29.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Berisha: QSUT në amulli totale! Rojet e gjeneral Hashashit shërbim përtokë!  

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të QSUT, i cili shkruan se, personeli mjekësor është i alarmuar nga COVIDI për arsye se në ambjentet e brendshme të QSUT hyjnë persona pa asnjë kontrroll dhe masa sigurie.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

QSUT ne amulli totale!

Rojet e gjeneral Hashashit sherbim pertoke! sb

Pershendetje DOKTOR. Une qe po ju shkruaj jam punonjes i QSUT dhe jemi ne situate alarmante nga COVIDI per arsye se ketu ne ambjentet e brendshme te QSUT hyjne persona pa asnje kontrroll dhe masa sigurie. Jemi ankuar disa here por nuk gjejme zgjidhje pasi kompania qe duhet te beje kete kontrroll dhe eshte pergjegjese per sigurine e QSUT eshte Illyrian Guard kompani shteterore e krijuar nga Sander Lleshi dhe nuk pergjigjen per asgje ne lidhje me sigurine pasi kane reduktuar numerin e punonjesve dhe nuk e perballojne dot sherbimin.

Kreu i demokrateve i shkruan Pompeos: Të lejohen të votojnë emigrantët nga jashtë në Shqipëri

Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.

Në një letër dërguar të hënën Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Senatori demokrat Chuck Schumer shkruan se “si senatori më me eksperiencë nga Nju Jorku, ku ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan dhe si përkrahës prej kohësh i demokracisë dhe vetvendosjes në Shqipëri dhe Ballkan, ju shkruaj për të shprehur mbështetje për përpjekjet e fundit për të përmirësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, një ndër demokracitë më të reja në Evropë”.

Senatori Schumer e cilëson marrëveshjen që premton “të përmirësojë transparencën në administrimin e zgjedhjeve, depolitizimin e numërimit të votave dhe më shumë zgjedhje pa ndërhyrje në procesin elektoral” një hap të rëndësishëm përpara për Shqipërinë drejt shndërrimit në një demokraci plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian.

Zoti Schumer bën thirrje që Departamenti i Shtetit, në veçanti Zyra për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, të mbështesë publikisht reforma të mëtejshme, përfshirë të drejtën e diasporës për të votuar që t’i ofrojnë më shumë ndikim edhe “një milion shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, përfshirë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.

“Në përputhje me praktikën në mbi 150 vende në të gjithë botën, përfshirë thuajse të gjitha vendet evropiane, shqiptaro-amerikanët duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje” nga vendet ku jetojnë aktualisht.

Senatori Schumer shkruan se shqiptaro-amerikanët pasurojnë shoqërinë amerikane, janë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe duhet të kenë të drejtën të shprehin opinionin e tyre në çështje që prekin atdheun e tyre, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

“Në emër të elektoratit tim shqiptaro-amerikan, ju nxis të mbështesni këto reforma shumë të rendësishme dhe të nevojshme të demokracisë në Shqipëri,” shkruan Senatori Churck Schumer në mbyllje të letrës drejtuar Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Në Shqipëri, palët politike arritën në fillim të muajit marrëveshje për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

Ata kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve.

Beteja e Opozitës së Bashkuar për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat perëndimore

Nga Red VARAKU

Kur Opozita e Bashkuar dogji mandatet dhe nisi një ndër betejat më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat perëndimore, kishte shumë njerëz që ishin skeptikë në lidhje me produktin e saj.

Një pjesë pragmatiste mendonin se dalja nga institucionet ishte një hap shumë i gabuar dhe i pafavorshëm për opozitën, që do ta penalizonte fort aksionin opozitar, sepse pas kësaj qeveria nuk do të kishte më asnjë pengesë institucionale, pra me fjalë të tjera ky veprim do t’i jepte fushë të lirë veprimi qeverisë.

Një pjesë tjetër ranë viktimë e mashtrimit të propagandës së ulët qeveritare, e cila argumentonte se e gjitha kjo ishte një përpjekje e opozitës, që kishte për qëllim të pengonte reformën në drejtësi. Sipas propagandës qeveritare, opozita kishte dalë në rrugë për interesa krejtësisht personale të Berishës dhe Metës, që sipas tyre kishin frikë nga reforma në drejtësi.

Por, pati dhe nga ata idiotë, që fërkuan duart nga gëzimi, sepse argumentonin se aktin e djegjes së mandateve, perëndimi nuk do t’ia falte kurrë Partisë Demokratike dhe kjo do të sillte fundin e Partisë Demokratike. Kjo kategori, ishin aq të verbuar nga urrejtja kundër PD-së, sa vërtet besonin se “opozita parlamentare“ do të merrte rolin e opozitës dhe marrina të tilla.

Sigurisht, e gjitha kjo i krijoi një disavantazh jo pak të vogël udhëheqësve të kësaj beteje, të cilët jo pak herë iu është dashur të merren me sqarimin e kësaj mjegullnaje të ngritur nga propaganda e mirëpaguar e qeverisë, një propagandë që dominon sot pothuajse të gjithë hapësirën e opinionbërjes.

Por, ishte qëndrimi i palëkundur i të gjithë Opozitës së Bashkuar, e cila edhe pse u tentua të blihet dhe u shantazhua me të gjitha format, ia doli të mbetet e bashkuar deri në fund, madje dhe tani me reformën zgjedhore, ku iu ofrua gjithçka në tavolinë, dhe për këtë rezistencë kanë meritë të gjithë udhëheqësit e partive opozitare.

Gjithsesi, mendoj se pas kësaj beteje të ashpër dhe të gjatë, sot të gjithë e kanë të qartë, se kjo betejë nuk lidhet me asnjë nga argumentet e sipërpërnendura.

Djegja e mandateve pas publikimit të përgjimeve, jo vetëm që nuk rezultoi i padobishëm, por ishte akti që riktheu besimin e qytetarëve tek opozita. Ky akt ishte dhe fitili që ndezi zemërimin më të madh popullor të këtyre 30 viteve, nxehtësia dhe tymi i të cilit arriti deri në kancelaritë perëndimore në Berlin dhe Washington.

Ndërsa, Komisioni i Venecias vërtetoi katërcipërisht, se i vetmi njeri që po tenton të kapë reformën në drejtësi për shkak të frikës që ka prej saj, si dhe për shkak të nevojës që ai ka për ta përdorur si kamzhik mbi kundërshtarët, është Edi Rama. Largimi i Dvoranit nga KED është prova që perëndimi e ka të qartë se kush kërkon ta kapë dhe të luajë me reformën.

Njëkohësisht, vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili ngarkon Ramën me përgjegjësi penale në rast të mosrealizimit të dorëzimit të pushtetit, vendim i cili u vulos dhe nga Parlamenti Europian, ku nëpërmjet 15 kushteve i kërkohet Ramës të arrestojë elitën e rilindjes dhe më pas të dorëzojë pushtetin, ka hequr çdo dyshim që sot se Opozita e Bashkuar, jo vetëm që nuk do të ketë asnjë penalitet për vendimin e djegjes së mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por përkundrazi për shkak të këtyre dy akteve dhe vendosmërisë së treguar, ajo gëzon sot mbështetjen më të madhe politike në Washington dhe Bruksel.

Tashmë, nuk ka mbetur shqiptar me gjak shqiptari ,që nuk e ka të qartë që kjo betejë ka qenë dhe mbetet prej fillimit një betejë e sinqertë për popullin shqiptar, për rikthimin e demokracisë dhe ringjalljen e vlerave të qytetërimit perëndimor. Ndaj shumë shpejt, Opozita e Bashkuar do të jetë në krye të drejtimit të këtij vendi, për të rikthyer edhe një herë timonin drejt vlerave të demokracisë dhe qytetërimit perëndimor.

Rama drejt greminës, nxjerr tellalin e vet për të sfiduar BE: Nuk i njohim 15 kushtet e PE

Rama ka sfiduar Parlamentin Europian duke deklaruar se nuk i njeh këto kushte. Deklarata bëhet vetëm dy ditë pasi Parlamenti Europian votoi me 532 vota pro për ti kërkuar qeverisë “Rama” respektimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Ndonëse rezoluta është historike për nga numri i votave që ka marrë, Rama ka deklaruar sot përmes tellalit të vet se nuk i njeh këto 15 kushte. Ajo që mund të kuptohet është fakti se Rama po shkon drejt një gremine politike dhe konflikti pa kthim me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se është me rëndësi që shqiptarëve t’u përcillet e vërteta dhe jo disktuime të shkëputura nga konteksti.

STATUSI NGA TAULANT BALLA
FacebookTV: Mbledhja e djeshme e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian. Përshëndes diskutimet e pjesës më të madhe të eurodeputetëve në seancën e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian (AFET).

Fokusi dhe mbështetja e PE ndaj Shqipërisë duhet të na bëjë të ndihemi mirë për shkak se tregon vëmendjen e institucioneve të BE-së në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Në këtë komunikim dua të evidentoj dhe të falenderoj përfaqësuesen e Komisionit, Drejtore për Ballkanin në DG NEAR znj. Genoveva Calavera dhe përfaqësuesen e EEAS, Drejtore në detyrë për Evropën dhe Azinë, znj.

Angelina Eichhorst për objektivitetin e treguar në paraqitjen e situates në vend. Nuk mund të presim qv të gjitha vendimet tona të brendshme të mirëpriten nga partnerët tanë evropianë por ajo që presim është objektiviteti në përcjelljen e rezultateve të arritura nga Shipëria në këtë process kompleks dhe të gjatë siç është integrimi evropian.

Me rëndësi të përcjellim tek qytetarët shqiptarë të vërtetën dhe jo diskutime të shkëputura nga konteksti siç për fat të keq është rutinë në këtë vend. Përfaqësuesit e institucioneve të BE-së që vlerësojnë performancën e Shqipërisë e thane qartë se Shqipëria ka bërë hapa të vendosu në një sërë reformash apo në ato të ashtëquajturat 15 kuhste të përmendura në dokumentin e Këshillit të 25 marsit 2020.

Njëherë e mire vetë përfaqësuesja e Komisioninit theksoi se nuk janë “15 kushte” për hapjen e negociatave dhe për të patur mbledhjen e parë të Konferencës ndërqeveritare, por janë disa kushte të cilat duhet të përmbushen përpara Konferencës dhe të tjera të cilat do të realizohen në të ardhmen.

Qeveria asnjë lehtësim për turizmin! PD Vlorë thirrje turistëve: Ejani pushoni në bregdetin tonë!

Reagimi i Degës së PD Vlorë

Tallavaja (e fundit) me turizmin në Vlorë!

Qytetarë të Vlorës!
Kemi hyrë në vitin e tetë e të fundit të Rilindjes. Me siguri që ende s’i kemi parë të gjitha. Por, sadoqë nuk kemi asnjë dyshim mbi aftësinë e këtij grupi për të bërë të pabëra, ato që shohin, dëgjojnë e provojnë përditë vlonjatët, janë ekzemplarë të rrallë të një çomleku të prishur pushteti ku pleksen padija, grykësia, ç’organizimi e mospërfillja për jetën e të qeverisurve prej tyre.

Dëshmi e këtij mishmashi me kokë pa tru, me gjymtyrë që s’di t’i përdorë, por i vërtit kuturu, është struktura e shërbimeve të një administrate që huqin më të zakonshëm ka zhvatjen.

Ja dhe e fundit nga ky han, provë e një mendësie që mundësitë për punë e biznes të qytetarëve, i sheh si djathin për minjtë, të fshehura në këndin e një labirinti procedurash të lajthitura.

Me VKM Nr. 424, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në Vendimin Nr. 171, datë 27. 3. 2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores, për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, vështirësive të një viti të jashtëzakonshëm për bizneset u shtohen edhe ca kleçka ekstra.

Operatorët turistikë i nënshtrohen një procesi aplikimi, që përsëritet çdo vit. Ndërkohë, shumica e tyre kanë vite që ushtrojnë këtë aktivitet, ndaj për ta është plotësisht e mundur shmangia e sorrollatjeve sfilitëse e absurde.

Sita thurret hollë me VKM nr. 424, të datës 27.05.2020, që parashikon dy komisione (!) për verifikimin e dokumentacionit dhe procedurave të aplikimit për stacion plazhi, çka e shton artificialisht barrën proceduriale dhe zgjat kohën e nevojshme për aplikim.
Sita tirret edhe më hollë në vijim, me një organizëm të spërdredhur, të quajtur KMST (Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik), të kryesuar nga Ministri i Turizmit, me përfaqësues nga 6 ministri të tjera dhe që ka një bisht tjetër, të quajtur GTSHA (Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve), me detyrë shqyrtimin e aplikimeve, kontrollin dhe mbarëvajtjen gjatë sezonit turistik.

Si bisht i bishtit të këtij binishi të trashë shfaqet kryetari i GTSHA-së, që është Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Kjo e fundit ka lugën e saj në sahan me 4 anëtarë të tjerë nga ministria e Turizmit dhe e Mjedisit dhe nga ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Fundi i këtij kalvari janë tarifat mbi shfrytëzimin e hapësirës publike që duhet të parapaguhen (!) e fill fatura të ngarkohet në platformën e-Albania!

Të mendosh që, çdo vit, për faturat ka pasur mundësi pagese pas sezonit.

Asnjë lehtësim! Asnjë vëmendje!
Zero mirëkuptim për vështirësitë e bizneseve në një vit “lufte”.

Pushteti lokal fryn sytë dhe i merret goja: premtoi taksë të përgjysmuar, megjithëse me çelësat e kashtës në dorë. Pret lëmoshën nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit për një sezon që nuk do të zgjasë në të vërtetë as një muaj, por që do të taksohet deri më 15 nëntor, pra për 6 muaj, e jo për tri, siç u ngrefosën në krye.

Ja ç’e pret industrinë kryesore të Vlorës në vitin e pandemisë: kohë e humbur e zvarritje nëpër procedura absurde, kaçakë dhe kçk-istë të administratës me lugë në brez, kërbaç policor për çdo çadër në plazhet gërmadha, taksa të larta dhe të parapaguara, çmime të rritura dhe cilësi e ulët shërbimesh, faliment.

Kjo është orkestra që luan tallavanë “Eja në Vlorë”.
Hipokrizia e zakonshme e Rilindjes!

Në mbështetje të bizneseve e operatorëve turistikë të Vlorës, të njerëzve e familjeve që e kanë lidhur jetesën me këtë veprimtari, Partia Demokratike Vlorë, dënon këtë rrjet pushteti me thelb zhvatjen, dhunën e mospërfilljen ndaj Vlorës, urrejtjen për biznezin dhe lirinë e zhvillimit ekonomik.

Partia Demokratike Vlorë, i bën thirrje çdo vlonjati e çdo shqiptari, çdokujt që ka mundësi e që ka planifikuar pushime:
Ejani në Vlorë!
Pushoni në bregdetin e Vlorës!
Sa më shumë në numër!
Përtej kësaj barrikade të pushtetit, të ndihmojmë mbijetesën e turizmit!

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini alkool çdo ditë për një muaj

Alkooli, kur konsumohet në sasi të moderuar, është i kënaqshëm. Megjithatë, gjatë festave të fundvitit, shumë njerëz kanë tendenca ta teprojnë me alkool dhe të pinë gjatë shumicës së ditëve, pa qenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që kjo mund t’i ketë në trupin e njeriut.

Por, çfarë efektesh saktësisht shkaktohen në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj?

1: Shëndeti i zemrës
Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë shtypje të lartë të gjakut. Shtypja e lartë e gjakut pastaj e rritë rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sulmi në zemër apo në tru.

Veç kësaj, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë edhe rrahje të çrregullt të zemrës dhe, në disa raste, edhe vdekje të papritur.

2: Shtim të peshës
Alkooli ka shumë kalori dhe përmbajtje të lartë të sheqerit. Kësisoj, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se këtë do ta vëreni edhe në barkun tuaj.

3: Shëndeti seksual
Dehja i rritë shanset të bëni seks të pasigurt. Kjo pastaj shpie në infeksione të sëmundjeve që transmetohen seksualisht apo edhe në shtatzëni të pa planifikuar.

4: Veshkat
Alkooli është diuretik, i cili i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo vetvetiu, por në veçanti edhe nëse shoqërohet me vjellje, mund të shpie në dehidratim dhe nivele të rrezikshme të ulëta të sodiumit, kaliumit dhe mineraleve tjera.

5: Pankreasi
Vetëm një sesion i vetëm me konsumim të tepërt të alkoolit mund të shpie në nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak.

6: Mungesë të vitaminës B
Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet në veçanti nga alkooli dhe shenjat e mungesës së kësaj mungese përfshijnë lodhje, probleme me frymëmarrje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës, etj.

5 ushqime që do të përmirësojnë gjumin tuaj

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, e mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar.

Çaji bimor
Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bananja
Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bajamet
Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Shalqiri
Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Bashkia e Fierit u mbyll dyert qytetarëve dhe biznesve, Subashi i Ramës feston me dreka dhe darka i dehur tapë

Kryetari i Degës së PD Fier, ish-deputeti Luan Baçi ka reaguar ndaj gjendjes së rëndë të qytetarëve dhe bizneseve në qytetin e Fierit.

Baçi shkruan në reagimin e tij se, në dyert e Bashkisë së Fierit shkojnëqytetarë të thjeshtë për t’u sqaruar apo edhe përfaqësues të bizneseve nga më të medhatë te qytetit, por dyert e Bashkisë qëndrojnë të mbyllura me pretendimin se nuk lejohet të hyjnë si pasojë e masave të marra ndaj COVID -19.

Reagimi i plotë i Luan Baçit

GJENDJE E RENDE E QYTETAREVE DHE BIZNESEVE NE FIER, BASHKIA DHE SUBASHI I EMERUAR I SAJ BEJNE FESTA, DEHEN ME ALKOL NE DREKA DHE DARKA.

Sjellja e tyre arrogante, mosperfillse dhe shume ofenduese me qytetaret dhe bizneset tashme eshte kthyer ne normalitet.

Ne dyert e Bashkise se Fierit shkojne qytetare te thjeshte per tu sqaruar apo edhe perfaqsues te bizneseve nga me te medha te qytetit tone, por dyert e Bashkise qendrojne te mbyllura me pretendimin se nuk lejohet te hyjne si pasoje e masave te marra ndaj COVID -19.

Paperjashtuar ketu edhe Bizneset qe vet i njoftojne per tu paraqitur edhe pse jane te pajisur me maska dhe dorashka prape nuk lejohen te hyjne.

Per drejtuesit e babezitur dhe hajdut te bashkise, nuk eshte problem te organizojne festa ,dreka dhe darka, te hane ,te pine dhe te dehen, ne zyra dhe ne ambjente te mbyllura ne periferi dhe nga ana tjeter, justifikohen me Covid-19, per mos te pritur qytetaret hallexhinj te lene ne meshire te fatit dhe bizneset qe po thuaj jane te gjithe ne veshtiresi te pakrahasueshme me pare dhe ne prage falimenti.

Bizneset ishin duke pritur nga bashkia e Subashit te emeruar dhe te skaduar, qe kete vite, taksat e bashkise te ishin falur, pasi te gjithe jemi deshmitare, te mbylljes se tyre per muaj te tere, si dhe vazhdimi i punes aktualishte eshte jo rentabel, me zero xhiro dhe shpenzime te rritura.

Argumentet pa sens te rritjes se nje takse si kompesim per uljen e takses tjeter jane disa nga justifikimet qe punonjesit e Bashkise u japin bizneseve.

Tarifa me vlere te ndryshme per kategori te njejta biznesi, ne disa subjekte edhe pse te gjithe jane te klasifikuar si biznes i madh diku eshte 60’000 leke, ne nje biznes tjeter 80’000 leke dhe ne nje tjeter 150’000 leke.

Keto nuk jane shifra normale por jane anormale sic jane vet punonjesit dhe Drejtuesi i Komanduar i Bashkise Fier.

Bizneset e qytetit tone po hasin cdo dite veshtiresi nga situata e pergjitheshme qe po kalon gjithe bota.

Mire qe per ti falur taksat, qe do ishte veprimi me normal qe duhet te benin, keta hajdut nuk e shkojne ne mendje, po per ti lehtesuar bizneset dhe tu jap mundesine per ti paguar me dy keste dhe per ti shtyre pagesat ne funde te vitit, pse nuk e beni Subashi ?

Jo vetem kaq por ultimatumi i tyre eshte qe keto taksa te paguehen deri ne 30 Qershor ndryshe hajdutet e Subashit, te korruptuarit arrogante do te versulen se qente, per ti shantazhuar dhe gjobitur deri ne realizimin e plote te vjedhies se tyre.

Pse mendon si ti ‘zhvasi’ me shume duke ju faturuar sherbimet e paofruar nje pjese te madhe te Bizneseve qe qendruan per me shume se 2 muaj te mbyllur.
Atyre ju takon me ligji t’ju perpjestohet taksat per aq muaj qe ata kane ushtruar aktivitetin,por….

Fatkeqesisht, jo te gjitha Bizneset i dine ligjet apo kane te punesuar nje jurist per tja bere te ditur qe Bashkia “po ju vjedh hapur ” taksat me vlera te pa perllogaritura ,te pa argumentuara sa duan dhe kur duan…

I ftoj te gjitha bizneset, te rezistojne, te mos i paguajne taksat e padrejta qe Subashi i emeruar i bashkise, po i merr padrejtesishte, pagesa e ketyre taksave eshte falimentim i biznesit te tyre dhe per pasoje, mbetja pa buken e perditshme te familjeve dhe femijve te tyre.

Protestoni para bashkise, mos lejoni tju vjedhin, mos kini frike, tashme keta jane te deklaruar si hajdute, te gjithe bashke, ne do fitojme, jemi me ju, ne mbeshtetjen tuaj.

Po jap nje nga shembujt e shumte, te urdherpagesave te bizneseve, qe ankohen, per dyfishimin e taksave te bashkise Fier, ne kete vite te mbrapsht te coronavirusit por akoma me keq dhe te Ramavirusit.

Mjeku i njohur reagon ashpër ndaj Komitetit të Ekspertëve: Boll se na morët në qafë! I keni sjellë mjaft dëme vendit

Mjeku Erion Dasho iu drejtua me një letër të hapur Komitetit të Ekspertëve të koronavirusit, duke theksuar se i kanë sjellë mjaft dëme vendit

Nga Erion Dasho

Komiteti ynë i ekspertëve është një univers më vete. Ka një pjesë politike, me të cilën nuk ja vlen të merresh sepse nuk janë ekspertë, por politikanë. Pjesa “e urtë” është sa për dekor, është e ndërgjegjshme për këtë dhe prandaj “rri urtë”.

Pjesa dinjitoze (fatkeqësisht, në minorancë) i bën nder karrikes ku është ulur. Dy përfaqësues të respektuar të kësaj minorance, këto ditë janë distancuar nga keqpërdorimi që i është bërë komitetit nga politika.

Pjesa gjithologe është pjesa më e dëmshme. Kjo pjesë është edhe infeksioniste, edhe epidemiologe, edhe imunologe, edhe njohëse e shëndetit publik. Sigurisht pa njohur asnjë nga këto shkenca ashtu siç duhet…

Gjithollogët bëjnë zhurmë, kërkojnë protagonizëm, debatojnë duke përdorur terma “shkencorë” (të cilët shpesh nuk i kuptojnë), ngrenë zërin, akuzojnë, kërcënojnë dhe prishin punë më shumë se gjithë të tjerët bashkë.

Së fundi, kanë nisur të ngjallin edhe panik (ndoshta të nxitur apo të joshur). Mësuan nga gjithollogët ndërkombëtarë se po të ngjallësh panik, ngjall edhe respekt…

BOLL!!!

MJAFT DËM I SOLLËT KËTIJ VENDI!

BËNI PUNËN TUAJ PËR TË CILËN PAGUHENI SA NGA SHTETI, SA NGA PROJEKTET TË CILAT KANË 30 VJET QË FINANCOHEN, POR AKOMA NUK KANË QULLOSUR GJË!

KENI 30 VJET QË NGRINI SISTEM “SURVEJANCE” DHE KUR KY SISTEM LIPSET, NUK ËSHTË GJËKUNDI!

KENI 30 VJET QË “TRAJNONI” MJEKË DHE INFERMIERË DHE KUR KËTA DUHEN NUK JANË!

KENI 30 VJET QË NGRINI LABORATORË, POR KUR KËTA LABORATORË DUHEN, NUK JENI NË GJENDJE TË TESTONI AS SA VENDET AFRIKANE!

MË MIRË, MJAFT!

HAPNI KRAHUN DHE LINI TË RINJTË TË BËJNË DIÇKA!

BOLL NA MORËT NË QAFË!!!

Ish-ministri i PS zbulon me kë ishte në makinë Ahmetaj gjatë aksidentit në Maqedoni: Të japë dorëheqjen!

Ish-ministri i Financave në qeverinë Nano, Arben Malaj shkruan se, ka ardhur koha që Arben Ahmetaj, një nga më të besuarit e Edi Ramës, i ka ardhur koha që të japë dorëheqjen. Malaj shprehet se Ahmetaj, që supozohet se do të menaxhojë 1,8 miliardë lejë borxhe, që do të paguhen nga shqiptarët është provuar që ka miqësi me biznesmenë brenda dhe jashtë vendit, të dyshuar për afera korruptive.

Malaj sjell në vëmendje dhe aksidentin e dy viteve më parë të Ahmetajt, në Maqedonim ku thotë se ishte së bashku me dy persona të shumë akuzuar për korrupsion. ”Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen ata armiqësohen me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq ata ankohen se shefat e tyre i kanë keq-përdorur deri në palcë”, shkruan mes të tjerave Malaj.

Postimi i plotë i Malajt

Është koha për dorëheqje. Kjo ishte përgjigjia dashamirëse që ju ktheva sot disa kolegëve që më pyesnin lidhur me z. Ahmetaj. Ministri që pretendon të menaxhojë 1.8 miliard borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë rezulton të jetë mik me biznesmenë që akuzohen brenda dhe jashtë vendit për skandale korruptive. Ata janë përfitues të kontratave qindra milion euro nga qeveria Rama në Shqipëri në një nga fushat preferenciale të mafiozëve, përpunimin e mbetjeve.

Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm “kulturor” ne Rumani sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarve në spitalin e Tetovës nuk u bë publike.

Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen ata armiqësohen me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq ata ankohen se shefat e tyre i kanë keq-përdorur deri në palcë.

Ministri e ka akoma një mundësi t’i shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij – të fitojë statusin e të penduarit – jo thjesht për të shpëtuar vetveten.

Ahmetaj e kupton më mirë në anglisht rastin e miliaderit amerikan Jeffrey Epstein që ju shërbeu me “turizem s*ksual” shumë njerëzve të plotfuqishëm, të cilët e braktisën deri sa ai preferoi “vetëvr*sjen”.

Statusi i të penduarit të jep edhe mbrojtje fizike pasi për këdo që ka shërbyer për korrupsion e kapje shteti – vjen një moment që të fortët që e kanë keq përdorur mund ti rrezikojnë edhe jetën.

Le të shpresojmë që ata që pretendojnë se janë shumë të mençur të mos bëjnë zgjidhje jo të mençura për veten, familjen por edhe për vendin e tyre.

Zeri i Amerikës, Britani: Princi Andreë tërhiqet nga funksionet publike, 20 nëntor, 2019. Princi britanik Andrew tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës.

Andrew tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit se shoqërimi i tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik s*ksual dhe më vonë vdíq në bùrg, është bërë një “shpërqendrim i madh” për punën e familjes mbretërore.

Ai tha se i vjen keq për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për vik.timat e Jeffrey Epstein-it. Princi tha se nëna e tij Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore.

Andrew është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit Jeffrey Epstein.

Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik s*ksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura. Arbeni