31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Votimi i marrëveshjes/ Komisioneri i Zgjerimit: Çdo ndryshim të ketë frymën e 5 qershorit dhe të mos dalë nga shinat

EP-094320A_Hearing_VARHELYI_complete

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Në deklaratën e tij të bërë në Twitter, Varhelyi kërkon që çdo ndryshim të ketë frymën e 5 qershorit dhe të mos dalin nga shinat.

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi

Shqipëria: Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Kjo përmbush një kusht kyç të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për çdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.

Deklarata e fortë e KE: Të mos cënohet fryma dhe rezultati i marrëveshjes së 5 Qershorit

Komisioni Europian ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit në Kuvend. Në deklaratën e zëdhënëses Ana Pisonero thuhet se, ‘procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit’.

Deklarata e Komisionit Europian

BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor.

Kjo përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor.

Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit.

Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.

Opozita e Bashkuar: Të gatshëm të vijojmë dialogun në mirëbesim! Ndryshimet e njëanshme e minojnë marrëveshjen e 5 Qershorit

Opozita e Bashkuar ka përshëndetur votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por theksojnë se ndryshimet e njëanshme të kushtetutës që kërkon të bëjë Rama, e minojnë këtë gjë.

‘Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit’, thuhet në deklaratën e Opozitës së Bashkuar.

Deklaratë e koalicionit të Opozitës së Bashkuar

Miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky është qëllimi i Opozitës së Bashkuar, që nga 14 Janari, ku jemi angazhuar në mirëbesim në Këshillin Politik.

Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët i të gjitha partive politike në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Opozita e Bashkuar shpreh mirënjohjen ndaj SHBA – BE dhe Vendet Anëtare – Britania e Madhe – OSBE për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar për arritjen e një Reforme Zgjedhore konsensuale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Raporti europian/ Paratë nga trafiku i drogës përdoren për të blerë zgjedhjet, PD: Rama ndërtoi narkoshtetin, krimi i organizuar i paprekshëm

PD ka reaguar përmes ish deputetit Enkeled Alibeaj lidhur me raportin Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, për të cilin tha se konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

“Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format”, u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë

Dosja 184 për blerjen e zgjedhjeve në Dibër dhe dosja 339 për blerjen e zgjedhjeve në Durrës, Shijak, Kavajë dhe Lezhë përmes trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Partia Socialiste në në pushtet nuk janë raste të izoluara të partneritetit të qeverisë së Edi Ramës me krimin e e organizuar.

Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, e cila bashkëpunon me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.

Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda
Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërine, madje edhe përsa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport.

Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmërinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit.

Janë lidhjet e politikës me krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!

Po bën gati funeralin e vet politik, Rama: Nuk pyesim për ndërkombëtarët, do bëjmë si duam

Në seancë plenare kryeministri Edi Rama u ndal të komentojë edhe cështjen e listave të hapura si edhe debatin me ndërkombëtarët që pasoi votimin e ndryshime kushtetuese.

Rama iu përgjigj edhe ndërkombëtarëve sa I takon hapjes së listave, ndërsa tha se mund të diskutojë me ta gjithcka por kur vjen puna për hapjen apo jo të listave, për këë vendos parlamenti me votë më 30 korrik.

““Këshillin Politik e ka krijuar vullneti ynë e që ka përgjegjësinë të shohë përtej kësaj salle në çdo aspekt, që përtej retorikës e debatit politik edhe atë që e quajmë opozita rrugore të mos harrojmë që është realitet politik.

SHBA, BE, etj kanë dhëne kontribut të çmuar, se PD akoma nuk di të flasë shqip me shqiptarët, nuk e pranoj dot që edhe në 2020 duhet të flasim anglisht me njëri –tjetrin, dhe këtë i kërkova Bashën në 2017, jo më anglisht ne dhe partitë tona se është turpi i botës, nuk na respektojnë më shumë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë detyrat tona.

Mosdakordësitë t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk jemi as SHBA as BE, por një vend i vogël dhe jemi këtu edhe falë partnerëve tanë. Nuk vëmë ndonjëherë në diskutim detyrat tona për të mos lëshuar asnjë fije me prioritetet që janë tonat por edhe të partnerëve tanë, ama kur vjen puna për listat, hapen listat apo s’hapen listat, më vjen keq po këtë e vendosim ne!

Se pastaj do ishte fundi dhe nuk kemi asnjë problem ta diskutojmë e t’ua themi. Po nuk besoj se do jetë e nevojshme për një kohë të gjatë se ky kuvend do hapë listat më 30 korrik.” u shpreh Rama.

Vasili: Rama kërkon të trondisë rendim kushtetuese, por…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet e fundit mbi Reformën Zgjedhore.

Duke konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama, si personin që po tenton të shkatërrojë procesin.

Sipas tij, edhe vetë negociatori socialist, Damian Gjiknuri, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, duke e pranuar se ato trondisin rendin kushtetues dhe krijojnë tollovitje në proces.

Vasili e përgëzoi Gjiknurin për këtë, duke shtuar se ai ndryshoi qëndrim pas ndërhyrjeve të Ramës, pasi kishte frikë nga ky i fundit.

Intervista:
Çfarë ndodhi në mbledhjen e fundit, ku ishte dhe Rama?
Ishte një ndër mbledhjet më joproduktive që Këshilli Politik ka bërë ndonjëherë. Edhe shfaqja e kryeministrit në të ishte e pavend. Dihet që ai nuk shkëlqen asnjëherë. Ishte një njeri i tepërt në atë vend dhe ndaj dhe u largua.

A patët debate?
Sigurisht që debate pati, por gjithcka që Rama tha kishte një lajtmotiv ‘unë kam frikë të garoj me kundërshtarët e mi, jam i mundur dhe kam gjetur një sebep, të bëj listat e hapura’. Kjo është turp, Rama duhet të përballojë frikërat. Nuk bëhet fjalë për lista të hapura, është çerek, pantallona të prera as të gjata, as të shkurtra.

Cfarë i kërkuat Ramës?
Kërkesa është vetëm një ‘mos u spërdridh më, shko e voto 5 qershorin’.

Marrëveshja e 5 qershorit po votohet sot, jeni të kënaqur me mazhorancën?
5 qershori nuk është kënaqësi, por detyrim. Nuk garanton asnjë privilegj të opozitës së bashkuar, por garanton barazi mes opozitës dhe mazhorancës. Lëshimi i vetëm që ka bërë Rama është se nuk vjedh dot. Nuk ka asnjë kërkesë specifike nga ana jonë, janë kërkesat e OSBE/ODIHR.

A do shkoni sot në mbledhjen e Këshillit Politik?
Padiskutim që do të shkojmë. Ne u kishim thënë që të mblidheshim për sot, se kishte shumë ligje për të diskutuar e miratuar. Ligjet kanë të bëjnë me shit-blerjen e votës, demaskimin e krimit, etj, pra që janë ‘zemra’ e procesit zgjedhor. Këshilli do të prodhojë produktin e tij konsensual, që ndihmon procesin zgjedhor.

A do merrni pjesë në diskutimet për ndryshimet kushtetuese?
Ky ishte një karagjozllëk politik i ‘mazhorancës biss’, pra opozitës parlamentare. Vetë Gjiknuri ka thënë në Këshill që këto drafte trondisin rendin kushtetues, krijojnë tollovitje në proces. E përgëzoj Gjiknurin për pjesën juridike, ndërsa për pjesën teknike ka qenë një dizastër i vërtetë, kuptohet nga frika e Ramës. Kur ndërhyri Rama, Gjiknuri u shfaq ai që s’duhet të ishte.

Si do reagoni, nëse mazhoranca i voton pa konsensusin tuaj ndryshimet kushtetuese?
Do shohim ç’do të bëhet me mazhorancën, do të ulet të diskutojë për çështjen konkrete, apo do t’i fshihet. Shqiptarët nuk duan mashtrime, e dinë që Rama ua ka vjedhur votat.

Nëse cenohen koalicionet, cili do të ishte qëndrimi juaj?
Ndryshimet kanë një zhvillim juridik shumë të rëndësishëm, do kërkohet prekja e Kodit Zgjedhor sërish. Kodi i sapomiratuar do të preket sërish. Gjithcka që po bën Edi Rama ka vetëm një kosto, izolimin e shqiptarëve. Izolimin e kemi provuar 45 vjet, dhe ka vetëm një faturë, mjerim, skamje. Neve na duhet hapja, ku njerëzit të jetojnë më mirë dhe të kenë dashuri më të madhe.

A do iu riktheheni protestave, nëse kalohen ndryshimet kushtetuese?
Nuk jam unë drejtuesi i opozitës, nuk marr unë vendime. Jam i lumtuar që opozita ka një drejtues kolegjial. Me principalitet dhe durim do të marrim vendime që të jenë shumë të forta.

Lidhur me koalicionet, a duhen diskutuar deri më 30 korrik?
Diskutimet nuk i sjellin asnjë të keqe demokracisë. Edi Rama është produkt i një koalicioni. Tani ai thotë të futemi si pazar, ky është bastardimi që po bën.

SHBA e bën të qartë qëndrimin për marrëveshjen e 5 qershorit

mbasada e SHBA-ve ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti si pjesë e reformës zgjedhore.

Ambasada deklaron se ky akt e çon Shqipërinë një hap përpara drejt BE. Ndërkohë që mirëpret vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Ambasada e SHBA shprehet se të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

Raporti i EMCDDA/ Reagon Berisha: Aktakuzë shkatërrimtare nga BE për Ramën dhe narkoshtetin e tij!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të Raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Berisha shkruan se, ky raport është një aktakuzë shkatërrimtare nga BE për Ramën dhe narkoshtetin e tij!

Postimi ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Aktakuze shkaterrimtare nga BE per Edvin Drogen dhe narkoshtetin e tij!

Rezultatin e zgjedhjeve ne Shqiperi narkoshteti i vetem ne Europe!

Lexoni pjese nga ky raport! sb

Fakte tronditëse nga BE: Narko-mafia punon kundër opozitës

Një detaj tronditës ka dalë nga raporti i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Raporti, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës.

“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,” thuhet në raport.

Faktikisht ky konkluzion tronditës i cili bazohet në dokumente të shërbimeve policore dhe inteligjente të vendeve në BE, vulos strategjinë e narko-shtetit të ‘Rilindjes’ dhe të kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2016, e cila i parapriu zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kur PS fitoi e vetme pushtetin.

Ndërhyrja e madhe e krimit të organizuar dhe posaçërisht e organizatave të drogës u vërtetua jo vetëm nga përgjimet e vëllezërve Habilaj, të cilët flisnin për dhjetëra milionë euro që duheshin për Saimir Tahirin dhe fushatën e PS vetëm në Tiranë.

Gjithashtu nga përgjimet e publikuara prej “Bild”, u vërtetua se si narko-trafiku bashkëpunon ngushtë me politikën dhe nivelet më të larta të qeverisë Rama, në periudhën e fushatave elektorale.

Erion Veliaj kërkon pajtim në gjyq me botuesin Ylli Ndroqi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi për të dytën herë seancën në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke u paraqitur me një avokat në përballjen me Presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi. Avokati i kryebashkiakut kërkoi shtyrje dhe tha se Veliaj do t’i kërkonte falje zotit Ndroqi. Ndërsa Presidenti Ndroqi kërkoi praninë e Veliajt në seancën e radhës që do të jetë më 8 shtator.

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Ndryshe nga seanca e shkuar në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi këtë herë ai është përfaqësuar nga vetëm një avokat

Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor i të zgjedhurit argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim

Për këtë kërkesë z.Ndroqi deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë z Veliaj, i cili në seancë pajtimi duhet të kërkojë falje për ato ç’ka thënë ndaj ndaj tij dhe gazetareve të RTV Ora dhe Ora News

Ne foto: Presidenti i “Yldon Media Group” sot ne Gjykate, nderkohe i padituri Erion Veliaj nuk u paraqit.
Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e rradhës.

Avokati Erind Mërkuri: Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi.

Presidenti i Yldon Media Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta

Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.

Babëzi në kohë pandemie/ Ministrja e Ramës, 9 milionë lekë për një televizor me prekje në zyrë! Për çfarë i duhet?

Ministria e Financave e drejtuar nga Anila Denaj ka hapur një tender të çuditshëm në kohë pandemie, për blerjen e një televizioni me prekje që do të kushtojë rreth 9 milionë lekë të vjetra.

Edhe pse u tha se prokurimet publike do të reduktoheshin ndjeshëm, sa kohë që financat janë goditur si pasojë e Covid 19, ministrja jo vetëm që kërkon një televizor me prekje, por do ta blejë atë për një shumë marramendëse….

Ky televizor, që sipas të dhënave të tenderit duhet të jetë i përmasave 75’’ inch, ku zor se mund të arrihet nga ana e përdoruesve të tij. Mund të kuptojmë një televizor ndoshta deri në 32” inch me prekje, por televizor 75” inch me prekje? Nuk duhet ende se për çfarë mund t’i shërbejë ministrisë një televizor me përmasa kaq të mëdha.

Për ta thelluar edhe më tej skandalin, ka menduar vetë Denaj, ku duhet t’iu themi se tenderin e ka fituar as më pak dhe as më shumë sesa vetë këshilltari i kësaj ministrie Knidi Bashari. Individi i përmendur më lart, është lakuar vetëm pak vite më parë nga mediat edhe si një person për të cilin FBI kishte kërkuar informacion për një nga kompjuterat dhe adresat IP të kompanisë ku ishte pronar.

Dhe në fakt po kjo kompani rezulton se ka fituar tenderin me një vlerë rreth 9 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për kompaninë “KEMINET SHPK” me administrator Ilir Kurti dhe pronarë përkatësisht Ezmolda Barolli me 49,5% të kuotave, Knidi Bashari me 45,5% të kuotave dhe Flir Mosho me 5% të kuotave. Knidi Bashari sipas faqes në internet të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rezulton se është ende këshilltar pranë kësaj ministrie.