të funksionimit të drejtësisë, të cilat duhen parë nga Gj.Kushtetuese, si porta e fundit që nuk është kapur ende, por dhe që nuk është formuar ende. Nëse formohet kuptohet, urojmë të jetë e pavarur dhe profesionale.

 

Beqaj: Të mbyllemi prap

Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku eshte ku eshte diskutuar per dy nismat ligjore te propozuara nga Partia Demokratike per amendamentet per ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te ligjit per funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. /r/n/r/nHealth Minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session.

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shendetësisë dhe aktualisht deputet i PS, në një intervistë për emisionin ‘Në Fokus’ në TvT thotë se rritja e kapacitetit të testimeve nuk do të sillte ndonjë ndryshim të situatës. Sipas tij qytetarët e kanë shpërdoruar situatën e lirimit të masave dhe duhet të bëjnë kujdes, sepse spitale mund të happen pafund, por po shkojmë drejt ezaurimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë punuar prej 5 muajsh pa ndërprerje.

“Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Unë besoj se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t’u intubuar nuk do ishte më i madh edhe në rast se testet do ishin më të shumta.

Kjo është një histori e kapërcyer. Numri i testeve nuk ka një vlerë më të madhe. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet,”-deklaron fillimisht Beqaj.

Më pas ai flet për një ezaurim të mjekëve, ç’ka mund të sjellë edhe një mbyllje përsëri të vendit, por kjo gjithsesi mbetet e vështirë.

“Unë vetë mendoj se nuk mund të ketë më mbyllje. Sigurisht që ezaurimi i kapciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri. Mund ti kërkjojmë çdo gjë qeverisë, por një gjë nuk e zgjidhim dot. Nuk bëjmë dot rritje të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot.

Edhe sot janë njerëz që prej 5 muajsh jetojnë me një ngarkesë të jashtëzakonshme,”-deklaroi Beqaj.

Ndërkohë për ecurinë e reformës zgjedhore Beqaj deklaroi:

“Unë besoj se opozita joparlamentare duhet të jetë e kënaqur se çfarë është pranuar me 5 qershor sot është bërë realitet. Këto ndryshime janë kërkuar nga miqtë dhe partnerët tanë. Në vijim të marrëveshjeve kemi edhe angazhime të tjera me opozitën parlaemnatere të cilët duhet të shohim edhe disa elementë të rinj. Unë nuk besoj se opozita jashtëparlamentare do të jetë aq naive sa të vazhdojë në këtë rrugë që ka nisur prej dy vitesh.”

Opozita e Bashkuar-Ramës: Hiq dorë nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës

DEKLARATË E KOALICIONIT TË OPOZITËS SË BASHKUAR

Miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare – Britania e Madhe – OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Ish-Kongresmeni Dioguardi: Sllavët i blenë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë

Ish-Kongresmeni Dioguradi, i cili njihet për deklaratat e tij të ndryshme ndër vite në lidhje me Shqipoërinë dhe shqiptarët ka bërë një reagim në lidhje me zhvillimet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve.

Diogardi bën deklaratën e fortë gjatë një takimi pune, video e të cilit është shpërndarë në rrjetet sociale ku shprehet qartë se serbët i kanë blerë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Konteksti i deklaratës janë zhvillimet e fundit në lidhje hapjen e temës së ndryshimit të kufijve të propozuar sipas Bolton nga Thaçi dhe Vuçiç dhe që do të mbështetej edhe nga Rama.

“Sllavët janë të mençur i blenë liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë ata. Europa nuk kujdeset për asgjë kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe SHBA duhet të tregohet vigjilente”, thotë ish-kongresmeni.

Një tjetër deklaratë aktuale në lidhje me paratë e hedhura për ndarjen e Kosovës është bërë pak javë më parë edhe nga i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell, i cili u shpreh se për këtë projekt janë hedhur shumë para.