19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Blendi Gonxhe, meqë ka si protektore të punëve të tij të pista Belinda Ballukun, mendon se mund t’ia hedhë me…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar edhe një herë konfliktin e pastër të interesit të Drejtorit të Patentave dhe Transporteve, Blendi Gonxhe, i cili ndërkohë që kryen këtë funksion ka edhe një kompani transporti në emër të gruas, që sipas dokumenteve është paguar me miliona lekë nga institucionet shqiptare.

Reagimi i zëdhënëses Ina Zhupa

INTERESAT PRIVATE TË BLENDIT TË TRANSPORTEVE DHE PATENTAVE, TË LIDHUR GONXHE, NË SHKELJE TË LIGJIT

Blendi Gonxhe, meqë thuhet se i ka bërë dikur masazh nga këmbët Edi Ramës dhe meqë ka si protektore të punëve të tij të pista Belinda Ballukun, mendon se mund t’ua hedhë të gjithëve me logon e keqpërdorur “fake news”.

Konflikti i interesit i Blendi Gonxhes nuk është lajm i rremë. Kjo mund të provohet para çdo gjykate. Kompania e transportit që Drejtori i Transportit ka në emër të gruas, është paguar miliona lekë nga institucione qeveritare.

Më konkretisht, ALBARENT, kompania e Gonxhes kryen një sërë aktivitetesh të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë e Tranportit Rrugor, ku Drejtor i Përgjithshëm është vetë Blendi Gonxhe. Detyra e shërbimit të transportit rrugor është licensimi i mjeteve për transport udhëtarësh dhe mallrash të të gjitha tonazheve, targat, verifikimi i shitblerjeve të automjeteve, dhënia e çertifikatave për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave etj. Pra, të gjitha shërbimet që ofron dhe kompania ku pronar është drejtori Gonxhe. Konflikti i interesit është i pastër.

Në reagimin e tij, Blendi Gonxhe ka bërë një llogaritje të milionave, duke ulur shifrat, duke pjesëtuar e shumëzuar sipas qejfit. Por “harron” se nuk ka asnjë rëndësi shifra e milionave që merr familja Gonxhe. Mjafton aktiviteti që kanë në konfikt interesi dhe 1 lek i fituar kështu është në shkelje të ligjit.

Në nenin 3 të ligjit për konfliktin e interesit shkruhet: “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike”!

Ky është ligji Gonxhja i Ramës dhe ti duhet të mbash përgjegjësi!

• Që je pronar i një kompanie që merr tendera publikë s’e mohon dot as ti.

• Që është gruaja administratore dhe që ligji për konfliktin e interesit e trajton sikur të jesh vetë ti përfitues i kontratave publike, s’e mohon dot as ti.

• Që automjetet e tua marrin shërbim tek institucionet e tua s’e mohon dot as ti.

Belinda Balluku duhet ta kishte shkarkuar menjëherë, por Ministrja e mbron, pasi kanë të njëjtin standard dhe model. Njëri përvetëson para me kompaninë e gruas, tjetra bën llogari me koncesione rrugësh, si Milot-Fier, me kompani që fshihen pas emrave të huaj.

I bëj thirrje të përsëritur Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI) të bëjë detyrën dhe të mos bëhet pjesë e shkeljes së ligjit. Prokuroria të nisë hetimet dhe Blendi Gonxhe, të largohet nga detyra për shkeljen e ligjit me vetëdije të plotë.

Italia fiton betejën me Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë: Ne ja dolëm, më e keqja ka kaluar!

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka komentuar së fundmi punën e bërë nga vendi për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Roberto Speranzas, Italia ka ende goxha punë për ta eliminuar virusin ndërsa shtoi se më e keqja ka kaluar tashmë sa i përket krizës.

“Mendoj se Italia ia doli. Nuk jam duke menduar për qeverinë, por për vendin si një të tërë. E kemi kaluar stuhinë, edhe pse nuk jemi akoma një parajsë e sigurt” deklaroi Speranza.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali, 15 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 128 raste të reja janë konfirmuar.

“Ne ishim të parët që u goditën në botë pas Kinës. Ne nuk kishim një manual udhëzimi, duhet të mësonim rreth virusit”, tha Speranza.

“Situata ndërkombëtare është shqetësuese, jemi në momentin më të keq të epidemisë në botë,” shtoi ai, duke paralajmëruar se kriza do të mbetet “vetëm një gjë e së kaluarës”, kur të zhvillohet një vaksinë e suksesshme.

Gjendet e djegur një tjetër makinë në Vlorë, dyshimet e para

Një makinë është gjetur e djegur në rrugën që të çon për në fshatin Gjormë në qytetin e Vlorës.
Nuk ka ende informacion se sa kohë ka kjo makinë që ndodhet aty dhe në ç’rrethana ka përfunduar në këtë vend.

Makina është e llojit Tëingo.

Ndërkohë që po në Vlorë ditën e sotme u gjet një makinë luksoze e djegur gjatë natës, që i përkiste disa pushuesve nga Maqedonia.

Edvin, Becchetti nuk ka vdekur!

Nga Agim XHAFKA

Ka javë që qarkullon një virus më i keq se Covid-19. Është pagesa 110 milionë euro e një gjyqi që humbi qeveria jonë me pronarin e televizionit Agon Channel.

Në bare, zyra, rrugë, autobusë, vetura, ditëlindje, mortje thuhet se për ta shlyer na bije nga 40 euro për frymë. Disa shtojnë se ai po pret vendimin e dy gjyqeve të tjera dhe mund të paguajmë deri 100 euro për çdo kokë shqiptari.

Ndërkohë qeveria hesht si gjethi në vapë. Merdia e saj bën emisione se sa jahte e avionë kanë sheikët e Arabisë. Askund nuk zihet në gojë ky dënim, që është gijotinë për ekonominë shqiptare.

Rama ka gjetur heshtjen, ashtu si etërit e tij komuniste që ndanin tallone ushqimore nëpër familje dhe radio buçiste me këngën: ’O, sa të lumtur jemi’.

Kështu pandehet se Becchetti nuk është gjallë, është një ëndërr e keqe që mendohet se po mos e zura në gojë gjëma kalon.

Po pse qeveria dhe kryeministri heshtin? Pse askund nuk flitet se si do e përballojë buxheti këtë tërmet? Sepse fajtori në këtë rast e ka emrin Edi Rama.

Sa u bë kryeministër mendoi se kompetencat e tij ishin ato të Zotit. Ai mund të bënte erën, shiun, breshërin dhe u kujtohet si e tërhiqte litarin të na sillte dhe diellin?

Me ato mend e me asnjë deputet barrikadë para tij i hyri marrëzisë dhe e quajti biznesmenin e botës kriminel, që pastron para, bën evazion fiskal dhe ishte tu e fut dhe në qeli, por falë zotit ai ia mbathi dhe vrapin e ndali te gjykata.

Atje u peshuan gjërat e Edi Rama e kishte dhjerë ligjin nja njëzet herë. Bashkë me veglën e tij Veliaj që solistit iu ngjit për iso. E kështu erdhi vendimi. Becchetti të marrë 110 euro.

Po nga kush? Nga ju, thotë Rama. Me siguri do vendosë taksën Francesko e ne do na shkojë djersa në fund të bythës jo për fëmijët tanë, por për fëmijët e nipërit e Becchettit.

Heshtja e qeverisë nuk e anulon vendimin. Edhe vonesa në pagesë sa e shton atë, me interesat që pikojnë çdo ditë te çisterna plot me euro.

Shpresoj që Ramës dhe Veliajt t’u shkojë shpejt njoftimi i OFL për sekuestro të pasurive e gjueti të pareve të tyre nëpër glob.

Ndryshe do ndodhë si me kushëririn tim Bedriun. E pushoi ministri nga puna si drejtor drejtorie, por gjykata dha urdhrin që ai ta merrte pagën kokërr më kokërr. Kështu për 7 vite, deri sa doli në pension.

Ndaj iu bë zakon që mëngjeseve sa dilte te kafja u bërtiste miqve e të njohurve:

-Nxitoni, nxitoni o njerëz për në punë se duhet të lodheni edhe për rrogën time.

Të njëjtën gjë bën dhe Becchetti.

Sa del dielli u gëzohet shqiptarëve mbarë që shkojnë e djersinë për të pasuruar atë.

Na ka si një pus të madh nafte që rri me rubinet hapur 24 orë…

Këlliçi: Ministrja në ikje, nëse ka bërë llogaritë se përpara ka FRESH-in, e ka gabim, nuk na intimidon dot!

Ministria e Arsimit ka hedhur në gjyq kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, pse u ka dalë në mbrojtje maturanteve ne lidhje me tezen e provimit te letersise.

Gjyqi po zhvillohet në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi deklaroi se Ministrja në ikje Besa Shahini po intimidon FRPD.

Deklarata e plotë e kryetarit të FRPD Belind Këlliçi

Pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, vetëm e vetëm pse i kam dalë në mbrojtje maturantëve, studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Në fakt kjo sagë ka kohë që ka nisur vijon. Vetëm një javë pas dënimit të tre anëtarëve FRPD-së javën e shkuar me një gjobë nga gjykatat pse kishin marrë pjesë në protestë dhe kësaj radhe e paskam unë radhën për t’u paraqitur në gjyq në një proces tërësisht të turpshëm. Akuza e ngritur ndaj meje për shpifje bazohet vetëm në deklaratat e mia publike ku iu kam dalë në mbrojtje maturantëve për hartimin e një teze tërësisht idiote, të asaj të Maturës Shtetërore për Gjuhë Letërsinë, ku kjo është e pranuar botërisht nga pedagogë, mësues, akademikë që ka qenë një tezë tërësisht idiote. Për faktin që kam denoncuar me dhjetëra ankesa të maturantëve dhe të studentëve dhe për faktin se kam dalë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në universitet në kohë pandemie.

Unë nuk e di se çfarë e shtyn ministren e Arsimit, çfarë luksi ka ministria e Arsimit që në këtë periudhë pandemie, në periudhën ku 75% e studentëve nuk janë prezent në auditorë dhe ata kanë 10% të votës në zgjedhjet universitet, pra janë vendimtarë.

Çfarë e shtyn këtë ministre të organizojë zgjedhje në universitet? Nuk arrij ta kuptoj se si nuk mund ta shohë kjo ministre situatën e rënduar me pandeminë globale Covid-19 në Shqipëri dhe vetëm ditën e djeshme ju keni parë një studim të Akademisë së Shkencave, ku kërkohej në mënyrë imediate mbyllja e ambienteve shkollore dhe ndërkohë në një mënyrë tërësisht të papërgjegjshme Ministrja e Arsimit vijoi në mënyrë të paligjshme mbajtjen e zgjedhjeve në Universitet.

Nëse ka bërë llogaritë se përpara ka FRESH-in, e ka gabim, nuk na intimidon dot.
Ne jemi FRPD, unë jam Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ballë do të na ketë siç na ka patur në çdo shesh, në çdo protestë, përpara Parlamentit, përpara Ministrisë, përpara Kuvendit.

E prisja viktimën akuzuese, ministren në ikje Besa Shahini sot për ballafaqim në seancë, por nëse ndjehet e turpëruar apo e urdhëruar, nuk e di përse nuk u paraqit.

Është një kenaqësi dhe krenari për mua që kallxohem penalisht nga Ministrja se përse i kam dalë në mbrojtje të rinjve dhe studentëve dhe nëse mendon se me këtë akt do t’ia arrijë të intimidojë të rinjtë e FRPD-së, të rinjtë shqiptarë, i ka bërë llogaritë shumë gabim.

Ishte seancë e pajtimit ku detyrimisht viktima akuzuese Besa Shahini të ishte prezente në seancë, nuk zgjodhi të vinte të ballafaqohej. Me shumë kënaqësi do të doja që të vinte dhe të ballafaqoheshim me njëri-tjetrin. Kishte një zyrtar të Ministrisë së Arsimit por me sa u bëra me dije në seancë, nuk mund ta përfaqësonte sepse nuk kishte asnjë autoritet nga Ministrja. Nuk është çudi sepse nuk i njohin rregullat e shtetit. Nuk njohin as shtet, as ligj, as parime dhe as moral. Seanca u vendos që në datën 15 shtator në orën 12:00 ne të kemi seancën e rradhës ku viktima akuzuese duhet dhe e ftoj të jetë prezente në seancë. Të lërë mënjanë intimidimin rrugët nga më të ndryshme për të na shantazhuar të vijë të paraqitemi në gjyq si dy njerëz civilë. Unë të flas për të gjithë bëmat e ministres, ministrja me të drejtë të mbrojë veten dhe të tregojë nëse kam shkelur unë ligjin, por e bindur të jetë që nuk na ndal dot.

Nuk mundet se si të mos më vinin ndër mend ndërkohë që isha në seancë disa vargje nga pema e famshme e Nolit: Sulltani dhe kabineti.

‘Ti Halim që s’di këndim

Je Vezir për arsim

Mbylli shkollat se na nxinë

Me kalemin e tradhëtisë.’

Ke tradhëtuar ministre në ikje, të rinjtë shqiptarë, studentët, maturantët dhe kjo është mënyra më e shëmtuar për të bërë karrierë për të qenë një ministre, wannabe.

Basha në Prekaz: Adem Jashari vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë, e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të bijve dhe bijave të kombit tonë.

Në fund të vizitës time në Kosovë, u ndala në Prekaz, vendin ku buroi liria e Kosova, e nga ku bota mbarë mësoi se sa e shtrenjtë është liria për shqiptarët.

Me nderim të thellë u përula përpara veprës së Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

Duke nderuar sakrificën e tyre, të gjithë duhet të kujtojmë përgjegjësinë tonë për të çuar në fund amanetin e të rënëve, për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë që fituam me gjak, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve në cilindo vend që jetojnë: Në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e kudo anembanë botës.

Familja e Isa Boletinit mirënjohje Bashës, i dhuron flamurin e Isa Boletinit: Ta trashëgosh si kryeministër i Shqipërisë!

Basha nderon figurat e shquara të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Isa Boletinin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin, në Boletin, Prishtinë dhe Prekaz.

Gjatë qendrimit në Kosovë, ku zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, nderoi figurat e shquara të kombit, që kanë punuar, luftuar dhe sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Lideri i opozitës ishte në Boletin, në vendlindjen e Isa Boletinit, duke u bërë politikani i parë nga Shqipëria që viziton kullën e tij dhe bën homazhe në varrin e Isa Boletinit. Në 10 qershor të 2015-ës eshtrat e Isa Boletinit u varrosën pranë kullës së tij, duke çuar në vend amanetin e Isa Boletinit, ku kryetari Basha dha kontributin e tij

Isa Boletini është një prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë dhe të luftës për çlirimin e Kosovës nga pushtimi osman dhe ai serb. Vizita në kullën e Isa Boletinit, e rrënuar 6 herë prej pushtuesve, kishte emocione të forta, jo vetëm për historitë shekullore të treguara, por edhe për suprizën e jashtëzakonshme që pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i rezervoi zotit Basha.

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!

Lulzim Basha: Ky është bekim!

Lulzim Basha: Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!

Gazmend Boletini: Nuk besoj se ka ndonjë dhuratë që të kishte bërë më shumë.

Lulzim Basha: Absolutisht jo!

Në Boletin, zoti Basha u takua me pasardhes të familjes së Isa Boletinit, si dhe me nipin e Hasan
Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Gjatë qendrimit në Kosovë, ashtu siç e ka bërë traditë, zoti Basha bëri homazhe në nderim të arkitektit te Kosovës së pavarur, presidentit të parë, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbylli në Prekaz me homazhet në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e tij dhe familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur, duke i treguar botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.

Ambasada e SHBA: Yuri Kim u takua me kryeministrin Rama për marrëveshjen e 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë kryeministrin Edi Rama
Në një mesazh të shpërndarë për mediat nga Ambasada e SHBA, thuhet se, takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit, pritshmëritë e SHBA-ve në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit janë të qarta dhe të mirënjohura.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Kush e komandon Iranin

Arkitektura institucionale e Republikës Islamike të Iranit parashikon praninë e njëkohëshme e organeve me legjitimim popullor dhe të atyre me legjitimin fetar. Një guidë në “shtetin dual”

Arkitektura institucionale e Republikës Islamike të Iranit parashikon praninë e njëkohëshme e organeve me legjitimim popullor dhe të atyre me legjitimin fetar. Një guidë në “shtetin dual”
Irani është një aktor qendror në skakierën e Lindjes së Mesme dhe zhvillimet e viteve të fundit, duke filluar nga pushtimi amerikan i Irakut deri në luftërat përkatësisht në Siri e në Jemen, e kanë rritur influencën e tij. Nëse lëvizjet e tiij gjeopolitike janë në mënyrë konstante objekt i vëmendjes mediatike, më pak e njohur është arkitektura komplekse “duale” e tij, e karakterizuar nga bashkëprania e organeve të zgjedhura e jo të zgjedhura dhe nga qendra pushteti formale dhe informale, që e bëjnë të thjeshtë konfigurimin e një monoliti teokratik në majën e të cilit qëndron Guida Supreme.

Në të kundërt, sidomos pas reformës kushtetuese të vitit 1989 dhe vdekjes së Ajatollahut Ruhollah Khomeini, pushtetet e Rahbar-it (Guidës Supreme) nuk janë ato të një monarku absolut. Ai mbetet balancuesi i sistemit iranian, por i duhet të konfrontohet me forca të tjera. Për të kuptuar asetin institucional të Republikës Islamike, nevojitet që të zbresim në momentin e vendosjes së saj.

Më 11 shkurt 1979 festohej suksesi i revolucionit dhe rrëzimi i Shahut Reza Pahlavi, i larguar jashtë vendit. Pak më shumë se një muaj më pas, më 30 mars, një referendum sanksiononte me 98% të votave në favor krijimin e një forme të re shtetërore: Republikës Islamike të Iranit, e bazuar mbi parimin e velayat-e faqih të përpunuar nga Khomeini, që mbështeste menaxhimin e drejtpërdrejtë e pushtetit politik nga ana e faqih-ut, juristit ekspert fetar.

Pas referendumit u mbajtën zgjedhjet për të parën Asamble të Ekspertëve (Majles-e Khebregan), që kishte detyrën e hartimit të një kushtetute të re. Rezultati është një aset institucional hibrid, me praninë e njëkohëshme me legjitimin hyjnor dhe të tjerëve me legjitimim popullor. Një rezultat që tregon kompromisin e arritur midis idesë së Khomeini dhe asaj të Mehdi Bazargan, në atë kohë Kryeministër, në favor të një kushtetute të frymëzuar nga Republika e Pestë franceze dhe që pasqyron natyrën hibride e Revolucionit të vitit 1979, e vënë në lëvizje si nga forcat islamike, ashtu edhe nga ato laike.

Organet me legjitimim fetar
Pas reformës së vitit 1989 kushtetuta iraniane ia cakton Guidës Supreme, i zgjedhur përjetësisht, pushtetin e adresimit e të gjitha organeve shtetërore. Veç të tjerash, Rahrbar-i është Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, të cilave u emëron Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ka kontrollin e aparateve të sigurisë (shërbime sekrete e trupat paraushtarake Pasdaran dhe Basij) dhe të fondacioneve fetare (parasëgjithash, fondacionit shumë të fuqishëm Bonyad-e Mostazafin), emëron drejtuesit e pushtetit gjyqësor dhe të transmetuesve radiofonike e televizive kombëtare.

Pushtetet e Guidës Supreme janë të tilla sa të sanksionojnë mbizotërimin e administratës së Republikës Islamike deri mbi shtyllat e islamit. Në fakt, vetë Khomeini pohonte: «Qeveria e Islamit është një detyrim parësor që ka përparësi ndaj detyrimeve dytësore si falja, agjërimi dhe pelegrinazhi. Për të ruajtur islamin, qeveria mund të pezullojë një ose të gjitha detyrimet dytësore».

Me rëndësi të veçantë është e drejta dhënë Guidës Supreme për të emëruar 6 nga 12 anëtarët e Këshillit të Gardianëve të Kushtetutës. 6 anëtarët e tjerë e këtij Këshilli, që vepron si një lloj Gjykate Kushtetuese dhe që ka marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe pas vdekjes së Khomeini, emërohen nga organi i kontrollit të magjistraturës dhe ratifikohen nga Parlamenti.

Këshilli i Gardianëve ka luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm falë pushtetit të tij mbi elektoratin pasiv. Çdo kandidat, qofshin ata për zgjedhje presidenciale, parlamentare apo lokale, shqyrtohet në fakt nga Këshilli, i cili i vlerëson konformitetin me vlerat e Republikës Islamike dhe, për pasojë, i përcakton edhe zgjedhshmërinë. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kandidatë janë skualifikuar përpara zgjedhjeve. Veç të tjerash, Këshilli i Gardianëve kontrollon që të gjitha aktet e miratuara nga Parlamenti të jenë në linjë me sharian. Bëhet fjalë për një organizëm të dominuar nga konservatorët më dogmatikë që ka kontribuar fuqishëm në dështimin e propozimeve reformiste.

Reforma kushtetuese e 1989, duke ju përgjigjur zbehjes së karizmës së themeluesit të Republikës (Khomeini), ka krijuar edhe një organ të ri, Këshillin për Mprehtësinë (ose Këshillin për Mendimet e Konformitetit) me detyrën e zgjidhjes së kundërshtive midis Parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve. Teorikisht, ky organ ka edhe pushtetin që të imponojë miratimin e një projektligji të refuzuar nga Këshilli i Gardianëve të Revolucionit, por nevoja e të cilit theksohet nga Parlamenti. Anëtarët e Këshillit për mprehtësinë emërohen drejtpërsëdrejti nga Guida Supreme me një mandat 5 vjeçar. Për vite të tëra ky Këshill ka qenë pak influent, por emërimi në vitin 2012 i ish Presidentit të Republikës Hashemi Rafsanjani (1934 – 2017) në krye të këtij institucioni ia ka rritur rëndësinë, deri sa ta çojë në mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve të qeverisë. Dinamika e sapopërshkruar tregon edhe personalizimin e pushtetit në Iran, gjë që ka çuar në ndërtimin e një sistemi të artikuluar që «krijon lidhje transversale familjare, aleanca martesore, kufizime padrono – klienteliste dhe solidaritet shtrese shoqërore».

Organet me legjitimim popullor
Elektorati aktiv iranian përfshin të gjithë të rriturit, përfshi gratë, që me votë të fshehtë zgjedhin Presidentin e Republikës (votues mbi 16 vjeçarë), Parlamentin (Majles-e showra-ye islami, votues më të mëdhenj së 15 vjeç), këshillat komunalë e rajonalë dhe Asamblenë e të Urtëve.

Presidenti i Republikës, sot i moderuari Hassan Rouhani, kryeson qeverinë, të cilës i emëron ministrat, duke e luajtur funksionin e Kryeministrit pas abrogimit të kësaj figure në vitin 1989. Zgjidhet me sistem me dy raunde çdo 4 vjet, me kufizim prej 2 mandatesh radhazi, dhe është autoriteti zyrtar më i lartë pas Guidës Supreme. Neni i 115-të i kushtetutës përcakton se ai duhet të jetë mysliman shiit. Presidenti, lexohet në të, «zgjidhet midis personaliteteve me rëndësi në fushën fetare e politike që posedojnë kushtet e mëposhtme: origjinë iraniane prej lindjes nga prindër iranianë, shtetësi iraniane, aftësi drejtuese të dëshmuara nga përvoja të mëparshme, besueshmëri dhe virtyte, besnikëri të bindur ndaj parimeve të Republikës Islamike të Iranit dhe të besimit fetar shtetëror».

Midis prerogativave të tij është emërimi i ambsadorëve, i drejtorëve të Bankës Kombëtare dhe i National Iranian Oil Company (NIOC). Pushtetet e Presidentit të zgjedhur janë të kufizuara nga prania e posteve jo të zgjedhshëm sidomos në disa aspekte, si politika e jashtme. Një shembull domethënës në këtë kuptim kanë qenë negociatat për marrëveshjen lidhur me bërthamoren (JCPOA) që kanë qenë të mundura pse Presidenti dhe Ministri i jashtëm Mohammed Javad Zarif gëzonin miratimin e Guidës Supreme. Por veprimi i Presidentit të zgjedhur mund të pengohet jo vetëm nga qendrat me legjitimim fetar, por edhe nga Parlamenti. Në ndryshim nga sa ndodh normalisht në demokracitë perëndimore, qeveria iraniane nuk mund të mosbesohet nga kjo asamble. Megjithatë, raporti midis Presidentit dhe Parlamentit është shpesh konfilktual dhe Mexhlisi mund ta bllokojë aksionin e qeverisë duke ia mosbesuar ministrat.

Kushtetuta përcakton që Parlamenti përbëhet nga 270 anëtarë, shifër e rritur më 1999 në 290 në funksion të rritjes së popullsisë. Zgjedhjet mbahen çdo 4 vjet nëpërmjet një sistemi të përzier kolegjesh njëemërore dhe shumë emërore, me 5 ulëse të rezervuara pakicave fetare: nga një secili për hebrenjtë, zoroastrianët, kristianët asiro – kaldeas dhe dy për armenët, njëri për ata të veriut dhe tjetri për ata të jugut të Iranit. Midis pushteteve të Parlamentit njëdhomësh iranian janë miratimi i bilancit shtetëror, raatifikimi i traktateve ndërkombëtare dhe sidomos i 6 anëtarëve të mbetur të Këshillit të Gardianëve të Revolucionit, të përzgjedhur nga organi i kontrollit të magjistraturës. Për vite të tëra, zgjedhjet parlamentare kanë qenë «thelbësisht demokratike, me një përzgjedhje preventive të kandidatëve gjithsesi e kufizuar (…) dhe me manipulim minimal të rezultateve elektorale». Klima ndryshon në vitin 2004, kur grupet konservatore dhe ultraradikale kanë filluar të eliminojmë nga konkurrenca elektorale shumicën e kandidatëve të moderuar e reformistë, duke e ndryshuar rëndshëm rezultatin e votës.

E fundit midis organeve me legjitimim popullor është Asambleja e të Urtëve, detyra më e rëndësishme e të cilës është të zgjedhë nga rangjet e saj Guidën Supreme. Me seli zyrtare në Qom, ky organ parashikohet nga Neni 107 dhe Neni 108 i kushtetutës iraniane, që i përcaktojnë zgjedhjen e drejtpërdrejtë. 88 anëtarët që e përbëjnë duhet të kenë një besim fetar të provuar, të jenë të besueshëm dhe të kenë një qasje moralisht të pakritikueshme; të jetë në gjendje të interpretojë të drejtën islamike në mënyrë që të mund të gjykojë nëse Guida Supreme është i denjë apo jo për një post të tillë; të njohë tematikat politike e sociale të vendit dhe, së fundi, të besojë në sistemin e Republikës Islamike e ta ketë mbështetur gjithmonë atë.

Kohëzgjatja e këtij organi të zgjedhshëm, kandidatët e të cilët paraprakisht miratohen nga Këshilli i Gardianëve (u skualifikua deri Hassan Khomeini, djali i themeluesit të Republikës), është e fiksuar çdo 8 vjet. Duke pasur parasysh moshën e Guidës Supreme aktuale, Ajatollahut Ali Khamenei, tashmë 80 vjeçar, zgjedhjet e fundit e mbajtura më 2016 janë ndjekur me një vëmendje të caktuar, duke hipotezuar se përpara 2024 mund të jetë e nevojshme të zgjidhet një Rahbar i ri.

Siç është parë, secila zgjedhje politike apo ekonomike iraniane është frut i përzierjes së interesave, pushteteve dhe prerogativave të tipologjive të ndryshme të organeve: i gjithë sistemi vepron me qëllim që efikasiteti i organeve të cilat gëzojnë legjitimim popullor të jetë i kufizuar nga prania e qendrave formale të pushtetit të legjitimuar fetarisht (Guida Supreme, Këshilli i Gardianëve të Revolucionit dhe Këshilli i të Urtëve) dhe informale, si fondacionet dhe trupat paraushtarake. Ja pse, më shumë sesa të nxisin reforma të pamundura apo ndëshkime aventureske, politikat perëndimore dhe ato amerikane në veçanti duhet të kërkojnë të forcojnë figurat jo ekstremiste që për momentin qëndrojnë në organet e zgjedhshme.
(nga Fondacioni Oasis)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Totti tërbon serbët me reagimin ndaj postimit të këngëtares shqiptare Dua Lipa

Legjenda e Romës dhe futbollit italian, Francesco Totti, i ka zemëruar tifozët serbë të tij duke e pëlqyer postimin e Dua Lipës, e cila e postoi flamurin e famshëm të Ballist Morinës ku shihet flamuri i Shqipërisë Etnike.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka publikuar së fundi në rrjetin social “Instagram” flamurin e famshëm të Shqipërisë etnike me figurën e Ismail Qemailit dhe të Isa Boletinit.

Ky flamur ishte përdorur për herë të parë nga Ballist Morina në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd.

Ky postim i Dua Lipës i ka zemëruar mjaft shumë serbë në rrjete sociale, të cilët janë zemëruar edhe më tutje nga reagimi i Tottit.

Në rrjetin social “Instagram”, Totti, i cili e ndjek Dua Lipën në këtë platformë, ia ka pëlqyer fotografinë këngëtares prishtinase për flamurin e Shqipërisë etnike.

Ky veprim i Tottit ngjalli reagime në mediat serbe, përderisa gazeta Sport Blic e Serbisë ka kërkuar llogari nga italiani, duke shkruar “Pse Totti, vëllai im”, përderisa e ka arsyetuar atë duke shkruar se ka gjasa që ai ta ketë pëlqyer automatikisht foton e Lipës, pa e kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.