29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Eksperimenti që do të mbledhë 4 mijë njerëz në koncert për të studjuar përhapjen e koronavirusit

Një ekip nga universiteti Martin Luther i Halle-Wittenberg po rekruton njerëz për një ‘eksperiment coronavirusi’, në një stadium të mbyllur në Leipzig me shkrimtarin Tim Bendzko më 22 gusht.

Pjesëmarrësit, në maska, do të veshin një pajisje rreth qafës së tyre që dërgon një sinjal në intervalet prej pesë sekondash që tregojnë se sa afër janë me personat e tjerë.

Studiuesit do të përdorin gjithashtu dezinfektues fluoreshent të duarve për të identifikuar zonat me prekje të lartë dhe makinat e mjegullës do të përdoren për të parë se si avujt luajnë një rol në përhapjen e virusit.

“Ne po mundohemi të zbulojmë nëse mund të ketë një rrugë të mesme midis normës së vjetër dhe asaj të re, që do t’i lejonte organizatorët të vendosnin njerëz të mjaftueshëm në një vend koncerti për të mos humbur”, thotë Dr. Stefan Moritz, drejtuesi i klinikës së Universitetit Martin Luther të sëmundjeve infektive.

Vullnetarët për projektin ‘Restart-19’ duhet të jenë midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe duhet të testojnë negativ për virusin 48 orë para se të marrin pjesë.

Të gjithë do të marrin pjesë në tri koncerte dhe i pari do të jetë pa distancim shoqëror siç ishte para-pandemisë dhe do të hyjnë vetëm me dy dyer kryesore.

E dyta, do të jenë njerëz që vijnë përmes tetë dyerve të ndryshme dhe çdo ulëse e dytë do të jetë e bllokuar.

Për koncertin e tretë dhe të fundit, vetëm 2.000 njerëz do të lejohen në stadiumin – i cili ka 12.000 ulëse dhe do të ulen 1.5 metra larg njëri-tjetrit.

Katër vjet nga Reforma në Drejtësi, po drejtësia ku është?!

Nga Çlirim GJATA

Si sot katër vjet më parë u miratua reforma në drejtësi. D.m.th. ndryshimet kushtetuese në kapitullin e drejtësisë. U shfuqizua totalisht sistemi kushtetues i drejtësisë i ndërtuar jo larg, por në 1998-ën dhe u miratua totalisht një sistem i ri drejtësie, pothuaj i pangjashëm me të parin.

Si u realizua ky sistem??

U ndërtua një sistem drejtësie tepër i ndërlikuar, i anatemuar ashpër nga Kom.Venecias dhe i pa njohur në asnjë vënd demokratik, pra një eksperiment i kryer për herë të parë në Shqipëri;

U ndërtua nga një grup ekspërtësh teknicien ndërkombëtarë, të panjohur, pa c.v., dhe pa asnjë të dhënë të profesionalizmit të tyre(kjo nuk shmang përgjegjsinë e ekspertëve shqiptarë që firmosën me sytë mbyllur);

U ndryshua Kushtetuta pa marrë parasysh pasojat që sjell kjo në organet e drejtësisë në kohë dhe ja ku jemi tre vite pa organe kryesore të drejtësisë(pa Gj.Kusht.)

U miratuan 40 ligje të reformës në mënyrë të njëanshme nga qevria Rama, të cilët prishën edhe atë pak cilësi, që vinte nga konsensusi kushtetues.

Pas katër vitesh çfarë rezultatesh kemi??

Nuk është ngritur akoma Gjykata Kushtetuese;

Nuk është ngritur akoma Gjykata e Lartë;

Nuk ka përfunduar ndërtimi i SPAK-ut(do hetojë politikanët e lartë për korrupsion), si institucion i ri i pavarur hetimi;

Nuk është ngritur akoma Byroja Kombëtare e hetimit(BKH), që sipas tam-tamave do të jetë FBI shqiptar dhe është askund;

Dhe të gjitha këto pas katër vitesh miratimi dhe detyrimi në kushtetutë.

Kemi një KLP(emëron dhe shkarkon Prokurorët)familjare me Kryeministrin;

Kemi një KLGJ(emëron dhe shkarkon Gjyqtarët)të kapur nga Kryeministri;

Kemi një KED(emëron gjyqtarët kushtetues), që skandalizoi edhe Kom.e Venecias me mashtrimin e rastit Dvorani, dhe që dështon me sukses të madh në emërimin e anëtarëve të kushtetueses, rasti i fundit ku nga 9 kandidatë, nuk u zgjodh asnjëri.

Kemi një ILD(Inspektori që propozon shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar), i cili jo vetëm është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe arsye nepotike, por le të më thotë dikush çfarë ka bërë këto 6 muaj.

Kemi një trupë prokurorie dhe gjyqsore sot, të shkatërruar psikologjikisht në pritje të vetingut si i dënuari në pritje të pushkatimit.

Dhe i fundit: VETINGU – me standartet e tij legjendare të dyfishta. Për të njëjtat arsye që largohet një gjyqtar, mbahet në punë një tjetër. Shkurt, Vetingun e kalon vetëm ai që ka mik pashanë, më falni Edi Ramën. Nuk ka asnjë plan se si do të zëvëndësohen ata që shkarkohen nga Vetingu. E pra prokuroritë dhe gjykatat po shkojnë drejt zbrazjes.

Në vitin 2015, kur filluan debatet për refomën në drejtësi, kam arsyetuar në media se kjo reformë dhe vetingu duhen filluar nga politika dhe jo nga drejtësia. Sepse korrupsioni në drejtësi është pasojë e atij politik dhe sëmundja duhet luftuar nga shkaku, jo ngaa pasoja.

Ithtarët e reformës dhe “gjenitë” e kushtetutës kundërshtonion se reforma në drejtësi do sjellë luftën kundër politikës së korruptuar. Dhe çfarë ndodhi? Ku jemi sot pas 4 vitesh? Politika e korruptuar është në pushtet, organe drejtësie s`kemi.

E di, që do më thonë, se të gjitha këto i dimë, po cila është zgjidhja?

Kushtetutë e re e dalë nga një kompromis i madh historik dhe një pranim gjithëpopullor. Mendimi im.

Teleskopi Evropian merr foton e parë të një sistemi tjetër diellor

Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

Në një deklaratë, OEJ tha se imazhi është fotografuar nga teleskopi i tij jashtëzakonisht i madh në shkretëtirën Atakama të Kilit.

Studiuesit që zbuluan sistemin diellor thanë se ai është 300 vite drite larg, relativisht afër me standardet galaktike. Ata thanë se ylli kishte emërtimin TYC 8998-760-1 dhe ndodhej në yjësinë Musca.

Studiuesit kanë përcaktuar se sistemi është 17 milionë vjeçar, relativisht i ri krahasuar me sistemin tonë diellor, i cili besohet të jetë 4.5 miliardë vjeçar.

Hulumtimi u botua të martën në revistën Astrophysical Journal Letters. Studiuesi kryesor Alexander Bohn, tha se ajo që e bën zbulimin kaq emocionues është fakti se ylli është “një version shumë i ri i diellit tonë. Ai tha se zbulimi jep “panoramën e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij.”Zoti Bohn tha që vëzhgimet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e sistemit tonë diellor. Marrja e imazheve të drejtpërdrejta, tha ai, ofron mundësinë më të mirë për të zbuluar jetën jashtë sistemit tonë diellor, nëse ajo ekziston. Ai tha se duke vëzhguar dritën nga vetë planetet, “mund të analizohen atmosferat për ekzistencën e molekulave dhe elementëve që mund të sugjerojnë se ka jetë”. Astronomët zakonisht konfirmojnë botë rreth yjeve të tjerë duke vëzhguar zbehjen e shkurtër por periodike të dritës së yllit, që tregon ekzistencën e planeve në orbitën e tij. Vëzhgime të tilla indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë Rruga e Qumështit. OEJ konsiderohet obzervatori më produktiv astronomik në botë. Ai mbështetet nga një konsorcium i vendeve evropiane dhe Kili, si dhe vende të tjera anëtare.

Foto/ Ishte i zhdukur prej disa javësh, trupi i të riut nga Kavaja gjendet i groposur në…

Trupi i pajetë që rezultonte i zhdukur prej disa javësh, i një shqiptari, është gjetur në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë Riku Beun, i cili së bashku me familjen ishin banues në Kavajë, në fshatin Kryevidh.

Trupi i 35-vjeçarit është gjendur i groposur në periferi të Skupit, ndërsa është identifikuar nga familjarët e tij.

Autoritetet shtetërore në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë. Analiza e ADN-së dhe materiali gjenetik i marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut. Kujtojmë këtu se policia shqiptare, por dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij.

Trupi i Rikut ishte gjetur prej disa ditësh, por vetëm pesë ditë më parë një polici njoftoi familjen, e cila u nis për në Shkup.

Krahasimi i ADN-së në trupin që u gjet i groposur në Shkup, përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut, i cili rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020.

Buzëgremina ta tregon vetë “drejtimin e duhur”!

Nga Taulanda JUPI

Më në fund nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, përveç “shoqërisë civile” që nuk e ka kuptuar se në krye të shtetit Shqiptar drejton një kryeministër me synime makiaveliste, objektivi i të cilit, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i privuar gjithsecilit prej nesh jo vetëm të ardhmen europiane, por mbi të gjitha stabilitetin në vend.

Propaganda, mekanizmi i vetëm fuknsional i sektit Rilindja, ka prodhuar sloganë fushatash të cilave vlen tu rikthehemi vëmendshëm duke vëzhguar dhe analizuar premtimet: “Përtej të majtës dhe të djathtës!”, “Shqipëria e gjeneratës tjetër!” apo “Drejtimi i duhur”. Ky skanim vlen si analizë reflektuese jo vetëm mbi dobësitë tona si qytetarë, por veçanërisht për të reaguar në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur.

Po të kthehemi pas në kohë, për të analizuar pendesa që na rrijnë varur në ndërgjegje si pikëpyetje të mëdha të llojit: “Si erdhëm deri këtu?” apo “Çfarë ndodhi, pse e lejuam?”, do të kujtojmë se “Përtej të majtës dhe të djathtës!” ishte një nga sloganet e Rilindjes që atraktoi imagjinatën e votuesit. Në pamje të parë dukej një filozofi progresiste, gjithpërfshirëse por në të vërtetë rezultoi një filozofi e pambështetur në një linjë ideologjike, pa një kontur të qartë përkatësie bindjesh, e materializuar në reforma dhe vendime pragmatiste të cilat në thelb kishin dhe kanë vetëm një qëllim: forcimin dhe mbajtjen në pushtet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë njeriu të vetëm, ai është Edi Rama.

“Shqipëria e gjeneratës tjetër” ishte një tjetër slogan me premtimin se reformat e filluara, apo ato që do të ndërmerreshin në mandatin pasardhës do të ndërtonin një Shqipëri të së ardhmes.

A nuk është momenti të pyesim: Ku është sot Shqipëria e gjeneratës tjetër? Apo për ti shkuar në thelb pyetjes : ku është sot gjenerata tjetër?

Arratisur e syrgjynosur rrugëve të botës do t’i përgjigjej Noli, “nxënësit të tij”. Pasiguria për të ardhmen, mungesa e mundësive apo shpesh edhe mohimi tyre, zhgënjimi dhe humbja e shpresës, detyruan qindramijë qytetarë shqiptarë, mjekë, infermierë, inxhinierë, mësues të zgjidhnin ikjen, ndoshta pa kthim.

Po të përmendim këtu edhe nxënësit apo studentët që largohen nga Shqipëria për një arsim më cilësor, shifra bëhet alarmante edhe për një të ardhme shumë më të afërt. “Shqipëria e gjeneratës tjetër” do të ketë si mallkim mbi shpinë e vetmëm borxhin marramendës në kufijtë e falimentit. Ndaj premtimi “Shqipëria e gjeneratës tjetër” rezultoi një iluzion , mbeti një slogan i ofruar nga këshilltarë të shtrenjtë, imazhi europian i të cilëve u pingul fortë me çekanin e propagandës rilindase në kafkën (ndërgjegjen) e njerëzve të etur për ndryshim.

Slogani apo premtimi “Për Shqipërinë që duam!” meriton një pyetje direkte dhe pa shjellime: Për cilën Shqipëri bëhej fjalë?

Për Shqipërinë më larg se kurrë Europës, vlerave dhe standarteve të saj?

Për Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale?

Për Shqipërinë pa Gjykatë të lartë?

Për Shqipërinë me Parlament ilegjitim?

Për Shqipërinë ku rrjeti social i kryeministrit është shndërruar në fletore zyrtare?

Për Shqipërinë ku ligji nuk është njësoj për të gjithë?

Për Shqipërinë me shëndetësinë dhe arsimin e shkatërruar?

Për Shqipërinë e taksave të larta dhe ekonomisë së rrënuar?

Për Shqipërinë e drogës, korrupsionit, koncesioneve?

Për Shqipërinë e shitur, e shqyer dhe kafshuar nga babëzia si mall pa zot?

Besoj se asnjë shqiptar i cilës do bindje qoftë nuk ka imagjinuar kurrë të tillë “Shqipërinë që duam”.

Po nëse flasim për sloganin “Drejtimi i duhur”, në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, e veçanërisht në ditët e fundit, më shumë se drejtim të duhur, kemi parë rrugë pa krye, kthesa në errësirë, ecje në fusha të minuara, kërcime e fluturime pa busulla apo mekanizma orientues, pa transparencën e nevojshme se ku është dhe nga kalon ky i ashtuquajturi “drejtim i duhur”. Nëse drejtimi i duhur është buzëgremina ku ka vendosur të luajë rolin e tij të fundit, udha e mbarë i qoftë! Besoj shqiptarët kanë një tjetër projekt për të ardhmen e tyre.

Edi Rama në 7 vite qeverisje si kryeministër nuk pati vullnetin, vizionin dhe as forcën të dilte mbi pangopsinë dhe etjen për pushtet. “Mejdanin e luftës” e pati , të gjitha pushtetet i pati dhe përsëri për fatin e zi të shqiptarëve DESHTOI dhe HUMBI në “mejdanin e betejës” si kryeministër.

Ndaj sot nuk ka asnjë të drejtë morale, logjike jo e jo, tu drejtohet shqiptarëve me slogane e reklama të çngjyrosura propagande se “Partia socialiste do atë që duan qytetarët”.

Shqiptarët sot duan vetëm një gjë: Largimin e Edi Ramës! Partia Socialiste e zgjedh vetë çfarë do, më pas asaj që duan shqiptarët.

Edi Rama i bjerrur prej mekanizmit vetshkatërrues ku ka hyrë për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë po shkruan epilogun e tij duke shpikur lloj-lloj trikesh dhe marifetesh, për të zhbërë marrëveshjen e 5 Qershorit, marrëveshjen e 14 Janarit e çdo marrëveshje tjetër që do të mundësontë kushte për një garë të ndershme zgjedhore. I ndërgjegjshëm për dështimin e tij, Edi Rama nuk do garë, ai do të ketë në dorë sa më shumë mekanizma kontrolli mbi procesin dhe zgjedhjet e ardhshme.

Miratimi i Reformë Zgjedhore është një nga kushtet e Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të përmbushë përpara konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Opozita e bashkuar e kreu rolin për të cilin u anagazhua, para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar. Ndërsa Edi Rama ngado të kthejë kokën ka shenja dhe sinjale të dukshme çfarë duhet të bëjë:

TERHEQJE nga marrëzia!

TËHEQJE pa show, pa heroizma, pa bërtitur, pa klithma sakrifice!

TERHEQJE pa u kacavjerrur pas imazhit të Lulzim Bashës duke dashur ti ofrojë apo me keq akoma ti imponojë axhendën.

Ndërkohë që Edi Rama negocion për axhendë personale, Lulzim Basha në krye të Opozitës Bashkuar ka zgjedhur dhe punon për një axhendë tjetër, axhendën për tu sjellë shqiptarëve normalitet, axhendën e një Shqipërie Europiane.

Projekti 2 milionë euro i Blendi Gonxhes dhe AKSH me E-Transportet, Endri Hasa tregon faktet: Është vjedhje…

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shume here më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR dhe AKSHI ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

Raporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri, narko-mafia punon kundër opozitës

Raporti i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), që funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, shkruan për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Raporti, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës.

“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,” thuhet në raport.

Faktikisht ky konkluzion tronditës i cili bazohet në dokumente të shërbimeve policore dhe inteligjente të vendeve në BE, vulos strategjinë e narko-shtetit të ‘Rilindjes’ dhe të kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2016, e cila i parapriu zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kur PS fitoi e vetme pushtetin.

Ndërhyrja e madhe e krimit të organizuar dhe posaçërisht e organizatave të drogës u vërtetua jo vetëm nga përgjimet e vëllezërve Habilaj, të cilët flisnin për dhjetëra milionë euro që duheshin për Saimir Tahirin dhe fushatën e PS vetëm në Tiranë.

Gjithashtu nga përgjimet e publikuara prej “Bild”, u vërtetua se si narko-trafiku bashkëpunon ngushtë me politikën dhe nivelet më të larta të qeverisë Rama, në periudhën e fushatave elektorale.

Vasili nxjerr zbuluar Ramën: Tradhëtari që ja kaloi edhe…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në një postim në faqen e tij në Facebook pas deklaratave të Kryetarës së Komitetit Serb të Helsinkit, e cila, sipas ish deputetit të LSI, “zbulon rolin e Edi Ramës si promotor të shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi”.

“Për herë të parë Esat Pashë Toptani mu duk i vogël krahasuar me Edi Ramën kampionin e tradhëtisë ndaj shqiptarëve”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Edi Rama, tradhëtari që ja kaloi edhe Esat Pashë Toptanit!

Kryetarja e Komitetit Serb të Helsinkit zbulon rolin e Edi Ramës si promotor të shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi.

Ajo zbulon se Edi Rama ishte i vetmi, që u vetëofrua në këtë rol për misionin tradhëtar të dhënies Serbisë të teritorit të Kosovës të fituar me gjak, martirizim dhe sakrifica.

Kjo tradhëti s’ka nevojë për komente.

Per herë të parë Esat Pashë Toptani mu duk i vogël krahasuar me Edi Ramën kampionin e tradhëtisë ndaj shqiptarëve.

Lexojeni me poshtë intervistën e Zj.Sonja Biserko dhe për Albania Daily News.

Denoncimi i ushtarakut: Rama me vëlla Olsin dhe Xhaçkën bëjnë kërdinë me pronat e Ushtrisë gjatë pandemisë!

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Olta Xhacka dhe Eglantina Gjermeni, gjate nje aktiviteti me titull Forumi i gruas VDay, organizuar nga Partia Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me rastet e dhunes ndaj grave.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një ushtaraku i cili shkruan se, Rama, vëll Olsi, Don Agaçio, bashkeshortin e Ndrikull Xhaçkës, Dulakun lumturohen me 1 euro me të gjithë territorin e bazës navale të Sarandës dhe 4 hektarë tokë e 1500 m2 objekt ndërtimi dhe 10 tunele, e cila ndodhet në Surrel ngjitur me Sarajet etj etj.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Uji fle, hajni nuk fle!

Edvin Hajduti gjate pandemise se covid 19 ben kerdine ne pronat e Ushtrise!

Lexoni denonocimin e ushtarakut dixhital.

Ai denoncon vet Edvin Hajdutin, Vellaçko Olsin, Don Agaçio Dhuratmadhin, bashkeshortin e Ndrikull Xhaçkes, Dulakun se lumturohen me 1 euro me te gjithe territorin e bazes navale te Sarandes dhe 4 hektare toke e 1500 m2 objekt ndertimi dhe 10 tunele, e cila ndodhet ne Surrel ngjitur me Sarajet etj etj.

Denoncon vjedhjet e medha me tenderat nga Ndrikull Xhaçka etj. sb

I nderuar Doktor Berisha,

Jam punonjes ne ministrine e mbrojtjes dhe ne faqen Tuaj qytetari dixhital deshiroj te denoncoj babezine e qeverise mbi pronat e ushtrise edhe gjate fatekeqesise se pandemise Covid – 19.

Besoj ti keni njohur nga shtypi publikimet e Gjeneral Pirro Ahmetaj, i cili ka denoncuar me kurajo korrupsionin e kryeministrit Rama dhe ministres Xhaçka me pronat dhe abuzimet skandaloze ne drejtimin e Forcave te armatosura, si rastet kur nepermjet dhjetra tenderave “sekret”, me disa qindra objekte dhe qindra hektare siperafqe nga pronat e ushtrise te shtrira ne gjithe Shqiperine u jene dhuruar me 1 euro oligarkeve, familjareve te qeveritareve ose militanteve te partise ne pushtet.

Babezia e qeverise eshte rritur edhe mbas termeteve dhe gjendjes se fatekeqesise se pandemise covid 19! Si pershembull:

1-rasti i tenderit per blerje ushqimesh me nje kompani ndertimi (EUROVIA) nga MV, e rregjistruar ne Shqiperi vetem nje jave para tenderit,

2-rasti i tenderit per ndertimin e nje muzeu tjeter armesh me disa milion Euro,

3-tenderat per uniformat dhe karburantin, te cilat pa permbushur standartet minimale, me kercenime merren ne dorezim nga komandantet ushtarake,

4-tenderi per blerjen e GPS-ve edhe per 50 % te makinave jashte perdorimit ose ne tako,

5-rasti i super skandalit me bazen ushtarake detare te Sarandes i denoncuar ne media javen e kaluar nga Gjeneral Ahmetaj https://360grade.al/…/kryeministri-në-ikje-dorovit-për-1-e…/, e cila sic perflitet, u eshte dhuruar me 1 euro Olsit Dullakut , Agaçit, Krajes, Gaçit, …

4-Nepermjet ketij mesazhi dua te denoncoj se gjate fatekeqesise se pandemise me VKM edhe nje prone tjeter e ushtrise, e cila sipas VKM (bashlelidhur) ka siperfaqe 4 hektare, 1500 m2 objekt ndertimi dhe 10 tunele e cila ndodhet ne Surrel, shume afer bunkertit-shtepi te kryeministrit, i eshte dhuruar me 1 Euro, z. Ismet Shehu, nje miku te Kryeministrit (foto) dhe Erion Velise, ose nje guzhinjeri te sapo kthyer nga Anglia dhe qe ka ndertuar nje resorant te njohur prane shtepise se Rames. Sa mundemi te marrim vesh ne, edhe per kete prone te ushtrise, ashtu si edhe per disa qindra te tjera me pare, nuk eshte marre sipas detyrimit te ligjit miratimi i Presidentit te Republikes .

Ju siguroj se sa ka denoncuar gjeneral Pirro dhe ky rast jane te gjitha te verteta. Por duhet ta dini se autoritetet e MM po bejne perpjekje mafioze duke i kaluar nga nje dore ne tjetren per ruajtje pronat e ushtrise, pastaj, per te fshehur gjurmet e grabitjes, j’ua dhurojne oligarkeve dhe familjareve me 1 Euro …

Punonjesit e MM dhe ushtaraket kane shume besim dhe i ndjekin çdo dite denoncimet tuaja per korrupsionin e qeverise. Prandaj ju lutem publikimin te qytetari dixhital por dhe mbajtjen anonim pasi ashtu si ne regjimin e Enver Hoxhes sigurimi i shtetit, sherbimi infomativ i ushtrise, perndjek dhe largon nga puna ushtaraket ose punonjesit e MM qe kane kurajon per te denoncuar rastet korrupsionit me pronat dhe drejtimin skandaloz te ushtrise nga rilindja.”

Pas ”Becchettit”, do të paguajmë edhe 90 milionë euro të tjera për shkak të Ramës

Rasti i humbjes së gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti me një dëm ekonomik prej afro €109 milionë për buxhetin e shtetit, duket se është vetëm një prej përplasjeve të Shqipërisë me investitorët e huaj.

Unpublished zbulon se prej vitit 2011 Shqipëria ka humbur 10 vendime arbitrazhi ndërsa nga një proces i nisur në Londër pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga buxheti i shtetit rrezikohen të “zhduken” €90 milionë të tjera.

Bëhet fjalë për prishjen e njëanshme të kontratës me “Dondi, Itali & Kubota, Japoni” për projektin e “përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”.

Kontrata është prishur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se kjo gjë është bërë në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin dhe vlerëson se buxheti i shtetit rrezikon të paguajë një shumë të konsiderueshme që llogaritet mbi €90 milionë. Juristja dhe ish-zv/ministre e drejtësisë Brikena Kasmi, tha se në avokaturën e shtetit mungon transparenca.

Së bashku me të edhe ish-avokatja e përgjithshme e shtetit Ledina Mandija është e mendimit se ka ardhur koha që për këto fatura të kripura në dëm të taksapaguesve shqiptarë, të ketë përgjegjësi individuale penale krahas moralit politik.

Gazetari i rrjetit ballkanik BIRN, Gjergj Erebara zbulon se Shqipëria rrezikon të humbasë miliona dollarë edhe nga një koncesion i dhënë në vitet 90-të nga Adil Çarçani për shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit.

Sipas ekspertit për çështjet e ekonomisë Dritan Shano këto raste kanë pasur dhe kanë një impakt tejet negativ në stepjen e investitorëve të huaj. Sipas tij Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) mund të hetojë personat përgjegjës për këtë dëm të madh ekonomik.

Shqipëria ka aderuar në konventat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit në vitet 2000 dhe në një eksperiencë prej dy dekadash, fatura është më se e kripur.