19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Inspektorët tatimorë të prekur me Covid-19 infektojnë bizneset gjatë ushtrimit të kontrolleve

Një qytetar ka denoncuar faktin e prekjes me Covid-19 të inspektorëve tatimorë të cilët më pas infektojnë bizneset gjatë kontrolleve që ushtrojnë.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Inspektoret tatimor infektojne bizneset me covid19!Krim!

Lexoni denoncimin e tatimorit dixhital. sb

Pershendetje doktor korona ka prekur drejtorine e tatimeve dhe konkretisht ne drejtorine e kontrollit ne terren.ku u ka rezultuar pozitive tamponi 4 inspektoreve dhe drejtorit te tyre. 2 nga te prekurit jane mario jace dhe dritam boci.

Ministrja e shendetesise duhet ti bej publike emrat sepse keta shkojne kontrollojne nga 6 biznese dite perdite dhe jan burim potencial i shperndarjes se covid19.ju lutem ta beni publike qe te pakten te ndergjegjesohen bizneset.

Zëri i Amerikës: Tiranë, qeveria i hap rrugë pastrimit të parave

Në Tiranë nisma e qeverisë për aministi fiskale dhe penale ka nxitur një valë të gjerë reagimesh në radhët e politikës, ekspertëve dhe institicioneve financiare ndërkombëtare.

Shumica qeverisë e justifikon nismën me ndihmën ndaj biznesit dhe individëve përmes amnistimit të kapitaleve të përfituara nga fshehja e të ardhurave, ndërsa përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë kritikë dhe thonë se kjo aministi i lë shteg pastrimit të parave të siguruara nga aktivitete kriminale.

Synimi i qeverisë për aministinë fiskale dhe penale mbetet i paqartë thonë kundërshtrët e draftit dhe se nisma nuk po shoqërohet me masa të shtuara në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gazetarja Mimoza Picari përgatiti materialin për “Zërin e Amerikës”.

Në Shqipëri qeveria ka miratuar së fundi një draft ligjor që parashikon aministi fiskale dhe penale, në një hark kohor një vjeçar, që nëse miratohet nga parlamenti, do të jetë e para e këtij lloji në Shqipëri. Disa shoqata biznesi e kanë përshëndetur draftin ndërsa opozita është mjaft kritike. Anëtarja e kryesisë së PD Jorida Tabaku i tha Zërit të Amerikës se kjo aministi i hap rrugë pastrimit të parave të krimit dhe drogës, në një kohë kur Shqipëria është vendosur në listën gri të pastrimit të parave të “Manival”, stukturë e Këshillit të Europës për të monitoruar pastrimin e parave.

“Përveçse është e pandershme, përveçse prish çdo balancë formale të vlerësimit të punës së individit, që ka paguar taksa normalisht, është dhe kriminale sepse tërheq në Shqipëri një kapital të krijuar nga krimi dhe droga. Është lënë në dëshirë të individit kur e vetëdeklaron, që të thotë së unë kam patur një aktivitet, por nuk e kam deklaruar këtë aktivitet, ndërkohë që të gjithë e kemi të qartë, ashtu siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, FMN që ndërtimi është një aktivitet që po pastron masivisht para, turizimi apo lojrat e fatit”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila denaj i hodhi poshtë këto akuza, në intervistën e saj për Zërin e Amerikës dhe argumentoi se drafti i aministisë fiskale ka si qëllim të ndihmojë bizneset që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm, por që kanë kryer evazion fiskal, si dhe individët që kaqnë krijuar një kapital nga paga të padeklaruara plotësisht. Ministrja e Financave sqaron se filtri i parë do të jetë njësia speciale në drejtorinë e tatimeve që do krijohet enkas, ku pas plotësimit të formularit bizneset dhe individtët i nënshtrohen një verifikimi 48 orësh.

Zyrtarët shprehen se nëse dikush i ka shpëtuar filtrit të njësisë speciale dhe ka aminstuar një kapital të siguruar nga veprimtari kriminale, dhe nëse kjo zbulohet më vonë, do të ndëshkohet sipas ligjit.

“Qartazi neni 6 i projekligjit përjashton të gjithë persoant që vijnë me dyshime për pjesmarrje në aktivitete kriminale, por njëkohësisht janë eliminuar të politikanët , të gjithë drejtuesit e nivelit të mesëm dhe të lartë dhe gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë pjesë e subjekteve të deklarimit të pasurisë në ILDKP, dhe jo vetëm për një vit apo 3 vjet, po për gjithë kohën”- thotë për Zërin e Amerikës Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Por ekspertë të ekonomisë janë dyshues mbi përjashtimin e politikanëve, nga amnistia fiskale pasi mendojnë se ata mund te jenë përfitues indirekt, përmes të afërmve të tyre, tek të cilët kanë transferuar kapitalet. Drafti përjashton nga amnisttia vetëm personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, kur përfitues mund të jënë rrethi i të afërmve të tjerë.

“Duhet përcaktuar deri në ç’nivel është rrethi të afërmve të njerëzve me mandate politike që nuk përfitojnë, sepse është e lehtë të krijosh kompani të mbyllësh kompani, të transferosh kompani. Për këdo nga ne që është marrë më financat publike dhe me legjislacionin e pastrimit të parave, është shumë më e lehtë se sa ata mendojnë të kuptosh skemat e pastrimit të parave”- tha për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët mendojnë se përjashtimi i të afërmve të politikanave nga aministia fiskale përtej atyre në përbërje familjare, do të ishte një akt paragjykues.

“Unë nuk do të paragjykoja asnjë biznes i cili përfaqësohet nga administratorët respektivë se çfarë lidhje do të kishin me një politikan. Nuk mundem ta bëj këtë. Do të jem shkelje të pozitës time”- shprehet Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Një prej shqetësimeve të opozitës lidhet me shtetasit e huaj që kanë një binzes në Shqipëri.
“Ky tërheq dhe kapital kriminal të krijuar jashtë kufjvë të Shqipërisë, që do të thotë se një individ që ka një adresë fiskale këtu në Shqipëri me nënshtetësi të huaj, i cili ka krijuar kapitale të dyshimta kriminale jashtë Shqipërisë vjen këtu dhe i legalizon”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.

Përfaqësues të qeverisë thonë se një shtetas i huaj, pronar i një biznesi në Shqipëri përfiton nga aministia fiskale njësoj si një pronar shqiptar, ndërsa hedhin poshtë mundësinë e tranfserimit të kapitaleve të tyre nga jashtë vendit, me qëllim amnistie. Ministrja e financave Anila Denaj sqaron se për këtë cështje do të këtë diskutime dhe me përfaqësitë diplomatike. Ndërsa shqetësimit të FMN se aministia mund të minojë nënshtrimin ndaj taksave, Ministrja e financave i dha këtë përgjigje.

“Ne duhet të kuptojmë që të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare do të preferonin rregulla të tjera dhe amnistitë nuk janë një qasje proaktive e institucioneve ndërkombëtare. Gjithmonë do ta shihnin me një sy kritik. Ne po flasim për një falje për një deklarim jo të saktë. Por ne kemi bërë falje dhe për elementë të tjerë. Kemi bërë falje për kamatvonesat. Shkojmë me tej, kemi bërë falje dhe për krime. Aminsti janë dhe ato”- argumenton Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Drafti për aministinë u njoftua nga Kryeministri Edi Rama pak muaj më pare, më së shumti si amnisti për të ardhurat e siguruara nga emigrantët shqiptarë me punë të zezë në vendet ku jetojnë. Por ekspertët mendojnë se arsyeja e vertëtë nuk janë emigrantët. Një tjetër shqetësim lidhet dhe me mungesën e kufirit të deklarimit dhe objektivit të ligjit.

“Lufta kundër informalitetit që thuhet se është ne qendër të kësaj inisiative, nuk rezulton në historinë e vendeve të tjera që të ketë ardhur përmes amnistisë fiskale. Qeveria është e paqartë, për atë që kërkon. Duket se ështe e prirur më shumë për interesa elektorale. Në vendet e tjera kur bëhet një amnisti, thuhet se me këtë amnisti mund të rikuperohet kaq përqind e ekonomisë informale, mund të vijnë kaq para më shumë në buxhet, ose elementë të tjerë”- shprehet për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i financave.

Zyrtarët kanë një qasje tjetër kur thonë se nuk mund të parashikojnë se sa të ardhura mund të sjellë aministia fiskale dhe penale.

“Në relacion ne nuk kemi përcaktuar një pritshmëri. Që të realizosh një pritshmëri duhet të kesh një database, një informacion i cili duhet të bëjë së pari ndarjen qartazi midis grupeve që unë përmenda pak më lart. Këtë ne nuk mund ta kalkulojmë, sepse nëse do ta kalkulojmë sot duhet të pranojmë që kishin gjithë informacionin për evazionin fiskal dhe nuk e kemi kapur. Ky është një ligj jo për të ardhurat domosdoshmërisht në buxhetin e shtetit. Mbi të gjitha duhet të kuptojmë që është një ligj, i cili ndihmon binzeset dhe individët në Shqipëri, të cilët kanë nevojë për të rehabilituar pasqyrat e tyre fiskale”- sqaron Anila Denaj Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ekspertët mendojnë se synimi i aministisë fiskale mbetet i paqartë, dhe se ajo nuk po shoqërohet me masa të shtuara për shkelësit e ligjit në të ardhmen. Ata janë të bindur se aministitë fiskale kanë përfitime të vogla në raport me kostot që krijojnë, pasi krijojnë pabarazi ndaj ligjit si dhe dëmtojnë të ardhurat në buxhet, duke nxitur shpresat tek taksapaguesit për një amnisti tjetër.

Nuk ka degë Murrizi dhe fije bari ta shpëtojnë të mbyturin Edi Rama

Fatmir GUDA

Opozita në dritën e diellit dhe para syve të partnerëve ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë edhe duke u konsumuar po sakrifikon aktualisht deri hapësirat e fundit që i lejon dialogu institucional për të ndalur paudhësitë e një hilacaku kryeministër, që siç është mësuar të rrijë në pushtet prej 2013, me zgjedhje të marra në tavolinë me anë taktikash elektorale, po tenton të shpikë rregulla të reja loje, të cilat do t’ja mundësonin atij fitoren e rradhës.

Edi Rama në fluturimet e veta pindarike, në ja hidhte paq edhe kësaj here, s’do kish si ai. Sepse fitorja e rradhës për të është triumf dhe ngadhënjim përfundimtar, pasi ky moment siç bën hesapet ai do të thoshte shpërbërje e opozitës dhe PD-së, si partia kryesore dhe e parë opozitare që shënoi shëmbjen e diktaturës. Por pikërisht këtij fakti edhe i druhet ai. Pasi të tentosh të zhbësh një akt historik duhet të kesh guxim e kurajo të përballesh me pasojat. Partisë Demokratike kësaj here, e ndodhur në limitet e fatalitetit, sigurisht duke ndjerë tashmë me hak pas vehtes dhe peshoren e faktorit ndërkombëtar, sigurisht nuk do t’i rezultonin më thjesht fjalë paralajmërimet e bëra për eskalim të situatës shkaktuar nga cënimi i demokracisë dhe devijimi prej rrugës integruese, sikundër do të ishte jashtë çdo përgjegjësie të saj nëse kryeministri do bëhej shkak për rrezikimin e stabilitetit në vënd. Sepse ndërkohë edhe ekonomia ka kapur fundin, sikurse shqiptarëve gjithashtu u ka shkuar aty ku nuk mban më.

Personalisht bëj pjesë tek ata që mendojnë, se Edi Ramës nuk i do dhënë më asnjë grimcë tolerance, të cilën një karakter me psiqike problematike si ai do ta merrte dhe do ta shiste në publik si deri më sot për dobësi të kundështarit.

Zgjedhjet u përkasin qytetarëve dhe gjithë faktorit politik e jo vetëm qeverisë, e cila ka vetëm përgjegjësinë e mbarëvajtjes së tyre. Si të tilla rregullat e lojës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe aspak të lejohet të prishen në mënyrë të njëanshme prej kryeministrit hileqar dhe aq më tepër prej një parlamenti me legjitimitet të kufizuar kushtetues. Sidomos që për këto rregulla u investuan edhe partnerët tanë strategjikë, të cilët në çdo rast Rama i ka propaganduar si palë me të.
Edi Rama e di shumë mirë që rruga e tij e çon drejt asgjëkundit në rastin më të mirë dhe drejt përplasjes fatale në rastin më të keq. Prej saj ai do dilte shumë herë më i humbur dhe me pasoja të ngjashme me ato të çdo diktatori të përmbysur me dhunë.

Ja pse në fakt këto tryezat me këshillin politik ngjajnë duken më shumë si tavolinat e shanceve të fundit të një kryeministri me llogjikë të humbur, ku dashuria për pushtet absolut i kacafytet me frikën e tmerrshme prej një fundi të hidhur.

Po tu shtosh dhe deklaratat e USA, BE, të cilat kërkojnë prerë dhe qartë votim të marrëveshjes së 5 Qërshorit dhe implementim të saj, Edi Rama i dështuar në tentativat e tij për përçarrjen me intriga të opozitës gjendet i kapur aq mat, saqë edhe në shterpësi taktikash për fitoren e rradhës në tavolinë, shpresat i ka vetëm tek zhbërja antikushtetuetshmërisht e opozitës me ligj. Sepse ato që e dërmojnë akoma më shumë janë informacionet që i vijnë nga terreni, të cilat pavarsisht përpununimit çdo ditë në zyrën e Fugës, e nxjerrin humbës përballë koalicionit opozitar dhe nën trysninë e këtij paniku ai këto ditë i ngjan të mbyturit, që tek ndonjë degë murrizi po e po, por edhe pas fijes së barit ka shpresë të kapet për shpëtuar.

Zgjedhjet e reja/ Mesazhi i Ambasadores së SHBA: Mos minoni demokracinë!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sot në lidhje me procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve nga partitë politike që po bëhen gati për zgjedhje.

Në një mesazh në Twitter, Yuri Kim shkruan:

Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të jenë përgjegjës për ata që kandidojnë nën ngjyrat e tyre.

Ju lutemi verifikoni kandidatët-mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

Përfundon në mënyrën më qesharake mbledhja e Ramës, nxjerr Lymin për të folur për “rezultatet”

Mbledhja e Këshillit Politik e thirrur nga Rama dhe Lym Murrizi ka përfunduar në mënyrën më qesharake të mundshme. Në përfundim të mbledhjes Rama nxori Lymin për të folur për “rezultatet” e saj.

Lym Murrizi tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se nuk kishin çfarë të bisedonin se nuk kishin me kë të bisedonin, ndaj debatuan për gardhin jashtë.

Ndërkohë që sipas tij ekspertët garantuan se nëse më 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit.

Sipas Murrizit, e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Pati debat për gardhin, se nuk kemi për cfarë debatojmë aty. Ekspertët thanë se edhe nëse më 30 votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e qershorit. Kështu që nuk shoh pse nuk vijnë, cfarë kanë, që të na mbushin mendjen edhe neve.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri.
Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë se nuk e voton. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, tha Murrizi.

Raporti i OKB: Nga Shqipëria do ikin edhe 615 mijë të tjerë, popullsia jo më shumë se 1 milionë banorë

Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.

Rekordi i largimit te popullates eshte gjate 8 viteve te fundit dhe pritet qe trendi te mos jete aspak pozitiv.

Vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.

Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur nga trazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.

Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

NË 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona.

Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit.

Divizioni i popullsisë së OKB-së ka bërë dhe parashikimet për migracionin e pritshëm në dekadat e ardhshme. Sipas statistikave të publikuara, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto.

Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht.

Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.

Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë.

Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

PD sqaron kush nuk mund të kandidojë për deputet

PD reagon zyrtarisht lidhur me propozimin si kandidat për deputet të kësaj force politike, t ëish gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.

Zyrtarisht PD mohon kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas PD, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Zyrtarisht PD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”

Të ndahet e ardhmja politike e personave nga e ardhmja e Kosovës

Nga Ekrem Spahiu

Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështje kombëtare,janë shumë të ndjeshëm. Në këtë kuadër, unë, si shumica e bashkëkombësve, kudo ku ndodhen, jemitë shqetësuar që e ardhmja politike e Kosovës, prej 21 vjetësh nga çlirimi dhe prej 12 vjetësh nga pavarësimi, mbahet peng edhe nga vetë politikanët e saj.

Ka më shumë se një shekull që bota e qytetëruar ka institucionalizuar, gjithnjë e më ashpër, dënimin e krimeve të luftës edhe pas luftës. Gjyqi i Nyrembergut është një rast klasik për të ilustruar se edhe në një luftë botërore ku nuk mbetet shtet e njeri pa u përfshirë dhe ku është shumë e vështirë të ndash shkakun e krimit nga ekzekutori i krimit, përsëri njerëzimi gjen instrumente për ta realizuar dënimin ndaj tyre.
Po aq klasik ishte dënimi i Milloshevicit dhe kriminelëve të tjerë nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë spastrimit etnik në Kosovë, Bosnjë e në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë gjatë shpërbërjes së saj. Në këtë rast nuk ishte luftë botërore dhe rrjedhimisht, identifikimi i autorëve të krimeve ishte më i lehtë. Sigurisht që kjo është një çështje ende e paezauruar, prandaj është në dinjitetin kombëtar të politikanëve të Kosovës të bëjnë detyrën e të mos rreshtin që ky proces të shkojë deri në fund.

Kosova u përfshi në këtë luftë me një specifikë krejt unike. Është e njohur dhe e pranuar botërisht që ndaj saj u krye spastrim etnik masiv. Ky krim ndodhi pikërisht në fundshekullin e njëzetë kur njerëzimi ishte dhe është shumë më i ndjeshëm. Prandaj, bota e qytetëruar, jo thjeshtë NATO, e ndëshkuan me luftë atë krim kundër njerëzimit. Ishte për herë të parë në histori që një luftë u ndërmor për arsye morale, jo për motive pushtimi siç ka qenë historikisht motivi i luftrave. FARK-u dhe UÇK-ja ishin pjesë e këtij misioni, së pari sepse duhet të vetëmbrohej si krah i armatosur i popullit dhe së dyti sepse ky moral ishte në të njëjtën vijë me moralin e njerëzimit e të kombeve të qytetëruara, të cilat përfaqësoheshin nga NATO.
Ishte luftë dhe, në luftë, përveçse zgjidhen çështje të mëdha, përveçse i shërbehet një morali të madh sikurse ishte morali i FARK-ut dhe UÇK-së, mundet që mjegulla pas saj të jetë shfrytëzuar edhe për çështje të tjera, edhe për moral tjetër. Gjykata e Posaçme, e krijuar enkas për dënimin e këtyre rasteve edhe në Kosovë, një gjykatë e pranuar dhe e mbështetur nga pothuajse nga të gjitha partitë politike të Kosovës dhe e votuar me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka pikërisht këtë qëllim.

Ky është një rast unik që i bën nder Kosovës, popullit të saj dhe vetë klasës politike të saj. Këtij procesi i janë nënshtruar tashmë shumë politikanë e luftëtarë. Në këtë proces, që po e quajmë “veting” ligjor ndërkombëtar, është përfshirë tashmë edhe Hashim Thaçi – kontributor dhe drejtues në atë luftë dhe po ashtu, udhëheqës për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës, aktualisht President i saj. Ashtu sikurse edhe Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe mbi 200 ish pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Ajo që krijon dyshime për shkelje morali dhe ligjesh ndërkombëtare të luftës në këtë proces janë vrasjet pas mbarimit të luftës. Në një raport, Amnesty International në vitin 2009 thuhej se rreth 800 vrasje kanë ndodhur gjatë një vale të zgjatur dhune ndaj pakicave etnike, por edhe ndaj anëtarëve të LDK-së në kohën kur pas largimit të forcave serbe, Kosova u vendos nën administrim të OKB-së. Shumica e personave që thuhet se u rrëmbyen dhe u zhdukën nga ish pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000 ishin serbë, romë ose shqiptarë të Kosovës të etiketuar si bashkëpunëtorë të Serbisë. “Anëtarët e Lidhjes Demokratike (LDK) u vranë gjithashtu nga luftëtarët e UÇK-së të cilët e konsideronin doktrinënpadhunë të LDK-së të barasvlershme me bashkëpunimin (me okupuesin)” – thotë një përfaqësues në misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2000-2004.
Të gjitha mbeten për t’u vërtetuar dhe me siguri kjo është për të mirën e besueshmërisë kombëtare e ndërkombëtare të politikanëve në Kosovë. Por këtu ka domosdoshmërisht nevojë urgjente për të bërë një dallim që është më shumë se moral: krimet me prapavijë politike. Prej vitesh ka patur një refren akuzash e kundër akuzash për vrasje të tilla në Kosovë. LDK-ja ka akuzuar në vazhdimësi PDK-në dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), një strukturë e afërt me PDK-në, se qëndron pas vrasjeve të anëtarëve të saj. Ndërkohë, këto pretendime janë mohuar nga PDK-ja dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Ish-kreu i LDK-së dhe ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se gjatë dhe pas luftës, anëtarët e partisë që ai përfaqësonte u bënë objekt hakmarrjeje për shkak të qëndrimit politik.

Akuza të tilla janë bërë, për shembull, në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit- Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë në ekzil,në një atentat më 21 shtator 1998 në mes të kryeqytetit shqiptar në Tiranë.Më 11 janar 1999 në Prishtinë ështe vrarë Enver Maloku, gazetar dhe anëtar i LDK-së. Vrasja e tij ishte kryer para banesës së tij dhe para fëmijëve të tij. Më 23 nëntor 2001 u vra bashkëpunëtori shumë i afërt i Presidentit Rugova, gazetari dhe publicisti Xhemajl Mustafa. Më 24 prill 2001 vritet Ismet Rraci, kryetar i Komunës së Klinës dhe i Degës së LDK-së në Klinë. Ish Presidenti Rugova është shprehur se vrasja e zyrtarit të tij ishte e lidhur me fitoren e LDK-së në vitin 2000. Në tetor të vitit 2001 është vrarë gazetari Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku – të dy truproja të ish Presidentit Rugova. Më 17 janar 2002, është vrarë deputeti i LDK Smajl Hajdaraj. Më 27 tetor 2002 vritet Ukë Bytyçi kryetar i Komunës së Therandës dhe i Degës së LDK-së në këtë Komunë. Më 4 janar 2003 vritet në Pejë kolonel Tahir Zemaj, ish-komandant i FARK-ut në rajonin e Dukagjinit. Më 8 maj 2000 vritet përpara shtëpisë së tij në rrethana misterioze, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë, komandant Drini – Ekrem Rexha.

Pas luftës ka të dhëna të besueshme se ka patur tentativa për atentat edhe ndaj vetë ish Presidentit Rugova. Po ashtu, ka qenë tentuar të vriteshin Ismet Arifi më 3 nëntor 1999, Nezir Gara më 25 shtator 1999, Gani Geci më 19 tetor 2001, e të tjerë. Vetëm gjatë vitit 2000 u shpëtuan atentateve për vrasje tre zyrtarë të LDK-së: Ish-deputeti Adem Salihaj, Kryetar i Podujevës Agim Veliu dhe Ejup Visoka.
E vërteta është se politikanët e Kosovës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të SHBA kanë meritë që Kosovën e kanë sjellë në një moment vendimtar që lidhet me njohjen e plotë ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ky proces do të vijojë sepse është një politikë konstante dhe një interes gjeopolitik që kjo njohje të ndodhë. Procesin nuk e ndërpret thirrja që Gjykata e Posaçme i ka bërë Presidentit të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, apo që do mund t’iu bëjë edhe të tjerëve, për të sqaruar nëse këta janë të përfshirë, kanë mbështetur, kanë dijeni apo nuk kanë vepruar ndaj krimeve të luftës, veçanërisht atyre të kryera pas luftës.

Thirrja që kjo gjykatë iu ka bërë apo do t’iu bëjë politikanëve apo drejtuesve e pjestarëve të UÇK-së për të dëshmuar për krime lufte nuk është aspak aludim për të barazuar UÇK-në me këto krime. Sigurisht që politika serbe do kishte interes dhe madje e ka nxitur procesin në këtë kahje, por nuk është politika serbe që e mbyll procesin. Këtë proces e mbyll Europa demokratike, drejtësia e së cilës do t’i shkojë deri në fund morisë së krimeve të pambyllura, shumë herë më të rënda në numër dhe në egërsi, të kryera nga makina shtetërore serbe dhe organizatat paramilitaretë paguara prej saj.
Ajo që iu takon politikanëve të Kosovës është t’i dëshmojnëpopullit shqiptar të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar pastërtinë e tyre në tre dimensione: dimensionin ligjor, dimensionin moral dhe dimensionin kombëtar. Por, në dallim nga dyshimet për krime të tjera, të cilat krejt natyrshëm do të zgjidhen e duhet të zgjidhen përmes dimensionit ligjor, dyshimet për krime me motive politike duhet të zgjidhen edhe përmes dimensionit moral e kombëtar, në kuptimin që të zbardhen, me qëllim që të mos mbajnë peng të ardhmen politike të Kosovës.

Duhet kuptuar njëherë e mirë se është krim më vete që e ardhmja politike e disa personave, kushdoqofshin ata, të mbajë peng të ardhmen politike të Kosovës.

*ish deputet & kryetar i PLL

Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Në spital të shtrojnë veç nëse je…

Situata e koronavirusit në Shqipëri është totalisht jashtë kontrollit. Tani më nuk po bëhet as gjurmim e as survejim, por tamponë u bëhen vetëm personave që kanë temperaturë të lartë.

Mjeku Petrit Vargu shkruan në faqen e tij në Facebook, se tani në spital të shtrojnë vetëm kur je në gjendje të rëndë.

Reagimi i plotë i mjekut Petrit Vargut

‘Brekët ranë!’

Tani as nuk marrin me guxim te bëjnë propagande.

Anarshi totale. Qindrave familjeve u merret tamponi vetëm atyre qe kane temperature, duke harruar fjalët gjurmim, survejim etj …

Qindra paciente qe nuk shtrohen dot ne spital nëse rëndesa e sëmundjes nuk behet ekstreme. Nuk e di ku humbi flota e 130 respiratorëve me intubim?

Dikur me nxirrnin sytë, kur ulja pak numrin e respiratorëve.

Spital Covid 4 është gërmadhë dhe nuk do të bëhet kurrë spital, por do të jetë një hotel për të sëmurë.

Ka mungesë të theksuar të personelit mjekësor te kualifikuar dhe ato që janë punojnë të strapacuar dhe jashtë normave të rekomanduara nga organizmat mjekësore.

Mjeket e familjes janë pothuajse të dalë jashtë loje.

Shume njerëz mjekohen me telefonata nga specialistët.

Zoti Joti, hesht prej 6 muajsh.

Ministrja vazhdon zgjedh personat që do të ketë në panele për ndonjë pseudo debat.

Media e shitur merret me deklaratat e Hajdarit.

Lulit na i ra mendja për Kosovën.

Populli tretet si qiri…

Si Rama mashtroi paturpësisht për takimin me ambasadoren e SHBA përmes Top Channel

Nëse BE dhe Bundestagu Gjerman po e godasin më hapur se kurrë tentativën e Edi Ramës për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet në bashkëpunim me opozitën e re, ambasada e SHBA në Tiranë duket se po i bën kryeministrit një presion diplomatik por jo publik. Kjo është parë edhe gjatë takimit të sotëm kur Yuri Kim ndejti përmbi dy orë në zyrën e shefit të qeverisë për të diskutuar për “pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit”.

Por kjo deklaratë nuk është prova e vetme e këtij presioni të butë dhe kofidencial. Sot ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë që ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave. Edi Ramës nuk i ka pëlqyer takimi me ambasadoren e SHBA-së deri në atë pikë sa është përpjekur ta manipulojë atë.

Menjëherë, sapo të martën në mëngjes u hap lajmi se Yuri Kim do shkonte në zyrën e ramës për këtë problem, u prodhua dhe kundër lajmi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim nuk do pritej nga kryeministri por nga shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga. Matyrisht si gjithmonë me këto lajme që dalin shpesh të pavërteta, zyra e propagandës së Ramës ushqeu gazetarin e super mirënjohur Muhamed Veliu.