27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Transporti Publik paralajmëron Qeverinë: Nuk nisim punën po nuk na u plotësuan kërkesat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot rihapjen e transportit publik, por shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë deklaruar se nuk do të nisin punën.

Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

‘Është e pamundur që të fillojë transporti, pasi nuk respektohet protokolli’, është shprehur Enea Sulejmani.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se MSH ka hequr masat kufizuese, ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Gjatë paradites së sotme ka pasur protesta të shumta në qytete të ndryshme të vendit, në lidhje me mosnisjen e transportit.

Media gjermane: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese fut në krizë krejt institucionet e Shqipërisë

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës prej 15 kushtesh, që disa vende të BE kanë kërkuar nga Shqipëria, para fillimit “de facto” të negociatave të anëtarësimit.

Në krye të listës prej 15 kushtesh, që Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja i kërkuan Këshillit Europian që t’i plotësojë Shqipëria, për fillimin “de facto” të negociatave të anëtarësimit është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtë përqasje e përforcoi Parlamenti Europian ditët e fundit, kur publikoi fundjavën e kaluar, votimin pro të një amendimi vetëm për Shqipërinë, në rezolutën e tij për gjithë Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të politikës së zgjerimit të BE në këtë rajon.

Amendimi, i kërkuar nga grupi i Partive Popullore Europiane, ka të bëjë me përfshirjen në këtë rezolutë, të plotësimit të këtyre kushteve para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve anëtare të BE. Në krye të tyre mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, (GJK) e cila prej dy vitesh nuk funksionon ngaqë vettingu nxorri jashtë sistemit shumicën e trupës së gjyqtarëve të saj, kryesisht për mos justifikim të pasurisë.

Procesi për emërimin e trupës së re të gjyqtarëve kushtetues ka ngrirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Presidenti Meta e bllokoi atë duke mos thirrur për t’u betuar një kandidate për anëtare të GJK, të miratuar në Parlament dhe të mbështetur nga maxhoranca socialiste.

Si mund të zhbllokohet procesi?

Përgjigja erdhi javën e kaluar nga ekspertët e Komisionit të Venecias, (KV): Kushtetuta e Shqipërisë ka vakuum, zbrazëti lidhur me procedurat e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Rekomandohen ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar këtë procedurë, si edhe garantuar një mandat të plotë, 9 vjeꞔar për secilin prej gjykatësve kushtetues, shkruan ky komision në opinionin e tij, të kërkuar nga kryetari socialist i Parlamentit, Gramoz Ruꞔi.

“Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidentit është një parakusht për marrjen e detyrës”, thekson KV në opinionin e tij.

Në vijim të një tradite pothuase të konsoliduar, palët politike në Shqipëri e interpretojnë në mënyra të ndryshme rekomandimin e KV: Presidenti Meta e quan fitore të sloganit të tij, ”Kushtetuta e para”; opozita jashtë parlamentare e konsideron “hedhje poshtë të nismës ligjore të maxhorancës socialiste për të zhbllokuar procesin, nismë që ligjëron alternativen e betimi me shkrim, kur Presidenti nuk thërret një kandidat /e të miratuar në Parlament të bëjë betimin para tij; maxhoranca socialiste e kritikon perceptimin me “fitore” dhe e sheh atë si “tregues të mos shqetësimit për demokracinë, ligjin dhe standardet”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS , Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, interpretoi rekomandimin duke thënë se “Venecia u ka dhënë të të drejtë të dyja palëve. Komisioni pranoi vendosjen në Kushtetutë të mekanizmit zhbllokues”. Balla i bëri thirrje Presidentit Meta dhe opozitës jashtë parlamentit të kryesuar nga PD të “bashkëpunojnë për të bërë ndryshimet në kushtetutë lidhur me betimin e kandidatëve për anëtarë të GJK”.

A do të bashkëpunojnë palët që GJK të funksionojë?

Marrja e opinionit të Venecias për procedurat e emërimit të gjyqtarëe kushtetues është praktika e përdorur rëndom nga politikanët e Tiranës: adresimi tek një arbitër ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin mes palëve si pranim i paaftësisë së aktorëve politikë, që të merren vesh mes tyre, të bëjnë kompromise dhe gjejnë zgjidhje.

Por zhbllokimi i procesit të plotësimit të trupës së gjykatësve kushtetues prej 9 vetësh – deri tani janë emëruar vetëm katër, me të cilët GJK nuk mund të funksionojë – shkon përtej interesave të palëve: zvarritja e funksionimit të GJK pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit, një zhvillim historik të dëshëruar nga 97 % e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, PE foli qartë fundjavën e kaliar, kur përfshiu në rezolutën për BP, amendimin e propozuar nga grupi i Partive Popullore Europiane,- simotra me PD, që vazhdon të jetë jashtë sistemit politik, që nga shkurti 2019, kur braktisi parlamentin,- që lidhet me listën e sipërpërmendur të 15 kushteve që Shqipëria duhe të plotësojë para zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare të vendeve të BE, që është planifikuar të mbahet në pranverën 2021.

Nisur nga interesi madhor i Shqipërisë për hapjen e negociatave, pritshmëritë janë që palët të bashkëpunojnë për të plotësuar zbrazëtinë që konstaton KV në Kushtetutë lidhur me procedurat e emërimit të gjykatësve kushtetues, duke lënë mënjanë interesat e tyre politike.

Konkretisht, shkarkimin ose jo të Presidentit Meta dhe ligjshmërinë ose jo të Lokaleve 2019 e vendos vetëm GJK. Pikërisht kjo i pozicionon palët në konflikt interesi në raport me këtë gjykatë. Secila synon të ketë në anën e saj sa më shumë anëtarë të trupës së re të GJK.

Analistët: Zgjidhja tek vendim-marrja finale e GJK

Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë thotë për DW se përplasjet për emërimet në GJK e kanë bazën në “interesa të aktorëve të lidershipit politik për llogari të rikapjes së sistemit të ri drejtësisë”. Në funksion të këtyre interesave palët kanë lëshuar akuza të rënda dhe ndërmarrë veprime kundër njëra tjetrës. Presidenti Meta ka akuzuar qeverinë Rama për “grusht shteti përmes sistemit të ri të drejtësisë, shkelje të kushtetutës, lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar,” dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e Ramës në protestën mbarëkombëtare të 2 marsit të kaluar, si reagim ndaj ndryshimeve ligjore që maxhoranca socialiste miratoi në Parlament për procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, ndryshime që i hoqën Presidentit ekskluzivitetin e betimit në Presidencë, që i hap rrugën fillimit të punës në GJK.

Maxhoranca socialiste nga ana e saj, po e çon përpara procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta për anullimin e datës së Lokaleve 2019 edhe pse KV nuk e konsideron shkelje të Kushtetutës që meriton shkarkim. Dialogu mes Presidencës dhe Parlamentit për të përshpejtuar funksionimin e GJK nuk po jep shenja të rifillojë.

Prof. Afrim Krasniqi, Drejtues i Institutit për Studime Politik, thotë për DW se “mungesa e dialogut mes dy institucioneve, Presidencës dhe Parlamentit ka sjellë përdorim të mjeteve populiste për axhenda politike, të cilave u jep fund vetëm funksionimi i GJK, vendim-marrja e saj finale.” Mungesa e dialogut tregon se kriza e besimit mes palëve mbetet e thellë. Parlamenti Europian me vendosjen e 15 kushteve për Shqipërinë në rezoluten mbështetëse ndaj zgjerimit të BE në BP dhe rekomandimet e KV janë sinjale të qarta: perspektiva europiane e Shqipërisë është shumë më e ꞔmuar dhe jetëgjatë se interesat e politikanëve të përkohshëm drejtues. Funksionimi i GJK rikthehet në rend të ditës dhe nuk mund të vazhdojë të mbetet peng interesash politike. /DW/

Bamjet, kura magjike kundër kolesterolit të lartë

Kolesteroli i lartë është gjendja kur keni më shumë se ç’duhet një substancë yndyrore të quajtur kolesterol në gjakun tuaj.

Trupi në të vërtetë ka nevojë për një sasi të moderuar të kolesterolit për të ndërtuar qeliza të shëndetshme, por duke pasur shumë prej tij mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, gjendje gjatë të cilës bllokohet ose ndërpritet furnizimi i zemrës me gjak, nga një grumbullim i substancave yndyrore në arteriet koronare.

Substanca yndyrore në fjalë është kolesteroli, kështu që është e rëndësishme që ta mbani atë në kontroll.

Për fat të mirë, të mbash një dietë të shëndetshme ofron një pengesë kundër ngritjes së kolesterolit. Disa ushqime përmbajnë veti që posaçërisht synojnë zvogëlimin kolesterolin, duke reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Një artikull i tillë janë bamjet, të njohura edhe si “gishti i zonjës”. Bamja përmban një substancë të trashë si xhel të quajtur mukozë, e cila mund të lidhet me kolesterolin gjatë tretjes, duke bërë që të eliminohet me jashtëqitje.

Rama pranon propozimin e Metës për kryetar të KLSH, Komisioni i Ekonomisë miraton Shehun

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar të martën kandidaturën e Arben Shehut për drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Miratimi i kandidaturës së Shehut zhbllokon procesin për emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucion i cili që prej 2 vitesh nuk ka kryetar.

Arben Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së. Të tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga komisioni.

Ndërsa Shehu mori 15 vota pro, 1 abstenim dhe dy kundra.

Shehu është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe është i specializuar në Krimin e Organizuar dhe Krimin Ekonomik.

KLSH ka prej dhjetorit të 2018-ës që nuk ka kryetar, kur i mbaroi mandati Bujar Leskajt.

Nuk përmbahet Dvorani, sulmon KLGJ-në dhe u lë ‘amanetet’ ish-vartësve të tij në KED

Komisioni i Venecias ne draft-opinionin e publikluar pak ditë më parë, ka kritikuar në disa pika punën e Këshillit të emërimeve në drejtësi në lidhje me emërimet në FGjykatën Kushtetuese, duke i veshur përgjegjësinë për nxitjen e konfliktit institucional mes Presidentit dhe Kuvendit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë ish-kreu i KED, Ardian Dvorani i cili pas shkarkimit ka lënë të kuptohet është i zhgënjyer dhe jo dakord me vendimin, ndërsa ju ka lënë edhe ‘amanetet’ pasardhësve të tij si dhe ish-vartësve duke i dërguar një letër zëvendëskryetares së KED, Vitore Tushës.

Shkarkimin e tij Dvorani e ka konsideruar të paligjshëm dhe ndër të tjera thotë: Kjo lloj vendimmarrje, e cila në vlerësimin tim është haptazi e paligjshme, pavarësisht vlerësimeve që po bëj për mundësinë e ndjekjes së kundërshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vetëm pengesën që të ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht, së paku, edhe mosqenien time në funksionin e Kryetarit të KED.

Reagimi Ardian Dvoranit

NJOFTIM PËR DOMOSDOSHMËRINË E TEJKALIMIT TË PENGESAVE DHE VONESAVE TË MËTEJSHME NË VEPRIMTARINË E KED 2020

Drejtuar: Zëvendëskryetares së KED 2020, znj. Vitore Tusha, Anëtarë vetë KED 2020
Të nderuar kolegë,  pas mbledhjes së katërt dhe më të fundit të KED, të realizuar në fillim të muajit Shkurt 2020, me të cilin u miratuan disa ndryshime në aktet nënligjore të KED, relatorët e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese në proces shqyrtimi, kanë kryer dhe drejtuar një punë të lavdërueshme për të verifikuar plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit dhe për të përgatitur shqyrtimin e kandidaturave përkatëse në mbledhjen e Këshillit.

Ndërkohë që në fillim të muajit Mars ishin kryer përgatitjet për shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit të të gjithë kandidatëve për dy nga vendet vakante me organ emërtese Kuvendin dhe Presidentin, duke mbetur vetëm veprimi formal fundor i njoftimit të relacioneve përkatëse kandidatëve njëkohësisht me atë për thirrjen e mbledhjessë KED, vendosja e menjëhershme e masave kufizuese parandaluese ndaj Covid19 pengoi thirrjen e mbledhjes.

Në gjysmën e dytë të muajit Mars, sipas akteve normative të miratuara nga qeveria, u krijuan mundësitë që mbledhjet e organeve kolegjiale mund të zhvilloheshin edhe nëpërmjet mjeteve elektronike. Bashkërisht me anëtarë të KED dhe me personelin mbështetës kemi punuar për të përgatitur kushtet dhe krijuar mundësitë e zhvillimit të mbledhjes online.

Meqenëse mbledhja e radhës së KED do të kishte në rend dite shqyrtimin e kandidaturave, proces i cili nuk mund të realizohet pa dhënien e mundësive të njohjes së secilit anëtar me informacionet dhe procesin e verifikimit të zhvilluar nga relatorët, më tepër se sa me teknologjinë, përgatitjet komplekse kanë pasur të bëjnë edhe me gjetjen e kohës së duhur dhe mënyrave më të përshtatshme që të gjithë anëtarët e Këshillit të kishin mundësitë dhe të njiheshin me materialet e dosjeve të secilit kandidat.

Por, sikurse jeni në dijeni, në datën 10 Prill 2020, Presidenti i Republikës i është drejtuar KLGJ-së me një kërkesë, e cila i bëhet me dije edhe KED-së, me anë të së cilës kërkonte që KLGJ të vendoste/ konstatonte mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, me efekt nga data 13 Mars 2020.

Nga njëra anë, kjo lëvizje e Presidentit të Republikës ka pasur si efekt ligjor të menjëhershëm pengimin a pezullimin e veprimtarisë së KED. Meqenëse sipas Kushtetutës dhe ligjit ushtrimi i funksionit të Kryetarit të KED është i lidhur me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, çdo veprim dhe procedurë e zhvilluar prej meje në cilësinë e Kryetarit të KED, aq më tepër në rrethanat kur do të shqyrtoheshin kandidaturat për vendet vakante, do të përbënte një arsye dhe motiv thelbësor që cilido kandidat të kundërshtonte në gjykatë procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e KED për ndalimin eventual të kandidimit të tyre.

Njëkohësisht, nga ana tjetër,në cilësinë e Kryetarit dhe të anëtarit t KED, nuk mund të shmangesha formalisht nga këto funksione, për shkak se situata e krijuar me kërkesën e Presidentit drejtuar KLGJ-së dhe vendimi i KLGJ për ta bërë çështje të rendit të ditës, nuk bëjnë pjesë në rastet e parashikuara nga ligji ku cilësohen pengesat ligjore të pjesëmarrjes në mbledhjet dhe veprimtaritë e KED, raste në të cilat paraqitet heqje dorë dhe procedurat përkatëse mund të drejtoheshin nga Zëvendëskryetari i KED.

Për fat të keq, sipas vlerësimit tim, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, KLGJ e bëri menjëherë çështje të rendit të ditës kërkesën e Presidentit dhe të ashtuquajturat procedura që ndoqi KLGJ zgjatën përmbi 2 muaj, duke sjellë kështu efekte shumë negative penguese në ecurinë dhe ritmet e veprimtarisë së KED.

Së fundi, në datën 11 Qershor 2020, KLGJ ka dalë me një vendimmarrje për këtë kërkesë të Presidentit të Republikës. Vendimi përkatës ende nuk është zbardhur dhe e vetmja gjë e bërë publike është se KLGJ ka “vendosur” që gjyqtarit Ardian Dvorani i “ka mbaruar detyrimi të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”.

Kjo lloj vendimmarrje, e cila në vlerësimin tim është haptazi e paligjshme, pavarësisht vlerësimeve që po bëj për mundësinë e ndjekjes së kundërshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vetëm pengesën që të ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht, së paku, edhe mosqenien time në funksionin e Kryetarit të KED.

Në fakt, sipas ligjit, efekte të plota formale të këtij “vendimi” të KLGJ vijnë vetëm me njoftimin që duhet të më bëhet për vendimin e arsyetuar të KLGJ. Për të mos e shtuar më tej antikushtetueshmërinë ekzistuese të procedurës së ndjekur deri më tani dhe të vendimmarrjes, ky “vendim” i KLGJ-së duhet të jetë i arsyetuar sepse ndryshon në thelb statusin e një gjyqtari duke më ndaluar të vijoj ushtrimin e detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Por, ndryshe nga pritshmëria ime normale, ndonëse kanë ka kaluar më shumë se 10 ditë, ende nga KLGJ nuk më njoftohet ky “vendim”i arsyetuar, sikurse është e përcaktuar sipas rregullave më elementare të çdo lloj procedure administrative, sikurse është ajo që zhvillon KLGJ.

Në këto kushte,përtej pengesës së shkaktuar veprimtarisë së KED që nga fillimi i muajit Prill nga “nisma” antikushtetuese e Presidentit për të vënë në lëvizje KLGJ-në, vlerësoj se edhe kjo vonesë dhe zvarritje e pakuptimtë nga ana e KLGJ-së, nuk duhet të vijojë të sjellë vonesa të mëtejshme në realizimin e mbledhjeve dhe kryerjen e veprimtarive të KED, ndërkohë që prej shumë e shumë javësh relatimet lidhur me kandidaturat për dy vendeve vakante janë në pritje për shqyrtim në mbledhjen e KED.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED,  do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

/ARDIAN DVORANI

Basha në Zall Bastar: Qeveria e nesërme paratë nuk do t’i çojë tek oligarkët, por për të hapur punësim…

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar sot me banorët e Zall Bastarit ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe hallet e tyre.

Banorët janë shprehur se nuk kanë marra asnjë ndihmë nga qeveria dhe ndodhen në një gjendje të mjerueshme.

“Nuk do të vijë shteti të më lidhë domatet as më të prashitë tokën, por unë dua përkrahje. Rezervuari plot me ujë atje rri kot, ne nuk kemi ujë. Këtë dua unë, të më shërbejë, të më sjellë ujin.

E di që shteti nuk mbahet pa taksa, po atë pesë lek që ma merr…pse m’i merr kur nuk më sjell ujin!”, është shprehur një nga banorët.

Basha i ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka dhënë një mesazh me video ku zotohet publikisht se qeveria e nesërme që do të drejtohet prej tij, paratë nuk do t’i çojë tek oligarkët, por për të hapur punësim, që ky vend kaq i bukur me njerëz punëtorë të kthehet në një bekim për qytetarët, dhe jo për oligarkët e shefin e tyre për pak kohë.

LIVE – Në Zall Bastar me fermerët e kësaj zone që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të mbijetuar pasi prodhimet e tyre kanë shumë pengesa për të dalë në treg, ndërkohë që vuajnë edhe braktisjen totale nga shteti.

LIVE – Në Zall Bastar me fermerët e kësaj zone që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të mbijetuar pasi prodhimet e tyre kanë shumë pengesa për të dalë në treg, ndërkohë që vuajnë edhe braktisjen totale nga shteti.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 23. Juni 2020

Policia e Turit dhe policia e Trurit

Nga Artan FUGA

——————————————-
Gabimet e pyetjes 12 të tezës të maturës
——————————————-

  1. Cila fjali është teza e këtij paragrafi? 1 pikë

Megjithëse më pëlqen të shkruaj, zakonisht krijoj vetëm histori të shkurtra. Për mua, historitë e shkurtra janë më të lehta
për t’u shkruar sesa shkrimi i një romani. Të shkruaja një roman, do të ishte me të vërtetë një arritje e jashtëzakonshme.
Një libër i tillë kërkon shumë imagjinatë, përqendrim dhe përkushtim. Ndonjëherë çuditem se si disa njerëz ia dalin ta
shkruajnë.

  1. A) Megjithëse më pëlqen të shkruaj, zakonisht krijoj vetëm histori të shkurtra.
    B) Për mua, historitë e shkurtra janë më të lehta për t’u shkruar sesa shkrimi i një romani.
    C) Një libër i tillë kërkon shumë imagjinatë, përqendrim dhe përkushtim.
    D) Të shkruaja një roman, do të ishte me të vërtetë një arritje e jashtëzakonshme

Pyetje e 12 kërkon që maturanti të gjejë se cila është teza e paragrafit që paraqitet.

Edhe njëherë nga analiza e hollësishme e atij paragrafi na del e qartë se maturantët janë vendosur në një situatë ku nuk mund ta gjejnë përgjgjen e saktë. Gjithesesi, kjo përgjigje e saktë nuk është ajo që kanë konsideruar testbërësit dhe ka quajtur të saktë Ministria e arsimit. Si përgjigje të saktë shteti shqiptar quan përgjigjen D :” Tê shkruaj një roman do të ishte një arritje e e jashtëzakonshme!”. Fatkeqësisht përsëri maturantët janë vendosur në pozicionin absurd ku ai që gabon konsiderohet se ka dhënë përgijgje të saktë dhe ai që ka dhënë përgjigje të saktë i hiqet pika sepse konsiderohet sikur ka gabuar.

Gjithçka është kthyer mbrapsht. Me këmbëpërpjetë.

Ja përse:

Po të shihnim qoftë dhe fjalorin zyrtar të gjuhës shqipe, se për fjalorë të tjerë të specializuar nuk po pretendojmë, do të konstatonin se termi “tezë” do të thotë pak a shumë një ide qendrore që organizon një tekst të caktuar. Pra ose fjalitë e tjera janë argumenta për të shkuar te teza qendrore, ose teza qendrore i përfshin brenda saj si nën-ide fjalitë ose pohimet e tjera që ndërtojnë përmbajtjen konceptuale të tekstit.

Duke hequr paraprakisht alternativat e tjera, diskutimi serioz mund të bëhet mes dy alternativash përgjigjeje :

  1. B) Për mua, historitë e shkurtra janë më të lehta për t’u shkruar sesa shkrimi i një romani.
  2. D) Të shkruaja një roman, do të ishte me të vërtetë një arritje e jashtëzakonshme

Pse përgjigja “D” konsiderohet një tezë dhe jo përgjigja “B”?

A është fjalia B një argument për të mbërritur te fjalia D? Aspak. Të shkruash histori të shkurtra nuk do të thotë aspak që prej këtej të të lindiu dëshira për të shkruar një roman, sepse ky i fundit kërkoka më shumë imagjinatë ta zemë sesa një tregim. Kushdo që e njeh sadopak letërërsinë e di që kjo ndarje është thjesht një budallallik. Shpesh një tregim kërkon dhe mund të kërkojë një përqendrim dhe fantazi shumë më të madhe sesa një tregim. Por, po e lemë mënjanë këtë lajthitje që po e quajmë qendrim subjektiv të dikujt dhe jo imponim i një të vërtete normative.

Të shkruash trregime të shkurtra nuk është argument që të të lindi dëshira për të shkruar romane. Pra, fjalia B nuk është as argument as shkak për të legjitimuar fjalinë D që quajnë tezë.

A është fjalia D, e ashtuquajtura tezë, ideja kryesore e tekstit që na paraqitet? Aspak. Autori i tekstit, ta zemë Turi, po thotë dy ide të ndryshme që as e përjashtojnë njera tjetrën, dhe as çojnë njera te tjetra:

Unë shkruaj histori të shkurtra.
Unë po të shkruaja një roman do të ishte një arritje e jashtëzakonishme.

“Do të ishte” nuk do të thotë se do t’i le historitë e shkurtra dhe do të shkruaj një roman! Kushdo që ka logjikë sa e pulës, që di shqip, që njeh logjikën e arsyetimit greko-romak dhe latin, evropiano-perëndimor ku mbështetet shqipja jonë monumentale, nga fjalia e parë nuk kalon atomatikisht te fjalia e dytë.

Do të ishte një gjuhë e drunjtë, një logjikë që pret trashë trungje linguistike. Nuk është finesa e shqipes që ne duam të artikulojmë te rinia!

Por rinia ka mbetur në dorën e Turit!

Unë shkruaj histori të shkurtra, do të ishte arritje e jashtëzakonshme të shkruaja roma, por… po vazhdoj të shkruaj histori të shkurtra – do të përfundonte dikush tjetër.

Pra fjalia D nuk shërben si tezë për atë tekst sepse ai tekst është i ndërtuar së paku nga dy teza, teza që shkruaj e do të shkruaj histori të shkurtra dhe teza e dytë se do të ishte e jashtëzakonshme të shkruaja romane!

Eshtë tipike skizofrene në kuptimin që autori lëkundet mes dy tezave të ndryshme, mes realitetit dhe dëshirës, dy qendrime që me dozat e lehta të skizofrenisë, sikurse thoshte Frojdi, jo Klauzeviçi, karakterizojnë çdo njeri të zakonshëm!

Prandaj testbërësit me përgjigjen që kanë konsideruar të drejtë dashur pa dashur kanë dhunuar maturantët. U kanë dhënë pikë atyre që kanë gabuar. Kanë penalizuar të shkëlqyerit.

Në një farë mënyre kanë ushtruar rolin e policisë të trurit sikurse do të thoshte filozofi i njohur Andre Gluksman, ose sikundër shprehej filozofi Fuko. Cfardo methënë polici e trurit? Polici e trurit, pra policia e Turit, Turit skizofren, realizohet me anë të propagandës, por jo vetëm. Nuk është si policia e trupit që vendos diktatin me gazlotësjellës, me shkopa, shqelma apo me eskavatorë kundër objekteve kulturore të kombit shqiptar, por policia e trurit ushtrohet me anë të notës, me anë të zgjedhjes të profilit të studimeve universitare, etj.

Jep përgjigjen e gabuar ose të vemë 4!
Jep përgjigjen pa menduar për pyetjen idiote të shtruar gabim sepse përndryshe harroje shkollën e lartë!

A ka maturant që pajtohet me këtë?
A ka prind që pajtohet me këtë?
A ka intelektual a pedagog që pajtohet me këtë?

Me çfarë pra?

Me policinë e Trurit! Si vazhdim i policisë të Trupit!
Me policinë e Tur qesharakut!

Ekspertët e Ramës rritin sërish numrin e të prekur me Covid-19, kjo është kurba më e çuditshme në botë!

Ekspertët e Ramës rritin sërish numrin e personave të prekur me Covid-19. Ministria e Shndetësisë bëri të ditur se, gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 52 persona të tjerë. Ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 33 raste të reja.

Ndërkohë ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në Spitalin Infektiv është rritur numri i të shtruarve. Deri më tani në këtë spital ka 82 të shtruar ndërsa numri i rasteve aktive është më shumë se 790 persona në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë bizneseve, qytetarëve, të tregojnë kujdes në zbatimin e masave të vendosura sipas protokolleve të sigurisë pasi virusi ka ende transmetueshmëri të lartë, kemi rritje të rasteve të reja ditore pozitive si dhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët.

Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Edhe një herë një kujtesë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën në ambientet publike; Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse; Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Qytetarët e prekur nga Covid19 pa shenja klinike ose me simptoma të lehta, të kontaktojnë online me mjekun e familjes për keshilla përgjatë kohës së karantinimit. Nëse shenjat rëndohen, telefononi 127.

Ministrat me aftësi ndryshe…

PhD Ilir Pecnikaj

Mbrëm, ministrat “cip e ciop” (Besa dhe Sanderi) në një reagim qyqar (qytetarë)…
Në këtë reagim, ministri Sander Kimiku, nxorri një “perlë” tjetër ,… “Pse e sulmoni Besën, apo pse ajo është (me aftësi) ndryshe?!

Këtë nuk e dinim z. Sandër, dhe pse shpesh ka lënë të nënkuptohet. Po e lëmë këtë argument, sepse nuk dua kurrsesi të ofendoj të gjithë ata persona me aftësi ndryshe, duke i barazuar me Ju. Jam i sigurtë se subkoshienca juaj, fjalën “ndryshe” e ke shprehur duke fërkuar brinjët e duke ju ngërdheshur njërës nga ato fytyrat që ju ndërroni sipas rastit, për ti thënë “ndryshe themi e ndryshe bëjmë” pa marrë parasysh se jeni në kundërshtim me ligjin dhe në dhunim të dinjitetit të popullit shqiptar.

Si mundet një ministër arsimi të sulmojë këdo e aq më pak opozitën me faktin që “me sulmojnë për dialektin tim”. Kush do t’ja mësoj kësaj biçim ministreje se dialekti nuk është gjuhë mbizotëruese “dialekt = Variant i gjuhës së një populli, i cili përdoret nga një grup njerëzish që banojnë në një truall pak a shumë të kufizuar ose që i takojnë një shtrese shoqërore të caktuar” (marrë nga fjalori shqip-shqip). Pra personi që duhet absolutisht të shmangë dialektizmat e që duhet të njohë së paku gjuhën zyrtare të atij populli që i udhëheq arsimin, duhet të jetë ministri i Arsimit. Shkurt, mësëpaku nuk duhet të flasë në dialekt… Dialekti mund t’i shkojë ministrit të “hurit”, por jo atij të Arsimit.

Është e pa mbrojtshme Besa, Sander, aq më pak me një moral të pa moral kur ju na flisni për indoktrinim…

Kush më shumë se ju, është i indoktrinuar në këtë vënd, ku nga fillorja e deri në fund të akademisë keni studiuar vetëm për doktrinën komunist-otomane-bolshevike. Globi nuk ka njohur edhe një shkollë më të indoktrinuar se atë që keni mbaruar ju, atë shkollë ku shumë nga diktatorët e botës dërguan binjaminët e tyre për tu indoktrinuar dhe ku i vetmi zanat që merrej në atë shkollë ishte për të prodhuar “jeniçer” të besuar të diktaturës.
Kush na flet për burrëri, ju z. Sandër?!

Na thoni të paktën cilën nga fytyrat zgjodhët kësaj here për të thënë që të heshtim:, atë të “policit pedofil”, “policit hajdut”, të “policit kriminel” apo të “policit drogaxhi”, bixhozxhi a kudi unë, sa fytyra keni në dollapin tuaj (e thënë nga ju “në fytyrën e çdo polici keni fytyrën time”).

Me ç’forcë z. Sandër shani një arsim ku reforma juaj e ka degraduar në këtë pikë?!
Apo tani e kuptuat që ministrja që bëri këtë reformë ishte nga ata “profesor” që kishte marrë një diplomë tek këto “universitetet kioskë”, ku Besa ishte “fatlume” që nuk ishte?!
Çfarë ti them Besës….?! Nuk mundet kurrsesi të replikoj me një injorante si ajo, gjoja minister, që nuk di të flasë dhe as të shkruajë shqip, por për t’u mbrojtur tërheq në valle “racizmin”, gjoja ajo qenka viktimë e racizmit krahinor… Në se ekziston sadopak racizëm i këtij lloji, “shqiptarucë/e” si ju të dy e shtoni edhe më shumë, me të drejtën e Zotit, sepse shqiptarët nuk meritojnë të kenë ministra si ju, aq më pak që nuk jeni absolutisht zgjedhja e tyre, por jeni një hybrid i ri i prodhimit sulltanesk të Ramës.

Në vënd që të ulni kokën e të punoni për të korrigjuar sadopak fajet që keni bërë mbi këtë popull, tashmë botërisht të kërkuara edhe nga Parlamenti Europian, ku si popull ëndërrojmë të shkojmë, ju me djallëzi anatemoni shtresën elitë shqiptare, për ta shmangur sadopak vëmendjen nga c’keni bërë, me mendimin se “e keqja më e madhe tre ditë zgjatë”.

Harrojeni këtë, sepse, nëse ka një elitë siç duhet, dhe unë jam i bindur që ka, ju dhe ç’dokush si ju do të paguaj/paguhet për cfarë ka bërë.

Mos u mundo të kërkosh ndonjë gjë për mua se as në dosjet e atëhershme të Gjeles, dhe as në të sotmet të “Gramozit”, nuk do e gjesh emrin tim, sepse me perjashtim të faktit që jam shqiptar i veriut edhe unë, por ndryshe nga ju dhe Besa, nuk mund të më gjësh dosje tjetër, veçse ato të kërkimeve shkencore, si i diplomuar dhe doktoruar në një nga 100 universitetet më të mira të botës, ku sot jam dhe pedagog i ftuar, (Universitetin e Milanos).

Një këshillë miqësore, dhe pse nuk kemi asgjë të përbashkët, veç faktit që kuptohemi shqip, përmbahuni në dekleratat sepse jeni minister i emëruar me dhunë për të ushtruar dhunë, këtë shqiptarët e kanë mësuar tashmë. Si “qytetarë”, siç mundoheni të shiteni, ju as keni qënë dhe as mund të bëheni ndonjë herë, jo për gjë por mes vasalit dhe qytetarit ka një hendek të pakalueshëm.

Në këtë rast heshtja do të kishte qënë flori kryesisht për Ju Sandër.

Por siç është e njohur që “krimineli kthehet në skenën e krimit”, Ju nuk mund të rrinit kurrsesi pa u kthyer në skenën e dhunimit, e vetmja gjë që deri më tani e keni kryer siç keni dashur, kundrejt kujtdo që mendoi apo veproi ndryshe nga sulltani juaj.

Video/ Goditet me grusht i prangosuri, Berisha: Janë 3 shtaza me uniformë, por emrat e tyre i mbajnë sekret 

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka reaguar ndaj sjelljes shtazarake të Policisë për dhunën e ushtruar ndaj një personi të arrestuar.

Berisha ka kërkuar të bëhen publikë emrat e dhunuesve me uniformë, duke akuzuar kreun e qeverisë, të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Qytetarin e lidhur me hekura në duar, shtaza me uniformë e godet me grusht në fytyrë dhe shtaza tjetër me uniformë e mban! Emrat e tyre si në asnjë vend të botës i mbajnë sekret për publikun. Gjersa të bëhen publikë emrat e tyre, për çdo njeri, emrat e vërtetë të tyre janë tre: Edvin Kristaq Krimineli, gjeneral Hashash Skuthi dhe Ardi Gerond Droga! sb

Ndiqeni videon e tyre.

Qytetarin e lidhur me hekura ne duar shtaza me uniforme e godet me grusht ne fytyre, dhe shtaza tjeter me uniforme e mban! Emrat e tyre si ne asnje vend te botes i mbajne sekret per publikun.Miq, gjersa te behen publik emrat e tyre, per cdo njeri emrat e vertet te tyre jane tre:Edvin Kristaq Krimineli, gjeneral Hashash Skuthi dhe Ardi Gerond Droga! sbNdiqeni videon e tyre.

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 23. Juni 2020