24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Kryemashtruesi Veliaj, pas demaskimit publik ka vendosur të anulojë tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale teksa e shoqëron atë me dokumentet e publikuara më parë thekson se Erion Veliaj, pas demaskimit publik, ka vendosur të anulojë tenderin për mobilimin e bibliotekës inekzistente të Kombinatit.

Më herët, Veliaj kishte organizuar një tender për mobilimin e kësaj biblioteke e cila ndodhet në një godinë, e cila është përcaktuar për t’u rrëzuar, pas dëmtimeve të shumta që pësoi prej tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Ina Zhupa, shprehet se Veliaj, dje në këshillin bashkiak e ka mbrojtur këtë gjë duke thënë se do merrte mobilim për një vend fantazëm që biblioteka nuk e ka ende. Por Veliaj, sipas Zhupës e ka anuluar sepse letrat të conin në një ndjekje penale. Dhe veliaj e ka bërë këtë vetëm se u demaskua publikisht.

Reagimi i plotë

Kryebashkiaku i emeruar, paska dale dje ne keshillin bashkiak edhe e ka mbrojtur medemek do merrte mobilim per nje vend fantazem qe biblioteka ende ska. Por ne relacionin teknik sic mund ta shikoni ne tender e ka te caktuar edhe godinen ekzistuese edhe arsyet e mobilimit qe skishin lidhje me realitetin.

Vetem nje mashtrues serial i kapur ne shperdorim mund te vazhdoj te mashtroj publikun me pallavra edhe pse ne fakt e ka anulluar se letrat e conin per ndjekje penale.

Une do vazhdoj te mbroj interesat e qytetareve te Tiranes, cdo ore edhe cdo dite, te nxjerr cdo fakt e prove se si e keqmenaxhon Tiranen, sesi e ke kthyer ne beton, ke paralizuar qytetin dhe mendon vetem per oligarket dhe pasurimin tend.

Zëri i Amerikës: Kostoja e aministisë fiskale të qeverisë do jetë e madhe për qytetarët

Në Tiranë nisma e qeverisë për aministi fiskale dhe penale ka nxitur një valë të gjerë reagimesh në radhët e politikës, ekspertëve dhe institicioneve financiare ndërkombëtare.

Shumica qeverisë e justifikon nismën me ndihmën ndaj biznesit dhe individëve përmes amnistimit të kapitaleve të përfituara nga fshehja e të ardhurave, ndërsa përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë kritikë dhe thonë se kjo aministi i lë shteg pastrimit të parave të siguruara nga aktivitete kriminale.

Synimi i qeverisë për aministinë fiskale dhe penale mbetet i paqartë thonë kundërshtrët e draftit dhe se nisma nuk po shoqërohet me masa të shtuara në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gazetarja Mimoza Picari përgatiti materialin për “Zërin e Amerikës”.

Në Shqipëri qeveria ka miratuar së fundi një draft ligjor që parashikon aministi fiskale dhe penale, në një hark kohor një vjeçar, që nëse miratohet nga parlamenti, do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri. Disa shoqata biznesi e kanë përshëndetur draftin ndërsa opozita është mjaft kritike. Anëtarja e kryesisë së PD Jorida Tabaku i tha Zërit të Amerikës se kjo aministi i hap rrugë pastrimit të parave të krimit dhe drogës, në një kohë kur Shqipëria është vendosur në listën gri të pastrimit të parave të “Manival”, stukturë e Këshillit të Europës për të monitoruar pastrimin e parave.

“Përveçse është e pandershme, përveçse prish çdo balancë formale të vlerësimit të punës së individit, që ka paguar taksa normalisht, është dhe kriminale sepse tërheq në Shqipëri një kapital të krijuar nga krimi dhe droga. Është lënë në dëshirë të individit kur e vetëdeklaron, që të thotë së unë kam patur një aktivitet, por nuk e kam deklaruar këtë aktivitet, ndërkohë që të gjithë e kemi të qartë, ashtu siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, FMN që ndërtimi është një aktivitet që po pastron masivisht para, turizimi apo lojrat e fatit”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila denaj i hodhi poshtë këto akuza, në intervistën e saj për Zërin e Amerikës dhe argumentoi se drafti i aministisë fiskale ka si qëllim të ndihmojë bizneset që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm, por që kanë kryer evazion fiskal, si dhe individët që kaqnë krijuar një kapital nga paga të padeklaruara plotësisht. Ministrja e Financave sqaron se filtri i parë do të jetë njësia speciale në drejtorinë e tatimeve që do krijohet enkas, ku pas plotësimit të formularit bizneset dhe individtët i nënshtrohen një verifikimi 48 orësh. Zyrtarët shprehen se nëse dikush i ka shpëtuar filtrit të njësisë speciale dhe ka aminstuar një kapital të siguruar nga veprimtari kriminale, dhe nëse kjo zbulohet më vonë, do të ndëshkohet sipas ligjit.

“Qartazi neni 6 i projekligjit përjashton të gjithë persoant që vijnë me dyshime për pjesmarrje në aktivitete kriminale, por njëkohësisht janë eliminuar të politikanët , të gjithë drejtuesit e nivelit të mesëm dhe të lartë dhe gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë pjesë e subjekteve të deklarimit të pasurisë në ILDKP, dhe jo vetëm për një vit apo 3 vjet, po për gjithë kohën”- thotë për Zërin e Amerikës Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Por ekspertë të ekonomisë janë dyshues mbi përjashtimin e politikanëve, nga amnistia fiskale pasi mendojnë se ata mund te jenë përfitues indirekt, përmes të afërmve të tyre, tek të cilët kanë transferuar kapitalet. Drafti përjashton nga amnisttia vetëm personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, kur përfitues mund të jënë rrethi i të afërmve të tjerë.

“Duhet përcaktuar deri në ç’nivel është rrethi të afërmve të njerëzve me mandate politike që nuk përfitojnë, sepse është e lehtë të krijosh kompani të mbyllësh kompani, të transferosh kompani. Për këdo nga ne që është marrë më financat publike dhe me legjislacionin e pastrimit të parave, është shumë më e lehtë se sa ata mendojnë të kuptosh skemat e pastrimit të parave”- tha për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët mendojnë se përjashtimi i të afërmve të politikanave nga aministia fiskale përtej atyre në përbërje familjare, do të ishte një akt paragjykues.

“Unë nuk do të paragjykoja asnjë biznes i cili përfaqësohet nga administratorët respektivë se çfarë lidhje do të kishin me një politikan. Nuk mundem ta bëj këtë. Do të jem shkelje të pozitës time”- shprehet Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Një prej shqetësimeve të opozitës lidhet me shtetasit e huaj që kanë një binzes në Shqipëri.

“Ky tërheq dhe kapital kriminal të krijuar jashtë kufjvë të Shqipërisë, që do të thotë se një individ që ka një adresë fiskale këtu në Shqipëri me nënshtetësi të huaj, i cili ka krijuar kapitale të dyshimta kriminale jashtë Shqipërisë vjen këtu dhe i legalizon”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Përfaqësues të qeverisë thonë se një shtetas i huaj, pronar i një biznesi në Shqipëri përfiton nga aministia fiskale njësoj si një pronar shqiptar, ndërsa hedhin poshtë mundësinë e tranfserimit të kapitaleve të tyre nga jashtë vendit, me qëllim amnistie. Ministrja e financave Anila Denaj sqaron se për këtë cështje do të këtë diskutime dhe me përfaqësitë diplomatike. Ndërsa shqetësimit të FMN se aministia mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave, Ministrja e financave i dha këtë përgjigje.

“Ne duhet të kuptojmë që të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare do të preferonin rregulla të tjera dhe amnistitë nuk janë një qasje proaktive e institucioneve ndërkombëtare. Gjithmonë do ta shihnin me një sy kritik. Ne po flasim për një falje për një deklarim jo të saktë. Por ne kemi bërë falje dhe për elementë të tjerë. Kemi bërë falje për kamatvonesat. Shkojmë me tej, kemi bërë falje dhe për krime. Aminsti janë dhe ato”- argumenton Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Drafti për aministinë u njoftua nga Kryeministri Edi Rama pak muaj më pare, më së shumti si amnisti për të ardhurat e siguruara nga emigrantët shqiptarë me punë të zezë në vendet ku jetojnë. Por ekspertët mendojnë se arsyeja e vertëtë nuk janë emigrantët. Një tjetër shqetësim lidhet dhe me mungesën e kufirit të deklarimit dhe objektivit të ligjit.

“Lufta kundër informalitetit që thuhet se është ne qendër të kësaj inisiative, nuk rezulton në historinë e vendeve të tjera që të ketë ardhur përmes amnistisë fiskale. Qeveria është e paqartë, për atë që kërkon. Duket se ështe e prirur më shumë për interesa elektorale. Në vendet e tjera kur bëhet një amnisti, thuhet se me këtë amnisti mund të rikuperohet kaq përqind e ekonomisë informale, mund të vijnë kaq para më shumë në buxhet, ose elementë të tjerë”- shprehet për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët kanë një qasje tjetër kur thonë se nuk mund të parashikojnë se sa të ardhura mund të sjellë aministia fiskale dhe penale.

“Në relacion ne nuk kemi përcaktuar një pritshmëri. Që të realizosh një pritshmëri duhet të kesh një database, një informacion i cili duhet të bëjë së pari ndarjen qartazi midis grupeve që unë përmenda pak më lart. Këtë ne nuk mund ta kalkulojmë, sepse nëse do ta kalkulojmë sot duhet të pranojmë që kishin gjithë informacionin për evazionin fiskal dhe nuk e kemi kapur. Ky është një ligj jo për të ardhurat domosdoshmërisht në buxhetin e shtetit. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë që është një ligj, i cili ndihmon binzeset dhe individët në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për të rehabilituar pasqyrat e tyre fiskale”- sqaron Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se synimi i aministisë fiskale mbetet i paqartë, dhe se ajo nuk po shoqërohet me masa të shtuara për shkelësit e ligjit në të ardhmen. Ata janë të bindur se aministitë fiskale kanë përfitime të vogla në raport me kostot që krijojnë, pasi krijojnë pabarazi ndaj ligjit si dhe dëmtojnë të ardhurat në buxhet, duke nxitur shpresat tek taksapaguesit për një amnisti tjetër.

Këshilltari i Merkel: Projekti i Ramës për ndryshimet kushtetuese krijon kaos të plotë i mbyll derën Shqipërisë për në BE

Këshilltari i CDU-së gjermane: Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet

Intervistoi: Qamil Xhani

Këshilltari ekonomik pranë grupimit politik qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze në një intervistë për “Koha Jonë” ka komentuar situatën politike që po kalon Shqipëria, pas zyrtarizimit të nismës së kryeministrit Edi Rama për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, që për opozitën dhe ndërkombëtarët çojnë automatikisht në zhbërjen e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, që u negociua nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe.

Henze thotë se ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Rudina Hajdarin, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare. E për këtë arsye, ai thotë se kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda. Drafti i ri, në optikën e ekspertit gjerman, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX.

E në këtë pikëpamje, Martin Henze thekson se Europa e të pamundur të negociojë me anti-demokratët. “Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet”, shprehet ndër të tjera, këshilltari gjerman i CDU-së, Martin Henze.

Intervista e plotë

Henze, pas miratimit të marrëveshjes për reformën zgjedhor me 5 qershor, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të rrëzojë pakti me opozitën reale dhe të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Çfarë pasojash do të ketë ky vendim i Edi Ramës për integrimin në BE?

Henze: Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik 2020 se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që prishin marrëveshjen kombëtare midis opozitës së zgjedhur, të udhëhequr nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili përfaqëson mbi 50% të popullsisë elektorale, dhe e partisë qeverisëse të Ramës më 5 qershor, për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor, çon në diskutimin aktual.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 u negociua dhe u nënshkrua midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha. Nuk mund të ndryshohet apo tjetërsohet. Sfondi i marrëveshjes të 5 qershorit, e cila u përmbyll nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së, është marrëveshja e 14 janarit 2020 mbi kornizën për bashkëpunim për reformën zgjedhore midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar.

Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor erdhi një ditë pasi Rama njoftoi publikisht se nuk kishte mjaftueshëm vota në parlament. Por siç doli, kjo ishte e pavërtetë dhe u refuzua nga të ashtuquajturit deputetë parlamentarë të opozitës.

Këta deputetë njoftuan se ishte arritur shumica e kërkuar. Ky ndryshim i papritur i Ramës erdhi pasi Partia Socialiste dhe përfaqësuesi i saj në Këshillin Politik kishin refuzuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht çdo ndryshim në sistem, përfshirë propozimin për listat e hapura dhe propozimin për ndryshime në Kushtetutë, gjatë diskutimeve në Këshillin Politik, para dhe pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Sigurisht, këtu zbatohet edhe parimi “pacta funt servanda” që do të thotë se marrëveshja duhet të respektohet. Z. Rama nuk do të largohet nga marrëveshja e 5 qershorit 2020 aq lehtë. Një përfundim i njëanshëm i kontratës: nuk është i mundur. Ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Hajdari, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Është një shkelje e qartë e marrëveshjes nga qeveria Rama, Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çfarë thotë Shopenhauer për shkeljen e një marrëveshjeje: “Shkelja e kontratës është gënjeshtër, shmangie dinake, e rreme dhe e plotë e njërës palë”. Kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda.

Drafti i ri, që tani është para nesh, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX. Përjashton pjesën më të madhe të elektoratit shqiptar nga procesi i formimit të mendimit, dhe ideja e ndryshimeve kushtetues është shkelje e hapur e kushtetutës, me fjalë të tjera, është çoroditje për drejtësinë që është e rëndësishme për Kodin penal, dhe popullin shqiptar, sovranin, por edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më asnjë besim në veprimet e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në parlament.

Dhe cili është rezultati?! Zoti Rama e zonja Hajdari i kanë kthyer shpinën kombit shqiptar dhe Evropës, për të ardhmen. Më 10 qershor 2020 ata u bënë njerëzit e së shkuarës. Për më tepër, Kryeministri Rama përbën kërcënim, sepse ai akuzohet për korrupsion, mashtrim elektoral, formimin e një organizate kriminale, tradhti (negociatat me Serbinë) dhe shkelje e hapur e kushtetutës, si dhe shkelje të ligjit. Gjithashtu, diskutohet se ai ka qenë në burg në Francë për marrjen e mallrave të vjedhura dhe tregtinë e drogës në 1993/1994. Z. Rama bën akuza të pavërteta dhe kërcënon në rrjetet sociale.

Më 11 korrik 2020, ora 12:53, duke iu drejtuar opozitës së bashkuar, e drejtuar nga demokrati Lulzim Basha, e indirekt edhe bashkësisë ndërkombëtare, pra SHBA, BE dhe Gjermani, që morën pjesë në marrëveshje për ligjin zgjedhor, shkroi: “… Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se….. ” Sigurisht, partia e Ramës ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nëse nuk dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes. Z. Rama tani po tregon se kush është në të vërtetë, jo një patriot shqiptar, jo një qytetar i BE-së, një person që përfaqëson veten dhe interesat e tij.

Përveç pesë prioriteteve kryesore të formuluara nga Komisioni në progres-raportin për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, OSBE / ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës kanë formuluar rekomandime të qarta për reformën zgjedhore në 2013 dhe 2015. Këto do të të zbatohen përmes marrëveshjes së 5 qershorit 2020. Ato nuk do të zbatohen nga drafti i ri i Ramës dhe Hajdarit.

Shkelja e kushtetutës dhe ndalimi i koalicioneve janë të papranueshme. Sipas dokumentit të BE-së, ekzistojnë 15 kushte shtesë përveç kritereve të Kopenhagenit, që përfshijnë: shtetin kushtetues, një ligj demokratik zgjedhor, zgjedhje të lira parlamentare dhe lokale dhe akuzat e anëtarëve të partisë qeverisëse, e cila bleu zgjedhjet parlamentare në 2017, u vendosën nga Bundestagu gjerman në shtator 2019 dhe u miratuan nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së janë të detyruara t’i përmbahen atij vendimi, prandaj nuk do të ketë hapje të negociatave.

Sigurisht që Rama është në dijeni të vendimit dhe është njoftuar edhe zyrtarisht nga BE. Ambasadori gjerman në Tiranë gjithashtu i ka theksuar në mënyrë të përsëritur dhe të drejtë 15 kushtet ditët e fundit. Rama nuk ka bërë asgjë për këtë çështje që nga viti 2014. Shkelja e hapur e marrëveshjes së 5 qershorit për reforma zgjedhor, tregon pabesueshmëri, tregon se qeveria Rama nuk ka absolutisht asnjë interes që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

Më shumë se 95% të shqiptarëve dëshirojnë të bëhen anëtarë të BE-së, është e qartë se qeveria Rama dhe përfaqësuesit e parlamentit, veçanërisht Hajdari, duket se nuk kanë më asnjë lidhke me kombin shqiptar. Është e qartë se duhet të bëhen ndryshime themelore në Shqipëri. Përveç kushteve që Shqipëria tani duhet të përmbushë një për një, ka një angazhim të gjerë për të bërë ndryshime thelbësore politike.

Për këtë, Shqipërisë i duhet një sistem i paprekur politik, demokratik dhe ligjor, një ekonomi e paprekur, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensusi brenda shoqërisë, që të gjithë faktorët mungojnë aktualisht. Në këto kushte, nuk do të ketë negociata me BE. Gjithashtu, do të ketë pasoja të rënda për qeverinë Rama. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë që zoti Rama të vazhdojë kështu. Z. Rama i futi gozhdën e fundit arkivolit të tij politik më 10 korrik 2020. Ky është fundi i tij politik.

Anulimi i Edi Ramës i marrëveshjes me opozitën reale rrëzon dhe investimin e ndërkombëtarëve për të normalizuar situatën politike në Shqipëri. Do të lejojë BE-ja dhe Bundestagu gjerman që Edi Rama të veprojë edhe kundër tyre?

Henze: Zbatohet parimi: Pacta sunt servanda (marrëveshja vetëm respektohet). Ne dyshojmë shumë nëse Rama mund edhe ta anulojë “de jure” marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ka asnjë arsye për tjetërsim. Ajo është nënshkruar, certifikuar nga SHBA dhe BE. Ne nuk e dimë se për çfarë flasin në të vërtetë zoti Rama dhe zonja Hajdari, të paktën angazhimi i tyre nuk ka lidhje me realitetin.

Nëse qeveria “Rama” nuk respekton marrëveshjen, nuk mund të ketë negociata me këto zonja dhe zotërinj. Besimi shkatërrohet përfundimisht. Qeveria është plotësisht e izoluar. Historia i ndëshkon ata që janë vonë, zoti Rama. Ambasadorja amerikane dhe BE janë shprehur shumë qartë se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet. Z. Rama, Hajdari & Co. nuk kanë më asnjë mbështetje në këtë çështje. Në situatën aktuale ligjore dhe humbjen absolute të besimit të popullit shqiptar në vullnetin për reformën nga qeveria Rama, Hajdari & Co., duhet të përqendroheni vetëm te demokracia, zgjedhjet e reja. Në këtë kontekst, më lejoni të vë në dukje sa vijon:

Qëllimi i kësaj reforme zgjedhore, që është gjithashtu një pikë thelbësore për fillimin e bisedimeve me BE-në, ishte parandalimi i manipulimit, si në zgjedhjet parlamentare të 2017, të iniciuara nga anëtarët e partisë qeverisëse, apo zgjedhjet e paligjshme lokale të 2019. Kjo është bërë me përdorimin e shtrëngimit shtesë nga bashkësia ndërkombëtare kundër qeverisë Rama, tani më 5 qershor 2020.

Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të jenë të lirë dhe të barabartë të marrin pjesë në procesin demokratik. Kjo është me rëndësi të veçantë për Republikën e Shqipërisë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet liria përmes mungesës së mbizotërimit: Përgjigjet parimore për ruajtjen e lirisë, kemi parë, janë nga një grup i gjerë i mbrojtjeve procedurale, dhe nga një skemë akoma më e hollësishme, e krijuar për të siguruar se, në bërjen e zgjedhjeve thelbësore, procesi i vendimit do të jetë i hapur dhe i barabartë për të gjithë, dhe vendimmarrësit duhet të jenë përgjegjës për të mbrojtur interesat e të gjithë atyre. Reformat e mëtejshme duhej t’i liheshin parlamentit për t’i diskutuar. Qëllimi kryesor ishte parandalimi i manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme. Rezultati i ligjit zgjedhor duhej të realizohej e pakta një vit para zgjedhjeve të reja, pra data e vendimit në qershor 2020.

Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet. Rezultati i saj: Shqipëria nuk ka të ardhme. E drejta kushtetuese shqiptare i jep Gjykatës Kushtetuese bazën e ekzistencës dhe fuqinë e saj të vendimit. Në kushtetutë,

Gjykata Kushtetuese dhe kushtetuta shqiptare formojnë një njësi simbiotike. Nuk ka kushtetutë funksionale pa mbrojtje, pa kujdestarinë, pa Gjykatën Kushtetuese. Por as Gjykatë Kushtetuese funksionale pa Kushtetutën shqiptare. Kushtetuta vendos shtetin ligjor në një “rend të bazuar në vlera”, të cilin Gjykata Kushtetuese duhet ta mbrojë kur një palë, siç është Rama, përpiqet të abuzojë me procedurat dhe institucionet demokratike me qëllim që të eliminojë demokracinë që po lufton, për të vendosur forma të papajtueshme të sundimit, siç është diktatura.

Sundimi i ligjit zbatohet, ligji ka përparësi ndaj politikës, një marrëdhënie e qartë e nënshtrimit dhe epërsisë. Rama dhe Hajdari duket se nuk duan ta shohin këtë. Me këtë injorancë nuk ka hapje të negociatave me BE. Si mund të negociojë BE-ja me antidemokratët. Pritet një standard minimal, d.m.th., zbatimi i kritereve të Kopenhagës, plotësimi i 15 kushteve të Bundestagut gjerman dhe BE, rivendosje e sundimit të ligjit, zgjedhje në vitin 2020.

Prandaj, Gjykata Kushtetuese shqiptare ka për detyrë të përcaktojë përmbajtjen e normave kushtetuese në rast të mosmarrëveshjeve në mënyrë autoritative, të zhvillimit të mëtejshëm të ligjit kushtetues dhe të zbatimit të kërkesave e standardeve të ligjit kushtetues kundër vendimeve politike të parlamentit dhe qeverisë, kundër ushtrimit të administratës publike dhe kundër gjyqësorit.

Vetë Gjykata Kushtetuese kontribuon në formimin e ligjit duke përcaktuar parimet juridike të Kushtetutës në përputhje me parimet e arsyetimit juridik. Në terma konkretë, për një ndryshim kushtetues, çdo dispozitë kushtetuese duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetë në përputhje me këto parime themelore kushtetuese dhe vendime themelore të ligjvënësit kushtetues. Për shkak të “unitetit të kushtetutës”, e cila duhet të presupozohet dhe që është e bazuar në “Vendimin e pushtetit të Kushtetutës”, kjo nuk çon në një hierarki të jashtëzakonshme të vetë dispozitave kushtetuese.

Kjo do të thotë që kushtetuta shqiptare mund të ndryshohet vetëm nëse në të njëjtën kohë mund të garantohet mbrojtja e saj kundër veprimtarive të mundshme antikushtetuese të qeverisë dhe / ose parlamentit. Pra, ekziston ndarja e pushteteve, ai parim themelor demokratik. Thjesht, jo ligjërisht, i formuluar: Kushtetuta shqiptare mund të ndryshohet vetëm nëse një gjykatë kushtetuese është funksionale dhe mund të shqyrtojë këtë ndryshim. Në mungesë të një gjykate kushtetuese funksionale, Rama nuk mund të ndryshojë Kushtetutën. Nëse Qeveria e Ramës dhe / ose Parlamenti shqiptar ndryshojnë kushtetutën, vendoset një “ligj antikushtetues”.

Një veprimtari antikushtetuese e organeve nuk është në kushtetutë që të vlerësohet si një masë jokushtetuese ose një vendim ligjor i parlamentit për të ndryshuar kushtetutën. Një ndryshim kushtetues i paligjshëm, si ky që po ndërmerr Rama, është një veprim ligjor që nuk mbulohet nga dekreti ndryshues i Kushtetutës. Nëse Rama ndryshon kushtetutën shqiptare me anë të një dekreti parlamentar, ndryshimet kushtetuese të paligjshme janë të pavlefshme, pra ato nuk janë efektive. Qeveria duhet të japë dorëheqjen, parlamenti të shpërndahet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Kjo rezolutë e përgatitur tregon, nga njëra anë, energjinë kriminale të qeverisë “Rama” dhe disa përfaqësuesve të parlamentit për të mosrespektuar kushtetutën dhe nga ana tjetër, tregon se qeveria Rama dhe përfaqësuesit e parlamentit duket se nuk kanë njohuri kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave juridike. Kjo mund të shihet shumë mirë nga shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit 2020, por edhe nga qëllimi për të nisur ndryshimin e kushtetutës në mënyrë të paligjshme. Tani do të shohim diçka të ngjashme, të njëjtin model si me ligjet e tjera antikushtetuese.

Nëse merret vendimi për të ndryshuar Kushtetutën, Presidenti i Republikës së pari duhet ta refuzojë këtë ligj. Nuk mund të përjashtohet që qeveria Rama e ka dëshiruar këtë situatë, sepse Rama dëshiron që të zhvillojë zgjedhjet e ardhshme sipas ligjit të vjetër zgjedhor, i cili lejon shumë hapësira për manipulim. Të mohosh se Shqipëria ka rënë në një krizë serioze, ndoshta edhe fatale, do të ishte të mbyllësh sytë nga realiteti, sepse Shqipëria aktualisht nuk ka shtet kushtetues e demokraci, se shqiptarët nuk e pranojnë këtë situatë dhe se Shqipëria po përballet me një humnerë ekonomike dhe juridike.

ADN-ja e Ramës nuk përmban asnjë informacion për respektimin e të tjerëve, lirinë, demokracinë dhe empatinë ndaj popullit shqiptar dhe asnjë vullnet për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së. Ekziston një emergjencë legjislative dhe kushtetuese në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë dhe qeveria po shkel vazhdimisht parimet themelore kushtetuese, shto këtu edhe kaosin që qeveria Rama po krijon në keqmenaxhimin e pandemisë dhe duke shmangur çdo dialog demokratik dhe kompromis. Prandaj, shtrohet çështja nëse Presidenti i Republikës duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpërndajë parlamentin menjëherë dhe të përgatitet për zgjedhje të reja.

Shqipëria është në një gjendje të emergjencës legjislative dhe kushtetuese. Kjo plotësohet edhe me sulmet e vazhdueshme ndaj kushtetutës nga partia në pushtet. Në thelb, qeveria Rama është armiku i kushtetutës; në vendet e tjera partitë e tilla do të ndaloheshin. Shteti shqiptar është “de fakto” dhe “de jure” i paaftë për vepruar, i cili është në thelb në kundërshtim me Kushtetutën. Një qeveri vërtet demokratike duhet të sigurojë prosperitet, liri dhe paqe për sovranin, popullin dhe të mbështesë njerëzit në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore.

Të gjithë kanë të drejta të patjetërsueshme që duhet të mbrohen, dhe kjo bëhet gjykata kushtetuese, nga Gjykata e Lartë, nga një shtyp i lirë dhe nga zgjedhje të lira e demokratike. Në një situatë ku shteti demokratik kushtetues, si në Shqipëri, nuk funksionon më dhe një qeveri vepron në mënyrë arbitrare, tentohet të parandalohet ligji zgjedhor demokratik që lejon votimin e lirë, të fshehtë dhe të barabartë dhe të kërcënohet rendi kushtetues, është detyrë kushtetuese Presidentit të Republikës të rivendosë funksionin mbrojtës të kushtetutës shqiptare dhe të shtetit kushtetues demokratik përmes zgjedhjeve të reja.

Para këtij akti ligjor, Qeverisë duhet t’i kërkohet, për herë të fundit, të informojë Presidentin e Republikës në detaje brenda 24 orëve se si dhe kur Qeveria synon të rivendosë sundimin e ligjit jofunksional dhe demokracinë / ndarjen e pushteteve, për të përmbushur 15 kushtet e BE-së, për të zbatuar reformën zgjedhore të 5 qershorit dhe për të mbajtur zgjedhjet parlamentare e lokale në vitin 2020.

Shqipëria në 30 qershor 2019 bëri një palë zgjedhje të modelit komunist pa opozitën. A duhet të ketë reagim më të fortë nga ndërkombëtarët për të mos lejuar përsëritjen e një farse të tillë me zgjedhjet parlamentare në vitin 2021?

Henze: Pati një dekret kushtetues të presidentit sipas nenit 93 të kushtetutës dhe pas kësaj data e zgjedhjeve ishte në tetor të 2019 dhe jo 30 qershori. Për sa kohë që gjykata kushtetuese nuk e shfuqizon dekretin e presidentit Meta, atëherë dekreti kthehet në ligj dhe e detyron Qeverinë Rama ta zbatojë atë.

Pra, zgjedhjet lokale të 2019 ishin të paligjshme. Zgjedhjet ishin zgjedhje të komitetit të brendshëm të partisë qeverisëse, zgjedhje njëpartiake, e cila më pas pushtoi në mënyrë të paligjshme të gjitha funksionet lokale, por jo zgjedhjet lokale. Bashkitë e uzurpuara aktualisht drejtohen nga kryetarët e paligjshëm të qeverisë Rama. Shumë kryetarë bashkie dhanë dorëheqjen, kështu që u desh të hiqnin dorë sepse kishin mbajtur sekret të kaluarën e tyre kriminale, të gjithë miqtë e partisë së Ramës. Një situatë e turpshme për Shqipërinë.

Zgjedhjet nuk u monitoruan nga asnjë autoritet serioz, shumë e anuluan misionin e tyre vëzhgues sepse nuk donin të merrnin pjesë në zgjedhje të brendshme të një partie qeverisëse. Vetëm disa përfaqësues nga OSBE ishin në vend. Raporti i OSBE-së për këto zgjedhje vërteton kaosin dhe procesin antidemokratik, si dhe rezultatin. Siç u tha tashmë, Shqipëria nuk ka asnjë shans tjetër të shpëtojë nga kaosi përveçse zgjedhjeve të reja në vitin 2020, nuk ka kohë për eksperimente. Pas këtij procesi, qeveria duhet të japë dorëheqjen për aktivitete antikushtetuese dhe një datë e re zgjedhjesh duhet të caktohet në vjeshtë. Kjo gjithashtu siguron dhe garanton qasje në BE.

Nëse zoti Rama mendon se ka zbatuar një politikë fantastike gjatë viteve të fundit, që e ka bërë Shqipërinë të lulëzojë, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të jetë i kënaqur që ka rastin për të konfirmuar sukseset e tij nëse shqiptarët e rizgjedhin me zgjedhje të ndershme e demokratike. Etërit dhe nënat shqiptare, nga malet e Shqipërisë së veriut, nga brigjet e jugut, nga kufiri me Kosovën dhe Maqedoninë, nga qendra e Shqipërisë, tani duhet të kërkonin me guxim për brigje të reja, duke u dhënë vajzave dhe djemve të tyre një të ardhme në Shqipëri dhe Bashkësinë europiane.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Lindita Kokoli

Reagimi i fortë i Presidentit: Të ndalim projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë!

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raporti të OKB, që parashikon se nga Shqipëria do largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!
Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës!

Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!” shkruan Meta, teksa poston edhe shkrimin.

OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme

E shkarkoi për korrupsion, Rama emëron Afrim Qendron “de facto” kryetar të bashkisë Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka emëruar si nënkryetar të bashkisë Vlorë, Afrim Qendron, ish-drejtorin e ARRSH-së, i shkarkuar nga ky post për korrupsion.

Tashmë Afrim Qendro ka marrë “de facto” rolin e kryetarit të bashkisë në Vlorë.

Në takimin e fundit në Vlorë, Rama ka caktuar Afrim Qëndron si nënkryetar, në cilësinë e të besuarit të tij (burime tregojnë se Rama ka shprehur mosbesim ndaj punës së Lelit, e këtë e ka thënë hapur, ndaj ka vendosur Afrim Qëndron si nënkryetar). Kujtojmë që Afrim Qëndro u shkarkua nga vetë Rama në kohën që drejtonte ARRSH-në. Madje, nuk u lejua të shkonte më në zyrë as për të dorëzuar detyrën.

Rama në takimin e fundit ka urdhëruar një sërë ndryshimesh në role drejtuese të institucioneve në Vlorë.

Për këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike dega Vlorë, e cila shkruan se Rama shkarkon “De Facto” Lelin dhe emëron “De Facto”, Afrim Qëndron, si Kryetar të Bashkisë Vlorë!

“Ish drejtori i ARRSH, të cilin Rama e shkarkoi nga kjo detyrë dhe nuk e lejoi as të rikthehej në zyrë për të dorëzuar detyrën, Afrim Qëndro, është prezantuar sot në detyrën e re nga kryetari në ikje Leli!

Kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bashkisë së Vlorës. Tregues i Paaftësisë nga njëra anë i të Paaftit në ikje dhe i zaptimit të të gjitha pushteteve nga Rama!

Tregues i mjerimit politik dhe ekonomik ku e kanë katandisur Vlorën, PS dhe sekti i “Rilindjes”! Emërimi i Qëndros në bashkinë e Vlorës, me misionin për të kryer detyrat e kryetarit të bashkisë, si njeriu më i besuar i Gjiknurit, ka për qëllim përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme, për shkak të pasigurisë që ndjen dhe ka deklaruar Rama, të rënies së mbështetjes në Vlorë!

Por, “Tërmeti” i Gjiknurit, nuk ka për ta penguar tërmetin e frymës dhe votës të Qytetarisë Vlonjate, e cila po e kupton dita ditës se nuk ishte faji i vlonjatëve për Lelin, por i atij vetë, që e emëroi dy herë me kokëfortësinë e tij…jashtë dëshirës së Vlonjatëve!”, shkruan PD.

Mustafaj: Ndryshimet kushtetuese do rrezikojnë klimën e bisedimeve! Do të ketë rezistencë!

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur më shumë te Këshilli Politik dhe detyra e re që i është besuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Për detyrën e tij të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj u shpreh se: “Do të jetë një detyrë shumë me përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri, që është formuluar qartë nga mbështetësit e kësaj skeme, pra konservatorët britanikë.

Kam pas një bisedë me Bashën, ku i kam thënë se nëse shkoj aty, dua të jem përgjegjës për zgjedhjet e mia, pra nuk pranoj ndërhyrje nga lidershipi. Nëse nuk do të funksionojë kështu, unë do të japë dorëheqjen. Unë nuk jam një njeri që bëhem alibi ndaj dikujt tjetër. Unë nuk do të vërtetoj nëse kandidatët kanë pas lidhje me krimin, etj, pasi këto i përkasin Prokurorisë. Por unë do t’i japë shumë rëndësi standardeve të individit. Kjo do të jetë edhe pjesë e subjektivitetit tim, por unë aty do të jem për të zbatuar frymën”.

Sa i takon Këshillit Politik, Mustafaj tha se nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve, pasi një gjë e tillë rrezikon seriozisht klimën e bisedimeve mes palëve, ndërsa shtoi se opozita e bashkuar pret që të ketë një qëndrim zyrtar nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Kthimi te Këshilli Politik i opozitës së bashkuar ishte i panevojshëm. Jemi para zgjedhjeve dhe nuk mund të bëhen ndryshime, aq më tepër në kushte pandemie. Deri tani kemi parë kërkesat e përsëritura të ambsadores amerikane për marrëveshjen e 5 qershorit. Sa i përket listave të hapura, unë jam shprehur pro, por mazhoranca nuk po i shpjegon.

Besoj se do të ketë rezistencë brenda PD, brenda lidershipit të PD dhe bazës së kësaj partie, që prej 7 vitesh lufton për të mbajtur gjallë frymën e të djathtës të krijuar që më 1990. Heqja e listave më vete të partive të koalicionit pakëson në mënyrë të dukshme fushatën, pjesëmarrja në votime do të ulet ndjeshëm dhe unë këtë e quaj shumë të rëndë. Le të marrim PR, që në listë më vete ka sjellë 50 mijë vota në rangë vendi. Apo Dash Shehi që ka sjellë shumë më pak. Por, janë ca thërrime, që të bashkuara krijojnë shumicën”, tha Mustafaj.

Si iu duk situata në Kosovë?

Problematikat që ka, duken. Bisedimet që pati Basha me lidershipin e Kosovës ishin shumë të sinqerta, të hapura. Pata mundësi të dëgjoj presidentin Thaci, në cfarë i tha Bashës, Albin Kurtin, kryeministrin Hoti, Vjosa Osmanin, si dhe Haradinajn, Fatmir Limajn, etj. Ishte shumë i rëndësishëm sinqeriteti, qarja e hallit pa vajtim.

A keni një perceptim për masat e marra këtu për pandeminë dhe ajo cfarë patë në Kosovë?

Atje janë shumë më të rrepta. Në pedonalen e Prishtinës nuk shihje asnjë njeri pa maskë, sic ndodh në rrugët e Tiranës. Policia ishte shumë e rreptë, kur shihte dikë që e kishte të varur në gushë maskën, e detyronte ta vinte. Kishte një sjellje më serioze.

Në mbledhjen e Këshillit Politik edhe përfaqësuesi amerikan, çfarë sinjali është ky?

Ata janë raportuesit më të saktë, më të vëmendshëm që ekzistojnë në planet. Ata nuk mund të lënë pa raportuar se cfarë do të ndodhë.

Mendoni se opozita duhet të kthehet tani në Këshillin Politik?

Ne nuk kemi ende një qëndrim të qartë nga BE, Gjermania, nëse e pranojnë apo jo tejkalimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Grupi i CDU ka thënë se nuk e pranon këtë tejkalim. Ne do të presim prononcime të tilla, nuk e dimë cfarë do të ndodhë. Diplomati amerikan që ka shkuar në mbledhje, do të thotë se do të informojë ambasadoren dhe do të ketë qëndrime. Ndryshimet kushtetuese do ta rrezikojnë seriozisht klimën, në të cilën po zhvillohen bisedimet.

Organizata e Studentëve në Gjermani kundër zgjedhjeve të manipuluara në universitete! Letër ministres Shahini

Organizata Federale e Studentëve në Gjermani është shprehur kundër zgjedhjeve farsë që priten të mbahen në universitete më 30 korrik.

Në një letër publike të Benjamin Ëelling, Sekretar i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë në RCDS (Organizata Federale e Studentëve në Gjermani), është dënuar edhe përndjekja që I bëhet kreu të FRPD-së, Belind Këlliçi.

Letër Publike

Drejtuar: Ministrisë së Edukimit dhe Sportit Shqipëri
Znj. Besa Shahini

Përmes kësaj letre publike, duam të shprehim qëndrimin tonë rreth situatës së paprecedentë sa i përket zgjedhjeve universitare në Shqipëri.

Duam të falenderojmë aleatët tanë në Shqipëri, FRPD, mijëra anëtarët e tyre, dhe sidomos kryetarin z. Belind Këlliçi. Qindra të rinj shqiptarë, kryesisht studentë anëtarë të FRPD, po u duhet të përballohen me padi penale thjesht sepse kan ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar. Z. Këlliçi ka rënë serish pre e këtij persekutimi — dhe në Maj ai u arrestua në mënyre të dhunëshme nga forcat policore. Ky agresion vazhdon edhe sot, me Ministrinë e Arsimit që ka bërë një kallëzim penal ndaj z. Këlliçi për shpifje, për ta intimiduar atë.

Zgjedhje ku e gjithë struktura akademike e universiteteve do të ndryshojë, po organizohen aktualisht në Shqipëri. Për ne, si aleat të studentëve shqiptar, këto zgjedhje do të shërbejnë si një mesazh i qartë sa i takon demokracisë në universitetet shqiptare, ku do të sigurohet balanca midis studentëve dhe stafit.

Më 30 Korrik, kur Ministria e Arsimit planifikon të mbajë këto zgjedhje, 75% e studentëve nuk do të ken mundësinë të votojnë sepse viti akademik ka përfunduar. Kjo nuk mjafton — dhe nuk është një shprehje e vërtetë demokratike e dëshirës së studentëve. Duhet thënë gjithashtu, që ekziston një mundësi reale konflikti interesi, ndërsa votimi është gjatë periudhës së provimeve për disa studentë.

Së fundmi, kuptojmë që akutalisht nuk ka asnjë trup zyrtar të cilit i lejohet ligjërisht të mbajë këto zgjedhje, sepse mandati i ka skaduar, dhe nuk ka asnjë legjitimitet për ti mbajtur këto zgjedhje sipas legjislacionit shqiptar. Për këto arsye, i kërkojmë ministres Besa Shahini të shtyjë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, për një datë të dytë kur të gjithë studentët të kenë një shans të drejtë për të hedhur votën e tyre për të ardhmen e universiteteve të tyre, siç parashikohet nga ligji shqiptar. Çdo zgjedhje e mbajtur në një formë tjetër, do të hidhte një hije të madhe dyshimi pavarësisë së universiteteve në Shqipëri, dhe do të ishte në kundravajtje me aspiratat Europiane të vendit tuaj.

Do ta ndjekim këtë situatë nga afër, dhe me shumë shqetësim.

Përzemërsisht,
Benjamin Welling

Halli i humbjes së afërt e bën qesharak deri në dhimbje!

Nga Bardh SPAHIA

Halli i humbjes së afërt, e bën qesharak deri në dhimbje. Piktori-kryeministër po zvarritet në perëndim të pushtetit të tij. Shqiptarët e kanë parë në gati 8 vjet, se si ka pasuruar, edhe në emergjencë tërmeti e Covid-19, grupin e ngushtë të njerëzve pranë tij.

I mbetur i vetëm e i injoruar, po takon dy ditë rresht, ata që i ka vënë në rresht, prej ditës kur i shërbyen si fasadë, për teatrin që e quan parlament.

Ka ardhur koha të paguajë faturën e varfërimit e zbehjes së shpresës, të depresionit që ngjall me cdo veprim! Po spërdridhet të përfitojë nga ndihma e kushtueshme e atyre që bërtasin për demokraci!

Prandaj po kërkon marrëveshje, për të prishur marrëveshjen e besimit të 5 qershorit, edhe pse nën investim ndërkombëtar! Ka gjithcka në dorë dhe prapë ka frikë! Lum kush di dhe e ka mundësinë të ikë me dinjitet! Ky do ikë duke u zvarritur.

Opozita e Bashkuar: Teoria e “faktit të kryer” që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit, akt i rrezikshëm që destabilizon vendin

Opozia e Bashkuar ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me mbledhjen pa praninë e saj ditën e sotmë të Këshillit Politik, duke i kujtuar maxhorancës se, shkatërrimi i marrëveshjes me teorinë e faktit të kryer, është një akt i rrezikshëm që destabilizon vendin.

DEKLARATA

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,

• pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);

• në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;

•pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;

•në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.

•pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

Tabaku: PD po i veton kandidatët si asnjë parti tjetër në rajon

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, pas një postimi të ambasadores së SHBA, ka nxjerrë në pah ndryshimin mes PD dhe PS për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve.

Tabaku iu referua jo vetëm procesit të dekriminalizimit, por edhe procesit që ka nisur brenda PD për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do të vetohen sipas një formulari të hartuar me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë, me modelin që FBI ndjek për administratën amerikane. Ambasadorja Yuri Kim u bëri thirrje partive të bëjnë vetingun e kandidatëve të tyre.

“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon”, shkruan Tabaku.