31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Ishte pro shkëmbimit, deklarata e fortë e Bolton: Cili ishte roli i Ramës në copëtimin e Kosovës

National security adviser John Bolton listens during a press briefing at the White House, Monday, Jan. 28, 2019, in Washington. (AP Photo/ Evan Vucci)

Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk e ka kundërshtuar për asnjë moment këtë projekt, që sipas ish-këshilltarit të Sigurisë të Presidentit Trump ishte nicuar nga Thaçi dhe Vuçiç.

John Bolton ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për Fokus-Tv, rolin që do të kishte Rama në paktin për copëtimin e trojeve të Kosovës. Sipas Bolton, detyrat ishin të ndara. Thaçi dhe Vuçiç do të ishin propozuesit dhe firmosësit e marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve.

Këtë proces Tirana zyrtare nuk do ta kundërshtonte për asnjë moment, por do ta mbështeste. Bolton sqaron në përgjigjen e pyetjes së gazetarit Papa, se Rama do të garantonte këtë marrëveshje duke u angazhuar personalisht për të mos lejuar që të kishte konflikt apo destabilizim nga reagimi popullor.

Pyetja: Zoti Bolton, a ishte Rama pro shkembimit te territoreve apo kundra shkembimit te tyre?

Pergjigja: Rama kishte thuajse pozicionin se nese palet do te binin dakort ai do ta mbeshteste, do ulte mundesine e konfliktit dhe destabilitetit, duhet ta them se ai nuk donte ta fuste veten ne mes te debatit sa here qe pyetej nga gjithkush

Votat nuk i vjedh mësuesi, i vjedh ti kloun!

Nga Luçiano BOÇI

Nga gjysmaparlamenti, gjysmagjeli Ramë, duke u spërdredhur për frikën nga koalicionet, ka akuzuar opozitën se mospranimi pres saj i administratës e mësuesve në procesin zgjedhor, na u përktheka në akuzë për hajdutë!!!???

Sa bukur të dëgjosh hajdutin tek akuzon!?

Jo mor zoti Kloun jo!!!

Opozita nuk ka akuzuar në asnjë moment mësuesit.

Qartë, me prova, me fakte, me përgjime, me Bild e pa Bild, ne, e jo vetëm ne, të akuzojmë ty publikisht:

Ke qenë, je dhe mbetesh një hajdut ordiner, i pështirë e serial votash.

Mos u fshih më kot pas emrit të nderuar të mësuesit që ti me ministreshat e tua skandaloze, ke tetë vite që e frustron, e keqtrajton, e dhunon, e denigron dhe e tërheq zvarrë politikisht.

Që je hajdut votash me damkë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët e qeshin me ty tek merr pozën e të qashtrit.

Madje ta ka qëndisur shqip, saktë, prerë, sot dhe Evropa.

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, ta thotë troç:

“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,”

Hapi sytë zoti Klloun e lexoje mirë:

Ti në bashkëpunim me zullapët, satrapët, trafikantët, delenxhilerët, bandat kriminale, gjushët, gjiknurët, ballat, grabit e vjedh votat, bizneset e shqiptarët.

Boll u spërdrodhe, u tunde e u shkunde.

Bëj dhe ca kohë kllounadën e parlamentit pa zë dhe dinjitet e argëtohu me xholat e tu!

Ti e di mirë që të ka mbërritur fundi, KLOUN!

Rama-Gjiknuri dezinformuan/ Publikohet email i ri i opozitës: Të gatshëm të diskutojmë çdo çështje në Këshillin Politik

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 75 vota pro dekreti i Presidentit Meta per godinen e Teatrit. Kjo seance eshte bojkotuar serish nga opozita e cila eshte mbledhur ne qytetin e Vlores. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Minister of Industry and Energy Damian Gjiknuri, during a parliamentary session, where President Meta's decree on Theatre is voted by majority MPs. This session was boycotted again by the opposition, which was gathered in the city of Vlora.

Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik ka përgënjeshtruar deklarimin e Gjiknurit dhe Ramës se gjoja opozita në mbledhjen e sotme të KP-së, ka refuzuar të diskutojë çdo çështje.
Opozita bën me dije se nuk refuzon të diskutojë çështje, por kërkon që ‘çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill’.

Z. Gjiknuri,

Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes i njëanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!!

Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.

Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar.

Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.

Gjithësesi, në vijim edhe të deklarimit tuaj të pavëretë sot në media, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik nesër, ora 17:00, për të vijuar dialogun, për çdo çështje, por pa cenuar marrëveshjen e 5 Qershorit.

Mbetem në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Mjeku i njohur shpërthen ndaj ministres Manastirliu: “Ça do inspektojë ajo o vlla, ku merr vesh ajo nga spitali”

Mjeku Petrit Vargu i ftuar në studion e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun” ka hedhur akuza të forta mbi menaxhimin e situatës së pandemisë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë. Vargu shprehet se njerëzit tashmë pas 5 muajsh arrijnë të dallojnë se kush ka patur të drejtë në deklarimet e bëra mbi situatën e koronavirusit dhe kush i ka shërbyer axhendës qeveritare.

Mjeku thekson se nuk e kupton pse duhet të shkojë ministrja në inspektimin e spitalit COVID 3 kur ajo nuk merr vesh fare nga spitalet dhe madje kur inspektimin e kryen dhe pa drejtorin e spitalit.

“Mllefet politike ne nuk i kemi shprehur asnjeherë, dhe pas 6 muajsh eksperiencë në këtë luftë me Covidin, qytetarët mund të nxjerrin përfundimet se kush ka të drejtë, ne që kemi thënë të vërtetën apo ata që i kanë bërë fresk qeverisë.

Deklaratat i kam super të legjitimuara dhe të arritshme, unë kam thënë që testi serologjik bëhët vetëm për të rikthyer njerëzit në punë. Testet e bëra për nivel studimor nuk kanë asnjë rëndësi. Ato që ndihmojnë gjurmimin e pacienteve dhe ndihmojnë në luftën ndaj epidemisë janë testet me kite dhe tamponë, përmes të cilave mund të bëhet gjurmimi i zinxhirit epidemiologjik.

Nëse e keni parë dje, ministrja e Shëndetësisë inspektoi spitalin COVID3. Ça do inspektoj ajo o vlla, ku merr vesh ajo nga spitali o vlla. Çuditërisht në atë panel të ngushtë nuk ishte drejtori i spitalit. Ngaqë janë totalisht out ia japin formimin e personelit një mjeku të shkëlqyer, Arben Gjata kirurg që të formojë personelin, por kjo nuk është detyrë e Ministrisë së Arsimit por e Ministrisë së Shëndetësisë. Ja e kuptoni në çfarë falsiteti jemi një falsitet që e kuptojnë dhe fëmijët 7 vjeç”, tha mjeku Vargu.

SHBA: E mirëpresim marrëveshjen e 5 qershorit, po ju monitorojmë

Ambasadori Philip Reeker, nga zyra për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë në Deartamentin e Shtetit tha të enjten se, Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ai i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, gjatë së cilës foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Evropë gjatë kësaj jave, si dhe përparësitë e marrëdhënieve transatlantike.

Më herët parlamenti në Shqipëri miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare.

“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë.

Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.

Berisha: Narkodrejtorë dhe narkoshefa, pronarë të plantacioneve me kanabis

Në periudhën më të përshtatshme për kultivimin e kanabisit, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur nga një oficer policie, në lidhje me kultivimin e drogës në rrethin e Skraparit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shruan se sipas një raporti policor, narkodrejtorë dhe narkoshefa policie, janë pronarët e mëdhenj të plantacioneve të drogës në Skrapar.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Raporti policor:
Skrapari i dyndur me droge!

Narkodrejtore dhe narkoshefa policie pronare te medhenj te plantacioneve te droges ne Skrapar.
Lexoni denocimin e oficerit dixhital. sb

M/mengjesi Drejtor! Ne keto momente me vjene nje info I verifikur mire ne lidhje me kuttivimin e kanabisit ne rrethin e Skraparit. Ne vendin e quajtur nga Rezervuari I fshatit Qafe pergjate perroit deri ne lumin Osum jane parcela pa fund te Kanabisit te mbjelle nga titullar te policise dhe drejtues te tjere te pushtetit. Por me interesante eshte se kjo sasi e madhe e mbjelle ne keto zona si Qafe,Suk dhe Sukaras gjithmone sipas burimit jane nen mbikqyrjen e nje toge operacionale te DP. Gjithashtu mbjellje masive ka edhe ne zonen e Tomorrices pasi ne baze te info te sigurta cdo nate ka te shtena me bresheri armesh sidomos ne fshatrat ne kufi me KO dhe GR. Dua te theksoje qe ne zonat e Qafes, Suke dhe Sukaras jane plantacionet e ish drejtuesve te policise qe kane drejtur disa rrethe keto vite dhe te drejtuesve te tanishem ne bashkepunim me njeri tjetrin. Gjithmon me pelqimin e drejtuesve politik ne qender dhe ne baze. Drejtor,pervec ketyre parcelave qe ju citova me lart info tjeter eshte ne vendin e quajtur Vendreshe e Tret ne kufi me zonen e PR ne aferi te fshatit Vinokash. info eshte I verifikuar.

Vasili: Për marrëveshjen e 5 qershorit u deshën 6 muaj, ndërsa Kushtetua e vendit kërkohet që të ndryshohet për 6 ditë

Teksa përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri deklaroi se opozita nuk është dakord që të flasë për listat e hapura në Këshillin Politik, krejt të kundërtën deklaroi përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili.

Ai tha për mediat se opozita e bashkuar ishte njohur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese para dy ditësh, ndërsa afati kohor i lënë në dispozicion ishin 6 ditë. Sipas Vasilit, Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në 6 ditë.

“Një çështje tjetër që është hedhur në Këshillin Politik kanë qenë dhe ndryshimet kushtetuese. Kanë të bëjnë me të ashtuquajturat Listat e Hapura. Propozimi, fakt i kryer, është depozituar para 2 ditësh në Këshill. Dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh.

Nëse për kodin elektoral, marrëveshjen e 5 qershorit, u deshën 6 muaj, kërkohet që Kushtetua e vendit të ndryshohet për 6 ditë. Këshilli Politik dhe opozita në Këshill mbetet e palëkundur që të diskutojë çdo çështje, por pa logjikën e faktimit të kryer, pa trysni dhe duke i dhënë hapësirë debatit. Keni parë që në emër të popullit, të vullnetit të tij, flasin hajdutët e votave të popullit”, tha Vasili.

Bylykbashi i prerë: Ajo që është dakordësuar në Këshillin Politik të kalohet pa asnjë ndryshim. Ata duan pazare!

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se, në mbledhjen e sotme është dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që ka të bëjë me veprat penale që dëmtojnë zgjedhjet. Ai akuzoi palën maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi duan pazare me dyer të mbyllura.

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëvjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime.

Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura”, tha Bylykbashi.

“E bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj. Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi duan që të shkojnë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.

VOA citon ndërkombëtarët: Ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit

VOA: Ndërkombëtarët reagojnë për nismën e ndryshimeve kushtetuese

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot me një shumicë dërrmuese (99 vota në favor, 6 kundër dhe 4 abstenime) ndryshimet në Kodin zgjedhor të dakortësuara më 5 Qershor mes Partisë socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare

Kryeministri Edi Rama deklaroi në sallë se shumica nuk po votonte me zemër, por si shenjë e një kompromisi të nevojshëm, duke njohur se demokratët dhe aleatët e tyre janë një realitet politik i pamohueshëm. “Unë sot do shtyp butonin për Bashën, jo për veten time. Gjithë deputetët e PS do shtypin butonin për ata që mungojnë, jo se ishte gjëja që na intereson më shumë, dhe se kjo është gjëja që ne morëm në këtë negociatë. Ne nuk morrëm asgjë. Në këtë negociatë kemi bërë vetëm një gjë. U kemi thënë, çfarë të doni ju, shkruajeni”, deklaroi kryeministri.

Votat për Marrëveshjen e 5 qershorit u dhanë dhe nga pjesa dërrmuese e opozitës parlamentare, e cila në këmbim ka marrë mbështetjen e socialistëve për ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet në formën e organizimit të deritanishëm .

Demokratët dhe aletatë e tyre e kanë kundërshtuar me forcë një akt të tillë që sipas tyre do të ketë pasoja të paparashikueshme për stabilitetin politik të vendit, duke folur për një vendim të njëanshëm.

Por kryeministri Edi Rama, pohoi sot sërish se ndryshimet kushtetuese do të votohen javën e ardhshme në parlament.

Miratimi i Marrëveshjes së 5 qershorit u përshëndet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. “Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën votimin e sotëm, duke theksuar se “përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020”. Sipas delegacionit të BE-së “dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”.

Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë gjithashtu e mirëpriti vendimin e parlamentit, duke nënvizuar më pas faktin se “si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, përfundon deklarata e OSBE-së.

Në reagimet, si të ambasadës amerikane ashtu dhe të përfaqësuesve europianë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes, ndryshimet e pritshme kushtetuese. Sipas ambasadës së SHBA-ve “mënyra gjithëpërfshirëse dhe transparente”, me të cilën u realizua Marrëveshja e 5 qershorit “duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

Delegacioni i Bashkimit europian nga ana e tij vë në dukje se “jemi në dijeni të propozimeve shtesë për reformën e sistemit zgjedhor. Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, thekson deklarata e Delegacionit europian. Në të njejtën linjë, u shpreh për këtë çështje dhe komisioneri Varhelyi.

Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht në Këshillin politik, të mbledhur tre ditë më parë, ndërkohë që dje opozita jashtë parlamentare nuk mori pjesë në një tjetër takim të Këshillit. Sot është lënë një tjetër mbledhje. Por kryeministri Rama paralajmëroi se nuk do të presin pa fund. “Nëse do duan të rrinë jashtë, ju siguroj se ne nuk do përpiqemi t’i sjellim brenda. Se nuk është më kohë të merremi me këtë proces edukativ, që PS-së i është kërkuar ta bëjë vijimësisht, dhe që nuk është se ka dhënë rezultate inkurajuese Dakortësia mes forcave parlamentare votohet në 30 korrik. Padiskutim”, deklaroi zoti Rama në parlament, duke ripërsëritur qëndrimin se as ndërhyrje të mundshme ndërkombëtare nuk do ta bëjnë të ndryshojë mendje në këtë rast.

“Kur ne kemi vetëdijen se po bëjmë gjën e duhur për Shqipërinë e shqiptarët jemi të gatshm që mosdakortësitë dhe me miqtë e partnerët t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk i vëmë në diskutim detyrimet tona në kuadrin e aleancave të natyrave të ndryshme. Nuk vëmë në diskutim detyrat tona këtu për të mos lëshuar asnjë fije me prioritetet që janë tonat, por dhe të partnerëve tanë, në radhë të parë që nga terrorizmi, deri te krimi i organizuar, po kur vjen puna do hapim lista ose jo, më vjen keq, këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Dhe nuk kemi asnjë problem ta diskutojmë e t’ua themi, siç besoj do ta bëjmë nëse do të jetë e nevojshme, por nuk do jetë për një kohë të gjatë. Ky parlament do hapi listat me 30 korrik”, theksoi kryeministri Rama.

REAGIMI I OPOZITES

Për Opozitën e Bashkuar “miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, shprehet në një deklaratë të përbashkët Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

“Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, përfundon deklarata.

Opozita e Bashkuar: Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nga Këshilli Politik

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik mbajtën një qëndrim në takimin e radhës, duke deklaruar se çdo ndryshim duhet të kalojë në KP.

“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë.

Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.

Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, thuhet në qëndrimin e opozitës.

Çfarë kërkon opozita

Opozita i përgjigjet PS: Po vazhdoni t’i bëni ndyshimet kushtetuese fakt të kryer. Nesër në mbledhje të gatshëm të diskutojmë.

Z. Gjiknuri,

Po ju përsërisim se në dialog politik, nuk mund të veprohet me teorinë e faktit të kryer! Është gabim dhe miqësisht vlerësoni mundësinë për të reflektuar për këtë qëndrim të paprecedentë.

Edhe në email tuaj ju e beni ndryshimin kushtetues fakt të kryer dhe na ftoni të dialogojmë sesi do ta detajojmë në ligjin ekektoral.

Këtë fakt nuk pranoi Opozita në mbledhje dhe nuk mund ta pranojmë, sepse ne i qëndrojmë strikt marrëveshjeve politike që kemi nënshkruar, dhe se ndryshimet kushtetuese për çështjet e zgjedhjeve duhet të bëhen gjithmonë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur. Ato nuk mund të na serviren si fakt i kryer, ndërkohë që ne po ju kërkojmë të diskutojmë bashkërisht për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Teorinë e faktit të kryer ju e aplikoni edhe në email tuaj të fundit. Po ju citoj:
1. “Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjit elektoral me nismën për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar”;
2. “Z.Rama ju ftoi që dakordësohemi për sa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për të reflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.”.
3. “shpreheni të gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetues për hapjen e listave.”. [Kjo është e pavërtetë sepse nuk kemi thënë këtë në email tonë]
4. “ju kërkoj që të dërgoni paraprakisht propozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.”
5. “në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat.”.

Ne nuk kemi refuzuar dialogun as dje, as sot dhe as kurrë. Siç ju e dini, kishim konfirmuar që jemi në pamundësi për të qenë në mbledhje dje dhe kërkuam që mbledhja të zhvillohet sot. Por edhe mbledhjen ju e bëtë fakt të kryer.

Unë dhe kolegu Vasili do të jemi nesër në mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar për çdo çështje që ju mendoni se duhet të trajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Mirëpresim pa asnjë paragjykim të na parashtroni qëllimin e iniciativës së njëanshme që keni ndërmarrë dhe që na e keni vënë në dispozicion vetëm në mbledhjen e datës 20 Korrik, pra vetëm 3 ditë më parë!!! Mbi këtë jemi të gatshëm të diskutojmë pa asnjë shtrëngim kohor, sepse Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të trajtohet si rregullore kooperative që shqyrtohet, diskutohet e miratohet për 3 ditë!!! Aq më tepër ku ajo prek zgjedhjet, ku çdo aktor zgjedhor dhe parti politike duhet të ketë zërin dhe mendimin e tij, në një proces gjithpërfshirës, të sinqertë dhe të hapur.

Shihemi neser! Ju përshëndesim!

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili