27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Ishte prekur nga Covid-19, humb jetën në moshë të re arkitekti

Shoqata e Arkitektëve të Kosovës ka njoftuar se si pasojë e virusit COVID-19 ka vdekur arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti, në moshën 53 vjeçare.

Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja, dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë, dhe veccanërisht për familjen e tij.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19. Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Edi Rama u faktua këto 7 vjet e gjysëm si rekordmen gënjeshtrash dhe mashtrimesh

Nga Dhurata ÇUPI

Edi Rama u faktua këto 7 vjet e gjysëm si rekordmen gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Nuk ka bërë asgjë nga ato që donin qytetarët, por vazhdon të flasë në emër të qytetarëve, votën e të cilëve e mori me mashtrim ose e bleu me forcën e krimit.

1. Qytetarët donin rritje pagash, por Edi Rama nuk i rriti asnjë qindarkë, megjithëse premtoi rritje 40%.

2. Qytetarët donin rritje pensionesh, por për të moshuarit jetesa u veshtirësua akoma më shumë.

3. Qytetarët donin një shëndetësi normale, por në vend të shëndetësisë falas, Edi Rama u dha klientëve me koncesion jetën dhe shëndetin e tyre.

4. Qytetarët donin të arsimohen më mirë, por me Edi Ramën, numri i nxënësve dhe studentëve ra ndjeshëm, shkollat u mbyllën.

5. Qytetarët donin uljen e taksave, por me Edi Ramën përfunduan si qytetarët që taksohen më shumë në rajon.

6. Qytetarët donin më pak korrupsion, por qeveria e Edi Ramës vazhdon të shpallet kampione europiane e korrupsionit.

7. Qytetarët më fshat donin subvencione dhe disa investime normale për bujqësinë, por nuk morën kurrë asgjë nga qeveria e Edi Ramës.

8. Qytetarët donin të merrnin e të gëzonin pronat sipas premtimit, por Edi Rama e dha bregdetin falas ose me 1 euro tek 4-5 oligarkë.

9. Qytetarët donin një kryeministër normal, që ta begatonte vendin, por Edi Rama bëri për vete një vilë 2 milionë euro.

10. Qytetarët donin tëi shin sot anëtarë të Bashkimit Europian, por në fund të qeverisjes së tij, Edi Rama ka nisur një kurs përplasje me BE, që rrezikon të na izolojë.

Ka ikur koha që Edi Rama të flasë në emër të qytetarëve. Ai është sot në kuotat më të ulëta, pasi ka humbur besimin e shumicës së shqiptarëve. Qytetarët duhet të kenë të drejtë të vendosin vetë me referendum për të ndryshuar ose jo kushtetutën, të vendosin vetë si e duan sistemin, si i duan listat, si e duan qeverinë, kush do të jetë kryeministër.

Më e rëndësishmja është se TANI, qytetarët NUK duan më asgjë prej Edi Ramës. Duan vetëm që Ramavirusi të largohet pa u lënë një faturë më të lartë të keqqeverisjes përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve të kryeministrit më të dështuar!

Denoncimi i fortë: Edi Rama po më grabit tokën në Surrel, i duhet rrugë për tek sarajet e veta (Foto)

Kryeministri Edi Rama po shtriqet sa gjërë e gjatë me prona në fshatin Surrel të Tiranës ku banon dhe me sa duket, nuk po synon të jetë thjesht banor i tij.

Një denoncim është bërë ndaj tij nga bashkëfshatarët, nëse mund të thuhet, nga ata që jetonin denbabaden në ato toka, pasi Rama ka hedhur vështrimin mbi to për t’ua marrë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka bërë publike një dëshmi dhe e ka dënuar synimin që ka nisur të vërë në jetë, Rama. “Sulltan Salep Surreli i rrëmben tokën, fshatarit fqinj! – shkruan Berisha në Fb. – Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, grabitjen e tokës së fqinjit duke përdorur pushtetin si një vepër të mirëfilltë krimi”.

Përshëndetje Doktor.

Uroj të jeni mirë. Po ju nis një ankesë të një fshatari në Surrel. Ankohet se të babëziturit duan t’i marrin tokën vetëm se i duhet Ramës, rruga.

Tek fotoja që po ju nis, vija e verdhë tregon rrugën që Rama do të ndërtojë tek sarajet e veta duke grabitur tokën tonë; po përgatisin letrat ndërkohë.

Po të shikoni mirë, rruga në të djathtë është, por kalon në tokën e sulltan Ramës dhe ai atë e mban vetëm për vete.

Jeni shpresa jonë e vetme Doktor.

Ju përshëndes me shumë respekt”.

Ambasadorja e SHBA mbërrin në Presidencë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot në Presidencë. Burimet thanë se, ambasadorja Kim është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga mazhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të bisedës ishte pikërisht marrëveshja e 5 qershorit.

Faleminderit Kosovë!

Faleminderit Kosovë! Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka postuar sot në mëngjes foto të momenteve nga vizita e tij në Kosovë.

Basha mbërriti në Kosovë me ftesë të Kryeministrit Hoti, dhe u prit nga drejtuesit më të lartë të shtetit, me të cilët ndau qëndrime dhe pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Në të gjitha takimet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Parlamentit Vjosa Osmani, Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, Kryetarin e PDK Kadri Veseli, Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj, Kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, Nënkryetarin e LDK Agim Veliu, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti, Kryetarin e Bashkisë së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kryetari i PD Basha përshëndeti rifilllimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vënë theksin tek rëndësia e dialogut me rezultat final njohjen reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Basha ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë i partnerëve strategjikë të shqiptarëve SHBA-BE është jetik për suksesin në këtë proces.

Thaçi dhe Rama e zhbënë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010!

Nga Enver BYTYÇI

Sot mbushen 10 vite nga dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli vendimin e saj për njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Më 22 korrik 2010 ky vendim sanksionoi se pavarësia dhe shtetësia e Kosovës janë akte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 10 qershorit 1999.

Sipas statusit të aprovuar në OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e krijuar në vitin 1945, është organi kryesor i vendimmarrjes për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare. Në rastin konkret, kjo gjykatë mori në shqyrtim kërkesën e shtetit serb për të verifikuar dhe provuar, nëse pavarësia e Kosovës ishte ose jo e bazuar në të drejtën ndërkombëtare, përkatësisht në Kartën e OKB-së, si dokumenti themelor i kësaj të drejte. Përgjigja ishte pozitive: PO!

Duhet thënë se ankimime në këtë gjykatë mund të bëjnë vetëm shtetet anëtare të OKB-së, të cilat kanë firmosur kartën e themelimit të saj nga viti 1945 kur ajo u krijua e këtej. Në fakt për krijimin e saj ishin formuluar kërkesa që në vitin 1930. Ndërsa punën e saj kjo gjykatë e promovoi për herë të parë me shqyrtimin e konfliktit midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe shpalljen e vendimit të saj në vitin 1949, kur edhe fajëson Shqipërinë për incidentin e Korfuzit të vitit 1946. Më 15 dhjetor 2004 Gjykata e Hagës refuzoi një kërkesë të Federatës Jugosllave (Seri-Mali i Zi) për të dënuar vendet anëtare të NATO-s për shkak të asaj që Beogradi i quante aksione të paligjshme ushtarake të Aleancës kundër ish-Jugosllavisë (Serbisë).

Në rastin e vendimit të saj të 22 korrikut 2010 gjyqtarët u shprehën qartë, pa ekuivok, pa dilema, pa nënkuptime dhe pa lënë mundësinë e keqintepretimeve. Thanë po! Pavarësia e Kosovës është në pajtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Madje shtuan se ajo është gjithashtu në pajtim edhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ky vendim i marrë me dhjetë vota pro dhe pesë kundër, pra me dy të tretat, përbën dokumentin themelor me të cilin shteti dhe institucionet e Kosovës duhet të mbrohen në mënyrë aktive për ta promovuar shtetësinë dhe pavarësinë në të gjithë territorin e vendit.

Por pavarësisht kësaj elita politike e Kosovës e drejtuar në këto dhjetë vite nga Hashim Thaçi, bëri të kundërtën. “Harroi” se ekziston një vendim i tillë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Dhe në vend që ta përdorte këtë si argument të ekzistencës së shtetësisë, bëri të kundërtën. Shkoi në drejtimin që e nxitën diplomacia dhe politika serbe, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë, shtetësinë dhe madje integritetin territorial të Kosovës. Hashim Thaçi, Edi Rama dhe të tjerë antishqiptarë të devotshëm e të përkushtuar u angazhuan në projektin e Serbisë së Madhe, me idenë e vendosjes së paqes me Serbinë duke shkëmbyer territore.

Kështu, ndonëse paqen për Kosovën e promovoi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, politika doli përtej atij vendimi. Hartoi dhe punoi për skenarë të destabilizimit të paqes dhe sigurisë në Kosovë e në të gjithë rajonin, madje edhe në Europë e më gjerë. Kjo ishte goditje nën brez e vendimit më të rëndësishëm në historinë e shtetit të Kosovës, atij të 22 korrikut 2010.

Institucionet e Kosovës, parlamenti, qeveria, institucioni i presidentit, kur ky institucion t’i rikthehet qytetarëve, grupi negociator, gjithkush në Kosovë, madje dhe qytetarët e saj, kanë obligim të kërkojnë para kujtdo me bindje, me përgjegjësi, me vendosmëri dhe pa dilema zbatimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës të 22 korrikut 2010 për njohjen dhe pranimin e pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ai vendim është dokumenti themelor që garanton sot e përgjithmonë ekzistencën, shtetformimin e shtetndërtimin në Kosovë.

Legjitimiteti i atij vendimi është i padiskutueshëm dhe i pakontestueshëm edhe prej atyre anëtarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit, si Rusia e Kina, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran. Eshtë i pakontestueshëm edhe për pesë vendet anëtare të BE-së, katër prej të cilave anëtare të NATO-, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por që këto vende ta njohin vendimin e Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, duhet që vendimi i saj të bëhet pjesë integrale e koshiencës dhe nënkoshiencës së politikës shqiptare, në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e kudo!

Ndërkaq shihet se ka përpjekje nga Beogradi e Moska të tërheqin vëmendjen me atë se “Rezoluta 1244 është ende në fuqi”! Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka dhënë përgjgije edhe këtyre përpjekjeve në favor të pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës!

Ai vendim është në fuqi, është legjitim, është legal, edhe pse Rama dhe Thaçi praktikisht e kanë “harruar” dhe de facto e kanë zhbërë atë!

Pakt-vrasësi!

Nga Oerd BYLYKBASHI

Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.

Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen).

Berisha: Qëndrimi antitestim është kriminal!

Nga Sali BERISHA

Italia 350-443 teste per nje rast Covid 19 pozitiv

Shqiperia 3-4 teste per nje rast covid19 pozitiv.

Testimi per nje rast me covid 19 ne Shqiperi eshte 70 deri ne 116 here me i ulet se sa ne Itali.

Miq, ne komunikatat e tyre te manipuluara te datave 20-21 korrik, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia njoftuan se u kryen perkatesisht 267 dhe 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuan 81 dhe 119. Sipas kesaj statistike dy ditet e kaluara ne Shqiperi u realizuan 3 dhe 4 testime per 1 rast. Nderkohe Italia kater dite me pare kishte kryer 56000 testime kishte 160 raste kurse dje kishte 129 raste pozitiv me covid 19, pra Italia kishte kryer nga 350 deri ne 443 testime per 1 rast pozitiv.

Keshtu, numri i testimeve ne Itali per 1 rast pozitiv me covid 19 eshte 70 deri ne 116 here me i larte se sa ne Shqiperi.

Miq, paraqita keto te dhena ketu per te treguar se sot infektimi ditor per 1 milion banor ne Itali eshte 2.15-2,66 raste kurse ne Shqiperi ky infektim eshte 29 dhe 42,5 raste per 1 milion banore pra eshte 13-17 here me i larte ne Shqiperi se sa ne Itali.

Politika e antitestimit apo testimit sa per sy e faqe qe u zbatua qe ne fillim nga Edvin Xhahili, eshte shkaku themelor se pse Shqiperia pas hapjes ka nje rritje alarmante 4-7 here te rasteve me covid19. Keshtu, ne Shqiperi pas hapjes numri i te infektuarve eshte 13-17 here me i larte se sa ne Itali pas hapjes.

Refuzimi qe ne fillim i testimit te gjere, vetem e vetem se nuk u blene testet dhe per te zvogluar artificialisht permasat e infeksionit, pati si pasoje direkte liçensimin shteteror te personave te infektuar per te infektuar pa dijenine e tyre sa me shume te tjere duke mos e zbuluar virusin aty ku ndodhej dhe kjo eshte nje krimi i shemtuar.

Po kaq kriminale ishte ne kete kontekst dhe moslejimi i laboratoreve te vendit per te bere testin per covid19 duke genjyer pafytyrsisht se laboratoret per te bere testimin duhet te akreditohen nga OBSH.

Sot kudo ne bote ky test behet falas ose kundrejt pageses me 50 euro edhe ne qendra ambulante ne rruge dhe ne farmaci etj.

Cilat jane pasojat e qendrimit antitestim?

Pasojat e qendrimit antitestim jane katastrofale per covid 19 dhe konkretisht:

1-Dalja e plote jashte çdo kontrolli e pandemise se covid 19, perhapja e lire e vetdijshme e saj duke mos zbuluar po me qellim se nuk do te besh testimin qindra dhe mijra raste me covid19.

2-Krijimi i bombave biologjike te medha spitalore si gjenerator te fuqishem te perhapjes se infeksionit ne mbare vendin

3-Rraskapitje dhe demoralizim i te gjithe punonjesve te vijes se pare te frontit, te cilet atehere kur prisnin drite ne fund te tunelit shohin dallgen e 4-5 fishimit te numrit te rasteve dhe mbushjen rishtas te spitaleve me te semure me covid 19 nga qendrimi dhe menaxhimi epidemiologjik xhahil i pandemise nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia, ne nje kohe kur vala e dyte e saj pritet ne vjeshte.

Duke denuar me forcen me te madhe qendrimin antitestim te kryepidemiologut Edvin Xhahil Surreli, kerkoj decentralizimin e menjehershem te testimit molekular per covid 19 dhe i bej thirrje OBSH te ndermarre menjehere nje hetim nderkombetar per qendrimin antitestim dhe manipulimin e te dhenave te pandemise se covid 19 ne Shqiperi nga Edvin Mafia. sb

Shpërthim i fuqishëm në ish-kombinatin e Metalurgjikut, 5 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Mësohet se 7 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në Kurum, ndërkohë që tre autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të çuar drejt spitalit të plagosurit.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që Faxëeb.al zbardh dhe emrat e atyre që janë në gjendje më të rëndë. Bëhet fjalë për Qemal Mullahun, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë familjarë mes tyre, babë e bir.

Paraprakisht thuhet se ka shpërthyer në bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie.

Ca sqarime për maskarenjtë, që duan izolimin me çdo kusht të Shqipërisë!

Nga Petrit VASILI

Edi Rama me disa apendikse politike duan të ndryshojnë Kushtetutën sepse sipas tyre të gjithë në Këshillin Politik duhet merrkan diçka.

Keshilli politik nuk është pazari i gjesë së gjallë ku çdo njeri rrëmben diçka.

Puna e këshillit bazohet mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, që lidhen me ato rilindja ka bërë në dëm të zgjedhjeve dhe për fajin e saj.

Opozita shqiptare as ka kërkuar dhe as ka marre gjë në Këshillin Politik.

Opozita ka diskutuar e dhënë mendim për përmirësimin e propozimeve të ardhura nga ekspertët që pasqyronin rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Dakordesia e 5 qershorit prodhoi një Kod Zgjedhor me ndryshime për të siguruar zgjedhje normale.

5 qershori kërkoi 6 muaj kohe dhe ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare.

Edi Rama kërkon sot të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë.

Edi Rama nuk po hap listat kjo është genjeshtër e paturp.

Listat jane te mbyllura për fituesit dhe të hapura për humbësit.

Pra 1/3 e listes është e mbyllur ajo që do dhe vendos kryetari i partisë,  për pjesën tjetër i thonë popullit: zgjidh kë të duash, por ai apo ajo në parlament nuk do të shkojë.

Edi Rama ka vetëm një qëllim: që të heqë koalicionet vetem për një arsye sepse është i humbur 100%.

Pra duhet të shqyhet Kushtetuta vetëm se ka tmerr Edi Rama nga humbjet dhe nga zgjedhjet.

Pra ky i lemerisur nga humbja shkel të drejta të mëdha kushtetuese dhe demokratike në emër të genjeshtrës, që populli të zgjedhë fantazma që nuk fitojnë.

Edi Rama që gjoja  flet në emër të popullit është pikërisht ai qe i vjedh votën popullit dhe këtë tashme e di gjithë bota.

Edi Rama dhe apendikset e tij janë bashkëhajdutë dhe shpërdorues të votës së popullit.

Populli vullnetin e shpreh me Referendum dhe dhe nuk ka nevojë për suflere të kriminalizuar si këta.

Këta maskarenj  për ca lekë dhe për ca vende pune duan të izolojnë Shqipërinë dhe ta pengojnë me çdo kusht qe ajo të integrohet në Europë.

Sot përballë shqiptareve janë armiqtë e integrimit.

Të izolojme sot me çdo kusht e mjet këta armiq të integrimit, qe duan izolimin dhe mjerimin e shqiptarëve.